Durrës, më .. .. .... 

 

                  Detyrë shtëpie 

Tema: Përshkruaj çfarë sheh, çfarë njeh dhe çfarë dëgjon. 

Trego kush vjen, kush ikën dhe çfarë qëndron. 

                     Zhvillim 

Shoh pllakat e banjos dhe dritaren e hapur, 

Njoh erën çliruese të amoniakut. 

Dëgjoj qenin si lodër të fqinjit, por s'më duhet 

 

Shoh barin me  vesë dhe kërmijtë në trungun e pemës, 

Njoh gjethet e zverdhura të rëna përtokë, 

Dëgjoj zhurmën e gjakut tim. 

 

Shoh shenjën prej ku kam nxjerrë apandesitin, 

Njoh dobësinë e trupit tim,  

Dëgjoj gënjeshtrat që i them vehtes. 

 

Shoh njerëzit që ecin me ritmin e makinave, 

Njoh nxitimin që më shmang prej gjërave të rëndësishme. 

Dëgjoj simfoninë prozaike të qytetit. 

 

Shoh zogjtë që rendin prej telash në degë.  

Njoh lumturinë e të fluturuarit në krahët e lirisë.  

Dëgjoj zinxhirët që më dërrmojnë kyçet. 

 

Këmbët me gjak, 

Burgun e nevojës, 

Thirrjen për çlirim. 

 

Derën e shtëpisë 

Frikën e mospasjes 

Zhurmën e çelësit. 

 

Fund! 

6 Komente

Fund që çke me të!

Bukur.

Shume Bukur, me pelqeu...

E paske qenis. 

Nice! Radhen tjeter me ndonje teme hartimi. 

Yes!

Shoh diellin sesi cdo ditë i jep jetë të vdekurve të kësaj bote.
Ndjej vuajtjen e hënës në qetësinë e çdo nate.
Njoh mëshirën dhe pendimin tek të vjetrit,e gjatë kërcimit të mëkateve t'mia
Dëgjoj një buzëqeshje të heshtur e ironike të shpirtit tim...
Ikin Vijnë ëndrrat tona.
Qendron lumturia qe fle në sytë e saj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).