Peshëngritja shqiptare po pëson një ‘tërmet’ të vërtetë. Pas Romela Begajt dhe Hysen Pulakut, edhe kampioni shqiptar i botës në peshëngritje, Daniel Godelli, ka rezultuar pozitiv në testin e parë antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistanit.

Zyrtarisht në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka ardhur përgjigja e analizave, sipas të cilave edhe kampioni i botës, Daniel Godelli rezulton pozitiv. Ende nuk dihet substanca e ndaluar që ka përdorur Godelli, por mendohet se peshëngritësi do të kërkojë të bëjë edhe testin B. Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshën 77 kg, duke marrë 2 medalje ari dhe 1 argjendi në kampionatin Botëror të Kazakistanit.

Vetëm disa ditë pas lajmit se Kampionia e botës në peshëngritje, Romela Begaj kishte rezultuar pozitive në testin e parë anti-doping, një ditë më parë edhe nënkampioni i Europës për moshën nën 23 vjeç Hysen Pulaku rezultoi pozitiv. Në kampionatin e 23-të europian për U- 23 që u zhvillua në Limasol të Qipros, Pulaku fitoi tri medalje: dy argjendi dhe një medalje ari. Në shkëputje, 22-vjeçari do të nderohej me vendin e dytë kontinental; kampion Europe në stilin e shtytje dhe në dygarësh merr medaljen e argjendtë me 369 kg të ngritura në total. Në stilin e shkëputjes Pulaku ka qenë superior në të tria provat. Vetëm një ditë më parë këtij sportisti iu akordua nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit dhe një certifikatë “Mirënjohje e Qarkut Elbasan”, e cila iu dorëzua nga kreu i këtij qarku, Eugen Isaji.

ROMELA BEGAJ POZITIVE NE TESTIN E PARE

Ende në delirin e historisë që bënë në Botërorin e të rriturve në Almati të Kazakistanit, erdhi lajmi shokues nga Federata Botërore e Peshëngritjes (IWF): Romela Begaj me doping. Në një njoftim të bërë në faqen e saj online në vetëm pak rreshta (http://www.iwf.net/ 2014/12/04/public-disclosure-5/ ) dhe të vënë në dijeni për palën shqiptare më 1 dhjetor, IWF-ja ka bërë të ditur se peshëngritësja shqiptare ka rezultuar pozitive në testin e antidopingut me substancën stanozolol. Gjithashtu në njoftim, Federata Botërore bën të ditur se si rezultat i kësaj prove peshëngritësja do të pezullohet për momentin në pritje të kryerjes së testit B dhe seancës dëgjimore përballë panelit ndërkombëtar. Mes të tjerash, federata shtoi se nuk do të ketë asnjë deklaratë tjetër mbi këtë çështje deri në përfundimin e çështjes në fjalë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka dyshimet e tij se kjo mund të ketë ndodhur përgjatë ditëve të qëndrimit në Almati të Kazakistanit. Sipas tij, i gjithë ekipi kombëtar, në një periudhë 6- mujore stërvitje në Greqi, kishte realizuar tre kontrolle antidoping. “Kontrolli i fundit u bë dy ditë përpara Botërorit të Kazakistanit dhe rezultoi negativ. Nëse ka ndodhur diçka, atëherë është bërë në Almati”.

Çfarë është substanca e stanozololit

Analizat antidoping, të cilave u është nënshtruar Romela Begaj, kanë zbuluar se peshëngritësja shqiptare ka përdorur substancën e stanozololit. Kjo substancë është sintetike dhe përdoret kryesisht për kurimin e anemisë, si dhe disa sëmundje të tjera. Stanozololi ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Përdorimi i kësaj substance te njerëzit lejohet që prej vitit 1962, ndërkohë që prej vitit 1974, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) e ka vlerësuar atë si një substancë të ndaluar për sportistët. Ky lloj dopingu nuk është një risi në botën e sportit, pasi në të kaluarën shumë sportistë kanë paguar pasojat e përdorimit të tij. Me përdorimin e substancës së stanozololit kanë rezultuar pozitivë në të kaluarën dhe kampionë të mëdhenj si Ben Xhonson, që humbi titullin olimpik në garën e 100 metrave në Olimpiadën e “Seul 1988″, apo rusja Ivanova, e cila u pezullua për dy vjet në vitin 1997 dhe ju hoq medalja e argjendtë në Botërorin e Atletikës në garën e 10000 m.

17 Komente

Si ishte ajo.."edhe njeher qe beri dasem £$%& u shpua daullja.." !! Sportistet a bejne analiza perpara se te nisen ne ngjarje te tilla? Nga federata apo kontrolle te tjera te brendshme..te pakten mos ti nisin kot,me ose pa dijeni keta sportista vetem sa e felliqin ate flamur qe nuk humbasin rast ta ngrene lart.

Se cbie ere e keqe ky muhabet !!!

Sepse sa here qe shqiptaret jane diku mire ose do te ngrehet ndonje dron ose do kercet sherri apo ne fund do te dali dopingu smiley

Sikur sportistet e tjere jane engjej.
 

Te tjeret engjej nuk Jane por perdorin steroids qe nuk dallohen ende jo steroids te ndaluar qysh nga 1974.

Alba nuk ta besoj kete qe thua, se ne kete drejtim cfare eshte e nadluar apo jo besoj se shqiparet jane mese te informuar ! Por kush e di tamam si jane punet smiley

 

Me mire n'vend t'trete ( supozoj t'tretin ) e me nder, sesa kampione boteeeee me substanca magjike. aniuej, zhgenjim I madh.total, I paparashikuar. Na prene krahet smiley 

Edhe ata ate problem kane prandaj marring "ilac."smiley

Ku I gjejne keto ilacet? smiley 

Shendetesia falas, keto jane pasojat  smiley

Aq pak mi? Me mire bej pazarin.smiley

Ilacet besoj ua jep federata, prandaj jane te kohes se hudhres. 

"Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka dyshimet e tij se kjo mund të ketë ndodhur përgjatë ditëve të qëndrimit në Almati të Kazakistanit."

ky presidenti FSHP, z. Elez kar.aGjoza ti leri "dyshimet" e te jap dorheqjen, se ky e di shume mire se cfare, si, ku, qysh e tek ka ndodhur...
para nje jave, kur doli lajmi qe Romela Begaj doli pozitiv ne testin doping, Elezi nxitoi te thoshte: "se me peshngritesit e Kombetares kemi bere kontrata para Botetorit qe per cfare do te ndodh me testet antidoping mbajne pergjegjesi personale". pra, larg nga bootha ime Elezi..smiley
nuk ka mundesi qe federate Kombetare tw bej kontrata te tilla, personale, private, me sportistet e Kombetares, pasi ata nuk perfaqesojne vetem veten e tyre, por edhe Kombin! e thote vet emri: ekipi Kombetar... Elezi urgjentisht n'arrest...n'burg!! a e ka paguar faturen e dritave ky Elezi..?!.smiley

Fajin e ka Saliu qe u tha te benin doping

te gjithe jane trajnuar ne Greqi me Leonidas Sabanis. Bujrum!

uh pune boshe smiley

-- "shgenjim i papare", "na prene krahet"

me ter men? kush e ndjek peshngritjen? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).