Megjithëse 70 për qind e konsumit mbulohet nga hidrocentralet, Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon me përjashtim të Kroacisë, Rumanisë dhe Malit të Zi.

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 11.08 lekë ose 9.5 cent të euros për kWh, duke e bërë vendin tonë një nga më të shtrenjtët në Ballkan. Sipas çmimeve mesatare të raportuara nga agjencia statistikore europiane EUROSTAT, në rajonin e Ballkanit vetëm Mali i Zi dhe Rumania kanë çmime më të shtrenjta se sa Shqipëria ndërsa vendet e tjera kanë që të gjitha çmime më të ulëta.

Nga këto të dhëna del se Kosova ka çmimin më të ulët në Ballkan me 5.5 cent të euros për kWh, pasuar nga Serbia me 6.1, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina me 7.9 dhe Bullgaria me 8.3 cent të euros për kWh. Çmimi më i shtrenjtë në Ballkan gjendet në Kroaci me 13.1 cent të euros pasuar nga Rumania me 12.9 dhe Mali i Zi me 10.3 cent të euros për kWh.

Çmimi i energjisë elektrike në vende të ndryshme të botës përcaktohet para së gjithash nga burimet e prodhimit të kësaj energjie si dhe nga standardet mjedisore të zbatuara në këtë sektor.

Kështu, vendet që kanë prodhim të lartë të energjisë elektrike me burime hidrologjike kanë kosto më të ulëta prodhimi dhe rrjedhimisht edhe çmime më të ulëta. Por ka shumë pak vende në botë ku prodhimi i energjisë nga burimet hidro mbulon pjesë të konsiderueshme të konsumit dhe shumica e vendeve përdorin burime të tjera, të cilat janë më të shtrenjta.

Burimi tjetër i lirë i energjisë elektrike është energjia e prodhuar nga impiantet bërthamore, e cila ka një kosto prej 1.2 deri në 2 cent të euros për kWh, pasuar nga termocentralet me qymyr, ku, pa marrë parasysh kostot mjedisore, prodhimi i energjisë elektrike kushton 2 deri në 3 cent të euros për kWh.

Gazi dhe më tej nafta kanë kosto më të lartë të prodhimit të energjisë elektrike pasuar nga burimet e rinovueshme si era apo dielli, kostoja e të cilave është më e lartë. Mbi koston e prodhimit shtohet kostoja e transmetimit, ajo e shpërndarjes dhe e humbjeve teknike.

Shqipëria mbulon mesatarisht 70 për qind të konsumit të vet me energji të prodhuar nga hidrocentralet, kostoja e të cilës është 1 lek. Kostoja e pranuar e transmetimit është 0.7 lekë për kWh. Këtyre u shtohen kostot e 30 për qind të energjisë elektrike e cila importohet me çmim mesatar prej 5 centësh për kWh për të mbërritur në një kosto mesatare të ponderuar prej rreth 2 lekësh. Mbi këto duhet të shtohet kostoja e transmetimit, shpërndarjes dhe humbjeve teknike. Por shkaku kryesor se pse çmimi aktual mesatar kërkohet të rritet nga 9.5 në 12.3 lekë lidhet me faktin se rreth 40 për qind e energjisë së hedhur në treg vidhet ose nuk paguhet ndërsa kostot e energjisë janë të fryra nga keqmenaxhimi i sistemit elektroenergjetik në të tashmen dhe në të shkuarën.

Enti Rregullator i Energjisë kreu të premten seancën dëgjimore publike në lidhje me aplikimin e operatorëve të tregut të energjisë elektrike për tarifat e reja të vitit 2015, duke publikuar edhe tarifat e kërkuara nga këta operatorë.

Aplikimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE kërkon një tarifë fundore mesatare prej 12.32 lekë pa TVSH, me një rritje prej 29.3 për qind në krahasim me tarifën mesatare aktuale prej 9.53 lekësh. Rritja e çmimit është kërkuar për të gjithë operatorët, përfshirë industrinë, biznesin dhe ndërmarrjet publike, por rritja më e madhe kërkohet te konsumatori familjar.

88 Komente

Nuk eshte e drejte qe rritja me e madhe te kerkohet te konsumatori familjar. Ketu ku jetoj une te pakten, eshte biznesi dhe industria qe preken nga tarifa me te larta energjie. Do benin mire te nxirrnin ndonje statistike se cilet konsumatore perbejne pjesen me te madhe te ketij 40% qe vidhet. Nese rezulton qe biznesi te jete vjedhesi me i madh, nuk eshte e drejte te kerkohet  nje rritje me e madhe te familjet. 

ti duhet te jetosh ne momel. 

çmimi per profesionelet eshte me i lire se ai per partikulieret. dhe kuptohet pse, njeriu i zakonshem mund te kurseje, ndersa profesioneli jo, se i duhet energjia per te PRODHUAR.

dhe prodhimi i tij, e mban te gjithe shtetin, ose popullin, jo fryma e shenjte.

Ketu ku jam une Jardin, industria dhe biznesi i mash qe perdor shume energji, paguajne me pak se familjaret, pra ata e blejne energjine me lire se familjaret, dhe keshtu mendoj se eshte ne ter Europen. 

Aplikimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE kërkon një tarifë fundore mesatare prej 12.32 lekë pa TVSH, me një rritje prej 29.3 për qind në krahasim me tarifën mesatare aktuale prej 9.53 lekësh. 

Hmmm...

Sepse OSHEE kerkon te rritet me aq, ndersa qeveria kerkon te rritet me me pak se aq, dhe s'e ka OSHEE ne dore. Kilovati pritet te shkoje rreth 10 ALL. Mua personalisht me leverds, sepse tani e paguaj me 13.7.

Mbase ka te beje cilesija e energjise, ne e kemi me te kualitative 

po, ne kemi energji bio.

Peshqeshet e sales. Ne asnje prej atyre vendeve nuk cohet neper mend qe te kete qytete ku 70% e popullsise nuk paguan dritat por paguajne internet\celular\lloto\kafe\makina, e shumica e atyre qe s'paguajne jane vila te medha e biznese fitimprurese. E normalisht, ata qe s'paguajne konsumojne 3-4 mere shume se ata qe paguajne dhe kursejne. Cmimi eshte me i larte sepse ketu 50% e popullsise normale paguan edhe per 50% e zonave qe votojne salen e qe ende mendojne se liri-demokraci eshte te vjedhesh 50-shin tjeter diten me diell.

Imagjino nje mot I thate pa shi, sa do veje energjia elektrike? Njerezit duken me te kenaqur me rritjen e energjise se u jane kthyer sobave me dru! 

Cdo vit taksat dhe  cmimet  kane prioritet te rriten pas dhjetorit ne cdo vend  jo vetem ne Shqiperi .....po kane dy muaj qe thone do rritet cmimi dhe akoma s;po  e thone sa

me sa shoh cdo mengjes shumica e  telefonatave te aldo show morning pa pune dhe te depresionuar , gjithe kto te papune me ca do i paguajne kto tarifa

Nje dite te mbare sot peshq

ju shqiptaret inferiore qe iket per te mos u bere balle veshtiresive te vogla ne vend, mos guxoni te flisni keq per vendin tim ku te gjithe paguajne detyrimet dhe fale taksave te mia dhe te gjithe shqiptareve te tjere, ky vend perparon dita-dites!

                                                                              - anonim -

Duhet kuptuar qe komentuesi, ne menyren e tij subtile, nenkupton qe vjedhesit e energjise jane ne fakt antishqiptare. 

Po, Jardin. vjedhjet e energjise jane krime. Krimet jane antikombetare dhe anti-gjithcka. Nese ty te duket se kur njeriu eshte i varfer eshte i lejuar te beje krime, eshte puna jote. Nderkohe, ata qe kane paguar taksa e gjithcka tjeter jane nejrezit e mire te ketij vendi qe e kane ndertuar kete vend. S'do mend ajo, se nuk ndertohet vendi duke vjedhur, duke mos paguar taksa apo duke ia futur vrapit. Cdo zhvillim ky vend e ka fale atyre qe jane te rregullt, jo fale hajduteve.

a thu te jene serbe?

Edhe mund te jene. Jane po te njejtet qe kane votuar per nje parti me ne krye nje serb... Makes sense in Shkabaland...

Po ndertoj mu te lulishjta ne mes te qytetit, sepse jam i varfer e s'kam leke, rrini ju te tjeret pa lulishte.

S'po paguaj drita e uje, sepse s'kam leke. Paguani ju te tjeret per mua.

Po marr leke per te te bere nje shiringe qe te shpeton jeten, sepse kam rroge te ulet e s'kam leke.

Po mbjell hashash ne oborr te shtepise e po qelloj policine me arme, sepse s'kam leke.

Po punesoj femije per te zhveshur predha me duar ne gerdec, sepse s'kane leke.

Po pres te gjitha pemet rreth e rrotull per t'u ngrohur, sepse jam i varfer dhe s'kam leke.

Po shkoj te genjej sikur jam ne gjak per hakmarrje e po abuzoj me sistemet e huaja, sepse s'kam leke.

Po kaloj njerez me gomone pertej detit e le te mbyten, se s'kam leke. etj, etj.

Dhe cuditerisht, te gjithe ata qe perfitojne nga keto jane rob te punesuar, me vila, me apartamente me nag 1000-1200 dollare metri katror, etj, etj, dhe nga kioska per te ngrene buke i bejne pallate shtate-kateshe, etj, etj. 

E kupton sa qesharak eshte bere ky justifikim, e sa po abuzoni me te, o Zhardine? E cuditerisht varferia eshte vetem kur ne qeveri eshte partia tjeter, se kur eshte e juaja vini te dytet pas gjermanise.

Te them te drejten Shkabe, une kam nje vit e gjysem qe i ndjek lajmet shqiptare rregulisht, pak a shume qe nga koha e humbjes se PD-se. Nese perpara nuk i ndjekja ishte sepse nuk me behej te lexoja lajme per gafat e radhes se  kriminelit me ne krye te saj e krimineleve tjere rrotull tij. Tani qe i ndjek eshte sepse kam pak shprese qe ai vend per te cilin kam nostalgji mund te rindertohet, por deri tani kam pare vetem shfaqje dhe ligje drakoniane qe synojne t'ia marrin hpirtin popullit te varfer se elita kriminale vazhdon te qendroje ne kembe e te pasurohet. Tani, ti qe vjen ketu e perhap BS, sikur vetem veten tende bind...

Une jap fakte te listuara dhe me vjen mire qe asnje prej tyre ti s'e kundershton dot, thjesht flet ne pergjithesi per gjera qe s'kane lidhje me faktet qe solla une. 

Se shqiptaret jane puntore, flas per ata qe u tregun shqiptare 24 karatsh dhe nuk e braktisen vendin.
Si ka mundsi qe kta shqiptare nuk pagujne detyrime e taksa? jo, s'ka mundsi, mos guxo te me pergenjeshtrosh!

shqiptari (ai qe jeton ne mal dhe prodhon gjithçka vete) nuk ka paguar asnjehere takse. dhe nuk ka per te paguar per mendimin tim. 

prandaj i hoaqi dhe enveri taksat, nga fshati nuk i paguante, duhej t'ja merrte me pushke.

Dmth, shqiptari qenka 10% e popullsise? Qytetet mijeravjecare ne fusha nuk jane shqiptare? smiley

fshat kishte mbi 75 % te popullsise ne kohe te enverit, ne kohe te zogut mbi 80 %. 

Dhe te gjithe ne mal, e?

po te shohesh harten e shqiperise, fusha ka fare pak. fshataret e fushes, nuk i kishin tokat e tyre ne shqiperi. ata i paguanin Beut vetem 1/3 e prodhimit, asgje tjeter. 

Zogu e shiti shqiperine te Italia, ngaqe pikerisht nuk kish ku te gjente te ardhura. asnjeri nuk i paguante gje te madhe. Enveri e la pa buke. Keta po e mbysin ne borxhe. 

Dhe shumica e popullsise eshte ne ato pak fusha.

eshte vetem sot. po shqiperia nuk ka qene gjithnje keshtu, e nuk do te jete gjithnje keshtu. kur kriza te pllakose, prap malit do t'i hypin shqiptaret. te tjeret do emigrojne shumica e prap tokat (ato pak toka te punushme qe kemi) do t'i kete vetem nje pakice robsh (qe per t'i punuar do te duhet te punesojne te huaj).

po te bej mesim historie, ty injorantit vlleho-greko-orthodokso-socialist.

Me perjashtim te rumanise kroacise e malit te zi thote. Po ballkani 8 shtete ka gjithsej o trupeshk. 

Me e keqja eshte se trupeshku harron te permende qe shqiptaret kane rrogat me te vogla ne Ballkan pas Kosoves... 

Ne Shqiperi energjia elektrike duhet te jete pa leke fare, si nafta ne Arabi Saudite.

Vete mendoj se OSHEE manaxhohet keq fare ose milet mire nga ata qe jane ne pushtet.

Ku jetoj une, energjia elektrike prodhohet shtrenjte, nga gazi natyror (per arsye ambjentaliste) dhe ka te njejtin cmim per kilovat ore si ne Shqiperi.

Energjia elektrike ishte pothuaj Falas ne kohen kur duhej te ishte .Nje pagese simbolike me shume si edukate qytetare qe "paguan per sherbimet " se sa si nje Kosto per te ardhura ne Buxhet .

Sot vet Rinia që  kërkoi e solli  ndryshime , me në krye lexhendarin e përjetshëm me VK në SHQU-Popullore të mendertin dokra profra .sali Qnef berisha , duhet të jetë në Ballë të popullit për të PAGUAR si shtet Demokratik . Kush nuk paguan " Xhanarët dhe litarët " !

Jo vetem energjia ishe pothuaj falas. Ne ishim vendi i vetem ne bote pa taksa, me mjeksi e arsim falas, me qira simbolike e shume te tjera qe nuk me kujtohen.

Vjen Sali Berisha e ta dhjet.  Sa pa fat qe kemi qenesmiley

e kishte kilen e sheqerit 80 lek, buken 40/50 lek, etj. per nje pale pantallona 1500 Lek, duhej nje rroge mujore (rroga me e ulet 4500 Lek me e larta si kuader 8500 Lek, drejtor 10000 Lek, Enveri vete paguhej 16000 Lek), nje Tv duhej kursyer tere jeten. 

taksat u hoqen, ngaqe shtet e popull ishte NJE. nuk kish prone private. pallatet beheshin me pune vullnetare e prap nuk ishin falas. normalisht ato duhej te ishin falas. 

Çapu më poshtë se të ka ardhë një kalama kopshti dhe kënoquni ! E kam me atë dyseksorin si Nik as Femër as Mashkull ose dhe femër dhe mashkull në variantin e ri të të baraztundurve smiley

Tepelena i paguan dritat 100%. Sa te pasur qenkan keta tepelenasit, me te pasur se gjithe veriu bashke. lol

Ska te beje fare pasuria, ka te bej kultura smiley

ose frika (qe e ruan vete vreshtin)

Oligarkia Rama-Meta kane ardhur per te vjedhur e per te sunduar kete popull.

Ne 1 vit e gjysem pushtet te pakufizuar nafta eshte ne stratosfere ndonese çmimi ka rene 30-40% ne bursa, korenti ne kulm dhe pritet te rritet mbi 2 shifra pas pak ditesh, 12 bashki socialiste kerkojne rritje te çmimit te ujit te pijshem (qe vetem i pijshem nuk eshte); per nje vend pune 5000 euro gjoba te Luizat + seks sipas rastit; kokrra e vezes 18 lek e pularise, 30 lek e fshatit; cigaret 300 leke mesatarja, rrogat dhe pensionet kane dy vite ne vend numero

Mireqenie Sociale

RILINDJE
 

lol, nafta me 168 leke, hera e pare qe bie nen 190 qe kur erdhi sala ne pushtet, ky genjen sy per sy. Sala e la naften me mbi 190 leke per liter. Rrogat paguanin 100 mije leke taksa, tani paguajne 50 mije dhe i fusin 50 mije en xhep, nderkohe qe sala ua rriste me nga 3-4 mije leke te vjetra ne vit, ne tete vjet e prape s'ua rriti dot ka sa u rrit tani. 

http://www.monitor.al/ulet-serish-cmimi-...

Cmimet e benzines kane rene 60% ne tregun boteror.

Ne 2009-en a 2010-n ra me shume se kaq, shkoi fucia e naftes 30 e pak dollare, dhe ne Shqiperi s'u ulen fare cmimet. Eshte hera e pare qe ulet, dhe tek konsumatori cmimi eshte ulur pak a shume ne te njejtin nivel sa c'eshte ulur per vendet fqinje.

http://en.wikipedia.org/wiki/World_oil_m...

Si e kontrollonte Sala tregun dhe cmimin e naftes ne vend? Si ndikoi qeveria e re qe u ulen cmimet? 

Per mendimin tim fakti qe nuk ka elasticitet cmimi, (pra qe cmimet ulen me nje mase teper te vogel ose nuk ulen fare) eshte problem i madh per mireqenien- se nafta eshte lende kryesore per prodhim. Ne Shqiperi paguani 3 fish sa paguajne amerikanet, pra as me amerikanet nuk konkuroni dot jo me vende si Kina qe kane kosto te ulte prodhimi. Shpresoj qe cmimet e larta ti keni prej taksimit qe i ben qeveria dhe jo monopoleve ose keqmanaxhimit te kompanive ne vend.

Si dhe, cmimi i naftes eshte ceshtje me jetesore per ty, po ti vazhdon merresh me gjera periferike.

 

 

Ke vene cmimet per nje nje pike ne kohe nuk ke pra grafikun ne luhatjen e cmimit.

Megjithate po te pergjigjem shkurt, sepse nuk kam mundesi te bej nje kerkim te thjeshte.

Kryesisht ne vendet me mireqenien me te larte ne Evrope jane cmimet pak me te larta se Shqypnia. Dhe qe ta dish keto cmime jane per qytetarin (jo bizneset). Keto cmime jane ne ate nivel sepse perfshijne, pervec koston e larte te krahut te pune ne ato vende, takse teper te larte. Kjo takse vendoset qe te dekurajoje qytetaret nga perdorimi i makinave dhe drejt transportit publik. Transport publik me qe ra fjala qe eshte jo vetem i perpikte, i paster dhe i gjithekohshem por edhe i LIRE (pervec Anglise).

Pse eshte cmimi i naftes i larte ne Shqiperi?

Te vura te europes qe te kuptoje qe s'ka lidhje krahasimi me cmimin ne amerike, sepse dihet qe amerika e ka me lire se te gjithe, per arsye qe s'kane lidhje me ato qe permend ti.

Fjala, duhen fakte, jo llafe

pa provoje i her mos me pagu celularin... e shef sa gjat ta mban lidhjen kumpania

p.s. kto ene celularin do e kishin lidh ilegalisht me pas mundesi..s'osht puna se s'kan me pagu, puna osht se dun me vjedh

Edhe ata ne lazarat e mbillnin per buken e gojes hashashin, dhe pse kryetari i komunes u sugjeronte te mos blinin makina luksoze me parate, por te investonin me mend. 

kur te sheh ty lazaratasi me makine luksoze, pse mos kete edhe ai ? apo ti je burr me i mire ?

ai qe vjedh, nuk ka me pagu. po te kete nuk vjedh deri ne plakje, se nje dite do i vije turp e do paguaje. 

ne shqiperi une çuditem si jetojne (ngaqe vjedhin kush hapur e kush mbuluar), me çmiment e larta te tregut sa pothuaj ketej. 

smiley smileysmiley smiley

lokalet mu ne bllok u kapen duke vjedhur, me nga 4000 leke birra e hapme. S'kishin leke?

smiley smileysmiley smiley

keni futur ekonomine e LEKUT dhe jetesen e LUKSIT, siç e ka fut edhe bota , por me nje te kaluar krejt tjeter tones (dhjetra shekuj qe i shtrojne ne dru sistematikisht, dinasti mbretrish).

po ndertoni aparat shteteror qe kerkon PO AQ LEKE sa  ai i botes (per banore). 

dhe keni nje popullsi qe kurre nuk ka paguar taksa, as ne komunizem e as ne zogizem (e as turkut, apo romes apo zotit vete).

dhe kerkoni qe te mos kete vjedhje HIÇ. 

jeni injorante, qe nuk keni zgjuarsine minimale te dalloni situaten E VENDIT KU NDODHENI.

Mire qe ju kemi juve, harrove te thuash. smiley

cil juve ? une jam vetem qe po flas ne emrin tim. 

Di une? Ti e di. lol smiley smiley

keni futur ekonomine e LEKUT dhe jetesen e LUKSIT, siç e ka fut edhe bota , por me nje te kaluar krejt tjeter tones (dhjetra shekuj qe i shtrojne ne dru sistematikisht, dinasti mbretrish).

po ndertoni aparat shteteror qe kerkon PO AQ LEKE sa  ai i botes (per banore). 

dhe keni nje popullsi qe kurre nuk ka paguar taksa, as ne komunizem e as ne zogizem (e as turkut, apo romes apo zotit vete).

dhe kerkoni qe te mos kete vjedhje HIÇ. 

jeni injorante, qe nuk keni zgjuarsine minimale te dalloni situaten E VENDIT KU NDODHENI.

mire po debat di te besh ? di te diskutosh ne menyre graduale mbi nje subjekt te dhene, apo edhe ne punen qe kryen kur nuk ke me zgjidhje fillon dhe zgerdhihesh ?

Normalish, çmimi aktual i energjise, per xhepin e shqiptarve te thjeshte (shumices) eshte i shtrenjte, ndersa çmimi qe mendohet te behet sipas artikullit 9 cent e gjysem, eshte super i shtrenjte. Qeveria aty, duhet te detyroje te gjithe abuzuesit te paguajne energjine, ti fusi nje amnisti 50% per ter ata qe nuk kane paguar, pra qe 50% ta paguajne, qofte edhe me keste, sipas gjendjes financiare qe ndodhen, dhe ne janar te fillojne te gjithe te paguajne me çmimin e vjeter. Jam i sigurte se do ky sektor do jete rentabel. 

Me te ra plasja! 68lek/litri benzines!!! Na ngeli koka nder pjata e nuk marrim dot fryme as me bo noi udhetim dy javorsh. smiley 

sa pjata per kilovat/ore e keni?

I lajme me dore. smiley 

ata qe s' kane te paguajne, duhen ndihmuar ne nje fare menyre, por kshu aforfe fare, nuk eshte e mundur. Kush vjedh, i hiqen dritat, bllokohet nga shteti per cdo veprim, etj. Nqs doni te privatizohet elektriku, ashtu bojeni prap. 

Ulerisnin per at 90 melon dallarshin.A imagjino se sa do ish borxhi real ndaj CEZ*?

*Ketu nuk po flas per vet vjedhjet e CEZ-it. smiley  

ti ja heq driten ai thyen shtyllen, ose hedh ne ere, kollonen e tensionit te larte qe i kalon siper tokes ku jeton. 

Sa mire paska leke te bleje tritolin

shet njeren dele. po katnari nuk ka me lek (rroge), ne kapitalizem, po s'SHITI diçka nga e tija. 

ne qytet behet palle ariu, gjithe diten neper rrjetet sociale apo ne kafe tu diskutu, sesi t'i taksojne me shume katnaret se qeverise nuk i del leku per rrogat e karrikokrateve. 

sa dekada the qe kishe pa shkelur ne shqiperi ti?

Sapo pyeta nje rumune dhe thote qe prinderit e saj ne cluj paguajne rreth 30€ ne muaj per elektricitetin.
Ne shqiperi paguhet shume me teper edhe pse kushton me pak. Pse ndodh kjo?
Sepse e para disa sahatet shenojne me teper.
E dyta elektriciteti nuk eshte i plote dhe psh nese normalisht duhen 2 ore per te ngrohur bolierin (dushin) me energji te dobet do duhen 4 ore. E njejta gje dhe per lavatricen, ngrohjen e ambientit nga kondincionere kalorifere etj.

20 euro paguajne ne Shqiperi ata qe s'kalojne 300 KWh. Ata qe e kalojne paguajne me shume prej cmimit te Sales, por atyre do t'u ulet cmimi tani, nga 13.7 ne 10.

E dyta, tensioni i ulet ka ngaqe ka lidhje te paligjshme. Ne nje kabllo qe eshte llogaritur per 5 familje fusin telat dhe 5 familje te tjera. Por prape, koha per ngrohjen s'ka te beje me shpenzimin. Nese ngrohet me ngadale dhe sahati rrotullohet me ngadale.

Shkabe, a mund te me shuash nje kureshtje: sa paguhesh per nje koment?smiley

eshte militant, e ben prej deshires. i paguajne rrogen qyl (se te beje diçka nuk di) dhe mjafton per te.

epo mire te pakten gjysma e se keqes, e justifikon rrogen.

tipat si ky duan shtet te forte, qe te gjithe t'i veje perfund, qe te mund te jetojne ne luks prej tij. 

te vetmin gabim (duke qene i vetem, gabimi eshte i madh), e ka se mendon qe kete shtet, do t'ja bejne te tjeret, gati, qe ai te vazhdoje dhe jetoje pa lodhje vetem duke fjalosur neper forume mbi te drejten dhe te pa drejten universale. 

prandaj nuk mjaftojne vetem llafet te justifikoje rrogen, duhet te perveshi menget te marri çiften dhe t'i ngjitet malit te shtroje nen ligjin e rrepte te shtetit te forte, te pabindurit dhe hajdutet e pasurise se tija (çfare eshte pasuri e shtetit, eshte dhe pasuri e tija, se ne shtet punon). 

 

O njeri, une jam ne pronen time prej ku e nxjerr buken time vete, e shteti mua vetem me merr, s'me jep asgje. E vetmja gje qe dua une prej shtetit eshte qe t'i marre dhe atij tjetrit e me ato para te beje dicka per te miren e te dyve. Por ke ikur nga shqiperia para 24 vjetesh e s'ke ardhur asnjehere, e flet vetem me gjera te thenash, ndaj s'te jap dot muhabet gjate, sado ta kerkosh. klm

un nuk flas vetem per ty. se ndryshe nuk do llodhesha hiç (si enveri me armiqte). i bie murit ketu, te degjoje dera. mund te kete ne shqiperi njerez qe akoma u kane ngelur qeliza gri. 

"E dyta elektriciteti nuk eshte i plote dhe psh nese normalisht duhen 2 ore per te ngrohur bolierin (dushin) me energji te dobet do duhen 4 ore."

Jo mer jo e ke gabim. O bo peshku si tip terrapisti mase per anonimet. Ti thoni 100 here faleminderit qe ju lejo me qit budalliqe ketu, ne anonimitet. 

Po re po, mtha plaka, kokoooo...po vdesim, 4 ore te ngrohet dushi, se perdorim me, lahemi me uje te vaket me sapllake, e ngrohim me xhezve. Kaloriferi do 6 ore te ngrohet bir ndaj ngrohemi me shishe koka kole te keqen nena, e mbushim me uje te vaket, e nderrojme shishen 5 min une e pese min babi. Co 100 dollar per vit te ri bir se vellai shkoji ne klas te tete do kepuce per dimer. Ki mendjen shendetit. Nena kokos. (::::::

Se vetem me muhabet plakash flet me ju. A te ka thon naj her plaka La-le fike kaloriferin se po vonon te piqet buka?

Që duhen nigju dhe këta llapjashtët që u " vjen keq për popullin e babasqapit " edhe këta duhen nigju .Kanë dhe përvojën si Vidhet për 25 vjet me rradhë vota pa i Ble direkt me pare smiley Kështu siç bën Rama u heq Votat ! Drogën ua preu , Trafikun ua preu , administrtën ua dhjeu , gjyqtarët po shtrëngojnë vërën e sumës ..pse pa Vota do e lëmë PD-hin kështu ?

Puna është që Nuk dihet kush është " hallexhi " se është bërë që se merr veshT i pari të dytin .Po janë mangut ehe këta belbëzakët me gjëndra Loti .."ua mami po paguajnë energjinë " Të ftillohet kjo punë se kollaj diferencimet .

Tani pa punë është dhe Saliu me Qira e Shpenzime mijra eurosh në shtëpi e punë dhe mund ta futësh dhe " hallexhi " . Por po ti shtosh edhe iPAD-in që e ka pas ëndër ..njësoj si I-të e tjera që janë fundi teknologjisë smiley dhe palca e Logjikës në xëbërthim të Hallexhiut , del se Qeveria duhet me Patjetër

të Hap një nr Llogarie ku gjithë kapitalistët zemërbardhë e me gjëndra dhemshurie të pagujnë për Hallexhiun " të kalojë këtë  situatë .Sidomos Kapitalistët e SHQU-Popullore që janë tepër të shqetësuar mund të dallohen në këtë Fushatë

More Erebara, a di ndonje vend tjeter ne kete Ballkan qe 260.000 familje nga diku tek 758.000 gjithesejt nuk kane paguar energji per mbi 20 vjet ? Ne se keto shifra qe pardje u permenden ne nje Tv , jane te peraferta me realitetin, hic mos na rokanis me kete analize ne hava ...

Erebaren une kam kohe qe nuk e lexoj per kesi ceshtjes, pasi ja fut si elefanti miut, por, duhet thene se qeveria aktuale, pasi te lidh te tere sahatet duhet te shikoje se si te ndihmoje shtresat ne nevoje, X0% te popullsise, pasi cmimi i energjise lidhur me nevojat minimale nuk perkon me te ardhurat mesatare. 

Se ne fund te fundit eshte qeveri social-iste. 

Bamke, artikulli i Erebares mua me pelqeu per vete faktin se sillte te dhena per çmimet, koston, gje shum e rendesishme kjo kur trajton nje teme/problem. 

Atyre u thua te dhena o Pjer? Tani po flet sikur mos te ishe marre ndonjehere akademikisht me te dhena...

I nderuar Pjer .Vetë mbiemri erebara tregon procesin e shndrrimit të Indivit nga " talent " në kalemxhi Lekaxhi mediokër . Ai nuk ka asnjë Lidhje me përmbajtjen e shkrimit sepse të dhënat nuk janë produkt i punës tij . Janë në çdo zyrë profesionale që ka dëshirë të merret me të deri sa i ka dhe ai .smiley

Rëndësi kanë përfundimet që nxisin Shtetarët dhe Inteligjentët të mendojnë se si zgjidhet .

Ja psh shkrimi këtij kuakuarakuakut ka nxitur shokët antikomunistë InteliDjentë dhe shoqen lefTKope të qajnë..

"Ua mami po kërkojnë të paguhet energjia "... dhe në tërësi shkrimet e tij si " gazetar "nuk mund të nxisin tjetër gjë !

Bamke dhe Idriso, eshte e vertete se Erebara i ka marre keto te dhena nga nje institucion, por kjo eshte gje e mire kur do te ulesh e te shkruash nje artikull. Jo te gjithe gazetaret apo analistet veprojne keshtu, fatkeqesisht shum syresh bejne artikuj pa u bazuar ne te dhena. 

Po mirë mo i nderuar Pjer ..dakort .Unë Ju kuptoj Ju po jo domethënien  e mjaft Komenteve që të shkëpusin nga AUTORËT dhe çfarë Përfaqësojnë . Dhe shumë ekonomi të pavarur nga Politka Nuk ka dhe Nuk do ketë asnjëherë ! Ky është një kalemxhi ,  po kalemxhi ordiner që i shërben një poilitike nga më të shpëKarat . Asaj të berishës !

Po çfarë do të thotë me këto të dhëna ,  kur nuk nxjerr ndonjë gjë që " është fshehur " psh nga hetimi ose të dhënat që ka zbuluar BIRN . Apo ka nxjerrë përfundimin që është " më  e shtrënjat në rajon " kur kjo është e njohur Jo vetëm për këtë fushë .. 

Ka nxjerrë përfundimin që pasojat e Gropës së Nevojtores së " projektit  berisha " ku ka ngjyer e fut Lugën , mund të kapërcehen ..SI ? Duke përkrahur Vjedhësit ?

E kush ka nevojë për llapaqenë kur nuk i hyjnë në punë asnjërit përveç Komandantit që vërvit Topat e Mutit akoma nga SHQU-Pi si qëmoti në Shkodër kur bënte thirrje Publike

" Mos u paguani energjinë këlyshave të Kuq " smiley

 

Me RRK se ky Erebara nuk kom pa! Por me e bukura eshte se ai e mban vehten per te diturin e dynjase. Pale ai gazetari tjeter, me theks te theksuar vlonjati, pika qe si bie TOP-it qe eshte katandisur me gazetare/analiste te tille. Sic duket i punesojne for free, se ndryshe nuk ka si shpjegohet qe te mbajne keta derdimene.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).