Në gjuhën e klasës së dytë të teksteve shkollore, ekziston një hartë e kontinentit të Europës, ku është e përfshirë edhe Australia, apo nga ana tjetër Kosova nuk ekziston farë si shtet. Për zëvendësministrin e Arsimit Arbjan Mazniku, ky problem është i lidhur me altertekstin. 

Në “Tonight Ilva Tare”  Mazniku ka deklaruar se tashme alterteksti ka dështuar në të gjitha drejtimet, me përjashtim të cilësisë së letrës dhe ngjyrave në libër.

“Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin. Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, cdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar. Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik. Për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë. Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrniznën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme.”

Për Maznikun nuk duhet të ngatërrohet kurrikula me tekstin:

“Një pjesë e madhe e qytetarëve e bëjnë të barazvlefshme kurrikulën me tekstët. Janë dy gjëra të ndryshme. Është bërë ndryshimi i kornizës kurriklulare, e cila u bë në bashkërendim me Kosovën, duke pasur një korrnizë kurrikulare të përbashkët dhe mbi bazën e saj do të ndërtohen tekstet e reja, të cilat janë faza tjetër e reformës. Do të ndërhyjmë në tekstet e vitit të parë, të gjashtë dhe të dhjetë.”

Ndërsa për pedagogun Ermal Hasimja, ky është një problem serioz, por nuk është zgjedhje futja e një teksti unik.

“Këto janë probleme qesharake dhe të dëmshme, por çështja qëndron të zgjidhja që duhet gjetur. Avantazhi që të kemi disa tekste, pa kaluar në ekstreme ku cdo kioske e konsideron veten shtëpi botuese. Mund të kemi tekste më cilësore, sepse sot njerëz për t'i prodhuar në Shqipëri kemi. Nga ana tjetër, nëse ne kemi një tekst unik, i cili përsëri do përgatitet nga një grup i vogël dhe probabiliteti për të pasur probleme me atë tekst është i madh. Ne e dimë që sot cdo mësues e ka të qartë se cilat janë tekstet e mira, janë disa tekste që janë më të thjeshta, janë disa tekste që janë më të thella dhe mësues ka mundësinë ta zgjedhi në bazë të vendit ku është. Ku ka nxënës më të mirë, zgjedh një tekst më të thellë. Nëse ne do vijme me një tekst unik dhe të ndeshemi me një problem të tillë çfarë do bëjmë? Të gjithë bëjnë gabime. Problemi duhet zgjidhur, por për mua jo nëpërmjet tekstit unik.”

25 Komente

Po e ka marre ne dore per zgjidhje Hasimeja atehere ka shpresa. Jo pak zgjidhje te ketij vendi kane kaluar nga duart e tij.

O Komentues, o idiot!

Ja cfare sjell sistemi i Berishes me mungeses te ligjit. Kjo qeveri duhet te filloje t'i zhduke ato libra sa me shpejt te jete e mundur. Viti tjeter s'duhet t'i zere aty.

Ajo Qeveri rrumpalle nuk cudit me ! ,, E kishte futur rrumpallizimin ne c'do qelize te shtetit. 

lol  shkollat e reja te dulles smiley

#konkursi me powerpoint smiley

 

Ne fakt, jane librat e altertekstit te saliut, agron. smiley

E vertete eshte, saliu e ka prodhuar ngjelen. Do ta vinte te drejtonte tiranen, njeriun qe tha se duhet te vdesin 13.000 vete. smiley Ndersa rama i tregoi deren. Imagjino ca injorance ka prodhuar saliu me njerez si ai, e me libra si keto qe lane nam.

injorance si e enverit smiley

shkelqim cani minister i ramizit dhe i rilindjes

Per keto tete vjet, femijet tane jane rritur me injorancen e librave te saliut. faleminderit qe e pranove dhe ti si sherbyes i devotshem i sales

jo vetem femijet por edhe kryetaret tuaj smiley thote mileti aty
 

Ashtu eshte. Kryetearet e PD qe nuk i binden asaj injorance, perfundojne te vdekur ne rrethana te cuditshme, njesoj si shoket e enverit. Qe nga hajdari, pashko e tani olldashi.

pedofila ne zyre, injorance tamom e ka gjet.

Gjysma e së keqes sikur mësuesi të jetë i aftë ta kapi gabimin shkencor në hartë, se edhe mund të mos e kapi smiley

“Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin.

Arbjan Mazniku, largpames,  filozof!!   .smiley

smiley

 

S'ka me keq se kur nuk te thy logjika, as fakti.

Kete mesim te vyer e kemi mor nga peshku, te cilin e falenderojm me gjith zemer.

Ej, ktij palles se gjate noshta nuk kane per t'ju mbaj mend shume gjona. Ndoshta ato pallatet e lyme, ndoshta "Tirona ne Zemrat Tona". 

Po une uroj qe ne mos gje tjeter, ky te kujtohet per termin brilant qe na ka lone: Dr. Rrumpalla! smiley

Do kalojne vite, dhe rrumpallhonja e doktorit do e qisi koken ktu e aty! smiley

Doktor Rrumpalla

ka per ta bo kofjuz shen pjetrin mrroklle

E verteta o qe poplli jone nuk don rregull por rrumpalle. Pranej s'do e kete te gjate ky palla e gjate. Njishtazi do jete kryeminister. Fatkeqesisht. 

 

nuk e bona lidhjen, ky palla rri i pa rrum a si. smiley

edhe i gjo, obobo çi ke bo vetes, ke thone "e verteta", ruhu tashti kujdes.

 

 

Edhe une jam për atë , qe duhen hequr nga skena keta Hasimjet as mish as peshk por edhe mish edhe Peshk .Kane kohë për Poste kur të fitoje Partia e te Baraztundurve të Xhiboles tonë të dashur .  Po dhe nje çqetësim del ama

Në se nuk rekomandojme Fari Balliun per Shqiponjen e Malit qe çau mes Kasandrave ,sali Qenef berishën , mbetet që ti referohemi kadri Roshit ( rp ) sali për sali ..ti lëmë amanetin.

Çfarë fundërinash o perëndi kemi pasë ...

Ëëëëë...Shqipëria është alternative ...Ëëëëë dhe tekstet duhet të jenë alternative ...Ëëëëë Min Arsimi ...Halim Pollua ... edhe zv /kministër edhe min Iniovacioni edhe zë kryesor në Podiumet e Shqup-it nga  vërëvit LefTKopeja Pampersat për kulturën dhe arsimin !

Duket qe jane gabime redaktimi dhe shpejtesie. Austria p.sh. eshte quajtur Australi, eshte perdorur nje harte e vjeter ku nuk eshte Kosova. Nje gafe te tille bene edhe Ruset ne lajme muajin e kaluar ku perdoren nje harte te re me Kosoven.

Per mendimin tim nje liber gjuhe-letersie duhet gjykuar nga cilesia e materialit te lendes se sa nga ilustrimi, i cili nuk behet nga gjuhetari.

S'thuhet gje per materialin e ketij librit, ndersa mbaj mend nje tekst skandaloz per klasat e para ku kishte vjersha me vdekje shokesh etj.

 

Me vika keq per gazetarin.  Besoj i ka ardh turp nga vetja kur ka fut edhe Hasimen ne artikell. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).