Kryetari i Komisionit Parlamentar i Ekonomisë, Erjon Braçe tha se ndryshimi i ligjit të Bankës synon ta përputhë atë me Kushtetutën e vendit, e cila nuk përcakton që guvernatori të jetë domosdoshmërisht shtetas shqiptar. 

"Behet propozimi per te hequr kriterin e shtetesise nga ligji per Banken e Shqiperise, duke perputhur kete gje me Kushtetuten persa i perket anetareve te Keshillit Mbikeqyres, por dhe Guvernatorit te Bankes se Shqiperise", tha Braçe. 

Sipas tij, heqja e kriterit te nënshtetësisë për postet drejtuese të Bankës, përveçse e konsultuar me ndërkombëtarët është një praktikë që e kanë edhe vendet e zhvilluara të perëndimit.

"Kjo nuk po bëhet për të zgjedhur një guvernator të huaj ashtu siç po spekullohet keto dite, por për t'u dhënë mundësi edhe shtetasve shqiptarë që për shumë arsye, qoftë edhe për arsye emigrimi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare", theksoi Braçe.

Kuvendi është në proces të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, të cilët mund të jenë potencialisht edhe kandidat për guvernator. Sipas Braçes asnjëra prej kandidaturave të paraqitura deri më tani nuk është me nënshtetësi të huaj. 

Nishani deklaroi se do të propozojë një shqiptar

Përtej argumentave të Komisionit të Ekonomisë, ndryshimi i ligjit për Bankën e Shqipërisë më shumë se një korrektim për ta përputhur me Kushtetutën duket një ndërhyrje emergjente, e lidhur drejtpërdrejt me zgjedhjen e guvernatorit të ri. 

Në fakt maxhoranca kishte parlajmëruar kohë më parë, që pas skandalit të vjedhjes së thesarit se do të ndërhynte në ligjin për Bankën Qendrore. Por në atë kohë, heqja e nënshtetësisë për postet drejtuese nuk figuronte në listën e argumentave që sipas saj shtronin nevojën për të ndryshuar ligjin. 

Por ishin të tjera arsye. Përkatësisht eliminimi i konfliktit të interesit në Bankë, kufizimi i mandatit të guvernatorit, por edhe nxjerrja e këtij institucioni nga një model drejtimi nepotik dhe klientelist i lidhur ngushtë me politikën. Të tre këto arsye e bënin të nevojshëm ndryshimin e ligjit për Bankën e Shtetit dhe konteksti pas skandalit i jepte maxhorancës një kompromis të fortë publik për të ndërhyrë. 

Por drafti i ri që miratoi Komisioni nuk adreson asnjë prej tyre, përvec kriterit të Guvernatorit. Një ndryshim, i cili në fazën që vjen, teksa presidenti pritet të dërgojë në Parlament kandidaturën e tij, mund të krijojë dhe përplasje institucionale mes Parlamentit dhe kreut të shtetit. Kjo nuk do e ndihmonte Bankën e Shqipërisë, një institucion jetik për ekonominë kombëtare, por që prej drejtohet në kushte të jashtëzakonshme, me këshill të gjymtuar dhe guvernator të komanduar. 

30 Komente

" ...."Kjo nuk po bëhet për të zgjedhur një guvernator të huaj ashtu siç po spekullohet keto dite, por për t'u dhënë mundësi edhe shtetasve shqiptarë që për shumë arsye, qoftë edhe për arsye emigrimi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare", theksoi Braçe..." 

 

Po nese keni ndermend te zgjidhni nje shqiptar qe ka lene nenshtetesine shqiptare per arsye te ligjit te atij vendi, kjo nuk perben problem/siklet, se jo vetem qe ligji shqiptar nuk ben percaktime ne te tilla raste, por edhe ai person eshte me kombesi shqiptare, pra i pranueshem per opinionin shqiptar,  mirpo inferiori Braçe vihet ne siklet, se e di dhe e ndjen se eshte i vogel. Yyy krimb dheu. 

Pierro, ligji per banken e Shqiperise nuk e lejon Guvernatorin me nenshtetesi te huaj. Ndersa psh, Niko Obdari, dikur nenshtetas shqipetar, lindur e rritur ne Shqiperi si puna jote, aktualisht e ka lene nenshtetesine shqipetare dhe ka ate te SHBA_se me duket. Keshtu qe, per te bere te mundur potencialisht emerimin e tij Guvernator te bankes, kuvendi ndryshon ligjin per emerimin e Guvernatorit dhe te anetareve te bordit drejtues duke e hequr kufizimin e nenshtetesise. Cfare ka ketu per tu nevrikosur?

Kuazo, une nuk jam nevrikosur smiley perkundrazi po me vjen per te qeshur me sikletin e drejtuesve uritha te Shqiperise. 

E çuditeshme, megjithse adminet kane futur gjith keto tema sot, per te mundur Intervisten, prap ka pak komente, si duket njerzit jane te zene me Intervisten. 

Ti vete e lexove Intervisten e shekullit, siç e quajti Roni smiley

pushtim pa ushtare

Po ligji per ejronbraqizmat u ndryshua, apo po s'pate nenshtetesi shqiptare s'hapesh dot bythesh n'Facebook me germa kapitale? P.sh. kjo do shkone me shume:

Kjo nuk po bëhet për të zgjedhur një Erjon Braçe të huaj ashtu siç po spekullohet keto dite

Kurse kjo tjetra eshte 24 kaRat:

por për t'u dhënë mundësi edhe shtetasve shqiptarë që për shumë arsye, qoftë edhe për arsye emigrimi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare

Shtetas shqiptare qe s'kane nenshtesi shqiptare? Erjonet qe s'e kane emrin Erjon?

Dhe keta shqip-emigrante dashkan te behen guvernator i BSH pa ri-marre nenshtetesine shqiptare paraprakisht, ndaj Rilindasi yne i madh vendosi te ndryshoje ligjin, meqe predispozita e tyre eshte e pa-ngjale-negocioueshme? 

P.S. Keta braqot kane me pak pavaresi institucionale sesa ata qe i tundnin dybekun shokut Enver...si tani me Ramen+Meten si dje me Berishen+Meten. Ne kete pike te vjen keq kur i shef keta duke aktruar, duke dale ne Facebook-ra dhe podiume e duke folur sikur keto te ishin fjalet dhe idete e tyre. 

Thuaj "do t'i biem me dore qe te ulet inflacioni" i thote Njeshi, dhe keta, pa e vrare mendjen per logjiken e fjalise, dalin ne podiume duke thene "iku koha e Sali bollekut, ne tani do ta ulim inflacionin duke i rene me dore per atdheun". smiley

Rama: 81 mijë vende të reja pune, as që e kishim imagjinuar!

P.s. Nuk keni pare gje akoma!

here tre vjet i bie nja 250.000 vende pune, perseri deshtim, nuk arrihet dot 300.000 vende pune... jazek ju qofte....

me ket ritem i bie qe ne mandatin e dyte te importojme fuqi puntore! 

 

Nje tjeter premtim i mbajtur i #rilindje !

Too good to be true...

 

Urime per traditen e re, do u ktheshka ne festival te pervitshem

Jo vetem guvernatorin e bankes por sikur te ishte e mundur edhe gjithe te tjeret tuj fillu te policet , perjashto mesuesit e gjuhes shqipe e deri te presidenti per 20 vitet e ardhshme do i kisha punesu te huej .

Do vendosin ndonje Rudina Sekseri. Kujtoj me nostalgji debatin e saj* ne vitin 2009, ne fushaten elektorale.

* teper demonstrativo-skandaloz

Me Rudinen, apo ndonje shoqe te Rudines do shtypim para cdo dite. Dhe populli do pasurohet. smiley

parane nuk e shtyp dot, po e pate te shkembyshme me valute (flori, dollar, euro, etj) vetem kur del nga sistemi boteror financiar, ose kur shtyp monedhen tende personale (lexo micronation te wiki), "te lejojne" (dmth se rrun me njeri per ty) te shtypesh sa te duash, deshire te kesh.

...t kishte nai ushtri mas vete si amerikoni kishte shtyp dollar sa ti doj bythasmiley

Karagjozlleku i radhes nga kozmopolitet e lyer me boje patriotike. N.q.s nuk ka pas shqip perse nuk ka:? Nuk do apo nuk i lejohet? Cdo shqiptar mund te nxjerre pas shqip kesbtu qe lind pyetja pse nuk mund te nxjerre nje shqiptar bashkeatdhetar.
kjo eshte drejtvijezim me teorite serbe per paaftesine qeverisese te shqiptareve.
P,astaj lindIn edbe pyetje te tjera. Perse drejtori i bankes dhe doganat mund te jene te huaj ndersa kryeministri dhe opozita jo?

i kam dhene une pergjigje pyetjeve te tua, qe ne postin nr 2. 

bota (e finances, apo raca e vet-zgjedhur) do te na vere nen kontroll financiar (jo vetem ne por tere ata qe i bejne hije dheut te globit). toka dhe populli nuk i hyn ne pune, se kudo ne te ardhmen do te kete po ata njerez ne nje bote pa kufij, po i njejti mish-mash (ti dhe une jemi bere vegla te programit me kohe qe kur kemi lene shqiperine). 

vetem LEKU u intereson Atyre, asgje tjeter. prandaj dhe lekun nuk mund t'ja u lene ne dore shqiptarve. (pastaj me lek i blen token dhe njerzit po te duash, eshte kollaj)

vetem LEKU u intereson Atyre

mendoj se jemi me kohe nen kontroll. tanime leku ska vler per ate qe e ka shpik dhe e kontrollon ket sistem, e kan vetem si vegel per te arrit qellime tjera.

 

"me jep kontrollin mbi Monedhen e nje Shteti dhe sme intereson se kush ben Politik ne ate Shtet"

Citat i  Themeluesit te Bankes Britanike, pararendese e Bankave qendrore ne gjith boten. 

S'e disha kaq karagjoz ket Bracen una! 

Ajo e koordinumja e Kushtetutes me ligjin ishte xhevahir qe hudh nga kali vetem me t'lexume, konstitucionalistin me t'mire, biles edhe nonen e konstitucionalistit! smiley

Do e lexoj prap ne darke para se te kumbisem! smiley

Vetem ne te emigracionit, tani po e marrim vesh qe ky (Braçja) eshte karagjoz, ata te Shqiperise e dinin me kohe, dhe e thonin çdo dite qe ai ishte karagjoz por ne nuk e besonim. 

Jo Pjero, kto jane skutha dhe te pafytyre! Do thoja me shume por censurimi ben punen e vet smiley

Ja pse s'te propozojne ty si Guvernator Pjero.

byrazer, ky bracja ska as celsat e kashtes. ligjet e lekut ne shqiperi i bo FMN,se shpejti do vij Administratori shqipfoles. 

Se lexova " kumbisjen" dhe mu kujtua "ormisja" po dhe "ujdisja"smiley

Kushtetuta nuk parashikon nr e kpuces guvernatorit, do bojme nonji ligj edhe per ket pune?
 

Shtetsia shqiptare jo kusht, por origjina shqiptare duhet te jete kusht ! Obrace, me qense e permende ligjin mbi ndryshimin e nenshtetsise jo shqiptare te disa shqiptareve !

por për t'u dhënë mundësi edhe shtetasve shqiptarë që për shumë arsye, qoftë edhe për arsye emigrimi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare

..injoranca e ketij palacoje eshte enciklopedike..smiley

Guvernatori i BSH duhet te vije nga Kina.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).