Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, sërish në udhëkryq. Pas depozitimit të parlament të draftit të pregatitur nga Shoqata për të Drejtat e Njeriut, të drejtuar nga Elsa Ballauri, Ministria e Mirëqenies Sociale nisi hartimin e një drafti tjetër po për hapjen e dosjeve. Të pyetura për këtë situatë të krijuar, deputetja e opozitës, Mesila Doda, e cila depozitoi draftin në parlament si dhe hartuesja e tij, Ballauri, tregojnë se jo vetëm është një absurditet dhe një rast i paprecedentë, kjo gjë do të sjellë edhe vonesa të procesit të hapjes së rreth 140 mijë dosjeve. Ndërkohë që shpirtrat e mijëra shqiptarëve të persekutuar, të familjeve të atyre që sot nuk janë më, pasi kanë vdekur nëpër burgjet e diktaturës komuniste, nuk do mund të gjejnë paqe, por do iu duhet të presin sërish. Deputetja Doda gjatë intervistës për “Gazeta Shqiptare” është shprehur se: – “Ky ligj paralel i ekzekutivit kërkon të mbrojë të inkriminuarit”. Ndërkohë që Elsa Ballauri ka folur për ndryshimet e dy drafteve duke thënë se: “Projektligji që kemi dorëzuar ne është mbështetur në dy shtylla kryesore: hapja e dosjeve dhe lustracioni, ndërsa projektligji i ministrisë është thjesht një përkthim i ligjit gjerman mbi hapjen e dosjeve”.

Mesila Doda

Zonja Doda si e gjykoni nisjen e punimeve nga qeveria, përkatësisht nga Ministria e Mirëqenies Sociale për hartimin e një drafti të ri për hapjen e dosjeve?

Është një prej marrëzive që rëndom ndodhin në realitetin shqiptar. Tendenca për të ngecur procesin e lustracionit dhe të mënjanojnë rolin e legjislativit. Është hera e parë në 24 vite pluralizëm, që ekzekutivi sjell drafte paralel dhe kërkon të reduktojë një ligj, i cili është gjithëpërfshirës, pasi vjen nga shoqëria civile dhe është i përkrahur nga gjitha shtresat antikomuniste të vendit.

Ky ligj paralel, a do ta dëmtojë procesin e hapjes së dosjeve? Do bëni diçka konkrete për këtë situatë?

Ky ligj paralel kërkon të mbrojë të inkriminuarit. Unë e kam dorëzuar në parlament dhe pres marrjen në shqyrtim të ligjit. Asgjë nuk e dëmton procesin më shumë se një proces fars. Këtë po kërkojnë sot të implementojnë përfaqësuesit e ekzekutivit. Në mënyrë të panevojshme dhe të paprecedent.

Në festime të ndryshme për 70-vjetorin e Çlirimit është përdor rëndom fotografia e diktatori Hoxha, mendoni se duhet të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit? Dhe a përbën rrezik që figura e tij të kthehet në idhull, duke qenë se të rinjtë nuk i njohin krimet makabre të komunizmit?

Ndalimi i partive me aspirata ekstremiste fashiste dhe komuniste dhe përdorimi i simboleve të tyre do duhet të ndalohen me ligj. Në platformën e dekomunistizimit që do paraqesim së shpejti, një prej propozimeve do jetë edhe ky, nxjerrja jashtë ligjit e partive komuniste a fashiste dhe simboleve të tyre. Gjykoj që shqiptarët kanë vuajtur shumë nga diktaturat. Duhet t’u flasim shqiptarëve me të vërteta, jo me përralla të ëmbla për të kaluarën, kur e kaluara jonë mbart veç tmerr, vrasje, dhunë e heqje dinjiteti. Është historia, ku një grusht njerëzish i morën jetën dhe dinjitetin pjesës më të madhe të popullit. Këtë histori duhet ta njohim dhe ta dënojmë. Kjo është detyra jonë, të kryejmë procesin e dekomunistizimit në politikë, drejtësi, diplomaci, administratë dhe të ndërtojmë institucionin e memories.

Elsa Ballauri

Me një diferencë të vogël ditësh, pasi ju të mbështetur nga disa deputetë keni depozituar në Kuvend një projektligj për hapjen e dosjeve të komunizmit, qeveria ka nisur hartimin e një drafti të ri për të njëjtën çështje. Si e shikoni?

Sigurisht që nuk është normale, por nga ana tjetër është shumë shqiptare dhe e përforcon psikologjinë tonë kombëtare të paaftësisë për të bashkëpunuar. Në këtë situatë, kjo që ndodh nuk përbën as lajm, as ngjarje, por mbetet thjesht një tjetër veprim absurd i ardhur nga politika. I jam përkushtuar kësaj gjëje që prej vitesh, kam shfletuar, parë, diskutuar, debatuar, kam marrë eksperienca nga specialistë dhe institute të shumta në botë që i janë dedikuar çështjes së transparencës ndaj historisë, kam udhëtuar shpesh në Gjermani për të vizituar dhe punuar nëpër institutet e Stasit gjerman. Po kështu edhe pjesëtarët e tjerë të grupit të punës. Jam bindur përfundimisht se çështja e hapjeve të dosjeve të Sigurimit nuk është një proces që duhet të kryhet nga politika. Në të kundërt, politika e dëmton atë dhe sidomos politika e keqe si kjo e jona. Nevoja për një moral të mirë vjen së brendshmi, vjen si rezultat i nevojës së njerëzve që kanë njohur dhe provuar diktaturat dhe dhunën ndaj lirisë. Ne e morëm në dorë hartimin e një projektligji që do të bashkojë procesin e hapjes së dosjeve me lustracionin. Dhe kjo është dhe duhet të jetë qendra e debatit shqiptar për dosjet. Pse duhet ta bëjmë kështu, cila është e mira e shoqërisë dhe e së ardhmes së Shqipërisë? Pse është e nevojshme që lustracioni të aplikohet në Shqipëri përmbi të gjitha si një veprim moral, që do të na largoje realisht nga psikologjia totalitariste? Të nxjerrësh befas përkthimin e një ligji gjerman mbi dosjet, duke e konsideruar atë si zgjidhjen e këtyre problemeve, duhet ose të mos e marrësh seriozisht këtë çështje, ose të kesh një qëllim të pastër politik. Shqiptarët, qofshin politikanë, apo të tjerë duhet të jenë në një mendje për një ligj mbi të kaluarën, nuk duhet të ketë asnjë dilemë për këtë.

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është një proces shumë i vonuar për Shqipërinë, mendoni se kjo gjë do ta vonojë edhe më tepër hapjen e tyre, pasi projektligji juaj është gati, ndërsa ai i qeverise është i saponisur?

Procesi i hapjes së dosjeve është i gjithi i vonuar, madje shumë i vonuar. Kjo periudhë e re e hapjes së këtij diskutimi është e nevojshme. Jemi në një situatë pak qesharake, në vend të impenjohemi të gjithë për të rregulluar sa më mirë dhe me profesionalizëm një projektligj ekzistues, po gabojmë duke i venë njëri-tjetrit stërkëmbëshin për të fituar “merita” protagonizmi. Me eksperiencën e debateve prej vitesh mbi këtë temë, mendoj se tani ka ardhur vërtet koha për një debat konstruktiv që do t’i përfshijë të gjithë, edhe zërin e qytetarëve, edhe shqetësimet dhe iniciativat e shoqërisë civile, edhe vullnetin e politikanëve.

A ka ndryshime mes draftit të hartuar nga shoqëria civile dhe draftit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Sikurse e thashë më lart, projektligji që kemi dorëzuar ne është mbështetur në dy shtylla kryesore: hapja e dosjeve dhe lustracioni, ndërsa projektligji i ministrisë është thjesht një përkthim i ligjit gjerman mbi hapjen e dosjeve të Stasit. Projektligji që kemi hartuar ne bazohet në hapjen e dosjeve sipas modelit gjerman, aktualisht ky është edhe modeli më i mirë në këtë fushë dhe është marrë nga shumë vende të tjera të ish-Lindjes komuniste. Pra, hapja e dosjeve bëhet e mundshme për individët që kërkojnë të dinë për jetën e tyre. Për të respektuar të drejtën e privatësisë, dosjet si të tilla mund të aksesohen personalisht, askush nuk ka të drejtë të kërkojë dosjen e tjetrit. Në një version me anonimat emrash, dosjet janë të aksesueshme për historianët dhe studentët, specialistët, etj., pra janë në funksion të edukimit dhe të shkrimit me vërtetësi të historisë. Duke e njohur se çfarë legjislacioni kanë gjermanët për dosjet e Stasit, dua të theksoj se gjermanët nuk kanë bërë ligj lustracioni, sepse kanë bërë shumë më tepër se kaq: e kanë zbatuar lustracionin. Menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, gjermanët e kanë ndërruar krejtësisht administratën komuniste, sidomos kjo ndodhi në landin e Berlin-Brandenburgut, ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me ata të Berlinit Perëndimor. Pra, të mos abuzohet me idenë se gjermanët nuk kanë bërë lustracion apo kanë qenë kundër lustracionit. Ligji i lustracionit u shkruajt si i tillë dhe është venë në zbatim në shumë vende të tjera të Europës Lindore.

Festimet për 70-vjetorin e Çlirimit tregoi se ende ka fanatik të komunizmit dhe fotografitë e tij në shumë aktivitete spikasnin, mendoni se duhet të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit?

Mendoj që po, tashmë kjo është ndjerë. Më vjen shumë mirë që këto takime mediatike i kanë tkurrur frymëzimet e mjera të enveristeve. Është turp për në të gjithë, sidomos për ata që kanë provuar se ç’ishte diktatura të biem në kurthin e shëmtuar të nostalgjisë së diktaturës. Kjo na çon në një sistem shumë të ulët të vlerave dhe parimeve demokratike. Për simbolet komuniste nuk duhet të ketë ligj, duhej të ishte krijuar tashmë një psikologji ndryshe, ajo që dënon shkeljen e të drejtave të njeriut. Është fatkeqësi që nuk e kemi mësuar ende këtë leksion.

Shumë persona s’e njohin historinë e diktaturës, krimet e saj… përben rrezik që figura e diktatorit të kthehet në idhull?

Nëse ne flasim siç duhet për diktaturën, nuk ka mundësi për kthim prapa. Por duhet të flasim, të flasim për viktimat, për krimet e komunizmit, të njohim historinë e Sigurimit të Shtetit nëpërmjet dokumenteve, të futim në kurikulat e shkollës këtë pjesë të historisë së hidhur të vendit. Media deri më sot ka bërë shumë gabime, është folur shumë gjatë, me hollësi dhe ç’është me e keqja është folur që prej fillimit për jetën e diktatorit, si jetonte, etj. Akoma faqet e gazetave bëjnë intervista me hamendjet se si u vra Mehmet Shehu – kjo është tallje për shqiptarët. Pra, na duhet të rishikojmë strategjinë e rishikimit të historisë.

21 Komente

Moj Elsa e dashur, qe edhe ti vete je bija e nje ish sigurimsi... a do te vinte mire qe ti te mos e kujtoje tet ate? Po ashtu edhe kujtimi i atyre qe bene historine 50 vjeçare te kesaj Shqiperie, si thua ti, te mos e kujtojme? Te biem edhe ne prè e metodave te Enverit qe bente historine por pa kumtuar se kush e udhehoqi ate histori shqiptare? Ju me keto metoda thjeshte po kerkoni qe figura e Enverit te duket si mistike, si nje kuriozitet qe medoemos duhet pare. 

shikoini se si i trajtojne Gjermanet figuren e Hitlerit, apo Gjeorgjianet figuren e Stalinit. Historia eshte histori, ajo duhet te trajtohet me drejtesi dhe pa paramendime. ja ashtu siç eshte. Vete ju nismetaret e ketyre ligjeve beni politiken e perjashtimit. E kjo politike te shpie pa derman tek politika e Enverit.

Lexova komentet e vizitoreve te muzetit te Stalinit ne Gjeorgji, ja nje perle:

Ho scoperto così che da ragazzo (Stalini) era un poeta, che ha scritto molti libri di diversa natura 

smiley

 

« On sait aujourd’hui qu’il avait une bibliothèque de 20 000 livres et qu’il lisait plusieurs heures par jour. Il annotait les ouvrages et les mettait en fiche. Ses goûts étaient très éclectiques : Maupassant, Wilde, Gogol, Goethe ou encore Zola... Il aimait la poésie aussi... il a écrit des poèmes, certains, assez bucoliques, étaient même plutôt bons. Staline était un érudit. Il pouvait citer de longs passages de la Bible, de Bismarck ou de Tchekov. Il admirait aussi Dostoïevski... C’était un élève particulièrement doué... On sait aujourd’hui qu’il avait d’excellentes notes dans toutes les matières : les maths, l’éducation religieuse, le grec, le russe... Autrement dit, ce fils de cordonnier et de blanchisseuse était un authentique intellectuel, qui pouvait lire Platon dans le texte. Arrivé au pouvoir, il a toujours écrit lui-même et quasiment d’une traite tous ses discours, ses articles et ses dépêches diplomatiques. Il avait une prose claire et souvent subtile... Il aimait beaucoup la musique, l’opéra, les chants caucasiens... Quand il ne chantait pas, il se repassait sans arrêt le même morceau, le concerto n°23 de Mozart... Il adorait le cinéma. Il supervisait le travail des réalisateurs et des scénaristes. Ses archives révèlent qu’il écrivait lui-même certaines chansons de films... »

Simon Montefiore

Ose: cila eshte e perbashketa midis gjeorgjianit Stalin, shqiptarit Angjelin Preljocaj (baleti "Parku") dhe amerikanit Terrence Malick (filmi "The New World")

Kjo 'gjeja' ketu

Hitler's Private Library: The Books That Shaped His Life

.... he (Hitler) owned more than 16,000 volumes at his residences in Berlin and Munich, and at his alpine retreat on the Obersalzberg.

smiley

As Thomas Mann unflinchingly and keenly recorded in his 1938 essay “Brother Hitler” smiley the Führer might have been “unpleasant and shameful,” but he was not someone whose kinship Mann could simply wish away.

smiley

 

Ja dhe La Nouvelle Vague e Kimit:

Il compito richiesto al cinema odierno è quello di contribuire alla trasformazione delle persone in veri comunisti…Questo storico compito richiede più di ogni altra cosa un cambiamento rivoluzionario nella pratica della regia.

Do te shtoja nje pyetje:

Znj. Doda, duke qene anetare e nje partie qe vite me radhe ka evituar hapjen e dosjeve, mendoni vertet qe mund te beni moral pikerisht per kete çeshtje? 

+1

per hater te se vertetes :

Pesë vjet më parë, kur Gjykata Kushtetuese (me kërkesë të deputetëve socialistë) rrëzoi zbatimin e ligjit të lustracionit të miratuar në dhjetor të vitit 2008, Mesila Doda ishte një ndër përfaqësuesit e së djathtës që e kundërshtoi këtë vendim duke premtuar asokohe se demokratët do të sillnin një tjetër nismë të re.

ndoshta levizja e qeverise eshte e zgjuar - perse duhet te kombinuar ligji i lustracionit me ate te deklasifikimit (hapjes) se dosjeve te sherbimit sekret? Ne shqiperi kush ishte per tu demtuar nga hapja e dosjeve u demtua, e perdori Berisha sa here si comange, e eshte konsumuar comangja, eshte bere thuper. 

Ligji ka me shume gjasa te kaloj si ligj per deklasifikimin e dosjeve se mund te marri konsensus te gjere - lustracioni sjell rremuje (sic edhe solli kur gjykata kushtetuese e hodhi poshte pasi u largua prokurori i ceshtjes Gerdeci). Nese politika nuk mundi te nxjerre nje ligj te pastroje veten, le te nxjerri nje ligj te pastrohet se paku historia nga "heronjte" e rreme (ai busti tek qyteti i studentit me vjen ndermend). 

Pas 25 vjetesh do hapen dosjet. Si me ber autopsi nje vrasjeje pas cerek shekulli. Ska me kuptim as kersheri. Puna eshte se Me Si La do me i dhene kutpim menopauzes vet dhe do me na ber dhe ne spektatore. 

kto jon ftof mtajare. te gjitha palet, e?

ose jon kopila, ene bojn teater.

e di qe kjo e dyta sikur bo mo shum sens?

Multiple choice question na Avukati : 

"kudo ka suksese të qeverisë, por shqiptarët po shkojnë drejt urisë, dhe po tremben e duan të lenë Shqipërinë. Kush nuk e sheh këtë si qeveritar:

a) ështrë naiv,

b) është delirant,

c) është i dominuar nga ligësia kundër popullit të vet."

d) all the above

e) (pyetje ekstra me yll, keto kane qene mo te idhtat) eshte anetar i nerum i ppu

Ore do hapen dosjet, nuk do hapen dosjet. Jo po te hapen por te kufizuara, jo po te hapen per te gjithe. E pordhi kali. A ka mundesi qe dikush kopetent ne kete fushe (dhe do tia di per nder) te me shpjegoje se cfare permban nje dosje nga keto 140 mije te permendura. Dhe nga keto 140 mije dosje a jane aty edhe dosjet e kryetareve te kooperativave, te sekretareve te partise te organizatave baze, te drejtorave te ndermarjeve, drejtueseve te institucioneve shteterore, te antreve te komitetit qendror te PPSH, te shkrimtareve dhe artisteve me emer,  etj? Sepse ishin keta qe benin ligjin, te tjeret ata/ato qe te gjithe ne i presim ti njohim me emer dhe mbiemer dhe qe rendom i quajme spiuna s'ishin gje tjeter vecse skllever te atij sistemi. 

Është njësoj sikur të denoncosh operatorët e sitemeve të bisedave telefonike sot apo informatorët e Shik ose anëtarët e seksioneve të PD-hit që furnizojnë Berishën me të dhëna  " po zotrie .ta them unë tye .ju e dini që unë punoi me Dosje se i kam ato " Një karagjozllëk me brirë për adoleshentë që janë rritur me Vido e filma aksion .

Më e qarta fare .Nuk ka të bëjë as me spiunë as me të spiunuar , as me punë në administratë as me komunistë as me antikomunistë as me Ballistët e Albës . Ka të bëjë me ca të dhëna që janë nëpër ato që quhen Dosje .

Ligj .Pa asnjë Ekuivok e pa asnjë plotësim e shtesë

sejcili që kërkon të njihet me dosjen e tij kundrejt një shume të caktuar , nën kontroll administartiv , në ambiente të përcaktuara ti Vihet në dispozicion GJITHSHKA që lidhet me të . Kundërshtimi në bazë të kërkesës me shkrim nga Interesuari apo fshehja e të dhënave Dënohet me ...Vjet Burgim dhe Gjobë !

Ligj .Të gjithë denoncimet individuale në gjykata që përmbajnë argumente në  shkelje e tejkalinit të normave Ligjore e Morale etj , të meren vendimet përkatëse për tu përjashtuar apo mbajtur në punë , në ADMINISTRATË Shtetërore , Shtyp e Media TV .

Të tjerat janë thashetheme ,janë kurvëri mendimesh . Ose kush do e përjashtoj partinë e baraztundurve të Xhiboles ta fomojë me spiunë Shiku smiley ,çfarë i  duhet Tirana Fore vër vër vër vërit se kë ka spiunuar LefTKopeja ?

 

.te flasem ne sens te teorise nese legalizohet droga ne ardhmen cdo i survejuar per trafik droge do te kete te drejten te shikoje dosjen e tij dhe te mesoje emrin e informantit?

Halk llaf dhe shenja e pare qe "e ke mbledhe barkun"smiley

Po te jesh e bindur pavaresisht se nuk mund ta deklarosh , jo vetem ti , kjo e ka zanafillen tek Hipokritet e  Mashtruesit qe e ngriten ne sistem "se diktatura zotrie " prej se ciles jane zene si miu ne cark e nuk dalin dot .

Shikoni ku jemi , pavaresisht nga Pordhet Hipokrite ( asht lodh populli me denime ) te sali Qenefit . Nje Lulzim i papare Krimi e Korrupsioni , Banda Hajdutesh me tesera Politike , rrugace ordinere te te gjitha kategorive ne krye te Shtetit , Mburravece , Dllkauke e te Paafte . Nje Shtet MUTI nga  produkti Burr- Mutit te Shtetit Sali Intriganti -  Dhe mbi te gjitha nje Popull te corientuar qe akoma nuk e ka kuptuar perse i Vjedhin pasurine 50 vjecare dhe nuk shperblejne ate vet qe e krijoi (rishperndarjen e pasurise) por krijojne shtresa artificiale qe Akoma vazhdojne  i trumbetojne e shperblejne sikur kane bere Namin per Shqiperi si A.Zogu e Kriminelet e  Luftes.

Eshte bere M.Mullar dhe kane 25 vjet qe e vjedhin ne emer  te njerzve qe me te vertete shoqerise i takonte te ishte "mjek " per vuajtjet . Kesaj si i behet ?

Tani duan ti rifusin ne sherre e ti rimashtrojne sikur fiton ndonje gje Populli me Hapje Dosjesh smiley pa saktesuar asgje pervec pordheve

projekti Gjerman e projekti  Mesiles .

Ska mbetur me gje interesante neper arkiva. Kane patur kohe ata ti zhdukin si gjurmet ashtu dhe krime me te shemtuara. Edhe vete personat qe mund te deshmojne po plaken dhe po vdesin njeri mbas tjetrit.

Shume shpejt do mbeten vetem fjalet dhe kujtimet e atyre qe i kane vuajtur ne kurriz.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).