Rritja e çmimeve të konsumit në muajin nëntor ndikoi në rritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit e për pasojë, ndryshimi vjetor ishte 1.7 %, nga 1.0% që ishte në 2013-ën.

Në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit ndikuan rritja e ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,84 pikë përqindje, për grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 pikë përqindje, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje. Edhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me +0,16 dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,15 pikë përqindje. Me rënie rezultuan çmimet e grupit “Shëndeti” me – 0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.

Krahasuar me muajin nëntor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shërbimi arsimor” me 11,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” me 3,6 %.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën 2,1 %, ku dallojnë çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet”, që janë rritur 10,0 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,4 %, “qumësht, djathë e vezë” me 3,2 %, “peshk” me 2,3 %, etj.

Çmimet e nëngrupeve “vajra dhe yndyrna” u ulën 7,4 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, “sheqer e ëmbëlsira” me 1,9 % etj. Por ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,3 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është -0,2 %. Krahasuar me muajin tetor, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 % ku mund të veçohet rritja e çmimit të duhanit 4,1 %.

Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %.

Gjatë muajit nëntor çmimet e grupit “Transport” u ulën 0,4 %, ku çmimet e benzinës u ulën me 2,1% dhe eurodiezelit 1,5 %.

7 Komente

Tendenca, nuk me duket keq apo shqetesuese, çdo gje po shkon normalisht, ngritje dhe ulje te lehta, oshilacionet jane shmangur, gje qe tregon se tregu ruan parametra normale. 

mos beso statistika qe si ke manipulu vetsmiley

e ka then dikush me par po sme kujtohet emri

smiley

Por ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,3 %.

Ja kjo eshte qeveria e popullit, qeveria qe mendon per shtresen e varfer. Bravo!

Di gje ti, behet fjale per shendetin publik (ate qe qeveria e jep falas duke e paguar me parate e taksapaguesve => qe i bi te mos jete falas!) apo per ate privatin? Apo per privatin qe me skemen e re korruptive po merr para nga te taksapaguesve (e qe si pasoje nuk quhet gje ulje, meqe "subvencionet" ndaj spitaleve private jane tek e fundit para te taksave e keshtu te qytetareve!)?

Behet fjale per cmimet e barnave kryesisht. Une psh, ne kohe te dulles, me fal te salukut shpenzoja 2,100 leke ilace ne muaj per mbajtjen konstante te tensionit te gjakut. Sot, po te njejtin ilac dhe po te njejten doze shpenzoj vetem 1440 leke ne muaj, ose kursej 660 leke te barabarta me 1 kg mish vici me kocka. Pale telefonia e levizeshme: ne kohen e dulles, me fal te salukut harxhoja mesatarisht rreth 3000 leke per telefonin mobile, ndersa sot vetem 1,000 leke dhe nuk arrij te konsumoj te gjitha minutat, GB dhe sms qe me vihen ne dispozicion. Pra kursej rreth 2,000 leke ne muaj e barbarte me nje peshk te eger Levrek te cilesise se pare me peshe 1.2 ose 1.3 kg. Bravo qeveria.

Ah se harova me te thone qe ka rreth 4 muaj qe fatura e energjise elektrike nuk i kalon te 300 kw/oret, nderkohe qe me pare mesatarja ka qene diku tek 500 kw/ore (kuptohet ne dimer shkonte edhe 650-700 kw) dhe nuk eshte se kam hequr ndonje aparature qe funksionon me energji elektrike. Sic duket qeveria e sotme me faturon aq sa konsumoj ne fakt, ndersa hadutet e salukut jane hequr/pushuar. Me kete rast une kursej rreth 3,500 leke ne muaj ose e barabarte me 3 shishe vere Chianti qe i shojoj ne fundjave sebashku me gruan dhe peshkun e eger ose mishin e vicit. Te me falesh nuk eshte propagande por realitet qe po e shijoj dita dites sa me shume qe rritet lufta ndaj korupsionit. Nuk eshte faji im qe kam qelluar nga krahu i njerezve te ndershem, thjesht jam me fat qe po me drejton nje qeveri e pergjegjeshme.

eshte ul cmimi i vajrave dhe yndyrnave smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).