Të gjitha familjet shqiptare, të cilat kanë fatura të pashlyera të energjisë elektrike dhe janë prej vitesh debitore, do të kenë ulje deri në 80 % të kamatëvonesave nëse i shlyejnë këto fatura të prapambetura deri më 1 Mars të vitit 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ishte ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, i bëri publik për herë të parë këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 Dhjetori.  Gjiknuri tha se në rast se familjet në nevojë nuk kanë mundësi të paguajnë të gjitha borxhet në total bashkë me kamatvonesë, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë pagesat e prapambetura me anë të kësteve duke filluar nga 2500 lekë në muaj.

Sakaq, sipas vendimit të OSHEE, familjeve me ndihmë ekonomike, do t’u krijohet mundësia për të paguar këste më të vogla duke nisur nga 10 mijë lekë në muaj. 

Por nga ana tjetër, ministri u shpreh i qartë kur tha se për biznesin nuk do të ketë asnjë tolerim përballë faturave të pashlyera të energjisë elektrike. Sipas Gjiknurit, me këto mundësi që i jepen konsumatorit familjarë të energjisë, synohet që për 2 vite të mos ketë më debitorë.

Deklarata erdhi ndërsa ministri inspektoi aksionin e OSHEE kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Vendim i Këshillit Mbikqyrës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)
Në mbledhjen e tij të datës 26 nentor, Këshilli Mbikqyrës i OSHEE-së mori në shqyrtim propozimin e ardhur nga Shoqëria OSHEE sh.a, lidhur me kushtet lehtësuese që do të zbatohen ndaj konsumatorëve familjarë të cilët ekzekutojnë  detyrimet e prapambetura nga vitet e kaluara.

Duke shqyrtuar me kujdes këtë propozim, duke marrë në konsideratë nivelin e të ardhurave mesatare të familjeve shqiptare dhe gjendjen e tyre sociale, Këshilli vendosi sa më poshtë:

  • Të gjithë konsumatorëve familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë vonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi.
  • Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, Shoqëria nuk do të llogarisë më kamatë vonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.
  • Shoqëria do të marrë masa që të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2,500 lekë në muaj.
  • Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1,000 lekë në muaj.
  • Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike, të cilët  bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), Shoqëria OSHEE sh.a do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në nivelin prej 80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatëvonesa. Kjo mundësi pagese do të jetë e vlefshme deri në datën 1 Mars 2015.
  • Kushtet e mësipërme nuk do të aplikohen nëse konsumatorët familjarë, nuk respektojnë detyrimet sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shoqërinë OSHEE sh.a. Në këtë rast, ndaj këtyre konsumatorëve do të aplikohen detyrimet e parashikuara në kontratën e furnizimit, përfshirë edhe përllogaritjen e kamatë vonesës.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 01.12.2014.

41 Komente

Duket qe qeveria eshte per shtetin social, ku shtresat ne nevoje do te mbrohen me precedence nga shteti. Mesiguri qe kjo eshte qeveria qe prisnin edhe perendimoret. Qeveri reformash, lufte pa kompromis korupsionit, dhe mbrojtje sociale per nevojtaret. Pa dyshim qe perendimi do ta ndihmoje qeverine te kaperceje me sukses pengesat qe me se shumti i ka shaktuar qeverisja e papergjegjeshme e saluk birishes, frymorit lapanjoz qe ngeli shpellar i pandryshuar qe nga koha e pellazgeve. 

Beluli; 1) Keni thene se pushtimet ushtarake, jane zevendesuar me pushtimet ekonomike. Si realizohet kjo?

Pergjigje 1) Kjo realizohet pa shkrehur as edhe nje pushke. Dikur, vendet e pasura, per te marre lendet e para, detyroheshin te pushtonin, te vendosnin qeveri kukulla, marioneta ne interes te tyre, ndersa sot nuk ka nevoje per trupa ushtarake. Perdoret korruptimi i zyrtarve, bisedimet gjoja si miq, ndihma, mbeshtetje politike, mbeshtetje asistuese, ku per çudi kjo asistence nuk rezulton ne shtytjen tej te ekonomise por ne tkurrjen e saj. Ekonomia fillon e mbyllet, nderrmarje te ndryshme falimentojne, nderpritet subvencionimi per shum aktivitete, kerkohet ndihma e huaj, biles ofrohet kjo ndihme, se kapitali i huaj perendimor, ka me teprice kapitale te fjetura qe rizgjohen kur shifet nje treg i ri per investime.

Praktika e ketyre viteve, besoj se e ka treguar kete qe them une. Shifni levizjet e kapitalit, dhe do bindeni per kete. Luftrat pushtuese sa vijne e paksohen, se pushtimi sot realizohet nepermjet posedimit te aseteve te atij produkti, firme, vendi, nepermjet kapitalit tend. Ndersa lufterat lokale do mbeten gjithmon, per shum arsye.

Edison, je qe je ne Shqiperi, shif te lutem per ndonje gazete, mase e boton kete Intervisten. Ke nje shishe vere te vjeter. 

Pjer do mundohem.
Nje pyetje ne lidhje me pushtimin ekonomik.
A po hapen dosjet me urdher te perendimoreve per tu perdorur si forme presioni, ne bashkpunim me kokat e politikes, kunder politikaneve te tjere (dhe jo vetem politikaneve) nese kta te fundit ju pengojne planet e tyre?

Edhe nje tjeter Premtim i mbajtur nga #rilindje!

Sju da 20 perqinshi i famshem

do te vij dita dhe partizanet e rinj do ta çlirojne nga skllaveria e kapitalit. kjo ide del nga komentet e asaj faqes. 

Varferia eshte e papranueshme ne keto 23 vjet demoraci, ne nje vend qe ka hy ne Nato, por edhe me vjedhje nuk mund te dilet nga situata, dmth vjedhja nuk duhet te perligjet, sic po e perligjin politikanet e PD, te majtet ne pushtet e gjeten varferine kemb kryq, dhe nuk e sollen ne pushtet !

Politikanet ne shqiperi, nuk jane aty t`ja hedhin njeri tjeterin fajin, por jane pikerisht per te nxjerr vendin dhe familjet e varfera si kjo e kesaj 17 vjecares, nga varferia ,ne menyre qe te mos vjedhin.

Kjo vodhi per buken e gojes, po ish Guvernatori i Fullani vene nga PD, per buken e gojes vodhi miliona nga Banka e Shtetit ?

Kur degjon keto zedhenest e partive politike  te lyer dhe te picpillosura, qe flasin per varferine  politikisht, ne emeri te varferise dhe kundra akteve te qeverise se re, te vje per te vjedh !

nuk po vjedh NJERI, or ti i partise. normalisht dritat dhe uji duhet te jene FALAS ne shqiperi, se nuk ja beri njeri prone shtetit qe te fitoje para nga keto. jane pasuri E VENDIT dhe jo e shtetit.

Tani ti po komunikon me mua si ne nje telefon i prish, qe nuk degjon ose kupton se per cfare po behet fjale, dhe kur thua qe ne shqiperi ,dritat dhe telefoni duhet te jene falas, krahas pastaj konceptit te shetit dhe prones, qe ke ti , me jep te kuptoj qe je nje ..nga ato te dyja te gomarit , qe i ka nen vete ! smiley

po me tregonte njeri nje histori nga shqipria . nje bari i fut delet te toka e dikujt. i thote ky "ku i fut delet or mik, eshte toka ime. i pergjigjet bariu : kush ta beri token ty, tenden ? 

 

po shteti prandaj asht or ti shoq,me administru pronat e venit, se pronar nuk ka si me qan, ne kuptimin keto jane te shtetit e keto qenkan te venit.

ka ca dite, ne france i bene lufte shtetit, sepse donte te ndertonte diku (bretagne, krahine nacionaliste nga veri-perendimi, me flamur dhe gjuhe te veten akoma sot) nje dige si ato te cilat perdorin hidroçentralet tona. 

ne perleshje u vra nje i ri, nga forcat policore, dhe shteti hoqi dore per momentin nga diga. 

qe thu ti, shteti nuk e ka problem te shkoje diku, te hape, mbylle, rrafshoje, ngreje, male, kodra, fshatra, etj, duke u zene VENDIN te tjerve, dhe me vone ate qe fiton t'ja U SHESE me çmim te kripur po atyre qe u zuri vendin ku ata jetojne prej nates se shekujve. 

çfare dallimi ka shteti me turkun ose tjeter pushtues, ne kete aspekt ? 

dhe a e di se pse qeveria po ben perpjekje tek drita dhe uji ? sepse jane te vetmet mjete me te cilat mund te mbledhe LEK, per te mbajtur me rroge burokratet e saj, si ty shkodranin apo ate vllaun e me siperm. 

per ju eshte normal qe njerzit duhet te paguajne dhe bile shtrenjt energjine, edhe pse per t'u prodhuar atyre ja u morren vendin pa i demshperblyer ose pyetur hiç.

Pikerisht se mbyllet nje sy per njerez si Fullani apo Meta me ne krye te kuvendit qe ky femije nuk duhej te ishte perndjekur penalisht. Shume familje ne kushte te veshtira ekonomike po e vuajne jashte mase kete fushaten policore te shtetit nderkohe qe te fortit (individe dhe bizenese te lidhura me pushtetin) do qendrojne siper çdo ligji. Taxes are for the Poor after all...

 

normalisht dritat dhe uji duhet te jene FALAS ne shqiperi, se nuk ja beri njeri prone shtetit qe te fitoje para nga keto. jane pasuri E VENDIT dhe jo e shtetit.

vereni gjekundi kete ne ndonje kornize  

Tamom me e vone ne nje kornize te modhe me dicituren: debilleku nuk ka brirre!

Kur them une qe ai shkruan nga psikiatria, ju nuk besoni.

personalaisht i admiroj me shume personat qe shkruajne nga çmendina sesa ata qe shkrujne nga kina.

Po cfare pret nga nje psikopat

Bravo Rilindja !!!!!

dmth ata qe paguajne dritat rregullisht  jane trapat e budallenjt e radhes ?!

 

Po ky te pakten nuk po i fal si i fali ai debili para tij... ky po u thote qe ...jani e paguni, se ju ul vetem kamatvonesat e jo faturen or tie...

Si nuk e shave ate paraardhesin qe i fali me uje, me drita me taksa... po ne kurriz te te ashtuquajturve budalllenj...???

Jo rritjes së çmimit së energjisë, fal kamatat, pezullo faturat abuzive!

Pezullimin e pagesës së faturave, për të gjithë rastet për të cilat ka një ankimim si mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të këtyre faturave dhe mosndërprerjen e energjisë për qytetarët. Ngritjen e një sistemi verifikimi të shpejtë për të gjitha ankesat e akumuluara për këtë çështje, për t’i kthyer përgjigje në kohë qytetarëve dhe për të shmangur në kohë pagesat dhe akumulimin e faturave abuzive dhe kamatvonesave” ka kerkuar kryetari i PDse  Basha.  

...por i menjehershem ka qene reagimi i  Kryeministri Rama, i cili bëri të ditur se faturimet abuzime ndaj qytetarëve do të mbeten në fuqi dhe se qytetarët do të paguajnë qindarkë më qindrakë pavarësisht pamundësisë së tyre ekonomike, çdo faturë energjie qoftë kjo abuzive.

 administrata e pinjollev të Bllokut  po i gjobit dhe burgos  shqiptaret  njesoj si babalaret e tyre ne 44 smiley

 ja edhe ankesa:

Policia izoloi në qeli fëmijën 5 vjeç bashkë me të ëmën për energjinë. Reagon MPB

Një fëmijë vetëm 5-vjeç është mbajtur për një kohë relativisht të gjatë, së bashku me nënën e saj, në qelinë e izolimit të Komisariatit nr.3 në Tiranë, në shkelje të të gjitha konventave europiane për të drejtat e njeriut dhe fëmijëve.Izolimin e vogëlushes nga policia e ka deklaruar sot dhe ilustruar edhe me fotografi, Ervin Salianji, drejtor i Departamentit për të Drejtat e njeriut.

1

Vetem ne kete menyre brezat e rinj nuk do na lodhin veshet ne te ardhmen me thirrje zgjohu enver.

Kafshllek i madh! Nuk kisha degjuar ndonjehere per nje femije te mbyllet ne qeli paraburgimi. Nena duhet ta hedhe ne gjyq komisariatin per traumen qe me siguri ky akt ka shkaktuar te femija dhe te ajo vete. Ky eshte poshterim tejkaluar poshterimit! 

Hidhu te tema e Lubonjes apo te ajo e monumentit kushtuar viktimave te komunizmit per te pare cowboys-at ( smiley ) qe diskutojne per te mirat e Epokes. E trishte si katandiset mendja e njeriut se per regjimin e dine te gjithe çfare ishte. 

çdo epoke ka te mirat dhe te keqiat e veta. sa me shume i largohemi asaj, vetem te mirat i mbesin. te keqijat (qe jane vetem vuajtje njerzish) harrohen ose nuk lene gjurme.

E kuptove jardin pse lejohet te ndodhin makabritete te tilla? E ke pergjigjen te komenti me siper.

Tjetra lind dhe kalon pjesen me te mire se jetes ne internim vetem sepse kusheriria piu nje nate e tha "te na e rroje partia" kta mazokistet thone qe ska problem se vetem te mirat e sistemeve mbahen mend.

Ne te paguaj dritat njehere dhe jo ta vjedhe ate. Po kush eshte ajo nene qe e merr femijen ne komisariat me amon.

Sigurisht, se eshte nene me femije dhe pa burime me te cilat mund te paguaje dritat, nuk do te thote te vjedhe. Ama te trajtohet siç trajtoheshin njerezit ne feudalizem apo ne workhouses angleze sikur eshte e pamoralshme; per te mos thene e paligjshme. 

Tani, hamendesime mund te bejme ne pafundesi, por ne hapesiren qe na lejon Toka, nena nuk e le femijen vetem ne shtepi dhe policia nuk e ndan nenen nga i biri apo e bija, por ja qe t'i rrase brenda ne qeli qenka e pranueshme ne shekullin e XXI,ne Evrope dhe ne nje vend anetar te NATO-s. 

Un Jardin sur le nil: "Kafshllek i madh! Nuk kisha degjuar ndonjehere per nje femije te mbyllet ne qeli paraburgimi. "

E kupton ne c'nivel te ulet bini me sajesa te tilla? Gruaja ishte marre per pyetje ne drejtorine e policise, as qe kishte shkelur ne ndonje qeli, dhe vajza kishte ndenjur me policet teksa e ema merrej ne pyetje ne zyre, sepse ashtu kishte kembengulur e ema. Keto qe beni per te mbrojtur politikanet hajdute jane genjeshtra jane shume te uleta.

Te me falesh, por a mund te me tregosh ti nga Amerika ku gjendej ky ambient i pershtatshem ne komisarat? Nuk flitet per nje salle per femijet qe ne fakt çdo komisariat duhet te kete. ¨Per te mos fyer inteligjencen e publikut, nuk mendon se ministria duhet ta lere publikun te gjykoje vete nese ai ambient ishte i pershtatshem per nje femije pese vjeç? Pastaj, nese nena eshte e papergjegjshme, nuk eshte ne detyren e policise te arsyetoje dhe te evitoje vajtjen e femijes ne komisariat?

Kapoooo.. po Ervin Salinji -n na sjell si burim informacioni te besueshem ? Kete as ti vete nuk e beson.. 

 

 P.S : " Kush Punon gabon !" --Populli  

Kush Punon Gabon !  --Populli.

 

na galileo ma ke borxh nji:

 "Mos i shih dhunën po punën". Populli

Zemermiri po zemermire mbetet. Flm shtet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).