Rock, rep, hip-hop, dance, tango, tallava, turbofolk, muzikë e lehtë… të gjitha bashkë, shkartisur në një babilon shijesh që ekspozon mrekullisht çoroditjen tonë kulturore dhe estetike. Konferencierë që riprodhojne përmendësh dialogje qesharake të përcaktuara në skenar, duke bërë sikur po thuhen në spontanitet, batuta bajate që bëjnë të qeshë vetëm atë që i thotë, reklama që futen në mënyrën më të shëmtuar në skenar si pjesë intervistash për këngëtarët … Këngëtarë që qurraviten, të tjerë shesin tangërllëk, kalamaj të llastuar që shpenzojnë paratë e prindërve për t’i thënë botës që «unë ekzistoj», të tjerë që e shohin veten befas në zenit të vëmendjes publike dhe ndjejnë se kanë kapur qiellin me dorë… Idiotësia ishte në festë kombëtare këto tre netë!

Një festival për të gjithë dhe për gjithçka! Nuk ka rëndësi çfarë muzike apo çfarë teksti ke! Nuk ka rëndësi di apo nuk di të këndosh! Rëndësi ka të «performosh», pra të vraposh, çirresh, ulërasësh, zhvishesh sa më shumë! Kjo është mënyra sesi mund tërheqësh vëmendjen e audiencës. Eshtë një festival që, si rrallëkund, punohet vetëm për aspektin vizual, sepse muzika luhet nga regjia pas kuintave. Studiot e regjistrimit sot, mund të të bëjnë këngëtar edhe po të jesh shurdh-memec. Ti vetëm, kujdesu të luash gojën sikur po këndon dhe të tjerat bëji gjimnastikë!

Kudo ku ka pak kulturë në botë festivalet janë të profilizuar: festival jazz-i, festival rock-u, festival folku, festival i muzikës së lehtë etj. Normalisht, kjo është elementare nëse mendojmë se kemi të bëjmë me një garë. Të konkurosh dhe të vlerësohesh do të thotë të krahasohesh me të tjerët dhe kjo kërkon minimalisht që konkuruentët të prodhojnë gjëra të krahasueshme. Mbi ç’kritere krahasohet një këngë rock me një serenatë, këtë vetëm Ardit Gjebrea e di! Është njësoj si të vesh në një garë një skuadër futbolli me një grup alpinistësh dhe të gjykosh se kush është më i mirë.

Përtej kësaj, edhe vetë një event muzikor apo televiziv ka nevojë t’i drejtohet një audience të përcaktuar. Njerëzit nuk janë kope, por, nëse janë sadopak të kultivuar, funksionojnë si qenie që veçohen në grupe të ndryshme sociale e kulturore. Sidomos në muzikë, shijet kanë prirjen të klasifikohen në mënyrë shumë të hollë. Psh. brenda grupmoshave të njëjta, të rinj që ndajnë bashkë të njëjtin mjedis kulturor, të njëjtën mendësi e të njëjtin perceptim për botën, krijohen orientime kaq të ndryshme të shijes muzikore, sa nuk puqen bashkë në asgjë.

Nga kjo kuptojmë se shqiptarët funksionojnë ende si një turmë: të gjithë tok, të gjithë të hapur për të pëlqyer gjithçka! Kjo do të thotë se nuk kanë kultivuar asgjë. Kjo do të thotë se jemi ende popull pa kulturë dhe evente të tilla si këto, shpërfaqin brutalisht barbarinë e një mjedisi që fyen inteligjencën tonë, shijet tona estetike, nevojat tona kulturore, standardet tona etike.

Evente të tilla nuk kanë të qartë pikë së pari se cilit shikues i drejtohen. Në thelb ato i drejtohen pikërisht turmës, kategorisë sociale më të paformuar kulturalisht e intelektualisht, që në këtë vend përbën një shumicë dërrmuese. Ato pra i drejtohen shikuesit të trashë, që nuk merr vesh nga asgjë dhe mund të kënaqet me gjithçka. Ky ndoshta është suksesi i këtij festivali. Vetë standardi profesional i këngëve ruan këtë tipar të përbashkët: skarcitetin, – , ose siç i thonë në një gjuhë më të rafinuar: komercialitetin. Kjo është e vetmja gjë që mund t’i bëjë bashkë të gjithë njerëzit, çdo qenie vanitoze që popullon këtë shkretëtirë kulturore ku jetojmë.

Deri këtu jemi OK. Eshtë e kuptueshme që në këtë vend të ketë kopukë që ua shesin njerëzve sapunin për djathë. Por ajo që nuk mund të pranohet është se, në këtë përçudnim profesional, intelektual, etik e kulturor, përfshihen edhe njerëz që pretendohet se u përkasin elitave. Një armatë të ftuarish, politikanë, artistë, intelektualë etj, kollarisin prezencën e tyre në sallë si konsumatorë VIP-ë të kësaj shpifësie. Të gjithë duket se e kanë pranuar këtë degradim kulturor me pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht nga statusi social që pretendojnë. Shfaqen para kamerave duke ndjekur me vëmendje e seriozitet një batërdi shpërdorimi të tingullit dhe një degradim ordiner të mesazhit artistik, ku të paktën dy këngë ishin vetëm për Selfie-t.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që përballë një publiku, jopak të kollarisur, ku prezent është edhe vetë Presidenti i Republikës, të këndohet turbofolk, tallava, hip-hop apo edhe porno-muzic me këngëtarë e balerinë që ofrojnë striptizë falas për zengjinë e fukarenj, pa dallim feje, krahine, ideje. Fatkeqësia në këtë vend është se vulgariteti pozon me petka elitare dhe pranohet tashmë kudo si normë. Ai futet nëpërmjet ekranit në çdo shtëpi, duke duke shantazhuar sqimën tonë, e duke vulgarizuar me dhunë shijet tona e principet tona etiko-estetike.

*marrë nga: postbllok.com

22 Komente

Min. e Kultures nderhyn dot ketu? Cfare aktiviteti eshte kenga magjike ? Nese nisma si keto jane individuale dhe me fonde te kufizuara, keto gjera do kemi. Elita kulturore dhe intelektuale e vendit te identifikohet, unifikohet dhe te centralizoje ne duart e saj pushtetin kulturor (dhe jo vetem ate) permbi turmen, e ben dot ajo kete*?

* 'The man who shot Liberty Vallance'  (meqe sot ne tv schedule)

Ne vend qe te shohi anen pozitive e te thote shyqyr po sheh poplli shal byth e cic badjava se ka vujt me dorjana per 50 vjet me sillet mu si papa. Ik ne kandahar mër kaqol, shqipria eshte evrope. 

Ja morrsha tligat bleos. Shale? Ka. Cic? Kaaa. Sum? Ehhhh. Do thush ti po ti kishte te gjitha do ishte si sofia vergara. Dakort dakort..

E keni vone re qe shqiptaret nervozohen shume kur perzihen stilet? 

Dune rokerroll? E dune te paster! 

Dune muzike qytetare? E dune pa katunarllik! 

Dune hevimetell? E dune t'eger fare! 

Gjonat e perzime ja heqin petllen shqipos! smiley

Ej, po ky sqimllik e ka majt popullin shqiptar ne shekuj.

 "Idiotësia ishte në festë kombëtare këto tre netë!" - kaq mjafton per te perkufizuar ate shfaqje te shpifur. "Kengetaret" tane ne shumice derrmuese kane nje nivel te ulet intelektual. Nuk ke c'pret kur edhe gjysem burra inteligjente si Gjebrea ne perpjekje per te te krijuar sensacion kalojne cdo kufi karlliku. Lek i madh pa hesap i hedhur ne lume.

Ky robi qe e ka shkruajtur ket ngjan si shume plak nga toni qe perdor. 

Pse shani ata qe bejne dicka ndryshe? Po nuk te pelqeu, fike. Ne Shqiperi ka vende ku mund te degjosh muzike qe s'te pelqen. Do rrok? Shko te blloku. Do jazz? Shko te Heminguei. Do muzike tjeter? Gjeje ne internet. 

Vetem per te kritikuar dine. Gjithe bota ka muzike pop, se ai i pelqen masave. Po ka dhe muzike tjeter, kshuqe kenaqu me ate tjetren.

Si eshte ajo shprehja. Ata qe munden, bejne. Ata qe nuk munden, kritikojne.

\m/

po pse bohen kaq cheap, mor burre i dheut! smiley

me pipon??? 

po Ana !! E sapo dale nga facelift-i i 13-te (prova), direkt e ke Jari ! smiley

i terhiqka dera e presidences shqiptare kto te faceliftumet  smiley  (mos u trem, t'paralajmerova)

Amà ka dhe qe kane vdek te bukra, yje te reja, dhe... yje te vjetra ! (por ato nuk e kon pa deren e presidences shqiptare, kjo duhet te jete arsyja!)

 

Tashi, per mendimin tim, sa me shume festivale te organizohen , sa me shume artiste te marrin pjese e te promovohen, aq me mire. Festivalet jane spektakle qe fitojne goxha vemendje nga publiku, keshtu qe edhe prurjet e reja kane me shume shance qe te njihen dhe te pelqehen permes tyre, plus faktori konkurence gjithashtu ndikon deri diku ne seriozitetin qe e marrin kengetaret kengen me te cilen do te perfaqesohen.

Kete vit s'pata mundesine ta ndjek festivalin e Kenges Magjike, por me c'kam degjuar neper internet publiku mbeti disi i zhgenjyer nga fitorja e Aurela Gaces, me shume u kish pelqyer kenga e Rosela Gjylbegut dhe ajo e Vedat Ademajt.

Personalisht do kisha dashur te fitonte kenga e Kejsi Toles, m'u duk e realizuar mire (pavaresisht se krahasimet 'oqean' dhe 'iceberg' ne tekst nuk ishin te gjetura), si dhe i do t'i shkonte cmimi i pare nisur nga natyra triumfatore e kenges qe e vecon pak nga te tjerat.

Nje nga kenget qe me pelqeu shume ishte kjo e cunave klasike, sa te miiiire, njeri me i pafajshem se tjetri!

Me pelqyen gjithashtu Alar Band dhe Renisi, si dhe vecoj vetem refrenin e kesaj; sikur te gjitha pjeset e tjera te kenges te kishin ecur ne nje linje me refrenin do kishte dale nje kenge vertet e mire.

Pyes veten ( dhe tjeret sigurisht), nese vulgariteti nuk do pozonte me petka elitare, a do ta injoronte autori aq sa per te mos shkruar nje tirade kunder kesaj kulture muzikore?

Mbase nuk duhej ndaluar te principet etiko-estetike por te trajtonte edhe socio-estetiken qe mundohet ta justifikoje nepermjet te pares ne menyre te pasinqerte dhe jo impenjative. 

Kerkohet nji liste me kenge dushi

smiley 

kot per kurjozitet do e provoj iher

.

konkurrenca dhe festivalet me cmime sme kane pelqyer asnjehere, dhe mendoj qe duhet te egxistojne vetem per te nxjerre artiste te rinj ne jete....eshte shume veshtire te vleresosh artin sidomos ne cmime te pare te dyte apo te trete....pasi asnjehre nuk eshte vleresim objektiv.....po te shikosh e degjosh jashte shqiperie kengetare apo grupe te medhenj kurre nuk nuk konkurojne sidoms ne stage....eshte e pamundur...e vetmja konkurrence ndodh ne nr e fansave dhe shitjeve.....

....une nuk e pashe kengen magjike, dhe nuk me erdhi dhe aq keq pasi ketu ne usa duke pare tv shqip me familjen te shumten e rasteve jam ndjere keq pasi ne cdo emision ka dicka me pulle te kuqe qe me ve ne siklet para femijeve e familjes...

....edhe festivalet apo sanremo apo euro...me kane lene gjithmone shije jo aprovuese.....shpesh degjon apo lexon ne site te ndryshme kush eshte grupi me i mire ne bote ever, apo kitaristi apo kengetari....apo edhe kenga.....eshte e pamundur te gjesh rezultatin.....sic tha edhe me siper, eshte veshtire te krahasosh futbollin me alpinizem smiley
 

Nuk e di çfare do te thonte z. Mertiri mbi muziken Jazz  sikur te jetonte ne Ameriken e  mid-shekullit te kaluar. Me siguri, do te belbezonte fjalet e mesuara permendsh ne meshe per te shprehur revoltim qe masat, deri edhe presidentet po e degjojne e po identiikohen kulturalisht me te. Mbase do te ishte e padrejte ta vendosnim ne mes e jo ne fund te atij shekulli ku mund te ishte deshmitar i nje reversim tendencash: nje elite amerikane dhe evropiane qe e 'adopton' kete zhaner tashme te tejkonsumuar nga masat. 

Nese autori nuk fle mire naten nga shqetesimet qe i shkakton muzika e Bleones apo e dikujt tjeter, mbase t'i jape fund deshperimit te tij e ta lexoje veten e intelektuale tjere si veten pasi jane edhe me mbrapa me boten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).