Sipas FMN, GDP e Kinës e shprehur me paritetin e fuqisë blerëse duhet ta kalojë këtë vit GDP e SHBA. Kjo është tashmë zyrtare: Kina është fuqia e parë ekonomike e botës. Kjo është  raportuar nga site amerikan informacioni financiar, i cili i referohet të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të botuara në  muajin tetor.

Nga raporti dalin këto shifra: në vitin 2014, Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) kinez i shprehur në barazinë e fuqisë blerëse (BFB ) duhet të jetë 17 632 miljard dollarë; ndërsa ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “veçse” 17 416 miljardë. Vitin e kaluar, këto të fundit regjistronin ende një avantazh të lehtë mbi Pekinin.

Sipas MarketWatch, ky klasifikim i ri pasqyron fare mirë një tendencë afatgjatë të zhvillimit industrial të Kinës në sajë të një modifikimi të kohëve të fundit të llogaritjes së GDP së Kinës nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo reformë shpuri në integrimin e më shumë aktiviteteve në pasurinë kombëtare, dhe kështu i fryu pak më tepër ato – një efekt që e eksperimentoi Franca këtë vit.

Pra Kina ngjitet në shkallën e parë të podiumit. E bën të besueshme këtë parashikimet e FMN. Por a është kjo situatë me të vërtetë e re? Të analizojmë GDP në çmime konstante  (domethënë e korrigjuar nga efektet e inflacionit): në bazë të kësaj llogarie, Pekini qysh në vitin  2011 e ka shoqëruar në termat e pasurisë kombëtare.

MarketWatch konsideron se është më e sigurt që të shprehet GDP me paritetin e fuqisë blerëse. Dhe për këtë ka arsye të mira. Në fakt si mund të gjejmë një referencë të përbashkët për të shprehur pasurinë e vendeve që ndryshojnë jo vetëm nga monedha, por gjithashtu nga nivelet e tyre të jetesës? Ka një zgjidhje për këtë që gjthshka të konvertohet në të njëjtën valutë të huaj, për shembulll dollarin.

Por në këtë rast rezultatet rezultojnë nga një modifikimi i kursit të këmbimit. Në këtë rast dollari nuk ka domosdo të njëjtën vlerë përdorimi sipas vëndeve. Dhe konkretisht kjo lejon të blihen më shumë gjëra në Kinë se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Llogaritja e bërë për barazinë e fuqisë blerëse është një përgjigje për këtë problem. Ajo konsiston në atë që të mos përdoren kurset e këmbimit zyrtar për të konvertuar monedhat midis tyre, por të matet fuqia e tyre e blerjes në raport me një shportë produktesh.

Për shëmbull nëqoftëse një shishe ujë kushton 4 dollarë në Amerikë dhe 2 jen në Kinë, kursi i këmbimit themelor është 1 jen për 2 dollarë. Ky kurs është përzgjedhur për të shprehur GDP e Kinës në monedhën amerikane. Gjithsesi në praktikë “shportat” e përzgjedhura nga institucionet ndërkombëtare përfshijnë më tepër se 3000 artikuj konsumi dhe shërbime. Merret kështu një indikator relativisht konkret, një medalje ari më tepër për Kinën në fushën ekonomike. Gjithsesi mbetet një kategori në të cilën Pekini do të qëndrojë për një kohë të gjatë  mbrapa: në GDP (Barazinë e fuqisë blerëse (BFB) për banorë. Në këtë klasifikim në vitin 2013, për arsye të popullsisë së saj të madhe Kina zinte vëndin e 89-të, midis ishujve Maldive dhe Jordanisë.

 

L’ Express
Pergatiti: Sali Metani bota.al

300 Komente

Kujdes kur rekomandoni suksese te pative Komuniste !!! Fundja cu kuptua qe jemi antikomuniste ? Shoqja Gjembi c'mejtim ka ? Pervec Xhiboles qe mund te ketë nje mejtim rreshqites të mëndjes midis Ngjales dhe asaj qe ha ngjalen ose  ...Vidrës smiley

Konfucius albanez u shpeh dikur: " nalt e ma nalt hyp e majen mos mrritsh"

 

p.s.bazohet ne nje ngjarje te vertet ne Shqiperin e viteve 30

 

 

"mos t'hyp vedi n'qejft", ka thene dikush me heret smiley

Ne baze te GDP/PBB/PKB , Kina pritej t'ia kalonte Amerikes, mirpo ne baze te fuqise blerse per 1 dite pune, punonjesi amerikan blen te pakten 5 deri ne 10 here me shume produkte, megjithse ne Kine çmimet jane me te lira per te njejtin produkt. 

smiley

Cfare produktesh? Sepse po qe per produkte vendase, eshte njesoj. Po qe per import, eshte ceshtje manipulimi monedhe pastaj. Them se menyra me e mire per te krahasuar mireqenien eshte te shohesh se sa perqind e rroges mesatare iken per qira, ushqim, transport, etj, e sa mbetet. Nese nje kinez arrin qe me nje rroge mesatare te beje te njejtat gje qe mund te beje nje amerikan mesatar brenda vendit te tij, edhe pse njeri paguhet 2000 dollare e tjetri 500 dollare, atehere jane njesoj. 

Ajo dihet qe jane njesoj. Prandaj Kinezet nuk fshihen neper kontejnera per te ardhur ne Amerike.

P.S. a ka ndonje fushe qe ti nuk ke njohuri? Shume shpejt do duhen te shpiken fusha te reja per te plotesuar dijet e tua smiley

 

z Pjer më i vëmëndshëm mendoj , ndaj ndërhyrjeve të shokëve , se shpesh jeni ankuar që nuk ka mendim ekonomik tek Hamejt ose dokerët në Platformat e Portit Durrësit për të ulur- ngritur Kontenierët , ose ca gjëra Ju i zbusni me " dashje " dhe i kaloni pa kritikë  për hir të afeksioneve që keni .Them se kjo e dëmton mendimin ekonomik të PPU dhe me të drejtë njerzit Habiten si për Kontenierët ..

përse dështoi Bursa ?

Gjëmbi foli qartë më duket smiley

nese Koha/Energjia qe investon kinezi dhe Amerikani jan identike, athere jam dakort me krahasimin tend.

smileyke fakte per Kohen vjetore te punes ne Kine dhe ne amerike?

 

Pse e the kete o pjer. Idrisi sapo kishte bere gati valixhet e do nisej per kine. Si ua prish lumturine te tjereve keshtu.

Ne ekemi parashikuar me sh Enver ."Plani Kinës .." por Kina na e lliu parashikimin  se ne kishim vitin 2020 në llogari.

Punoni më shumë për të  ardhmen e kalamajve kudo në Botën ( pas të tretës ) ..tha kryetari Mao !

Më kanë thënë që Kinezët , kanë dhe një të ngarkuar tek PPU  që mbledh vrejtjet nga sh Gjëmbi , si edukatore e fëmijve të xgjuar nga Natyra smiley  .Sa është e vërtetë koha do ta tregojë !

Kinezet prodhojne por kane mangesi ne marketing dhe ne mbeshtetje teknike per mallrat e tyre. Kam 2 jave qe perpiqem te bind Kydera te fuse nje program per gps tracking ne paketen e tyre dhe nuk bejne dot gje. Produktin e kan ok, cmim te arsyeshem por sot ka me rendesi software sesa hardware. Prandaj dhe shumicen e celulareve i prodhon kina por sistemin operativ e ka usa.

po eshte i njejti lajm mer avdall. Do qe t'perseris prape ca kam thene? Biles, ket here, nji pjese e mire i kushtohet pikerisht menyres si eshte arrit ne ket konkluzion. Pse nuk iken amerikani e evropiani me jetu ne Kine fjala vjen po ndodh e kunderta? se per te jetu, jeton edhe nji qe fle ne nji shpi per te pastrehet, dikush ne amerike paguan 50% te rroges per qerane, ai paguan 0%, ky ne amerike le gjysmen tjeter te pareve per te pagu makine, ushqim e sigurim, ai qe fle rrugeve paguan ushqim me ate ca lyp ose paguhet. E ca pastaj?

Kina eshte shume e madhe ne popullsi dhe sigurisht qe ka dhjetera miliona qe s'jane mire ekonomikisht e qe duan te ikin, dhe sigurisht qe individi ne Kine ende s'eshte me mire se ne perendim. Por si qeveri, qeveria kineze eshte me e fuqishme financiarisht (por edhe per qendrueshmeri, per shkak te mungeses se kundershtareve te brendshem) se cdo qeveri tjeter ne bote. Edhe per individin, ekonomia e Kines eshte ne ndertim e siper si ne asnje vend tjeter, dhe ka me shume mundesi se cdo vend tjeter qe ta beje individin t'i arrije te gjitha standardet shume shpejt. Pervecse i ka bere balle manipulimet perendimor te vleres se monedhes, sic po ia bejne Rusise, Kina ka krijuar lidhje te jashtme tregtare qe po rezultojne qe tani me te fuqishme se ato te perendimit, dhe qe shume shpejt do te jene edhe me te fuqishme, pasi Kina ofron sherbime tregtare dhe ndihma pa hesaj ne kembim te burimeve natyrore ne vende ku kompanite perendimore kane frike te shkelin, dhe te gjitha keto vende jane ne rritje e siper. Qe nga Amerika latine, Europa lindore, azia e deri tek afrika. Shif Ali Baben dhe dhjetera faqe te tjera si ajo. Fuqine ia jep klientela ne vende si ku faqet perendimore nuk ofrojne sherbim. Me rritjen e ekonomise ne keto vende, fuqia blerese do te behet e njejte si ne perendim dhe sigurisht qe Kina do te kete perparesi.

O ekonomisto, po te mos ishte tregu perendimor qe blen mallrat Kineze (ne fakt e krijoi industrine e Kines), kush do ja bleje mallin Kines socialiste?

Nuk po flas per mallrat perendimore qe prodhohen ne kine per te shfrytezuar krahun e lire te punes, Gjembo. Flas per produktet dhe sherbimet qe ofron Kina, si dhe politikat e jashtme te Kines qe s'jane te gabuara si te Rusise. Kina ka dhene ne Afrike me shume se c'kane dhene perendimoret, ka krijuar lidhje me te forta. Afrika s'do te jete gjithnje e varfer. Po ashtu dhe me Azine, me Europen lindore, me Ameriken latine, etj... Ti s'meriton pergjigje, por quaje si nderim kete nga ana ime per faktin qe me lexon me aq zell. Ti dhe bredharaku jeni fansat me te mire ne bote.

Shume mire ben Amerika qe nuk trembet. smiley Nderkohe Kina vazhdon te investoje me shume se te gjithe ne te gjithe boten. Eshte investuesi nr.1 ne Afrike dhe Afrika eshte vetem nje perqindje e vogel e totalit te investimeve te Kines. 

http://www.brookings.edu/research/papers...

tani ti s'je as amerikon, as kinez. As nuk jeton ne kine, as ne amerike. Ca leshin te hyn ty ne xhep se kush eshte 1 dhe kush eshte 2? apo pa bekimin tat nuk vendoset kjo puna e renditjes?

Sa qef kam kur nis te pergjigjesh normalisht nja dy komente pastaj ngel si tuhaf e s'ke ca thua. smiley Mbetesh fansi me i mire ne bote, bashke me gjembin.

Ne qofte se ka faqe qe genjen me shume dhe mallin jashte cilesie dhe qe ta sjelle tjeter per tjeter ajo eshte Alibaba. Mashtrues ordiner

Shiko perqindjen e vleresimit te shitesit, mos shiko alibaben. Nese shitesi ka 50%, mos bli. Nese ka 98% e siper, bli. Kaq e thjeshte eshte. Tjetra, nese shitesi thote 100 dollare samsung s5 me gjithe poste, budallai je ti. lol Kjo ndodh dhe ne e-bay. Kishte shitur tjetri foto te xbox-it si x-box. 

Fakti eshte qe Alibaba sapo doli ne burse dhe eshte me e madhe dhe me e vlefshme se E-bay e amazon bashke.

Realitet paralel kjo fuqia e pare ekonomike ne bote dhe 25%-i i perhershem i kinezeve ne klase n'Hamerik.

Prit prit se 還沒有看到任何跡象, tha kinezi.smiley

Të krahasosh ekonomine e Kines me ate të USA nuk bën fort sens, po të kemi parasysh diferencen midis numrit të popullsise se dy vendeve dhe historite krejt të ndryshme të tyre në shek XX.

I vetmi krahasim me vend do ish ai me Indine (numer pothuaj i njejte i popullsise dhe histori pak a shume é ngjashme në keto 100 vitet e fundit : dy vende qe dolen nga mesjeta, pas nje periudhe te gjate kolonizimi ose pushtimi). Por qe më pas u angazhuan në dy rruge të ndryshme.

Sot në 2015-n, të dy vendet perseri jane rigjetur krah më krah në autostraden é kapitalizmit: të dyja aplikojne ekonomi liberale tregu.

É megjithate, me gjithe keto ngjashmeri, shifrat thone:

GDP për 2014:

Kina : 17 632 miljard $

India :  7 277 miljard $

Mua më duket se i bie qe fajin ta kete Mao, apo jo ?? smiley

 

 

 

 

 

 

Habitem me verberine e shqiptareve ne adhurimin e tyre per ameriken. Sigurisht qe Kina do te jete fuqia me e madhe ne bote, me e madhe se Amerika, sepse ka popullsine me te madhe. Eshte e pashmangshme, eshte ceshtje kohe. Vete perendimoret e kane pranuar kete te vertete, ndaj duan t'i kene ekonomite te nderlidhura me globalizem qe te mos e pesojne.

O ekonomisto, po te mos ishte tregu perendimor qe blen mallrat Kineze (ne fakt e krijoi industrine e Kines), kush do ja bleje mallin Kines socialiste ? smiley

Paska folë dy herë sh .Gjëmbi dhe kësaj rradhe ka bërë ndërhyrje deçizive që e asgjëson dallaveret Kineze si gjoja " vend superfuqi " dhe jo vetëm atë ,  dhe Ju z Pjer akoma inidferent ndaj mendimit ekonomik të Gjenijve ?

Përse kështu i nderuar Pjer ? Them se me këtë ndërhyrje të sh Gjëmbi shkatrrohen të gjith doktrinat ekonomike për tu rivlerësuar në një shikim Gjenial . Pyetje Gjeniale që zgjidh të gjithë enigmat Botërore .

Po nuk ta blenë , ku do shesësh !?smiley

E çfarë na mbetet për të lexuar tek V...Q... kur nuk dihet ky zbulim bushmenas ? Për këto mendoj se duhet Reflektim i menjëhershëm jo të pritet për radhën e Intervistës tjetër të Madhe smiley

"Fshati qe duket nuk do Kallauz"  © thote populli 

 

Ja ca projekte kolosale te Kines te cilat theksojne se Dragoi i lindjes vetem sa ka perveshur menget

 

Banka e Zhvillimit te Azise

Kjo banke, e vetmja banke rivale e BB do te jape kredi te buta per vendet ne zhvillim dhe gjithashtu do te shumefishoje "soft power-in" e Kines ne gjithe Azine dhe neper bote

 

Kanali i Nikaraguas (Projektuar nga HKND me mbeshtetje te Shtetit Kinez)

Ky Mega-Projek($50-70miljardesh) do te nxjerre jashte loje kanalin e Panamase(kontrrolluar nga Amerikanet) dhe do te rrise se tepermi influencen e Kines ne Ameriken Latine, oborrin e vete SHBAve.

 

Rringjallja e Rruges se Fildishit 

Kina ka pergatitur nje fond $16,3miljarde per ringjalljen e Rruges antike te Fildishit i cili do te pasoje me linje trenash te super te shpejte Kine-Evrope.

 

Ishujt Artificjale

Monda permendi ca triljona kubike beton...te cilat Kina i kishte harxhuar vetem ne 3 vjet = SHBA per nje shekull te tere. Kina pas ferkimeve dhe acarimeve me SHBAte(aka Obama Asian Pivot) per te drejten e ujerave te veta ne fakt, filloi te ndertoje nja 3-4 ishuj artificjale te cilet do perdoren si baza ushtarake te nje rendesie strategjike ne Deti jugor Kinez...Nje levizje kjo qe alarmoi Washingtonin..por Kinezet sic duket nuk moren parasysh fare kete kerkese

 

 

Sikur kane bere dhe ca zarare andej, si psh Volvo ...

Mire mer mire, po shpirt cinezsmiley

Nejse te pakten prodhohet ketu ne Suedi, kjo ka rendesi..Jo si 99% te produkteve te tjera qe na rrethojne

Ne ato maja rripa rripa eshte kjo pune.....Fshatit buken ja doni,qumeshtin ja pini ju..po gocat nuk ju a jepni nuse ju smiley .

Dikur Kinen e shikonim thjesh si burimi i krahut te lire ndesa sot eshe nje nga investitoret me te fuqishem ne glob. Faktori Kines ndihet nga Amerika latine deri ne Afrike..Kina financon investon per zhvillim ndesa Daj Sami ka ngelur ende ke financimi i fishekeve dhe predhave

Perpara sklleverit i merrnin i shisnisn etj etj. Goxha telashe dmth. Tashti "skllavi" punon tek shpija e vet dhe nuk i nxjerr gjithe ato telashe pronarit.smiley

Po ai pra eshte deal-i i madh. Daj Sami mban qetesine e Xha Teni tund xhixhat. Akoma s'e keni marre vesh? Vec te kene lujt menc te marrin nuse amerikane, kinezkat jane per shpi mer. smiley

Nejse Daj Sami ka problem te medha, duke filluar nga ato ekonomike deri tek thellimi i nje hendeku klasor i cili po nxjerr ne pah promemet e racizmit. Po nuk filluan te gelgojne fabrikat andej, e keni kot mer jahu me retorike boshe...do vazhdoni ti numeroni ishujt e Kinezit qe mbijne ne det apo projektet gjigande qe po ju a sjell tek dera e shtepise ju andej dhe ne Evropjaneve ketej  

Mire mer mire, tiger prej letre eshte, ate e dime ne. Pse ku po sheshohet hendeku? Ne Kine qe eshte hon? Po pse budalla e di kinezin ti qe investon tek Daja?  

Po pse dudalla e di kinezin ti qe investon tek Daja?

Nuk e kishte keq Ai kur u prish me Kinen ngaqe shkeli vijen e M-L, u shtri ne shtrat me Dajen dhe be revizioniste. E keqja eshte qe edhe Vlera ka devijuar nga vija e Atij..

Kinezi po investon ne gjithe boten, duke filluar nga portet e Grekut, minerat e Afrikes,...Por me e bukura eshte rasti i naftes se Irakut...Daj Sami beri lufte nje dekade e ca neper shkretetira, harxhoi triliona dollare, mijera te vrare dhe te sakatosur, reputacjoni ju kthye ne rrogoz nga ajo lufte..Nderkohe erdhi fet-e-fet Ling Pini dhe po vjel naften tani smiley .... Thelbi i fabules?  Vazelina nuk funksjonon me fisheke smiley

Po ta thash pra deal-in. Ti e ke nda menjen me sha ameriken. Kujdes se do merzisesh kinezet, jo per gjo. 

o Arto, a nuk te habit ky 2 standartshi kur krahason Ameriken per te drejtat e njeriut, sa vete humbin jeten si pasoje e politikave te USA per armmbajtjen, trajtim plehrash kimike etj etj po ne te njejten kohe, kur ne kine vdesin qindra mijra cdo vit si pasoje vetem e ajrit te ndohtur, ju kerceni direkt te fakti qe prodhimet e kines (qe ne fakt jane per llogari te Wal Martit amerikan) kane arrit ato e kto vlera?

 

http://www.theguardian.com/news/datablog/2013/jun/07/china-us-how-superpowers-compare-datablog

 

Jo vetem aq, po nga njera ane bertasin se lufta e Irakut u be qe Amerika te "vidhte" naften e Irakut, nderkohe qe koncesionet me te medha i ka marre Kina.

Sa perfitoi e qysh, mbase nuk do dihet, po qe vetem KBR* pershemull boni 40 miliard dollare nga kjo lufte dihet. KBR o kloni HB. Ne lidhje me Kinen, qe NE te vazhdojme te kemi daller stors, Kines i duhet nafte e gaz o shoqe/shok. 

* with love. Pjata qe kam la me ta, nuk besoj se do laj mo ter jeten. smiley 

E drejte, i beri. Por i beri nga $$ tona jo te Irakut. Te pakten keshtu kam degjuar une nga diskutimet e njerezve qe drekojne ne restorant.

* with love. Pjata qe kam la me ta, nuk besoj se do laj mo ter jeten

smiley

Ata vete ben ca miljarda, ndersa Amerikanet humben nja $2,5 triljone

Mori ca Bush&Chenney sa kishin cizmet ne terren...Pastaj erdhi Kinezi me valixhe dhe i zbuti beduinet smiley Kot s'thone qengji i urte pi dy nena

Ne fakt kemi SHBA e cila e konsideron veten "Kombi i Zgjedhur" AKA ajka e demokracise dhe lirive nderkohe qe Kines(1 miljardeshe) ja bejne me gisht si diktature.

Ne fakt ajri i ndotur po vret ne Tokio me shume se ne Kine, por kjo nuk ka lidhje fare me kete teme...Ceshtja eshte qe Kina e ka shendrruar veten ne nje kantier pune i cili ka njohur zhvillime kolosale gjate pak dekadash ndekohe qe SHBA ka bere regres si nga ana ekonomike edehe ne fusha te tjera si demokracia,pabarazia.

Demokracia, pabarazia smiley Thuje mer dreqin tamom, poshte imperializmi amerikan, pse i vje rrotull. 

Une nuk is shikoj vendet me shabllon stencil te dala nga  zyrat e noliberaleve utopike or tej.Cdo vend eshte zhvilluar sipas historise dhe kultures se vet dhe te perdoresh thjesht ket modelin perendimor  me mat boten nuke ehste thjesht mediokritet, eshte idotesi.

Ti po e ben nje gje te tille. Bota reale shikon vetem interesin e s'i plas per demokracine a ideollogjine e tjetrit. Ato jane per te mbush librat e gazetat. Accountet mbushen me pare, mjafton qe te jene te shkembyeshme.

ca flet ore, ke pire? si nuk paska lidhje ndotja e mjedisit me zhvillimin ekonomik? pse ai qymyr e nafte per ca digjet, per te ndez cigaret kinezet?

E vetmja gje qe i mungon Kines eshte nje klase e afte drejtuese. Besoj se ne kete drejtim mund t'i ndihmojme ne.smiley

Keshtu tha dhe delpra kur se kapi dot rrushin... smiley Nejse lidera qe te fusin $20triljone borxhe gjen me lopate gjithandej...vec dil nje xhiro nga Bursa jone e sapombyllur, se ke kandidate te kualifikuar sipas ketyre kritereve te tua  smiley

E kisha llafin per ne, albanezet mer. smiley

Kam nje pershtypje qe kjo PPP-ja eshte shpik nga noi klysh kurve per ti mush menjen morracakeve qe nuk jane dhe aq keq. Sec me kujton ate barcaleten "teorikisht duhet t'kisha 5.000 dollare, faktikisht kam vetem tre kurva"

po pikerisht pra, eshte si puna e krahasimit relativ dhe batutes se shokut Lenin

Sipas meje lajmit i mungon tendenca, per bazen krahesuese.Flitet per nje komb i cili  dicka me pak se tre dekada ishte nder me te varferit e tere botes.Nuk perben shembullin ne se u ngjit apo jo ne shkallen e pare , por cila eshte paresoria mes shumatores faktoriale, qe Kina ecen me ritje  dyshifrore te GDP? Dhe avantazhin e saj duhet ta kerkojme tek sistemi qe ajo po zbaton.E kam the edhe here tjeter, por mund ta marri vesh kush ka studjuar debatin ne gjirin e Partise Bolshevike, me Leninin gjalle.Konkretisht duhet seicili ti studjoje Tezat e cifutit Buharin, ish anatari i Politbyrose, i kritikuar shum rende pre Leninit.Thelbi i tezave te tij , ishte " Nje ekonomi ne gare mes asaj private dhe asaj te gjith shoqerise, kontrolluar prej shtetit te udhehequr nga Partia Komuniste,   qe funksionon me institucione ligjzbatuese rigoroze." Ne se ky nuk do te jete leitmotivi i cdo reforme, socializmi gradualisht do te asfikesoje ekonomine, vehten.." Buharin.

Ten Hsiao Pin, sapo u rikthye  i nisi pikerisht prej ketyre parimeve te 4 reformat e medhaja.

Te paren  reforme,  qe Kina ndermori ishte ajo per Bujqesine.Ne vitin e dyte Te reformes , bujqesia kineze shleu te gjitha investimit nepermjet prodhimit.Te mos harrojme eshte vendi me me pak tok are per fryme ne tere lindjen....

Pra une them se sistemi ekonomiko shoqeror kinez eshte pa asnje medyshje me perparimtari  i botes sotme.Sistemi me i perparuar eshte vetem ai qe njerzimit i ofron rendimentin me te larte dhe qe zhduk krizat ..

Per problemet makro ...nuk jam kopetent ..! 

 

 

Grave dikur kur studjoja ne Britani, ne Univeristetin fqinj 70% te studenteve ishin kineze....Me ata mbahej ne kembe universiteti me thene troc, ndertoi dhe 2 godina te reja dhe rikonstrukrtimin e kampusit me leket e ketyre. Pata rastin te njofja disa prej studenteve aty, shumica ishin klase e mesme e sapo krijuar ne Kine...Bile nje vajze mbaj mend qe prinderit i punonin ne fabrike, mamaja ishte ekonomiste. Suksesi Kinez ne fakt stimulimi dhe krijimi i klases se mesme Kineze, e cila ishte motorri i ekonomise...Ndekohe qe ne SHBA dhe BE klasa e mesme ka pesuar renie pikante dhe hendeku klasor eshte bere me i thelle.

Art, pra eshte ceshtje konceptuale ...Sistemi ..! 

Sistemi..sistemi...bankieret ,ekono-terroristet, vemjet qe  gabiten miljarda dollare SHBA i shperbleu dhe vazhdon ti shperbleje akoma. Vitet e krizes keta i katerfishuan perfitimet....nderkohe qe Kinezi do ti kishte vene perpara litarit kedo banker i cili do ti kishte kushtuar deme te tilla trilojnadollareshe vendit

Rrofte Kina Popullore. Miqesia midis vendeve tona duhet te jete garancia e zhvillimit te Shqiperise. Gjembi pyeti: po sikur te kishte halla koqe? - thjesht do te quheshe Shemale. Pra  nese Amerika nuk do te blinte mallra apo sherbime nga KIna do te hynte ne kategorine e shteteve te izoluara sic mund te jete Koreja e Veriut.

Berbero, edhe shemale paske rruar qe i njihke kaq mire? Apo ke patur marredhenje te llojit jo profesional me to? Mire berber, po ti qenke dhe ekonomist, bankjer, bursist, inxhinjer kimie, e shume profesione te tjera! Faleminderit per pergjigjen NN-iste.

Sinqerisht s'e kuptoj si nuk eshte Shqiperia vendi me i zhvilluar me tere keta gjeni qe kemi (jo vetem ti) smiley

P.S. 22.76% te fjaleve te Shaban Qoses qenka emri im. Faleminderit Shaban Qose!

Sa grricesh dhe ti gjembi me kuazimodon. Martohuni me mire e i jepni fund kesaj farse. 

hahahahahahahahahaha, do me me bo armik me Pierre?

Më së fundi del se paska mejtim mëndjeje edhe shoqja Gjëmbi smiley

Lavdi Rilindjes .

Shokëni vini Re .

Buzëshpërvjelurit i janë kthyer Humorit !!!! Kjo është një Fitore e Madhe e PPU .Se për pak me çfaqjen në skenë të Xhiboles eeeeeesh Gjëmbit  eeeeeeedesh palsi Lufta midis komunistëve Kinezë dhe Antikomunsitëve amerikanë.

E përsëris Fitore dhe jo vetëm tek kjo Prurje

Sinqerisht s'e kuptoj si nuk eshte Shqiperia vendi me i zhvilluar me tere keta gjeni qe kemi (jo vetem ti) ..smiley

Gjëmbi erdhi , megjithse me ndrojtje ! Tani i mbetet të shpjegojë se si me gjithë këtë dërmë që i ka dhënë kamunizmës prapë niprit erdhën në Pushtet

" se diktatura zotrie " " se Mukja zotrie " ..aktet e fundit të skeçit me karagjozë në Estradën Politike Mentale të InteliDjencës !

Shprehjen qe perdora "sikur te kishte halla koqe" eshte mjaft e perhapur e popullore dhe aspak nxitese per te te egersuar ty. Thjesht e perdora per te te vene ne dukje sesa kot ishte shprehja jote e mesiperme. Dhe per ta perforcuar po te tregoj nje si histori a barcolete, nuk e di:

Njehere e nje kohe, ne fillim te viteve 1900, kur shqiperia ishte ne gjendje te mjerueshme e ku njerzit nuk po e ngopnin dot barkun me buke, mblidhen kapedanet e te gjitha trevave shqipefolese per te gjetur nje zgjidhje. Mbas shume diskutimesh, burrat e vendit vendosen qe te ndjekin keshillen e kapedanit nga Mirdita qe tha ti shpallim lufte Amerikes (shba-se) dhe keshtu ajo do te na pushtoje; e me kete rast do na mbaje edhe me buke.  Mirpo, ne moment te fundit pakti u prish sepse kapedani nga Vlora hodhi ne ajer pyetjen asgjesuese: " Po sikur luften ta fitojme na (i ra dhe me grusht gjoksit) , a e mbajme dot edhe Ameriken me buke? 

Mos me thuj se edhe ti je nga Vlora.

 

bereber, si ti fusish nje brisk te mire , unju gjys ore me Pjerin,  qe te bleshe " per treg"  sa me pake kombulla  

C'do gje ja hidhni ne kosh Sali Berishes ...vec nje porosie pikante te tijen: Sa  me shpejt gjuha kineze ..e dyta neper shkollat tona,"...qe nga klasa e trete e ciklit ulet, e shtoj une 

Po sikur tu mbushim mendjen kinezeve qe te flasin shqip.kinezkat e radio kines flisnin nje shqipe te paster a thu se I kishte pjelle naim frasherismiley

Mbajeni kalin këtej të nderuar  . Problemet e mëdhoja mer jahu të Kinës janë për shoqen Gjëmbi .Thelbi ndryshimit Kinez është tek ndërgjegjësimi dhe Nënshtrimi ndaj Disiplinës që u la trashëgimi nga Historia e lashtë por të përforcuar në kushte Moderne nga Udhëheqsit Komunistë smiley

Si të kesh një popull të nënshtruar dhe me Besim tek partia , njerzit bëjnë çudira ..NN

Kur dalin ekonomistë me Lopata e të mënçur si ndër na , të UshqtëQier me Gjëmbeçë  , e shndrisin Punën e bëjnë të LllamBatisë me teori e përfundime ekonomistësh të Brakës ku njëri jep përfundime e tjetri konkluzione smiley doemos Gropë Haleje do kesh pas " projektit berisha "

Le ti lëmë kinezët mbase i zgjidhin vet problemet pa ndihmën e shoqes Gjëmbi ..megjithse vështirë do ta kenë po nuk i mbajtën parasysh kritikat e saj .

Vetë shoqja Gjëmbi ka mejtim Tjetër ?

Megjithse dhe fore  vër vër vër vëri paska kap një Problem nrysh ..Ka konstatue or tie

Xhepat mbushen me para  jo me llafe .... dhe Vuuuuuu llafe-llogjet  sqapëria e Babasqapit  smiley

" Interesant persona .Dun o fotografinë e tyre o nuk të ndahen "

O Arto, kot du me te bo nje pyetje. Ve re qe shume nga ju te majtet europiane gezoni ne shpresen qe nje dite Amerika do marre fund, qe Palestina do e beje mut Izraelin, qe Kina do marre fuqine e botes ne dore etj...etj. Pa dash me diskutu se sa reale dhe afatgjata mund te jen keto parashikime desha te di:vertet je gezoni e mendoni se nje bote jo me e udhehequr nga Amerika dhe Perendimi por nga Kinezet, Ruset a Hamasi do te jete nje bote me e mire per ju ithtaret e egalite-fraternite e ku di une cfare?

Thanks po mu pergjigje

Jo mer jahu ju i shifni gjerat bardh e zi ....Do e mari fundi Ameriken, do mari fundi Kinen, do mari fundi Rusine,,etj. Behuni ca me racjonale dhe dilni nga levozhga e arrogances Pax-Americana.  Nuk mer fundi kerkend se mori SHBA medaljen e argjendit apo bronxit smiley ,

Thjeshte jemi ne nje tranzicjon ne nje bote shumepolare. Deri tani e kemi pare boten e udhehequr nga SHBA, lufte e flake gjithandej nuk lane vend pa bere lemsh.... nderkohe qe Kinezi po perdor investimet dhe kulacin..

Me thuaj nje investim qe ka bere SHBA ne Shqiperi mer tej se i keni ngrit piedestal kulti dhe po faleni nga tre here ne dite. Lere investime qe nuk kane bere por asnje ndihme ushtarake konkreete nuk na kane dhene nderkohe qe Turkun,Grekun deri tek gjerorgjianet i denden me armatime.....

Sa per Izraelin, duhet nje teme me vete por ne fakt po e shendrron veten ne nje shtet quazifashit apartheidi( sa dhe vete intelektualet izraelite po e dhe bota e ka kuptuar kete), nuk ka me asnje mbuloje morale te mbeshtese shpernguljet e fundit masive qe po ju bejne Palestinezeve dhe as ligjin fashist "Nation State Bill" qe ju heq cdo te drejte njerezore 20% arbeve palestineze.

 

Art chillax dhe mos plas si molotov demostratash.smiley Une nuk te pyeta se si i shoh une gjerat (se kete edhe po te mos e dija ma ka sqaru Bulkthi ktu tek PPU) po se si i shef ti. Dhe vertet nuk e bej per ndonje kunj, thjesht dua ta kuptoj. Po deshe ti pergjigjesh pyetjes mire. Po nuk deshe thuj edhe qe nuk e di ose do ta menoj dhe une nuk do te te cys me.

Pra pyetja ishte thjesht per Boten e Re

vertet ju gezoni e mendoni se nje bote jo me e udhehequr nga Amerika dhe Perendimi por nga Kinezet, Ruset a Hamasi do te jete nje bote me e mire per ju ithtaret e egalite-fraternite e ku di une cfare?

P.S. Thjesht qe te kursej ca nga argumentat qe ke perdorur me siper, sapo po lexoj per here te dyte "The world is flat" ngaqe e bleva per 1 dollar ne garage sale.

Tani po fut Ruset dhe hamasin ne nje thes po i ben camur gjerat.. Bote e drejtuar nga Hamasi?, po shprehesh si Dana Rohrabacher mer jahu smiley....Nejse, ne mund te diskutonim dhe ca per ISIS te cileve ti me lezet po i shmangesh..Po ashtu edhe faktit qe terroristet e Isis po kurohen ne spitalet Izraelite apo Ministri izraelit shprehet hapur pafytyresisht , se nuk e sheh ISIS si kercenim por Iranin... Ke pastaj dhe keta (ish)operatoret e CIAs qe e plasin shashken keshtu pa pyetur fare...

 

Mire mire, po pyetjes prap po i shmangesh. Dhe pa me thene pse.

Pyetja ishte joserioze qe ne formulim kur fute Hamas-in ne nje thes me Kinen apo Rusine...Po une besoj se bota do te jete me mire e balancuar(multipolare) se me nje zabit te dale nga kontrrolli i cili po vepron si psikopat dhe po e fut boten ne kaos....Tashme si Amerikani, Kinezi apo Rusi per cdo hap qe do bejne do ta kalkulojne 1mije here dhe ta bejne me kujdes duke ju ruajtur njeri tjetrit...nderkohe qe dje Daj Sami merrte shtupen e zjarrit dhe i vinte flaken cdo hardhije dhe peme qe i dilte perpara..... se ashtu i tekej...dhe se nuk kishte kerkush ti thoshte...Hej ku te con mushka!

Ndjese qe nderhyj, por cfare po pershkruan eshte nje rikthim i ish-Luftes se Ftohte. Dmth shume zabiter, qe nuk bejne shume zullume ngaqe i ruhen njeri-tjetrit. Ketij  nuk i thone perparim. Jo se une jam per nje zabit te vetem, te kuptohemi.

Kjo retorika e luftes se ftohte apo izolimeve tani ne 2015 eshte jo vetem bajate por mbart nje naivizem deri ne idiotesi...Sot kemi nje bote te nderthurur dhe te nderlidhur dhe qe ska asnje lidhje me boten e perjudhes se luftes se ftohte qe lame pas. Kemi nje ushtri politikanes dhe diplomate nostalgjike trymykur qe i japin ze kesaj retorike, te cilet humben mundesine ne betejen e "dy boteve" dikur....Ne fakt une mendoj se do te kemi rivalitet dhe ky rivalitet do te stimuloje zhvilliming nga te gjitha palet, ky eshte thelbi.

Rivalitet duke tundur flamurin e "fuqise se pare ekonomike ne bote" bazuar ne sasine e parave te harxhuara per koke (ku parrulla eshte "rrisni konsumin")? Rivalitet per te ezauruar te gjitha pasurite e mbitokes dhe nentokes? Duke i kthyer qytetet ne hapesira te mbipopulluara e te pabanueshme?

Mua me duket se kjo shkon kunder gjithe cfare ti ke thene, mesa te kam ndjekur, ketu ne Peshk. Edhe kunder vete nickut tend po deshe.

"ky eshte zhvillim"

g.r.

Ja nje fakt fare i thjeshte emo..... prishja me Rusin e vuri NASEN te shkunde pluhurat dhe te filloje te prodhoje rraketa Made in US and A  smiley

Ah po dhe Kina qe mburrej qe ne gjashte vjet ka betonuar me shume se Amerika ne 100 vjet. smiley 

finistere rivaliteti ka ekzistuar ne gjithe historine njerezore, rivaliteti ne fakt stimulon progresin....Jetojme ne nje bote materialiste dhe multipolarizmi eshte e keqja me e vogel midis shume te keqijave qe na kanosen 

Ne fakt po ta shikosh me sy racjonal,(pertej dogmes) Kina eshte nje histori suksesi.Nje nga vendet me te varfer ne glob i cili arriti te mbaje ne kontroll popullsine e vet dhe pesoi nje zhvillim kolosal vecse ne dekadat e fundit..Natyrish qe ku zhvillim pati efektet e veta ne natyre,mjedis,etj si ne cdo vend tjeter ne zhvillim..por mos harro se kemi te bejme me nje vend me popullsi 1miljardeshe. Mendimi im personal qe faktori kryesor qe ndikoi ne kete zhvillim ishte mungesa e fese ne shoqerine Kineze, gje qe i beri ti dedikoheshin zhvillimit dhe progresit dhe te largoheshin nga patriarkalizmi. duke hequr paralele me rastin e Indise fqinje i cili eshte "hopeless"...diferenca eshte roli i fese ne shoqeri dhe edukimi.

popullesia 1 miliardeshe e popullit vella kinez, siç ka thene ballçekani ne shenimet e tij, se shpejti do kete  nje problem tejet serioz ne lidhje me teknologjine. ne nje epoke kur 40% e profesioneve ne amerike apo ne oksident jane ne rrezik zhdukje, imagjino c'do behet me 1 miliardshin. se kjo teknollogjia eshte per ti qi temensemes, kur perhapet eshte epidemì, me keq se ebola.

Fin, pavaresisht nga deshirat e njerit apo tjetrit, bota (ashtu si e njohim ne) asnjehere nuk eshte qeverisur nga nje qeveri e vetme, por ne te njejten kohe ka pasur gjithmone nje fuqi lider qe i ka dhene pamjen botes dhe qe me te mire ose me te keq dhe i ka dhene forme asaj. Deri tani fitues prej dy shekujsh ka qene modeli i civilizimit demokratik-perendimor te shape-ur kryesisht nga modeli anglosakson/amerikan. Ne 50 vitet e ardhme...le te shohim. Po zor se ky lloj mentaliteti do te shkoje per lesh, se liria eshte nje lloj fruti i ndaluar qe te behet ves.smiley Po edhe qe do te turbullohet para se te kthjellohet, edhe ky eshte nje fakt i pashmangshm me duket mua.

Deri tani fitues prej dy shekujsh ka qene modeli i civilizimit demokratik-perendimor

Ky eshte shikimi kulturalist ; ose (post) kolonial -e quajne ca te tjere. Sigurisht, emertimet pak rendesi kane.
Por ka dhe shikime te tjera. Per shembull, nje tjeter optike mendon se bota ne shek XXI eshte aty ku ka qene edhe ne fillim te shek te XIX, pra ka rifilluar akumulimi i kapitalit. Vazhdimi (s)dihet.

Ja k'shu... . Une them se varet nga gjyslyket. Edhe pse, ndofta perdorimi i disa prej tyre nuk ben dem. Por qe ka disa gjysyllyke (dhe jo nje pale te vetme), KA.

 

 

Ok, thanks for answering. Kujtoja se e beje thjesht per t'u kendervene, po ti e paske megjithemend.

PF,me fal qe futem si pilaf,po meqe jam kinez dhe meqe kam pasur nje histori te ngjashme me kete pyetjen.Kur erdha fillimisht ne Kine e beja rrugen per ne shtepi pas pune me nje turkeshe dhe nje afrikan.Dy ditet e para muhabeti i tyre ishte Amerika keshtu e Amerika ashtu,si ky postuesi ketu,madje ata ishin ca me mire,se nuk thoshin qe rusi a kinezi ishin me te mire e nuk kalonin ne orgazme kur permendej emri i Putinit.Nejse,diten e trete,kur pashe qe do vazhdonin avazin,megjithese nuk kisha ndonje njohje te thelle nga keto punet e medha te botes,pavaresisht se sapo kisha perkthyer nje liber per pislliqet e Amerikes,u bera nje pyetje: Po mire,bota pa Ameriken do te ishte me e mire apo jo?Si sot e mbaj mend se si u vuvosen,thane dicka,mek mek,megjithese afrikani mbahet si ekspert i politikes nderkombetare dhe e ftojne edhe ne Televizionin Qendror te Kines kur kane tema te tilla.Te nesermen shyqyr filluam te flisnim per filmat qe na pelqenin,sigurisht hollivudiane.

Kapitalizmi krijon borgjezi.borgjezia dhe diktatura e prolletariatit nuk shkojne dore per dore.dikur borgjezia do kerkoje partine e vet zerin e vet ne parlament ashtu si dikur borgjezia franceze u ngrit kunder klerit e latfondisteve .a do ta beje kina pa dhimbje kete apo do duhet nje revolucion borgjez kinez mbetet per tu pare.

jo. Ekonomia e tregut BËN edhe pa demokracine parlamentare (borgjeze -per te te cituar)

- shembull 'banal' ?

- Irani !

- shembull 'shembullor' ?

- Singapuri ! ("vdesin udheheqesit kineze ta bejne Kinen si Singapuri" - do thosh Zizeku smiley )

Sa të ketë Lulush mbi dhe / Internacionale do jet Bot e Re..

Këtë shiko i nderuar se ka ardhë " ...i ri në fshat " Grua bastunin dhe kapelen tha "smiley

 

Flij i qetë i nderuar se asnjëherë Kanadia nuk  mund të bëhet Lider për fatet e Botës .Këtë ta garantoj  Vllai edhe në prag të apokalipsit  smiley

Hyra për qejf se më pëlqeu Pëjetja tip " shvejku " pa u merakosur për kë e kishe e nga kush pret përgjigje .Thjesht më pëlqeu si Pëjetje me Mejtim të Mëndjes "smiley

Të kishe duru dhe pak se paska ardhë xha Abazi për Revolucionin Kinez .

a do ta beje kina pa dhimbje kete apo do duhet nje revolucion borgjez kinez mbetet per tu pare...smiley.

E rrofsh o LefTKope llaf për rahmet ke thënë ..Të kesh dhe një Kawassaki dhe të qifsha jetën ..

Do na shtroni në spital nga të qeshurat . smiley Mëshirë të nderuar admin !

O Art je qe je perse nuk shkon ne Kine dhe mbylle kete muhabet.

Sa i gezuar je qe Kina ja kaloi Shqiperise ne te ardhurat per fryme,se kur te shkoje tek 70000 miliarde $ atehere do te barazohet me SHBA.
Nga GDP per fryme Kina vjen e 89 ne bote,cfare idiotlleqesh thua mer aman nderkohe qe SHBA eshte e 9-ta.

Ti i di amerikanet budallenj qe paskan luftuar ne Irak ti japin nafte Kines?

Juve te Europes se Vjeter jeni vertet per te qare hallin.

Nuk e di se si ja u ka shplare trurin shtypi andej por vertet shikoj qe mezi prisni te bjere Amerika dhe te fitoje Rusia me Kinen apo Indine.Ti akoma po beson qe renia e rubles eshte loje e Putinit smiley

Une uroj qe nje vit te jete Kina,ne timon dhe pastaj do te flasim me juve.

Si patiot qe je...Antikinez, antikomunist.."Stripes and stars safi" ,Beju bojkot c'do produkti "Made in China" ...Bli vetem prodhime "made in US..and A  smiley

Une nuk mbahem per patriot,por nuk uroj kurre qe Perendimi dhe SHBA ja te bien,sic ben ti.

E po uroj qe ju shofshin ditet Kines dhe Amerika marrte nga ditet tona smiley ...U kenaqe?

C'pune kane urimet me racionalitetin mer jahu.  Une nuk po uroj kerkend, urimet i bejne plakat qe thurin shtiza..Une thjesht po pershkroj realitetin (gjithmone sipas perceptimit personal )

Dhe kete Gomarin kishe mangut per pergjigje dha Vallaj Arto mos ma merr per keq ...po po ta boj nje pejetje ..

Seriozisht i merr nderhyrjet e ketij Handikapatit Mendor me acdc qe i ve dhe nje Njesh mbrapa mos ta ngaterrojme smiley

Nuk e di sa munda ta sqaroja idris, por ideologjia ne shume raste nuk i le te shohin perreth

smiley 

I nderuar Art

Te ve re qe pervec njohjes perpiqesh edhe te japesh mendimin tend .Jo se ka ndonje gje por ka ketu fendyej si KY me acdc1  as ja ka haberin c'eshte Ideologjia , ne mos i duket si fshati Kucake qe strehohej Enveri dhe eshte qe eshte ja mbeshtet  Alba zametja  smiley" su ka denuar diktatura Jue " smiley

Keshtu qe je brenda nderzimit artificial me pervoje nga Komuna Qin prane Murit Kinez ...

Ju e dini vet por kjo kategori nuk do shume perqendrim per te biseduar apo kembyer .Edhe se nuk fiton as humbet gje , por sepse te ZHYSIN ne injorancen e tyre .Jane te pashembullt ne paragjykime dhe rrafshin e oxipitalit  smiley ..dhe pas dy ore leksion edhe po ti pyesesh

Kush ka ndonje paqartesi ....? Pasi shkunden nga enderrat ose SIKURET , bojne verejtje

 ceshtja e pare , e dyta dhe sidomos e treta nuk kuptohen qarte ...

le ta kesh ti leksionin me DY Ceshtje smiley

Si e ka mejtimin Gjembi per keto probleme Madhore ??

Ty dhe komunistet e tjere ju trodhen ne 90 .kaq shume te pelqeu qe po zgerdhihesh?

Pune e madhe. Ata kan forcen ne kemi tekniken. Ata kan chow mein ne kemi macaroni grill. Ata kan yao ming ne kobin. Ata kan guanzhou everglades ne la galaksin. Ata lenovo ne apple. Ata geely ne tesla. Ata lekur gjarpri me sheqer ne apple pie, yuuum. Ata Cun Cin Ti ne Selena Gomez.  Prap para jemi dhe per ca kohe. Ca ndodh kur te vdesim sme hyn ne xhep. 

Kjo puna qe Kina kalon Usa, eshte si lajmi i disa ditve me pare ku keto agjensite i kishin klasifikuar ne ulje bonot e shtetit italian ne nje rating me ato te Rumanise,e pyesnin italianet po si ka mundesi qe jane Rumunet qe vijne ketu e jo ne qe shkojme ne Rumani? Ec e meri vesh...kriza e leshit i ka bere njerzit te flasin me vete!!

Cfare mund ta kete ky ate futbollistin Italian Albertini .Jo per gjo po me qe kane te njetin mbiemer !

Ti rrujn topet Amerikes! 

Reteja, lajmet `Kina e para ne 2016-en, kinezet ecin me plane 5 vjecare, do pat kujdes !

Po,po,ia ktheu shoku Hrushov,por me dhembe atomike.

Ku kane pasur ndonjehere ruset me kinezet,o ilir dhe jani.Meqe jam bere si pleqte me historira,takova nje gazetar te Itar tassit qe ishte rikthyer ne Kine pas disa vitesh.Me fliste fillimisht trapi ne rusisht,i kishte mbetur ora ne vitet 60 dhe kujtonte se te gjithe shqiptaret pa dallim moshe,feje e ideje e thanin rusishten.Nejse,ishim nje here ne nje veprimtari perurimi te nje uebsajti dhe me afrohet e me thote: Ju shqiptaret pse zgjodhet te bashkoheni me kinezet,me aziatiket,e jo me ne ruset?Kur u be bytha juaj ruse europiane te medhenj,thashe me vete,ju zini trecerekun e Azise.Kam pas takuar edhe ca ruse ketu (me siguri kete mesazh do ta lexoje Mimoza llastica) dhe te gjitha pa perjashtim flisnin me percmim per kinezet dhe e mbanin veten per perendimore te medha (tani Rusia ne me te shumten ne perendim te Kines eshte,po vetem kaq ka perendimore)

Edhe ti o argjend je plak (... Meqe jam bere si pleqte me historira ...) qe di anglisht, dhe te ka humb ora fare se je duke nxjerre apsajt gjysmen e planetit.

(tani Rusia ne me te shumten ne perendim te Kines eshte,po vetem kaq ka perendimore)

smileysmileysmiley

Rusia ne disa pikpamje ka qene me perendimore se Perendimi.

Megjithate vazhdoni sipas zakonit se pa gomarlliqe nuk ben dot rinia.

 

Valut je ..! 

Na thuaj pak o heretik qe snjeh pleqeri,ne cilat aspekte ka qene Rusia me katolike se papa,po pasi te na sqarosh ceshte katolicizmi

Hap nje liber çfardo per avangarden e fillimit te shek. te shkuar.

Ky eshte aspekti me banal, se ka shume te tjera ne çdo fushe te kultures.

Mos e bej kot terkuze muhabetin se le nam.

E kam per ty se muhametalirave e te tredhurve te tjere amerikane ja kam hequr vizen prej kohesh.

 

Po,dhe kush tha qe avangarda te ben perendimor.Prandaj te thashe na sqaro ceshte katolicizmi.Edhe Kina ka qene dikur ne avangarde ne shume fusha,derisa i mori ne qafe perandori dhe Konfuci,po kjo nuk i ben me perendimore se perendimoret.Jo per gje,po na i bere ruset e kinezet perendimore dhe perendimoret lindore,pak a shume sic e kthen common sense-in permbys profilkatiku im.Ishalla i ve vizat me laps,qe ti fshish kur te pendohesh.

argendis, shif mos e ngatron me Moldavine ! Ore eshte kombi nr 1 ne bote per shtrirjen ne tere kontinentet.Dhe jo sot ...ore ! 

Po cfare thu mo Grava,Moldavia ze nje te katerten e Azise.Nuk e kuptova kete shtrirjen ne te tere kontinentet,por po them qe eshte shteti qe ze pjesen me te madhe te Azise,pa permendur pastaj sa pjese ka ne Europe e sa ne Azi.Edhe Turqia,e madje edhe Izraeli luajne ne kupat e Europes,po kjo nuk i ben europiane.Konceptet jane te vagullta,po nuk besoj se Rusia ka qene Perendim,ca mae pak tani kur mediat bucasin per ballafaqimin e Perendimit me Rusine

Mos e nenvlereso ariun polar, eshte komb i madh, po edhe ai kinez,

tani ashtu unitet, te celikte nuk gjen ne asnje vend, por intresa gjeopolitike kane. ata historikisht kane dhene e kane mare me njeritjeterin, pcka se ne aparence nuk e duan, po ti shikosh ruset i kane syte e vegjel si kinez shumica smiley

,

Nuk po nenvleresoj asnje,po them qe ky ariu percmon te tjeret.Mor po kane dhene e kane marre,se fqinj jane,sic kane bere edhe luftra sa jane shqepur,prandaj edhe kjo aleanca e perkohshme eshte dhe jo e qenesishme.Prape mund t'i kthehen njeri tjetrit per ndonje llokme.Ariut po i bien dhembet,i rrofte nafta,se per gje tjeter sjane tani.

nuk jane aleanca te qenesishme, kur vjen puna te interesat,  sigurisht.

 por te dy kane nje " armik te perbashket " ameriken, ne citatet e Mao Ce Dunit qe kinezet i mbain dikur ne xhep, thuhej. " Armiku i armikut tim, eshte miku im" dhe keshtu i kane krijuar alenacat kinezet ! Kinezet edhe me Indine te njetat mardhenie ka, jane armiq por behen miq kur e lyp nevoja e perbashket, nuk e duan njeri tjeterin, si cdo fqinje ne fakt !

Vemde me popullsi te madhe ku sasia kthehet ne cilesi dobiprurese, per shkak te numrit te madh qe ato kane, nje arsye qe kina eshte ne nivel superfuqie eshte se fuqia pntore dhe korrupsioni ne mardheniet tregatare eshte shume i madh,  te njeten gje ben edhe rusia, edhe india, ect  po kina mban kampion !

Aleancat ngrihen gjithmone mbi interesa,varet sa te qenesishme jane interesat.Ne kohen e Maos Kina dhe Rusis ishin ca me shume armiq te Amerikes,dhe armiq pa thonjeza fare,po kjo nuk i pengoi te jene armiq te betuar te njeri-tjetrit.Ca me teper qe tani citatet e Maos ne Kine i mbab ne xhep vetem ndonje fshatar i neveritur nga makuteria e pabarazia galopante ose ndonje ish-gardist i kuq mbi 60 vjec.Te tjeret jane ne kerkim te kohes se humbur e te realizimit te endrres kineze,qe nuk eshte larg prej asaj amerikane.Kina ka ecur kaq para jo thjesht prej sasise se kthyer ne cilesi,se edhe sikur India ta kaloje ne popullsi,prape ska per te arritur rritjen e Kines (sic thote ne thelb Zakaria,meqe India eshte demokraci,sa te thone indianet rrush,kinezet kane ngrene nje kosh).As fakti qe nuk jane demokraci nuk eshte shpjegim i.vetem,se ja tek ruset qe kane dy dhjetevjecare qe i japin botes vetem ate qe i japin halldupet arabe:burime energjie dhe sherre.

Perandori, jo shaka! 

   Une e radhis vehten te ata qe e duan Ameriken baras me kombin tim.Nuk kam asnje arrsye, perkundrazi, te dua vend a komb tjeter si Ameriken.Dhe kjo ka arresye mes atyre ngjarjeve kur burra shteti te Amerikes, politika e atij vendi, jo vetem ka mbrojtur, por ka qene krah zgjidhjeve ne favor te shqiptareve.

   Por...ka kohe qe ne Amerike, ndoshta  edhe pasoje e dialektikes natyres gjerave, sistemi eshte ne dekadence.Institucionet amerikane, ne menyre te vecante ato qe vene ne levizje mekanizmat zhvillimore ekonomike e financiare, nuk kane  parashikuar, funksionuar, per te kontrolluar , as per te paraprire me masa efektive krizat, shtrirjen dhe fundin e tyre.Ne vendin ku punohet per te gjetur kostelacione te gjithesise, nuk po gjenden zgjidhje te halleve te renda te shtepise! .Si eshte e mundur qe gjigandi dikur ekonomik i botes, te kete sot " Banke Kinen"? Ka gjasa qe dollari , te zevendesohet prej nje monedhe tjeter, qe jeni kinez te jete i konvertushem se shpejti ne gjith boten, qe po duket se poli qendror ekonomik po c'vendoset larg Amerikes etj tregues, te cilet mua me bejne te mendoj rresyet pse qyteterime te mahniteshme rane pasi arriten kulmet e zhvillimeve te tyre.Un di nga dialektika se nje mori faktoresh " punojne" , veprojne ne menyre te vazhdushme .....qe malet ti percjellin ne dete dhe oqeane..Ma perforcon kete vete politika e jashtme amerikane e shtrire sot ne pese vatra lufte te stergjatur ku bresheri i bombave duket se as morracaket kthyer ne monstra te ISIS nuk po ben qe strategjia amerikane te jete efektive...duke e  zhdukur kete melanome  ! 

Megjithkete bindje timen, lutem: Zot Shpetoje Ameriken! 

Shyqyr zoti me ne fund. Tani sa te presim te na kaloj India. Lol tek Artoja qe mendon se kjo ndryshon ndonje gje. Minierat e Afrikes nuk i dum kur kemi Japonine, Gjermanine e sidomos Shqiperine ne anen tone.

Si tha Klinton beu, gjer me sot asnjeri s'e ka fitu bastin me Ameriken. Mbase vjen dhe dita qe ta fitoje dikush, por gjer atehere, hasta la vista baby.smiley

Nuk habitem! Ka plot edhe institucione  amerikane qe kane jetuar e gjene jetojne sipas parimit te " basteve ", kur ne indine e varferise madhe kane harruar, te kalojne kohen me  lutje, falle  e basteI jan futur punes me shume se ...turku ..

 

ahh - aktiviteti me i dashur i shqiptareve...muhabete gjeopolitike

cer menimi ke ti Nafije per gjirin persik!! 

shnet, po iki se kam nje pirg me pjata per te lare

Shifni ndonje emision si jeton 60-70 perqind e popullates ne fshate ne kine dhe pastaj hajdeni dhe shkruani ketu. Mjerim total

Shif dhe ndonje emision se si kina ka zhvendosjen me te madhe ne qytet e rritjen me te madhe ekonomike. Megjithate, nje qeveri qe merr taksa nga 1.4 miliard njerez sigurisht qe do te jete me e fuqishmja ne bote, s'e kuptoj se c'ka per t'u cuditur. Po te mos kishte india probleme me fene dhe me mungesen e arsimit, do te ishte gjithashtu ne krye. Eshte e pashmangshme. Ndaj do dhe BE te bashkohet.

Ja nje fshat tipik Kinez ...Me kujton ca tregun e cameve ne Tirane smiley Mos harro qe jane 1miljarde domosdo qe do te kete varferi, c'mendon ti. Mos harro se ne cdo vit Kina po nderton 10 mega-qytete te reja.

 

Sjam nga ata qe braktis flamure a nderroj IP a cjane keto budallalleqe qe thua. Thjesht kur eshte i aktivizuar ky programi qe zhbllokon uebsajtet e bllokuara ne Kine, si quhet se sjam ekspert interneti, del flamuri amerikan. I ka keto te mira Kina, ashtu si edhe Rusia e baba Putinit tend

Mirë..mirë...ashtu ështe..problem teknik smiley

Ku e lamë muhabetin? tha ai gjuetari pasi e ndërpreu dikush per njady  minuta...."kishte mbledhur një turmë nga lagja dhe po ju tregonte se si e vrau "atë lepurin madh" ne ferrë.... "Me këmbë përpjete ju përgjigj" njëri nga kureshtarët... "Pastaj i futa nje të  q...e" 

Cdo te thote gabim teknik, mor tavarish, po te them kopjuteri automatikisht, kur aktivizohet programi i zhbllokimit te uebsajteve te ndaluara ketu, dhe ketu ndalohen shume qe ta dish, Facebook, youtube e ku di une ctjeter, nxjerr flamurin amerikan. Cili ishte morali i kesaj fabules a meselese me te q..e qe tregove, se ti i tregon aq te holla sa keputen fare dhe nuk e percojne mesazhin.

Nuk kuptoj rusish shoku Ling Ping smiley

cudi si nuk dike rusisht,ti pervelohesh nga dashuria per tavarishet

Hiqi ca aty syzet+4 ideologjike qe i vesh per tangerllik, te te shohesh me mire njerezit se po pengohesh dhe po ngaterron kemben me doren...

Une kam vetem syze pa numer per te mbrojtur syte,po ti i je vene sipermarrjes ciklopike te luftes antiimperialiste (megjithese jo te cdo ngjyre duhet thene,vetem imperializmit te Daje Samit xhanem,jo baba Putinit).Dukesh pak Don Kishot,po shpresa dhe vjehrra vdesin te fundat,keshtu qe ske per t'i leshuar shpaten dhe shqytin gjer ne fund,sa ta kesh bere copash kundershtarin

Unë nuk kam per detyre te mbroj kerkend, thjesht i shikoj gjerat me sy kritik duke pare dhe gjendjen aktuale globale dhe krizen e madhe morale ne vetë "Kishën e moralizmit". Mbrojtja me fanatizëm e kësaj në anën tjetë ështe thjesht ideologji dhe dogmatizëm. Une pa dyshim qe do kritikoj kryesisht SHBAte si vendi i cili ka dominuar ekonomine dhe politiken e jashtme globale për më shumë se gjysëm shekulli.."Shprehja e popullit thotë ai qe të kritikon te do"

Narcicizmi Amerikan

Bota në këtë gjendje që është, "Is pretty fucked up in every angle, economically, socialy,ideolgically" ndaj futjes në nje gare te vertete te SHBAse me keto fuqite e tjera une e shoh nje gje pozitive..Deri dje SHBAtë garonin me vetveten dhe lavderonin në mënyrë imazhin e vet "të përkryer" në atë pasqyrën e deformuar. Tashmë erdhi koha të shtrojne by..n, ti lënë dënglat dhe ti futen punës

Une nuk mbroj asgje me fanatizem,je ti qe edhe per nje akt te paster agresioni si aneksimi i Krimese nuk the asnje fjale denimi per hajdutin qe vodhi lopen,po jo maidani,jo zedhenesja e ato traplliqet e tua.Une nuk bej politiken e madhe ketu,po shoh hisen time te diellit dhe jam me ate qe eshte me mua.E thashe sot,une kam perkthyer dhe botuar nje liber per pislliqet e Amerikes,por jam edhe realist,nuk i shoh gjerat bardhezi si ti,di edhe qe Amerika ka bere plot te mira dhe europianet kane qene mosmirenjohes

Prape u fute tek dogma, hiqi syzet serisht se po e pe me sy te lire edhe Kosova na del agresjon dhe aneksim sipas Serbeve...Nuk mund te perdoresh dy standarte sipas interesit meqe ata jane ruse. Dihet qe Krimea jane shumice Ruse dhe ka nje histori te gjate me Rusine, pa u futur shume ne detaje. Rusi ka baza strategjike dhe c'prisje ti qe ti thoshe Natos ..ec dhe vazhdo punen? smiley  Ti ose je naiv ose totalish i dogmatizuar qe merr shembullin e Krimese(per te cilin dhe vete brenda ne Stat dep e pranojne boterish  se eshte ceshtje e mbyllur). Sa per Majdanin dhe biskotat e shperndara, kjo nuk e ndryshon faktin qe Nuland, "amvisa Majdaniste" ështe e shoqja e "atit shpirtëror te neocon-ë ve" (i cili mbron me patetizem pushtimin e Irak dhe kerkon per cizme amerikanesh dhe arme ne Ukraine)

Ukraina eshte vendi i komplikuar per Daj Samin dhe Merkelin, nje vend me popullsi te konsiderueshme ruse..dhe tashme kungujt ne State Dept. e kane kuptuar se ju futen nje rruge pa krye

Po standard te dyfishte perdor ti dhe babai yt shpirteror qe perpiqet te barazoje Krimene me Kosoven.Atehere,pse nuk e njeh Kosoven.Pse nuk u jep pavaresine republikave te Kaukazit qe nuk jane me ruse.Ti prape vazhdon te mos ia vesh fajin hajdutit po biskotave.Vazhdo germo si ky adoleshenti Shkaba dhe sill linke me lajme qe e "bejne pistil" imperializmin amerikan.Vazhdo bej politiken e madhe te shumepolaritetit.

Prape po kapesh pas k@eve te Daj Samit, i ke kthyer ato ne tespije te shkretat....Une nuk kam ater shpirteror si puna jote prandaj dhe kritikoj pa ndroje...Po kur morali eshte pshurrur nga vete keta qe bertasin dite e nate dhe piketojne me gisht "morali..morali..morali" atehere nuk mund te pres civilizim nga Putin e CO. Duhen pare gjerat ne konteks prandaj te thashe qe hiqi ato te shkreta syze dhe dil nga korniza. Une jam shprehur dhe ne tema te tjera qe Putin eshte autokrat i cili gezon mbeshtetje te madhe te Ruseve dhe i cili po ndjek interesat strategjike te Rusise..Nuk mund te pres une nga Putin te ndjeke urdherat e Daj Samit ne bahcen e vet, thirri ca rradakes..Problemi themelor i makines se agjitacjonit dhe propagandes se pales Atlantike(propagande me te cilen besoj je shume familjar) eshte se jane kapur pas individit te Putin duke ju shmangur faktit qe kushdo President rus do te bente po te njejten gje ne rastin e Krimese dhe Ukraines.Imagjino qe nje rast si Ukraina te ndodhte "reverse" ne nje shtet vasal dhe kufi me SHBA psh, si Kanadaja.....ti e beson se SHBA nuk do nderhynte fare?...think again

Une nuk e ve ne dyshim qe mund te kesh perkthyer shume libra te ndryshem(ajo quhet pune) por me sa kam kuptuar bindjet e tua personale jane reflektimi i nje konformizmi banal, te rendomte,pjese e nje propagande trushpelarese "mainstream" e cila trumbeton se faji i ketyre zjarreve qe kane zaptuar planetin qendron tek fakti, se keshtu eshte krijuar kjo bote.... dhe jo per shkak te ketij "piromani kronik" me shtupe ne dore i cili nuk po le gje pa djegur.

Qesharake me ty eshte se ti i ke trute jo te shplara,po te thartuara,dhe je pa sherim,po akuzon te tjeret per shikim me syze.Si nje ushtar i bindur cdo veprim te babait tend shpirteror e quan si te mirekuptueshem dhe te paracaktuar.Jo mor mik,jo cdo president rus mund te kishte bere si Putini,po edhe sikur,cfare do te thote kjo,se ka te drejte te beje cte doje me vende qe i quan bacen a oborrin e vet.Nese kete gje do kishte bere Amerika me Kanadane,nuk besoj se ti ishe ketu duke sjelle linke per perfshirjen ruse e duke thene:"Mire e beri baba Obama,cdo president amerikan ashtu do kishte bere." Nuk pres moral as nga Amerika,as nga Rusia,as prej kujt,te gjithe natyrisht do shihen interesat e tyre,e ku ka interes pak vend ka per moral,po te thashe, une nuk jam ndonje internacionalist donkishotist si ti.Une i perkas nje kombi te vogel qe mire qe ka mbijetuar dhe qe tani interesat ia mbron as europa kurve e percare,as rusi qe e ndau nje shekull me pare e as kinezi,madje as indiani e braziliani po ti marresh sipas radhes,te gjithe keta emerging jane vende qe nuk e kane njohur Kosoven,edhe per karshillek ndaj ShBA-se.Ti vazhdo merru me,politiken e madhe,me mutipolarizimin,qe nga nje xhandar te kemi nja tre a kater,une do merrem me kete hisen time te vogel te diellit,ose kornize sic e quan ti me kendveshtrim planetar,e madje galaktik

Vazhdo rrotulloji tespijet o tunxh...Meshoji fort!..Ti je komplet dogmatik, se i ve te gjitha guret e peshores nga njera ane. Une ti sqarova gjerat pak a shume..Nuk te kam lexuar asnjehere ketu te kritikosh "dajen tend ideologjik"...Jo per gje, pro thjesht per te justifikuar ket balancen tende ndaj dogmatizmit per te cilen  pretendon... Une i shikoj gjerat me sy asnjeanes dhe nuk kam pse ti justifikoj Daj Samit, krimet neper bote, nderhyrjet dhe pucet e shtetit dhe as torturat sistematike. As nuk kam pse ti justifikoj krimet atij Carit te Uraleve qe po ben neper Rusi dhe Ukraine.It takes two to tango. Kjo nuk mund te largoje faktin se agresiviteti i Carit erdhi si pasoje e provokime te Dajes sate.. 

Tipa si puna jote jeni shendrruar ne tragjikomike sa edhe pordheve qe vine prej matane Atlantikut po i quani arome afrodiziake. Ti mund ti perkasesh kujdo kombi te vogel por kur legjitimizon hipokrizine dhe padrejtesine "meqe po u ushtroka nga Daja" nuk ben gje tjeter vecse e nder ne litar ate shtyllen kurrizore tende te paformuar...shendet!

Po si sjam si ti mor mik,une dajen tim ideloghik edhe tani e kam share,thashe ka bere pislliqe.Po deshe prova,meqe qenke skeptik i madh,te te sjell edhe diskutimin me Muhametaline qe nuk i mbushej mendja qe lufta ne Irak eshte bere per nafte,e quante konspiraci.Te te sjell edhe postimet ku kam permendur shembujt nga dy libra te te njejtit autor,The Confessions of an Economic Hitman dhe American Empire a dicka e tille,dhe lexo se per cfare flasin keto dy libra.Ti me sjell dot ndonje shembull ku e ke share babane tend shpirteror.Ti duhet te jesh vertet ndonje trung i trashe dogmatik per te mos kuptuar cfare them.Nuk kam justifikuar asgje,po une nuk bej pordhe te medha te merrem me rendin boteror,thjesht shoh interesin tim.Une sdo kisha asgje me ty nese do ishe ndonje idealist,sado i krisur,po te pakten i drejte.Po te je i njeanshem dhe bem tifozllek per armikun e vendit,kur shihe.edhe ne mbare boten se si eshte popullariteti i nenes dhe babait tend shpirteror,gjithmone ne renie.Vetem te ty e te serbet eshte ne rritje

Sorry per nderhyrjen. Ky antiamerikanizmi eshte si pune mode e te "majtes" evropiane. Dmth e majte me shpi plazhi e mali.smiley Rrenjet i ka tek koha e luftes se ftohte, ku KGB-ja tundete xhixhat per protestat kunder amerikes, kunder rraketave, bazave etj. Nderkohe qe rusi e ia kishte fut gjysmes se evropit gjer ne gryke, e me kismet do ia fuste dhe gjysmes tjeter. Tashti mbase vazhdojne per inerci, a dreqi e di. Mbase Zoti ua ploteson nje dite deshiren ta provojne ate te muzhikut, si tek ajo fabula e bretkocave me lejlekun. Dhe mbase atehere amerika ka shku me pushime.

Tek Why they hate us,autori permend qe shkoi ne Gjermanine Perendimore,dhe aty hasi "intelektuale" qe nga rehatlliku qe u ishte siguruar edhe fale Amerikes benin adetinsmileyhanin Ameriken.Ne fund te luftes te gjithe nxitonin te shkonin te sektori amerikan,se po ua q.. nenat ruset.Pa folur pastaj per kotesira te tilla si greket,qe jane urrejtesit me te medhenj te Amerikes.

Kam histori pa fund me italiane e greke te ketij kallepi. Po njera me nje grek zotni burre eshte njecik e vecante. Kur me ftoi ky ne Greqi ma beri koken daulle kunder Amerikes. Une nuk u ndjeva, hajt se flasim i thashe. Kur me ktheu ky viziten, dhe pa Tiranen hale (pa u prishur kiskat etj.) I thashe, he e shikon ja keshtu do ishit dhe ju pa Ameriken. E mbylli sqepin e s'e permendi me.

Une isha ne Greqi gjate luftes ne Kosove.Kudo shihje lajmerime per protesta kunder luftes,televizionet po vetem lajme per "krimet" e NATO s,asgje per ato serbe.Nje nate erdhi u ul ne lokal me ne nje grek,djale i ri,e njihte kusheruri.Amerikanet jane te cmendur, tha.Pse,e pyeta.Po ja,po bombardojne Serbine.Po e di pse po e bombardojne,e di cfare po bejne serbet ne Kosove?Jo,jo,amerikanet jane te cmendur,vazhdonte.Ia mbushje dot mendjen,sa cmund tia mbushesh ketij ketu,qe babain e vet shpirteror e vendos ne kontekst,ndersa te tjeret i le pa kontekst.

Ct'i besh eshte me fat jo me inat. U ra grekeve fati te ishin perendim e ta milnin per dekada te tera, mire e ka thene nje autor, gruaja e perendimit e dashnorja e lindjes, per Greqine. Vertet popullsia atje eshte shume e indoktrinuar, lere pastaj shtetin etj. Tashti historia nuk ka mbaruar, sic thote ndonje author; hajt me kismet bien ndonje dite nen muzhikun. Megjithse prit kur t'ia ndezin fitilat ketij te fundit po vazhdoi ta kruaje. Sikur filluan prap te levizin ata luftetaret e lirise ne Ceceni.smiley Jo se vertet Rusia eshte e madhe, por lind pyetja si u be e tille?     

Nuk e dime cu be me kancerin e Putinit thuaj,pa cecenet sna dolen gje,ua mblodhi edhe ai i veti.Ishalla vazhdon i ulet cmimi i naftes,sa ajo ia ul breket rusit.Aq dine ata,nafte dhe te pine vodke

Prit prit se do ua degjosh zerin e mire ceceneve. Para nja nje jave kishte plas pushka prap. Ve bast qe Putinin heret a vone do ta qerojne te vetet. Mbase dhe me ndonje "kancer." Rruget e Zotit jane te mistershme.

Keto lloj rregjimesh mbahen vetem me mbyllje hermetike, alla Stalin. perndryshe uji u kalb themelet. Dhe Rusia sado te mundohet Putini, nuk mbyllet me dot ne ate fare feje. 

 

Mo po te qe per Zotin,skishte lind Putina e putana,po nejse,ishalla behet si te barcaleta e PFse,Zoti Zoti,po e donte dhe nje dore hoxha nga prapa

Po per ate po flas dhe une, si tha Maradona, ishte "dora e Zotit".smiley

Se Zoti i vertete thote, ju dhashe mendte, tashti perdorini ose gjeni belane.

Po ben dhe ti argendis gabimin e atyre qe thojne ' e me dava kinezesh, oriz e mallra skarco dine'. Kina 2 mije vjet shtet kupto ti, atere kur amerika sekzistonte. Kshu dhe puna rusit. Perandori me shekuj, popull kreativ qe ka qit tolstojra cehova cajkovska sputnikra pavllovra mendlejevra nurejevra  netrebko kimista fizikan artista sportista Tsar Bomben irina slutskayen (si shpirt) etj etj kshu qe mos e ul nivelin e bisedes. 

Po them cfare po i jep, jo cfare i ka dhene. Edhe arabet kane pasur nje qyteterim te shkelqyer dhe edhe me te perparuar se ai perendimor, por pa me thuaj tani si jane. Me thuaj nje kompani ruse qe njeh pervec Gazpromit, me thuaj nje arritje te ruseve ne keta 20-30 vjet, me thuaj nje nobelist rus, nje aktor a aktore ruse, nje shkrimtar bashkekohor rus. Me thuaj cfare po i jep njerezimit tani Rusia, ndryshe nga Kina, qe te pakten ekonomikisht ka arritur nje mrekulli

Rexhepi , rreth Ankarase prishi nje qytet gati sa Tirana, i ndertuar pa leje dhemes te tjerave ishin rrafshuar edhe xhamiat, duke mbetur vetem minaret ...per te cilat nuk e mora dot vesh arresyen, pse jo ato ?

Pse argendis, ka akoma njeri ne bote qe nuk e di se Iraku u pushtua per naften ? Bah! Si nuk hapin abetaren xhanem !

cfare e kishe kete,ironi te shtrire ne te tera kontinentet?

jo nuk e kisha ironi por saktesisht mbeshteta juve 

Mire,faleminderit,po ka akoma njerez qe besojne se lufterat behen per ate qe thuhen se behen.

po pra, qe CIA jepte te dhena te sakta se " Sadami kishte reaktore berthamore..." ! Dhe keta te mencmit nuk e kane ndjekur gjyqin ndaj Blerit ...

Diskutimi im me muhametaline ishte se,sipas tij,Amerika kishte inat derri per 11 shtatorin dhe i ra Irakut megjithese kishin kaluar dy vjet dhe asgje qe te tregonte lidhjen e Sadamit me Alkaiden nuk kishte dale,madje nuk ishin ne marredhenie te mira.Domethene ishte e qepur keq qe ne fillim,le me pastaj kur doli ky bllofi i armeve te shkaterrimit ne mase.

Ore hesapi ishte i thjeshte. Rusi humbi luften e ftohte, e keta (Sadam, Gadaf e sorrollop) vazhdonin t'i kendonin avazin. Atehere vepron "dora e Zotit." 

e di, por ate me kapi dora dhe m'u duk mjaftueshem, le me te kisha shkuar deri atje

hahaha.. degjohet muzik aty,ve bast qe jane ata qe shesin kaseta  smiley !!!

Per tu theksuar eshte dhe levizjet e fundit ne Hong Kong dhe pergjigja qe i dha Ministri Kinez, Kerry-t....Mind you own business! Po ashtu Kinezet ju refuzuan vizen nje delegacjoni politikanesh te njohur Britanike per te vizituar Hong Kongun(dhe t'ju ndanin ca biskota protestuesve sic e kishin bere plan). Pati reagime dhe akuza nga Britaniket, sa dhe vete Cameron doli dhe i hodhi ca benzine zjarrit....nderkohe qe kjo gazetarja e Guardian i ve pikat mbi i...."Take a tissue dear Dave and move on"

Ne fakt eshte ironike kur perdoret "masha e demokracise" ne rastin e Hong kongut duke e ditur se ne ate vend asnjehere nuk ka ekzistuar demokracia as edhe kur e kishin Britaniket nen yqem...Gjithe Guvernatoret dhe Administratoret zgjidheshin nga "Her Majesty" ne Londer, pa i pyetur fare banoret aty.Po keta te State Dept harrojne ta permendin kete. "The democracy mascot is a dead horse in case of Hong kong"

Nderkohe ne SHBA.....

Nje raport i fresket i Economic Policy institute shpjegon qarte shkallen e demit qe i eshte bere ekonomise amerikane nga "Outsourcing in China". raporti thekson se qe prej viti 2001 jane mbyllur 3.2 miljone vende pune per shkak te kesaj (dhe eshte e redesishme te theksohet se 75% te ketyre vendeve te humbura i perkasin sektorit te industrise).

mua me ben pershtypje ekspansioni kinezeve, gjithmone e ne rritje, ne Evrope... ne Evropen e Jugut po marrin dyqanet e rrobave dhe asesoare. p.sh deri para dy vjetesh ne Itali ishin fokusuar te dyqanet e rrobave, kuptohet prodhime te lira kineze jo marka, por kete behar ne Venecia rreth 80% e dyqaneve me prodhime lekure, kepuce , canta etj, ishin ne duar te kinezeve..
ndersa ketu ne Hollande, ne qyetet e medha po blejne masivisht pasuri te patundshme... ne shume zona te njohura te Amsterdamit, pronaret jane kineze.. gjithashtu po marrin me shpejtesi edhe dyqanet tip sncak, ketu i quajme "Friture", dhe qe i gjen ne cdo cep rruge....
ekspansioni i qinezerise eshte i pandalshem.... e qarte, ne kete moment kane lekun dhe po e investojne kudo, pa dallim feje, krahine e ideje..smiley

ekspansioni kinez ne itali eshte i tipit purtha ne pllake, siç tha kapterri i komitetit qendror. vertete kane perhapje ne territor, por ajo qe 20 e kusur vjet e kinezet se bejne dot akoma, eshte krijimi i markes e i brandit. nenkuptohet, loja eshte goxha e komplikuar kur operon ne sektore, si industria e luksit apo e modes, ku te tjeret kapacitetet artistike, kulturore, esnafore, i kane prej shekujsh pale pale.

kete kinezi e ka kuptuar, keshtu qe i bje te bleje kapanona e te shtroje kurrizin se logon ja vene te tjere.

do thuash ti..taljon pepinot e mutit...dhe denimin me vdekje e kane heq ne 1780, kur kinezi, mor po dhe amerikani vareshin pemeve...  po çi qtemn!

Me pelqen vecanerisht qe e trajtojme kete si nje kontest miss universi. Amerika v. Kina eshte super kalim kohe ne keto dite dimri.

Nuk e di nese e ka permendur kush: Ne te dy shtetet denimi me vdekje eshte i ligjshem. Ne Kine sigurisht aplikohet vend pa vend.

ohh jardin.. ballçekani pra, il non plus ultra smiley

Cdo te thote aplikohet vend e pa vend.Ti me kujton nje te huaj qe e moren ne interviste para Olimpiades se Pekinit.Kujtova se kur te vija ketu do gjeja police qe rrihnin njerezit me shkop gome me mes te rruges,tha ai,dhe ishte habitur qe kishte pare njerez qe ecnin te shkujdesur e te qeshur dhe pak police qe thjesht benin detyren:rrinin shihnin.Denimi me vdekje zbatohet per ato raste qe parashikon ligji,pavaresisht se mund te jene me te shumta se ne Amerike per shembull.Po prandaj rri mileti ne qetesi ketu,druri vertet ka dale nga xhehneti

Lere mos e nga popull i urte , i duruar , me ne u treguan bujare te medhenj dikur.na dhane miliarda $$ gjithe prisnin ne kembim ishte nje "faleminderit" ose "o mao sa i mencem je ti".Mirepo i mori koka ere Dulle Djegesit e na prishi kot se koti me ta....

Kur ishte Edi ketu mbajti nje fjalim ne nje universitet ne Tianjin,ose Tiencin,sic e kemi thene ne,nje qytet i madh shume afer Pekinit,gati si Tirana me Durresin.Aty tha dicka te tille qe dihet ndihma e Kines etj.,po nuk dihen ca fakte si per shembull qe nje anije me ndihma te OKBse,e destinuar per Kinen e goditur nga uria,nderroi rruge dhe ndaloi ne nje port shqiptar.Ose sapo lexova qe njeri nga ata specialistet kineze ne Shqiperi kishte fituar nje cmim edhe material,dhe kishte pyetur ne ambasaden kineze a ta marr apo jo.Jo,i kishin thene ata,se shqiptaret i kemi miq dhe duhet ti ndihmojme.Po edhe Shqiperia e ka ndihmuar Kinen me sa e ka pasur takatin,sidomos,per hyrjen ne OKB,pavaresisht se sigurisht nuk ishte veprimtare.Tani nje histori te ketyre me Verin,meqe e permende Keshtu Shqiperine e njohin me shume ata mbi 50,dhe njohin dy gjera me shume,Enver Hoxhen dhe filmat,sidomos nje film qe as shqiptaret nuk e kane njohur shume,Ngadhnjim mbi vdekjen,per Bulen dhe Persefonin.Ne Shqiperi shfaqej ne kinema vetem,meqe luante Edi Luarasi.Nejse,tani u habita kur para dy ditesh me thote nje rreth 40 vjece kur mori vesh qe isha shqiptar.Oh,ti je shqiptari i dyte qe njoh.Kam pare ne Tv kur isha e vogel udheheqesin tuaj.Burre me te bukur ne jeten time sme kane zene syte deri tani.Mua mu kujtua menjehere ajo thenia te Duel i heshtur:I zgjedhin te bukur kodoshet

NE biografine e maos deshmohej se si pasoje e giant leap forward te maos vdiqen urie 20 milione njerez.nderkohe ai u dergonte ceqe bujare vendeve si shqiperia ne menyre qe te mbahej imazhi i tij si lider boteror.pasi meson kete sakrifice te kinezeve per ne ,kur kendon letren e pacipe te dulles drejtuar maos qe ishte pak a shume "si guxon ti lideri i nje miliard njerezve te ftosh ke te duash ne shtepine tende pa me pyetur me pare mua..". qafsha te gjithe pavaresisht nga bindjet politike te ben me turp qe je shqiptar.pastaj dul sala i cili u brengos shume nga masakra e tien an menit e i jepte gojes kunder kines ne 1991 , fjale te cilat i lepiu me vone kur erdh ne pushtet  e i duheshin pare.

Kurse mua me thoshte nje kinez, qe na mbante mire mend. Sa here kishim ndonje ngushtice per ushqime etj, na thonin po ndihmojme Shqiperine, prandaj.

PS. Thone se Mao mban rekordin boteror me nja 80melone, jane nja 10 vende bosh, pastaj vijne Stalini me Dolfin.  

kure e pyetne koreano verioret stalinin nese duhej ti binin korese se juges apo jo, Bjerini ju tha , you got nothing to lose except your men.smiley

E kisha fjalen vend e pa vend persa i perket moralit, por ne nje konsiderate te dyte, terhiqem nga ajo qe thashe meqenese denimi me vdekje nuk me duket njerezor. 

Po dakord, rrine ne qetesi, lum si ne qe do kemi nje Kine  te qete qe dominon boten... smiley

Po i shihja tani statistikat per kureshtje, meqe e permende kete punen e denimeve.

Amerika paska 707te burgosur per 100.000 banore, e dyta ne bote, ia kalon dhe Kubes komuniste. Kina 172 per 100.000. Shqiperia 181\100.000. 

Ne total, Amerika me 310 milione banore ka 2.2 milione te burgosur. Ne total, Kina me 5 here me shume banore ka vetem 1.7 milione te burgosur.

Kina nuk ka numrin me te larte ne bote te ekzekutimeve per 100.000 banore, por prape, mbetet vendi qe ekzekuton me shume ngaqe denon me vdekje trafikun e droges. Vec kesaj, e zbaton vetem per krime te renda, si vrasja.

http://www.prisonstudies.org/highest-to-...

Nuk jam dakord me denimin me vdekje...Po ne kontrast SHBA keta "Sudet" i financon rregullisht nga paret e  takspaguesve 

Ore qe do rritet kina kte se diskuton dot as dreqi. Eshte si ta mbash me zorr femijen adoleshent ter jeten. Se ben dot, se ke ne dore. Puna eshte si te bashkeekzistojne paqesisht shba kina e india neser pasneser. Kina thote NYT ne 2020 do prodhoje 195 milione te diplomuar universitare ne vit. Nga te cilet 6 milion inxhiniere. Koreja jugut me  50 milion banore dhe ca dominimi ben teknologjikisht, imagjino kta verdhacuket ca do bejne per 15-20 vjet. Ceshtja seshte me do rritet apo jo kina. Ceshtja eshte si te mbetet vend edhe per te tjeret ne sofer neser pasneser. Kenget kineze si duam,ushqimi kinez te ben per te vjelle, femrat i kane xhuxhe dhe te ngushta po kur je 1 miliard e kusur i ben gjerat si cdo vete dhe ska f35 ne bote qe te ndalon. 

Ia ket fut kot per kete punen e.femrave plako.Hajde nje here ketu dhe te mbetesh edhe ti sic mbetem ne.Vjen amerikani e australiani e nuk shkulet per qamet,yellow fever i thone ketu.Sa per kenget,kane ca kenge aq te ndjera po tua dish tekstin,jo si keto me jevgj Amerike:M'kapi policia t'u shpernda mall.Sa,per ushqimin,eshte aq i pasur,sa do gjendet ndonje te te pelqeje ty.Pastaj,meqe Amerika eshte njesh tani,mos jemi te detyruar te hame ushqim a merikan ne.Vec ne i quajtsh te tilla patatet e skuqura te Mekdonaldsit.Po tani,eshte e vertete qe Kina e ka nje problem me kete soft power in dhe aty po e ve gjithnje e me shume theksin.Pastaj ka edhe nje problem qe Amerika nuk e ka,se e ka pasur fatin te tille.Kina ka probleme territoriale pothuajse me te gjithe fqinjet,dhe ka nja dhjete te tille.Keshtu qe popullariteti i Kines as nder vendet fqinje nuk eshte i madh.

kom ron n'dashni me spicy hunan duck. yll!!!

Une hengra Hubei spicy duck head kur isha aty,po sjane keto djegeset per shijen time me thene te drejten.Mbase ngaqe une jam pekinas dhe me pelqen me shume Beijing roast duck ose brumerat.

Yellow fever yellow shmever. Amon mer se kemi kineze dhe ushqim kinez ktu boll. Njof nja dy kamariere kineze nga alhambra, nga ato qe punojn neper pho 56. Se kto dreq ngjajn te gjith njesoj smerren vesh ca jon vietnamez a korean a kinez. Nejse, nga cerek metri, 20 kile me rroba te lagme, duhet te perkulesh ti degjosh, thone 7 shtate fjale bashke, germen r, l, dhe s sbehet fjale ti thone 'wercome to pho duy hes jo fud, ensing es? Ti dhihesh gazit kur i degjon. Per te ngren laj thaj chow mein low mein egg rolls e pho. Ca pret nga rob qe sdin me bo embelsira mer amon ( se poflas si ai acdc tani lol). Embelsire i thu ti tang yuant? Edhe qeni im kokojunior ta hedh fytyres po ja dhe. Ca amerikan te lodh qe vijn me kap p... ne kine mos mi merr parasysh daje se jane te lodh e skapin dot gje ktu ku o seksi sheshit. Do hispanike nga azusa qe mendojn I bardhe ky me siguri ka dokumenta? Ke me u dhi. Apo do aziatike te ngushta nga alhambra? Apo do zezake qejflije nga westmonti qe shkrihen kur i thua skam qen nejehere me zezake me pare. I ka amerika te gjitha lale, ka diversitet te papare. Une me kinezt skom gje, madje i admiroj per shume gjera dhe e di qe e kane te ardhmen perpara e bravo i qofte po edhe gjerat do i themi sic jane pa doreza. 

Se kto dreq ngjajn te gjith njesoj smerren vesh ca jon vietnamez a korean a kinez. 

Eeeee, kshu thone dhe ata për ne 'të bardhet', i kam degjuar me veshet e mi kur na pyesin: të gjithe kusherinj jeni ju ?? 

 

 

Le te thone o burr. Ne jemi si yll ata shkurtabiqa 15 kilsh dhe te shemtut. Femrat nuk rruhen te veni. 

Ti e ben si une para se te vija ketu,qe e kisha me dy mendje,se te vetmet kineze qe kisha pare ishin ato te lodhurat qe shesin te Rruga e Dibres dhe mendoja se te gjitha ashtu jane.Kur erdha ketu dhe dola pas nja nje jave ne downtown Beijing,ne zonen ku bejne pazarin zockat e reja,me ndodhi si me shokun e vellait nga Luksemburgu,qe kur e nxora nga Blloku,sdonte per qamet te kthehej ne shtepi.Shko ne pune,me tha,se e gjej vete shtepine.Tang yuan-et jane si shpirt,varen me ca mbushjesh te kane qelluar ty,po e pranoj qe kinezet nuk shquhen per embelsira,se nuk e kane konceptin e dessert-it,nder gjerat. e para qe me beri pershtypje, ketu.Po mesohet robi,nuk eshte se e ka thene Perendia qe duhet embelsuar goja ne fund te vaktit

E do robi i kadaif apo revani ta mushi barkun mer ti ca tangleshi me tregon ti mua. Femrat e pekinit si njof, njof ato te alhambres, apo sjane me koloni. Te lodhme, si miza cece, te vockla, llafazane po hajt mo ka thon i modhi mos i bej xhibla se te dëno. 

Po mo e do,se te ka pushtu turku,por po te ishe nen hyqmin e kinezeve,do te te ishte dukur tangleshi bakllapresh e shkuar bakllapreshit.u solla nje here bakllava kolegeve kineze une,thashe se do kenaqeshin e do lepinin gishtat.Vetem sa e provuan pak dhe e lane,shume e embel thane.Qari im,e kullufita te gjithen vete.Se mos vish ne Pekin dhe i provon keto te Pekinit,se do mbetesh dhe ti ketu si ne fakiret e tjere.
P.S. Po moj Moza,femra eshte faktor i rendesishem,e shpesh percaktues,ne vendimet e jetes se nje mashkullismiley Duhej te ta kishte mesuar pervoja kete.

Prandaj mbete atje dhe ti e? smiley 

Paska ik dhe Kina për Lesh smiley... Rusi dhe Amerika ka kohë që janë bërë fërtele .Seç vijnë vërdallë ca shtete si punë tespijesh , jo Franca , jo Italia , jo Anglia e ku di unë, kush harxhon kohë me to . Qe dhe një si punë Gjermanie po ishim rrotë më rrotë me rrotat e babasqapit dhe se përfillim mo.

Me sinqeritet tani na ka mbetë më duket India, Brazili nga këto me " sip të mBëdha " smiley

Ndonjë shumflamursh me dije e përvojë edhe për këto sipërfaqe do kemi ? Për Devollin kemi Boden , mos u bëni merak .Për PPU kemi Gjëmbin ..çfarë doni  më nga jeta ?

Eh LefTKope kur ke thënë atë llaf ke psherëtirë " Të kesh dhe një Kawassaki , dhe .."smiley

Amon na lajmeroni kur te bjeri amerika, se mos na ze mrena. Le qe do kete Putini i pike meshire. smiley

Une shyqyr e kam mire se e kemi Rusine aq afer sa e shikojme nga dritarja.

Ti dukesh njecik si spiune ruse. Do te te kemi nen vezhgim. Si e keni parullen : (ri)Lindja eshte e kuqe?smiley

E paskenu me fershellime parrullen. Mire e paska mendu qendra. Po ca feshkelleni, internacionalen?

PS. Te shofim si do jete kjo seria e re. E kaluara nuk qe aq keq. Shume interesante ca raste kur spauni duhet te bente zgjedhje midis robit dhe detyres.  

Po, se aty calon problemi, ne ka kuptuar pala jone rendesine e Kines apo jo smiley.  

Kina ne qershor firmosi marreveshje me vlere 5 miliarde dollare me Greqine, pa perfshire ketu investimet kolosale ne portin e Pireas, pjese e te cilit i eshte dhene me koncesion 35 vjecar COSCO-s.  

Me Serbine firmosi marreveshje me vlere 1.2 miliarde dollare. Pervec te tjerash, presupozohet te hapen rreth 15 mije vende pune. 

Ne Maqedoni do hapi disa fabrika (5.000 vende pune) dhe konstruksione autostradash. 

Ndersa konkretisht per Shqiperine deri tani kemi kete njoftim:

Në aktivitetin për 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se BE-ja dhe Kina përbëjnë për Shqipërinë dy aspekte përplotësuese të njëri-tjetrit, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Energjia, infrastruktura, burimet minerare dhe turizmi janë fushat e evidentura ku investitorët kinezë mund të jenë të pranishëm në Shqipëri.

Në këtë drejtim ministri Bushati theksoi se krijimi i një mjedisi sa më lehtësues është një detyrë për qeverinë shqiptare.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se angazhimi është që në fund të mandatit katërvjeçar, investimet kineze të jenë rritur ndjeshëm.

E rendesishme eshte qe gjate akvititetit te pranishmit t'i kene buzeqeshur njeri-tjetrit.

Te shikojme Monda n q se behet realitet ky investimi....Eshte $2.5 miljarde dollare ne fakt  smiley

o Arto, ke qen naiher ne amerik? Nqs jo, ik i her o burr, se me kto carlliqet e jutubit cdo gjo osht jasht kontekstit

Kam qene disa here, po kjo ska shume lidhje me temen.

je shum militant, ee...ene prej suedie, qe doni me cu asange ne amrik

haha...militant?...i kujt? smiley Sa per Suedine , keta i ka tredhur Daj Sami mer jahu....ai po tredh Merkelin lere me keta neutralet qe nuk llogariten fare

Djema, mos u grindni per Kinen se Kina e ka ne rregull, punojne me shume se ne, te ndigjojne, tani ngriten dhe bursen e Shangait, nje burse bashkohore, investimet jashte po i rrisin sidomos ne drejtim te afrikes, veç kane gjet belane me afrikanet smiley se ata iu vjedhin veglat e punes kinezve smiley

Vete gjuha ku dhem dhembi thote populli, Pjer.....Ja pra nje vend nuk u zhvilloka dot pa burse.....Kjo eshte politika driteshkurter qe e sabotoi coi bursen tone dhe e coi drejt mbylljes  smiley

Hajvanet tane, Art, qe drejtojne ate popull ne menyre me mizerable, te pakten te organizonin konfrenca apo te hapnin nje zyre per thithjen e mendimit te perparuar, ku çdo ide, te diskutohej edhe me grupet e punes qe ata kane neper ministrira. Mirpo kane qelluar gomere, si ata dje, edhe keta sot. 

Nga e gjete kete informacion mo Pjer, Bursa e Shangait ka nja 20 vjet

Argendis, para nja 1-2 javesh e dhane ter mediat perendimore, hapjen e burses se Shangait, duke e krahasuar me bursen e Hong-Kongut. 

Po jo mo Pjer, se une merrem me kete pune deri diku dhe e di mire. Ja artikulli ne wikipedia, dhe meqe eshte ne gjuhen barbare, po ta perkthej qe eshte hapur ne vitin 1990, megjithese numrat jane arabe dhe jo barbare dhe i dallon http://www.loc.gov/websites/wayback/2006...

Mundet i dashur, por çfar ishte gjith ai pompozitet i ter mediave boterore rreth burses se Shangait, ku vipa te ndryshem trokiten gotat e shampanjes. 

(Prit nje minut sa ta shoh artikullin tek MONITOR , e cila foli per kete eveniment madheshtor.)

Ok, ate do thosha, po nuk ka solle artikullin, sdi te them cfare eshte. Meqe qenka krijuar ne dhjetor, mund te jete pervjetor, por nuk eshte jubile, se jane bere 24 vjet.

Kerkova te MONITOR, por nuk gjeta gjo, ka mundesi te kete qene rikonstruksion sipas parametrave bashkohore, se u derdh gjith ajo shampanje, i rane dhe gongut smiley u fol dhe per rivalizimin me bursen e Hong-Kongut, etj, etj. 

Po kane para prandaj smiley Kina edhe nje burse tjeter, ne qytetin nga nisi Ten Hsiao Pini Reformen dhe Hapjen, Shenzhen, shume afer Hong-Kongut, nje tjeter mrekulli e Kines. Nga nje fshat peshkataresh edhe bere sot qendra e teknologjise se larte ne Kine. Po prape kryeqyteti financiar mbetet Shangai.

Popull pa asnji dell humanizmi . Prej teper te varfen e te rrenuem erdhi Mao dhe i ktheji ne makina kopjuese pa cilesi . I vetmi produkt xhenuine dhe me sado pak cilesi jane prostitutat qe Kina eksporton , cdo gja tjeter atje eshte krejt "berdhok' .

Qe jan njerez te mefshët kjo sdiskutohet. Futsa mashtrues me keq se kavajsit. Po pa emocion e si merr dot vesh ca mendojne perbrenda. Pa puls pa nerv. Me ne snjisin hic, ne jemi perendimore ne sjellje koncpetim e mimike. Po kjo sdo te thote qe s' jan rrac e squt e sdo ecin para. Sna ngel gje tjeter vec ti hapim rruge e ti admirojme. Se nese na ka mesuar i gje amerika eshte fairness dhe proper dues jo inot e smirë. 

pak analiz pri meje, po s'ma more per keq. dmth si te gjithe edhe une, te mos mbetem prapa na shoket. smiley

kjo sdo te thote qe s' jan rrac e squt e sdo ecin para.

squtsia osht pune perkufizimi. po fute edhe fantazin mren, a-ha, s'dalin shum te qut. poooor, po, me siguri do ecin para, dhe e di pse? se per te hec para nji gjo qe nuk duhet, qe te prish pun biles, eshte squtsia.

Sna ngel gje tjeter vec ti hapim rruge e ti admirojme.

Rrugen pa diskutim. e hapin vet kadoshat smiley ashtu, urt e but e plot tigoni.

Se nese na ka mesuar i gje amerika eshte fairness dhe proper dues jo inot e smirë. 

kjo osht si ajo qe thon mo fol mo se e prish.

i njof ene une i cik, pranej them. duke pa ca bohet rreth e rrotull, them shyqyr qe jon kta, e jo naj milet tjeter, se e keqja s'ka fun. 

emo, ke te drejte se sikur i fije ti ngjajshin Khanit te Madh, nuk dihej ku kishin me lon vrapin.Ku ka fun e keqja, mer daje, pat thone Skner Sallaku

Po pa emocion e si merr dot vesh ca mendojne perbrenda. Pa puls pa nerv.

Ashtu na duken neve sepse ne rraca e bardh jemi gjithmon vleresues, dmth.cdo situate na zgjon ose ndjenja pozitive ose negative. dhe sipas saj shkojn mendimet tona, shprehjet, mimika gjestet etj.

Kinezet  dhe kryesisht Budistet e rraces verdh jan ndryshe, ata s mendojn as pozitiv as negativ. Sipas motos se Budizmit: rri neutral per cdo gje dhe karshi cdo njeriu, tregoju i hapur  dhe mos vlereso.

 

Mire me kete, por kinezet i kane hyre pianooos (edhe violines jo me pak)....qe s'di se ku do dalin me kete zell qe i ka kapur. Jane ekzekutonjes perfekte se alienizohen kur vjen puna per te studiuar. dite nate pa pushim....ama s'me duken kurrkund ne interpretim, nuk e di c'eshte per nje kinez te perfshihet ne jeten dhe boten shpirterore te krijuesve klasike evropiane, si i percepton dinamikat emocionale qe jane elementi me i bukur qe kemi ne qeniet humane ne toke, ato na i bejne jeten me te bukur dhe sfidat me kuptimplota..

Njerez me spiun dhe BQ nuk gje.

Une nuk kam problem me admiru japonezet po kur vjen puna te kinezet fuck them all .

geeksat e amerikes vdesin per azjatike, dhe nuk kan faj, kan cdo te drejte

Qe tregon qe Zoti (apo Natyra, ne varesi se cfare beson robi) jane demokratike, me te shumtet dalin te paret. Pastaj vjen pyetja si u bene me te shumtet, qe na con ne square one. Po del Godeli e na thote mos e vrisni menjen kot.   

Ne nje prej stacioneve Tring, sapo jepej dokumentari i vajtjes te Ansamblit tone te kengeve e valleve ne Kine.Do tja u rekomandoja ta shifnit! Shifni Kinen e viteve 70 ...! Nuk di ca bohet ne .." Komunen e Miqesise Kino -Shqiptare..!? " 

Shume mir. Na behet qejfi per Kinen.

Kur kane ata kemi edhe ne.

Si u krijua Karteli  FED. ne SHBA.......

Amerika pak nga pak po arrin majat edhe ne futboll, po i ben ekipe si Italia te duken si ekipe te dores se dyte qe nuk kalojne dot as grupin.

ooo po te shofesh sa gafa bojne ato te Kosta Rikes smiley

You mean soccer?  Kane fillu dhe buzequmshtat me njof lojen por me pare duhet ti mesojne emrin si gjithe dynjaja qe ti mare dhe bota serjozisht   smiley 

PS: Shumica e vendet e kontinentit ju lene ke ura e thanes per futboll smiley

Portugalia nuk kaloi dot as grupin Arto. Po ashtu edhe Anglia qe ka shpik fjalen soccer. E permenda Italine? Ah jo se eshte Kosta Rica perpara se ajo e kaloi grupin. smiley

Opo leri grupet dhe denglat. ku eshte SHBA ne renditje te FIFAs? smiley  mësoni njëherë emrin e lojës pastaj mund të filloni nga fëndët...se pordha sbëni dot ende, jeni njomëzakë.... smiley

ku eshte Kina? Po Rusia? smiley ashtu de. Italine,Angline, Ronaldogaline i nisem me fedex nga brazili, same day delivery smiley

 Po behesh patetik me futbollin Kinez,vietnamez e ku di une, lexo ca u shpreha me lart. smiley .Ne kontinentin te vet e kane lene ne bythe te thanes te shkruajta...Pastaj soccer-xhinjte tuaj andej ne krahasim me Evropen hyne ne kategorine e futbollit te femrave ketej. Me thuaj kush soccer-xhi prej SHBAje ka bere karriere ne Evrope smiley Shko e pi ndonje gote shurre  dhe vazhdo me ate futbllin tuaj se do ca gjenerata te mberrije futbolli i vertete andej

Pele, me i famshmi i soccerxhinjeve ne Amerike ka lujt smiley

Tani po mburresh me "hallatet" e Brazilianit (BRIC)? smiley  Po te pyes per soccer-xhi prej SHBA-je or Lym, dhe jo Histori te mesjetes me Pelen

Me i modhi i te medhenjve, i modhi Pele ka lujt ne Amerike se njishat dine me zgjedh njishat.

 

Akoma me legjenda pensjonistesh ti? (megjithese pyetja ime ishte per ndonje Amerikan ketej nga Evropa te loz futboll nuk ka pas klleqe) O Lym,prape po i shmangesh pyetjes sime dhe vazhdon me legjenden e Peles i cili pasi doli ne pesjon me Santos erdhi andej nga ju si puna e Beckham dhe Henry-t per te bere pak showbiz se ketej ju mbaroi data e skadimit smiley ... Sma ha mendja se njeh ndonje skuader socceri aty ku me thene te drejten  smiley thjesht po ben tifo per stars and stripes

Pele njifet si lojtari me i mire i te gjitha koherave,  nuk paske njohuri futbolli. Ku te lujne amerikanet ne Itali? Po Italia nuk kaloi dot grupin. E rrafi Kosta Rika. Kosta Riken e ka per stervitje Amerika.

E shikon c'behet Artisto, kane filluar dhe Kinezet te pijne vere (rrushi) e ta dine rendesine e veres se vjeter.

Ehe...Kane nja 9000vjete qe kane filluan te pine vere qe thua ti gjembace, packa se nuk te paska informuar njeri ty smiley

e ka pranuar me kohe qe nuk para ja thote veres. Biles shkaku i refuzimit te takimit me Pierr ishte se nuk e pelqente veren, pra edhe ata qe pine dhe shijojne kete pije mijera vjecare.

Nuk thashe per vere orizi arto.

Faleminderit Kaqing dhe ti na I bej hallall marrezirat e bandillit te Gjylos.

Arto, mos u merr me gjembin se i ka mor inot kinezet qe kur ja mori te dashurin nje tajlandeze 

smiley

o Arto, ku aplikohet per ket chinese green card, di gjo?

S'ja kam idene, drejtohu seksjonit te kartave....Nuk kam apliku ndonjehere as per karte jeshile,blu apo te kuqe smiley

Kina do te ndertoje rrugen e arbrit. 100 here me mire se arabet e sales.

Mqrf, kam nje fqinje qe i vdiq burri papritur dhe i la dy femije, i madhi 4 vjec. I jane qepur keto grate me shamia dhe i japin shume leke, ne kembim qe t'i flasin per allahun. Ajo shkon dhe i degjon per leket, e thote vete, por do Zoti nuk i marrin djemte ate dreq rruge.

o sa mir me ken kinez

kshu duket se po shkon puna

tani qe kina na e mori zyrtarisht, edhe ne kendeja jemi merzitur shume zyrtarisht.

kishte kohe qe zjente puna, ne cdo mehalle kishte grupe te shpetimit kombetar qe zgjoheshin qe me nate dhe trokisnin ne dyert e atyre qe merrnin informacionin me te fundit duke ndjekur grafiket e zhvillimit: he, a na e kaluan sot? jo, u thoshte kompetenti, dhe ata iknin te lehtesuar per te shperndare lajmin e mire. njerezit shkonin te festonin ne fast foodin me te afert, ose ne pizza hatin lokal. derisa nje dite erdhi gjema: kinezet na e moren... atehere te gjithe u sulen drejt uoll martit, me karta krediti ne duar: te shfarosim cdo mall te urryer kinez, thane. dhe zune e blene nga 30 peshqira made in china per person, nga 50 furca dhembesh, ashtu per shop terapi, per te kaluar marazin...

smiley

Kina ngelet akoma vend i pazhvilluar, vetem permasat e bejne ata nje fare lojtari ne arene nderkombetare. Ekonomi e padiversifikuar qe ka 50% te te ardhura (GDP) nga Exporti dhe Real Estate. Si nje keshtjelle rere bien ekonomi te tilla, sic u shkund brenda nje dite ai miku tjeter Aziatik (Rusi) qe s'prodhon asgje pervec energjise.

Vetem se monedha e kines vetem fiton pike ndaj dollarit e euros prej vitesh tashme, dhe fale atyre permasave qeveria e Kines ka me shume fonde se kushdo per momentin. Pra, s'jane thejsht permasa, por pare, e parja leviz gjithcka, si ne vendet e varfra ashtu dhe en ato te pasura e sidomos ne Amerike.

O trap monedha e Kines ngrihet me urdher nga LART. Nuk eshte free floating eshte pegged tek dollari. Ta linin kinezet Juanin te shkembehej normalisht do ishte shume me i larte sec eshte tani. Ekonomia e tyre kollapson po ta lene monedhen te lire.

Kane vetem nje avantazh nga Rusi, kane drejtues me te mencur dhe kjo ka per ta zbutur ate qe po vjen.

Po pra, prandaj e kishte pjese te fushates Romni marredhenien me Kinen dhe perqendrimin tek ceshtja e monedhes qe s'i bindej urdhrave te Amerikes, ose, sic e quante ai, manipulim i vleres se monedhes. smiley

p.s

trapi i asaj qe di vete ti smiley

smiley

po kina e ka te fiksume kursin e kembimit mer. E cakton bq e kines, nuk eshte ne dore te tregut te lire.
Biles, bota me ameriken ne krye i bo presion kines qe ta liberalizoje sepse e duan juanin kinez te forcohet sepse nji monedhe e lire dmth mall i lire kinez qe dmth se mallin amerikon nuk ta ble kush, qe dmth se ekonomia amerikone s'e ka te gjate. Kuptove tani?

smiley Ashtu, sa gjynah... sa mire qe s'i paska degjuar kina amerikanet kur i akuzojne per manipulime monedhe, sepse, nderkohe, renminbi ka kaluar e teta ne bote dhe kinezet qe merrnin 10 juan e qe vlenin 10 dollare, sot marrin po 10 juan e u vlejne 20 dollare. Mbase prandaj vetem u ka rene ekonomia. lol Kina ka shpetuar me taktiken e rivleresimit te monedhes se vet sipas interesit, nderkohe qe me monedha si tonat, euro e dollari tallin prapanicen sa here u duhen leke. Robt me rroge 400 mije leke merrnin kredi ne euro e paguanin 100 mije leke nga rroga, tani, po me te njejten rroge ne leke, kesti u shkon 140 mije leke. Ne Kine ka ndodhur e anasjellta. Sa budallenj kinezet qe kane vendosur ta rivleresojne vete monedhen e tyre, sic manipulojne europianet e amerikanet me te vetat nepermjet naftes e metodave te tjera.

po ca gjynof ato mer...gjynof je ti. Gjynof qe i futesh muhabeteve qe s'jane per ty. Je bo si ajo rubrika ju pysni-ne pergjigjemi po ti do me u pergjigj edhe kur s'te pysin, edhe kur s'e ke haberin.

Ik se u bete bajate dhe tragjikomike..Njerit i thoni vendi pazhvilluar sepse "vetem" na furnizoka gjithe boten me gaz dhe nafte........ ndersa ketij tjetrit i cili prodhon gjithcka qe ti perdor aty, i thoni se e ka ekonomi real estate smiley  Exportuesi me madh ne glob Real estate?.. 

Ca prodhon Amerika zotrote?... 

o Arto, te enjten e rriti ne 10.5% normen e interesit, sot e coi 17. E kupto ti tani efektin e ekonomise se tregut qe te kap per koqesh me cmimin e naftes apo jo? luje bishtin po deshe thuj car putinit.

Eh ashtu eshte smileyShif si u kthy pllaka, qe ta kuptosh ti se thika eshte me dy presa...Andej nga Kanadaja si po vete puna? A po gezoni? se sikur ky orteku naftes po ju merr dhe juve smiley Apo armiku i kllases te ngordhe pa edhe bar do hame smiley

Ne fakt Neoconet ne Pentagon thjesht po i japin me teper municjone Putinit dhe nderkohe po e polarizojne me teper shoqerine Ruse,.Anijen karakatine te Ukraines nuk ka me rimont ta shpetoje nga mbytja ...Po cirret larte e poshte Yatz-i se i duhen nja $10 miljarde qe te shpetoje nga falimentimi (te shikojme se cdo dorovisi Daj Sami).Sa per muzhiket, ata jane mesuar me veshtiresi dhe sanksjone, thjest tani Putin po i ve gishtin kokes dhe po stimulon industrine brenda ne vend. Nje trekendesh interesant eshte rrethuar pas Rusise menjehere pas sanksjoneve. Kine,Indi dhe Turqi....

Ky rasti i fundit Indise i dogji ca Shtepine e Bardhe se kishte te bente me miljarda dollare kontrata ushtarake dhe reaktore nukleare.Rosenergoatom do te ndertoje te pakten 10 reaktore te rinj nukleare ne Indi, flasim per kontrate kolosale.Thuhet se kontrata (e priteshme) $20miljardeshe  me "Dassault Rafale" eshte ne rrezik  per shkak te ngrirjes se Frances se dergimit anijeve Mistral ne Rusi...Ketej nga ne me sa kam marr vesh Grippen ka ngritur veshet dhe po dergon nje delegacjon ne Indi.

kanadaja eshte vend eksportus. Nuk eshte naj cudi qe cmimi i ulet i naftes e rendon ekonomine dhe dollarin kanadez. Po heperhe, une shof xhepin tim plako. I bi qe po e blej benzinen me 96 cent litri.
Tani shko thuja rusve qe blejne mallra importi se kerry ka ul tonet e retorikes pra t'mos merziten qe rubles i ra vlera me 11% brenda 1 dite dhe eshte me shume se pergjysmu qekur nisen sanksionet. Dicka me thote se kane per t'pa me dyshim

Kerry e uli tonin se e kuptoi se acarimet dhe retorika luftash te ftohta nuk po ndihmojne kerkend vec "Kompleksit industrial ushtarak" dhe zgjatovinave te tyre ne senat...Shpresoj qe te dyja palet te ulen ne tavoline dhe ti vene gishtin kokes

dakort mer dakort, ti dhe une nuk lujm ne kandar me deshirat tona. Po atij rusit vec heqja e sanksioneve kane per t'ja bo samsungun prape pergjys ne cmim. Edhe atij prodhusit e eksportusit te vodkes, vec heqja e sanksioneve ka per t'i dhone dyfishin e pareve.

Bredharaku shikoji me optimizen zhvillimet e fundit - mund te importoni nja dy dyzina Ruse te cilesise se larte (nga ata qe krijojne kompani si Google etj) lire fare.

Art, thjesht nga kurjoziteti sepse dua te mesoj si ta bej edhe une: nga e gjen tere kete kohe qe lexon lajme nga te gjitha fushat dhe gazetat? Kur te del koha per te bere art - ose per te punuar (nese punon)?

Kush deshiron e gjen kohen e mjaftueshme smiley

Ate e kuptoj, se edhe Kadareja thote:

Kush punon,
rehat shkon,
detin e kalon,
njeri s'e ndalon

Por bej une llogarite e prape s'me del me gjithe kete mal informacioni qe ke. Dita jote do kete 48 ore se s'ka mundesi.

Varet dhe nga shpejtesia e informacjonit, qe thua ti gjemb...mbase makina jote llogaritese duhet krodinuar ne shifra decimale smiley 

 Perse Kina nuk behet dot Amerike 

.....pajisjet kineze janë shpesh të dala mode, dhe regjimet stërvitore janë në kufijtë e komikes. Një pjesë e madhe e forcës së vet strategjike raketore patrullon me kuaj, sepse nuk ka helikopterë.smiley

 

Keshtu thoshin dhe egjiptianet, me pas greket, romaket, turqiet, etj, etj. lol

Ja qe ta kuptosh ti kaposh....

Amerika eshte akoma kryeqendra e artit modern

Po e ngaterron me Evropen o Lym

cthua mo Dokarti

o dokarti, arti modern nuk eshte vetem galeri, megjithese galeria më me influence e artit modern eshte perseri ne amerike. dhe po ashtu tre pikturat e artit modern me te shtrenjta ne bote ne ankande publike jane shitur ne amerike. Nude, Green Leaves and Bust (1932), e Picassos, u shit ne 2010 per $106.5 million tek Christie's New York. Garçon à la Pipe (1905), e Picassos, u shit ne 2004 per $104.2 million tek Sotheby's, New York.  Dora Maar with Cat (1941) e Picassos, u shit ne 2006 per $95.2 million tek Sotheby's, New York.

O palle koke e kembe shtepia e akandit nuk eshte galeri arti po "Pawn Shop"smiley Pastaj ata piktoret qe po shiten ne Christie nga jane?...  Qe te mos mbetesh injorant Galeria me me infuence e Artit modern ne bote sot eshte Tate Moden, dhe cmimi me prestigjioz eshte Turner Prize. Hajd shendet se nuk kam kohe te edukoj ty histori arti

o dokarti, po cpawn shop po flet o Manushoqe, eshte picasso 106 meleone. pawn shop thote Manushoqja. Galeria e artit me me influence njifet te jete MoMA qe ka ne koleksion nje nga veprat me me influence te artit modern Les Demoiselles D'avignon. por arti modern nuk perkufizohet ne galeri o dokarti. Turner Prize eshte cmim vetem per artistat britanike o Manushoqe. gjej kohen te mesosh dicka per vete.

 

Po nje MOMA keni andej laj thaj o pekmez dhe ajo MOMA me artistet Evropjane krenohet smiley Turner Prize dhe Bienalet Evropjane(kryesisht ajo e Venecjas) jane evenimentet me te rendesishem te artit modern ne glob (le qe clidhje ke ti me artin smiley )...Nuk ja kam ngene te mbush rradaken tende boshe.  

po aq di ti o dokarti, sdo te thote qe aq ka.  dhe kjo eshte vetem po ta reduktosh diskutimin e artit modern ne emra galerish per te plotesu kapacitetin tat. Edhe Tate vepren me me shume influence ne artin modern ne koleksion te saj e ka te nje artisti amerikan. Jep e mer eshte ajo pune, po amerika mer me shume prandaj eshte  1shi. prandaj dhe Pele luajti ne Amerike.

 

Amerika edhe ne Mars eshte e para.

Rama qenka ulur ne krye te tavolines perkrah Li Keqiang  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).