Në mediat e javëve të fundit ka pasur përpjekje për të risjellë në vëmendje çështjen nëse mund të flasim për një komb kosovar, të ndryshëm nga kombi shqiptar. Këto përpjekje janë në vazhdën e një debati të mekët zhvilluar vitet e fundit, debat që në thelb ka pyetjen nëse krijimi i shtetit të ri në Kosovë ka kushtëzuar edhe krijimin e një kombi të ri. 

Sipas dy-tre publicistëve kosovarë, kjo ka ndodhur ose po ndodh dhe është pjesë logjike e procesit shtetformues. Krahu tjetër mendon se nuk duhet ngatërruar identiteti shtetëror me atë kombëtar dhe aq më pak shteti nuk mund të barazohet me kombin.

Bazat teorike të këtyre dy qëndrimeve i shquan lehtë në diskutimet mes modernistëve dhe etnosimbolistëve, diskutime që kulmuan me debatin Kombi: real apo i imagjinuar, zhvilluar në vitin 1995 mes Ernest Gellner dhe Anthony Smith në Universitetin e Warwick-ut. Për etnosimbolistët rrënjët e kombit gjenden në lashtësi dhe vijnë në kohët moderne përmes lidhjeve etnike, kurse për modernistët kombi është një formë e re komuniteti politik që nuk ka lidhje me trashëgiminë etnike dhe gjithçka ua detyron zhvillimeve të historisë moderne.

Shumë shpejt u vu re se të dyja qëndrimet, si modernistët, ashtu edhe etnosimbolistët, funksiononin jo keq për shtjellime të natyrës teorike, por rezultonin thuajse të papërdorshme kur ishte fjala për analiza rastesh konkrete, d.m.th. kombesh të veçanta. Vite para debatit të Warwick-ut, Benedict Anderson kishte tërhequr vëmendjen në një kontradiktë të mprehtë që lëkundte nga themelet qasjen moderniste, qasje që me disa moderime e aplikonte edhe ai vetë. Në një formulim të lirshëm, kjo kontradiktë mund të shprehej: kombi është një konstrukt i trilluar ose, në rastin më të mirë, i imagjinuar; si ka mundësi qenë një kohë fare të shkurtër, jo më shumë se dy shekuj, ky konstrukt është bërë kaq i dashur dhe grishës për njerëzimin, sa të ketë shkaktuar qindra luftëra dhe lumenj të tërë gjaku?

Gjendur para kontradiktash të tilla që karakterizojnë të dyja qasjet, një gjeneratë e re studiuesish po përpiqen të gjejnë këndvështrime të reja, që lejojnë studimin e kombit dhe të nacionalizmit jo vetëm si histori dhe teori, por edhe si praktikë sociale. Qysh në mesin e viteve nëntëdhjetë, Michael Billig te Banal Nationalism e shqyrton kombin në aktivitetet e përditshme shoqërore, kurse Paul Jamestek Nation Formation: Towards a Theory of Abstract Community sugjeron që, mënyra më e mirë për të analizuar një dukuri kaq komplekse sa kombi është ta shqyrtosh në disa rrafshe të abstraksionit social.

Mbështetur në qasje të tilla rezulton se kombi dhe nacionalizmi konstruktohen nga ndërveprimi i më së paku tri rrafsheve: narrativat e mëdha kombëtare, legjitimimi apo dekonstruktimi i tyre në projekte politike si dhe riprodhimi i të dyja këtyre në jetën e përditshme të popullit.

Në rastin e nacionalizmit shqiptar, rrafshi i parë do të përbëhej nga ideologjia kombëtare e mishëruar në narrativat e mëdha të trashëguara prej Rilindjes, të tilla si autoktonia, prejardhja iliro-pellazge, lashtësia, uniciteti dhe magjia e gjuhës shqipe, Skënderbejada si simbol i liridashjes, por edhe i përkatësisë perëndimore etj., etj. Ky rrafsh pretendon të jetë etern, i përhershëm, u takon të gjithë brezave, shënon dallimet kyçe nga kombet e tjera dhe shërben si gurrë që ushqen e mban gjallë dy rrafshet e tjera.

Rrafshi i dytë është më i kufizuar në kohë, krijohet prej elitave politike dhe intelektuale për periudha të veçanta. Në përgjigje të interesave të kohës së tyre këto elita ndërtojnë programe politike apo platforma intelektuale me adresim te narrativat e mëdha, qoftë duke i përditësuar ato, qoftë duke i dekonstruktuar apo demistifikuar. Gjatë periudhës totalitare, p.sh. Skënderbejada u rikonstruktua për të theksuar qëndresën në rrethim, d.m.th. izolimin dhe privacionet. Në këtë rrafsh do të hynin edhe përpjekjet e admirueshme të Ibrahim Rugovës për të krijuar një identitet të spikatur kosovar, regjional dhe sidomos shtetëror.

Rrafshi i tretë nuk i përket botës së ideve, por praktikës; nuk ka të bëjë me krijim narrativash a projektesh, por me përjetim të tyre nga masat popullore. Ky rrafsh mundëson që kombi dhe nacionalizmi të zbresin nga domeni i letrave dhe të bëhen pjesë e së përditshmes, duke u riprodhuar në një varg praktikash shoqërore, që zënë fill me ligjërimin publik, tekstet shkollore, festimet në sheshe dhe tifozeritë në stadiume, për të vazhduar më lart e më larg me hapësira të përbashkëta ekonomike e shoqërore, me standarde të unifikuara etike, kulturore, gjuhësore etj. 

Në pamje të parë duket sikur rrafshi i tretë është më modest dhe më pak ndikues, krahasuar me shkëlqimin që kanë dhe vëmendjen që ngjallin dy rrafshet e tjera. Në fakt kombi sendërtohet e bëhet realitet vetëm kur narrativat e mëdha dhe projektet politike a intelektuale të mbështetura mbi to nisin të gjallojnë dhe të riprodhohen në kokat dhe zemrat e njerëzve të thjeshtë. Këtë kishte parasysh Henri Tajfel, themeluesi i teorisë së identitetit social, kur thoshte se kombi mund të ekzistojë vetëm kur populli e përjeton si të tillë. Kombi nuk ekziston thjesht te territori, gjuha a historia, në radhë të parë e mbi të gjitha kombi ekziston në mendjen e bashkëkombësve.

Thënë në regjistër bisedor, zot i hanit është populli; bujtësi mund të bëjë shumë gjëra në han, vetëm apo me të tjerë, por sido që ta bjerë hera, hesapet nuk i bën dot pa hanxhinë. Ideja e kombit mund të sendërtohet në narrativa ideologjike a në projekte politike, por këto nuk përbëjnë veçse embrionin e kombit, sjelljen në jetë të këtij embrioni e përcakton populli, fakti nëse ideja e të qenit komb, përjetohet subjektivisht nëpërmjet praktikave sociale.

Koncepti komb kosovar vështirë se e kalon testin e sistemit prej tri rrafshesh që porsa parashtruam. Narrativat e mëdha apo ideologjia kombëtare, në të gjitha trajtat e nuancat që kanë marrë qysh nga Rilindja e këndej, i përngjajnë një organizmi që e flak apriori çdo koncept që cungon ose edhe që fragmentarizon tërësinë e trojeve shqiptare.

Bashkësia e shqiptarëve të Kosovës, d.m.th. të zotët e hanit, në masë plebishitare nuk pranojnë të bëjnë asnjë hesap në disfavor të kombit shqiptar, të atij konstrukti ideal që përfshin gjithë trojet dhe etninë shqiptare dhe që synon që, shpejt a vonë, të shndërrohet në një formë unike organizimi politik. Hera e solli që të ekzistojnë paralelisht dy shtete shqiptare, por duket qartë se bashkëkombësit, kudo që jetojnë, kanë në kokë dhe në zemër një komb unik. Shqiptarët e Kosovës, për arsye të hegjemonisë serbe dhe si reaksion ndaj përpjekjeve të egra asimiluese, e përjetojnë aspiratën e kombit shqiptar edhe më me zjarr e pasion.

Vetëm rrafshi i dytë lë njëfarë hapësire për artikulimin e tezës së kombit kosovar. Themi njëfarë hapësire sepse tri rrafshet në fjalë veprojnë paralel e bashkërisht; refuzimi që i bëhet tezës së kombit kosovar në rrafshin e parë dhe të tretë, doemos kufizon edhe hapësirat që ofron rrafshi i dytë. 

Politikanët a intelektualët janë në të drejtën e tyre të hartojnë projekte politike për zgjidhjen e çështjes kombëtare në këtë apo atë rrugë. Gjithsesi, teza e kombit kosovar, ashtu siç është prezantuar gjer më sot, është larg së qeni projekt politik apo qoftë edhe platformë serioze intelektuale. Nuk mjaftojnë parimet teorike, që thuajse në asnjë rast nuk u shpëtojnë trajtave eklektike; duhet punë e ngulur dhe ndërdisiplinore për të argumentuar çfarë do të fitonin dhe çfarë do të humbisnin shqiptarët në rastin e krijimit të dy kombeve, me pak fjalë, duhen bërë hesape të qëruara, hesape që kurdo qoftë e sidoqoftë do të kërkojnë edhe pëlqimin e hanxhiut.

Përkundër gjithë sa thamë, është i papërligjur berihaj që lëshohet në mediat on-line sa herë që dikush përkrah tezën e kombit kosovar. Agresiviteti i lexuesve anonimë në kësi rastesh s’ka gjë të përbashkët me kohët që jetojmë, përkundrazi, shfaqet si atavizëm tribal i shtjelluar mbi dikotominë tradhti; vetësakrifikim.

Teza e kombit kosovar, pavarësisht se në shumicën e rasteve artikulohet në trajtë prematurë, ka edhe disa funksione pozitive. Para së gjithash ndihmon gjallërimin e ligjërimeve për kombin. Zërat ndryshe kanë prirje t’i shëndoshin këto ligjërime ngaqë si rregull vijnë ndesh me idoltarinë, e cila gjithnjë bëhet burim iracionalizmi. Ballkani s’i ka mbyllur ende plagët e luftërave të fundshekullit, ndaj rezulton shumë e dobishme të zbehësh iracionalizmin për çështjet kombëtare në një hapësirë nacionalizmash të çartur. 

Teza e kombit kosovar ka edhe një të mirë tjetër. Në qendër të saj, si strumbullar që organizon gjithë argumentet, janë lidhjet mes shtetit dhe kombit. Për arsye të njohur historike nacionalizmi ynë hyn në tipologjinë që quhet nacionalizëm i kulturës. Thënë ndryshe, lindja e kombit shqiptar u përcaktua, sidomos në gjenezat e veta, nga faktorë kulturorë dhe jo nga ekzistenca dhe veprimtaria e shtetit. Për rrjedhojë, ligjërimet tona mbi kombin edhe sot e kësaj dite kanë një inerci të fortë ndaj faktorëve historikë e kulturorë dhe priren të zbehin elementin civil dhe rolin e shtetit. Sa më civile të bëhet hapësira shqiptare në Ballkan, sa më të fortë të jenë dy shtetet shqiptare, aq më shpejt dhe më lehtë do të zgjidhet çështja kombëtare.

28 Komente

kombi bazohet tek gjuha,dhe nuk eshte krijese  e dy shekujve te fundit.   shteti-komb eshte krijese e 2 shekujve te fundit.  ka ekzistuar gjithmone ,pavaresisht emertimeve,fis,fare,race apo dicka tjeter.

hanxhiu e ka te qarte identitetin e tij .  vetem ca laro te tipit ljubo-matosh mundohen te mbeshtesin tezat serbe.

ceshtja e shtetit dhe kombit eshte e qarte per te gjithe .  nuk percakton shteti ,ne asnje rrethane kombin.

duket qarte qe ky eshte guri i fundit qe kane ne dore ata qe duan te pengojne krijimin e shtetit shqiptar ashtu sic u percaktua ne 28-11-1912.   shpresa se retorika e ''integrimit'',  percarja e brendshme(shiko berisha), dhe teza jugosllaviste e kombit pseudokosovar  do ti pengoje shqiptaret te organizohen si shtet evropian  do te ngelet thjesht shprese!

kombi bazohet tek gjuha

Si me kulture dhe dashamires i shqiptareve ketu para se te pergjigjesh shpejt duhet te kalosh shpejt e shpejt neper mend " kolonizimet " te pakten ne Kontinentin Amerikan. Ato me pare si Teritor - Shtet ishin " nen Kurore Mbreterish "' qe nuk a snje Lidhje me Kombin SOT .

Me  thjeshte eshte  ne Praktike .Atje ku Individi , Grupi krijon Bashkesi te qendrueshme dhe i perputh interesat maximale te tij vetevetiu formohet nje "rreth  " teritor "' Ligjesi e perbashket qe nuk desheron me njeri t'ja shkelesh pervec Ligjesive te Zhvillimeve e Interesave Ekonomike qe PJERDHIN mu ne Kombe e Shtet . Dhe perse jane ashpersuar ? Kjo eshte ajo qe Fransi i jep pergjigje absurdit te Bibles dhe cdo Dokre me prejardhje nga librat Fetare si bazat teorike te komunikimit "post-modern " sot

Ku shkoni

Do Luftojme

Po Ju ini vllezer.

Ej po nuk e kupton ti qe ne jemi Fqinje  smiley

Perderisa sot eshte ofruar Integrimi vetvetiu kuptohet qe jemi ne nje OFERTE Bashkejetese qe fjala KOMB kap trajta te tjera si Bashkesi ekonomike e Shpirterore , ku me afer duken ao te " Moderneve " qe me vone do ndryshojne dhe ato .

Me pak fjale po te pjestosh fjalet e Gjokutajt (teper artikull Interesant dhe me Buke)  " nga libri del Libri " del se pa derstile nuk do Kishim as Drejtoreshe dmth as Xhibole

Gjembi mund te kete mejtim tjeter ?

I nderuar,

Gjithçka, te gjitha dokrrat kulturore, perfshire edhe dokrrat marksiste (... se Ligjesi te Zhvillimeve e Interesave Ekonomike ... zotrie ...) qe beson ti, si dhe dokrrat eugjenetiste, jane me prejardhje nga dokrrat fetare. Edhe dokrra kombetare.

Biles dokrrat marksiste jane shume me teper se te tjerat, prandaj edhe inoti eugjenetist me fene.

 

Me nje ndryshim i nderuar ose plotsim per ndryshim , qe nuk shikohet dhe sipas "Po nuk e pe nuk quhet " sepse gjelpera le dhembjen kur e heq smiley dmth  nuk e shikoni dot , sepse te varurat e qeskave te syve nga studimet nuk mund te shohin posht qeskave ...

Ne sallon kjo thjeshtohet edhe me shume

 Bota deri me tani ka ardhur sipas dokrrave Marksiste , qe pasi perdhien  Dokrat Fetare , kane bere te kuptojne  se sheiket  Arabe,  ashtu si dhe Miljunaret katolike duhet te zene dashnore pa dallim feje krahine e Ideje . Ose Paraja te shfrytezoje Parane .

Me ofrimin e seks TOY dhe manekineve Plastike te shkartisura ne para - mbrapa sipas prirjeve seksuale ..se cfare do vije ...le ta gjeje kush te doje . Kataliket kane zbulu prirjet seksuale qe tek Primatet por edhe arabet kane vene re se Muahameti nuk i perjashtonte , sidomos gjate fushatave ushtarake , ku qe vet komandant .

Na deri ketu erdhem .Biles kemi dhe pak Pune me Pushtimet Ushtarake po nuk u Bindet qe duhet kaluar ne Demokraci ose Internacionale do jet Bota e Re .

I nderuar,

ke bere pak lemsh dokrrat marksiste me dokrrat frojdiste (edhe keto me origjine fetare) si zakonisht ne sallon, dhe faktin qe te gjitha dokrrat pa perjashtin, edhe dokrrat fetare, nuk jane vetem neper libra dhe nuk varen nga qeskat e varura te syve nga studimet, por kryesisht dhe thelbesisht jane thelle brenda nesh, ndoshta tek gjendra pineale, sipas primitiveve, sipas moderneve tip Descartes dhe sipas snobave ngambrapa-moderne te sallonit NewAge qe besojne Tao-n.

Studimi final behet pa pare, me sy te mbyllura nga qeskat.

Masonike do jete Bota e Re.

Pyt Ronin po deshe. Ai i di te tera pa qeska fare.

 

Duan komb? Le te bëjnë. Ca eshte kjo mendesia autoritare qe i tregon tjetrit cte beje e mos beje. Demokraci = zgjedhje e lire.

Nuk dun komb m'vete mer njeri. Ka ca qe dune me nderru kombesi, me u bo turq. smiley 

Le te behen, jo turq po edhe afganë po deshen puna vet. Qejfe qejfe, ne sna hyn xhe ne xhep. 

Nuk ka zhvillim në përgjigje smiley

Dmth nuk vërtetohet teza "Cfarë ka ndryshuar tek njeriu që të ndryshojnë veprimtaritë "

 i njëjti

Gdhihu , bindu që ke një punë që të siguron të hash , lirohu ose Lefterosu nga ( jo nga LefTKopeja ) shko në punë dhe sipas rastit hakërrohu dhe q.nënën vartësve në se je i Parë ,  vur maskën para eprorit dhe ..shkatërroi ata posht teje ..e në fund ..ul kokën dhe psherëtij në pritje të ndonjë Koqe Dashi deri ditën që  vjen çeku i famshëm , ku jashtë derës presin të ta marrin ata që ta dhanë për qen smiley

Dmth gjithshka në formë Piramide që i nderuari here Tak Tuk Tik e ka prurë si shembull tek Dollari

Pastaj çapu si qëmoti në logje burrash ndër tribu , më pas në Senatin e Romës apo Pallatin e kalifërve , më pas në oborr të xhamisë ose kishës , sot në kuvend dhe ne në BLoqe ...llogje dhe vetëm llogje . Fundja bëjmë dhe nga një Libër ose këndojmë ndonjë melodi !

Kush është i ZOTI të Vjedhë , Mashtroi dhe Grabisë si saliu ..Hallall , ja hedh bythës në këtë jetë edhe me " na kem F.Bukit or tie "

Këtë vërtetoi shembulli sallonit me atë pikën e vogël pineale  që qeka akoma atje ku ka qenë ditën e krijimit smiley

Po ti nuk qeke marksist atehere, çfar dreqin je atehere, apo je anarkist ngambrapa-modern "si gjithe te tjeret", here ashtu e here keshtu nga te fryje era?

Nuk beson me se emertimi dhe pozita "proletar" implikon njeriun e ndryshuar? Ka fol edhe Majakovskij per proletarin si qenie mistike. Pyet Emonsmiley per kete se e njef mire Ladin.

 

"çfar dreqin je atehere?"

Po robi prezantohet iher o tiku, masanej fillo e kerko llogari. 

Ps: Mos e tut dreqin! smiley

Po jam prezantu dhe ti si shume nuk kuptoni gje, nuk keni lene variant pa emertuar e quajtur.

Ja ta provoj edhe nje here tjeter sipas kontestit te muhabetit:

Jam ngapara-modern.

 

Nuk e thu ku më kuptove që nuk jam Marksist ? Ndoshta se  në sallon gjërat lihen të nën kuptohen .  Në intervistën e fundit të jetës Anxhelua i famshëm Violin e parë pas të parit dhe asnjëherë i Dyti ,  i përgjigjet pëjetjes

Po në se disa vënde refuzojnë të bëhen komunsite , kjo presupozon që Ju do ndërhyni me forcë

Anxhelo smiley  - Po .Kjo presupozon një  ndërhyrje  me forcë për  t'ju imponuar sistemeve diktatoriale dhe për të vendosur Demokracinë  smiley ..deri në triufmin e Plotë Internacionale do jet Bot e Re .

Ku më dallon që jam më pak amerikan se Amerikanët smiley

I nderuar , nuk ma vlerësove mirë vërejtjen për qeskat e syve dhe për një Çast më ngatërrove me Kopenë e dhive të LefTKopesë me tezën jashtë salloonit ..

Na rrënxum kamunizmën ,  se i trembëm me Causheskun smiley

Unë Ju kisha vlerësuar lart dhe ... nuk do ta ndërroj , por këto komente ne i kemi për Uturakun Fevziu nëpër Opinione për qesefryrët e Luftrave Civile dhe llapjashtët post -modernë .

 Salloni vërtet është dhe do të jetë tolerant dhe i butë por për të bukurat signorina , jo për të përdalat smiley

Kam kuptuar qe je kaq shume i deshperuar sa qe nuk mund te pranosh qe Anxhelosmiley eshte duke te rrejte, qe te pelqen kur te rrejne, sepse nuk mund ta pranosh dot qe çeshtja jone ka ngordh me kohe. Sepse po ta pranosh, i bi te nordhesh vete.

Per kry t'shnosh!

PS (partia socilaliste),

po pate munsi na jep ndonje perkufizim modern ose ngambrapa-modern te proletarit.

Te padronit e ke dhene ne menyre te persosur:

shko në punë dhe sipas rastit hakërrohu dhe q.nënën vartësve në se je i Parë, vur maskën para eprorit dhe ..shkatërroi ata posht teje ..e në fund ..ul kokën dhe psherëtij në pritje të ndonjë Koqe Dashi ...

 

capajevi gabon kur ngaterron analizen me praktiken ne rastin e Kosoves. Eshte futur se fundi ne metodologjite shkencore analiza ontologjike e veshtrimit te ngjarjeve/proceseve te medha historike si "projekte", per te grupuar ne kete menyre ne nje platforme te perbashket (ose kuader analitik): idete, ideologjite, njerezit e praktikat etj. Por praktikisht projekti eshte nje proces i qellimte e racional, me objektiva te qarta e perpjekje te bashkerenduara etj. Eshte veshtire te konceptohet historia e krijimit te kombit ne kete menyre ne aspektin praktik, p.sh. duke vendosur rilindasit ne nje projekt te perbashket te kombit- e shtet-formimi, edhe pse analitikisht eshte e deshirueshme. Perndryshe nuk mund te shpjegohet pse rilindasit kishin synime dhe konceptime te ndryshme te kombit dhe aleancave politike qe shqiptaret duhet te lidhnin me shtete te tjere. 

Atehere, nese do te kete nje projekt (perpjekje te koordinuara per synime te perbashketa)  per Kosoven, kjo nuk mund te arrihet, pervetem se duke eleminuar politikisht te gjitha alternativat e tjera. Per kete hyn ne pune doktrina leniniste, se pa dhune nuk ka eleminim te suksesshem te ketyre projekteve konkurruese. Dhuna e kuptuar gjerazi, edhe ne aspektin e dominimit e hegjemonise se Gramshit. E serish tek Gramshi, nje projekt (anti-)hegjemonial  kerkon bashkrendimin e perpjekjeve, mbledhjen e forcave ne nje "prijes" (Makiaveli, apo princi), pra nje parti, qe siguron unitetin e zgjidhjeve politike. Nuk eshte rastesi historike qe levizjet nacionaliste kane rrezultuar te suksesshme vetem kur jane lidhur me ideologjine e majte, sidomos ne aspektin operacional, te veprimit. Per kete Albin Kurti ka meriten e percjelljes se ideologjise se shqiptarizmit nepermjet sistemit operativ te nje ideologjie te majte. Te shohim nese do te rezultoj i suksesshem. 

Dmth meqe gramshizmi i majte rezultoi aq i sukseshem sa qe perftoi edhe musolinizmi i djathte, te shohim suksesin e baraztundjes shqiptare qe deri tani ka qene shume suksefull:

Lo Stato è la macchina tremenda che ingoia gli uomini vivi e li rivomita cifre morte.(…) Abbasso lo Stato sotto tutte le sue specie e incarnazioni. Lo Stato di ieri, di oggi, di domani. Lo Stato borghese e quello socialista.

                                                                                                                  Benito Mussolini

Mbas disa vitesh:

Nulla fuori dello stato, nulla contro lo stato, tutto nello stato.

                                                                                                                   Benito Mussolini.

smiley

Plehra ngambrapa-moderne!

 

 

duhet te kesh nje qasje mistike ndaj mekanikes se levizjeve boterore per te kuptuar nje njeri si Ducja, Hitleri e Stalini, meqe je post-modernist Kibernetika ne teorite e sistemeve (Luhman, me vone Baudrillard dhe Deleuze & Guattari ne 1000 plateu - bazuar mbi mistiken e Ibn al-Arabi, psikoanalizen e Jung, fiziken kuantike dhe filozofine hegeliano-marksiste) ofron nje perspektive te tille, perpendikulari leviz drejt balances - oIdrizet nuk i kuptojne vezhgime te tilla kozmike - 

Paske hyrë në të " thellTa " me kta post - modernët dhe doemos  , me që  edhe drutë ti kanë prurë zgërbonja nga Pylli Lenies ( Hrushovë e Bodesë  smiley... Kibernetika ne teorite e sistemeve smiley ...doemos   ke punë edhe me të kuptuarat e spiraleve të Historisë , gjë që nuk na shtyn të themi se Salloni është për Kibernetikët !

Edhe na nga këto lloj drush përdorim po jemi me të vjetrën se thërresim dru me pre   e i paguajmë .Ty ta paskan marrë mëndjen i nderuar Heretik se ti paskan prurë falas smiley

Angelua IM është shkencëtar nuk është për lexus koqellëqesh  . Gjej vetëm një ta konkurojë në çdo fushë , gjej një gjë që ka ndodhur ndryshe në Historinë e Botës Njerzore , , përveç ëndrave të Nostradamusit me shqiponja prej hekuri smiley për këta që lexojnë Kibernetikë , dhe ... përse të mos ta braktisim ? 

.. sa qe nuk mund te pranosh qe Anxhelo [smiley] eshte duke te rrejte,  sepse nuk mund ta pranosh dot qe çeshtja jone ka ngordh me kohe. Sepse po ta pranosh, i bi te nordhesh vete.smiley

Ke këtë të balancave më sipër për këto ,  nga këta që çdo xixixëllonjë u duket Diell , por ne kapteri në Ushtri na mësonte se

Përsa Kohë Njerzimi do jetë ky që është , pa pjellur Bulqthra  nëpër Laboratorë  dhe pa lëvizur për  Botë të reja , Toksorët do të kërkojnë Gjithmonë atë që parasheh të pashmangshme Angelua ...Internacionale do jet Bot e Re .

Kur të lëvizë Pylli brinjës kujtona ..po jo me kërpaçë !

Gjokutaj ne kete shkrim, megjithe erudicionin teorik wikipedist (te miksuar keq) , nuk i jep pergjigje asaj qe meton te arsyetoje: a ka apo nuk ka nje "komb kosovar"?

Ka disa teori mbi rrugen e krijimit te kombeve dhe ne kete diversitet qasjesh, modernistet/konstruktivistet (Anderson,Gellner, Hobsbawm,) dhe etno/simbolistet (A.Smith)  ne fakt jane variante te te njetes  shkolle.Te dy krahet krijimin e kombit dhe nacionalizmin shikojne si produkt te moderintetit, si  proces imagjinativ, konstruktivist por  dhe ndahen per rolin qe u japin faktoreve te vecante ne kete proces kompleks.Te dyja variantet pohojne se nacionalizmi prodhoi kombet vetem se etnosimbolistet kete proces nuk e shikojne te  lindur nga asgjeja por te bazuar ne etnine e cila eshte ngjizur me heret, ne periudhen paramoderne.

Sa u perket kritereve te formimit te kombeve, nje ndarje tjeter eshte ajo mes objektivisteve dhe subjektivisteve.

Hipoteza  e krijimit te nje "kombi kosovar", i dallueshem nga ai shqiptar, kapet pas idese se pamajftueshmerise se etnise , origjines dhe te kaluares se perbashket, per te krijuar nje shtet -komb dhe aludon per rastet kur popuj me etni te njejte, kane krijuar shtete kombe te ndryshme (austriaket dhe gjermanet).

Me tej kjo ide perforcohet me argumentin e jetes se kombit ne dy njesi shteterore te ndryshme dhe rolit te shtetit si entitet politik ne ruajtjen dhe riprodhimin e identitetit kombetar. Shoqeria kosovare eshte multietnike (shqiptare, serbe, myslimane/boshnjake, ashkalinj etj.) dhe nocioni "identitet kosovar" praktikisht nenkupton banoret, qytetaret e Kosoves te cilet kane te perbashket 1.territoriin. 2 njesine politike/shtetin. por qe ndahen ne elementet e tjere qe percaktojne nocionin e kombit ose identitetit kombetar.

Gjokutaj thote se kombi yne eshte produkt i nacionalizmit kulturor por harron se shteti, pasi krijohet,  behet determinant per jeten e kombit.  Sado artificiale te jete teza e "kombit kosovar", Gjokutaj as qe  merr ne konsiderate ndikimin qe mund te kene ne perspektive disa faktore si multikulturalizmi, procesi integrimit europian, globalizmi, roli identiteteve fetare te rigjalleruara  dhe orvajtja per hedhjen ne ere te gjuhes standard ne projektin kombetar.

 

I pari eh ...dy të tjerët smiley

"Kombi Kosovar" do mund kete vetem nje arsye ekzistoje ne leter, se duhen dy qeveri, dy parlamente, dy km-ra etj. Po dhe asaj mbase i gjendet dermani, nje pale per dimer e pala tjeter per vere. 

Ps. Si eshte ajo fjala e urte e pellazge, shqiptarit ia shkul karriken megjith byth. 

.... te debatosh seriozisht permbajtjen e ksaj Pacavure.... duhet te jesh komplet i tredh. Prandaj un po perqendrohem vetem te presonat qe e kan hedh ket Ide, per ju o modernat e karit:  identiteti kombetar s esht Xhaket qe nderrohet ose varet n gozhd te hyrja  swinger-clubit tuj "internacionalist". 

bayesian revolution, do te jete bota e re, neurohack per oIdrisin --> per emigrantin rekomandohet: 

http://harpers.org/archive/2015/01/come-...

Kurzweil had popularized the idea of the singularity. Circa 2045, he predicts, we will blend with our machines; we will upload our consciousnesses into them. Technological development will then come entirely from artificial intelligences, beginning something new and wonderful. 

“There are all of these different countdowns going on,” he said. “There’s the countdown to the broad postmodern memeplex undermining our civilization and causing everything to break down, there’s the countdown to the broad modernist memeplex destroying our environment or killing everyone in a nuclear war, and there’s the countdown to the modernist civilization learning to critique itself fully and creating an artificial intelligence that it can’t control. There are so many different — on different timescales — ways in which the self-modifying intelligent processes that we are embedded in undermine themselves. I’m trying to figure out ways of disentangling all of that. . . .

He began to “neurohack” himself, systematizing his introspection to evade his cognitive quirks. Yudkowsky believed he could hasten the singularity by twenty years, creating a superhuman intelligence and saving humankind in the process.

At the bottom of each year’s list are suggestive statistical irrelevancies: “every optimizing system’s a dictator and i’m not sure which one i want in charge,” “Autocracy (important: myself as autocrat),” “Bayesian (aspiring) Rationalist. Technocratic. Human-centric Extropian Coherent Extrapolated Volition.” “Bayesian” refers to Bayes’s Theorem, a mathematical formula that describes uncertainty in probabilistic terms, telling you how much to update your beliefs when given new information. This is a formalization and calibration of the way we operate naturally, but “Bayesian” has a special status in the rationalist community because it’s the least imperfect way to think. “Extropy,” the antonym of “entropy,” is a decades-old doctrine of continuous human improvement, and “coherent extrapolated volition” is one of Yudkowsky’s pet concepts for friendly artificial intelligence.

....

Rather than our having to solve moral philosophy in order to arrive at a complete human goal structure, C.E.V. would computationally simulate eons of moral progress, like some kind of Whiggish Pangloss machine. As Yudkowsky wrote in 2004, “In poetic terms, our coherent extrapolated volition is our wish if we knew more, thought faster, were more the people we wished we were, had grown up farther together.” Yet can even a single human’s volition cohere or compute in this way, let alone humanity’s?

...Ne modernitet, dmth me qasjen drejt New Age, ku mbi dymije vite lufte besimesh ne fe , komb e atdhe, flaken tej, eshte normale qe grupe " personash" ( nenkupto shpirtrash) ne besim si te pavdekshem, eshte imazhi i shpirtrave ai qe arrin te " shperngulet " drejt nje personazhi real, ( nenkupto drejt nje formulimi e formimi te ri kombi) qe mund te argumentohet se vjen prej nje dashurie shum te madhe, prej nje urrejtjeje shum te thelle, prej nje droje te perballushme ...ose prej nje asgjeje te ciles duan t'japin forme..

 Besoj se jane keto arresyet pse dhe Capua i kucjot, e sheh po nuk arrin ta shprehi, qe ndikimet qe ushtrohen, si strumbullari i artikullit, edhe pse gjithmone te drejtperdrejta e te bashkerenduara, reagimet perkatese mbi te , si shpesh kur levrihet me kete teme, mbeten gjithnje ....EMOTVE.

Sidoqofte, duhet thene se emocioni lipset t'i detyrohet faktit se egzistenca e nje pershtatjeje te re, reale  e te vetedijshme ndaj objektit, qe perfaqeson imazhin e shpirtrave ....eshte e pamundur, per shkakun e faktoreve te tradites.

Do te kete ;" Nje komb me emer kosovar, kur as qe do te permendet i tradites historike " kombi shqiptar"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).