Kjo që shohim në foto, njihet nga të gjithë si “Komuna e Parisit”. Ishte thjesht një rrugë. Tani jo më e tillë. Statistikat thonë se e gjithë zona mban 80 mijë banorë. E nëse statistikat nuk gabojnë kjo do të thotë që janë edhe nja 10 mijë makina në qarkullim. Kam shkruar edhe herë tjetër për këtë rrugë, a lagjje, merreni si të doni, e cila për nga kapaciteti është sa një qytet i madh i Shqipërisë, Shkodra apo Vlora. Megjithatë rruga nuk është më tepër se 6 metra e gjerë, ku herë hapet e herë ngushtohet. Përfundimi: nuk është as më pak e as më shumë se sa një rrugë fshati e asfaltuar. Realisht kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit urban shqiptar, një idiotësi totale dhe e papërshkruar. Sidomos tani pas prishjes së shtesave të lokaleve. Asnjëherë nuk ka pasur një plan të rregullimit të saj, dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk e zbukuron fare lagjen, përkundrazi e tregon edhe më demode nga sa është. Por do të mundohem t’i kap me radhë…

…Kur drita jeshile e semaforit ta jep mundësinë, ti mund të kalosh si këmbësor i thjeshtë, edhe pse në krahun tënd një “Mercedes-Benz M-Class” a “X-6”, që niset si furtunë, është gati të të vërë përfund. Nga ky çast bindesh se ke ndërmarrë një ekspeditë fort të lodhshme pa filluar ende, e që përshkon itinerarit e çuditshëm nga rruga “Muhamed Gjollesha” pranë stadiumit “Dinamo”, për të mbërritur në vendin e quajtur “Selitë”, e cila vetëm pak vite më parë mbante termin e një fshati pranë kryeqytetit. Zona kishte veç sera për prodhime bujqësore dhe një pikë karburanti diku në majë. Më tej fillonin brezaret e pemëve frutore. Tanimë, ajo që quhej majë është në mes. Nuk mund të jemi kundër, ç’kuptim ka, zhvillim do ketë. Po si…?

Anash rrugës së ngushtë janë ndërtuar vetëm pallate 10-14 katesh. Duhet pasur parasysh se në këtë zonë dikur kalonte një përrua, dheu është i hedhur, e po ra tërmet… “ruana Zot”.

Nuk quhet më “Komuna e Parisit” edhe pse në regjistrat e minibashkisë “5” apo në ambulancën e lagjes, gjithçka që shënohet rreth adresës së një personi, mban të njëjtën “vulë”. Mban një emër krejt të ri. Madje për këtë, me një ceremoni pa bujë nga zyrtarët e Bashkisë, disa vite më parë u zbulua edhe pllaka, ku sipërfaqja ishte gdhendur me një daltë çeliku, për të dhënë rezultanten pasive të emër-mbiemrit: “Medar Shtylla”.

Gjithkush ka të drejtën e pakontestueshme për ta quajtur si “lagja e re e VIP-ave të kryeqytetit”. Unë për vete kam 12 vjet banor i saj, nuk hyj te VIP-at, është e sigurtë. Por ndoshta mund të jetë pikërisht ashtu, lagje VIP-ash. Varet kush e kalon testin. Në bllokun masiv me rreth 80 mijë banorë kanë preferuar të jetojnë ministra e ish të tillë, deputetë e ata që nuk kanë më mandat, e deri para pak kohësh po aty jetonte dhe presidenti aktual i Republikës, Bujar Nishani.

Epopeja e lavdishme, me aksion vullnetar, nisi pas viteve 2000 kur kryetar Bashkie ishte Edi Rama, e në krye të Qeverisë një herë Nano e një herë Meta. U dhanë leje ndërtimi pa kriter. 9 kate, përcaktonte ligji. Edhe me parking poshtë. Kujt i thua… Pak ndërtues e kanë respektuar, për më tepër i kanë futur dhe nga 2-3 kate shtesë.

Por udhëtimi drejt finishit është i lodhshëm, i zhurmshëm, ku për më tepër, sytë, flegrat e hundëve dhe qiellza të ngacmohen vazhdimisht nga pluhuri dhe gazrat që dalin prej jashtë skrapamentove të makinave të cilat brenda janë “full option” pajisur me kondicioner e airbag.

E meqenëse e kemi marrë rrugën për të shkuar në Selitën e vjetër, lagja e re e VIP-ave, që ne rëndom jemi mësuar ta njohim me një emër fort të qarkulluar prej të paktën 140 vjetësh: “Komuna e Parisit”, vjen e shformohet, nga një bulevard i supozuar, në një labirint mjeran e të shëmtuar. Kjo rrugicë, meqenëse mban një emër që vjen nga Franca, nuk ka shans të ngjajë me Shans Elizenë. Asgjë që vazhdon në zgjatimin e rrugës së vjetër që të çonte tek “Kopshti Botanik”, nuk të jep përshtypjen e një lagje me arkitekturë e urbanistikë bashkëkohore dhe për më tepër e vendosur aty ku duhet.

Do themi vetëm të këqijat në këtë shkrim të shkurtër. Reklamë as që mendohet në një rast të tillë. “Komuna e Parisit” është një vend ku fëmijët nuk kanë asnjë mundësi për të luajtur e argëtuar, nuk ka terrene. Është vendi ku makinat mund të parkohen mbi njëra-tjetrën, minimumi mbi trotuare. Është vendi ku telat e telefonisë fikse dhe kabllot e sistemit të ndriçimit gjithashtu varen ngado, rrezik vdekje për këdo. Para pak ditësh dy shtylla druri ranë pas një stuhie. Ishte mesnatë dhe nuk ndodhi gjëma. Ca pallate të një kompleksi qëndruan pa drita për disa orë. Por me kaq u mbyll. U ndezën qirinj për ndriçim e për t’u falur. Në mëngjes dy shtylla metalike u vendosën nga KESH a ÇEZ, ç’rëndësi ka. Gjithashtu “Komuna e Parisit” është rruga e stresit të nënave me fëmijë të cilat marrin guximin të shtyjnë karrocat e bebeve në rrugë pasi trotuare nuk ka.

Thënë troç, tek Komuna e Parisit do të gjesh gjithfarë komunitet “mix”, që pasi kanë blerë apartamentet e reja duke shpenzuar disa mijëra euro, fillojnë ta bëjnë sherrin sherr, jo vetëm për 500 lekët e ashensorit, por dhe për 200 lekët e pastrueses së shkallës. Janë gati të notojnë në plehra, dhe një gjë të tillë e kanë treguar tashmë.

Së fundi: Do të isha optimist nëse bashkë me prishjet e shtesave të lokaleve e ndërtimeve pa leje, Qeveria e Bashkia në bashkëpunim, do të nxirrnin “A”-sin nën mëngë për të filluar zbatimin e një projekti konkret që do ta sistemonte përfundimisht qytetit në periferi të kryeqytetit. Në të kundërt, ndërtimet që u prishën nuk japin asnjë vlerë.

118 Komente

Gjithashtu “Komuna e Parisit” është rruga e stresit të nënave me fëmijë të cilat marrin guximin të shtyjnë karrocat e bebeve në rrugë pasi trotuare nuk ka.

Nuk e di cfare thote ky autori.  Te ecesh me femije te Komuna eshte art.  E ndjen veten si Jennifer Lawrence tek Hunger Games.  "Thriller, suspense, adventure."  Cfare kerkohet me shume?  

Po edhe me makine eshte eksperience fantastike.  Kalit durimin, zgjeron fjalorin, fizkulture nervash etj. 

PS: Nje pyetje per peshqit nga Shqiperia, praktikohet "4 way stop" ne udhekryq gjate marrjes se patentes, apo nuk ekziston?  

Epopeja e lavdishme, me aksion vullnetar, nisi pas viteve 2000 kur kryetar Bashkie ishte Edi Rama, e në krye të Qeverisë një herë Nano e një herë Meta. U dhanë leje ndërtimi pa kriter. 9 kate, përcaktonte ligji. Edhe me parking poshtë. Kujt i thua… Pak ndërtues e kanë respektuar, për më tepër i kanë futur dhe nga 2-3 kate shtesë

..deshe Shqiperine  ta dhane

dhite sic dhjeve  Tirane..

Ka fillu me tersllik qe nga embri.smiley

Nanoja do ta kete patur fajin. 

Po e vetmja gje qe i ngushellon banoret eshte qe te pakten Gerdecin me klimen e mrekullueshme dhe vilat dykateshe e kane vetem 2 km larg smiley

Nuk e di pse kam pershtypjen qe keto po i thua nga xhelozia.

P.S. Do rrosh me shume

bumi i ndertimeve ka ardh si pasoje e kerkeses, eshte rasti tipik i tregut te lire dhe mosveterregullimit te tij, ndertimit sipas kerkeses ne rritje, leke dhe vetem leke, edhe si pasoje e mungeses se nje plani urbanizues, deshmi e faktit qe ligjin dhe planin e ben maliqi (ose qe kinse nuk e ben). si perfundim, model i kapur fort edhe prej elites tone syndritur politike

Ndertimet ne pallate atje ende vazhdojne, megjithse eshte e bukosur ne urbanizim, dhe ndoshta e pashprese. Gjate vitit te fundit lulbasheror cakallor, dhe nderkohe qe inuku sylesh prish baraka gjetke, kane hedh shtat me shpejtesi sketerre dy pallate te reja mu poshte gjurmes se unazes se madhe, byth me byth me njera tjetren, trafiku eshte lemerites, transporti urban qe do bente lidhjen me zonen tjeter pothuaj i pamundur. trotuaret nuk ekzistojne. Investimet publike jane inekzistente megjithse eshte nje nga zonat qe kontribuon me teper me taksan e vota, si pasoje e popullsise.

Ps. rruget jane tere gropa dhe mgjths tek tuk asfaltohen ne rast zgjdhjesh erozionohen here pas here nga carja e kanaleve dhe vershimet e perrenjve qe vijne qe prej selite kur bien shira.

para disa vitesh has krejt rastesisht me nje shqiptar dhe duke bere muhabet mora vesh qe ishte nga Tirana, kur e pyes se ne çfare vendi e kishte shtepine :-komuna e Parisit... pergjigjet. Me thene te drejten ngela e habitur, megjithese jam lindur dhe rritur ne Tirane nuk e dija se ekzistonte komuna e Parisit aty per aty  medova se po tallej me mua dhe kur ai me pyet se ku banoja ne Tirane:-komuna e New York-ut... pergjigjem une

Me vone informohem me faktin se komuna e Parisit ekzistonte me te vertete ne Tirane dhe ne vehtevete me lindi dyshimi se ndofta ekzistone edhe komuna e New York-ut

komuna e parisit eshte rruga para hyrjes ne rrugen ne fjale, qe lidh ate me unazen e vogel, rruga e gjere afer stadiumit dinamo. Emri aktual i saj eshte medar shtylla, por i ka mbet ne perdorim emri Komuna e Parisit gjithe zones qe perfshin seliten lart e pjesen  deri te kopshti botanik.

cfare ka qene komuna e parisit...

Komuna e parisit do te shahet gjithnje sepse voton per PS e ka me pak veriore se te gjitha, dhe vleren ia tregon vete cmimi. Mbetet lagjja me e re, me e madhe, me robt me te hajrit, me dyqanet me te mira, baret me te bukura, me mamat me seksi neper trotuare se ne gjithe tiranen, pa pallate enveri apo shtepi shkarravina qerpici, me me shume rini qe jeton me vete e ndahet nga familja, si dhe me numrin me te madh te bizneseve qe i kane hapur zyrat aty, me robt me mendjehapur, me goca qe dalin vetem ne cdo ore te nates  Plus liqeni, blloku dhe kopshti zoologjik afer, rruga e re per tek teg e per tek lagjet e reja me vila pasanikesh eshte bere tashme dhe lidhet direkt me komunen e parisit e tiranen e re, dhe pak sa te ike Basha dhe do te behet dhe pjesa tjeter e unazes se re prej ku shkon ku te duash sa hap e mbyll syte. Sharjet le te vazhdojne nga ziliqaret, por komuna e parisit eshte tirana e vertete. klm

Kemi shkollen me tete klasa

kemi shkaben me ca derrasa

kemi furren me pjeke buke

heu lum si na qe rrojme ne Puke.smiley

 

Puka jeton ne bathore. Bathore vs komuna e parisit, shembulli me i mire i krahasimit te qyteterimit me kafsherinesmiley

nese ndertojne rruge te mira puka e qytetet e tjera malore do behen vendet me te lakmuara per te jetuar.Ne kohe te Dulles duhej 9 sahat per te shkuar ne kukes tani 1.5 .

Në kohë të Dullës moj me zamete nuk matej me km . Matej me siguri . Të veje e të vije shëndoshë !

 Nuk të përdhunonte njeri , nuk të grabiste dhe nuk dilnin " me bllokue akset " po nuk u pagujte trojet që u ka zënë HEC smiley

Je lodhur shumë e më hoqe / a më rrofsh këto ... smiley

që me zamete të mbëdha , gjete e bëre  dhe një krahasim ! Për miqësinë Kino -Shqiptare .

Poshtë kokoshët e pështyrë nga mizat smiley

 

Flutura ne kabinen time
Tentative per perdhunim qe perfundon ne aksident.

Ne fakt ka qene tentative per arratisje nga soc-reali qe perfundoi ne aksident letrar.

 

S'po e shof aksidentin ke Yvja i nderuar heretik ..po aty nga fusha e garumllave  sikur digjoj një zë

" Kalamoja ....hajde se do filloj i film me Flutura nëpër kabina " smiley

Kam kaluar aty tek stadiumi, dhe kam dashur te pyes nje here se ku eshte kjo Komuna e Parisit, por me ka ardhur zor, se une tirons i vjeter, nuk dija se ku binte ky vend smiley

po kshu eshte kur ben shoqeri me talebanet o Pjero... ke mesuar historine apo lagjet e Kandaharit,Kabulit dhe Mosulit..smiley    dhe nuk di lagjet e Tiranes..smiley

megjithse edhe kjo ''Komuna e Parisit'',  lagja me e re ne Evrope thone,  mu si Kandahari eshte..smiley  pale qe eshte e mbushur me qoftexhinj pe Korce.. e meriton nje vizite  heren tjeter ne Albanie!.smiley

 

Belulooo, e dyta here qe po me ngacmon me talibanet smiley po ti e di qe une banoj ne nje nga zonat me te mira ne Antwerpen, zone presidenciale, megjithse edhe tre muaj jam ketu, se pallati im me dy kate do prishet se duan te ndertojne nje me 5 ose 7 kate. Une per vete, aty nga marsi-prilli do shkoj tek lagjia e marokenve, zezakeve, pakistanezve smiley do jem i vetmi i bardhe aty smiley

Pse nuk thua qe do jesh si veshka mes dhjamit. Gju me gju me popullin. Shume shpejt do Dali vq 2. 

Dyshoj i nderuar Pjer se ky cilësim " taleban " nuk është Fizik .Në imtervistën tuaj shumë të MADHE , ke tronditur thellë të barztundurit pa le më shokët dhe shoqet antikomunistë me vlerësimin që i bënit rahmetlliut , gjithkush Ju etiketoi si AI " pa kuptuat që JU si çdo njeri Normal dhe Shkencëtar udhëhiqeni nga Ballafaqimi dhe Krahasimi fakteve pa qenë nevoja të etiketoni " me pargjykime "smiley

Lexoje dhe njëherë smiley ...se ndoshta " sh . Belul është viktimë për inerci e kësaj rryme " duke u shfrytëzuar si  " njeri ashtu kështu që të hedh dorën në qafë , i butë i qeshur që e do Partinë  smiley...

Lind nevoja në Intervistën TUAJ tjetër shumë të Madhe ta sqaroni më në detaje që shokët të jenë të qartë !

jo mo Pjero, hera e pare eshte qe te flas per  ''talebanet''..   heren tjeter te kam thene per  somalezet dhe pakistanezet.smileykreme dela kreme e shoqerise, kur thote frengu.. prandaj e ngaterron ti..smiley

pse do ta prishin ate bllokun e socialit ne Linkeroever mo?!  kaq shume talebane jane perqendruar atje.. pse s'thua, qenkeni bere problem social ju te socialit..smiley

degjo, do jet  me mire te  shkosh te apartamenti i ri  ne Prill-Maj ( lagjes mos ju ndaj.smiley, e thote dhe proverbi), dmth ngrohet moti dhe eshte tamam kohe per levizje, transport plackash etj..smiley

Belul, sipas tradites, seicili duhet te flasi " per stanin e vet" .Une jam pikerisht,  sapo fillon Komuna e Parizit" Sepaku, ne nje rreze prej gjys kilometri, nuk ka asnje "  pe Korce ", qe te servire kerrnacka apo qofte.Ka dy lakroreberes me ...qep e domate, spinaq dhe gjize, me djathe, pa djathe etj por gjithenje nden ...sac te origjines korcare safi..

Megjithate , une shkoj e mar " byrek shpie ke greku", 12 metra matan ish MA-PO - Tiranes Re, qe i ben aqe te shijshem or Belul saaaa nuk ta mer mendja.Po erdhe , edhe pse ne greqeri i ke provuar, por me uje vendi dhe gjalp laberie jane ...me kalitera ! 

Keshtu qe mos shkelni njerin nga parimet baze te demokracise, duke injoruar bazen....e njohjes ! Nuk di ca menim ka shoku jon Pjeri ? 

Kur te vi aty i nderuar Grava, me trego per kete byrektoren greke, do shkojm bashke, por me nje kusht, do te te qeras une, se ti gjithmon me qeras. 

Aaaa, Pjer, ju na mbuloni ne Oksident ! Ketej , naijes Orjentit hallexhi, na i ler neve harxhet !Po cedo, se mbajte llafin kur me the se do vi ne vere ...me Belulin ! 

grave,  nuk pretendoj se e njoh mire Komunen e Parisit, por kam qene disa here atje, madje edhe kam bujtur pasi kam nja 2 familjare te afert qe jetojne atje.. 

nejse, qoftexhiu i pare me kernacka eshte mu ne fillim, sapo jemi futur te rruga qendrore per te Komuna e Parisit, pasi kemi lene prapa stadiumin Dinamo...  eshte nje si tip restoranti me verande druri ne te majte ne ane te rruges... dhe nja 2 te tjere qe me kujtohen, jane siper nga fundi i rruges prane qendres Kristal... madje e kane theksuar fort ne tabela keta: ''kernacka Korce''.smiley

Belul, sot nuk e kane per gje te shkruajne " kernacka Korce" dhe te jete tjetri prej momli.Ka mo ka se per shaka e thashe, por kur te vishe nuk ke per t'i njohur me anesoret mbushur me tenda e kioska.

I ka bere INDUKU ....fyt ! Po ca milet i bindur ore njerez! Shkendel te gjithe! Qe ne pike te sabahut u ngriten e i hodhe ne shesh,  gjith ckishin ndertuar.Keto dit zien pune per te kthimin ...ne identitet te teritoreve ...! 

Ore per ate Zot, ka ndryshu mileti ! Sa te sjellshem , te bindur dhe kooperuesa xhanem ! Ne radhe qe ne pike te sabahut per te paguar dritat, me qe eshte Viti Ri afer dhe e dine qe shtetit i duhen per harxhet.Nje komshi tek pallati im, prokuror, i krimeve te renda , paskej tre vite pa paguar dritat...! Kush eshte kurioz, per te pare cilet jane ne radhe per pagesat e energjise, do habitet, me cdo shofi! Njerez serioze, goxha burra, te shkolluar, te veshur shik....dhe shume te sjellshem ....ne radhe..! Per ...? 

Ju them sinqerisht po habitemi ! Ca popull jemi keshtu ? 

" Komuna e Parist " bie në Francë i nderuar Pier , prandaj nuk e ke gjetur . Ajo është një Lagje me ndërtime të reja që i kanë vënë simbolikisht emërtimin Komuna e Parist pasi edhe Diktatura e kishte respektuar ndodhinë në Francë duke emërtuar një rrugë smiley

Sot ka emërtime edhe për Heroj të Luftës NaÇl , ku shëtit Alba e gëzuar si Bulevardi  A.Zogu që nuk i vjen  Turp ta  pyesësh ku është , se ta tregon pa pëjetur fare smiley

Une njoh Tironen time, Idriso, vetem nga emrat e vjeter, ato te kohes se socializmit. Mirpo tani, Tirona esht bo lesh arapi. 

Zgjidh kallauzë i nderuar . Alba me zamete Nuku keq . Tani nuk ka Tiranë . Ka copëza të saj  .Po qeshja me nje ANAL që prezantonte Shkodrën smiley

Në zemër të saj jeton një komunitet i vogël që janë dhe autoktonët e Shkodrës , dhe mu Kujtua Pallati kthyer N/Ma të dhimit Afmet ...Hajdut- Tradhëtar- Frikacak - Aventurier - Grabitës ..Zogut , ai Pallati që e kishim ne Pionerët ose fatosët që mami demokraci me Partinë e saj i ka shumë shan smiley 

Jap e marr dhe akoma  nuk po gjej zemrën dhe bërthamën e autoktonisë , mirë në Skodër që Jo e Jo po as në Tiranë smiley  Megjithse thonë është aty ku u formua Partia demokratike smiley

kisha lexu ketu e degju per kete lagjen e Parisit, e kur jeshe kete vere atje, thashe ta shikoj, kaloj njehere, se te shkosh deri atje e mos shikoc komunen e Parisit ??!  Sa gjynah qe jeni mer aman. 

Komuna e Parisit eshte nje hale e vertete ,me aq sa kam udhetuar keshtu eshte e gjithe Shqiperia ,nje shemti e vertete.

Kaos ,shemti, pisllik.Fundja prandaj njerezit jane te lodhur te stresuar me habit si se kuptojne por po nuk kuptove jeton me mire.

Shiko se kjo nxirje realiteti te fut ne bela me pencionistat e lagjes.xake,shkaba,emigranti yxhym parullave armiqesore.smiley

me fal po ti do jesh prej atyre qe je shkeput me shqiperine dhe ke dekada qe s'ke shkelur. Se ndryshe nuk shpjegohet

Prit sa te te vije shkaba e po ta tregon mire vendin smiley

U kish ritur nena per nje jete te Re  / Lule mor balliste qe rat per Atdhe...smiley

Po te mo jeshem na pencionistet do keshe perfunduar nen te venat  Dakut . Jeshe trime e shpetoje me shpejtesi ne Udhe te Kombit ... po ketu nuk ka terci verci me dook a dak si u thoni . Ke qene ndonjeher nga Liqeni Artificial ? Se mo e di rezervuar fshati ? Eshte nje klub me dak meshkuj qe qellojne prapa koke femrat dhe i zhysen ne uje ... Ruaju mos te shtyjne ne pellg smiley Po ec mo kij frike , do te pelqeje ..

o zot qe e ke jeratisur me doren tende ate vend ....

Deshe i dhe  edhe Lagjen Komuna e Parist . Qofsh tek je e veshtrofsh edhe per ne !

"o zot qe e ke jeratisur me doren tende ate vend ...." Oidriso vetem Zotin si kerkon dot llogari , ato nahije i beri te mrekullushme.smiley

Komuna e parisit...voton per PS e ka me pak veriore...vleren ia tregon...me mamat me seksi neper trotuare...Plus...dhe pak sa te ike Basha dhe do te behet...sa hap e mbyll syte... klm

shkabe, ata qe thone se ti s'merr vesh nga poezia e kane nga zilia 

Sigurisht, ka ca rruge qe s'jane te mira e qe duhen rregulluar me te ikur Basha, por shumica s'jane ashtu.

Komuna e Parisit eshte nje krim, ndaj natyres, ndaj qytetit dhe njerezve. Bashat le te ikin e te vijne. Krim dhe lapidar per te kujtuar atentatin njeheresh.

Rruget qe perdoren tani si kryesore e qe kane mbingarkese shume shpejt s'do te perdoren me si kryesore e do te bjere ngarkesa, me te mbaruar unaza e re.  Juve krim ju duket cdo lloj ndertimi, o njeri. Por po s'u rriten qytetet, s'ka zhvillim. Komuna e Parisit s'eshte me ndryshe se ndonje zone tjeter e zhvilluar ne Shqiperi per nga ana infrastrukturore, ndersa nga pikepamjet e tjera eshte me mire se cdo zone ne Shqiperi, cfaredo te thoni ju. Duket qe nga cmimi, njerezit qe jetojne e bizneset qe operojne. Sigurisht qe po s'u ankuan njerezit, s'ka kuptim demokracia, ndaj nuk pres te mos ankohet njeri. Do te ishte gabim te mos kishte ankesa. Por teprimet jane teprime, dhe jane kryesisht politike e aspak shoqerore apo reale. Sic thone "Edi betonizoi tiranen" ata qe e lane me kioska dhe edi ua beri lulishte, ashtu do te thone dhe per kete. Per bathoret s'thone gje.

Ti or zotni vjen me axhene dhe nga sa duket je i gatshem te thuash cdo gje. Ajo lagje, eshte ndertuar mbi ca fusha te gjelberta e fidanishte, duke dhene shembullin me te qarte te makuterise, korrupsionit, shkaterrimit. Nje KRIM. As para 200 vjetesh qytetet nuk "rriteshin" keshtu. Zhvillim i thencin atij. Katastrofe.

Po ore po, ishin me mire livadhet. Cfaredo te thoni ju, po te ishte ashtu, nuk kerkonin te gjithe te blinin shtepi e dyqane atje, por ishte bllokuar sic u bllokua Durresi. Tregu flet me qarte se te gjithe. Tirana ka pasur rremuje rrugicash me shtepi qerpici para enverit, te cilave iu shtuan pallate te shemtuar ne kohen e enverit, pa ndonje rend, perbri te cileve u shtuan pallate te tjere pas kohes se enverit. Kjo eshte e vetmja lagje qe s'duket si pjesa tjeter e shqiperise, dhe s'ka asnje lagje ne Shqiperi qe te duket me mire se kjo, hiq blloqet me vila luksoze qe po ndertohen gjithandej neper kodrat rrotull tegut, por ato jane ne fshat, jo ne qytet.

Shiko, se po me teston nervat. Luan me mua ti apo vertet je kaq injorant? Nje lagje pa nje pellembe park, pa parkim, pa nje stol, pa nje shesh lojrash, pa nje fushe sportive, pa nje hapesire ku femijet te mesojne bicikleten nuk eshte cfare kerkon tregu por cfare ofron qelbesirnaja qe eshte gatuar aty.

Livadhin ta permenda sepse nga sa duket s'e ke pare kur ishte. Dhe per te thene qe ajo lagje ishte nje telajo e bardhe, qe mund te ndertohej si s'ka me mire pasi nuk kishte asnje kufizim. Dhe nga kjo hapesire pa kufizime doli ajo lagje e mjere (ku une nuk do pranoja KURRE te jetoj). Me con puna aty shpesh, dhe ka zona ku midis pallateve trotuari eshte i gjelbert (i vetmi gjelberim), pasi ngaqe dielli nuk bie kurrre ka zene nje myshk. Dy pellembe trotuar ne rrugen Medash Shtylla, njerezit si dhite hyp e zbrit nga xhadeja ne trotuar, pa dinjitetin minimal qe meriton qytetari.

Se s'te lexoja dot me pare, se kisha pune.

 Nje lagje pa nje pellembe park, pa parkim, pa nje stol, pa nje shesh lojrash, pa nje fushe sportive, pa nje hapesire ku femijet te mesojne bicikleten

Pervecse trotuaret po i liron INUK, sic thashe, te tjerat jo vetem qe i kane, por eshte nga lagjet e vetme qe i kane te gjitha ne nje vend dhe me shume se te tjeret. Me thuaj nje lagje qe e ka me afer kopshtin botanik, zoologjik, fushen sportive te selman stermasi dhe tek kompleksi dinamo, apo hapesiren midis ndertesave te kristal center ku mund te mesojne bicikleten pa ecur per 10 minuta deri tek parqet, shto kinemate e format e tjera te argetimit aty. Kush i ka me afer se keta? Ata tek 21-shi? Te zogu i zi? Apo lagjet e tiranasve te vjeter nga selvia, stacioni i trenit e medreseja? Apo ka myslym shyri me shume pallate me parkime nentokesore se keta, rruga e kavajes e rruga e durresit? Me thuaj nje lagje qe ka akses me mire se keta ne gjerat qe permende. Sa c'kane robt e bllokut apo te myslym shyrit tajvanin larg, aq kane dhe njerezit e komunes se parisit parqe e vende me te mira. Plus qe tek komuna e parisit eshte me afer edhe unaza e re me te cilen shkon menjehere jashte tirane, per 10 minuta. Ti shoku ke degjuar ca gazetare qe i bien pemes me me shume kokrra dhe qe u del kunder me vota, ose thjesht do te besh vete gazetarin tipik medioker qe po s'vuri kujen per cdo gje, nuk shitet lajmi. Qe te kuptohemi, s'kam asgje kunder ankesave. Jane gje e mire. Por jam komplet kunder ekstremeve "s'do te jetoja kurre aty", a thua se jeton ne vend me te mire, apo "katastrofe natyrore". klm, kaq kisha per te thene ne lidhje me kete.

Dakort ashtu eshte. Lagja cilesohet e mire nga afersia qe ka me stadiumin. Apo kopshtin zoologjik, apo kopshtin botanik - oh prit, harrova, lagja e shkaterroi kopshtin botanik dhe jeshilllekun. Pavaresisht se mund te jete getto. Edhe ketu ne Amerike ka qytete qe qendren e kane cope-cope por ama jane ne qender. Meqe po flasim per Tiranen, edhe Brraka eshte vend shume i mire se ka afer unazen, rrugen e Durresit, stacionin e Trenit, qendren, bulevardin, etj. etj. Mos te harrojme qe ti edhe per Gerdecin the eshte fshat shume i mire, me vend strategjik.

Shyqyr qe po te thote nje qe jeton atje, e jo ne emigrantet, se cfare kasaphane urbanistike eshte bere atje. Rendesi per ty ka qe eshte afer me bllokun dhe qe dialekti nuk eshte verior.

Po, Gjembi, ka shume rob qe perserisin fjalet e PD per komunen pa e ditur se per cfare. Blendi psh ka thene qe jeton tek myslym shyri qe eshte ku e ku me keq se komuna e parisit, e thote qe s'do te jetonte dot te komuna. lol M.Shyri ka nje rruge kryesore me te ngushte se tek komuna, trafik me te keq se tek komuna, pallatet e enverit jane me keq se pallatet e reja tek komuna, akoma oshetijne pompat e shkelqejne depozitat. Parkime as qe behet fjale, paguajne rob qe t'ua ruaje makinat naten. Shtepite poshte atyre pallateve krijojne rrugica shume me keq se tek komuna, dhe si vendndodhje eshte me larg gjerave interesante se komuna. Pra, argumente pa lidhje, thjesht sa per te perseritur fjale.

Blendi Salaj, dikur i angazhuar me G99 dhe qe s'e ka mbajtur asnjehere sekret se eshte i majte (bravo i qofte), llomotit fjalet e PD-se? smiley

Po, ai llomotit fjalet e PD e te gazetareve qe kane huq t'i nxjerrin gjerat me keq se c'jane, une listoj argumente. Komuna mbetet lagjja me e mire ne TR, cfaredo qe te thoni nga zilia apo padituria. klm

Dmth te thuash te verteten per nje katrahure urbanistike, qe po ta thone dhe te tjere qe banojne atje, eshte llomotitje PD-je. Te thuash qe u prishen kodra me gjelberim e fidanishte qe i jepnin fryme Tiranes, eshte llomotitje PD-je. Paska qene e forte kjo PD-ja, na doli me e majte se PS-ja, na doli parti e Gjelber!

P.S. lagja jote e Komunes eshte nambër uan. Dakort.

Komuna mund te ishte bere shume me bukur, Gjemb, s'e kam mohuar, por me ate qe i kane bere votuesit e sales zonave te tjera te Tiranes qe keta qe flasin as e kane idene, qe siper stacionit te trenit e djathtas deri ne tufine, qe tek tregu elektrik e deri ne kembe te dajtit, deri te uzina traktor apo deri ne senatorium, apo qofte dhe rremuja e krijuar qe para enverit me shtepi private prapa cdo pallati enveri ne gjithe tiranen e vjeter, eshte sajesa me e madhe te thuash qe komuna e parisit eshte katrahura, pasi ajo eshte lagjja me e mire ne Tirane nga te gjitha pikepamjet. Eshte tjeter gje te thuash qe mund te ishte bere shume me mire, pasi vertet mund te ishte bere shume me mire po te mos kishte rrezuar Sala shtetin ligjor, por tjeter gje te thuash qe ajo eshte katrahura, apo qe s'jetohet atje kur vete jeton ne Myslym Shyr a kushedi se ku tjeter. E vetmja arsye se pse flasin ashtu, vec inatit, eshte sepse...

E kuptova, qenka lagja me e mire ngaqe jane votues te PS. Dihet boterisht qe lagjen e ben te mire apo te keqe kahu politik per te cilin votojne.

Eshte thjesht me e mira per cdo gje ne tirane, jo se eshte parajse. te vije e te me thote dikush se cila lagje na qenka me e mira ne TR vec tiranes se re, komunes e vazhdimit deri tek liqeni, e se per cfare na qenkan me mire. I sfidoj.

Benghazi !!!

Po, gjemb. Kush do te jetoje ne fshat ose te kete nje shtepi per fundjave andej, zonat me te mira jane nga ana e gerdecit dhe nga ana e tegut. Ndertimi i blloqeve me vila ne fshat s'po ndalon, ketej nga tegu ka shkuar deri ne ibe. Dhe ti e di qe une kam shkruar se me mire eshte ne Gerdec se se ne katunet e kallkanistanit. smiley

Dyqani do konsumatore , duke qene qe ajo zone eshte e mbipopulluar  detyrimisht dyqani  do funksionoje aty.

Ti e krahasimin e redukton brenda absurdit.Kerkesa per blerje shtepish apo dyqanesh ne Komunen e Parisit nuk eshte parametri i duhur per te matur cilesine e jetueshmerise aty

Kerkesa behet me arsye, se cmimi s'eshte i lire. Kerkesa vjen sepse cfaredo qe te thone, ajo mbetet lagjja e vetme prej ku mund te shkosh ne kembe ne me pak se gjysme ore e pa nxituar edhe tek blloku, edhe tek liqeni per gjelberim, edhe tek kopshti zoologjik e botanik, edhe tek komplekse sportive si e dinamos apo tek selman stermasi, edhe tek unaza e re qe te con shume shpejt ne TEG apo kudo tjeter. Edhe pse rruget jane me te ngushta se c'duhet e trotuaret kane qene te zaptuara per shume kohe (por qe INUK po i pastron teksa flasim), brenda pallateve komplekse ka vend dhe per femijet (jo aq sa duhet, por me shume se ne lagjet denbabaden te tiranes), si psh tek kolaveri, te dulakut e tek kristali. Nuk them qe eshte parajse, por mbetet lagjja me e mire ne Tirane dhe qe i ka shpetuar masakres se votuesve te PD andej rrotull kodrave te qytetit studenti, apo duke e marre qe poshte stacionit te trenit e deri ne tufine. Ato jane masakra, jo kjo.

shkaba, mire Blendi qe qenka xheloz se jetoka ne lagjen e keqe te 21 Dhjetorit, po autorin e lexove kur thote:

Unë për vete kam 12 vjet banor i saj

Kur ka permbytje, edhe qytetet me te bukura te Italise duken te shemtuara. Dihet ajo. Fakti eshte qe eshte lagja me e synuar, me e kerkuar, cfaredo te thoni ju. Kjo flet me qarte se cdo gje. klm

Po te shohesh Rrugen e Durresit,deri te kryqezimi i ish ambasades jugosllave,eshte trotuari i "paster akull",kjo pse katet e para kane qene projktu m'vaftit per lokale dhe nuk ka qene nevoja per adaptime me llojlloj kambalecash shkallesh metalike si kame gaforrje. Lokalet ne vetvete,kane gjithe hapsiren dhe kubaturen e duhur e nuk te zihet fryma.

Duke nejt me nje shok i dite, i them per rrugen kryesore te qytetit;kur eshte ba kjo rruge,i thashe,gjithsej ne rreshen qarkullonte karroca me kuaj,zetori dhe zuku i tregtise,karroca e komunales dhe e grumbullimit,fiati i sek pare,aro e k/komitetit dhe gazi  i k/ deges.Sot,pas me shume se 40 vjetesh,rruga eshte plotsisht funksionale per gjithe kete fluks makinash. 

Te gjitha kto baheshin ne kohen qe shumekush n'a e quan koha e merhumit.Sot, ne kete kohe te iluminume,ke ate ndertesen te "zogu i zi' qe denoncon PD.Ka qene dhe nje ndertese tjeter aty ngjit, bythe per bythe  qe u prish kur pat nis "mbikalimi".Ajo lloj katrahure te kishte ndodh ne nje fshat te humun te mirdites,s'do kishte justifikim,jo ne mes te tiranes. Nane e zeza!

Ngaqe e degjoj shpesh kete trapllik te komunes se parisit , me vjen ti shaj para e mbrapa ata qe mburren me komunen se jane injorante ne kulm dhe ata qe abuzojne me fajtoret e asaj katastrofe qe quhet komuna e par(ad)isit

1.Komuna e Parisit si zone banimi, nga ana urbanistike dhe e cilesise se jeteses eshte KATASTROFE ( kjo sdot e thote qe bathorja eshte lule apo Kamza yll bote)

Arsyet pse eshte katastrofe jane te shumta. duhet nje shkrim i tere per te detajuar komunen e parisit, per me teper qe e gjithe shqiperia vuan keto simptoma dhe do te duken relativisht te pranuesheme, edhe pse jane te papranueshme, pasi njeriu me hir apo pahir mesohet me ndotjen urbane e pamore. i duhet te pershtatet per te mbijetuar.

2.Abuzimi me Komunen per fajtoret e asaj masakre urbane eshe edhe me acarues , sidomos kur vjen si "Epopeja e lavdishme, me aksion vullnetar, nisi pas viteve 2000 kur kryetar Bashkie ishte Edi Rama........" Ore leshgazetar, pallatet e para jane ndertuar qe ne 1996 , kullat e Elsajedit qe ne 1998 ,nje pjese e madhe jane ndertuar me lejet e Brojkes qe i dha doreleshuar ne fund te mandatit ne fillim te vititi 2000. Nje pjese e konsiderueshme e atij makabritetit qe quhet komuna e Parisit eshte ne komunen e Farkes. 

3. Dhe e fundit fare per te gjithe keta palogazetar e popull-veshderr peshkplluskues, pas vitit te mbrapshte 1997 ( sali hyneri) asnje qytet ne shqiperi nuk ishte me i sigurt, qytete e zona te tera ishin nen sundimin e bandave dhe i vetmi vend i jetueshem me aq siguri sa ofrohej me shume se ne cdo vend tjeter , ishte Tirana. Si i tille kerkesa per te banuar ishte mjaft e lart dhe fitimi nga ndertimi ishte tej mase i madh. Gjithe Shqiperia donte te jetonte ne Tirane, per shkak te SIGURISE!!!!te gjithe donin te benin ndertim pasi kishte kerkese=para!!!

Ne perfundim, sa per informacion gjate 2000-2005  rama ishte nje njeri qe i falej here metes dhe here nanos, pas 2007 lejet e ndertimit u pakesuan dhe , u bllokuan fare pas 2009. Rama ka pjesen e tij tek Komuna por per Komunen eshte fiks titulli i ketij shkrimi  :

 “Komuna e Parisit”, modeli i shëmtuar i kapitalizmit urban shqiptar

...

Dalipo, deri ne 98-en  nja 6-7  pallate ka pasur te Komuna e Parisit  dhe nder to,  2 ishin  pallatet blu te arabit, El Sajedit,,, ky egjyptiani aso kohe ka qene edhe presidenti i ekipit te futbollit te Tiranes mos gaboj.. 

por aso kohe, koha e rremujave te 97- 98, ajo zone filloi te zaptohej vrullshem dhe u mbush me shtepi 2-3 kateshe (qe per standartet e Albanies keto shtepi quheshin vila)  e vecanta ishte se keta ndertuesit e vrullshem te  ketyre ''vilave''  ishin kryesisht nga Berati.. duke pare vrullin e nderitmeve, gojet e liga thoshin  qe keta beratasit  vilandertues.smiley ishin kapot e prostitucionit neper Evrope (kjo mbase si rrjedhim i  aksiomes se lashte trigonike: Berat- Fat- Kombinat) po nejse, thashetheme...

nashi, kur autori thote: ''epopeja e lavdishme e nderitmit te pallateve nisi pas vitit 2000, kur kryetar bashkie ishte Edi Rama'', ka te drejte!   sepse nese deri  ne ate kohe aty kishte rreth 6, 7,  10 apo 15 pallate, pas vitit 2000, ne shume pak vite ne kohe rekord, numri i pallateve u qindrafishua..

per mendimin tim,  nuk ka ndonje gje te keqe qe u dha leje per me shume pallate atje,  sepse qytetet rriten,  zhvillohen etj... por puna eshte perse u lejua te ndertohej ne  menyre kaotike, pa  nje plan ku te respektoheshin disa  rregulla e standarte normale urbanistike.

I hate to say it por rripi I gazes ka arkitekture me te mire se komuna e parisit.e vetmja zgjidhje eshte tritoli dhe ndertimi nga e para gje qe eshte e pamundur.ne mungese te saj le te mbetet aty si deshmi e qeverisjes me bythe te shqiperise.

sa larg eshte nga komuna e parisit deri ne paris?

Zona per te cilen po diskutohet eshte nje teritor qe mbulohet nga bashkia e Tiranes, komunat e Farkes dhe te Kasharit ne mos gaboj. Pra secila ka dhene leje per hesap te vet, dmth pa hesap. Vetem reforma e re teritoriale, ku keto njesi (si gjemba iriqi) sebashku edhe me te tjera do te bashkohen ne nje te vetme do te mund te krijoje premisa per nje regullim te situates. Prandaj sa me shpejt te mbyllet reforma, aq me mire per komunitetin atje.  

Sakte berber por ca i ka bo zones banditi Bardh Plaku, as sulltanet Krujes nuk arriten t'ja benin.

Basha e gjeti  kete m..sihane, por e shperberi me lejet e shumkatsheve ke diga .E varrosi perfundimisht.Tiranasit nuk do shikojne as liqenin as belvederet e mundeshme ne kodrat karshi...? Sekush nga nje ton C4 kesaj zone.Tani ne dashi me bumje, ne dashi me raketa, kalave te komunareve u rr... ate ! 

Sa i perket realitetit dhe aktualitetit te gjitha kostatimet qendrojne, po persa i perket deshirave te tua kaq idilike te tipit bashkepunim qeveri-bashki me pike vlimi prishjen e te gjithave, po te gjithave ndertimeve pa leje(a thua se ato me leje jan kaq te studiume) ka shume mundesi qe ne nje kohe me te vone do te diskutojme rreth fjalise tende te fundit. 

I nderuar Roni .Ke prurë lajm  njësoj si të jetosh në zonën e K.Parisit smiley

E gjithë Gryka që fillon prej V.Dshmorëve dhe vazhdon përmes L.Artificial e deri tutje Kombinat është zona me përqindjen më të lartë të oksigjenit ( fitoncide ). Lum kush rron  atë zonë .

Si zakonisht të gjithë që nuk marrin vesh dhe që nuk kanë asgjë në dorë merren me e lagu -se lagu , sikur në Pjesë të tjera të Shqipërisë këto Vite të Shtetit RRUMPALLË dhe nën qeverisjen e Doktor RRUMPALLËS e Klani Injorant pas Tij , të ketë ndodhur ndryshe smiley

Tashti nuk ndiehet , por fatkeqësia e asaj zone janë ndërtimet në Lartësi të Kodrave jo vetëm si Mushkrit e Tiranës ( bashkë me Dajtin ) por edhe si Sociale .Për këto do bëhen emisione të tjera nga syzgurdullarit me debate Gjeniale " Kush e ka Fajin "smiley

Mos paçim fatin e ish Shtetit të Mut burrit të shtetitDr Rrumpallës dhe sa më pak InteliDjentë smiley" si kofini pas të vjeli "

Vendimi i Gjykates Kushtetuese i dha oksigjen tan Shqypnise or lum miku!

Nga oksigjeni erdhëm / me CO2 na spërkatën  / në Oksigjen do shkojmë smiley

Ta lumça o popull që me votën tënde dite të zgjedhësh .Kush ka sy Lexon .. edhe barbarët e PD-hit merren me probleme qytetse smiley Bën hesap edhe zametlija e ka kuptuar që Qeveria është qeverisur me ...B ...dmth me babasqap !

Dhe drita erdhi ...Gjëmbi jep mejtim smiley

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka nisur një tur të ri kombëtar për takime me qytetarët, e ka cilësuar më herët ndarjen e re territoriale si një akt të njëanshëm që provokon konflikt civil.

Po u qa zemra per nji cik konflikt civil. 

nuk do lejojme nje mukje te dyte! 

Është kapërcyer Mukja .Tani jemi "Gith pushtetin Sovjetëve " Kot nuk del kreu i së Vërtetës në takim me qytetarët për ti Qartësuar " Vendi ka Gj.Kushtetuese dhe ne një nga kërkesat kemi Kryesoren

të zbatohen vendimet e Gjykatave"

Flm Popullit që di kë zgjedh për Opozitë !

dy hapa para, nji hap mbrapa.

ne ceshtjen e territorit, as te mos nxitohemi, as te mos mbesim ne vend.

PD-ja e ka qartësuar mjaft qartë Problemin .." Piqeni por kujdes mos e digjni "

ah, se harrova dhe jom tu dal po s'u pergjigja:

"njeriu juaj pyeti njeriun tone: me ke do jete ushtria?"

nuk do lejojme nje mukje te dyte! 

Kot nuk thone qe krimineli rikthehet gjithmone te skena e krimit. Edhe zotrote vete nga vete por gjithmone te Mukja rikthehesh. 

Atje nisi, atje mbaroi

nuk tha kot poeti. 

Mukja është shpresë . Nuk është Krim . Atje ne vendosëm bazat e së Vërtetës Historike ..në rast sulmi nga Një Nazizëm i Ri në Botë , ne të Luftojmë për të Çliru Kosovën "

Dhe dihet që të vërteta Historike disave nuk ju pëlqejnë !

Në Elbasan rradhë të gjata për pagesat e përdorimit të UJIT.

Së shpejti edhe tek SHQU-popullore sahate për matjen e enrgjisë elktrike dhe harxhimet e Ujit ! Një opozitë që jep shpresë se si duhet të ndërtohet Shteti

Kta sjan tirans mer, kta jan turli katunaresh nga tepelena e mallakastra, dun 50 vjet ti iki germa ë nga fjala 'tinë'. Lagje vk, rruge te ngushta tela kabllesh pafund, kandahar hesapi. Megjithate voten e hedhin ne vendin e duhur kshu qe dum sdum do zeme hunden me duar e do i pranojme. 

Ps: beluli ka te drejte, esht i kerrnack korce te fillimi rruges, e di mire se shoku im turi ka i dashnore te pallati siper e kemi vajt shpesh e kemi marr me makin. 

sa shum ë perdor dhe ti mer burr

Kur te huajt duan te shohin anen kandahariane te tiranes, shkojne ne lagjet e tironsave. kur duan te marrin nje shtepi me qira, shkojne te komuna. Tironsit e komunes thone "ca bere" smiley.

Te ajo lagje o bo krim kunder njerzimit po leje tani. Pallatet njit. Zgëqe pafund, nuk hyn dielli, parqe e lulishte ska, hapesira jo e jo. Simbol i makuterise shqiptare, ajo zone duhet shpall madje muze ku vijne kalamajt e shkollave dhe njihen me homos albanicus hujdutus makutus. Jemi popull hajdut o vlla, troc. 

Robt qe jetojne aty kane akses me shume nga te gjithe ne gjelberim e ne cdo gje tjeter, ndaj dhe cmimi me i shtrenjte. Me pak hapesire kane lagjet e tjera kudo neper tirane, sidomos te vjetrat me ato rrugica ku ka pasur trafik dhe me qerre. Me thuaj nje lagje ne gjithe tiranen qe eshte me mire se komuna e per cfare. 

p.s

nese ti je hajdut, puna jote, mos fol per mua

Je bo me keq se ali komiku lale. Ps: jam shqiptar pra jam hajdut. 

Shumica e shqiptareve qe njoh, s'jane hajdute. Keshtu qe...

sa larg parisit paska zgjedh me jetu S1KQ smiley

Goebbels do hahej dhemb per dhemb me shkaben si minister propagande po n'fund do vriste veten. Biles me arme te nji marke sovjetike, aq i deshperum do ishte

C'qe ai Tarik si ia thonin llagapin qe ishte minister prupagande I sadam hyseinit .ai dilte pernate ne tv e mburrej se po i mundnin amerikanet.smiley

MSS-ja!
Si tha Bushi: eshte i modh fare. Najher i lija mbledhjet pergjys kur dilte ky ne tv. Biles, kish njerez qe na akuzonin se ne kishim dore ne emerimin e tij ne qeverine e Sadamit

Ti ke zili qe s'jeton tek Komuna e Parisit por ne geton e North York-ut.

Komune e Parisit... Mukje... e gjeta! Te dyja kane brenda shkronjat k, m dhe u!

smiley  .

Të paktë lexoi  si kapo që rekomandon . Nuk jep " jepe -jepe  " mejtim me mejtimin e mëndjes smiley

Jemi popull hajdut o vlla, troc. 

...njeriu nuk lind hajdut,por ne ato 50 vitet e komunizmit njerzit u detyruan te vidhnin cfare te mundnin dhe ku te mundnin nga prona e koperatives dhe shtetit e krijuar nha shpronesimi i pronareve.Andej nga zona e pare  operative thone qe te rinjeve nuk ju jepej nuse po mos te vidhnin delet e komshiut.smiley.Te varfer ishin edhe ne kohen e Mbretit Zog por nuk guxonte njeri te vidhte edhe pse vetem nje xhandar mbulonte gjithe zonat e Fierit,Lushnjes,Beratit dhe Skraparit bashke.smiley

Atehere vidhte mbreti per te gjithe. Gjithe floririn me vete e vrapit smiley. Ama, pa paguar s'i linte mbreti, me ato pak xhandare. Copash i bente fshataret po te mos paguanin taksa, kishin-s'kishin leke. hehe

Kapo, vodhi mbreti Zog sa per te gjithe shqiptaret e marre bashke. Apo e harrove? smiley

Grande Kaka ka të drejtë . Një shprehje fshati thotë

Qen gjetëm Qen Vodhëm .. Dhe kjo domethënë se vëndin e kish lënë trokë Afmetja i Zogajve .

Ndërsa një tjetër pe Babani sqaron se " Lopa erdhi Lopës i vumë samar , se mos erdhe zotrote e s'ta vumë ty " ..i drejtohej një Xhanari të Zogut , që tallte babanarët pse i vunë Lopës samar smiley

Mos luj Grande ..Je tamom me taten smiley

edhe kjo qe u mbaka si lagja me e mire ne Tirane, imagjino pjesen tjeter, imagjino ca bastardimi i boni Tiranes Palloshi, qe per vete tia arrinte dites qe me nje rroge normale te ndertoje vile ne Surrel.

Tipar i komun-istave te Parisit (jo ne kuptimin enverist, por ne kuptimin e statusit qe i kane vene vetes si banore te Komunes/komunas te Parisit) vazhdon te jete identifikimi i forte me zonen e tyre te banimit te veshur me elemente magjike nga vete banoret qe nuk reshtin se glorifikuari kete lagje. Cuditem dhe njeherazi me behet qejfi qe paska komun-iste qe me te drejte shprehin pakenaqesite e tyre per kushtet e jeteses atje, pavaresisht reaksioneve te ashpra protektive te lagjionalisteve parizien qe hidhen perpjete per cdo blasfemi ndaj statusit komunor.

Tashi...per lagjet e tjera thoni car te doni, Myslym Shyri ha buke vec. Kaq kisha une. smiley

Mir enveri qe i bente rruget e trotuaret e ngushta me arsyetimin qe te mos na ulin ne to avionet armiqte po kta socialistet ca genjeshtre i thane popllit kur i nxoren pallatet ne trotuar? Apo i rrejn me emra lagjesh qyqanet. Komuna parisit plot me frankofon. Lagje vipash. Sa te bejn naj lek vipat e tua japin me qira konviktorve hyrjen dmth.

Shiko largesi e e pallateve
Jam i sig qe po te dal me inuk rama e te prishe pallatet qe vet jua ka dhen lejen ti serish do pellasesh "rroft rama, era shtet". Kshu beri dhe te godina e ekonomikut mesa di.

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photo...

Atehere mere vesh njehere e mire qe aty ku ka zahamalli me pallate jane lejet e dhena nga te papergjegjeshmit e komunes se Farkes dhe pak me tutje edhe te Kasharit. Kjo eshte nje nga 10-trat aresyet qe po spastrohen mikronjesite vendore; sepse pollen korupsion, injorance, turqenizem, pra po na kthenin ne epoken e gurit. Decentralizim nuk do te thote krijim principatash me princa (kryetar komunash) injorante, matrapaze dhe kaqola. 

Deri te hyrja ne kodren e diellit e ka bashkia.

Dmth, ato qe jane me lejet e Brojkes?

si nuk e kuptoni qe me kete menyre te milituari vetem sa i prishni pune rames

 

 

Apo e beni qellimisht ngaqe ju detyrojne ne administrate te silleni keshtu neper forume. Tip loje e dyfishte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).