Kryetarët e PDK-së dhe LDK-së kanë nënshkruar edhe formalisht marrëveshjen e koalicionit qeverisës. 

Kryetari i PDK-se, Hashim Thaci u shpreh se ky koalicion formohet per te miren e qytetareve kosovare, ndersa Mustafa premtoi se do te punohet me perkushtim te madh per prioritetet e Kosoves.

"Duke marrë parasysh dhe në konsideratë nevojen për vazhdimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, krijimin e vendeve të punës, sundimin e rendit dhe ligjit, trajtimin e barabartë të gjithë qytetarëve të Kosovës në anën tjetër të përkushtuar ndaj organizmave dhe të ardhmes evropiane.Kemi vendosur që të nënshkruajmë, për të mirën e vendit dhe të mirën e qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe partnerët minoritarë të koalicionit, kemi nënshkruar marrëveshjen e koalicionit 2014-2018, për krijimin e institucioneve", u shpreh Thaçi.

"Këtë marrëveshje e kemi bërë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve...me qëllim të integrimit në Bashkimin Evropian. Do të përkushtohemi të realizojmë edhe më shumë se sa që kemi premtuar, përkushtimi ynë është që të arrijmë objektivat tona. Falenderoj z.Thaçi dhe gjithë të tjerët, dhe do të punojmë ngushtë në angazhimin dhe bashkëpunimin e përbashkët me opozitën dhe gjithë organizmat tjerë.“Është marrëveshje e arsyeshme, racionale, për Kosovën evropiane dhe për të mirën e vendit”, u shpreh Mustafa. 

Kadri Veseli i PDK-së u zgjodh Kryetar Parlamenti me 71 vota pro, dhe 42 vota kundër.  Gjatë fjalimit të tij, deputetët e Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së lanë kuvendin.  Ndër të tjerash, Veseli premtoi respektimin e fjalës së deputetëve të pozitës dhe opozitës, si dhe respektim të ligjeve dhe rregullores.  Në fund iu drejtua deputetëve edhe në serbisht. 

5 Komente

Gjynof. Do vijne prape ato karagjozat e Ibrahim Rugoves ne pushtet. Po hajt mo. Kshu desh Bamirsja jone e Madhe, kshu u bo. 

urojmë marrëveshje e hajrit të jetë! Veç është ditë se kshtu do bëhet dikur.. 

Këtë marrëveshje e kemi bërë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve...me qëllim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Te shkretit kosovare. smiley Do ua bejne trute dhalle me integrimin evropian siç ua bene shqiptareve nje pjese te mire te dekades se kaluar. E kane firmosur Stabilizim Asocimin, dihet gje? 

Po kane firmosur .

Qeveria perfaqeson 70% te shqiptareve te Kosoves dhe eshte qeveri me mbeshtetje te gjere.

Eshte njesoj sikur PD dhe PS te benin qeverine bashke ne Shqiperi. Nuk do te perfaqesonte kjo qeveri shumicen derrmuese te shqiptareve?

E keqja eshte se ngaqe kesaj qeverie do ti duhet te marre vendime te veshtira, kllounet islamike te Vetfundosjes do te perfitojne.

Nejse te pakten ne Kosove do te kete shitje rekord domatesh. smiley

isa mustafa , vegel serbe,behet kryeminister i kosoves.  turp!  mbasi u largua kryeministri proserb i shqiperise ,berisha ,nga pushteti,e hodhen grepin ne kosove.  me mire te kishte qendruar thaci   sesa ky matoshisti i kombit kosovar.

vetvendosja tani duhet te beje nje opozite mbarekombetare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).