Kuvendi i Kosovës ka votuar në seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, pasi koalicioni PDK dhe LDK arriti një marrëveshje të re me Listën Serbe.  Me 73 vota pro dhe 38 kundër, Isa Mustafa u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës. Gjashtë deputetë të LDK votuan kundër. Nga ana e tij, Mustafa u zotua se do të punojë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. 

"Betohemi solemnisht që me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri do të kryejmë detyrimet tona qeverisëse, duke zbatuar Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e miratuara, duke respektuar parimet, normat dhe standardet ndërkombëtare për liri, barazi e demokraci, në interes të përparimit ekonomik, arsimor e kulturor", deklaroi Mustafa. 

Para se të votohej kabineti qeveritar, Mustafa paraqiti para deputetëve edhe përbërjen e qeverisë së tij. "I nominuar për kryeministër jam unë. Zoti Hashim Thaçi është i propozuar për zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme”, saktësoi Mustafa. Deputetët e opozitës kërkuan sërish debat, por kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e lejoi pasi siç tha ai, debati u konsumua një ditë më parë kur u prezantua programi qeverisës. 

Votimi i qeverisë së Kosovës erdhi pas marrëveshjes së re të arritur mes koalicionit PDK-LDK dhe Listës Serbe, e cila një ditë më parë vendosi kushte të reja. 

Top Channel e ka parë marrëveshjen e re të arritur mes kryeministrit Mustafa dhe serbëve, e cila përveç se u ka mundësuar serbëve marrjen e një posti zëvendëskryeministri, po ashtu parasheh që Qeveria e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2015 të krijojë Asociacionin e Komunave Serbe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel. 

Po ashtu, marrëveshja me serbët parasheh që Prishtina zyrtare menjëherë të nisë proçedurat për krijimin e kushteve për zyrtarizimin e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd, si dhe nisjen e një hekurudhe që lidh Kosovën me Serbinë. Serbët kishin kërkuar po ashtu që të futen në marrëveshje edhe çështja e emërimit të një serbi si nëndrejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe emërimin e një serbi si zëvendëskomandant të FSK-së. Këto kushte Mustafa ka thënë se janë çështje që duhet të rregullohen së shpejti me ligj dhe ua ka premtuar kur të ndryshojnë ligjet përkatëse. Po ashtu edhe kërkesa e serbëve për ndërprerjen e privatizimeve në komunat me shumicë serbe, sipas marrëveshjes do të parashihen gjatë ndryshimit të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. E pasi morën çfarë deshën, ministri i sapoemëruar për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç nuk e nënshkroi as betimin për qeverinë e re, me simbole të Kosovës. 

Ai e mori dhe e mbylli pa e firmosur dokumentin e betimit, edhe pse një gjë e tillë sanksionohet me Kushtetutë, në nenin 95 të të cilës thuhet se: "Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj". Jabllnaoviç deri dje ka qenë deputet i Kuvendit të Serbisë, por siç konfirmoi Isa Mustafa në foltoren e Parlamnetit, ai ka dhënë dorëhqejen. 

Pas votimi të qeverisë, në ditët në vijim do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrave të ministrave, ndërsa Isa Mustafa do ta marrë detyrën nga Hashim Thaçi të premten më 12 dhjetor. 

21 Komente

Serbët kishin kërkuar po ashtu që të futen në marrëveshje edhe çështja e emërimit të një serbi si nëndrejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe emërimin e një serbi si zëvendëskomandant të FSK-së. Këto kushte Mustafa ka thënë se janë çështje që duhet të rregullohen së shpejti me ligj dhe ua ka premtuar kur të ndryshojnë ligjet përkatëse. Po ashtu edhe kërkesa e serbëve për ndërprerjen e privatizimeve në komunat me shumicë serbe, sipas marrëveshjes do të parashihen gjatë ndryshimit të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Pak paskan kerkuar. 

E pasi morën çfarë deshën, ministri i sapoemëruar për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç nuk e nënshkroi as betimin për qeverinë e re, me simbole të Kosovës. 

Mire ua beri. U bene ata.  

Si dhe, nga: Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar CDU, "njeriu kryesor i kancelares Merkel për Ballkanin"

Ne presim normalizimin gradual të raporteve. Ndaj ka qenë me rëndësi që në qeveri të mos jenë forcat nacionaliste, të cilat e refuzojnë këtë dialog. 

Danke schoen Deutschland, na paske shpetuar nga VeteVendosja.  Dialogu fiolle. 

Monda, une kam degju qe per cdo shahit kosovar qe jep jeten ne Sham, zyra e State Departmentit e heq nga spam nje adrese emaili te nje serbi te Kosoves. 

Kshu kam nigju. Ishalla m'kane rrejte.

 

Shpresoj shume, ose dashte zoti, ose inshallah t'kane rrejte smiley.

Se s'ben sens.  Se s'e gjej dot lidhjen e dialogut fiolle te mesiperm, me shahitin. 

serbet marrin nje zv.kryeminister

pse,kryeministri mustafa nuk u mjafton keshtu??   kur ishte koha per ti qeruar serbet nga trojet shqiptare ,benit kozmopolitet. tani hajuni ate mikun.

Ore, shiko se je dhe ..." i vjeter" , beson se e kishin ne dore shqiptaret?Duhet ta marrimvesh mire, qe elita politike e Kosoves, "Qeveriset " nga nderkombetaret, kryesisht prej Amerikes.Gjith problemi eshte se cili eshte plani afatgjate amerikan per Ballkanin dhe ca negociata behen me ruset per Evropen..?Aty pari,  coc po zbardh...nje gje e zeze ! 

shiko mali i graves,teoria qe meqe jemi te vegjel duhet te rrime vetem me koke nga qielli ,mua nuk me gjen te njemendesuar.  po nuk ''qave'' nuk pi.ishin po keta aleate qe gjate periudhes ''gandiste'' te rugoves nuk e rruanin fare.  ishte dalja ne skene e  uck-se qe ndryshoi rrjedhen e ngjarjeve dhe beri qe te nderhyjne amerikanet.

mbas largimit te serbeve mund ta kishin pastruar kosoven nga sllavet,shumica e te cileve po largohej vete.

dhe tjetra qe dua te them eshte se ''vilajetet'' shqiptare nuk kane te ardhme.  ata qe kerkojne me kembngulje nje shtet kosovar ,nuk bejne gje tjeter vecse mercenarin e serbise.  kosova dhe shteti shqiptar  duhet te forcojne politikat njesuese,ne menyre qe kur te vije casti i duhur ,te bashkohen pa problem.  vetem nje shet i bashkuar shqiptar do te mundet te mbijetoje ne ballkan,perndryshe  shqiptaret do te shderrohen ,ne nje nivel afatmesem,ne pakica te vendeve fqinje.  perrallat me evrope jane per te penguar kete proces.

 

Kosova u pranu ne Komitet Olimpik me te drejta te plota. smiley

Keshtu qe le mos ta firmosi betimin ai zvkryeministri serb. Hallve per te gjithe! 

Sve, i svi. smiley

Nje vjershe nga klasa e katert fillore (paksa e modifikuar) e qe titullohet :

Rritu,rritu Vendi im!

Kosove...

Te behesh e madhe sa Skender Hyseni

Te behesh e bukur si Isa Mustafa

Te behesh e pëlleshme si Atifete Jahjaga

Te behesh e zgjuar si Hashim Thaçi

Kosove,shtet i kat'narit!

jakove, pse  keshtu ? 

Grave,jane ca gjera qe nuk spjegohen me fjale.

Plako ca o' "e pelleshme" ? 

mroklla, e  pelleshme dmth e ngarkume, ne prag te lindjes ..dhe sapo lind quhet pelle, e pelleme ...

"e pelleshme" =  "fertile".

si mund te quhet fertile ajo kur nuk ka kalamaj?

Bingo!E paske marre vesh krejt,vallai  smiley

Pavaresi donit ,pavaresi iu dhane ...

shqiptaret e kosoves  vujn kolektivisht "Sindromen e Stokholmit", ndryshe s shpjegohet ky bythqirllik. Ja shkaperdheft kina pragun e deres atyne qe nenshkrujten marrveshjen e ahtikarit. 

mund ta zbertheshe kete mor qime, ku e shikon ate bqllk e kosovareve , sepse une nuk e shikoj ? 

Serbët kishin kërkuar po ashtu që të futen në marrëveshje edhe çështja e emërimit të një serbi si nëndrejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe emërimin e një serbi si zëvendëskomandant të FSK-së. Këto kushte Mustafa ka thënë se janë çështje që duhet të rregullohen së shpejti me ligj dhe ua ka premtuar kur të ndryshojnë ligjet përkatëse

nese marrim parasysh perberjen etnike te kosoves dhe e krahasojm me clindo vend te Evropes, ky qendrim  esht prostitution kombetar! 

Bac, s osht kry hic!

Cka ketu per tu cuditur?

Serbet kane pasur postin e zv/KM edhe ne qeverine e kaluar.

Nderkohe qe Gjermania i ka vene 11 kushte Serbise,nuk e dime se si do te pritet ky qendrimi gjerman nga Vetfundosja.

Me duket se qeveria gjermane po ja heq nje nga nje kauzat Vetfundosjes.

Jablanoviq: E dhashë dhe e nënshkrova betimin në Kuvend

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).