Ministria e Kulturës ka ndarë sot çmimet kombëtare letrare të “Veprës më të mirë letrare për vitin 2013” dhe “Veprës më të mirë letrare të përkthyer për vitin 2013”.

Çmimi për veprën më të mirë letrare për vitin 2013 e mori Thanas Medi me veprën e tij “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”. Vlera e çmimit ishte 500 mijë lekë.

Thanas Medi në fjalën e tij u shpreh se: “Jam përpjekur që me veprën time të sjell diçka të veçantë që lexuesit ta njohin dhe ta pëlqejnë atë dhe jam shumë i gëzuar që nderohem me një çmim të tillë. Gjithashtu shpreh falënderimet për jurinë, ministrinë dhe lexuesit që më kanë vlerësuar ”.

Ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë letrarë për vitin 2013 e mori vepra “Orlandi i Çmendur” i Guljem Dedës i cili i ka kushtuar plot 17 vjet kësaj vepre. Çmimi i kësaj vepre me vlerën 300 mijë lekë iu dorëzua shtëpisë botuese “8 Nëntori”, për arsye se autori i saj ka ndërruar jetë në vitin 1994.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka theksuar në fjalën e saj përshëndetëse se Ministria i ka dhënë rendësi këtij evenimenti sepse letërsia ka nevojë të nxitet, krijimtaria ka nevojë të mbështetet dhe krijuesit duhen falënderuar dhe nderuar nga ne të gjithë.

Juria që përzgjodhi veprat ishte e përbërë nga Brikena Çabej, Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra, Ben Andoni, emra të njohur të botës akademike, të botimeve, të gazetarisë dhe të botës së përkthimit, e ka nisur procesin e shqyrtimit të veprave që në fillim të muajit qershor të vitit 2014. Janë afro 450 vepra në prozë dhe poezi si dhe vepra të përkthyera në prozë dhe poezi të vitit 2013 të shqyrtuara nga juria.

33 Komente

me komisione partie bohen keto konkurset e?

Ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë letrarë për vitin 2013 e mori vepra “Orlandi i Çmendur” i Guljem Dedës i cili i ka kushtuar plot 17 vjet kësaj vepre. Çmimi i kësaj vepre me vlerën 300 mijë lekë iu dorëzua shtëpisë botuese “8 Nëntori”, për arsye se autori i saj ka ndërruar jetë në vitin 1994.

 

gjynah ky autori!  17 vjet pune dhe sarriti  ta gezoj cmimin.smiley     

po mire, po familjare te afert:  grua, femij etj, s'kishte ky qe ja paskan dhene çmimin shtepise botuese keta..?!

17 vjet per te perkthy "Orlandi i cmendur" dhe te kesh edhe familje?

dmth ti PF po thua:  kshu eshte kur perkthen vepra me  ''te cmendur'',   sben   prokopi..smiley

Epo...ja fshati, ja dhe kallauzi tha.

Gjembi, flm per linkun. 

Prof. Guljem Deda në moshën 75 vjeç, pas 45 vjet burgje e kampe internim

 Çmimi i kësaj vepre me vlerën 300 mijë lekë iu dorëzua shtëpisë botuese “8 Nëntori”

 

Something was lost in translation here ...

I agree. smiley Sidomos duke patur parasysh (nese nuk e kam une gabim) qe 8 Nentori botonte pergjithesisht librat politike, veprat e xhaxhit, etj. Ndersa Naim Frasheri ato artistike.

Ka patur edhe keshtu.

C'eshte kjo pune. Ngelen duke dekoruar te deklasuarit, ne fillim shoqja VIto tashti ky. I di qeverria keto yrnete apo jo? Te duket sikur eshte akoma ne kale Saliu. 

Apo s'ke dhe nje Humor tie ...smiley

Shtepia Botuese  "8 Nentori" ! 

Seriozisht? S'ja kane nderru emrin kesaj? Seriozisht? 

Tani per temen. A e ka lexuar njeri kete librin e autorit shqiptar? A mund te na thote dy fjale? 

Faleminderit.

Hahaha se kisha kap kete. Te pakten t'ia vene "8 Dhjetori".

Ose thjeshte "tetchi" smiley

Kshu rujne edhe vazhdimsine e biznesit edhe nuk bi aqi keq ke vesht e jone si nuk e kena dash Partine! smiley

Btw, e lexova edhe nje here shkrimin dhe nuk thote kurrkund se c'veper letrare eshte ajo qe ka marre cmimin: roman, permbledhje tregimesh, poemash, eseshe, reportazh, biografi  apo cfare? 

Allah, ndihna! 

 

po cjane keto konkurse pa konkurrence, vetem dy  paskan qene ne valle dhe te dy e paskan fitu nga nji cmim. te pakten ato konkurset e drejtorise se arsimit i bone me powerpoint te pallati i kongreseve.

Janë afro 450 vepra në prozë dhe poezi si dhe vepra të përkthyera në prozë dhe poezi të vitit 2013 të shqyrtuara nga juria.

450+ vepra qe jane cqyrtuar qe nga qershori, dmth i bie 75+ verpa ne muaj qe i bie te kene cqyrtuar 2.5 vepra ne dite pa marre asnje dite pushim. dhe nqs nje dite e kane bo pushim te nesermen i eshte dash me cqyrtu 5 vepra. nqs e kane marre gjithe vikendin pushim ( se periudhe plazhi mo) atehere diten e hene kane pas 7.5 vepra me cqyrtu.

imagjino tashti sa i vleresum eshte ndjere konkurrenti me kohen qe i ka caktuar juria per tja cputhitur kapaket e vepres se vet.

Po perse duhen keto 45 vjet "burgje e internime " smiley qe nuk kane Lidhje fare me vepren e Perkthyer .Ky rahmetlliu vet do ta kish perkthyer kete edhe po te mos ishte i Internuar ne kampe me tela dhe Gjemba ,apo  Burgosur ne burgjet famekeqe te Diktatures me me me me ( tm K.devole ) 

Nejse Gjembi i di me mire se ka dhe Link ...ose si zakonisht + Gjemb .

Une cmoj edhe Gjestin per dhenie cmimi dhe rikthimin e cmimit tek porositesi , por edhe shembullin mbi te gjitha te Kohes se perkushtimit . I vecante .

Ja qe edhe burgu ka pas anen e vet te mire, idriso.

+1. Edhe ai minor detail tjeter qe ne burg ishin futur ajka e intelektualeve qe i dinin me mire gjuhet e huaja.

+Gjëmb

E moj fnuçkë e , si zakonisht do harrosh ndonje "minor details" nga Pordhët e shumta që lëshon smiley

Ata që e Kontrollonin ishte apo nuk ishte e rregullt me ato që ishin shkruar në gjuhën e Huaj ,e më pas e rdaktonin shtypnin e Botonin ishin Elitë tjetër ... ishin në KQ te zyra e shtypit !

Gjembo, nuk di nese e ke lexu kete. Une kam pas fatin ta lexoj kur ka qene Enveri gjalle.

Brrrrrrr...

Ah, dhe po qe se mendon se Dimri i madh eshte libri me origjinal i Kadarese, te lutem mos e lexo.

Se po i rekomandove buzëshpërvjelurve kulturë dhe shpreson tu futet gjë në tru përveç " burgje e kampe me tela me Gjëmbaç " smiley

Vuru dhe një me zinxhirç për të lidhur Kolt pas kullote dhe më rrjegull je .

Po ti qofsh për midenë që ke me të ! Me xhibolen malli se për sekssimbol dhe derstilë ja vlen!

Nuk e kam lexuar. Vec Gulagun i kam lexuar. Flm, do e kerkoj.

I nderuar Pf

Nga burgu kane dale te gjitha K/veprat Filosofike te perkthyera Cilesisht dhe pothuaj te pa perseritshme . Pervec Interesave , qe ishin te arsyeshme , kushtet e rehatshme ne dhomat e perkthimit , ( bisede me z.P.Arbnori rp ) ai theksonte edhe prirjet personale te Individit e perkushtimi ne nje fushe te caktuar qe kthehen ne Interesin kryesor te jetes duke Dominuar edhe ato te Burgimit .  Vet z. Pjeter , siç thoshte , merrej akoma me disa nga veprat e tij ne te gjalle ...

 Po për këto Pordhet e këtyre fendyejve që nuk i ndahen shqiptareve si Bythe te zgjuara me " të çpuara " , që kane humor , dmth bejne  shaka shokëni , ketyre si u bëhet ?

Si perfundim   + Gjembaç

Ndonje cmim per Profesor, Doktor, Aktor,  Inxhinier, po edhe mesues, apo edukatore kopshti , ka ?

E paska shperfill Partija traditen e çmimit inkurajues smiley

Mire xhanem, por mbi cilat kritere u be vleresimi ! ..Mbi bazen e shoqerise shpive botuese me drejtoreshen e kultures..... Ciles kritike ju nenshtruan veprat e  perzgjedhura ..? Asgje...nga keto...

Une nuk e njoh fituesin e Cmimit te pare, ndersa per perkthyesin kam degjuar. 

Shume kryevepra te letersise boterore kane ardhur ne shqip pikerisht nga intelektual te rralle, qe jane marre me kete art dhe pune njekohesisht, per te "harruar" ferrin ku jetonin. Kam pershtypjen se ka qene njelloj ngushellimi dhe ego krijuese njekohesisht, sepse te merresh me letersi te madhe, ne burg, internim ose ne ndonje "zyre- skute te erret", i harruar nga shoqeria dhe i goditur prej Partise, ajo pra, Letersia e madhe ka qene streha e tyre aristokrate. 

Ju lutem Peshku, mbasi e nxorret si lajm marrjen e cmimit te vitit nga ky autor per romanin e tij, ta botoni edhe kritiken e Ben Andonit per kete roman te botuar ne Express dhe te sjelle me lart si link nga nje komentues. 

Keshtu te tere mesojme dicka te re per kulturen qe ndodh ne Shqiperi (ndodh? ) dhe njekohesisht ndihmojme per promovimin e nje autori shqiptar dhe librin shqip ne pergjithesi. 

Flm

Çmimi për veprën më të mirë letrare për vitin 2013 e mori Thanas Medi me veprën e tij “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”. Vlera e çmimit ishte 500 mijë lekë.

Shkova ta blija kete roman; kerkova ne mbi 6 librari, perfshi ketu edhe ato me kryesoret dhe jo vetem qe nuk e kishin, por as edhe e kishin degjuar. Nderkohe qe thuhet se libri ka dale ne 2013!!!!!!!! Apo eshte liber i verdhe? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).