Kur mendojmë për të ardhmen e demokracisë, ne duhet jo vetëm të fokusohemi tek Interneti si një mjet për një pjesëmarrje më të madhe, por edhe të mendojmë për të si një prej arritjeve më të mëdha të shoqërisë sonë, një që duhet ruajtur e lirë dhe e hapur – një arritje që duhet ta mbrojmë përmes proceseve demokratikë.

Për shumë prej nesh, Interneti është ajo kutia e vogël me drita që e marrim kur firmosim një kontratë me një ofrues Interneti. Jo shumë kohë më parë, bënte disa tinguj qesharakë kur lidheshim me botën. Sot, ka vetëm drita që ndizen dhe fiken. Për asnjërin prej nesh, përdoruesit e zakonshëm, nuk është e konceptueshme ajo që ndodh realisht brenda kutisë me drita dhe përtej, dhe si ajo na mundëson të lidhemi me faqe interneti të largëta, të cilat përmbajnë çdo copëz informacioni që ne do të donim të merrnim: që nga oraret e sistemit të Metrosë së Bogotasë, deri tek pamjet filmike të maceve.

Ne nuk e dimë se si funksionon, por ekziston një ndjesi e paqartë se duhet të jetë dikush i ngarkuar për ta mbajtur në punë. Dhe kjo është sa e vërtetë, aq edhe e pavërtetë: Eshtë fatalisht e pavërtetë, sepse Interneti është rritur në mënyrë organike, të decentralizuar dhe disi të paorganizuar. Që nga një grusht të fiksuarish pas informatikës dhe akademikëve në universitete që nisën të dërgojnë emaile dhe krijojnë faqet e para të internetit, deri tek blog-ët për udhëtimet e qenit tuaj: nuk ka patur asnjëherë një autoritet të vetëm qendror që të ketë koordinuar Internetin. Deri sot, Interneti është një strukturë e përbërë dhe e qeverisur nga një shumësi palësh – një hapësirë e madhe, e hapur dhe e lirë dhe krijon shanse jo vetëm për biznese që lulëzojnë, por edhe për aktivistë politikë, rrjete socialë, për artet dhe për kulturën.

Megjithëkëtë, ka aktorë të cilët kanë funksione koordinues specifikë brenda Internetit. Ndoshta më i rëndësishmi është “The Internet Corporation for Assigned Names and Numbers” (ICANN), që shpërndan adresat e IP dhe të faqeve të internetit (për shembull theeuropean.de). Ajo është praktikisht libri i adresave të internetit. Cështja se kush e kontrollon këtë libër adresash ishte bërë, prej pak kohësh, e debatueshme politikisht, sa i përket qeverisjes së Internetit. Por me zbulimet e bërë nga Snoudeni, ajo sot është shfaqur edhe në radarin e politikëbërësve.
Përse? Deri tani, ICANN – ndonëse një organizatë jofitimprurëse – vepron në emër të Departamentit të Tregtisë të SHBA, e si pasojë qeverisë amerikane: po ajo qeveri që autorizoi NSA-në që të spiunojë pak a shumë gjithkënd që është i lidhur në Internet. Si pasojë (ndonëse, jo pa ironi), vende si Kina dhe Rusia, por edhe Brazili, India dhe Afrika e Jugut, si dhe shumë vende të tjerë në zhvillim po kërkojnë të kenë më shumë zë në qeverisjen e Internetit dhe në ICANN. Ndërkohë që SHBA po argumenton se ICANN kontrollohet nga një shumësi aktorësh (e përbërë nga kompani teknologjike, ofrues interneti dhe OJF), këta vende do të preferonin që të kontrollohej nga qeveritë, duke argumentuar (sërish, jo pa ironi), se kjo do ta bënte më demokratike.

Cilido qoftë përfundimi i këtij debati, që supozohet se do të vendoset vitin që vjen (SHBA ka premtuar të heqë dorë nga roli i ICANN për caktimin e emrave dhe adresave deri në shtator 2015), ai vështirë se do të jetë më demokratik. Ndonëse Interneti prek jetën e përditshme të miliarda njerëzve përreth globit, këta njerëz nuk do të jenë në gjendje që të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në të ardhmen e qeverisjes së tij.

Nëse argumenti i shteteve të BRICS do të dalë fitues, dhe qeveritë do të kenë më shumë zë në qeverisjen e Internetit, të metat demokratike të ngjashme me ato të Kombeve të Bashkuara do të kufizojnë pjesëmarrjen qytetare. Nuk ka një parlament të zgjedhur globalisht, as edhe referendume globalë apo nisma popullore që do të lejonin përdoruesit e Internetit që t’i japin formë të ardhmes së teknologjive të tyre më të çmuara. Përkundrazi: qeverisja e Internetit do të jetë më shumë një lojë për fuqitë e mëdha, që do të kërcënojë rrjedhjen e lirë të informacionit përtej kufijve. Ndërkohë që disa shtete do të përpiqen të mbrojnë industritë e tyre, të tjerë do të censurojnë fjalën e lirë, ndërkohë që disa do të dhunojnë privatësinë e qytetarëve të tyre.

Nga ana tjetër, nëse fitues del argumenti i një shumësie aktorësh, qeverisja e Internetit do të jetë në duart e atyre që organizojnë me sukses: disa OJF, disa organizata të të drejtave civile, disa përfaqësues të qeverive, por edhe kompani të mëdha. Eshtë e dyshimtë që përdoruesit e zakonshëm të Internetit përreth botës do të jenë në gjendje, të gatshëm dhe kompetentë për t’u organizuar në mënyrë efektive për hir të qeverisjes së Internetit. Problemet sa i përket kësaj të fundit janë shumë kompleksë dhe shumë globalë për shumicën prej nesh. Por nuk duhet të ketë dyshime: qasja me shumë aktorë do të jetë më e dobishme për nevojat e shumicës së përdoruesve, por ajo nuk do të jetë më demokratike.

Me qëllim që të fitohet një farë hapësire manovrimi në debatin për të ardhmen e qeverisjes së Internetit, do të nevojitet pjesëmarrja e qytetarëve të vërtetë globalë. Për të arritur këtë, kemi nevojë për qasje të reja që lejojnë procese demokratikë gjithëpërfshirës. Por ne jemi vetëm në fillimet e të menduarit për procese të tillë. Një proces i tillë, që duhet ta vëzhgojmë mirë është Partido de la Red në Argjentinë; një tjetër, që në fund dështoi, por na dha mësime të vyer, ishte hartimi i një kushtetute të re me prurje mendimesh nga populli në Islandë. Krahasuar me sfidën e zhvillimit të një procesi demokratik global për qeverisjen e Internetit, këta janë hapa fëmijësh, por do të bënim mirë t’i merrnim në konsideratë, tani që “ecim dhe rrëzohemi” përgjatë këtij shtegu, siç tha pak kohë më parë Bill Clinton. 

 

*Autori është bashkëthemelues, Forumi Zviceran për Politikën e Jashtme

Marrë nga The European

Përktheu bota.al

23 Komente

Interneti, megjithe mrekulline e aksesit te informacionit, nuk mund t'i shpetoje realitetit te qeverive (qe kane celesa kopil ose jo sa te duash). Ne fund te fundit liri pa kufizime nuk ka, vecse ne pyll.  

Dhe ti hiqesh si kinse i djathte? smiley

Une i perdor pothujse njesoj te dy duret. smiley

Ti mesa duket e ke fjalen per te "djathten" e majmunit, po edhe ata kane goxha rregulle "qeverie." 

Ne rregull, socialist... atehere. Edhe pse, jam e sigurt, pavaresisht komenteve te tua te shkurtra gjoja inteligjente dhe thumbuese, te pershtatet me shume termi fashist. Po kujdes, kur te thote fashist nje qe nuk eshte e majte, ka rrezik te te ngjisi, sepse jam ne gjendje edhe te ta shpjegoj perse. smiley

Ke te drejte se perkufizimi modern i fashistit eshte: kushdo qe s'eshte dakort me mua. smiley 

Qe s'je e majte e morra vesh, po keshtu nga dimenisoni lart - poshte, cilen preferon.smiley

Ok. je fashist, sepse nga njera ane, nga sa te kam lexuar, mbeshtet tregun e lire, por nga ana tjeter thua qe ky treg nuk duhet te jete edhe aq i lire, por qeveria nemos paste delegim dhe kontroll total dhe te drejteperdrejte, duhet apo mund gjithsesite kete njefare kontrolli. Pjeserisht ky eshte sistemmi aktual ekonomik dhe filozofk i pjeses me te madhe te botes (Ameriken perfshire) dhe quhet ekonomi mikse. Ne te tjera ambiente dhe ceshtje qe nuk jane vetem ekonomike ketij i thone fashizem. Ky eshte rasti aktual. Ti, rrezik nuk e di se per cfare po flitet. Jeton ne SHBA dhe me gjuhe gjasa ke degjuar ca propagande mbi "net neutrality"... te kane pelqyer, e mbase, kushedi duke u nisur vetem nga termi neutrality, je "bindur",pa ndonje argument. Vetem tingurlli i togfjaleshit te ka mjaftuar per te te kenaqur.
Nuk te shkon mendja, te pyesesh se perse kompanite e medha te Lugines se Silikonit jane kryekeput ne mbeshtetje te kesaj nisme per riklasifikimin e internetit (propozuar nga "liberator" statisti Obama)? Valle, a mos duan te konsolidojne pozitat e tyre, duke mare dhe perdorur forcen shteterore dhe monopolet dhe oligopolet qe kjo krijon duke futur rregullime?

http://dontbreakthe.net/

Vallai qeke fallxhoresmiley 

PS1. Ku marr vesh une nga keto gjojna te derlikume mi, une hekra ne mjes e pjata ne darke. 

PS2. Vetem shqipot e kane kete huq, mbasi te ofendojne dune dhe muhabet. Jane tamom si kalamojt, edhe si popolo.smiley 

smiley

Obama eshte fashist zotrie ...

Vetem shqipot e kane kete huq, mbasi te ofendojne dune dhe muhabet. Jane tamom si kalamojt, edhe si popolo.

lol. Tirona n'det, Tigona n'zjarr. smiley

po qe me te zgjedhme, n'det,  (leqe ka shume munsi te punoje e kunderta me albanezet), atehere po them n'zjarr.smiley

“ecim dhe rrëzohemi” përgjatë këtij shtegu, siç tha pak kohë më parë Bill Clinton.

Fore vërr vërr vërr vërr-i nuk duhet ta kapërcejë kaq lehtë këtë shprehje komunistësh .Ta ndalojë Klinton dhe ta hetojë sipas actit që njeh edhe Alba ...

se kështu fillon ..thoshte sh .enver .." gjasme me mendime për probleme Kulturore dhe hyn deri në Realitet  e Qeverisë " smiley

Artikull i vlerë por më shumë profesional .Ajo që na Intereson më shumë është Ndikimi tij në raportet shoqërore SOT ..përfshi ndonjë mendim " modest " dhe nga Kompjuteristët e famshëm Botërorë të Blogut tonë si shoqja Gjëmbi dhe XhiBolja smiley

Them modest se nuk dua që të kapërcejnë Kufijt dhe ti lexojnë dhe Autoritete Qeveritare si Brazili , India etj që janë të etur për shkencëtarë të këtij Niveli !

Nje nga tektikat e sofistikuara per te rujt nformacionin nga dushmani eshte t'i shtonet ca zhurme. Dhe ppu eshte lider ne kete leme. Hajde mer cinez merre vesh po ta majti. smiley

Artikull interesant, ku eshte Xhibi dhe Art , te hulumtojne pakez per keto organizata smiley

Artikull ok, por siperfaqesor.
Obama po kerkon te vendos kontroll shteteror mbi internetin, duke thene se nese ia jepni ne dore qeverise ajo do e liroi internetin...

smiley

Shtetet perkatese e qeverisin dhe sherbimet sekrete. Ne pergjithesi Amerika e monitoron pothuajse krejtesisht.

Une te djeg .. une te shuj me det smiley

Kujt do me i tregu te djathten ti ...Fashizmit ...Jo me po Obama smiley ..e me se e dime kontrollin e Internetit kur e mush me Silikon ...Kujt do me i tregu tie  Tregun ne Shqiptareve ??

Xhibo Linkun .. se " Na ofenoi Bashkimin Sovjetik a i qivja udhet . E degjuat shokeni "

Copeza nga shpjegimi i Funksionit te Internetit Koqe - Koqe te cpenguara !

E bete dhe pavion  psikiatrie ...Havall te nderuar admin .smiley

Na bini dhe nje Prurje per Privatizimin e NASA se kemi Ilia Topen te brendshem atje dhe na i ben KOQE - KOQE se si do ndodhe .

 Interneti ..iku zotrie ..smiley

4chan dhe reddit e qeverisin.
Ah nje keshille. Never go to /b/.

4chan dhe reddit e qeverisin.
Ah nje keshille. Never go to /b/.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).