Përgjithësisht letërsia është parë si një bashkudhëtare intime e njeriut, por jo për intimitetet e tij. Është parë si bashkëbiseduese e njeriut, por për të kuptuar fëshfëritjet e zemrës dhe mendjes dhe për t’i dhënë emër të brendshmes sonë, që të shohë nga jeta edhe kur hapësirat e dritës kanë zënë çdo dritare.

E dëgjoja Albatrosin teksa shpjegonte filozofinë e tij të librit: Jepju rrjedhës! Domethënë, dorëzohu! Domethënë, mos mendo. Domethënë, mos beso në kurajën tënde për të ecur. Thjesht ngri duart lart dhe jepju rrjedhës. Mos çaj kokën teksa të shkon mendja të bësh çmendurira, por mos e lodh trurin për të shpëtuar. Lëri të tjerët të flasin dhe mendo se seksi është një gjë që duhet të të udhëheqë. S’ka rëndësi se ku. S’ka rëndësi me kë. S’ka rëndësi se si. Thjesht futju rrugës së asaj që të rrok imagjinata, bota ç’të dojë le të flasë. Brekët bien e ngrihen!

Kjo lloj letërsie nuk e kalon kurrë rripin e mesit. Qëndron aty. Nuk ka punë me zemrën. Aq më pak me mendjen. Është një letërsi kundër gjithë asaj që letërsia tenton në rrugëtimin e saj: Të gjejë Njeriun dhe Njerëzoren!

Padyshim që seksi është diçka e llojit që nuk e fsheh. Që është diçka që ia vlen ta dish. Por ashtu siç e sugjeron Filip Roth: Menaxhoje që ajo të të mos pushtojë, të të mos drejtojë, të mos jetë ajo jeta jote.

Albatros Rexha e ka një aleat – debatin virtual, ku njeriu i fshehur pas desktopit të kompjuterit, apo pas tabletit, apo pas aparatit celular, vendos të shkrijë mençuritë anonime, të hekurosë imagjinatën e tij me hekurin e instinktit. Dhe, ai ka gjetur këtë det të paditurisë për të larë prozën e tij, duke shkuar krejtësisht kundër nga thirrja e madhe e letërsisë: Për të gjetur Njeriun!

Por çfarë sugjeron Albatrosi: Nëse nuk fshihesh prapa një mburoje, qoftë edhe të rreme, njerëzit e kanë shumë të lehtë të të lëndojnë. (Zonja Z f. 33-34). Pra, sajo diçka. Mos qëndro aty tek ajo që je. Jepi, sajo diçka, që e ke dëgjuar, që i ka ndodhur një tjetri. S’ka rëndësi vetja jote. Të tjerët të të mos lëndojnë është rëndësia… Domethënë, hipi kalit të hipokrizisë, kalo lumin e së vërtetës dhe jeto në botën e hiçasgjësë. Sepse gënjeshtra – cilado gënjeshtër- është thjesht një tullumbace që as të ngjit dot lart e dyshek ëndrrash nuk bëhet. Thjesht të largon nga vetja jote.

Por i gjithë libri është një filozofi, që vjen nga humbja e identitetit, e si pasojë edhe e dinjitetit. Në kundërshtim me dashurinë ë pamasë së Letërsisë për Njeriun, Albatrosi vendos ta shohë botën nga arkivoli që na sajon mungesa e besimit se mund t’ia dalim, se duhet të gjejmë çdo forcë për të qenë atje ku do të mundemi të jemi vetvetja. Por jo, ai shkruan: “Ne jetojmë në një flluskë.

Ky fakt, është fillimi dhe fundi i çdo gjëje. Jetojmë brenda një varreze, ku jemi të varrosur për së gjalli bashkë me të gjitha ëndrrat tona”. ( Zonja Z, f 165). Kjo është dritarja që na jep autori, në filozofinë e tij kibernetike, ku mungon pasuria më e madhe e Njeriut: Kurajë për të ndryshuar, për të gjetur vetveten edhe atëherë kur askush nuk beson. Një monolog që përfundon poshtë rripit të mesit, pa mundur të shkojë më lart.

Dhe, padyshim që e dimë se gjithë mund të bëjnë seks, por të paktë janë ata që dashurojnë. Dhe padyshim që e duam çdo pjesë të vetes sonë, por kur merr kuptim, kur zemra dhe mendja jonë janë padronë të asaj që Zoti na e ka falur për ta shijuar, pa qenë robër, por zotër të hapave që hedhim në çdo sekondë.

***

Përgjithësisht më pëlqen të shkruaj e të flas për librat që më tërheqin, ato që i quajmë në mirëkuptim “libra të mirë”, sepse na mbajnë në pikëpyetjet e asaj që na bëjnë Njeri. Mirëpo ky ishte një libër që pas Panairit të Librit u paraqit si një nga më të shiturit. E kur mendon se e kanë blerë mbi katër mijë vetë që do ta lexojnë, dhe ato mund t’ua kalojnë të tjerëve për lexim, thashë se më së paku ia vlen t’ia themi ca gjëra, ose disa arsye se përse më së paku nuk duhet parë si një investim në rrugën e debatit mbi vlerat.

Mund të ndodhë që përmes këtyre kundërshtive të shiten edhe më shumë kopje. Që ai të klikohet edhe më shumë në internet në idetë e tij që i quan “filozofi urbane”. Thjesht do të jetë një konstatim për kohën e rrezikshme që po kalojmë, ku rrugët për të shkuar drejt gjërave që vlejnë kanë shumë pengesa dhe se ky libër është një prej kurtheve pafund drejt rrugës për të menduar dhe besuar tek vlerat, e sidomos në rrugën për të qenë vetvetja.

81 Komente

Mire ia tha Agimi, po kujt ia tha?

Shkrimtaria "e barkut" eshte per lexuesin "e barkut", - kjo s'eshte as e re dhe as e papritur. "E barkut" eshte edhe pjesa me e madhe e shkrimtarise jofikcionale qe publikohet. E kam fjalen qe nuk ka me vlere t'i vesh noten dukurise, se ajo s'ka pritur aprovimin tend dhe, edhe me keq akoma, jeton pikerisht fale mosaprovimit tend (dhe timit).

Them se cfare mund te behet eshte te ngrihet vetedija per ate cka nder shekuj ka mbetur thelbi i pandryshuar i shkrimtarise, pavaresisht moralit te kohes (qe s'domethene qe letersia s'e ka per detyre etiken). Se ndersa zhveshja e ka nje fund (pas te brendshmeve s'ke c'heq tjeter), ajo e shkrete cilesi e ligjerimit, mekanika e nderveprimit te personazheve, raporti mes se rrejshmes gjysme-se rrejshmes dhe te verifikueshmes... e kshu me radhe, keto pra mund te dreqosen pa limit.

Keshtu librin ne fjale nuk besoj ta lexoj. Ne e lexofsha, nuk do ta blej kopjen, dhe nuk do te rrefej qe e kam lexuar. Sepse do te me vije turp te pohoj qe i kam shkuar deri ne fund nje teksti qe permbajtka fraza si: “Ne jetojmë në një flluskë. Ky fakt, është fillimi dhe fundi i çdo gjëje. Jetojmë brenda një varreze, ku jemi të varrosur për së gjalli bashkë me të gjitha ëndrrat tona.” Ksilloj pseudo-reflektimesh ishin mire gjate pubertetit, shume-shume ne ndonje liber pershtypjesh ne fund te shkolles, a ndonje pusullke dashurie.

Autorit te librit i uroj gjithe te mirat.

Jam shume kurioz ta lexoj. Kam pershtypjen, nisur nga menyra si ka shkruar Agim Baci me lart, se do me pelqeje.

Nuk e kam lexuar por sec kam pershtypjen se shkrimi Barcit me shume vjen si reagim  ziliqar , si rrjedhoje e mediatizimit te Albatros Rexhaj, vemendjes qe ka marre ne tv, shtyp dhe panair.Dhe fakti qe ne fb ka rreth 450 000 ndjekes. Ky fb e ka si studio te hapur ku ngjiz krijimtarine e tij. 

Mund te jete nje roman dosido dhe i shkruar keq, mund te mos jete asfare tekst letrar por njelloj perqasje sociologjike, filozofike, si zhaner, ama ta akuzosh se shkruan per shqetsimet "ne mes e poshte" te femrave, ose si letersi e "barkut", kur aty ngrihen probleme te raportit te femres me shoqerine, te dashurise, seksualitetit, etj. eshte nje lloj si deklarimet  e Hoxhe Irfan Salihit.

Nuk mund te gjykohet nje liber me fraza te shkeputura nga teksi dhe konteksi rrefimit.

Kur jeton ne nje realitet ku neshtrimi konsiderohet devotshmeri, perpjekja per te qene i lire konsiderohet mekat, ku cdo enderr shtypet nga rruli patriarkalitetit, a nuk eshte si te jetosh ne nje flluske kohe dhe jeta a nuk mund te mos krahasohet me nje varreze?

Por shqetsimi kohes tone mund te mos jete aq konservatorizmi sesa liberalizmi skajshem, mund ta qortoje dikush autorin per qasjen e tij ndaj realitetit.Se liberalizma shoke eshte po aq e rrezikshme sa dhe konservatorizma...

 

Personalisht e kam zili se eshte i bukur. Kjo qekur mora vesh qe ish zgjedhur "Mashkulli i muajit" ne "revisten prestigjioze Anabel".

Kur thashe reagim prej zilise, fjala ishte per autorin e shkrimit.Ti i bashkohesh atij apriori (pa e lexuar librin) ne argumentin "letersi vetem tek rripi mezit e poshte". Cfare sjell autori shkrimit si argument? Dy fraza te shkeputura nga romani, te shkeputura nga konteksi  dhe e vulos  si roman disfatist, ku nuk zbulohet "Njeriu me kuarjon e tij per ndryshimin e botes". E thashe, mund te jete nje skarcitet si shumecka shkruhet sot, por argumenti nuk me bind. Kam frike se e fallsifikon qasjen e shkrimtari  per problematiken qe parashtron. Pse qenka joletersi nje roman qe nuk prezanton kurajon per ndryshim? Sipas ketij metri mates, cfare  duhet  te themi per letersine e absurdit ku personazhet jo vetem ndihen si te huaj ne kete bote por kthehen edhe ne insekte?

Baci nqs kerkon letersi me teze  , letersi militante, me personazhe asketike, skematike, aseksuale, le ti kthehet letersise se realizmit socialist.

Ne fakt une rashe dakort vetem me konstatimin e pergjithshem te Bacit, jo me analizen e tij. Ndersa reagova per cfare the ti me siper, sepse tashme eshte bere rruge qe sapo nje autor shkruan dicka kunder nje tjetri te thuhet se e ka bere nga zilia. Kjo zilia qenkesh e pashmangshme, sipas logjikes "e kush nuk e do vemendjen mediatike dhe 450 mije vete ne fb?".

Dmth, nese ty s'te ka bindur argumenti moral i Bacit mbi librin, mua s'me bindi argumenti yt kunder-moral per ziline.

Analiza eshte ajo qe mungon aty. Kur nuk ka analize, kur nuk ka argumenta bindes , jam i prirur te besoj se reagimi eshte frymezuar nga motive jashteletrare.

 

Gimi eshte njeri shume i ndershem ne qendrimet e tij mbi letersine dhe nuk e njeh fare Albatros Rexhen. Keto dy gjera une i di me siguri.

Analiza e tij eshte ajo e njeriut qe beson se letersia duhet te lartesoje. Eshte veshtire te argumentosh e te bindesh duke u nisur nga nje princip i tille. Ne mos po e pamundur. Kjo edhe prej faktit qe tashme, fale letersise se barkut, pothuaj te gjithe jane te bindur qe cfare nuk i sherben barkut eshte ose e falimentuar ose shtinjake ne deshiren e vet per qendrese. Epoke pasionesh te trishta, mund te thoshte ndonje.

Ky shkrim i Bacit mund te akuzohej per ate qe Russell e quan "piramide a priori", nje menyre sistemike qasjeje e cila i ngjan nje piramide me koken poshte: pak duhet per ta rrezuar, pavaresisht se eshte koherente ne te veten.

* Qe te mos keqkuptohemi: per mua "letersia e barkut" eshte letersia qe rezonon me gjithcka e terheq njeriun perposhte, per andej nga ka ardhur, nga majmunet a nga pluhuri - kjo ne varesi te besimit a te mungeses se tij, apo aty ku e kane ndryre - ne nje trup fizik.

Shume dakord.

Per te qene korrekt ne kete bashkebisedim, u detyrova ta blej Librin e Albatrosit. Interesant eshte se as ne kopertine e as ne brendesi nuk gjejme ndonje percaktim nese eshte roman, novele, ese, traktat apo liber gatimi. Ndoshta kjo eshte e vetmja gje e sakte sepse kjo gjeja eshte vetem nje Liber , pra 200 f pa strukture, pa ngjarje, pa karaktere, ku shperfaqet hija e dy personazheve, Zonja Z me shenimet e saj cerebrale , si copeza leksionesh feminizmi per lirine, dashurine, lumturine, seksin dhe nje liste ankesash per meshkujt, shoqerine,  dhe shkrimtari magjepsur , me ca pseudopoezi patetike e plot qurravitje drejtuar Zonjes Z.

Ndryshe nga sa e paraqet Baci, si liber per shqetsimet e femres  "ne mes e poshte" autori librit meton te ndertoje profilin e nje femre te lire,rebele, qe urren hipokrizine , shtirjen , nenshtrimin, qe kerkon te vleresohet jo per ate qe eshte ne mes e poshte, per sexin, por ne plotesine e saj si qenie njerzore, qe ne raportet me meshkujt te jete vetvetja dhe ku lidhja  te mos vrasi lirine. Nje femer e cila sipas autorit sfidon boten me lirine e saj dhe kerkon te jete "si meshkujt", te nderroje partneret dhe te mos paragjykohet sikurse nuk paragjykohen  meshkujt por, paradoksalisht, ne fund, e lodhur, zhgenjyer, kryen aktin e fundit te lirise , i jep fund jetes, mbytet ne det. Ndoshta ky fund ilustron ate qe thote  Simone Beauvoir tek "Seksi i dyte":Ne castin kur gruaja eshte e lire, ajo nuk ka fat tjeter vec atij qe krijon lirisht vete.Atehere raporti i dy sekseve eshte nje raport lufte".

Edhe ne kete qasje feministe, ne personazhin e Zonjes Z,  skematike, libreske,  te ndertuar me  copeza shenimesh te montuara,  ne rrafshin e artikulimit te ideve dhe fiksimit pas lirise, shikoj nje gjendje konfuze dhe  keqkuptimet e lirise si sage seksuale ne kerkim te dashurise .

Une besoj se shqetsimi duhet te orientohet tek mekanizmat (shtepia botuese, shtypi, tv ) te cilat mediatizojne surrogato te tilla dhe ja shesin publikut si maja e letersise pa e filtruar, pa asnje qasje kritike .Nuk ka asnje cudi pse libra te tille ngjisin dhe kane nje mase lexuesish.Ne cdo kohe ka patur shkrimtare qe ne pamundesi per tu ngjitur ne sferat e larta te letersise elitare, te zbresin shume poshte e te prekin ate fashe lexuesish qe e pranojne kete lloj shkrimtarie.Shqetsuese eshte shitja e sapunit per djathe.

Dhe, padyshim që e dimë se gjithë mund të bëjnë seks, por të paktë janë ata që dashurojnë. 

fakti qe ka akoma njerez qe jane te afte te ngjizin fjali te tilla, te mbush me nje pesimizem bezhe me cerka.

Nga te gjithe keto muhabete intelektuale te sallonit Bertini mora vesh se dikujt i dhimbka barku.

I shkreti, sa gjynof, do te kete ngrene ndonje gje te prishur.

 

Sot ka me bollek kopiacja e provokacja dhe elegancia , qe sjellin bluxhinset e grisme ku duken mollaqet ...! 

Bacit i lumte dora per shkrimin, megjithese e ka shkruar ne menyre aq elegante sa disa te tjere e kane kuptuar si elozh per Rexhajn. Libri ne fjale eshte nje surrogato qe nuk shtyhet as me vaj e as me uthull dhe e kam vrare mendjen shume se perse njerezit vazhdojne ta pelqejne.

Packa se nga ana letrare eshte nen nivelin e zeros, eshte shkruar shume keq, i mbushur me klishe fund e krye, nuk ka as ndonje gjuhe te zgjedhur e as ndonje stil te vecante, trajton nje teme shume te rendesishme: emancipimin, ose me sakte tentative per emancipim. Them "tentative", sepse ka dashur ta beje personazhen nje grua te ngritur, me kulture, te lire, por kete s'ka arritur ta nxjerre dhe Zonja Z ka perfunduar qe, lirine e saj si femer e emancipuar, ta perdore vetem per te shtuar numrin e meshkujve me te cilet shkon.  Z pretendon te revoltohet e te denoncoje fenomenet sociale te Shqiperise, gjendjen e gruas, lidhjen e seksit me politiken, marredheniet femer-mashkull brenda familjes, predispoziten e familjes shqiptare per te ngritur e perkrahur mashkullin duke lene ne hije femren etj., por nuk ngrihet dot me lart se muhabetet e kafeneve dhe versionit te keq te telenovelave turke. Ndoshta, pikerisht kjo gje e ben aq popullor. Kuptohet qe audienca e tij eshte kryesisht femerore, jane po ato femra te ndrydhura qe s'kalojne dot pragun e deres dhe e shohin Z si femren qe ka thyer tabute, eshte e drejtperdrejt ne mendimet e veta, dhe ato i marrin te gatshme formulat e "revoltes". Ndihen si Z.-ja, dhe duan te veprojne si Z-ja. 

Ketu, jam perppjekur te futem nen lekuren e nje lexuesi te mases, sepse sic e thashe me lart, per mua, letersi nuk eshte. Por cfare do lexuesi i mases? A do te lexonte persiatjet e sterholluara te De Beauvoir-it apo te Woolf-it? Kam dyshimet e mia per kete. Nga ana tjeter, pyetja qe me shqeteson me teper eshte: cfare duhet bere qe njerezit te kultivojne shijen e mire te leximit, si t'i ndergjegjsojme per zgjedhjet e tyre letrare? Ketu me ngec sharra ne gozhde. 

Si fillim media te mos i promovoje bujshem keto pacavure

Pjesa me e madhe e medias nuk eshte me lart se Z-ja, flo, per fat te keq.

Ke te drejte

cfare duhet bere qe njerezit te kultivojne shijen e mire te leximit, si t'i ndergjegjsojme per zgjedhjet e tyre letrare? Ketu me ngec sharra ne gozhde. 

ne fund te ndergjegjesimit qendron hedhja poshte e letersise si kopje mjerane e dashurise njerezore. keshtu qe kjo pyetje ne vetvete eshte budallallek. por ndergjegjesimi ne lidhje me mosmendimin e budallallekut eshte dicka qe ia vlen te shtrohet. rruga e vetme qe te con ne vetvete eshte bojkoti pa kushte i te menduarit. ndryshe do hallakatemi nga nje budallek ne tjetrin. vetem pas bojkotit total te te menduarit do jete e mundur te perzgjidhen prej zemres mendimet e duhura dhe te nevojshme per njerezit dhe boten.  

Dhe megjithate, nga menyra se si shkruan edhe ti per te, them se do me pelqeje.

Jepju rrjedhës! Domethënë, dorëzohu! Domethënë, mos mendo. Domethënë, mos beso në kurajën tënde për të ecur.

nuk mund te thote: mos mendo dikush qe shkruan per te mbledhur leke. ai thote: mendo si rrjedha.

ne nje bote te zhytur ne budallallekun e te menduarit, te mosmenduarit eshte rruga e vetme ne gjetjen e vetvetes si trajtezim i dashurise.

Me duket mua,apo ti nuk je ne rregull nga trute,prandaj e ke zet te menduarit dhe ne nje vrime i bie fyellit e ne nje tel ciftelise.

si eshte ky rregulli nga trute?

Rregulli nga trute eshte te mendosh (para se ta thuash dicka) dhe te mos jesh kunder te menduarit,qe eshte vete nje mendim (te qenit kunder),qe eshte (mendimi) rrjedhoje e vete procesit kunder te cilit ti je (te menduarit).Me nje fjale,mos kafsho doren qe te ushqen,ose me nje fjale (a me sakte fjali) te dyte,mos vepro "Beni si them une,mos beni si bej une".

ehuhaaa sa avaze paska ky rregulli nga trute. prandaj s'jam ne kete rregullin nga trute une.

une them: o genjen mendja, o s'genjen gje tjeter, keshtu qe bej si bej une duke hedhur poshte rregullin nga trute e shpeton nga te genjyerit e vetvetes. eshte parim i vjeter, i njohur e sternjohur, por pak i veshtire per t'u vene ne jete. (di nje gje, qe s'di asgje, thoshte sokrati i lashte)

"Zgjohu! Ngrihu!  Mos fli! Ti nuk je per t'u shitur! E ardhmja  eshte e jotja. Se neser do jete vone e do qash!  Mos  u ndje vetem. Ti ke me shume vlere  se ata qe te mohojne. Ti je e ardhmja! Shperthe! Zjarrmohu! Jam edhe une  aty me ty...etj etj...se ti je Gruaja!"

Keto jane pasazhe me te cilat mbushet "vepra"  dhe "kryevepra" e  ketij  Albatrosit qe  shpenzon leke te pafund per te blere mbulimin publicitar ne tere mediat e shkruara  dhe audiovizive, si dhe ne facebook ku  u detyrua te pranoje publikisht faktin qe i blen like-s  dhe fans-at e  tij dhe pyetjes se Enkel Demit "I keni blere  me leke fansat  se kjo shifer eshte  shume e pabesueshme?", iu pergjigj  "Po  kam investuar  shume  edhe ne facebook". Pra  dukshem behet fjale per nje skizofren qe kerkon me cdo kusht te behet  shkrimtar (ai pretendon se  eshte  Kadareja i ketij brezi, pasi Kadareja  tashme ka mbaruar bashke me brezin e tij te lexuesve  e ne rastin me te mire per nje predikues grigjes  injorante te lexuesve te vet. Nje skizofren delirant pa pike vlere  letrare. Habitemi se si Baci  ka gjetur kohen te merret  me kaq  finese me nje karagjoz. Mendojme se do ishte me mire qe  jo Baci por nje sociolog i mire te ishte marre me nivelin e mjeruar te 400 mije lexuesve  dmth fan-save (qofte edhe te blere!). Nuk e kuptojme dot  se si 400 mije  njerez mund te impresionohen nga ai paragrafi i cituar me lart.  Kjo po, eshte nje dukuri  per te vene duart ne koke. Deshmon sakte se cfare pacavuresh meriton te lexoje ajo ushtri lexuesish qe do e kishte zili edhe Kadareja.

Eshte shembulli me tipik qe ne Shqiperi po paguajte "behesh"  cfare te duash! Te pakten si imazh.

Ai eshte shkrimtar multimedial, a nuk e ke degjuar ti kengen e jashzakonshme qe i eshte kushtuar zonjes Z? C'paske humbur takeiteasy! Ta degjoje duke folur per 50 hijet e greit dhe cohelion mbeteshe i mahnitur! Po ky nuk ka faj se nga nje delirant nuk mund te presesh tjeter, fajin me te madh e kane botuesit makute dhe pa principe!

Sashenka jone  paska degjuar nga Doraci  dhe Mblesi se  kosovari delirant e ka blere edhe Bacin. Nuk eshte aspak cudi.  Artikulli i mesiperm  vertet duket shume kritik  per "vepren" e karagjozit, por nga ana tjeter e certifikon  kete "veper"  si letrare  dhe karagjozi  kosovar ne thelb kete kerkon. CERTIFIKIMIN.

Lexues ka, shitje ka, promocione ka, studio  dhe gazeta ka, edhe kenge  paska  dmth si kosovar qe eshte  ka hyre edhe ne  Epos. Cfare mbetet? CERTIFIKIMI i "vepres". Te pakten ne syte e injorances.

U kry  baca  Albatros!

Mendojme se do ishte me mire qe  jo Baci por nje sociolog i mire te ishte marre me nivelin e mjeruar te 400 mije lexuesve  dmth fan-save (qofte edhe te blere!). Nuk e kuptojme dot  se si 400 mije  njerez mund te impresionohen nga ai paragrafi i cituar me lart.  Kjo po, eshte nje dukuri  per te vene duart ne koke. Deshmon sakte se cfare pacavuresh meriton te lexoje ajo ushtri lexuesish qe do e kishte zili edhe Kadareja.

Me se dakord me sa me lart, por halli nuk eshte tek "like" e fcb, qe hajt se po e pranojme qe i ka blere, por tek shitja e librit ne mase. Qellova ne panair dhe i shihja se si drejtoheshin vajzat te dritheruara per te blere librin dhe per t'i marre autograf "shkrimtarit". Nje shprese e kote me mbante se pasi ta lexonin, do te zhgenjeheshin dhe do t'ia hidhnin poshte (se per ta djegur, s'kam iluzione smiley), por jo, vazhdojne elozhet... mbetet serish libri me i kerkuar dhe i komentuar. Prandaj dhe une i shtrengoj doren Bacit, qe besoj se e ka pas te sinqerte shkrimin, por e ka trajtuar me dorashka kadifeje, kur donte doreza boksi. 

nuk kuptoj cfare ka te re ne gjithe kete. asnjerin nga keta dy tipat nuk njoh, as autorin e tekstit ketu, as kete robin me emer prej golfi sintetik, albatros, por po marre te mireqene qe robi "hole in one" benkerkesh bestsellera qe kane sukses nder masat e gjera sidomos te cupave te njoma qe lexojne shqip dukme ngrene kokoshka dhe pire kokakola ne gota 2 litroshe. ku eshte ajo qe te cudit e te revolton ketu? qe s'ka ndodhur me pare e s'ndodh sot e gjithe diten kudo gjetke? a s'do ish cudi e kunderta?

pra, a s'do ish cudi sikur kjo te ndodhte vetem nder ne, shqiplexuesit? fenomeni eshte global qysh se libri u kategorizua si mall konsumi dhe letersia si nje zeje me te cilen mund qe edhe nxirret, me raste e vende-vende, buka e perditshme.

cfare, s'po u ze gjumi per letersine e madhe? keni hall mos ajo permbytet nga lady gaga-te e justin biberonet? jo, zonje, tha Koci, mos e ki ate hall, mos e ki ate hall.

Aaaa, pasandaja nqse e keni ne ate qe s'beni parate e ktij kosovarit fluturues me tekste leshi, s'keni famen e tija, s'keni ndonje cikez hije bitellsmanie reth e rrotull sikunder me c'shihet e paska ayja, ndergjegjia roze e kosoves martire, atehere po, aty ua kuptoj cqetesimin e hallin, sepse kosovari me emer golfi akrilik na qenkesh "nji objekt lakmiet", e jo kritike.

menyra me e mire per te bere tuajen, eshte te beni letersi te mire nqse shkruani (dhe kjo kerkon edhe shume, po shume fat, jo vetem talent, talenti nuk vjen as i dyti e i treti nga rendesia si faktor), ose te blini ate qe e quani me ate tuajen letersi te mire, po qe se lexoni.

kritikun pasandaja lerjani atij/asaj qe i ka fakultetet per ate gje. sepse sic po kemi shkrimtar me kile, po kemi edhe kritiker me oke (1 oke=1.5 kile). qe kane "opinionin e vet". O llah.

dhe e fundit: mos e mbivleresoni lexuesin. ai eshte medioker ne shumesine e tij, sikunder edhe krijuesit jane te tille. ky eshte ligj matematikor, vetem per kete s'mund te kihet "opinion vetjak". a nuk e kuptoni qe me kete insistim per letersi te mire ne cdo dite e tek cdo zgeqe qe shet libra, do na mbysnin dantet, shekspiret, servantesat? a e keni menduar c'bote e llahtarshme do ish?

Emo, kalamoni im po lexon nje liber (me ne fund...pas kaq kohesh) te shkruar nga dy autore! smiley

Eshte libre zhanri dhe ankesa e evlatit eshte... shume i merztshem sepse ka kopjuar The Hunger Games.  smiley

Ca ti them une tani? Lexo Balzakun? 

Une them shyqyr qe po lexon 15 minuta ne dite pa heq syte nga libri. 

Mondani i trapit -ka pas qene shkrujt ke bordura ke Dajti. smiley

smiley

hej, e di c'po menojsha, qe ajo kerkesa "me jepni nje kreher", ua heq mundesine per pak butafori heroike te gjithe atyre qe iu kan ra floket para gjithe heroizmes. pune dreqi, thashe.

per ju ne kreher: Xherri Fin! smiley

shif mos gje rast t'ia japesh cunit nji liber te hershem, quhet rruaza e katert. do kuptoje per boten me shume se po te lexoje republiken e platos smiley

 

Shqip ky Rruaza e Katert apo ca? 

Kush e ka shkrujt, se po shof mos e gjej. 

Flm

Shqip ky Rruaza e Katert apo ca? 

Kush e ka shkrujt, se po shof mos e gjej. 

Flm

shqip. autori: Martti Larni. Rruaza e katert eshte llafi per vertebren e katert (nga poshte lart ), finlandez, antiamerikon i thek.

me siguri e shesin ata ambulantet e librave te perdor neper trotuare te metropolit ton me 150 lek copa smiley

Rrfsh. 

Do munohem ta gjej. 

Tani qe ta marr vesh edhe une kokengjeshuri, ky Trosi eshte shkrimtar popullor dhe libri i tij ka shitur shume kopje? Me nje fjale eshte bere besella? smiley

Nqs eshte keshtu atehere une e uroj shkrimtarin dhe shpresoj qe ta rrise nivelin e te shkruarit heres tjeter. 

Edhe nje here konstatoj qe te knushmit shqiptare perbuzin popllin e vet dhe shijet e tij. Kete nuk e kam per autorin e shkrimit sepse ai ka dhene opinionin e vet pasi e ka lexuar librin. E kam per komentuesit.

Ne shqipot kemi problem me suksesin. Fatkeqesisht. 

Shif, mrroklla, Danielle Steel eshte me e mire (dhe s'e kam fjalen per bukuri) se Trosi yne. smiley

Po e marr fjalen tende kallup, sepse as njeren dhe as tjetrin nuk ka shanc ti lexoj. smiley 

Mungese kohe kryesisht. Po edhe predispozite... smiley

Burrash, sa njerez ketu ne Peshk, lexojne letersi zhanri? 

Une e pranoj haptazi! Lexoj libra me dedektive. Por i ndikuar nga ejq-bi-oja, kam fillu me pa me kujdes librat "phantasy" ne librarine lokale. 

Ju?

Ok.

Mos i lexo keta kritizeret me siper se keta jane te ngjashem me ata aristokratet qe, kur dolen romanet e para, i shanin dhe thonin se do te prishin mendjet e femijeve dhe femrave.
Ede keta ashtu thone,,, letersi kot, letersi mase, konsumizem etj etj...

Gjithe keta pseudoletrare, per mendimin tim (qe lexoj kryesisht artikuj dhe ndonej traktat ekonomie) jane idiote, e mbajne veten si intelektuale, si aristokrate te letersise meqe kane lexuar nja 10-15 autore qe shajne masat dhe shijet e tyre... Keta jane si ata eugjenetistet, apo komunistet, qe duan ta ndryshojne njeriun, te bejne nje te ri, ta bejne me te "mire" sipas vizionit te tij, po nuk dine nga t'ia nisin, dhe keshtu, fillojne dhe e shajne (ata te paret i vrisnin masat e korruptara).

Do te ndkosh me idete e tua te siperme? Gjej menyren per te depertuar dhe per te konsoliduar ate depertim (Kadareja thone se e ka bere... ). Perndryshe je nje falimentim letrar... (nuk po i bej avokati albatrosit)

Kshu si kane ardhur punet, o zonje/zoteri, duhet me e pase per nder te te thote idiot nje ekonomist. Po mos kini frike, se sic ka marre sepata, edhe pak dhe femijet do t'ju pyesin nese antigonea eshte ndonje lloj sufllaqeje. 

Komentet e tua nuk i lexova dmth qe nuk te kam thene idiote as ty e as nje tjetri.

well, kshu si po e bo ti, i thone to throw the shit on a fan, dhe pastaj "le t'i bi, kujt t'i bi, vetes sime mos t'i bi".

 

plus, se po me detyron, s'di pse, cfare dini ju per eugjenetiken?

ja disa nga perlat e Vali Korleones se letersise  bashkekohore shqipe,  (sic po e pagezojme per lehtesi komunikimi Albatros  Rexhajn):

 

Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

November 30
E dua një grimcë nga shkëlqimi yt.
Vetëm pak nga magjia me të cilën të gjithë i bën për vete.
Pakëz jetë që të shpëtoj nga verbëria e dëshpërimit.
Më jep pak nga ajo që je Ti.
(A.R)

Ilda Ilda and 11,160 others like this. 

362 Shares

 

Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë.
Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër.
(A.R)

#ZONJA_Z

 

509 Shares

17,196 people like this.

 

Dhimbja e dashurisë.
Gërryen nga brenda.
Tejpërtej dhe drejt e në qendër të shpirtit.
Gërryen dhe nuk di të ndalet.
I kapërcen edhe kufijtë e çmendurisë.
Dhe përsëri nuk pushon.
Merr zjarr si një flakë e amshimit.
Digjet nga asgjëja dhe të shkrumbon në asgjë.
(A.R)

#ZONJA_Z

13,980 likes

423 Shares
 

Ndiej nevojë ta ndaj me dikë tjetër barrën që më rëndon shpirtin, por e vetmja përgjigje që marr është një fjali: "Mendo pozitivisht!" 
Dhe kjo më fyen. Nuk është se nuk jam e aftë të mendoj pozitivisht; por më duhet diçka më shumë. Më duhet një mbështetje.
(A.R)

#ZONJA_Z

16,840 likes

1,017 Shares
 

Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë.
Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër.
(A.R)

509 Shares

17,196 people like this.

smiley

Good Gracious Lord the Almighty!!!

 

 

Dikur pandehja se lumturia nuk i anashkalon ata që besojnë në dashuri e që natyrshëm janë të hareshëm. Por e hidhura e kësaj bote është se këta sfidohen më së shumti dhe nuk mund t’i shmangen përplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjtë e pamëshirshëm dhe të thepisur të jetës.
(A.R)

Tipa si ky zakonisht martohen me femra qe ja dredhin me shokun me te ngushte! 

Ne nuk jemi koka e Zeusit... kupton... jeni ju, pa jemi ne.

Enver 

Nuk ka asgje te komplikuar. Agim Baci njihet si nje nga dijetaret shqiptare te Islamit dhe natyrshem qe do filloje te ulerasi per prishje te moralit kur behet fjale per libra me femra qe ulin breket shpejt e shpejt.
Kete e them pa e lexuar librin ne fjale madje pa e ditur fare ekzistencen e ketij libri e qe qenka bere ceshtje kombetare, por kur shikoj qe ngre zerin ky kunder femrave qe zgjedhin lirshem seksin, sesi me duket, si pune shallvaresh dhe argumentesh islamike.

Nga ana tjeter, qe keta jane ne degradim te vazhdueshem e tregon edhe fakti sesi e kane katandisur nje librari ne Tirane qe e drejton po ky soji i islamikeve. Vajta para ca kohesh tek e Pershtatshmja dhe u tmerrova sepse librat ishin hedhur kapice njeri mbi tjetrin e vendosur ne radhe dyshe neper rafte per ti hapur vend pjeses se kafeve dhe picave qe tani kishin precedencen, e megjithate, ne pjesen ballore te kesaj mini hapesire ndodheshin ca libra qe kishin luksin te qendronin hapur ne te gjithe shtrirjen e tyre, dhe u habita ne fillim, c'lloj i mrekullueshem librash qenkan keta qe meritokan gjithe kete nderim?! Se kapa pernjehere qe ishin gjithe arabeska zbukuruar dhe qe ta priste mendja qe u perkisnin dijeve kuranike. Tmerr, e kishin katandisur nje librari ku edhe nje nga kenaqesite e vecanta te njeriut qe eshte leximi i titujve neper rafte te bente per te vjelle. Sidomos kur shikoje qe kryeqendra e gjese ishte kurani ndersa klasiket e letersia ishin rrasur skutave.
Ja po ta lesh dijen ne dore te ketyre. Keta duhen izoluar si nje here e nje kohe lebrozet dhe jo te lihen te lire te flasin hapur. Sidomos kur ka rreth e rrotull femije apo edhe te rritur idiote qe s'ua kuptojne synimet.

Thepo ka nji skizofreni kulturore (nese mund ta quajme te tille) shume interesante ne Kosove. Nga njera ane fetarizmi presupozohet qe eshte shume i larte e nga ana tjeter femrat "i ulin breket shpejt e shpejt". Prizreni per shembull ka me shume xhamia se cdo qytet tjeter ne Kosove e mbase dhe ne Ballkan. Maj men qe policia para ca kohesh pat zbulu nji numer bordellosh qe ja kalonte nr te xhamiave. Ne Peje cdo restorant ka mbrapa dhoma shplodhjeje. smiley Me shoqeri e cuditshme nuk ka! 

Mos me fol per gjakovaret pastaj qe jane avangarda e lirise seksuale ne Ballkan!

E di si eshte puna plako, une se kam problem te shahet ky libri se nuk e dija fare ekzistencen e tij dhe kete tipin qe e ka shkruar vetem nje here e kam pare ne tv por ngaqe ishte si tip gagaci nuk e shtyva dot me shume se dy min. Megjithate une jam per me mire kete (sadoqofte loqe) sesa per ate tjetrin, bacin.
Ky muhabet, meqe ra fjala, me kujtoi nje debat tjeter qe u be tek ne per punen e atyre kovave me akull qe hidhnin ne koke njerezit gjate veres, dhe qe filluan edhe ketu te diskutonin keta snobistet e medhenj sesa fallco e se sa te mjere e gjera te tilla ishin keta qe imitonin trendet e perendimit etj. Puna eshte qe gjate kesaj vere gjysmat e para te lajmeve ishin mbushur me njerez qe ne lindjen e larget prisnin kokat, ndersa gjysmat e dyta te lajmeve ishin me njerez qe ne perendim hidhnin kova me uje ne koke per tu solidarizuar me ca te semure. Te dyja lajmet kishin ne qender te tyre koken por ca ta prisnin e ca ta lagnin. Ne gjithe kete une zgjedh 100 here me mire qe ne shqiperi te imitojne ca kova me uje ne koke sesa t'u bashkohen atyre qe zgjidhnin te shkonin ne lindje e prisnin koka.
Edhe per kete librin, 100 here me mire banalitetet ordinere me seks te nje gagaci cfaredo sepse nga ana tjeter qendron Siria.

As nuk diskutohet!

Me mire libra medioker me gop sesa libra te shenjte me top! 

Thepo, e di qe osht awkward, se kshu qello sa her qe ti vje e komento, ma bo hallall e? po s'rri dot pa e thon: po shyqyr qe vje o burr i dheut!!!

Mos ma shani Gimcen se e kom kusheri smiley

Sado që të shtiren se vërtet ju intereson, askush nuk do t’ia dijë për ato që vërtet më djegin në shpirt. Të paktë janë ata që më duan ashtu siç jam vërtet. Më duan të gëzuar si një kotele që mjaftohet me pak ledhatime. Më duan të bindur si një skllave që e di se nuk ka fuqi mbi jetën e vet. Më duan të bukur si një kukull që mund ta shfaqin kudo ku u duhet. Por më duan edhe të pagojë që të mos protestoj. Të tillë më duan! Jo ndryshe!
Pa fije turpi më thonë: “Bëhu e arsyeshme!”
Më vjen të qesh me zë. Si nuk po e gjejnë një fyerje tjetër?
Së paku diçka më origjinale. Në djall gjithçka! Jam lodhur së qeni e arsyeshme.
(A.R)

‪#‎ZONJA_Z‬

Adria Ebro dhe 9.901 të tjerë e pëlqejnë këtë.

disa komente per te kuptuar se si A.R korrupton grarine me predikimet e tij:

Ana R.. albatros rexha,un jam nje z...esht i cuditcem fakti,qe ne cdo pjes libri un gjeta ato qe kam jetuar,dhe fundin te tille e kam menduar,ne nje dit te ftohte dimri,kur shiu te perplaset mbi lekuren time,un te perqafoj dallget e detit....
Pëlqejë · Përgjigju · 6 · Dhjetor 10 në orën 10:11.MD

Eralda EM F..... Je i paarritshem Albatros Rexhaj . Nuk di sesi mund te arrish te depertosh kaq shume ne mendjen dhe zemren e mases... Me habit ekzaktesia dhe lumturon gjetja e fjaleve te duhura fiks ashtu sic do te doja t'i shprehja ne te shumten e situatave. Suksese suksese suksese!
Pëlqejë · Përgjigju · 6 · Dhjetor 10 në orën 10:12.MD

Jolanda G... duhet te gjejm njerzit qe na duan per kete qe jemi, dhe te na pranojn se bashku me gabimet tona...ashush nuk eshte perfekt dhe nuk kemi nevoj per njerez qe te na thone pse keshtu e pse ashtu, kemi nevoj per njerez te cilet te na mbeshtesin dhe atere kur ne u dukemi pa arsye dhe te na thone une jam me ty kudo dhe kurdo...
Pëlqejë · Përgjigju · 2 · Dhjetor 13 në orën 9:34.PD

Pandi B... Shume e dhimbshme! Percaktim shume i bukur! Jini te zgjuara? Vendosni dhe veproni ne te miren tuaj. Mos lejoni tju perdorin. Ngrini koken! Gezoheni jeten! Neser do jete vone per tu vendosur ne shinat tuaja. Qellim! Arsye! Guxim! Kapeni endren e rinise! Mbetni te reja. Do tju duan. Nje grua e zgjuar,gjithmone eshte e bukur.

Nuk di sesi mund te arrish te depertosh kaq shume ne mendjen dhe zemren e mases...

Pa fije turpi më thonë: “Bëhu e arsyeshme!”
Më vjen të qesh me zë. Si nuk po e gjejnë një fyerje tjetër?

Ketu terbohen cerebralet.

Nuk e kisha lexuar apo degjuar me pare per Albatrosin. E pafalshme. Paskerka mbi 400 mije fans. Ku isha une kur ky shkruante kaq shume?!! smiley http://youtu.be/ZC5LZXeeRUQ

... Nëse ke ambicie në fushën e shkrimtarisë, nuk duhet të shqetësohesh aspak për nivelin, përmbajtjen a formën e asaj çka shkruan; kjo është dytësore; ulu e shkruaj pas pune ca gjëra si:”Fjalë kam sa të duash, por asaj nuk di si t’ia them! Më lehtë do të rrotulloja botën sesa t’i dal përballë! Gjithçka do jepja për një rast të vetëm! Të vërtetën t’ia them. T’i tregoj se çmendem pas saj!!!”. U kry.

Tani vjen më e rëndësishmja: bërja “lajm”. Sponzorizo faqen tënde në Facebook: brenda një kohe jo aq të largët do kesh shumë fansa, qofshin ato edhe çupa pa shumë kërkesa; nëse financon edhe ca më shumë kap shifra marramendëse: 450 mijë llajke. Mos u merakos për financimin, se shpejt vjen Panairi i Librit e shiten librat si qofte e paratë i merr mbrapsht: shikoje më shumë si investim. Bëj kujdes të gjesh edhe markën tënde për këtë: ja ta quajmë si furgon: filozofi urbane. Mbaroi.
Kontratat me botuesit bëhen shpejt: një kafe, sa kushton? Aha… OK.
Çupat blejnë librin: lajmi u bë; tani je në ekran. Tani merr çantën e shpinës dhe bano në studiot televizive; rri gjakftohtë e i tërhequr, përgjigju me durim: kërkesat nuk janë të larta, kritikë s’ka. Nga kjo rritet edhe më numri i kopjeve të shitura. Voila!
Tashmë je fakt, “je lajm” e mund të diskutosh e të shkëmbesh argumenta pa fund me “kolegët”; a nuk ke shitur më shumë kopje se cilido prej tyre? A nuk të jep kjo të drejtën dhe logjikën, në mos të më të fortit, të barabarit mes barabarësh? Po, ta jep. Pasi edhe të tjerët nuk është se bëjnë më shumë se kaq; mitingje bëjnë edhe ata, njerëz janë edhe ata, nuk kanë brirë.
Kjo e gjitha, nëse do të bëhesh shkrimtar dhe pak filozof.
Se si bëhesh këngëtar-r dhe model-e, vijon në komentin tjetër…

 

dmth qenka e gjitha xhelozi e shkrimtareve, poeteve serioze kundrejte atyre lozonjare qe reklamojne veten me para.

apo ceshtja eshte si te bejme lexuesin idiot dhe inorant - qe ndjek turmen dhe reklamat - qe te lexoje shkrimtaret dhe poetet serioze.

kush jane shkrimtaret dhe poetet serioze, kete nuk po na e thote njeri.

Une di njerin. Quhet Arb Elo.

Sapo ka nxjerre nje liber te ri. e gjen ketu.

dhe sa per kujtese: autoret e mire mos i kerkoni me liste, se nuk jane patate monizmi. nuk jane as veresie.

po patet aq fat sa te gjeni pak kokrra ne gjuhen e memes, falenderojeni (fatin).

dhe saken se u thoni nje fjale pergezuese e u jepni jenonen aq te domosdoshme per krijimin, se behet qameti! dhe na ngelet pa gje allbatrosua dhe mandi i nish tulles.

dhe blenderit.

Majaft me keto lloj qarjesh kot me kot ... se shkrimtari zotrie ... .

100 here e kemi diskutu se arti (ne kuptimin klasik te fjales) dhe shkrimtari Adrian Gunga ka nordh me kohe e me vakt (biles para se te behej shtet Shqypnia). S'ka more shoke as ne Itali shkrimtare si dikur, doni qe te kete ne Shqypni.

Lexoni sa per te kaluar kohen e lire ndonje gazete, knoqesh me teper se me romane ngaprapa-moderne:

... kur paritmas u be nate ... ajo me tha me trishtim ... une i thashe me gezim ... dhe menjehere zbardhi ... qente lehnin ne largesi, por kjo nuk do me thene qe ...

 

100 here e kemi diskutu 

kti po, qe i them argument 'u. 

100 here kemi diskutu, dhe une kam dhene 100 evidenca dhe 100 argumenta, megjithse Epokes Ngambrapa-moderne (pozitiviste) i mjafton dhe i tepron vetem 1 argument demokratik (niçean, dmth fashist):

Nuk ka fakte (argumente) ka vetem interpretime te fakteve (argumenteve).

 une kam dhene 100 evidenca dhe 100 argumenta

smiley 

t'rrumbullakosme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).