Ndoshta republikanët ekzagjerojnë kur thonë se kjo është e para “luftë kibernetike” e luftuar dhe humbur nga Shtetet e Bashkuara. Por, vendimi i marrë nga kompania Sony do të kujtohet si një kthesë historike: për herë të parë, transmetimi i një filmi në kinema anulohet nga një shtëpi e madhe kinematografike, për shkak të kërcënimeve terroristë të hacker-ëve misteriozë.

Misteriozë janë ekzekutuesit, por ndoshta jo porositësit, duke qenë se tashmë qeveria amerikane është e bindur se prapa sulmit është regjimi i Fenianit. Në film, dalja e të cilit ishte programuar në sallat kinematografike pikërisht ditën e Krishtlindjeve, dy gazetarë të interpretuar nga James Franco dhe Seth Rogen, me mision profesional në Korenë e Veriut, binden nga ana e CIA-s që të vrasin Kim Jong-un, diktatorin që qeveris vendin aziatik. I cili thirret në filmin me emrin e tij të vërtetë, pra pa u përdorur as edhe një pseudonim. Reagimi zyrtar i qeverisë së Fenianit ka qenë shumë i fortë që në muajin gusht, kur u mësua skenari i filmit.

Por nuk është e lehtë të vërtetohet që sulmi informatik ndaj arkivave kinematografikë dhe sistemeve të tjerë informatikë të Sonyt është nisur nga Feniani: hacker-ët kanë vepruar nga vendndodhje të ndryshme të botës, që nga një “qendër azilantësh” në Singapor, në një universitet tailandez, duke kaluar nga një server në Bolivi.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë duhet të ketë mbledhur disa elementë të provave kundër qeverisë koreano veriore. Por nuk formulon akuza zyrtare, për të mos pranuar që ka përfunduar shah mat, e “humbur” përballë një vendi që sigurisht nuk është një fuqi e madhe, edhe pse ka armë bërthamore.

Shtëpia e Bardhë është kufizuar të thotë se nuk i ka bërë presion Sony-t, kompanisë që e ka tërhequr filmin pasi shumica e kompanive të shpërndarjes kinematografike kishin vendosur të mos e shfaqnin në sallat e tyre, nga frika e sulmeve terroristë. Një precedent i rrezikshëm: në të ardhmen, cilido hacker i aftë dhe i vendosur mund të përpiqet të bllokojë me kërcënime dhe virusë informatikë manifestime kulturorë që nuk i pëlqejnë: filma, koncerte, ekspozita, teatro. Një kërcënim shumë i rëndë për lirinë e shprehjes, denoncon Urban League, shoqatë për mbrojtjen e të drejtave civile, që i kërkon Obamës të reagojë me forcë.

Shtëpia e Bardhë lë të kuptohet se ka raprezalje ndaj studios (“Eshtë një cështje e sigurisë kombëtare”), por në administratë nuk mungojnë ata që kërkojnë një qasje të matur: një akuzë eksplicite do i jepte Kim Jong-unit një dukshmëri më të madhe si kampion absolut i shteteve-batakcinj dhe do të vinte në vështirësi Japoninë (pronare e Sony), që po negocion në fshehtësi lirimin e disa prej nënshtetasve të vet që mbahen prej vitesh në Korenë e Veriut.

Marrë nga Corriere.it

Përktheu: bota.al

6 Komente

Lufta kibernetike eshte asimetrike. Dmth Amerika ka shume gjera ku mund te sulmohet e pesoje deme. Kurse RPKse ia rru online. Kjo asimetri mund te pranohet deri diku. Por kur demi te mos jete me nei film po gjera te rendesishme si psh uji, korrenti, etj.... atehere mbase "lufta" del nga cyber dhe vendoset simetria e munguar. Dhe kim xhong xhungu e di kete se ka bo shkolle m'Zvicer.

Lajmi eshte pak i vjeter, se ka disa dite ne mediat kendej, por ajo qe me habiti eshte se, pse hakerat e Korese se Veriut i kane bere presion shoqerise kinematografike, nderkoh qe duhej ta shihnin kete problem jo me kaq fanatizem. Biles po te ishin te zgjuar koreano-verioret, e kishin shfaqur kete film edhe ne kinemate e tyre, si film humoristik, dhe pas nja 1 muaji organizonin/inskenonin nje skenar tamam si filmi, ku Kim-i dilte i palagur, dhe jepte direk nje konferenc shtypi smiley dhe populli nje Urraaaa smiley

-We want you to take Kim Jong-un out !

-Take him out to diner ?

- No. Take him OUT !

- You want us to kill the leader of North Korea ?

Franco : Whaaaaaaat ?

http://i.imgur.com/B9y8q9L.jpg

Thoni cfare te doni por Artit po i dalin fjalet! 

pfffffffff

Nuk e paska paska postuae Arti kete?Si duket po merret me gjetjen e lajmeve te tjera per perfshirjen e biskotave amerikane ne Hong-Kong

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).