Kete vit Maratone zhvillohet me 22 - 23 Dhjetor 2014. Maratona e Klubit, e pershkruar shume shpejt eshte nje transmetim radiofonik dhe televiziv qe zgjat nga ora 7:00 e mengjesit te se henes, deri ne oren 11:00 te mengjesit te se martes. Ne do qendrojme ne studio per 28 ore transmetim te panderprere, per te thyer rekordin e vitit te shkuar, 27 ore. Gjate kesaj kohe mirepresim ne studio te gjithe degjuesit dhe shikuesit qe deshirojne te sjellin lodra, libra dhe rroba (te reja apo te perdorura por ne gjendje te mire) per femijet e familjeve ne veshtiresi ekonomike. Femijet i perjetojne me shume se kushdo festat, dhe eshte mire te cojme dicka tek ata qe nuk i kane mundesite.

Vjet ne kete kohe, realizuam Maratonen e Pare te Klubit, qe ishte nje mrekulli e vogel. Qindra e qindra njerez erdhen dhe sollen ne studio mijera artikuj dhuratash duke treguar bujari te madhe. VIDEO. Dhuratat vjet erdhen jo vetem nga Tirana por edhe nga qytete te tjera, nga Greqia, Italia dhe nga emigrante ne Britanine e madhe. Institucionet e bamiresise qe i shperndane dhuratat vjet na thane edhe se ne krahasim me ndihmat qe vijne nga jashte, dhuratat ishin shume cilesore.

3 Komente

Ah, bravo, bravo! 

You made my day brother! 

Na hudh edhe ktu noi detaj se ku mund t'japim dhe ne noi lek, sa per shenje! 

Bravo dhe nje here! 

Shume, shume mire! Lajm i bukur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).