Ajo që ka ndodhur në 8 dhjetorin e një çerek shekulli më parë, po i nënshtrohet për vite me rradhë një mistifikimi të turpshëm, pak a shumë ashtu sikurse ndodh me datat që i paraprijnë, ato të festës së Pavarësisë dhe asaj të çlirimit.

Sa herë mbërrijnë këto data të rëndësishme të historisë së shkurtër të shtetit tonë, shumica e popullit kënaqet duke festuar disa gjysmë të vërteta, që fshehin një pjesë të rëndësishme të historisë reale të këtij vendi. Kështu çdo 28 nëntor ne dëgjojmë për aktin heroik të firmëtarëve të Pavarësisë, për rrugëtimin e ndritur të Ismail Qemalit dhe të burrave të tjerë që u mblodhën në Vlorë, por, gjithnjë si padashur, harrojmë të rrëfejmë të gjithë historinë. Ngurrojmë të tregojmë se kur u nis nga Stambolli, “plaku urtë i Vlorës” nuk kishte ndërmend pavarësinë e vendit, por thjesht një autonomi nën sovranitetin e Perandorisë Otomane, të cilën tashmë e kishin braktisur prej vitesh të gjithë fqinjët tanë. Ne dëgjojmë rrallë gjithashtu për faktin se vendimi për këtë pavarësi u mor në Vjenë dhe Budapest dhe se Ismail Qemalin e detyroi të shkonte drejt idesë të mëvetësisë, më tepër interesi gjeopolitik i Perandorisë Austro- Hungareze, sesa ndonjë bindje e tij e brendshme, apo ndonjë lëvizje nga poshtë.

Po kështu ndodh edhe me “festën” tjetër, atë të 29 Nëntorit. Miti se Shqipëria ishte i vetmi vend i pa çliruar nga ndonjë fuqi e huaj, madje ai se partizanët tanë i dhanë lirinë edhe një pjese të Jugosllavisë, vazhdon të mbretërojë ende. Në fakt harrohet të thuhet se në kushte normale nuk do të kishte pasur mundësi as ta imagjinonim ballafaqimin me trupat hitleriane. Harrohet të thuhet se në fund të fundit, ata u tërhoqën vetë nga Shqipëria në kuadër të një tërheqjeje të përgjigjthme. Natyrisht që pati një pjesë luftëtarësh që ua bënë më të vështirë këtë tërheqje dhe që u renditën në anën e duhur, në raport në luftën kundër fuqive të boshtit. Por vetëm kaq, pjesa tjetër ishte një betejë për pushtetin e ardhshëm më tepër sesa një luftë çlirimtare. Prandaj ideja se vendi çlirua nga forcat partizane është thjesht një mit. Ashtu sikurse është e tillë fabula e një dëshmori për çdo kilometër katror.

Në kuadër të kësaj mitologjie po tentohet të fiksohet në histori edhe data 8 dhjetor, e cila është në fakt një ngjarje shumë më komplekse sesa ngritja e disa studentëve dhe shfaqja e një tribuni që përmbysën komunizmin. Më shumë sesa një lëvizje nga poshtë, fundi i diktaturës së proletariatit në Shqipëri, ka të ngjarë të ketë qenë një lëvizje e dirigjuar nga lart. Të tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur një vit më parë diktatorit rumun Nikolae Causheksu, Ramiz Alia dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, u përpoqën vetëm për një gjë: të shpëtonin nga gijotina personale duke shmangur gjakderdhjen kolektive. Pikërisht për këtë ata filluan vetë procesin e krijimit të “opozitarëve” të nesërm.

Dhe për ta mbështetur këtë tezë ka më shumë sesa një pandehmë. Sa nga drejtuesit e rinj të PD-së së krijuar ishin ende anëtarë të PPSH-së, të cilët u katapultuan nga një parti tek tjetra? Sa prej tyre, siç tregoi historia e mëvonshme rezultuan agjentë të sigurimit? Pse Ramiz Alia vajti vetë të takonte mbrëmjen e 8 dhjetorit një grup të vogël studentësh protestues (ngjarje e padëgjuar kjo në një shtet diktatorial) për t’i penguar apo për t’u dhënë vizibilitet?

Po të shikosh edhe njëherë me kujdes pamjet e takimit të studentëve me Ramiz Alinë, që shfaqet pa reshtur çdo fillim dhjetori, vëren me hidhërim se ai flet më shumë dhe më qartë për pluralizmin, sesa të gjithë ata që mendohet se ishin opozitarët e tij të parë. Dhe këta opozitarë të parë e vazhduan misionin e tyre edhe më gjatë. Që në ditën e parë të themelimit të PD-së, Alia u përshëndet si ish komandanti partizan që sot po udhëhiqte proceset demokratizuese. Edhe në ditët në vijim, edhe pas kaosit të rënies së monumentit të Enver Hoxhës, drejtues të lartë të partisë së parë opozitare citonin mësimet e presidentit Alia në fjalimet e tyre.

Natyrisht një gjë e tillë nuk zgjati shumë. Të futurit e braktisën padronin. Si gjithnjë rrjedha e historisë i tejkaloi projektuesit e saj. Endërra e udhëheqësve komunistë për një demokraci të dirigjuar, ku opozita do të drejtohej nga të përzgjedhurit e sigurimit, rezultoi dritëshkurtër dhe e paefektshme. Sepse revolucioni fallco i planifikuar nga lart, përfundoi në një shndërrim radikal dhe të vërtetë. Por, për historinë ai mbetet aty. Në rastin më të keq si një tentativë e dështuar.

Ndaj kur e kujtojmë sot, ne duhet të flasim dhe për të. Nuk duhet të përmendim thjesht ata studentë që u ngritën, ata tribunë që u prinë, sepse historia nuk është vetëm pronë e tyre. Natyrisht që atyre u mbetet merita më të madhe. Natyrisht që ata, me bindje apo për rastësi, u renditën në anën e duhur të historisë. Perceptuan kahun dhe zgjodhën rrugën e drejtë. Por vetëm kaq.

Duke shkuar më përtej, biem në një mistifikim qesharak. Ashtu sikurse bëjmë kur përmendim “burrat e Vlorës” duke mohuar shkaqet që i bënë ata bashkë. Ashtu sikurse bëjmë kur flasim “partizanët çlirimtarë”, duke harruar kontekstin e përgjithshëm.

Natyrisht, ky mistifikim i momenteve themeluese të historisë së shtetit shqiptar ka arsyet e veta. Ai ka të bëjë sa me mungesën e vullnetit tonë për vetëkritikë, po aq dhe me manipulimin e ngjarjeve për arsye politike të ditës. Por nëse për historitë pesëdhjetëvjecare apo tashmë shekullore, zhbërja e këtij fallciteti, është më e vështrirë, për shkak të bashkëjetësës së gjatë me të, për ngjarje si ato të dhjetorit ’90 është krejt ndryshe. Sepse si protagonistët edhe dëshmitarët e tyre janë ende gjallë. Prandaj dhe përpjekja për t’i sublimuar, apo për t’i heroizuar ato, fatkeqësisht i qesharakëzon.
"Lapsi.al"

159 Komente

Po deshe na sqaro pak, si i brendeshem, ate mitin e “burrave te Vlorës,” se me keto mitet e tjere e kemi i mirmjes-mirmroma.

po hyn ne ''thelat'' e lubonjes ky nipi i vitos!   ministrine e c'mitizimit e ka marre nga sorrosi antikomunisti fatos,djali i komunistit todi!   salen ama nuk ta mban ta zesh ne goje!  as ate te zere ne goje kapot!    ndonje karamele nga franca ,kur i nderronte pampersat gjyshit tend,do ta kete sjelle amasmiley

po ti vazhdo,beju mutin mitevesmiley,se ka lek ky muhabet!   kot nuk u be edhe vitua antikomuniste!  pse,ca ka me shume sala,ngjela,lubonja,djemte e mehmetit,pashkua e me radhe. jepi gas

o Andi po ti hysh me kete mendje c'do ngjarje historike dhe jo vetem ne Shqiperi karakterizohet nga rritja artificiale e shume detajeve. Nese vazhdon keshtu perfundon ne nje nihilizem absolut dhe kjo ska vlere. Ne fakt e kaluara si koncept metafizik s'ka asnje vlere per ate pune por data te tilla si pavaresia, clirimi, demokracia jane pika reference per nje shoqeri. Ajo c'ka eshte e rendesishme ketu eshte simbolika qe percjellin dhe jo domosdoshmerisht disa detaje qe po ti merrnim parasysh i zhveshin nga mesazhi qe ju veshim ne.

Bukur, me pelqeu. Disa ngjarje vertet fusin shum uje, dhe kjo e 8 dhjetorit fut akoma me shume. 

" ....Në kuadër të kësaj mitologjie po tentohet të fiksohet në histori edhe data 8 dhjetor, e cila është në fakt një ngjarje shumë më komplekse sesa ngritja e disa studentëve dhe shfaqja e një tribuni që përmbysën komunizmin. Më shumë sesa një lëvizje nga poshtë, fundi i diktaturës së proletariatit në Shqipëri, ka të ngjarë të ketë qenë një lëvizje e dirigjuar nga lart. Të tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur një vit më parë diktatorit rumun Nikolae Causheksu, Ramiz Alia dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, u përpoqën vetëm për një gjë: të shpëtonin nga gijotina personale duke shmangur gjakderdhjen kolektive. Pikërisht për këtë ata filluan vetë procesin e krijimit të “opozitarëve” të nesërm..." 

 Rrofsh o Andi qe e thua dhe ti, pikerisht kete gje qe une e kam thene tek libri im. Me vjen mire vertet qe e thua, se kujtojsha se isha vetem ne kete mendim. 

Kane nje shprehje keta anglo-saksonet Pjero: gjenite mendojne njelloj

Gjenite si Ty Pjer anglosksonet i quajne:trailblazers.smiley

cfare koment i MADH ky ... edhe kepuca fut uje najher po s'pritet kemba per ate pune

Ne fakt ka kohe qe per probleme te Medha Historike gelojne ose plluskojne bajga dhe ndotje qe i zene ngjyren Ngjarjes .E ketij lloji eshte dhe ky artikull prej axhamiu ne nivelin e Krahasimeve "me peshe ' te ngjarjeve historike .

Kete mund ta pelqejne vetem Vulgare te Bindjeve tip Xhibolesh "as andej as ketej "ose  qe po ti perqasesh dhe pozicionin e ketij autori kur Flet , te japin pershtypjen e nje Bufonade ose kuklle mediatike kembe mbi kembe ne emisione te fevzi Uturakut !

Ky artikull ndryshe nga disa te tjera qe ka dhene shenja e zhvlersson ne NUL aftesine e tij per tu perqasur e analizuar Dite Historike . Merua nuk duhet ta ktheje Temen ne vater te atyre me "kompleks inferioriteti " pasi shembulli i Peshtymores panoramaa eshte evident se ku shkon me kete Linje !

Kjo fraze mund te ishte ne fokusin e tij jo vetem per nivelin por edhe per kohen qe ai mund te kete Jetuar

"Nuk duhet të përmendim thjesht ata studentë që u ngritën, ata tribunë që u prinë, ..( vazhdon Pordhe profesorati ) . Natyrisht që atyre u mbetet merita më të madhe. Natyrisht që ata, me bindje apo për rastësi, u renditën në anën e duhur të historisë. Perceptuan kahun dhe zgjodhën rrugën e drejtë...

por dhe kete ne menyre Intuitive ose me Fakte pa shitur dengela te jape perkufizime .

 hidhe uje dhe hidh Milell nuk behen kurre Petulla

E shkrujta i t'shame t'modhe per ket Andin e miteve po pastaj e hoqa se s'po du me hy n'gjynof se s'ja njof nonen as e di a e ka gjalle a jo. 

Ej, me i llaf ne qe dolem ato dite ishim loqet e? Yy ne budallenjte? 

Po mire, pune a bome te pakten? A sollem noi ndryshim te vogel me ate budallallikun tone rinor, megjithse te manipulume? smiley

Une them po! 

Po ti mos ma quj! smiley

Pooo sa mire bona qe nuk shava! 

eshte e njejta retorike qe kerkon te fshije diten e clirimit psh me justifikimin se nga ajo dite e me pas erdhe ne fuqi kriminelat komuniste POR mir mo vlla ata qe u vrane c'faj kishin? 

njesoj edhe ketu ky i meshon faktit qe pluralizmi ishte i "stisur" dhe biles as guxon te permende ndonje emer POR sinqeriteti i studenteve vete c'faj kishte? 

Jane keto pickellonjat e qendres se Tirones qe pine machiato ke blloku (ose ish blloku sic i thone kllufat) njofin personalisht te gjithe lojtaret relevante ne Republiken Qesharake te Shqiperise (RQSH) dhe ndjejne nje presion te papare nga rrethi i "elites" tiranase-metroseksuale-gay friendly-vere konosere, qe ta shpikin rroten ne cdo shkrim dhe ta bejne kete me sa me shume "bang". smiley

P.s. 

Qivanonen kam fillu me shkrujt  edhe une si nji i alkolizum qe shkru ktu non stop! smiley

Pardon njeqind here. smiley

mire ia bojn. pak biles. ta lejn at vend pa asnji date, pa asnji gjo per t'u shenu, pa asnji gjo me vlere. pse kot tha ai, shprehje gjeografike? mjafto gjatesi-gjeresi paralel-meridian, dhe aq.

ne ikem Mrrok. s'kemi te drejte me fol. jo per gjo, po na permenin edhe zanotet e pjatalarjes ata lacaronet e atdheut. domethon te republikes se qire te shqiperise. mire ia vune ato germat, hic mos i luj.

po edhe ne, se c'na ha prapanica qe menien po atje smiley

 

E ke ne gen mer, nuku e ckul dot. smiley Nejse, si puna koretnit edhe kjo pune, para mrapa e lart e poshte vete vala, po fuqia transmetohet gjithsesi. Kshu edhe kjo gerr-verrja jone me ata mrena. smiley 

Ma u thyj he burrë smiley zëmëratë e arsyeshme kur Lexon Bajga që shiten për Kullotë Kërresh . Po i kthejnë Fusha me Gjëmbeç Gomerësh ...se malli ishin vetëm buzë Vjosës . Po nuk a kjo Shqipria . Kanë uzurpu TV e gazeta dhe Vuuuuu koqet e InteliDjencës me topka llafash me të shkruara e Pordhë Intervistash . Do vijë koha me pyt fshtari robin ..

Ku i gjenii paret JU që mbani e paguni IDIOTË  e na mbetëm gjithë jetën tuj mbrihur ara ?  

Në fakt për tu plehëruar lulet edhe për pak mbetje bajgash kanë nevojë smiley

Dmth kalbësirat janë pjesë e Jetës .. por askush nuk i aplikon kaq gjatë si ndër na ,  se të qelbin gjithshka , të neverisisn dhe Lulet !

Ka kap funin opozita o Gono!!! smiley Ky popull merito opozite te nje tjeter niveli!!! Ku je o Sali Berisha, thuaj...

popeye me olivian... sa kom qesh smiley

Brace di ferra smiley

Erdhi stilolapsi . comandanti i SHQU-p .com ..Plasin ujrat e zeza në Internet smileyrapadam rapadam rapadipi dipi dopa e Braçe ra te gropa smiley

i sintetizuar ky artikulli thote qe shoku Ramiz u dha gishtin dhe pardesybardhet i rrembyen krahun

asnjeher se kam kuptuar:   ku  e gjejne gjithe kete   arrogance  ca e ca nga keta  gazetaret,analistat, opinionistat  a ca dreqin jane, te shkruajne  per ngjarje e personazhe historike  me nje lehtesi e   siguri  qe do tua kishin zili edhe historianet  me te medhenj  te kohes..

p,sh  ky  And koqa, shkruan   per   ''historine e Pavaresise'',  a thua sikur ishte shok i ngushte me Ismail beun  e pinin kafen cdo mengjes  duke bere nje dore tavell, e duke kuvenduar bashke..smiley

 

Arrogancen e kemi sport popullor.  Hic mos u cudit.

ca profesioni ka ky Andi? dmth per cfare ka mesuar? 

Nipi Vito Kapos , analist.

Pse ky qenka problemi? C'hyn Vitua ketu?

Ndryshimi mes mitit te clirimit nga gjermani dhe mitit te clirimit nga cifuteria ne 91 eshte qe ne kete te dyten shqiptaret kishin mundesi te zgjidhnin nese do jetonin ne kete vend apo jo. Fale mitit te 91 idriz antikomunisti ka flamur imperialistesh. E shum te tjere ketu sic shihet qarte.

Të folën kalamajt e pallatit ..kolopuç smiley

Deri më tani nuk na  ke dhënë ndonjë shembull si rron në Hale ose Shqipërinë e Berishës dhe të llamPaxhijve . Bzaju kalamjve ,  mos kushedi ndonjë Bebush tjetër i nivelit i ka thënë baba ndonjë gjë ndrysh !

Nje gabim e ka ky Andi, quan mit aktin e IQ . Po c`rendesi kane detajet, se ku dhe si i erdhi frymezimi, IQ ,per te ngritur flamurin ?!

Ndersa per 8 dhjetorin, dhe 8 nentorin e ct ..i jap te drejte qe poltikanet i fryjne keto nngjarje ne kufijte e miteve ! Kuptohet per te ngitur kultin e individeve te caktuar,

Dje EH, sot SB !

Ky i fundit, qe mbahet si demokrat 24 karat, per nga deshira e brendshme qe ti lakohet emri, ja kalon edhe EH !

Nuk kane te sosur festimet e 8dhjetorit me buje Te madhe,

Mu me kujtohet vetem njona, ajo ku Cilieta mbeshteti gjoksin tek udheheqsi i madh i demokrateve SB!

 

https://www.google.co.uk/search?q=cILJET...

 

nje gje duhet pranuar ilir-jan. Qe ne kohen e shokut enver, nuk kishte gjoks si ky qe ke vene me lart. Te tjerat po, ato ishin po si ky gjoks, ncuk, le ta pranojme kte

ti do me tregu qe o rrit mirqenia  smiley , dhe kjo eshte merit e Partise dhe z.Berisha ?

si mund t'ma nxeje goja ate gje?! a je ne terezi apo jo?!
Thjesht vura ne dukje cilsine mbi sasine

jokes mate , po si ka thene partia ne keto raste, ti veme gjoksin punes, dhe Cili prandaj i eshte afru partise smiley

ka pat gjokse ashtu po kan qene bio 

 po edhe kjo, bio e ka,e ka deklaru vet, pastaj gjoksin e madh e kishin fukarejt ! smiley kto s para dilnin ne tribun

I gjithe ky shkrim permblidhet ne nje pergjigje/batute: "Po me uren c'paten?".

8 Dhjetori nuk eshte mit dhe per me teper nuk eshte qesharak. Pavaresisht sa te verteta jane faktet e filleses apo embrionizimit te ketyre tre diteve te shenuara ne kalendar, ato kane qene tre ngjarje fitoreje per Shqiperine dhe shqiptaret. E vetmja gje e perbashket qe ato kane eshte fillesa, kur mendimi ishte ta "contain" fenomenin, pra ta mexhanonin ne pritshmeri. Kjo nuk i doli per e vertete asnje pale qe ishte ne krahun e kundert. Perkundrazi, shqiptaret ne te tre heret, me aq sa kishin mundesi dhe kapacitet ishin ne krahun e duhur te historise dhe dhane kontributin maksimal. Minimizimi i rendesise ose dhenia merites atij qe nuk e takon, behet sepse te vete-ahtuquajtura elita shqiptare ne te tri heret e bene corbe dhe i kane zhgenjyer pjesen me te mire te shqiptareve, pervec pakicave qe paten perfitime maksimale dhe a vodhen e e cnderuan moralisht individin ne shpresat se nje dite do i udheheqin me mire. 

Eshte e qarte pse autori do ta minimizoje 8 Dhjetorin dhe i fut dhe i mat edhe dy ngjarjet e tjera me te njejtin kut. Nuk eshte hic e vertete qe Alia dha kontribut. Alia ne ate bisede eshte nje dealer mafioz, qe nuk ja ka haberin ekonomise, dhe te vjen turp kur e shikon mbas shume vitesh se kush na drejtonte. Nje bullist i cmendur qe i ra pushteti per pese dite se nuk kishin njerezit buke me ngrene, jo se e leshonte ai kollaj pushtetin. 

I vetmi qe ka qene i drejte ne historine tone ishte Skenderbeu" Lirine nuk ua solla une, e gjeta midis tuaj." Te gjithe te tjeret nga mbrapa jane te tipit: Po mos kisha qene une, ju as fryme nuk do merrnit dot. 

I vetmi qe ka qene i drejte ne historine tone ishte Skenderbeu" Lirine nuk ua solla une, e gjeta midis tuaj."

Ne fakt keto jane fjale te nolit te vena ne goje te skenderbeut.Fantazia e tij sado e fisme nuk perben fakt historik.Schmidt provoi te jepte nje pamje afer realitetit te figures se tij por iu qepen me cfurqe.me aktivet ne balle te kryqezates ishin ata qe s'e kishin lexuar fare se cfare kishte shkruar.

 o Gaia, do ta hedh posht komentin tend vetem me nje fakt, qe po te ishte se 8 dhjetori do te kishte ndodh para renies se Murit te Berlinit, ose para ngjarjeve te Rumanise,te Chausheskut,  athere po do te kishe te drejte, qe 8 dhjetori ishte "embrionizim"... po po ta shpjegojme pastaj ceshte embrionizimi,,del qe ky embrionizim kishte filu me perpara , nga komunistet ,(Ramizi co. Sal, Beqja ec me ca shkrime ne gazetat ekohes &nbspsmiley diktatura ishte zbut pak, me disa vendime qe kishte mare Ramizi, fjala vjen rreth kalimit te kufirit, si akt i paligjshem dhe jo tradhtar , ect,

pra,  dalim atje, qe Ramizi, me Saliun kishin filluar nje embrionizim, demokratik, me qellim qe ky pluralizmi  te kontrollohej, nga Partia, simbas idese embrionizuese te Ramizit, por kjo sic dihet nuk u arrit sic e kishte parashiku Ramizi, sepse Saliu e kishte nuhatur, mire situaten dhe i kishte ra zari, se kete pune , me mire se vet Saliu nuk do ta bente njeri, I ra llotaria dhe privilegji, qe ta udhehiqte ate vend, sic e udhehoqen parardhesit e tij .. se mu kujtu nje fakt, kur ai ka thene ,se `menjehere sa te fitoje demokracia.., une do te vesh bluzen e mjekut "  smileysmiley kjo eshte vertete apo jo , se ku ta gjej ate fjalim nuk e di, por kete e ka thene ! smiley  nuk e di deri tani qe Berisha te vesh perseri bluzen e mjekut, me duket se e ka harru komplet !

  keshtu ai sitem i kishte ardhur koha vet, te binte !  i ra suvaja -tha njoni ketu !   e Donte nje, te shtytme!

Dhe ata qe shtyne e di kush ishte ? `bijt e eterve`patjeter !

po ti mos u lodh shume me hedh e me ngrit komentet e mia. leji aty ke veni ku jane. Sic e thane edhe nja dy blogues te tjere ke nje teme tjeter, ne fakt hapin e pare e hudhen ata te ambasadave. Ra shteti si prej letre e s'kishte kush i mbante njerezit. Kete pjese te historise nuk e dime ca pakti ka pas. Te paret qe hyne tek turkja, nuk ju hyri gjemb ne kembe, biles nga turkja i ben me pasaporta menjehere dhe i cuan ne greqi, e disa prej aty ne vende te tjera. Kjo i dha zemer te tjereve me hy ke ambasadat e tjera. Aty ju pre filmi ramizit se s'kishte ca te bente se ja bene te qarte te jashmit se ca ndodhte po te sulmonte ambasadat. Jo me kot ata i lane vete dyer hap e policet (shteti) nuk boni asnji gjo. Pasi iken ata, me idene qe u largu jashqitja e vendit, u bo mitingu me detyrim ne shesh. Aty Ramizi i thirri mendjes nga pjesemarrja dhe nga mungesa e entuziazmit se toka po ju rreshkishte. Ke aty me fjalim ene ate qe eshte drejtor i teatrit e baletit sot qe s'la llaf pa thone. Mbas kesaj krisje te rendesishme, ikjes se Ismailit, fillun sala and co me bo shkrime. pastaj ke 8 dhjetorin. Kshu eshte kur e ke historine me te tregume. smiley

diktatura ishte zbut pak, me disa vendime qe kishte mare Ramizi, fjala vjen rreth kalimit te kufirit, si akt i paligjshem dhe jo tradhtar

Pyet pak sa vete u vrane ne kufi pasi doli vendimi i shokut Ramiz.

Harrohet të thuhet se në fund të fundit, ata u tërhoqën vetë nga Shqipëria në kuadër të një tërheqjeje të përgjigjthme. Natyrisht që pati një pjesë luftëtarësh që ua bënë më të vështirë këtë tërheqje dhe që u renditën në anën e duhur, në raport në luftën kundër fuqive të boshtit. Por vetëm kaq, pjesa tjetër ishte një betejë për pushtetin e ardhshëm më tepër sesa një luftë çlirimtare. Prandaj ideja se vendi çlirua nga forcat partizane është thjesht një mit. Ashtu sikurse është e tillë fabula e një dëshmori për çdo kilometër katror.

Ndoshta Andi nuk ka mundur te pije kave me Ismail Qemalin por me gjysherit e tij shoqen Vito e shokun Hysni po.

Kur nuk je historian, nga Kina do i bish, duhet me i thene Andit. Pse nuk e shkrujti kete ne kohe te merhumit ai, po e thote mbasi u be demokraci? Edhe atehere adult ishte. Shume turp qe mundohet te beje mea culpa te tilla, kur perfitoi nga sistemi si askush tjeter. 

A te ka bo vaki te mendosh se 90% e shqiptareve ishin le e rrit ne ate sistem dhe si te tille te vetmin burim keltyre e informacioni kishin gjepurat qe u tregonte partia e punes .kur u lejua shtypi dhe filluan te degjonin edhe anen tjeter te historise ndryshuan mendje me perjashtim te nje pjese te vogel me demtim te pariparueshem si pasoje e shpelarjes se gjate te trurit.

Po ti ne c'qitape e kishe mesuar anen tjeter te historise?
 

edhe une bashke me popullin derisa pata mundesi te degjoj palen tjeter e te kuptoj se komunistet ishin full of shit e gjithshka kishte qene nje genjeshter e madhe.

Ca dije te re more nga shtypi lire? qe Enveri ishte gej-kete po nuk e dinte 90%. Pastaj the rest-jo pavaresia por autonomia qe thote ky djali i Kapove, kjo si teze dihej e diskutohej, PKSH  e themeluan jugosllavet? Mukja? Kosova qe ju fal Jugosllavise? 28 apo 29 nentori dita e clirimit? Ku eshte dija e re pervecse interpretimeve te reja, ne nje perspektive te re. Ben hesap, nje nga "zbulimet" e reja eshte se gjate LNC  , komunistet luftuan per pushtet, kur ata qafira e shkruanin vete kete te vertete. Po, mesuam gjera te reja per fotot qe retushoheshin, u cfryne tullumbacet e ekzagjerimeve dhe glorifikimit te historise.Po e njeta teknologji vepron edhe sot.Andaj thote ky Andi , prisni o trima, mos e glorifikoni dhe mistifikoni kaq rendshem historine e 8 dhjetorit se ngjarjet u zhvilluan para syve tane. Historine e bejne fitimtaret dhe fitimtaret edhe rrembehen njecike nga enthusiazma.Ose si thote ay francezi : cdo pushtet prodhon dijet  e veta.

Ben hesap, nje nga "zbulimet" e reja eshte se gjate LNC  , komunistet luftuan per pushtet, kur ata qafira e shkruanin vete kete te vertete

Ata qafira mohuan komplet fare ndihmen engleze psh, inflatuan  10 fish numrin e deshmoreve.shqiperia thane ata mbajti te gozhduar 700 mije ushtare pushtues.nderkohe qe gjithe  popullsia e shqiperise duke perfshire foshnjat ne bark te memes dhe pleqte uloke ishte a s'ishte 800 mije vete.Aq te medha ishin rrenat sa as nipi i shoqes vito nuk guxon ti pohoje megjithese gjithe reputacioni i sojit te tij eshte at stake.

Keto jane zbukurime, glorifikime.E ke pare ti filmin "Zbukuroj por nuk genjej".Duheshin ca shifra te fryra se behej bilanci luftes dhe kerkoheshin demshperblime. Plus qe analfabete hesapi. smiley Alete si kto modernet me database elektronike nuku kishte. Po ndonje te vertete nga ato qe permbys ate cfare thuhej asokohe ne lemin e historise, nuk na the. keto qe thua ti jane korrektime.

dmth kur thua se jane vrare 28000 ne vend te fjala 2800 nuk qenka genjeshter por zbukurim sipas teje?

Hidhna nje nga ato qe xha Anazit .Cfare thote per keta te Ikurit nga kjo Jete e qe i mori Lufta .Keta te komunsites genjyen si duket se u oelqeu genjeshtra e xha Abazit smiley

Thuajna si eshte e verteta qe te fleme rehat , se do mbetemi pa marre pensionet , pa keto qe na ka genjyer enveri dhe edveri i muartim vesht  nga Lepujt e Ferave pas 45 vjetesh .

Te lafte Laku i Fickes kush te ka mesuar ty c'do me thene Histori . Popse nuk lexon xha Abaze ti po lexon Vermahtin .Ja c\thote xha Abazi

Ti lesh brezave Vlera .si qendrueshmeri per mbrojtjen e Vendit tend ..smileyJo fluturake  si vlera  Tradhetaresh ,   qe na duall Patriot se u rreshtuan me Nazistet e erdhen Diversante smiley

Ju tu mbledhesh te gjitha c'kini thene pas 92  fut dhe ato te antikomunisteve prej 36 e deri me sot , nuk beni as sa nje FENDE e Gebelsit per ti "demaskuar "

U krodhe shume e hoqe /a me rrofsh keto ...

Si thoni flokeve ne shumes ? smiley

Beji leter shoqes vito .thuaji ta mbledhe nipin se nuk e ka ne rregull.smiley

E kritikova ne mbledhjn e organizates baze te Pensionisteve .I Thac " e lexon c'shkruan Alba e xha Abazit ? Na turperoi e na nxiu faqen ai Yti .Dhe Ballistet kane halle e Memedheut e jo Nipi YT"

U ckuq Alba . E hodhi dekoraten per sheshi dhe tha "Me fal thuaj Albes .E te na i bej kabull se nuk kesh brisk me vete "

Se mo e keqkuptosh punen e Briskut .."Do i kish prere gjuhen smiley

si ato zbukurimet e berishes per t'heq vizat e per te mor statusin e vendit kandidat.
Vecse atehere u tregum shume te rrepte. Nuk mund t'ja falnim dikujt si berisha faktin se po mashtronte be-ne

Nje gje ka bo me men ky. I ka sha te gjithe. Dhe mbase rasti i vetem qe ka konsesus te peshky. smiley

Ka dy shpjegime nga më të qartat nga individë që mendoj e njihnin MIRË Shqipërinë e asaj Kohe .

I pari është i Bejker ...

Mirserdhët në rrugën e GJATË dhe të VËSHTIRË të demokracisë ....

Falë Hipokritëve Maskarejve dhe Riashpërsimit të Luftës së Klasave në format më Brutale si papunsia vs klientelizmi etj , me parrulla e platforma Sqepërish ne diferenecuam Njerzit duke krijuar shtresëzime të Reja . Por jo me Llafe . Me trimëri si Tradhëtarin Zogu e Ballistë si Vlera Morale , me përbaltje e Përçmim të Luftës së Vetme të shqiptarëve në Shqipëri që Fituan partizanët . Me mediat , Me Ofiqe dhe Shpërblime në Para .Thjesht ranë Malet u Ngritën halet . Dhe finalja e kësaj Gropa e Halesë që la mbrapa Berisha .

  Sot jemi në Nivelin e Tendosur të telit demokratik .

I dyti është i ish ambasadori Gjerman Voller me sa me kujtohet ..

Nuk ka Parti Hë për hë ( pas formimit të PS e PD etj ) Ka një LËVIZJE për Demokraci .

Askush nuk ja vuri veshin dhe të gjith krahët përpunuan apologjetët e krahut të tyre . Dhe sot jemi në Apogjeun e Mashtrusëve , Jargamanëve , Qurrashëve dhe Vocrrakëve  që bëjnë artikuj dhe përpunojnë Opinione me emisone Tip  Uturak fevziu me  Përfundime Historike .

 

Nje debili nuk i kerkohet te kuptoje meaknizmin dhe domosdoshmerine e mitit historik.

Debilet tane mire qe nuk jane ne US, se do na e kishin heq rriskun e Thanksgiving-ut.

Ne kete kuptim, debilet tane jane te mire vetem per gjelat e detit.

Ose do ishin bere reper te famshem. 

Jay Z ka nje varg ku thote: Thanksgiving disguised as a feast

 

ose do pyesnin pse 9 plage dhe pse 9 vjet? po gjurmet ne shkemb te skenderbeut dhe abas aliut, si ka mundesi? po santa klausin si e nxe oxhaku? po djalin pse e theri shqiptari?

 

Tuaj c'te duash ti, po columbus dayt ia kane bere bene. Paska qene njeri shume i keq ky cristofori dhe s'e meriton ta festojne amerikanet sot. Keta te fundit do te kishin dashur me mire te ishin pasardhes te drejtperdrejte te indigjeneve, te habiteshin akoma me pasqyrkat dhe shishkat e alkoolit, ose edhe te ngulnin ndonje kafke rrjepur me dhembe maje hurit fundja. Nje antropofag indigjen eshte ku e ku me moral se nje europian qe kerkon ar dhe lavdi. Nuku?

dhe pastaj, do mendoheshin thelle, me shikim te tretur si margarine ne zagushine e gushtit. duke krruar koken do theshnin: jo, s'eshte e mundur. me melodine malaguena salerosa versioni shqip, duke e zgjatur e-ne me shume se frederik ndoci.

papo pasandaja i vjen radha per cmitizim isuf emin pllocit dhe shkurte von der vata.

e me ne fund do ngrinin nje monument te debilit te panjohur ne lagjen zulmemadhe mihal grameno te kryeqytetit smiley 

emo, shifra 28 mije qe citon Plasari nga "Bashkimi i Kombit", eshte "28 mije shqiptare", jo deshmore. edhe e sakteson aty: "jane vrare ne veprime luftarake kunder okupatorit, ose si pasoje e luftes se te huajve ne tokat tona".. pra te keta perfshihen edhe viktimat e luftes...

nderkoh, ironia e Plasarit kur thote: "mos duhet te shtojme edhe te vraret nen pushtimin gjerman..?", duket pak e cuditshme, pasi te satistika e "Bashkimit te Kombit", te ciles Plasari i referohet, qartesisht jane te perfshire edhe te vraret nga pushtuesit gjermane!
pra ne ate artikull thuhet: "28 mije shqiptare te vrare prej veprimeve luftarake te te "huajve" (ne shumes kjo), nga 7 Prill 1839 e deri me sot".... kur deri me sot? -deri ne daten qe eshte publikuar ky editorial: 21-10-1944. nderkoh gjermanet ishin qe prej 43-it ne Shqiperi.

Te ngjall krupen ky kopuk .me kujton agjitpropet teritalsa flokeyndyre te orgnizatave te masave te kohes se Dulles .

smiley

mek mek mek... smiley

Nje kendveshtrim nder shume kendveshtrime... Sigurisht ka nje mistifikim te 8 dhjetorit per kurajon qe treguan disa te rinj ashtu siç kishte per partizanet qe luftuan per liri. Sidoqofte,  mitkrijimi eshte nje dukuri  e te gjitha kulturave njerezore dhe nuk e kuptoj kete nihilizmin kulturor qe po sugjeron autori. Cdo shoqeri e çdo nengrup njerezish kane per mite disa figura apo ngjarje te rendesishme qe perfaqesojne nje te mire qe perputhet me besimet apo vlerat morale te tyre. Ne rastin e Dhjetoristeve dhe partizaneve sigurisht qe publiku eshte koshient qe nje pjese e tyre u korruptua nga deshira per pushtet por ajo qe ne glorifikojme eshte vullneti dhe arritja njerezore per disa kauza nder te cilat ishin liria dhe çlirimi nga represioni. Aq me teper qe jane ngjarje qe akoma mbajme mend, pra qe jane akoma ne kujtesen tone kolektive dhe qe nuk mund te gjykojme me gjakftohtesine qe na lejon distanca kohore. 

nje azem duhej, nje azem u krijua. kaq. te tjerat jane per muhabet rakije te klubi i ujit te ftohte, pas qytezes socialiste N. Azemit dhe deftesave te tij dhe lutjes per antar partie e ku di se c'kunderlegjenda te tjera nuk ke c'u ben fare, dhe me e bukura nuk ke pse t'u besh gje. dekonstruktimi i miteve eshte muhabet tjeter dhe tejet akademik. nuk eshte per llafezane qe kane rene ne tastjera. azemi duhej. azemi u krijua. dhe azemin do ta mbajme (me shendet, si me thene).

llafezane qe kane rene ne tastjera

Ky duhet shenuar si nje nder deshtimet e diktatures qe s'arriti se s'arriti ta bente qytetar malesorin llafemadh/llafeprone. smiley

Ketu eshte bere si kopsht femijesh o Emigrant.

Kur lexon  qe "u korruptuan nga deshira per pushtet " apo zonja hane - dane qe varen zametet bran neper citjane "  e ndihmuan anglezet se Enveri kesh lexuar Literatyre Angleze , pa nuk ja merrte dot xha Abazit " ...te vjen te vesh Gazin ketu e ne 27 Mehalla per Idiotet qe na ka dhuruar kjo Kohe .Mire kaq ,  po dhe e komentojne pa Pike Droje

" Qe lufte per pushtet "smiley  jo po qe Lufte kush vriste me shume Laraska e lauresha bishtutndesesmiley e te vijn ditet e Albes me numura pas vetiu , te hardalliset me tastiere smiley

Po kush na thote ndonje gje xhanet e Teta Edukatores , kur benet lufta perse benet per Pushtet apo per citjanet e hanne - daneve smiley

e kom shum qejf kur fillo e prish gojen smiley

 

you like to be abused.te kemi pompino masochistic kombinim interesant.smiley

me keni, mo, me keni.

kete humorin e ke te lindur, me siguri. nji nga pikat tuja me te forta (pervec erudicionit, te kuptohemi) smiley

naten e mire, rob Zoti!

 

... nderkohe qe grupi shurupi nga krahu i djathte ekstremist po habiten se pse komunistet po mbrojne 8 dhjetorin nga mistifikimi i Andit ? 

E kemi shpjeguar dallimin midis

Nerv  Qeni ..Grupi shurupi i LefTKopese ku shquhet Hane -Dania me zamete pas vetes e ndonje kone me humor smiley

Nerv kundershtimi ..i njerezve Normal ku nuk shquhet asnjeri sepse ... jane Njerez smiley

Ps . Komunistet nuk jane cfaqur akoma me Fakte se cfare perfaqesojne keta . Kur te hapen Dosjet mbase te lind e drejta smiley

O Cimo nji sec mer vlla se khjo qe ka e ronde shume!!!

28,000 nuk qeka krijim i komunistave e???

You just made the earth flat!!!

Aureli!!! Ka qen edhe i persekutum. Po kur robi ka integritet profesional, e ka, s'ke ca i bo hic. 

s'del koha per te gjitha, por eshte gjynof qe s'ia kom lexu librin per skenderbeun.

ja, tu u zi intelektualisht ktu te peshku...

tu u zi

po kto nuk jane zenka intelektuale or zoteri. Kur perballe ke bajloze, nuk ben zenka, por beteja! 

tani kjo puna e 28K esht e perzime. shifra u mor nga ku thame, taze nga furra (mbas nji muji erdhi "qeveri e rigonit") dhe ngadale, me kalimin e kohes, ata 28 mije u bene te gjithe yje qe rane per atdhe, kur nuk ishte teresisht ashtu (nje viktime lufte nuk eshte njesoj me dike qe e mori ne lule te ballit ne beteje). tani kete "pershtatje" une do e quaja nje "delikt kavalieri" - askujt qe esht shqiptar normal kjo nuk i prish ndonje pune, gjeja eshte e vertete ne numer dhe e pershtatur ne interpretim e ne si komb ne fakt vec mire na behej per arsye qe i kan thene edhe te tjere ketu. 

Im Zweiten Weltkrieg sind in Albanien rund 2 400 deutsche Soldaten gefallen oder vermisst. Etwa 1 800 von ihnen sind namentlich bekannt

http://www.volksbund.de/kriegsgraebersta...

 

kto jan shifrat zyrtare per kallupat Gjermon, simas ktij bushatit i bje t ken vdek nga Infarkti tu i ra me dor

2400 ushtare po thote nemci

smiley

200 ushtare serb vrau UCK-ja dhe ka 15 vjet ne pushtet dhe e qujn luften e UCK-se "EPOPE" 

me 2400 gjermon te vrame, shume pak e paskan majt komunistet pushtetin. 

 

Per ato 200 serbe qe vrane 60 mije kosovare kerkojne tani pension lufte si ish anetare te UCK.

Tani te vjen keq kur u lexon JU z, Roni me z.Emigrant

Si ore vriten njerzit ne Lufte ? Dhe keta partizanet mbahen se kane vrare ? Atje te rrinin .Te vriteshin te gjithe deri sa Ballistet te bindeshin qe nuk ua merrte njeri Pushtetin . Dhe kjo qe thoni Ju nuk eshte pare e degjuar .Te benet lufte e te vrasesh te tjeret smiley

Plus ..28 mije eshte pranuar si shifer zyrtare e paraqitur ne Paris sepse u dha nga Qveria Kuislinge ne Pushtet . Jo thjesht nga Balli . Qe nje Glorifikim para Jermeneve qe na dhame Kaq per JU.

Gjithsesi asnjehere ne Politiken Zyrttare te Shtetit ish " kishte shtet or tie " ( tm Gjembi ) nuk eshte thene per Partizane te Vrare .

Por Te rene pa dallim si HUMBJE Njerezore nga Lufat perfshi dhe Ballistet .Sepse dhe ata Shqiptare qene .

Me mushet mendja qe Alba e ka xha Abazin si tespije per tu tallur , ndersa une e kam per Burre Oxhaku . Po e perseris se Dosjet nuk jane hapur .

Pas Hapjes , sa NIKE do ikin qe ketu dhe sa do ndryshohen , aq Zamete paste Blogu smiley Do i mbyllin vete Dosieret se do u dalin Brashnjet xare -xarre si , Sherxhij  e Hajdute.Trimerite do u reduktohen qe ,jane zene me Brigadierin dhe "shava sekretarin e Partis se nuk caktone rreshtat e qepeve dhe Hudhrave .Bente me Hile "

.Gjithe jeten me Gisht Mezi si Xhibolja sot smiley

nese jane vrare 2400 gjermane.dhe sipas kamunisteve italiane e gjermane  jane:26.595 të vrarë, 21.245 të burgosur dhe 20.800 të plagosur. (Viktima italiane dhe gjermane)[2]

I bie qe te kemi vrare 24000 italiane .gjithe forca italiane e cila  pushtoi shqiperine ishte 40000 ushtare.Italia kapitulloi ne shtator 1943 ndersa deri ne shtator 1942 ne konfernece te pezes lufta ende nuk kishte marre hov tamam .ne me pak se 1 vit paskemi kositur gjysmen e trupave italiane ne shqiperi?!!

28,000 nuk qeka krijim i komunistave e???  smiley smiley

 28 000 DESHMORE PARTIZANE MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE

Nder te tjera hidhet poshte shpifja se nga gjermanet vrane ne lufte 28 mije deshmore, te korrigjuar me pas nga autoritetet komuniste ne 17800. Ne fakt ne Shqiperi, duke perfshire edhe luftimet ne tokat shqip folese te Jugosllavise, jane vrare dhe kane rene deshmore ne luftime me gjermanet 1514 vete.

Per te bere keto ndreqje dhe korrigjime jam mbështetur ne dokumentacionin e kohes, ne dokumentat qe ka Arkivi i Shtetit per numrion e te rënëve ne lufte. Objekti im eshte krijimi i nje tabloje te plote per numrin e deshmoreve qe per 60-70 vjet, deri ne ditët tona jepet rreth 10 here me e larte se numri real e faktik. Dhe kete e arrita vetem nëpërmjet te përpunimit te nje mali me dokumenta. Tani ndergjegja me prehet e qete se jo 28 mije sikunder pretendonte historiografia komuniste, por vetem 3500 jane deshmoret e rene ne luften per çlirim. Dhe, do pranuar se ky numër përfshin si te renet ne luften kunder gjermaneve, gjermano-ballisteve dhe italianeve por, edhe te renet ne luften civile, ne luften vëllavrasës ku shqiptari vrau shqiptarin.

                                                                                    Dr. Teodor  KARECO

 Nga e gjete kete Njente Kapo ? Po nuk eshte i sotem ky .Ky eshte Yhyhaaaaaaaaa i Al Pazarit smiley  Dhe ky me Car qeka . Biles qeka dhe me perkedheli smiley Karuc ..

O gjej nje te Plote o mos bjer nga keta Bibilushet e Saliut . Ky paska kaluar dhe Male me dokumente qysh paska ardhe kaq shpejt .

Kane pjelle ato Nena / kane pjelle e bere drera ..do kendonte Alba .Te pakten te kish thene Pirgje Pirgje e te mos i meret Goja Pirdhje Pirdhje smiley

Naten kaposh dhe ruaj Integritetin se je Kapua e nuk u bene Karucet te mesojne TY smiley

Ata qe nuk binden se ka 28 mije yje te pashuar le te shkojne ti numerojne neper varrezat e deshmoreve. smiley

Pasqyra përmbledhëse e viktimave te luftës sipas Prefekturave bere nga KQ i PKSH ne vitin 1945

Te vrarët nga radhët e ushtrisë partizane gjate Luftës se Dyte Botërore.[3]

Prefektura: Te vrare nga radhët e ushtrisë partizane..
Berat                                   359
Durrës                                   24
Elbasan                                 171
Gjirokastër                               646
Korçe                                       435
Kukës                                          39
Peshkopi                                        113
Shkodër                                             15
Tirane                                                  176
Vlore                                                         491
Shuma                                                     2.519

laj....thaj,nder  2519 deshmore te regjistrume me emer e mbiemer.Tani mund te kete ene ndonje te harum ..por sorry se sa do qe te perpiqen komunistet nuk arrijne dot te gjejne 28 mije emra te vraresh ne lufte.smiley

Dmth eshte shtuar nje zero ne fund te numrit! Behen edhe gabime te tilla si puna e presjes tek spinaqi. smiley Fieri nuk paska asnje deshmore? Nje xhaxha nga ana e mamit tim eshte deshmore. Ja qe behen edhe gabime! smiley

kapo, a do te bej nje list te gjate , per vjedhje dhe shperdorime demtime te pasurise kombetare,dhe publike nga 1992 e tehu,,, plus,  viktima ,, dhe humbje jete te shqiptareve si rezultat i qeverisjes se keqe dhe abuzimeve me detyren, perfshi ketu edhe vetvrasjet, dhe vrasjet nga krimi i rruges ? Po eshte shume  me e gjate se ajo lista qe ke bere ti, te jesh i sigurte !

ueee, nuk e prisja qe Gjirokastra te kishte me shume deshmore se Vlora..smiley
apo qenka ne rang prefekture perllogaritja... dmth prefektura Gjirokaster dhe aty perfshihen edhe: Tepelene-Permet- Sarande- Delvine....

Shkodra vetem 15 deshmore.make love not war smiley

lol, shifra njerezish qe kane mani te shajne shqiptaret dhe cdo merite te tyre, si ti, profili-im, ilir-jani, Agron-TR, etj. Ti thua  perendimroet s'kane bere me shume genocid se shqiptaret, profili-im thote qe vetem myslimanet jane shqiptare qe flasin shqip, ilir-jani thote qe shqiptaret bejne vetem krime e asnje te mire, dhe Agron TR levdon serbet hapur. E njejta kategori. pfff

ja mo belul, e gezove albon. e bere nje veper te mire per sot smiley

 

kapo, vetem Kuci ka 124 deshmore ...Degjove ! Leri keto gjepura ! Belul i beson ato brockulla ti mo? Bej nje xhiro ne dajo ! 

Hahahaha, vetem sivjet, duke fut edhe Luigj Gurakuqin, Vaso Pashen dhe Migjenin, Shkodra kishte te shenume (qyteti) te pakten 65 deshmore. Amon mer kush i qit keto budallalliqe...por me trap osht ai qe i beson....

Mjafton te shkojne tek varrezat e deshmoreve, et marrin varret nje e nga nje, emrat, dhe te pyesin familjaret sei si kane vdekur. Po thuj varja, leri te flasin. Fjalet e ketyre dalin vetem tek gazeta 55

Po migjeni pse deshmor, mqrf? A nuk jane rilindas keta?

Jo e kishin bo gabim... ata te bashkise...

Po nashti mo dil kundr vetes .Italanet i vrame bashke ..Apo harrove Ballistet trima .

Ik flij nashti se mu lodhe dhe e  shoh qe te merren mendet e pa le c'do thuash me vone se do te llafosesh edhe si Intelektuale ..Mo me dhjefsh ne Hale digjove !

Edhe Dopolavorot do thuash qe ishin qendra Pune dhe shkalla e papunesise ishte 1% ne kohen e ndihmes Italianeve gjate viteve 39 - 43. Me e ulta ne gjith Historine e Shqiperise smiley Vardha radha e Italaneve per pune .

Ec flij e merr ca forca te reja se vijne dite per Beteja te Stuhishme . E lexove Bashen ..E kish bere Ai i Paudhi Neobllokmeni  si papagall smiley.. Na muar erzin au qivja Udhet . Po Basha na kish qen nxejtur me keq se kari se kari se kari se ka riStani nje dhi ....( shtyje vet me tej )  dhe kish thene

Do me shoc me Protesta , po sa te vij ne Kuvend .

Me shume dashuri fshatari ..Kish rene njeri ne MUT si na sot dhe i dha dikush ndihme , E nxorri nga Gropa e i thosh " fshihu dhe ketu , fshihje dhe prehrin "

Qeshi i varfri dhe ja ktheu

Mos i thuaj te varfrit prehrin mos bej PIS / Kur ka rene i TERI ne MUT ( si na keto vite me Dhjerokracine )

Se Mukja zotrie ...11 miljone Dollaro kesh Ramizi smiley

Hajt Naten dhe trute ne vend pa mire Koha ecen perpara per Fitorje te Raja !

Emosmiley & com. mbajeni n'tullum tani sepse çmitizuesit e pare ne histori jeni ju dora vete. E keni filluar me çmitizimin qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, teori e mbrojtur ne Fakultetin Bujqesi-Agronomi-Bageti me stacion autobuzi tek halet prane Lidhjes se Shkrimtareve. Dhe e keni mbaruar me arkeologun e seksit Spritus-Zhardine qe fene e kane themeluar pederastet.

Eshte e vertetuar histrikisht, mitikisht dhe çmitikisht qe po te peshtysh qiellin te bije gelboqja jote turinit.

 

Reagimi histerik ndaj cmitizimit nuk eshte pa precedent.shume japoneze bene harakiri kur mesuan se perandori I tyre nuk ishte perendi .

Mitizimi dhe çmitizimi jane dy procese psikologjike dhe shoqerore krejtesisht normale te ne si njerez. Problemi i artikullit perveç pergjithesimeve te bera eshte se autori nuk e ka shtjelluar mire problemin e mitit dhe qe s'ka bere te qarte nga cila pikepamje e kritikon ate; prandaj edhe reagimi zhvleresues i komentuesve. Te ishte treguar me i qarte dhe i perqendruar te objekti i kritikes, lexuesi do kishte kuptuar me lehte qellimin çmitizues i cili ketu behet brenda nje konteksti politik, pra te limituar.

Reagimet histerike pastaj, si eshte ajo shprehja? You can take the man out of the mountain, but you can't take the mountain out of the man? smiley 

Do na jete merzitur Zonjëza Laura nga ky shkrim c'heroizues. 

Laura trista..smiley

Boh cfare skuth blloku!

Bej edhe ti dicka per vendin tend o plehre dhe mos e jeto jeten si parazit shoqeror qe pervecse idiotizma neper gazeta nje lopate se ke hedh per vendin tend. Nuk me habit emri i autorit dhe as asaj qe e ka sjelle ne kete forum..

Po fol per temen dhe substancen se o ka bqmllik dhe skuthllik me tmodh se te merresh me autorin me inot alla-shqiptarc o se bo nona. 

Shoh qe Aurel Plasari qenka cituar ketu nga peshqit. Madje  na qenka cilesuar si i persekutuar. Kur deklaron edhe Mirela Kumbaro qe eshte persekutuar, pse jo edhe Plasari qe s'e fitoi kurre te drejten e studimit? I ati, komunist i vuajtur, duhet te jete krenar per te birin, pavaresisht lapsusave si kjo qe thote per monumentin e L.G. ne Shkoder. Nga deshira e forte per te besuar se ankohemi e i qahemi botes, paska harruar qe nje monument i tille ekziston ne ate qytet. Epo, gabimet i falen nje profesionisti te tille.

Si nje komuniste e denje ke folur moj zonje. Se ata ishin mjeshtra te berjes se biografive. Dhe ti me zell shembullor e thurre nje ne vend. Dhe thone pastaj qe nuk zhduket kollaj komunizma. Jo vallaj nuk u zhdukka e flamosura komunizme. 

Mbase, por ia lejoj vetes te gjykoj njeriun qe vetdeklarohet si i persekutuar duke marrur per baze profilin familjar dhe arsimor te tij. Ne çfare tjeter duhet bazuar? smiley

Ndersa per ate qe thote mbi shkodranet qe te "mos qahen dhe t'i i ankohen botes," nuk e di sa njerez do ta gjykonin te denje per nje drejtor te Biblotekes Kombetare. Te pakten te informohej nese ekziston  monumenti i L.G.-se para se te leshonte fjale nga goja. smiley 

 

 

 Ky shkrim anatemues, eshte si fleterrufe per te gjithe ata qe dalin aty dhe hiqen sikur e dinin se c'po behej ne ato dite nentori, dhjetori. Autori thote qe ta qe e dinin vertet se c'po ndodhte ishin Ramiz Alia & Kupola. Te tjeret ishin "Turma". Pastaj mund te flasim per "turmen" sa te duam. Ishte e rastesishme apo jo. Ishin lideret e dhjetorit "turme", apo marioneta te sistemit, etj etj.

Dukuria e c'mitizimit nuk eshte vetem ne shkrimet shqiptare, apo personale. Pse reagoni si harbute kur nje njeri si ky qe e ka shkruar, po ndricon (ose po tenton te pakten) ca pjese (qe me gjithe respektin per veten) nuk i kisha menduar kaq logjike.C'lidhje ka qe eshte nipi i dikujt. Madje per me teper kjo teori qe ky hedh ketu ne shkrim duke qene offspring blloku e ben edhe me te besueshme.

Cmitizimi si mendim filozofik nuk ka per qellim te hedhe poshte ate qe ne e quajme "ideale". Perkundrazi.

Por sic ka thene nje i mencur, "mjere ai qe nuk i kupton gabimet se eshte i denuar ti perserite ato".   

 

Me gjithe respektin, me shume se sa nje perpjekje per ç'mitizim ky shkrim eshte nje vrime ne uje, me pak fjale ka dashur autori te thote nje mendim per 8 dhjetorin e per mos ti mbetur hatri askujt i ka vendosur nje turli pa asnje lloj baze perpara per te mbetur i baraz-larguar..i pa-anshem eshte edhe moda!!  Ne komentin e temes per 8 dhjetorin, doja te dija pse ne 90' e jo ne 88'? Gjendja ne vend me sa kujtoj ishte identike..e ketu per mua qendron merita me e madhe e studentve te dhjetorit 90',ishin ndoshta te fundit qe u takonte te benin diçka te tille..por ja qe e ben,e keto muhabetet e tipit..he mo se kushedi ça ben..ta shpifin per nder.. po pse nuk e ben te tjeret?? po vazhdonin e benin si te pa-anshem e te baraz-larguar deri ne momentet e fundit kur kaloi karroca e fitusve,e fet e fet siper si pa gje te keqe sa hap e mbyll syte!!

Kam pare nje dokumentar per ato ngjarjet e te ashtequajturit revolucioni dhjetorit. Nje salle ku bashkebisedonin studentet me udheheqesin e kohes ramiz aliun. Ne thonin studentet duam pluralizem. Po ca lloj pluralizmi i cyste me shpoti aliu. Po ja pluralizem idesh ja prisnin keta. Sigurisht qe kete proces vazhdonin ata do ta udheheqi partia e punes. Po duam dhe drita e uje. Duam mensa me te mira. He mo ismail e sali flisni cbeni sikur se dini ju ceshte pluralizmi politik, sjeni nga ata qe se dini ju jooo vazhdonte karshillekun aliu. Per te qare qe skena. Kur ter vendet e lindjes i kishin vene derrmen atij sistemi ne vazhdonim me hapa bebesh, me ndrojtje e frike. Roli primar i partise as diskutohej. E pra ska asgje heroike ti biesh nje kali te ngordhur. Fjala revolucion duhet perdorur vetem per rastet kur sfidohet nje regjim ne kulmin e tij, jo kur nje kale i kput te fton vet ti biesh per te te ber nder qe ta fusesh emrin ne histori. 

Bushati niset nga nje arsyetim i shendooshe kur ben thirrje per ti pare  ngjarjet si ajo e 8 dhjetorit (sikurse edhe shpallja e Pavarsise, Clirimi vendit)  ne kompleksitetin e tyre, si rezultante e zhvillimeve te brendshme dhe te jashtme, si rrjedhoje e perplasjes se forcave , aktoreve, faktoreve qe plazmojne nje ngjarje historike.Por cdo ngjarje historike ka personazhet dominues dhe vetvetiu prodhon simbole,simbolika dhe  heronj te cilet mitizohen prej memories kolektive dhe narrativave zyrtare.

Eshte e vertete qe I.Qemali ne takimin me kolonine e patrioteve ne Bukuresht ra dakort qe he per he, te kerkohej autonomia nga PO.Sikurse eshte e vertete qe ngjarjet ndryshonin me shpejtesi ne terren dhe  pas takimit me Bertohld, minister i jashtem i Austro Hungarise, doli me versionin e pavarsise. Pa luftrat ballkanike, pa faktorin shqiptar , pa kryengritjet ne Kosove dhe Shkup, pa kete teresi faktoresh nderveprues, sado vullnet  e interes te kishte Austro Hungaria, nuk mund te finalizohej akti pavarsise.Ishte krejt normale qe I.Qemali, pervec llogaritjes se forcave te brendshme, te rakordohej me faktorin nderkombetar.Kjo nuk ja zbeh rolin protagonist atij dhe ngjarja ,  e pare nga rrjedhojat dhe perspektiva historike, domosdo do te kondesohet ne personazhin e tij si simbol.Historia i analizon te gjithe faktoret por ne bronx ngurtesohet protagonisti.Nuk e shmangim dot kete lloj mitizimi. 

Edhe 8 Dhjetori eshte produkt i nje vargu zhvillimesh te brendshme dhe nderkombetare. Kishte rene Muri Berlinit.Kishin ndodhur ngjarjet ne Rumani.Ekonomia kishte rene pikiate dhe mbetej vetem versioni enverist"te hame bar". Kishin ndodhur ca revolta si ne Shkoder dhe Kavaje. Mbi te gjitha ngjarjet e Ambasadave-ku u thye miti pathyeshmerise se regjimit. Vajtja e R.Alise ne OKB. Rivendosja e marredhenieve dipolmatike me USA dhe BS.

 Edhe sikur A.Hajdari te ishte fabrikuar nga regjimi, pa ate mbeshtetje mbarestudentore dhe punetore, nuk mund t ja dilte i vetem.Ne mos Azemi do dilte nje Asllan tjeter.  R.Alia ka rolin e tij, ca nga vullneti, me shume i detyruar nga presioni nga poshte dhe nga jashte.Por tani nuk mund ti ngrihet permendore humbesve.Historia nderon fituesit.Ky lloj "mitizimi" eshte i pashmangshem.

 

Kjo qe thua ti eshte e vertete. Kombet kane nevoje here pas here per data te tilla historike. Momente te tilla riperterijne besimin te vetvetja. Jane si gure kilometrike qe ja caktojme sedres kombetare. Jetojme akoma ne epoken e kombit-shtet dhe per mire apo per keq data te tilla ngjizin koherencen kombetare te nje populli. Na bejne te ndihemi te barazvlefshem me kombe te tjera qe sigurisht procese te tilla i kane kryer ne menyre me te lavdishme se ne. Po kjo sdo te thote qe ne mos te bejme tonen, dhe sipas kokes festen ne prodhojme azem hajdarin si ekuivalent te jan palachit. Sigurisht do doja qe te kishim prodhuar nje figure me glorioze po fatkeqesisht ne kte stad qe jemi kaq e kemi takatin. Andi me duket e ka kap icik keq me kte qasjen per cmitizim total kur fare mire mund te terhiqte vemendjen per rreziqet e mitizimit glorifikues qe distanca me ngjarjen fillon e amplifikon. Fundja fundit secili nxjerr perfundimet e veta personale per ngjarje te tilla, po do ishte mire qe konteksti dhe kompleksiteti te mos harrohej, madje te pershihej qarte e pa ekuivoke dhe ne tekstet e historise. Pastaj secili beson ca do vete, kush do te shohe heroizem popullor le te shohe heroizem popullor. Por ke te drejte, mitizime te tilla jane te pashmangshme, jane si ato 5hr energy shots qe i do trupi dy tre here gjate dites per te ruajtur vitalitetin. Vetem duhet ruajtur sensi i mases dhe ndergjegjesimi per permasat e verteta te ketyre ngjarjeve se pastaj fillojme e besojme me te vertete lavdine e stisur gje qe na ben te jetojme ne ajer e te perserisim te njejtat gabime. Si ata qe vazhdojne e i bien gjoksit akoma qe jemi niper te pellazgeve e ilireve dhe kjo na ben supetiore me kedo qe na rrethon. 

Ka vec nje derman kjo pune, ate autobuzin e vlonjateve vec me rresht te pare. O te gjithe dhidera dhjetori o e cmitizuam!smiley

mire mo mire, nuk do prishemi per c'tha plasarua. zaten keta me biografi te perzjere per telashe kane qene gjithnje. Zemra te gezuara, mos prishni qejf, nuk do mbajme zi per Ramizin smiley 

me boni cik pershtypje kolosi i mendimit kapo, i cili tha per deshmoret "laj-thaj", sikur po fliste per leveret e Xhires (nji koshija ime kjo, po s'ka rendesi). nje t'i fut pak breakfast tea (irish) - ke pa ti qe u shpla kolaj fare. laj-thaj donte edhe nji te shpelame ne mes. I qivja udhet, i thashe vetes, me perpara nuk e laje dot as me 3 dopjo ponc portokalli, tani vetem me caj kambalesh... shoqeri e keqe te prish, te merr me qafe... shkurt, me duhet te pi dhe nji kafe.

eretikun e pershnes me pak blues te bronxit verior dhe kenerikut me perqendrim te padurueshem trako-ilir, i cili vijon duke ju uru te gjithve nji jav te gzushme me sa me pak deshmore, mbetem sinqerisht juaji smiley

 

per heretikun e benonit (edhe pak per kte te tanishmin smiley )

Kurvelesh e gegëri, 
Ç’u mblodhë në Jork të Ri,
Ja do bënet Bronksi ini, 
Ja tot bënet shkrump e hi.

Zhuli mu faneps si nga alidemi, 
Fush’ e zezë ku lihte qen’ i Eqeremit,
Kush kërcen naplonin, kush e bën haremin,
Treni numër 2 sulur drejt Harlemit.

Pritna, pritna që me natë,
Manhattan, o gur i thatë,
Sa të mira i ke paratë,
Si të voglat, të mëdhatë.

Parku i Pelhamit si park i xha Tomit,
Zhuli mu faneps si nga Vorr’ i Bomit,
Hit poligrafiku “Nafak’ e harromit”,
Bronksallije vogël, ç’i bëre kondomit!

Kafen me kabashe, Aranit i Çorre, 
Si një herë në vaft, në Shtëpinë Qendrore.
Politikë të madhe, grupe armiqsore,
Tre komplote xbardhur për një gjysëm ore.

Mbaju nëno, mos ki frikë
Hiç për gjeopolitik,
E shoshisim në Lajdig,
E xbërthejm në Kenerik. 

Shqipërin’ e Madhe me byrek e du,
N’Italin e Vogël n’Artur Avenju,
Te “kinezi” speci goxha qe liru,
“Kemi gjizë” thot’ “greku”, po-si-se-ja-sù.

Qofte te Izeti, që qoft’ i bekum,
Sush dhe kerr japáni, hesap i qërum,
Hallalli prej Libani, pastramá, llokum,
Bozën me hilè një boshnjak kam-kum!

O tolloni thela thela, 
O fudstampë fukarai!
Kpucët jevgu përmbi tela,
Si gunën Selam Musai!

Rininë me lata studenti në mencë
Në moshë më t’avancuar rrojmë me asistencë,
Telef politikën, kritika dhe shkencë,
Na lusin, por s’duam, preferojmë frilencë.

Lëvdo benefitnë,
Bëri mbret evgjitnë,
Zengjin parazitnë,
Sadrazem banditnë.

Kokën me një andër frajèri qifut,
Pikët e kreditit po t’i qet zbulut, 
Mos u hidh saora, nuk ke parashut’,
Te gërmat e vogla ‘qyre se ta fut.

Anës Morris Parkut, aty më të dalë, 
Aranit më prit, se të kam një fjalë. 
Kam gjetur një dhëndër, gjoksin me lesh vendi
Me detyrë të lartë superintendenti.

Ti karriera godinore, 
Me ujsjellsa, nevojtore, 
Kemi goca pastërtore, 
Rritur me mamin për dore.

Që nuk bredhin hu më hu,
Kohë e keqe, ububu,
Është arapi’ zi këtu,
(po, po, po)
Brekë-varur përmbi gju.

I thonë “segi stajëll”, o m’i dhjeva stilin,
Hiq poturet osh, xarra si kërmilli,
Bigë hapur këmbët, kokoridh bandilli,
Mos i bjenë përposh, qysh ‘o na vej’ filli,

Na pinë syt’ kukudhët, a i qivja udhët!

i madh emigranti!!

po nje roman me nje aranit i çorre kur do behet mor i qivja udht?!!

Qeratej te medhenj sjell paqja per gjith ata qe luften e kane pare nepermjet filmit " Prita " Dreq  o pune !  Qekan vra 28.000 shqiptare dhe jo sa ky numuri i shpirtplasurit , plasari ! Sa te mencur ore! Qekan vra tu lujt me bumje !  I paskan numuru bythpambuket e sotem , te vraret ahere, ne ato beteja qe benin djemte dale maleve per liri, kur pushtusi sillej zot vendi dhe tundete  ato edhe para masmave e motrave ...te ketyre " numuroreve " xhins i sehirxhinjve dhe kolaboracionisteve .Numrimin  e te vrareve,kurre nuk e ka bo pushtusi  e te mundurit bashke me te, apo banditet qe kane bashkepunuar me te, por ..FITIMTARET ! Shkoni (numurorevte sotem ) tek ata luftetaret e mbetur gjalle , por ...me nje brisk te mprehte  me vehte ! 

Keshtu pra, bush(at)menat

pasi prene peme e dogjen pyje,

pasi vodhen naften dhe mineralet

pasi i bene mutin atij vendi duke ndertuar hale-pallate ku i merrte shurra rruges,

tani duan t'i presin, vjedhin, dhe bejne mutin dhe trurit te njeriut vet. Sikur nuk ishte tashme i percudnuar nga narkoza e operacionit te koduar " Njeriu i Ri"  perrenj te qelbet shkerdhatash po duan ta qelbin ate vend edhe me shume.

bjerini, qijani nenen atij vendi.

mos lini as nje hero ne kembe. mos nderoni as nje deshmor. (vari lesht thote Kapua qe se nga vete dhe pshuros ca numra nga halete andibushatiane.)

p.s.: Apologies to the REAL bushmen. se edhe ata, bushmenat e vertete, pra,  dine t'a ruajne kulturen e tyre.

keta bushmenat tane me siguri  do jene betuar tek varri i merhumit qe do ta vazhdojne me largpamesi rrugen e nisur per ta shkaterruar ate vend. nderkohe qe e shikojne europen me teleskop.

ah, sa kot! 

Po pse, 14 korriku 1789, sot festa kombëtare e Francës, që shënoi dhe fitoren e Revolucionit francez, e di mo Bushati çfarë ishte në të vërtet? 

Parizienët sulmuan kështjellën burg të Bastijes, e cila, sipas kronikanëve, del që kishte brenda disa të burgosur ordinerë dhe megjithatë, rëndësia e saj është simbolike. Me sulmin ndaj Bastijes u godit absolutizmi, u godit regjimi i vjetër, ndaj ngjarjet nuk gjykohen kaq ftohtë. Ajo ç'ka nuk arrin të përcillet dhe të kuptohet te ne (ose dhe harrohet ) nga të tilla ngjarje që kanë ndodhur kohë më parë, është fryma që kanë përçuar e frymëzuar këto ngjarje, më shumë se ngjarja në vetvete.

smiley

ps. me t'u duk cudi kur lexo nji koment qa ka ne baze logjike formale dhe bon sense.

kur e mendon, ku rregjoi kjo faqe... smiley

nji gjo qe me habit eshte qe si ka mundesi qe nje popull me nji nivel kaq te larte artisitik si shqiptaret te kete kete ftohtesi teutonike ne gjykime historike. Interesante! 

e kon fajin ato kalkulatricet e Texas Instruments. I majn ne xhep gjith kohen. Ato dhe celularet i kan te tipit me te fundit. Ene ia hyjn hesapeve: pse s'me del mu shuma e radheve njesoj me ate te kolonave per deshmoret? 

E keqja është se historia ka ngelur për t'u gjykuar, jo nga historianë, të cilët e njohin shumë mirë kontesktin kohor dhe hapsinor ku ka ndodhur një ngjarje,me gjithë kompleksitetin e faktorëve që e kanë shkaktuar atë, por nga gazetarë, të cilët i analizojnë e gjykojnë ngjarjet historike të shkëputura. Asnjë ngjarje historike nuk ka VLERË, kur e analizon të shkëputur.

jo vetem nga gazetare e opinioniste (c'zanat bizarr eshte ky?) - nga te gjithe. histori per te tere. dhe nga ketu lind pyetja: si do t'ia bejme ketij efekti anesor te demokracise? si do shpetojme nga diktatura dhe shtypja e llahtarshme e barazise se imponuar a priori? e kam me ter mend kete, dhe si pyetje e bej meqe vleresoj ate qe i drejtohet pyetja.

Më vjen keq që të zhgënjej, por nuk e di përgjigjen. smiley

 

Ketu nuk po diskutohet simbolika por shtremberimi I fakteve,hiperbolilizimi ,gjysme te vertetat etj.psh vete e pranojne se inflatimi I demeve dhe numrit te viktimave u be qe te merrnim sa me shume compensation nga konferenca e paqes .ok e kuptoj.por konferenca e paqes ka 70 vjet qe ka mbaruar,te huajt nuk e hengren ate koqe ulliri .te vetmit qe kemi genjyer ne keto 70 vjet per breza te tere jane vetja jone dhe skullubeqerit tane.kur perpiqesh te perdoresh shifra e fakte I vetmi kunder argument qe degjon eshte:"u bone ti me fol","Ik se s'merr vesh","une kam phd ne kimi mor jahu" (pavaresisht se ketu behet fjale per histori.) etj.

deri me tani te kane dhene disa shpjegime dhe nuk shoh njeri te kete thene "ik se s'merr vesh". Po ti nuk ke ardhur per diskutim. Ti je fiksuar te numri i sakte dhe "hiperbolizimi". 

Ajo eshte e fiksuar kunder cdo gjeje shqiiptare dhe perpiqet te mbuloje krimet e vendeve te tjera per te nxjerre shqiperine me keq. Une i thashe qe romet neper vendet perendimore kane pesuar genocid  e jane vrare, ajo perpiqej ta mohonte e te thoshte qe ne i kemi trajtuar me keq se ata edhe ne te shkuaren, qe ne kemi kryer me shume genocide nepermjet ushtrive turke se c'kane kryer perendimoret teksa zbulonin kontinente te reja, etj, etj. S'ia vlen, dmth. Eshte ekstremiste ne kete ane.

te huajt nuk e hengren ate koqe ulliri

Ja, me keto brockulla bluan si mulli bosh ti, rob zoti pa PhD ne Kimi. 

LOL tani per te qene te sakte fare te huajt as e rrujn hic se sa deshmore kishte albanie

smiley

greket i cik, po ajt mo, s'po i qujm as ata. me ato pencionet qe kan dhon, e kon shly...

Inglizi deklaroi "shqiperia te marre 0 $$$".

Mbreteresha e Inglizit mban edhe sot ne kurore diamante te vjedhura nga tempujt e shenjte indiane.

edhe? po thu qe deklaroi ashtu se s'iu mush mendja per deshmoret?

ku e ke nigju kte, te devry?

S'iu mbush mendeja nga genjeshtrat e Dulles .

well, edhe ty duhet te te mushet mendja qe me bullshit nuk kalohet gjith kohen.

se ka rob qe e kon alergji, jo per gjo.

meazalla te qelloje bossi ashtu psh... me alergji them. 

Me që je dhe këtejza mbylli këto gjëra dhe barazoi me xhepin .

Ku do hanë bukë e gjith kjo skotë dembelësh , parazitësh e pordhamanësh si Opinionistë , gazetarë e pordhi kali që nuk ua ka njeri nevojën përveç tregut të shitjes së gazetave .Tv akoma nuk janë fut në binarë të kontrollit Financiar etj .Bën hesap edhe Jozefina mund të ketë një stacion TV smiley

Do  hanë dhe ata një çap Bukë përderisa ka një që i paguan. Pse mos ?

Ama dhe një gjë e vërtetë , dhe e kam me gjith mend si i vetmi Problem i Kohës.

Në se nuk do të ishin këta kalamaj me Poza burri nëpër Studio ne do ishim në shek e 21 dhe nuk do mbeteshim në shek e 19 , të na ushqejnë këta me thashetheme lagjesh tek Uturaku fevziu .. me " olele Partizanët " dhe " e gjeta dokumentin e firmëtarëve në Durrës " Është njësoj sikur për këto 25 vjet të mos kishim Klounin Berisha në TV !

Paç mide  smiley

ka lexu xhojsin nji nate para. 

kjo eshte ajo pjesa e mire skraparllie qe i del nji here ne pese vjet.

e ka lexuar perciptas duke rrekellyer herazi nga damixhani, aq sa u cua dy here nga divani per ta mbushur se gruaja refuzoi heren e peste .. te shtaten e piu per shendetin e Edison Ypit - di dhe une te shkruaj me mitraloz - i tha

"une kam phd ne kimi mor jahu" 

Me ty, me ty e ka!

Mos boj siku skupto!

po pra, te din edhe leveret.

per vete meazalla se e thot rrethin nga erdhi. sikur ka naj invadim privatesie. 

robi duhet te jete krenar per prejardhjen mer. smiley

krenar per prejardhjen dhe per institucionin akademik ku ka kryer studimet. 

as ate s'e thot. meazalla! 

pus osht. pus.

mos eshte ndonje nga keto universitetet online?

po edhe po qene, c'te keqe ka. kam degju fjale te mira per to. ai devry univerisity psh, u ca t'u bo reklam.

Ka hak qe ironizon birboja i kapollareve, pas dates 8 dhjetor u mbarua litari, e as dhoga per trekembesha s'kish mebetur me...

Kështu çdo 28 nëntor ne dëgjojmë për aktin heroik të firmëtarëve të Pavarësisë, për rrugëtimin e ndritur të Ismail Qemalit dhe të burrave të tjerë që u mblodhën në Vlorë, por, gjithnjë si padashur, harrojmë të rrëfejmë të gjithë historinë.

Po se mos vetem shqiptaret, o Bushat. Po francezet, do theshte Adria.  

Po dhe ne amerikanet kete muhabet kemi cdo 4 Korrik.  Nje mal me mite dhe barbecue dhe fishekzjarre.  Ata firmetaret e memedhembjes u mblodhen dhe bene edhe twitts (me telegramet e atij djalit qe duhej dorovitur do theshte Beluli.)  Ndersa keta founding fathers te memenjerkes s'i bene emrat publik deri ne janar se mund te akuzoheshin per tradheti ndaj Perandorise.  E 1001 mite te tjera.  

Natyrisht, ky mistifikim i momenteve themeluese të historisë së shtetit shqiptar ka arsyet e veta. Ai ka të bëjë sa me mungesën e vullnetit tonë për vetëkritikë, po aq dhe me manipulimin e ngjarjeve për arsye politike të ditës.

Ashtu he?  Mundesi tjeter s'ka?  Se psh e kam permendur shpesh mitin e Betsy Rose, Marigoja amerikane qe qendisi flamurin, qe s'ekzistonte fare por qe "hyri ne histori" thuajse 100 vjet me pas dates reale. Pas luftes civile si nje nder mitet e tjera per te unifikuar kombin amerikan dale nga lufta.  Paralelet mund t'i gjejme edhe ne historine tone, se nuk kemi shpikur rroten edhe ne kete fushe.  

Do shtoja specifikisht per daten e 8 Dhjetorit, qofte edhe e pare si Dita e Rinise, duke i hequr emrat e pervecem dhe ngjyrimet politike, a nuk i duhet rinise shqiptare nje dite reference per aktivizem politik e social, sidomos ky i fundit?  Apo c'u duhet thuaj, me kete pune merren analistat. 

Po qe Kristofor Kolombi ka pas dashnore, e more vesh?

Meqe e permende, po ti e dije qe Thanksgiving deri nga 1920 festohej si Halloween?  

Jo kete nuk e dija? smiley Po ti e di qe ne botimin e fundit te veprave te Mark Twain kane heq nga Tom Sojeri fjalen "niger' dhe e kane zevendesu me "o cuni!".

Jo, kete nuk e dija smiley.  Nuk duhej ta hiqnin.

Nashti boll me memenjerken tone, ajo memenjerka juaj s'ka mit-c-mite?  

Vallai aq shume kane qesh keto bobat e bllokut sa qe dhe bekat i lagen. Se mire qe po e pilotonte Ramizi, po dhe ai dreq timoni nganjehere ka menjen e vet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).