Kjo vepër e shkruar nga vetë regjisori Gongo, vjen nga të paktat vepra shqiptare në teatër dhe do të ngjisë në skenë aktorë të njohur të teatrit, si Sokol Angjeli, Neritan Liçaj dhe Eva Alikaj. Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri.

“Shtëpia pa dritare” flet për dramën e një heroi të heshtur që quhet Neritan. I ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare, të cilën do ta japë me qira për të siguruar disa të ardhura më shumë. Pa dritare, sepse beson se ligji nuk duhet shkelur. Por, ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë, do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me të…Biznesmenë, trafikantë, bankierë, tatimorë dhe një grua që nuk është aq e ndershme sa ai…

Ky është subjekti nëpër të cilin tirret komedia e regjisorit Saimir Gongo, që vjen premierë për publikun e Teatrit Kombëtar më 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të aktivitetit “Lexime shqipe” .

Kjo vepër e shkruar nga vetë regjisori Gongo, vjen nga të paktat vepra shqiptare në teatër dhe do të ngjisë në skenë aktorë të njohur të teatrit, si Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Gerti Ferra, Ergys Çekrezi, Enkel Gurakuqi, Indrit Çobani. Ajo çka vihet re është prania e aktores Eva Alikaj, e cila  numëron rolin e dytë për këtë vit në skenën e Teatrit pas “Hamlet Makina”, duke shënuar edhe rikthimin si aktore e Teatrit Kombëtar.

Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme. Shfaqja fokusohet në luftën e përditshme të heroit të paemër, qytetarit të thjeshtë, për të cilin askush nuk flet. Flitet për politikanë dhe politika, për të ardhmen europiane të vendit dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë. Një gjë e vogël pastaj është harruar në këtë furtunë informacioni: Njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditshme të tij.

Kjo komedi sipas autorit vjen si një provokim dhe mjaft befasuese. Spektatori nuk e pret atë që do të ndodhë, prandaj edhe çdo akt i komedisë përcjell emocion.

Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë.

Protagonistit, ndonëse është i rregullt dhe i sinqertë, do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me të. Ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzet e katër vite që zhvillohet në vendin tonë. A do ia dalë mbanë?

3 Komente

Të menduarit dhe të kuptuarit " stabël " janë karakteristika të shoqërive me babazot dhe babasqap që tregojnë përralla në Votër dhe trasmetohen nga brezi në brez si " pritje për ndryshim "

Trupës i qoftë lavdërim të kuptuarit e Moralit që ka ndryshuar dhe që e pasqyron artistikisht me nivel në skenë. Sa më shumë suksese në Skenë .

Aftësia e ( shkrusit  skenaristit , dramturgut ) do të ishte Pikante në se do parashikonte ku do ta shpien  disa "Norma Morali " ose " se Vlerat zotrie ". Ja një rast nga Racati i Berishajve si përfaqësuesit e shembullit më të mirë e më praktik  të Shqiptarëve këto 25 vjet " se Vlerave zotërie " ( tm Gjëmbi )

"Po po zoterie ta them unë tye .Fëmijët e mi (nga p.somës , ca copa  Injorantësh të trashëguar nga Edukata e bashkëjetesës me Dhi e sqepër ) ta them unë zotrie janë Milionerë "smiley

A do të ishte e mundur për fëmijët tanë kjo që nuk kishin prindërit në Krye të një ekipi Hajdutësh  e Banditësh si të Berishës që u pasuruan me Normën e Moralit të Xhagait Vidh , Grabit , Vrit , Trafiko ...?

Ku ta kuptonin ? ... Sinjali i parë i Kar-izmatikëve janë Gjestikulacionet dhe Ulërimat ..Duket e thjeshtë smiley Të shohin B. Breht , Arturo OUI dhe shoqëruesit smiley

Pooor, veper i mungon mbyllja, konkludimi se çfare hapash gjigande mori Partija per ta ndryshuar gjendjen, si e shendoshi, formoi dhe e kaliti njeriun e ri, i mungon nje dallim i qarte qe kjo i perket se kaluares.

Pa keto elemente, vepra mbetet e paplote, çorintuese dhe e rrezikshme.

 

Keshtu flasin te gjithe te perciptet, qe as nuk e kane lexuar te shkruaren, as nuk e kane pare shfaqjen, por tjerrin brockulla plot, ardhur si imazhe te se shkuares, ndersa behet fjale per realitetin e ri, per te cilen kjo komedi, ne fakt perben " nje elegji te sistemit te ri" ,nisur nga pake rreshtat e gazetes MAPO  dhe sa po perjetojme plot cerek shekulli! 

 Autori, sipas meje, eshte munduar te beje, per te qeshur, morine e atyre mbi tetedhjet perqind te shqiptareve , qe as nuk kane piken e fuqise ...te fillojne te ulurasin! 

 Per komedira eshte ketu, kur edhe nje fjale e hedhur kot, nga kodoshe te kohes, mbush portet me njerez, per te bere tutje,  Evropes ...per azile ? Pika ne b...krijuesve te tille... dhe ca opinionisteve ....

Morali i sotem eshte burimi, frymezimi  i vetem i tragjedive,  or gazetare dhe krijuesa leshi ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).