Muzika në 2014-ën nuk sjell asgjë të jashtëzakonshme siç mund të parashikohej, madje mund të jetë viti më i dobët për sa i përket zhvillimeve të ashtuquajtura përparimtare. Përveç rritjes së neo-soul (një përzierje e muzikës soul/r’n’b me atë elektronike, përfaqësuar në listë nga FKA Twigs) dhe shtimit të grupeve neo folk (përfaqësuar nga Tiny Ruins), albumet muzikore të këtij viti sjellin një fuzion të gjithckaje të eksperimentuar më parë. Ndër albumet më të rekomanduara për dëgjim të thelluar janë Lost in the Dream nga The War On Drugs, Benji nga Sun Kil Moon, dhe St. Vincent nga St. Vincent . Beck rikthehet vakët me albumin Morning Phase, ndërsa rikthimi më i papritur dhe më i mirëpritur, ishte padyshim ai i gjeniut të muzikës elektronike Aphex Twin me albumin Syro. Për tu përmendur, hapësirës muzikore shqiptare i shtohet dhe një album i mirë nga grupi Por-No me titull Zhurmuesi, i cili besoj mund të blihet më lehtësisht online se sa fizikisht në Shqipëri.

Sa i përket këngëve, si cdo vit, nuk mungojnë punë cilësore dhe thellësisht argëtuese. Pa u zgjatur më tej dhe me premisën që përzgjedhja është subjektive, këngët më të mira për vitin 2014, janë:

  1. Seasons (Waiting on You) nga Future Islands
  2. Our Love (Song) nga Caribou
  3. Can't Do Without You nga Caribou
  4. Red Eyes nga The War On Drugs
  5. Passing Out Pieces nga Mac DeMarco
  6. Hi Five nga Angel Olsen
  7. Digital Witness nga St. Vincent
  8. Ben's My Friend nga Sun Kil Moon
  9. Two Weeks nga FKA Twigs
  10. Me at the Museum, You in the Wintergartens nga Tiny Ruins
  11. Green Lady nga Merchandise
  12. Minipops nga Aphex Twin
  13. Queen nga Perfume Genius
  14. Blue Moon nga Beck
  15. Monument nga Royksopp & Robyn

---

Listën mund ta dëgjoni këtu.

Një përmbledhje me 50 këngët më të mira të vitit 2014, mund ta shkarkoni këtu [mp3/rreth 500 Mb]

Dëgjim të mbarë dhe gëzuar festat e fundvitit!

18 Komente

No Justin Bieber ? Wass up with dat ? Iu bofsha mootin mu ne muzike. Please, God, take me back to the '80-es and leave me there ...

Thnx, gezuar dhe ti. Santa si shperblim per punen e mire ka me t'sjelle nje pale beats kete vit smiley

Hozier- take me to church, eshte nominuar per 'song of the year'. Kam besim se do fitoj te Grammy-s. Goxha artist me perspektive ai. 

per ke beje tifo te Vojsi?

Do te tregoj vetem nese e ke ndjekur dhe ti! smiley  nga ato 4 t'fundit Matt McAndrew ishte disi me mire,qe ja vlente.  Po fitoi country music! popullsi e madhe andej. 

Say ain't so, Joe ! No r&r Hall of Fame for Joe Cocker ? What the fuck is wrong with that ?

You are Up there where you belong my man     https://www.youtube.com/watch?v=OjGoJFgI71I

On a related story, Justina Bieber was found alive today ...

lere se jam bere vrer. justin timberllaku po divorcohej. e mora vesh ne supermarket, pashe revistat tek check outi, 200 miliard dollar divorce thoshte. e mu peshtoll nje komp ne gryke, qe c'te te llafos...

I didn't even know he was married ! Justin Tiberllaku is who, again ? 

ja kjo esht nji pytje e veshtire qe s'e kisha menu. se tani e mor vesh qe justin s'e lidh dot me asnji objekt. as me i kove pusi psh...

smiley Kjo kova pusit me kujtoi nji qe e perdorshim kur hasnim nji person te gjate : Osht si lopate furri !!! haha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).