Anonimiteti - Lista e aksionerëve nuk publikohet. Çdo aksioner ka të drejtë të njihet me këtë listë pranë shoqërisë përkatëse

Transferimi - Gjatë periudhës pas ankandit deri në mbledhjen e parë të asamblesë ndalohet çdo ndryshim i aksioneve.

Drejtimi - Deri në zgjedhjen e organeve të reja, këshilli mbikëqyrës dhe administratori qëndrojnë në detyrë.

Punonjësit - Gjatë kësaj periudhe shoqëria nuk ka të drejtë, të kryejë shkurtime në numrin e punonjësve.

Qeveria nxjerr në shitje të gjitha shoqëritë tregtare me kapital tërësisht apo pjesërisht shtetëror, që veprojnë në sektorët jostrategjikë. Sipas vendimit të djeshëm, privatizimi do të bëhet me paketa aksionere, ku do të kenë të drejtë pjesëmarrjeje edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve. Urdhrin për shitje në çdo rast do ta japë ministri i Ekonomisë. Këshilli i Ministrave udhëzon që fillimi i procedurave të privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve, të bëhet pasi shoqëria të jetë vlerësuar dhe të ketë përgatitur dokumentacionin për shitjen. Ministria e Ekonomisë brenda 5 ditëve nga data e nxjerrjes së urdhrit, i dërgon Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dosjen për privatizimin e shoqërisë.

Procedura e privatizimit

Dosja për shitjen e një ndërmarrjeje shtetërore duhet të përmbajë urdhrin e ministrit të Ekonomisë për fillimin e procedurave të privatizimit; aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë; vendimin e regjistrimit të shoqërisë si person juridik në gjykatë dhe/ose në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me ndryshimet e bëra në të; bilancin e fundit ushtrimor të shoqërisë; raportin e ekspertit kontabël; raportin e ekspertëve për vlerësimin e shoqërisë; planvendosjen e shoqërisë, të konfirmuar nga prefekti; aktvlerësimin e truallit të shoqërisë; vërtetimin nga Qendra e Regjistrimit të Aksioneve për regjistrimin e shoqërisë që privatizohet, kur ka mbi 50 aksionerë; aktin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërmarrjes në hipotekë. Me nisjen e procedurës së privatizimit, shoqërisë i ndalohet të marrë hua apo kredi, ose të bëjë ndryshim kapitalesh. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, fillon menjëherë publikimin. Periudha e publikimit zgjat 30 ditë dhe bëhet në çdo buletin të njoftimeve publike dhe në media.

Aksionet për punonjësit

Punonjësit e shoqërisë, brenda 10 ditëve nga data e publikimit, duhet të paraqesin pranë shoqërisë certifikatën e gjendjes familjare, lëshuar nga zyra e gjendjes civile pas datës së publikimit, me anë të së cilës përcaktohen anëtarët që përfitojnë bono privatizimi. Ndërsa, shoqëria lëshon vërtetimin për identitetin e punonjësit, periudhën e punësimit ose datën e daljes së tij në asistencë për trajtimin me pagesë papunësie. Më pas, në afatin 25 ditë, shoqëria i dërgon të dhënat për punonjësit Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave. Punonjësit kanë të drejtë që brenda 30 ditëve të bëjnë regjistrimin e kërkesave për zotërim aksionesh në këmbim të bonove të privatizimit në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dhe degët e thesarit në rrethe. Sipas vendimit të qeverisë, punonjësit kanë të drejtë të shkëmbejnë, me vlerë nominale, bonot e privatizimit të tyre dhe ato të familjes në aksione të shoqërisë. Pjesëmarrja e punonjësve në aksione të shoqërisë do të llogaritet si raport ndërmjet vlerës së bonove familjare të privatizimit, të dorëzuara, të cilat ata i zotërojnë dhe kapitalit themeltar të shoqërisë. Përqindja e aksioneve të tyre mbetet e pandryshuar në raport me pjesën tjetër, pavarësisht nga rezultatet e ankandit. Punonjës të shoqërisë konsiderohen punonjësit aktualë dhe ata të trajtuar me asistencë, një vit para publikimit të fillimit të procedurave të privatizimit për shoqërinë.

Aksione për ish-pronarët e truallit

Vendimi i qeverisë përcakton një procedurë të veçantë për llogaritjen e paketës së aksioneve për ish-pronarët e truallit. Në bazë të ligjit për kompensimin e pronës, ish-pronarët kanë të drejtë të marrin aksione të shoqërisë që privatizohet, sipas vlerës së sipërfaqes së truallit, të përcaktuar në vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda kufizimit të hapësirës së shoqërisë. Pjesa e aksioneve për ish-pronarët e truallit do të llogaritet si raport ndërmjet vlerës së tokës dhe kapitalit themeltar të shoqërisë. Ish-pronari i truallit, për vlerën e truallit si pjesë e kapitalit themeltar të shoqërisë, nuk merr pjesë në ankandin e aksioneve. Ai zotëron një përqindje të caktuar të aksioneve, e cila mbetet e pandryshuar në raport me pjesën tjetër të kapitalit të shoqërisë, pavarësisht nga rezultatet e ankandit. Brenda 30 ditëve nga data e publikimit, ish-pronarët e truallit duhet të paraqesin në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kërkesën me shkrim për zotërim aksionesh në kapitalin e shoqërisë që privatizohet; vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave; dëshminë e trashëgimisë dhe prokurën e përfaqësimit.

17 Komente

Qeveria nxjerr në shitje të gjitha shoqëritë tregtare me kapital tërësisht apo pjesërisht shtetëror, që veprojnë në sektorët jostrategjikë. 

Si për shembull? 

Mos pash zotin mos. Se kemi luftur në ket Peshk per at pasuri te perbashket per ta mbajt larg shkermoqjellët nga dora e atij te tmerrshmit te mesjetes

Thone qe punonjesit Aksionet do ti marrin me konkurs .

Bradoooo, ç'eshte kjo qe thua smiley Aksionet ndahen mbi bazen e vlersimit te aseteve; prodhimit dhe kapitalit (objektit, maqinerite, etj), dhe pjestohen mbi bazen e numrit te punonjesve. Varet dhe ç'formule perdoret ne ndarje, % etj.  

na thuaj dicka me shume, me te hollsishme Pjer

Ca te thote, prap do e fshijne. S'i le njeri $ekretet e biznesit te dalin hapur. 

Mos u cudit Pjero , Rilindja cdo gje e ben me konkurs, per rastin ne fjale tani , X ndermarrje do privatizohet dhe ka 50 puntore  por pas urdhereses per privatizim ndermarrjes ne menyre fiktive i shtohen dhe 50 Rilindas , si do ndahet ? me konkurs smiley sepse ndermarrja eshte nje vlere dhe me shtimin fiktiv behet mbivlere dhe ti si ekonomist qe je e di qe " Mbivlera eshte vlera e  krijuar nga puna e puntorit me meditje  permbi vleren e fuqise puntore e pervetesuar pa shperblim nga punedhenesi" , tani kjo , ne kohen e komunizmit ka qene " e pervetesuar pa shperblim nga Kapitalisti " smiley

Brado, ti po shkartis VQ me Kapitalin o vlla

Vizionet e Qarta Bredho , po ta lexosh me kujdes jane Kapital me vete .

po mos ul autoret shqiptare dhe ngre te huajt o Brad. Ti ke pas dhe fatin te hash e te pish me Pjerin. Mos i fut thiken pas kurrizit si Beluli

Nuk ula njeri thjesht citova dicka nga Kontabiliteti i vitit te pare te shkolles se mesme Ekonomike  smiley

Ketu duhet te kesh kujdes , Pjerin ku e fut tek autoret Shqiptar apo te huaj smiley , sa per Belulin , ashtu eshte loja smiley

Me vjen mire qe citon diçka nga ekonomia politike Brado, por aty ka nje sindikate te pakten (shpresoj) ose nje grup drejtuesish te pakorruptuar. Po filluan e t'bojn filma pastaj, rrezik do i bjere vlera aseteve sa do kete te humbur nga te dyja krahet pastaj. Puna eshte te besh diçka qe ka win e win (si i thone kendej) fitim nga te dyja krahet, punonjesit dhe shtetit. 

Ne Shqiperi Pjero , me perjashtime te vogla , cdo Aset eshte fiktiv .

Ne Shqiperi çfar nuk ndodh, mirpo prandaj jane kontabilistet smiley

Kontabilistet e zote Pjer nuk punojne per te tjeret smiley

A nuk ka pas ketu ne blog nje ekonomist te forte qe merrte vesh nga keto aksionet? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).