Pianistja dhe pedagogia në Universitetin e Arteve, Merita Rexha Tërshana ka ndërmarrë e vetme një fushatë për blerjen e një pianoje për studentët e Fakultetit të Muzikës. Nismës shumë shpejt iu bashkuan edhe emra të mëdhenj të artit shqiptar, të cilët kanë kontribuuar për instrumentin që kushton 35 mijë euro. Ajo tregon për kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë studentë e pedagogë, por që deri më tani shteti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes.

 

Në sallën e madhe të Universitetit të Arteve gjenden dy piano koncertale. Njëra syresh ka zënë vend aty prej gjysmë shekulli, qëkur u krijua dhe u hap Instituti i Arteve të Bukura në vitin 1966. Tjetra, e mbërritura shumë më vonë, rreth 15 vjet më parë, i përket Institutit Italian të Kulturës. Për të luajtur mbi të, thuhet se studentët dhe pedagogët duhet që më parë të marrin leje.

Sipas pianistes Merita Rexha Tërshana, të dyja tingëllojnë të vjetra dhe nuk klasifikohen si piano koncertale…

Ishte ky realitet me të cilin përballet çdo ditë në mjediset e Universitetit të Arteve ku ajo është pedagoge, që e shtyu të mos presë realizimin e projekteve të rektoratit, që duket se vonojnë pa fund për t’u vënë në jetë, dhe të ndërmarrë një nismë krejt e vetme: të mbledhë fonde për të blerë një piano të re. Një vuajtje e quan ajo për pedagogët dhe studentët, mundi i të cilëve nuk materializohet dot në kushte të këqija.

“Kemi një ofertë për një piano koncertale shumë të mirë “Yamaha C7”, e cila kushton 35 mijë euro bashkë me transportin dhe doganën. Është një ofertë e vlefshme deri më 15 janar 2015.

Kjo piano do jetë për studentët e akademisë, për pianistët dhe muzikantët e tjerë që luajnë në skenë, një ndihmë shumë e madhe. Do jetë një investim për kulturën shqiptare”, – tregon e bindur Merita, e cila vijon të thotë se nuk është e para që ka marrë përsipër një fushatë të këtij lloji. “Praktika e mbledhjes së fondeve për një kauzë në të mirën e të gjithëve është e njohur në botë. Sidomos për çështjet e artit, si restaurimi i Teatrit “La Fenice” në Venecia, apo çështje të ngjashme që kërkojnë miliona euro…Kur shoqëria është e ndjeshme dhe e shikon artin si një investim jo vetëm shpirtëror por dhe kombëtar, këto mënyra janë shumë të suksesshme”.

Ka gjetur një mënyrë për ta bërë transparente procesin e mbledhjes së fondeve.

“Te platforma grepi.al, po të klikosh piano profesionale, del faqja e donacioneve për pianon e akademisë. Linku gjithashtu gjendet tek faqja ime në Facebook. Me një klikim dhuron 1 mijë lekë të reja me anën e kartës së kreditit. Duke u bërë publike në media, ne kemi pritur me shumë kënaqësi dhe dhurime të njerëzve që kanë ardhur në shkollë, që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me artin, por që e kuptuan fare mirë kërkesën tonë”, – shprehet Rexha.

Thirrjes së saj i janë bashkuar menjëherë emra të njohur artistësh shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, si Inva Mula, Klaidi Sahatçi, Vlorent Xhafaj, Mialtin Zhezha, Cesar Aliaj Gorishti etj. “U jemi mirënjohës të gjithëve! Emrat e të gjithë atyre që kontribuojnë do të shkruhen në një baner tek holli i sallës së koncerteve”.

Mbledhja e fondeve dhe donacionet vazhdojnë deri në ditën ku do të plotësohet edhe shifra prej 35 mijë eurosh për blerjen e pianos së re, ndërsa Merita thotë se interesi i njerëzve për donacione ka qenë i madh.

“Unë kam shumë besim që shpejt skena e Akademisë së Arteve do ketë një piano të re”, – shprehet besimplotë, edhe pse ka sqaruar të gjithë dashamirësit në faqen e saj të Facebook-ut që nëse kjo nismë dështon, të gjitha paratë do të kthehen mbrapsht. “Po unë ju siguroj që pianon do ta marrim patjetër!! Ky do jetë investimi më i mirë që do keni bërë, nesër do krenoheni që keni kontribuar dhe ju në blerjen e pianos së skenës!”, – shkruan ajo.

“Duhet të falënderoj patjetër dhe kolegët pedagogë të akademisë që më mbështetën: Nora Çashku, Xheni e Petrika Afezolli, Elvis Peçi, Mirela e Bujar Sykja, Vaso Tole, akordatori Ramazan Gurra e shumë të tjerë”.

Një investim që duhej të kryhej nga instancat drejtuese të universitetit apo edhe më tej, me një financim nga shteti, por një gjë e tillë nuk ka ardhur.

“Rektorati i di nevojat tona, ka vite që ka gati një projekt për të rregulluar sallën e koncerteve, për të marrë piano të reja. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë.

Unë mendoj që një nga gjërat më urgjente për të vënë dorë është salla e koncerteve. Si mund të presim që spektatori të na ndjekë i shumtë, kur ata që vijnë i pret një sallë e ftohtë me karrige të parehatshme?!”.

Një problem, që sipas Merita Rexhës, vihet re rëndom në mjediset artistike.

Po e njëjta gjendje dhe në opera. Isha të shtunën te “Cosi fan tutte” dhe nuk e hoqa dot xhupin. duhet vërtet një dashuri e madhe për Moxartin të rrish 3 orë në të ftohtë. Publiku i operës dhe i muzikës klasike është një publik elitar dhe sqimatar. Të shkosh në koncert, do të thotë të vishesh bukur, të hysh në një sallë të bukur. Mirë do ishte sugjestionuese, e ngrohtë, me kolltukë komodë dhe të shijosh muzikë. Imagjinoni, a do shkonte njeri në “La Scala” po të ishte pa ngrohje dhe me karrige të vjetra?!”- vijon ajo duke theksuar se problemi qëndron tek infrastruktura, pasi edhe me këto kushte koncerte ka pasur çdo vit. “ Po jemi si një shtëpi që bën dasmë, bën festa për vit, por s’ka divan ku të ulë njerëzit. Nuk gjen sallë koncerti dhe skenë në Europë si te ne”, – përfundon ajo, duke bërë thirrje që të investohet te kultura, pasi kostot e mungesës së saj do të jenë më të mëdha për shoqërinë sesa kostot që mund të vijnë për krijimin e kushteve të favorshme për të punuar dhe bërë art.

15 Komente

Koncert ne vitin 2014!  opus 36.smiley  

nga Hartman-i  te Yamaha, rruge e gjate interkontinentale, merr vesht..

 

po mire ,keta qe kane vjedhur miliona euro nga shteti,kaq problem e kane per 35 mije euro?  cdo ta gjente p.sh ilir meten ose lul bashen te jepnin nje shume te tille?   e shumta do quheshin hajdut me prirje artistike!d.m.th do benin goxha dallim nga salasmiley

jepi mor maskara se leke qyli i ke!

beni nji binjakzim me nji univ. arti me boten e varfer amerikane a evropiane dhe kane per t'ua fal nji apo dy piano. Me ket rast forconi dhe lidhjet integruese

Imagjino ca qejfi bohen me detajet bankare e personale  te atyreve qe dhurojne nepermjet internetit smiley

Hajde fushate  "Grepi" hajde smiley

Cudi pra. Po ato bosat me vila dykateshe ne Gerdec nuk kishin ndonje piano te paperdorur t'ua falnin ketyre fakireve te Institutit?

Degjova qe njeri qe shkruan shpesh ketu do ja dhuroje jo nje po dy. E c'jane 2 pjano per 200 mije euro?

200k euro - 37k* sa bojne? Dhe a te lejojne me ble noi lokal e me e dhon me qira; ne mos, noi byrektore?

*2k bakshish.

As $100 per dy.

Jeton si mbret tere jeten. Merr tamam kuptim shprehja legjendare e xakes per Kawasaki.

ore çudi me juve qe kerkoni medoemos sponsor  ''te jashtem'' per te blere nje piano te hajrit  per Fakultetin e muzikes (pjese e Universitetit te Artit ky)  

po ministri Arsimi, Kulture ka ai vend..?!   1 piano thame,  jo 10 apo 20.. dhe kjo per Universitetin e Artit!

E dine ato qe pjatalaresi fukara qe punon ne emigracion e ndan kafshaten e bukes pergjysem me artin, prandaj. Si tha Naimi nga Stambolli "Kur degjon zerin e qingjit/ i shkon goja leng zengjinit...etj etj mo se nuk po me kujtohet tani. 

e ce dun pianon kto ditzinj.... ble nji ipad, instalo "piano for ipad" ene qashtu zgjidhet puna smiley

Piano klasike te dores se dyte, vijne ketu tek magazina ime dhe shiten ndermjet 100-200 euroshit. 

1.2 miljon dollaro aro aro i kishte dhone i biri specjacilst babes afarist ke mjedisismiley

Rri maj rradhen e Yamahasë ti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).