Sipërmarrësit zviceranë kanë në plan që të ngrenë një port jahtesh për superlativa në Shqipëri. Por nëse “Porto Albania” është një projekt i shkëlqyer apo një dështim, kjo është për momentin e pasigurt

Nëse sheh hartën detare të bregdetit të Adriatikut, ka kaq shumë “xhepa erërash”. Që nga Italia e deri në Greqi, ka një hapësirë prej 350 kilometrash vijë bregdetare ku mungojnë shenjat e sporteve ujore: Në Shqipëri, destinacioni turistik i panjohur në Europë, nuk ka një port të vetëm jahtesh.

Por sipas planeve të një kompanie zvicerane, gjithçka do të ndryshojë së shpejti. Në një gadishull kodrinor, të paprekur nga turizmi, rreth 20 kilometra në jug të qytetit turistik të Durrësit, kompania Finsec AG planifikon që të ndërtojë një port jahtesh për superlativa, me 800 vende parkimi, 150 apartamente dhe një hotel prej 85 milionë euro. Këto janë shifrat, që të prezanton Alexander Auer, president i Finsec. Informacione më të hollësishme nuk të dërgon paraprakisht.

Shumë gjëra do të ndryshojnë, thuhet një javë përpara se të hidhen zyrtarisht themelet. Në internet nuk gjen asnjë gjurmë të “Porto Albania”, faqja e firmës është e papërfunduar. Kjo më bën që ta marr me rezerva fluturimin dhe dhomën e paguar për në Tiranë.

Në Tiranë gjen pak shpjegime. Treshja themeluese, e përbërë nga një kompani shtypshkrimi, e Auer, një bankier në pension, i quajtur Peter Ruckstahl dhe një ish- shef 80- vjeçar i kompanisë Zueblin Immobilien, Franz Hidber, druhet se një investitor tjetër do ua heqë nga duart tokën e dhënë me koncesion për portin.

Gjatë kërkimeve për një vend të përshtatshëm për të zhvilluar një projekt për turizmin, Auer kishte takuar shqiptarin Artan Kraja, që jeton në Zvicër. Ai i kishte folur për bregdetin shqiptar. Vizioni për portin u vendos të ishte në një gji, që dikur ishte planifikuar për të qenë bazë nëndetësesh. Që prej atëherë kanë kaluar tetë vite dhe disa gjëra janë bërë. Si djali i një ish- zyrtari të lartë në Tiranë, Kraja kishte kontakte të mira.

Pas një telefonate të shkurtër, ne na pret ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ajo shpreson për suksesin e projektit, i cili përshtatet me strategjinë e Shqipërisë për një turizëm gjithëvjetor. Duke ngrënë ushqim në një restorant peshku, Auer thotë se bashkëpunimi me qeverinë është delikat.

Kur u ndërrua qeveria vitin që shkoi, Finsec ndryshoi po ashtu krah. Shtrëngimet e duarve dhe ftesat për darka kanë nisur nga e para. Në fusht të vitit 2014, leja për ndërtimin e portit është dhënë më në fund.

Por përpara se të hidhej guri i themelit në fillim të tetorit, të tjera pikëpyetje u shfaqën në Tiranë. Në një takim të kontraktorëve u tha se ajo zonë është shumë e rrëshqishme. Arkitekti spanjoll, Emilio Tunon, që po projekton në zyrën e tij portin, aty ku punon edhe vajza e Rucksuhl, thotë se në këtë rast projekti është i vdekur. Ai thotë se për më tepër, projekti është shumë modern. Madje ai dyshon nëse projekti do bëhet në atë gji të ngushtë.

Por Hidber thotë se të gjitha mund të zgjidhen lehtë, me një argjinaturë rreth 100 metra të gjerë. Në ceremoninë e inaugurimit, projekti u prezantua si inovativ, miqësor për ambientin dhe një arkitekturë moderne. Në themele u fut një kuti me një gazetë të ditës dhe disa monedha. Krahas miqve të veshur shik, të pranishëm ishin edhe shumë banorë të zonës. Ata erdhën pasi kryeministri Edi Rama ishte njoftuar për aktivitetin dhe sepse shpresojnë për punë.

“Nëse bëhet ky port, do ishte sikur një mrekulli nga qielli,” thotë një i papunë. 

Por a është aty një minierë ari? Gjatë pritjes së organizuar nga ambasada e Zvicrës dëgjohen zëra skeptikë. Për momentin është siguruar financimi për një vit. Më pas, duhet të shiten vendet e parkimit në letër.

71 Komente

gje e mire.
Nga ana tjeter, dicka me thote se me t'u mbaruar ky porti, ka per te mbush reklamat e tv shqip pa llogarit videoklipet e kengtareve shqiptare ne te dy anet e kufirit

Port jahtesh mese i domosdoshem dhe nje obligim imediat i qeverise per t'ju lehtesuar procedurat investitoreve. Them obligim sespe duhet sa me shpejt te harohet ajo kohe e erret e kriminelit sali, kur ky i fundit bllokoje per vite te tera lundrimin e mjeteve private motorike ne ujrat e kripura te Shqiperise. 

Vetem te mos behen gafat e vjetra e t'u lihen koncesione me kushte aq negative per ne, si aeroporti, cez apo ajo e stampimit ne dogana. Me mire te mos behet fare se te behet aq keq per ne.

Asnjehere nuk jane bere gafa. Cdo gje qe eshte bere me pare ka qene e mirellogaritur nga kriminelet e pushtetshem. Familja Berisha ka perftuar miliona Euro nga keto koncesione ose kredo politike.  

30 Euro bileta per ne Itali nga Shkupi, me gjithe bagazhe, 120 nga Rinasi. Te gjithe te huajt qe na vizitojne i bien nga maqedonia, shohin maqedonine para nesh dhe pse kishin ne plan te na vizitonin vetem ne.  smiley

Me thuaj c'port jahtesh ke, te te them se cili je !

Sapo opozita u tremb se pas forcimit te ligjeve do fillonte kooperativizimi, na qeveria megaportin kapitalist te bosave te jahteve. E lujne zarin e lujn... 

Faleminderit per megaportin e ri do kishte thone Roni, megjithese jam i sigurte se me aq rroge sa merr nga larja e pjatave, zor se i del te bleje jaht si gerdecaret. smiley

Shoket (anti)komuniste te mbajne qendrim... Klasa kapitaliste po na afrohet vjedhurazi dhe po na prish barazittizmin komunist.... vigjilence... Pet(e)riti antikomunist i pari e dha sinjalin... Kujdes klasa punetore dhe fshatarsia e varfer te rrembejne armet.... dhe ne s'keni arme gjeni... ja rrembeni atij qeni... e mos lejoni instalimin e jahteve borgjese...

Duke ngrënë ushqim në një restorant peshku, Auer thotë se bashkëpunimi me qeverinë është delikat...

Frazë që të kujton dikë ndër na. Mendimet Gjeniale pikërisht i jepte gjatë llogarisë me qindarka për çmimet në euro , të krahsuar me botën e qytetëruar. Kjo  të lë të dyshosh

ose gazetari e ka fshehur ( hequr )  këtë Detal nga goja e investiorëve.... ose

 ata  nuk guxojnë ta  përdorin sepse merret si vjedhje e " të drejtës së autorit " .

Shumë mendime po jepen smiley dhe shumë guxim ka në këto mendime . Ndoshta dikush duhet tu japë Krah ose ti rëxojë  . PPU e ka shfaq këtë kapacitet smiley

kete shkrim duhet ta kene perkthyer  me  ''google perkthyesin'' , se ndryshe ska mundesi te gjesh kaq shume  ''fjali te cuditshme''  ketu, madje qe ne nentitull...

 

Sipërmarrësit zviceranë kanë në plan që të ngrenë një port jahtesh për superlativa në Shqipëri.

port jahtesh per superlativa...?!smiley

 

 

Por nëse “Porto Albania” është një projekt i shkëlqyer apo një dështim, kjo është për momentin e pasigurt

e, eee. keshtu do ta kish formuluar edhe NN kete,  se porti ne det, e tigani ne zjarr, tha.smiley  po prape, ka dicka qe nuk shkon te kjo fjali..

 

 

mire eshte! 
"per superlativa"- "per te shkalles se larte"..shiko se marredheniet me qeverine kane qene shume "delikate", deklarohet me siper..pra, hiperbola e perdorur ne angl. ka nje epersi relative, ne kete rast smiley

smiley

Çdo vendim që merret nga Niprit e neobllokmenëve është i turbullt .Ikën kohët e arta të qverisjes së PD-hit .Tashmë hijet e dyshimit mbulojnë edhe paraqitjet në shtyp smiley

vallai, ca nga neve kane perparuar ne emigrim dhe nuk lajme me pjata, por kemi kaluar tek reparti i qerimit te perimeve...ky pozicion na lejon qe te vijme me nje jaht tek ky porti

Noshke nje jaht i vogel me qera kushton 2000-3000 dallare ne jave... Ketu ku jetoj tallen ca me keta brats, jahtaxhinjte se ka shume tipa qe punojne gjithe vitit neper supermarkete, mblidhen 5-6 shoke dhe hiqen si milionere ne Stockholmsveckan  smiley . Nje miku im ketu ishte hasur ne radhen kur po blinte pijen ne bar nje nga keta tipat qe bente sikur ishte i biri i Bill Gate, ...Se ku te kam pare i tha ky miku im...s'ben vaki te me kesh pare ti mua ju pergjigj ai me romuze..une jam nje jave san Tropez,nje Jave New York, nuk rri ne nje vend...Ah po tani mu kujtove, i tha ky miku im, bleva nje xhaketa para nja nje jave ke (JC) dyqani ku punoje ne Stokolm.... smiley U skuq ky miljarderi dhe u zhduk nga syte kembet,

sa kshu ne ti mer, sikur do martohesh ke bari - nji nat osht muhabeti, po te majti rrena deri ke krevati, ca do mo ti? smiley

ne fakt, ka rob qe blejne nje bashke dhe e perdorin me jave...nuk eshte ide e keqe, pervec me shqiptaret, qe nuk pagujn as dritat e shkalles smiley

Nje gje eshte e sigurte ne kete projekt...Porti ose do behet, ose nuk do behet  smiley

Po rilind dhe dëti. Mir thot njoni ktu, me flori do ja shkruajne emrin. 

nese eshte ne jug te Durresit, eshte tek Kalaja Turres.

Ketu eshte zone arkeologjike e mbrojtur. Nje nga arkeologet e vjeter ka hedhur idene se duhet kerkuar Epidamni.

Po ashtu, eshte fortifikim (apo ka qene, sepse e ka prishur ushtria ne vitet 1960) mesjetar.

Ka banuar Nikete Topia.

Se si do te ndertohet ketu nje port jahtesh, duke ngritur edhe mure mbrojtese, nuk e kuptoj...

Nese jane dhene lejet, hallal qeveria....

lol, vetem duke u hedhur ideja nisn e pergatiten keta se si ta kundershtojne, ende pa menduar ndonjeri te prishe gje. A thua se pak vende ka bregdeti yne per te ndertuar nje dava moli

 ke te drejte, po e mbyll kompjuterin, gojen dhe mendjen, dhe po vegjetoj....

te duket me bindese dhe me pershtat kjo sjellje?

nje blog per kete pune eshte, per te shkruar, nuk eshte per te marre kazmen e te dalesh ne breg te detit per te bere davane e molit.

nese nuk te pelqen, jep mendimin tend, por jo hidhesh perpjete pse dikush ndryshe nga ty ka tjeter mendim.

ne te kundert, mos lexo ç'ka shkruajme.

ok loli?

smiley Ata thone rreth 20 km, dmth ta zeme 17 deri ne 23. Sipas teje, ne gjithe kete hapesire, moli do te behet pikerisht tel ato pak dhjetera metra qe ze kalaja e torres e do te prishet monumenti nga kjo qeveri smiley

Trimi, ku eshte kjo Kalaja e Turres egzakt te lutem?

Gjithmone do gjendet nje Hajdin Sejdia. Del nje here ne cdo 5 vjet.

"Në një gadishull kodrinor, të paprekur nga turizmi, rreth 20 kilometra në jug të qytetit turistik të Durrësit, "

Kushedi sa lufte bohet per harten e ktij piratit smiley

X marks the spot

Nje port i tille, i ben mire ekonomise, dhe uroj te behet sa me shpejt. 

Na i gjo t'vogel "quaint" s'kishte mer? 

Perihere ke mega-porti? 

P.s.

E mbani mend para nja dy tre vjetesh do u bente nje gradacello ne Prishtine, dhe e kishin bo me komputer nje si animacion keta qe dojshin leke, dhe e shifshte ti me crtani film si u ngrente karabinaja vuuup, pastaj u mushte me fasade moderne nen nje soundtrack cilau? smiley

Ca u bo me ate? 

Rruges u shkrime se qeshuri me shakate e kripura te Duces. Po kur pa megamolin, Ducja u vrenjt. Terracini kishte ndertuar nje megamol te vogel.

- Te varet! - urdheroi Ducja.

Dhe festa u kthy n'mort se Terracinin e varen.

Arto kish hik rubla per lesh sot, 60% shvelftesim. Rusi me tankse Jenkit me laps.

1 milion dollare metrin katrore do paguje Rusi per Krimen!

Rono, Sakrati i madh pati thene: Po degjove vaj ...ne shtepine e te fortit  , si ty, ....prite ulurimien dhe ne shtepine tende! 

Pritja, shum shpejt dhe jeshilkes tende! 

E kemi perandorine e forte o grave, dac ne ekonomi, dac ne shkence, po ne dac dhe lufte! 

Di gjo ca po bohet neser,  aqe ke flutroi " droni jone ?" 

Qe thu ti grave, na ishte njoni i here ne Lindje te Mesme. Sadam ja thonin emrin. Dilte Sadami ne ballkon me shpate dhe shante Ameriken. Amerika eshte tolerante dhe ja falte ofendimet. Po do ti Sadami na preku ne ndere kur filloi tu thone se naften nuk e shes mo me dollare. Nji ta kap ket Sadamin o grave, nji tja rrujt mjekren dhe nji ta vare si suxhuk. 

Mas ca kohesh na dul dhe njoni prej Libie tu thone se naften e shes vetem me flori dhe euro. Qe thu ti kti para se ti fusnin plumin kokes i futen nje hu ne bythe.

I rash i cik gjate me te thone se kush e kru me perandorine nuk del me qarin. 

 

E qe te ngas llafen tate mer Roni, perandorite nuk jane xerru prej kundershtive e shpatave te huja, por prej hunje te shumte qe kane mpref per te tjeret .U ka ardh dita qe masa e e madhe e hunjve ka tepru dhe i ka shpu keqazi ...Kushu pati then Dursun Beu, per Perandorine Osmane ...! 

Ka kohe grave...ka kohe

Hajt mo nje rruge e dy pune, do sherbeje dhe per nendetset e Natos.

Meqe po flitet per bregdetin dhe mjete te sofistikuara, di gje njeri c'u be me ate ceshtjen e Avionit qe s'e kapen avionat e Natjes por e mbertheu rera e Divjakes?

Kur Natja u kishte bere pyetjen fatale, ku i patet syte? Albanezet i ishin pergjigj flak per flak, po reren kush e vuri atje? 

Shume mire i kane thene!

Bile kishin shtuar qe dhe e lagem reren me "lengje organike," kur ata nuk po e kuptonin, ua kishin shpjeguar me xheste.

Kujtova se ajo praktikohej vec per bahcen.

Thone qe Putinit i ka perlqyer shume idea, ka krijuar reparte speciale me birre pirsa kalibri. 

Ducia e  emertoi dhe nisi ndertimin e Porto Eda- s ( me emrin e te bijes, Edas ) qe u be Saranda e sotme ...

C'po thua grava, qe qenkan ndertuar porte dhe para 29 Nentorit 1944?

shenoje , melune,  ca them une  dhe mos e vur ne dyshim! Ducia e emertoi Saranden Porto Eda, i dha emrin e te bijes.E  nisi punen per ta bere nje port gjigand, por sic dhe e di rrjedhat moren per ters dhe ai ju versul greqise ..! 

Emërtimet i bënte Kont Chiano ..Grava i nderuar .Ja psh në Dardhë ka kujtime si vend turistik .Çfarë emërtimi ka lënë ?

Thone qe ky porti i ri do emerohet Zaho Koka. smiley Di gje ti grave?

Superlativa*, model jahti i bie te jete?

një port jahtesh për superlativa

eshte lloj njerezish, finisterre 

Ju mund të qeshni zotrij . Por në se Ju do të thelloheshit në emërtimin e kalasë si e "Turrës " do ta kishit vrarë mëndjen përse "Turrra " është simbol Kavajot .

Turra do i qëndrojë Kohës ! Nuk ka vendim Qverije ta zhbëjë atë nga Gjiri i luminantëve të demokracisë në ruajtjen e Objekteve të lashtësisë , edhe sikur deti ti ketë përpirë !

Në pritje të lojrave të Baticë- Zbaticave Historike mbetemi me shpresë për Ridaljen e Rilindjen në tokë edhe të qyteteve Ilire të famshme smiley

Rëndësi ka që ato vende të jenë nën Kontroll , për të mos lejuar ndërtimin e Depove n/ujore të mbetjeve radioaktive apo të tjera infektive , siç deshi e lejoi Kryqelbësira sali Qenef berisha Porto Palermon , shpellat e saj si "studio për kuratorët e atij debilit të galerive të Piktorëve të rij "

smiley Me pelqen ky perdorimi i fjales "superlativ." E imagjinoj te perdoret edhe per njerez, psh per nje figure publike apo popullore: "Ai ishte superlativ i vertete ne diten e tij." Apo edhe te bukur: "superlativ, je!" Keshtu pra marrin kuptime te reja fjalet. 

Treshja themeluese, e përbërë nga një kompani shtypshkrimi, e Auer, një bankier në pension, i quajtur Peter Ruckstahl dhe një ish- shef 80- vjeçar i kompanisë Zueblin Immobilien, Franz Hidber,

 

duket trio bindese! kompani shtypshkrimi,thote... pensionista, te rinj, me perspektive..smiley   ku mi gjejne keta pleqte e Krujes per investitore serioze, mor aman...

 

Si djali i një ish- zyrtari të lartë në Tiranë, Kraja kishte kontakte të mira.

Eshte bere ndonje studim se si do ndikoje ky port ne ekologjine e zones? Shkabe? Nuk e di per tjeret por mua s'me shijon fort ideja e nje Durresi apo te nje deti akoma me te ndotur se eshte. 

shpresojme qe mos dali mega-pordh jahtesh, te pakten

jardine, mbi ekosistemin ndikon me se shumti kur njeriu devijon rruget natyrale te rrjedhjes ujrave, shkaterron tre katet e bimesive e pyjeve, shemb majat e larata duke devijuar vershimet e ererave gjat stineve , mbi popullon territorin me gjallesa.Portet nuk devijojne rrymat  detare ..Ato mund te kene ndikim vetem tek prishja e raportit bimesi, zone e xhveshur..!Ky raport kihet parasysh ne ndertimin e nje porti...! 

Jahtet sjellin pare , por dhe ndotjen e gjive portuale .Ky eshte shqetesimi

Kam pare me vemendje, ( per nje te ngjajshem ne gjiun e Sarandes)  nje port jahtesh ne Malaga.Nje territor prej dy tre miljesh dtei ishte krejt i papaster ...Eshte kthyer ne problem.Krejt ndryshe ishte ne pjesen spanjolle, rrembyer anglezet , te Gjiblartarit..Qelibar deti para asaj cope qyteti.." .Baze  detare shtyllave te Herkulit " 

Po biell llafi ke investimet, se portet e jahteve jane thjesht pastrim leku... Para ca kohesh po diskutoja me nje biznesmen norvegjez...Ky zoteria ka hapy dy fabrika per perpunimin e karkalecave te detit karavidheve,frutave te detit nje ne Bullgari dhe tjetren ne Marok. Ky kishte bere percapje te ngrinte fabrike ne Shqiperi ne kohen e Sules por ju vu perpara nje mali i tere burokratik. S'ja kishte ngene robi dhe u largua...Po nuk zgjidhet ceshtjen e prones, nuk keni per te patur investime serioze me tha zoteria, dhe jane shume firma qe jane te interesuara te investojne ne ate vend por qe tmerrohen vetem nga Golgota e pronesise...Po flas per fakte konkrete, firma e tij po detyrohet sot ti nise prodhimet ne Marok te paketohen dhe pastaj transportohen serisht ne Skandinavi dhe shiten, dhe kostoja e rroges ne Marok eshte me e larte se ne Shqiperi ne fakt. smiley Ne vazhdojme merreme me mullinjte me ere nderkohe qe pa nje zgjidhje perfundimtare te prones nuk mund te kete investim serioz.

Në themele u fut një kuti me një gazetë të ditës dhe disa monedha.

 

po pse sfutet edhe copa thonjsh, lesh e qime,  si magji per syrin e keq..smiley

Po pse vetem nji xhanem?

Gjithe ai bregdet I bukur me ngjyra egzotike, nji ato jahte I mungojne, portet ku te ankorohen. Merr ngjyra t'tjera dhe tabloja e piktorit. Najs. 

edhe perkthimet i bejne si syte e tyre.. turp per kete palaco gazete (fotoja e ballines sot: nje p.. pa lesh) - Mapo - tamam Mop (lecke, pacavure) .. http://www.nzz.ch/panorama/ein-jachthafe...

Englantina flet edhe per dergimin e personelit per trajnim nga nje shkolle teknike atje 

Sie hofft auf einen Erfolg des Projekts, das eine Zusammenarbeit mit der Hochschule für Technik und Wirtschaft Chur zur Ausbildung von Fachpersonal vorsieht und Albaniens neuer Strategie für qualitativ hochstehenden Ganzjahrestourismus entspricht.

gjate te ngrenit (te menuse me 10 pjata) Auer e pershkruan bashkepunimin me qeverine si "akt te sikletshem ekuilibri".  

Beim zehngängigen Essen im edlen Fischrestaurant bezeichnet Auer die Zusammenarbeit mit der Regierung als «heiklen Balanceakt».

 

o po mire.., te marrim pak ere mesdhe se na ngeli koka nga serbi e turku.. po industri per ndertim jahtesh, apo harrova, s'kemi takat!

keta zvicerrianet jane figura fare! keta kane dhe nje ministri te marines!
Hajt mo per hajer thote poplli i thjesht dhe pa pretendime. do zoti lejojne dhe ato varkat me pedale, do bejne sevap per fukarane.

o Bard, ku do behet ky porti mo? te bej ndonje hotel gati una...

me kan ngel dhe 3 komente per 2014,prandaj shkruaj ne pm (sa nuk ka ardhur akoma shoqja lenka me fshese ne dore)

konkurenca te porti i jahteve esht me agresivja e sektorit te turizmit, aty luhet parja. per ket pun esht e vetkuptueshme infrastruktura moderne per furnizimin me karburant, ushqime, Sherbimi shendetsor  etj. gjera te nevojshme. Pronaret e jahteve  te blejn rrush e fiq te katunaret qe skan Uj,  blejn   benxin me kova e sapllake, ndersa ruhen nga rikoshetat  e rubrikes"vet e kishte fajin"...

po hajde mo, per hater te shqipes duhet me e besu,  pavaresisht se llogjika ben protest "superlative"...

Si era korrupsion i gjalle vjen kjo marreveshje...nje shqiptar qe ka lidhje te forta me qeverine dhe ca pensionista ne zvicer...etc etc etc...rilindje e korrupsionit

Por nëse “Porto Albania” është një projekt i shkëlqyer apo një dështim, kjo është për momentin e pasigurt

Ama eshte e sigurt qe Porto Montenegro eshte sukses.  Nje nga komplekset rezidenciale e ka emrin "Teuta."  Nje "klecke" te vockel ka Porti, qe bashkepronare jane Rothschilds.

Por kafja me e rehatshme ne gjithe Malin e Zi pihet ne Porto Montenegro.   

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).