Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot shtyrjen me një javë të punimeve të Kuvendit.

Sipas vendimit, seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë do të jetë data 24 dhjetor. Shtyrja bëhet me synimin, për t’i lënë më shumë kohë opozitës për të arritur një marrëveshje dhe për t’u rikthyer në Parlament. Ndërkohë, Parlamenti Europian është angazhuar në rolin e ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës shqiptare. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka marrë përsipër të flasë me palët.

Gjatë takimit me Kryeministrin Rama dy ditë më parë në Bruksel, Fleckenstein ka paraqitur një listë me disa pika, që duhen përmbushur nga maxhoranca për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës dhe futjes së marrëdhënieve mes tyre në një rrjedhë të qetë. Mësohet se është duke u negociuar mes palëve për arritjen e një marrëveshjeje mes maxhorancës dhe opozitës për kthimin e saj në Kuvend, me ndërmjetësimin e një përfaqësuesi të Parlamentit Europian.

Gjithashtu, ka një propozim për hartimin e një projektligji mbi “dekriminalizimin e Kuvendit” brenda janarit, i cili duhet miratuar me konsensus nga palët në 6-mujorin e parë të 2015.

72 Komente

Po e diqkan per natale te krokodili dmth.

Çu ngatëruan për një formulë /pulë a vezë a vezë a pulë ...

Në fakt të vjen pak keq për trimëritë e Palo..es po hajt mo .LulathDathKurbaniBathkisë  u tregu më i zgjut .

Pse kush jam unë pa më njof Ndërkombëtarët ? Jam koneja e babasqapit nuk jam kone dosido !

vesh e mori, kush s'e mori/ pekini masken e corri/ me s'i mbante pete lakrori / dhe gatuan tete pika/ ne kuzhine tek Amerika!

E vendosi Zegna: "profumo di stato" do quhet linja e re, shishja me harte Shqiperie londineze ne sfond.

Varianti per burra, ai i shtrenjti, do kete edhe foton e Ilirit duke i marre ere trendafilit. Sigla: A rose for HIM. Luhet me trendafilin si simbol politik...

Dhe ç'është më e rëndësishmja ..

tek ndërtusit e paligjshëm ndiehet një mirkuptim i admirueshëm .smiley

Shtet or vlla shtet .Pa krokodilë pa protesta , pa ngjala , I njëjtë me përcaktimin e Gjëmbit " Kishte shtet atëhere or tie "

O ta lumça moj Shqipri  / Ç'udhëheqje të madhe nxorre ti ..

kujdes idriso se do na moresh Rilindjen me sysh! 

 

Rradhë të gjata në Elbasan për pagesat e faturave të Energjisë elektrike ..

Shtet or shtet / të ka lezet ..

kush shtet do te shikoje

ne Shqiperi le te vrapoje

do rregull e pasterti

shko e gjej ne Shqiperi

kush don me pa cka a progresi

per Shqypni bileten ta presi 

dhe ta presi vec one-way

disiplin atje do gjej

disipline e rregull boll

me tu duk vetja si ne Stamboll

si n'stamboll e ankara

xhelep e tymjake s'ka

nuk po ka as hajni

bash po me duket gjermani

e ka ba si futurama

ty t'lumt pushka, edi rama!

e pat than q'aj Salia

prindit po ja kalon fmija

tan nji popull po rilind

po shkon ne takim me prind

po shkojn dhe dritat me pague

se perndryshe t'kan sakatue 

ja kur koqet behen dy

vendoset Idrizi n'mes aty

Vjen edhe nje lulush

tip nga ata qe smush

erdh lulushi, erdh lulushi

o e mjera shqiperi

kater vjec e gjys i mushi

vjershetori si ai

mos mer cimo...ky eshte ai kellira nga chicago

dmth ti po thu:

Chicago, qytet me vule

qe nxore lulush hajdune

smiley

 

me teper desha me thone:

Chicago qytet i rralle

nga te erdhi ky avdalle

ver ver gjemon roni

me koke kridhet ke betoni

shtyp surratin prej kartoni

huq ju vete kur qelloni

lulushn e ke burre zamoni

 

po ky kokolepsi c'do valle?

flet si te jete nga nje mehalle

me emo e idrizin e ngrate

dil ore nga ajo govate!

 

 

Ky duket si ata që rrezikonin Partinë me vergje .. smiley DiZident dmth smiley ..O oooooo brinja

Hëna foli apo tjetër kush / jo jam fshur unë në Mullar / më quajnë Lulush / po jam këtu se kullos ca bar ..

Vergje nga të Lulushit që demaskonin Komunizmën në vijën e Gabuar të Mullarëve ..smiley Për inerci të vesit , dhe për inat të Diktaturës  kompozon vjersha edhe me melodi përkundër nipërve të neobllokmenëve që kanë marrë Pushtetin .O ç'na gjeti shokëni .Nga i gjëni ore smiley

Rrofsh o LefTKope se na le kaq kohë pa vërvitur Pampersa . Duket dhe cilësor ky se e paske gjet nga ata " plot frymëzim "....  Hallall buka hallal kripa / përshndetje nga Amerika ...

Flaken nga puna gardianë që shkelin Ligjet e Shtetit . Një gjë nuk kuptoj

Ç'është kjo marrëveshja për " heqjen e njerëzve të inkriminuar nga parlamenti " Nuk i dashkan më Lulin ,Berishën e Palo..en as në parlament smiley Ky është shtet që reformon dhe Opozitën .

Von dukej ,po erdhi Tahiri / Nga kabineti më i miri smiley

Edhe këtu niprit dallohen siç Dalluan etrit  , kur krijuan PD-hin . Hiq nga vetja dhe futja shokëve smiley Asnjëherë asetet nuk duhen lënë në dorë të " armikut "smiley

test 1,2,3... test

E paskën thirr per ti terheq veshin smiley

"Gjatë takimit me Kryeministrin Rama dy ditë më parë në Bruksel, Fleckenstein ka paraqitur një listë me disa pika, që duhen përmbushur nga maxhoranca për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës dhe futjes së marrëdhënieve mes tyre në një rrjedhë të qetë. "

kush shtet do te shikoje

ne Shqiperi le te vrapoje

            VENDE TE REJA PUNE       smiley          

Po pse kush është Basha ? iBerisha ? Na dum të njihemi nga Ndërkombëtarja si e vetmja forcë që proteston kundër Vrasjeve dhe kriminelve çadërpistoleros në Bulevarde ,,. thae Basha .  Këtu ju mblodh Ramës dhe

i pranoi Pikat more Pikat / paraqiRttur nga  rosa dhe rikat

Ai nuk asht iBerisha që dilte në penxhere ..Ai  rinte mbrapa Perdes .

 

o shoku Fleckenstein, po ti marrim 40 gjermane dhe po ti sjellim ne sistemin tone.....

Dmth, situata ka ngecur sepse PD nuk pranon njerezit e Europes per ndermjetesim. PS i pranoi ato qe u caktuan, PD s'ka dhene ende pergjigje dhe afati ishte sot, por i eshte shtyre per nje jave. Pra, s'duan ndermjetesim, s'duan marreveshje. U intereson destabilizimi i vendit, rremujat, mbylljet e bizneseve prej pasigurise, reniet e investimeve, rrenimi i ekonomise, etj, etj.

Me ne fund PD ja  doli me sukses që të fusë në diskutimet e eurodeputetëve çështjen e kriminalizimit të Kuvendit. Për këtë arsye, në një platformë me pesë pika, që i është propozuar palëve për të kthyer opozitën në Kuvend, flitet për një projektligj për dekriminalizimin e Kuvendit. Projektligji duhet të nisë diskutimet që në janar. Mbetet sërish e paqartë se çfarë duhet të përmbajë ky projektligj, por e rendesishme eshte qe elementet kriminal ne kuvend do te ndeshkohen  sipas ligjit.

Po pra por Eurodeputetet i thane ose prano Kukanin si ndermjetes, ose s'merremi me ju, dhe PD s'ka dhene ende pergjigje. smiley Thua te jete e vertete qe po kerkojne destabilizim njesoj si ne vitin 1998 dhe qe u intereson edhe kete here vetem prapambetje dhe trazira, njesoj si atehere?

PO kur bonte Rama ato grevat me cadere ne bulevard e refuzonte te hynte ne parlament ,nuk ishte destabilizim ?

Jane si nata me diten. Ato protesta ishin pas mandatit te dyte te PD, pas zgjedhjeve qe ata s'i kishin pranuar dhe kishin kerkuar te hapeshin kutite por ishin refuzuar. Ndersa keta edhe e pranuan humbjen e zgjedhjeve, edhe kerkuan protesta nje 3 jave pasi qeveria erdhi ne pushtet. PS pasi pranoi humbjen ne 2005 nuk beri thirrje per protesta e per acarime deri pas 2009. Madje, ne 2011.

Natyrisht se po te pranohej humbja Rama duhej te dorehiqej .

dhe po te hapeshin kutite dilte qe Sala kishte vjedhur. Perndryshe mund t'i kishte hapur, sic i hapi per bashkine fet e fet.

era shtet ka lezet  ka ngelur vetem “dekriminalizimin e Kuvendit” dhe yxhym te gjithe ne Parajsen e parfumit

Cdmth kjo dekriminalizim i kuvendit?

Pse po pvet ? Nuk e ke pavur tie ? Doli nga Koferenca në Pikën që do fliste Rama për " arrestimin e figurave të larta "

Nuk rrij ma unë or tie, se nuk bajn shaka ata ..thae smiley

A thua ta beje kete gabim pd dhe te futet ne kuvend?  a korritet maloku bre?

Maloku kuazi ja arriti qellimit qe kishte...marreveshje politike me ndermjetesim nderkombetar. Ka muaj qe e artikulon kete kerkese, ndaj del fitimtar.

e keqja e gjithe kesaj strategjie eshte fakti qe PD po zbaton ne perpikshmeri strategjine Rama kur ishte ne opozite, dhe gjasat jane qe te funksionoje...ne 2016 pritet te mbyllet cikli ekonomik dhe ka nje krize globale ndoshta edhe me keq se 2008, ndaj Shpresoj qe ne keto dy vite qe kane ngelur deri ne fushaten e ardhshme politike te fillojne te ndertojne edhe njje program politik se cfare do bejne kur te marin pushtetin ne 2017.

Kerkesa e bashes per dekriminalizim te parlamentit u be me muaj me pare, dhe rama i tha menjehere "po", ia dhjeu ne vend, dhe basha u pergjigj "s'e thua me sinqeritet, e thua sa per sy e faqe", lol, sepse donte vetem ta zgjaste deri ne kete pike qe te tregonte se po kthehej ne parlament prej europes, jo se s'ka ku mbytet tjeter smiley

Ky bojkotimi i parlamentit eshte bere si praktike normale tani. Kot e lene hapur. 

Kjo gje nuk ka fare lidhje me nje politiken. Te baraktisesh dhe te vish ne parlament se i teket cave qe bejne cmos te marrin votat ?

Ky muhabet eshte ca si pacavure me duket ....nejse nuk eshte faji  i tyre kur nuk ka kerkese llogarie ....me e pakta :

Sa ore pune je duke punuar ti i dashur deputet ,qe te marresh leket nga taksapaguesit ?

Ketu nis kerkesa e llogarise. Por nuk e ben njeri ate gje

fare pak nga puna e politikaneve ne Shqp. mendoj une, ka lidhje me politiken.
Kjo braktisja i ngjan sherrit te fmijeve qe zihen per nji loder dhe qe n'fund pajtohen me nderhyrjen e prindit.
Si popull do i kerkoja llogari deri ne 1 sepse tek e fundit voten dhe rrogen nga taksat e kane marre per te zgjidh probleme dhe jo per t'u zgerlaq kafeneve. Po per te qene i sinqerte deri ne fund bindja ime eshte se dhe kur jane brenda ne parlament, koha shpenzuar per miratim, analize dhe amendim ligjesh eshte fare e vogel krahasu me kohen qe kta dembela harxhojne per llafe pazari, tallje e ironi pabukse. Po nga ana tjeter ke nji popull sylarush qe i "mirkupton" persa kohe kta jane lojtare te skuadres se vet. Kta jane ata te parimit "dhe pa drita rrime..."

Sa ore pune je duke punuar ti i dashur deputet ,qe te marresh leket nga taksapaguesit ?

Ke te drejte, por teknikisht, ora e puneve te deputeteve nuk matet me sa kohe rrine ne parlament, por me kohe presin njerezit ne takime. nje deputet normal duhet te hape nje zyre e te prese njerez cdo dite per tete ore ne dite, pervec kohes kur eshte ne parlament. Me e pakta, duhet te kete dike ne zyre per te regjistruar kerkesat e njerezve. Problemi eshte qe shteti s'u jep zyra secilit, dhe ata nuk paguajne ambiente me qira nga xhepi i vet. Kjo eshte nje e mete e sistemit, hakshe-hakshe, jo e deputetit.

 

....sot ne mbledhjen me aleatet Basha tha se;"Nuk jemi ne dhe nuk kemi qenë ne për asnjë çast pengesa, por pengesa kanë qenë ata që thoshin fillimisht se nuk e dimë se çfarë kërkon opozita, pastaj thonin ia kemi plotësuar kërkesat opozitës, por që shpresoj sot, të përballur me solidaritetin midis së majtës dhe së djathtës europiane, për të ndalur praktikat e keqqeverisjes parlamentare dhe asgjesimit të mbikqyrjes parlamentare, përmes shkeljes së Kushtetutës dhe angazhimit të muskulit kriminal në Parlament, do të reflektojnë, shpresoj të reflektojnë, u bëj thirrje të reflektojnë. Topi është qartësisht në fushën e tyre"

Po ende nuk dihet se cfare do opozita. Sepse dekriminalizimin e parlamentit Rama ishte gati qe ne fillim, dmth, heqjen e deputeteve si Arben Ristani, njerez qe kane qene denuar per korrupsion. Bashes nuk i pelqeu qe i tha "po".

Thone qe opozita ka kerku dhe papagallin.

Vetëm pensionistët e Qelepidhzës  mund ta kuptojnë çfarë thotë Lulthim dath kurban i Bashkisë . E morëm vesh që është dimër dhe do reflektor , po për problemin Çfarë kupton me praktikat e mbikqyrjes dhe keqqeverisjen ..Parlamentare smiley

Mirë që ka guximin i përnderti Grande Kaka që dhe e poston e nuk e lexon çfarë thotë i vluari i tij , Po kot për qejf tat Grande  : - ka rob none në gjuhë të huaj ta kuptoj këtë ?

Mbylljani squpin papagallit se po lë nam me Gomarllëqe . Është bërë kandidati Nr Një për postin e rrjedhjeve psikike tek PPU . Po thuj o Njente Kapo

Hajde tek PPu  dhe futja se kemi edhe " Pa Censurë "ku kundon Alba me zamete "  ose s'prish punë  ....Gjëmbi e lexon smiley

deputete qe hapin zyra per te matur hormonet e vajzave te mitura
 

Mooossss, do ngjiten plehrat e Shqupit ne Foltore? Do degjojne femijet Shqiptar budalleqet e Gjyshi gojendyrit ne te TV live???? Shume keq se i kishin ra veshet rehat popllit te shkrete per kto 6 muaj. Fat me te madh se te ndejtmit jashte nga Parlamenti smund ti bote atij veni Cuni Sheqeres.

per cer dekriminalizimi flasin Pedeistat kur Shqupi eshte strofulla e krimit me te dy krietaret faktor per vjedhje ne sasi te medha Tek rruga e kombit dhe vrasje e plagos je qytetaresh ne 21 janar? Shqupi eshte vatrA e krimit politik e ekonomik keto 20 vjet.

Te futen derrat ne stalle. 

S'na e merrte mendja kurre

Parlamentin vec rremuje

Per dy grushta dhe nje shpulle 

Pllaqisur mbi ate " tulle "   

          

     Parlamenti, si nga hera

    I mbushur plot me boksiera

    Sala i quan gangstiera

    E te tjera  ...e te tjera

              Diten qe kerciti  shpulla

              Mu si cekici mbi tulla

              Hop ne kembe ata burra

              Perjashta e gjithe shpurra

     Parlamenti u gjysmua

    Nga e djathta as burre as grua

     E mengjera u gezua

    Politike ..lum e perrua! 

         Punet po ecin " perpjet" 

        Gogesin mileti shkrete

        S'di se cili ka te drejte

        Nga dy qen,  ne nje gavete

                  N' opozite duket " mbare " 

                  Kukulojne dy te pare

                 I hyne Evropes mbare

                 Dikur kurves e sot kumbare 

                          Dhe Evropa e cingerisur

                          Nga ky xhins i tojbetisur

                           Aqe shume e kan bezdisur

                           Sa qe i ka lanetisur

                           Katandisur , thes i grisur....!                            

                                        Ps.Pershendes emon dhe Ronin...! 

 

    

    

Futuni tu rrahin prap rilindasit se aq karakter keni ju.

"Kreu i PPE përgënjeshtroi Ballën

Kryetari i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber përgënjeshtroi deputetin e PS-së, Taulant Balla në deklaratën e tij se PPE vlerëson që kushtet e opozitës janë pranuar nga qeveria.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e selisë blu, Oriela Nebijaj tha se "Abuzimi dhe mashtrimi publik si tipar i Edi Ramës, u shfaq edhe me përpjekjen e tij për të deformuar deklaratat e kryetarit të PPE, zotit Weber. Një akt skandaloz e i paprecedentë, kur një kryeministër përmes zëdhënësit të tij tashmë të cerfifikuar si shpifës, shtrembëron, manipulon një bisedë, duke u rrekur të ndërtojë një realitet që nuk ekziston. Kjo e ka detyruar z.Weber të përgënjeshtrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës".smiley

Kryetari i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber përgënjeshtroi deputetin e PS-së, Taulant Balla në deklaratën e tij se PPE vlerëson që kushtet e opozitës janë pranuar nga qeveria.

O Kapoband!

Do beje mire te na sillje pergenjeshtrimin e zotit Manfred dhe jo deklaratat e shpifura te zockes se PD-se. PD-ne nuk e beson kush, prandaj behu me serioz te pakten me anetaret e ketij blogu.

 

Shkruan Peshtymorja panorama ...smiley

Opozita riftutet ne parlament

Urime!!!

Nje opozite e denje per nje vend qe ka statusin e kandidatit.

Urime z. Basha!

Urime vellezer opozitare!

smiley Palo*ja ka thone qe vetem marionetat e bijve te eterve do te futen ne kuvend perpara 24 Dhjetorit!!!

Eshte opozite konstruktive o Bame!

 

me 25 bie qeveria.

Kot e keni shtyre , mandatet do i djegin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).