"Tv Klan" ka raportuar se Mimi Kodheli ka shpenzuar plot një miliard lekë për rinovimin e zyrës dhe ambjenteve të stafit të saj të ngushtë, përfshi infrastrukturen e rrjeteve dhe tualeteve.

...

Përveç shpenzimeve debati është fokusuar edhe në procedurat ligjore që janë ndjekur për tenderimin e këtyre investimeve. Kodheli akuzohet se përcaktimin e firmës fituese e ka paracaktuar me një variant tenderimi që sipas ligjit të prokurimit publik, bëhet vetëm në rastin kur bëhet fjalë për tenderime me objekt strategjik, dhe kur produkti mban një rëndësi të veçantë dhe përmbajtje sekrete.

Detajet në Respublica

43 Komente

Tv Klan" ka raportuar se Mimi Kodheli ka shpenzuar plot një miliard lekë për rinovimin e zyrës dhe ambjenteve të stafit të saj të ngushtë, përfshi infrastrukturen e rrjeteve dhe tualeteve.

po tani shume mire ka bere Mimicka se helbete do te vije era shtet jo era hale

Aq i harxhoi Berisha me nje makine te blinduar pa permendur vilen luksoze ne bregdet qe ishte vetem per te pushuar surrati i tij, ku vetem nje kolltuk firmato bente me mijera euro. Mire bejne qe i mirembajne ndertesat qeveritare se eshte turp te shkosh ne ministri e te shohesh me banja cope cope apo suva qe bien.

Aq me keq qe i ka shpenzuar edhe Berisha...

Banjat e ndertesave shteterore, keta te sales ishin mesuar t'i gjenin duke ndjekur eren, s'kishin nevoje per shenjen "tualet" tek dera. dhe nuk u dukej dicka jo-normale, sigurisht. lol Sigurisht qe mirembajtje te tilla baze ne ndertesa aq te medha shkojne shtrenjte. ense 1 milione dollare jane shume apo jo, kjo zbulohet duke bere krahasime. po dhe hale te qelbura si ne kohe te xhaxhit, nuk mbahen. jemi ne vitin 2015

Qe t'i japim pak kontekst, ish-ministri i Mbrojtjes u akuzua per tendera me prokurim te drejteperdrejte, 1.2 milione euro per reklama ne mediat pro-qeveritare, nder to TV-Klan. Prokuroria e mbylli ate ceshtje. 

Per rastin ne fjale:

Kodheli akuzohet se përcaktimin e firmës fituese e ka paracaktuar me një variant tenderimi që sipas ligjit të prokurimit publik, bëhet vetëm në rastin kur bëhet fjalë për tenderime me objekt strategjik, dhe kur produkti mban një rëndësi të veçantë dhe përmbajtje sekrete.

Sipas Ministrise se Mbrojtjes:

Zhvendosja e Ministrisë së Mbrojtjes nga godina në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në garnizonin “Skënderbej”, solli domosdoshmërishinë dhe nevojën për përshtatjen e ambienteve nga një godinë e planifikuar si institucion arsimor, në zyra të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në zbatim të nenit 6, të ligjit 9643, të vitit 2006, të Prokurimit Publik, të ndryshuar në VKM. Nr. 121, të vitit 2009, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, konsiderohen objekte të klasifikuara. Ndaj, bazuar në legjislacionin e lartpërmendur, procedurat e tenderimit për objekte të kësaj natyre janë të përjashtuara nga prokurimi i hapur publik. Megjithëse bëhet fjalë për punime që kanë lidhje me sigurinë kombëtare dhe informacion të klasifikuar, Ministria e Mbrojtjes ka miratuar rregulla proceduriale prokurimi që respektojnë parimin e barazisë, konkurencës dhe mosdiskriminimin dhe njëkohësisht garantojnë ruajtjen e informacionit të kalsifikuar gjatë zhvillimit të procedurave dhe realizimit të kontratave.Megjithëse këto kontrata janë të klasifikuara, përzgjedhja e operatorëve ekonomikë fitues është kryer sipas një procedure të rregullt ligjore, duke i’u referuar buletineve periodike të njoftimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik. Për këtë ka pasur një standard për seleksionimin e operatorëve të cilët, kanë realizuar punime të kësaj natyre edhe më parë. 

Fillimisht janë përzgjedhur 17 operatorë ekonomikë, dhe përzgjedhja e 3 operatorëve ekonomikë, të cilëve i’u dërgua ftesa për ofertë është bërë në mënyre rastësore. 
Për përllogaritjen e fondit limit, Ministria e Mbrojtjes është mbështetur në manualet e miratuara me VKM nr. 568, datë 27.06.2013, “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre”.
Me vlerën 38 milionë lekë është ndërtuar rrjeti i klasifikuar, rrejti kompjuterik dhe elektrik për të gjithë Ministrine e Mbrojtjes. 
Ndërsa 48 mln lekë do të kushtojë rikonstruksioni i 4 kateve të MM (përfshirë tualetet të cilat kanë kushtuar vetëm 8 milionë lekë për të gjithë ministrinë), vlerë kjo e përafërt me 1.6 milionë USD që ka kushtuar rikonstruksioni vetëm i fasadës së jashtme ne vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

 

Me siper deklarata e Ministrise se Mbrojtes ndaj kronikes se TV-Klanit. Ligjerisht duket se Ministria eshte e justifikuar per prokurimin jo-publik.  Praktikisht per shumen e harxhuar nuk e kam idene sa kushton ne realitet rikonstruksioni.  

 

38 milone leke rrjeti elektrik dhe IT per nje ndertese te madhe kater kateshe dhe 48 milione leke per punime te tjera rikonstruksioni jane asgje Monda. Nese do kishte ndonje te dhene me teper, si psh sip totale etj mund te sqaroheshim me mire, po sidoqofte 86 milione leke ose afersisht 750.000 dollare per rikonstruksion ministrie jane asgje. Koqet qe nuk e kane idene mund te thone c'te duan. Po ja fusin kot pa pas idene e kostove hic.

Leri teknikalitetet Monda. Si te duket shuma e shpenzuar per punimet qe jane kryer?

Nje katunar shqiptar nuk ja thote shume per rregullat e tenderave, por llogarite e thjeshta di te beje, biles edhe kur nuk di matematike.

Po sinqerisht qe s'e kam idene.  Se s'e di psh per sa tualete behet fjale.  Thuhet se jane harxhuar 8 milione per tualetet.  

Une do e shikoja ndryshe, a eshte urgjente rikonstruksioni i MM sidomos ne nje kohe te tille ku po merren masa shtrenguese gjitheandej e ku qeveria thote qe s'ka leke. 

Vec te kene paguar faturen e dritave, pa cdo gje tjeter rregullohet!

Gjysma e shpenzimeve ka shkuar per rinovim (te brendshem) te nje dore zyrash pune - te ministres, zvendesministrave etj. Nuk jane rehabilituar ambjentet ku behen pritjet zyrtare.

Per kontrast, te njejten shume ka shpenzuar CEO i nje nga bankave te medha ne US, Goldman/ Merill per rinovimin e zyres se tij, te cilit ju desh me ble tapete te ralla persiane me e arrit ate shume. U be nami ne shtypin amerikan athere mbaj mend.

 

 

 

Kot te flasim por duke mos ditur ne c'gjendje kane qene zyrat, s'gjykojme dot per shpenzimet apo jo? Une s'e dija por ajo qe solli Monda thote qe jane zhvendosur zyrat nga Ministria ne mes te Tiranes tek kazermat. Kam nje pershtypje qe zyrat qe kane gjetur atje nuk kane qene ne gjendje aq te mire.

Qe ta kuptosh Gjembi:

Me ate shume ne US mund te ndertosh, nga themeli, nje nga ato vilat qe shiten $3M. Ne Shqiperi 4-5 nga ato vilat e Gerdecareve.

Nejse ky eshte muhabet pa shije se nuk prish a ndreq gje $1M i Mimit.

Fjala, une s'po mbroj Mimin. Nuk e di per ty por une s'mund te bertas "abuzim" pa ditur ne c'gjendje ka qene godina e kazermes, sa zyra jane rregulluar e cfare eshte bere. Me logjiken tende qe me aq dollare behet vile ne Amerike jam dakort, por ne s'dime faktet.

E ke te detajuar ne artikull cfare eshte restauruar dhe sa ka kushtuar secila. Per pjesen tjeter, edhe sikur foto te gjendjes se godines te kishte artikulli, prape nuk do kishe kuptu gje sepse nuk ke idene se sa kushtojne punet.

Me siguri e ka cikur Pjeri te VQ kete teme.

 

Mimi qenka nikoqire. Ter ajo pune per vetem nje melon? 

Eshte bonusi i fundvitit per tejkalimin e objektivave.  Kushedi cfare dhurate do mari Tahiri.

Me thuaj c'nevojtore ke, te te them cili je !

Qenefi tv klan, s'mun te kete tager me komentu tualetet. smiley
Mutin qe kane hanger tvklani dhe Ben Imami, s'e shkarkojne dot ne tualete e rregullume te Mimit.

Mbase i ka bo antinukleare

Te dhjesin shoket e shoqet rehat neper ministri .Gje e shkelqyer . Me kujtohet kur ishte sali Qenef berisha ne Presidence njehere ne jave viheshin " ndalim afrimi "  reth e rrotull Presidences pasi bllokoheshuiin Halete .Vetem saliu nuk mungonte ne pune cdo dite .

une skam per t'i kuptu najhere kta njerez qe u ka ngel ora ne 1960. Se 1 milione dollare jane 100 milione leke, jo 1 miliard.

po pse iu del koha me shku ne banjo ketyre?

He mer se do hane te gjithe, ate pepara, keto, ata mrapa, e keshtu me radhe. Pse behet gjithe ajo lufte per pushtet? Puna eshte te bejne ndonje gje te hajrit, pa "pjesen e vet" do ta marrin te gjithe sidoqofte.

Mos merziten shoket dhe shoqet antikomuniste .Qeveria e re e Neobllokmeneve ka ne plan ne cdo shtepi antikomunisti te nderroje halete .Do tu hiqet njehere e pergjithmone era e sqapit berisha jo vetem nga Institucionet . Do dhisni rehat ! Edhe koha per ta fshire bythen me Gazeten rilindja Demokratike do kete kaluar smiley

 

E çuditeshme, ketu ka me shume komentatore nga USA smiley si duket mendojne se jane dollaret e tyre smiley

Po dallaret e kujt jane mer xhaxh? 

Dallaret e Belxhikes? smiley

Po tonat jane mer babe, tonat!

Hahaha! 

Mimi, the weakest link! smiley

Ah mer gjona t'trasha! 

A nuk po qyrni mer gjedh, qe as Sala me banditet e vet nuk po i mshojne Mimit si ma pare? 

Ah mer gjedh, mer gjedh. 

P.s.

E mire eshte e? Si stamolleshe! smiley

Merakun e kam nese Mimi ka marr ndonje pare per vete, pa zyrat rregullohen heret a vone, por xhepat duhen mbushur ne fillim...
Jepi Mimi, mos u trego e turpshme... serozisht! smiley

e mire, keto jane hapat qe duhen marre per te dale nga gropa ekonomike qe trasheguam, hapi tjeter eshte ti hypim njerezit neper vaporra

Po lixhin, lixhin bre, e ka shkjel qo apo iioo? smiley

 

Vaporret u provuan dhe paten sukses ..rapadam rapadam rapa dipi diopa e ding dongu shkoi ke Europa

Me avione u provua qe nuk kemi fat ... rapadam rapadapa dipi dopa avionit ju cpua rrota .

Tani kemi proven e nedetses ... ishalla nuk i zihet fryma dhe mbytet se prape do kendojme ..rapadam rapadam rapa dipi Lymat ..e nendetses ju zu fryma smiley

O admin o kopuk ..( jo sharje smiley  Ku i peshkon o tu befte dita Njemije . Drite tu befte !

Po vjen Vit i Ri dhe megjithse ke peshkuar Perla per Vitin qe shkoi mundohu per vitin tjeter .Po nuk gjete kaq cilesore , nderroju Nikun smiley

Diell e paci !

Une jam taksapagues shqiptar per vete dhe me ben pershtypje qe per qenef u harxhokan kaq shume...argumenti se saliu ka bere me keq eshte thjesht perforcim i filozofise qe jemi kunder korrupsionit per aq kohe sa nuk jam duke e bere une...ndaj atij qe nuk i ben pershtypje apo e justifikon me saliun, eshte thjeshte nje njeri i ndershem dje se nuk kishte gje ne dore, e nje hajdut i paskrupullt sot qe ka pushtet...rilindje!

Mender llafit me flamur amerikan nuk mund te jesh takasa pagues shqiptar . Ose qahu dhe ti si LlamBaxhiu me treqind fjamure si gabim teknik i faqes .smiley

Dhe ne se do te futesh ne muhabet pa habitore ..se pari dhe se fundi duhet te mesosh se Institucionet kane Fonde per Investim etj dhe per Sherbim ( riparim - mirmbajtje ) Lexo V....Q...

Tani ne se ky fond eshte tejkaluar edhe si vlere apo ka kaluar ne menyre te jashteligjeshme nga nje ze ne tjetrin  , mundet edhe zotrote  ti shpervjelesh buzet me cqeTesim te Modh mer jahu ..per ndershmerine dhe korrupsionin .

Babasqapin tat askush se ka akuzu pse ka shpenzu brenda Ligjit por per "projektin Berisha " pa asnje Llogjike ekonomike e vetem Vidh te Vjedhim e gropat e Halese qe la pas.

Me thashetheme dhe me deklaratat e Grindavece Dumes dhe Topat e makines Mutit qe vervit LefTKopeja e  Babasqapit nga SHQP- popullore... jone Fo durnjaja .

Jo per gjo po ti vje dhe si i habititur me jahu smiley

Mender me than qe po i kthej pergjigje hales se peshkut, jam me pushime ne amerike por taksat i paguaj ne shqiperi aqsa ti ske paguar gjithe jeten si lavapjates ne amerike...ik pirdhu tani

me 1 meleone dollaro mund ta kishim mbajt Rondon dhe 4 ndeshje e gjys me shume kurse Lesterin per 2 ndeshje... smiley

   Ky rast tregon katandisjen e shtetit, ku cilido qe hypen mbi nje karrige, kujton se prapanica e vet ishte e domozdoshmja!Un them se ne se kjo eshte e vertete, kjo duhet konsideruar nje palo shaleshurre, qe duhet te shkoje ne burg per shperdorim te detyres.Ne nje vend ku llaftarisemi kur degjojme jo varferi por mjerim ore njerez, mjerim te mijera  familjeve te cilat i ndihmon here fiksi e ngandonjehere edhe Zoti, por asnjehere shteti, kjo langaraqe na qindiseka halen ! 

Sistem qe i duhen vene trupilat! 

Ka lezet me shku ke ministria mbrojtjes tashti...jo po do e mate si kryeministrin e Sales, qe kur robve u vite me shku ne banje, shkoshin ke parlamenti. Kuptohet, vec Sals, qe e kishte bo banjen e vet si me qen bunker...(i keni parasysh ato bunkeret wc) ene knoqej...nihem si n shpi teme, ja bote

S'kane faj. Durresi ishte nga vendet me te mira per plazh dhe ne kohen e Berishes u be i pabanueshem, s'po vinte me asnjeri per plazh apo per te jetuar, ngelen 10.000 shtepi pa shitur. Tani e dine qe qeveria eshte funksionale dhe po i kerkojne te marre masa, sepse e dine qe fjalet e tyre nuk po shkojne me ne veshin e shurdher te nje antiamerikani qe ka fyer cdo ambasador te SHBA-ve.

po cfaj te kene, kane mar plehrat rruget po zejne detin. tu ik robt nga syte komet me autobuza. turp.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).