"Tokë e xanun" ironizohet rëndom, por e djegur është ajo sa më s'bën!

Ndoshta nuk e dije kaq të thellë "gropën" a ndoshta...

Diku në një cep të kësaj toke, në një zyrë pihej raki e cigare, e punohej thua... deri në djersë!

Një kat më poshtë dëgjoje: Ato dokumenta kanë qenë këtu, ndryshe këto të tjerat nuk do ishin, por ku janë tani, nuk e dimë. Do ju duhet t'i bëni nga e para! (procedurë kjo që zgjat një durim perëndie për t'u përballur me djallin e shumëfytyrtë mbi shpatulla humanoidësh)

Ca më tej, me intelektin e një njeriu nga ata të epokës së gurit, një tjetër, pandroje do të shqiptonte: Vetëm pardje i grisa dhe i hodha formularët me idenë se s'do trokiste më njeri për t'atillë kërkesë, nuk mund të ndihmoj, skam më formularë!

 Jo shumë larg prej aty, një zonjëz e vockël fare në kontraditë me një zotëri po aq të vogël i sorollasin ata që trokasin në dyert e tyre nga njëra tek tjetra si të jenë pëllumbi postier!

Diku më larg një çati e re ngrihej, që fëmijëve t’mos u lagej dërrasa e zezë ku shkronja e parë dhe e fundit që do shkruajnë është shkronja “F” sepse mbi fushën ku luanin dikur, sot qëndron një çati!

Nga një zyrë, një vulë ishte larguar drejt një majëmali, mesiguri, për të zhdoganuar boren e parë.

Tokë e djegur nën këmbë dhe kura nuk është traktori i xha Selmanit me plugun njëveshësh e 90pond i thellë që do të varroste disa guralecë, duke anashkaluar "shkëmbinjtë" të cilët nuk ke ç'u bën edhe për faktin se i ka vendosur babai të jenë aty.

Duhet menduar për shiun, jo për plugun, i cili do mbulonte hirin por s'do largonte djerën e kësaj toke. Duhet menduar seriozisht për shiun!

Ah, sikur të bjerë shi, qoftë dhe për të lagur cigaren... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).