Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një reagimi të postuar në rrjetin social Facebook, e ka quajtur “rrenc” dhe i ka propozuar akademik Rexhep Qosjes që të shkojë tek psikiatri.

Mustafa, në postimin e tij, i ka bërë me dije Qosjes se gjatë periudhës së paraluftës, në kohën e regjimit të Milosheviçit, periudhë për të cilën Qosja edhe e akuzon, ai është detyruar të dilte në ekzil pikërisht nga ai regjim, ndërsa thotë se Qosjen nuk e shqetësoi askush dhe ai qëndroi në Prishtinë gjatë gjithë kohës.

“Rexhep Qosja qenka tmerruar katërmbëdhjetë herë që unë jam zgjedhur Kryeministër dhe që Z. Thaçi ma ka dorëzuar detyrën. Herën e pesëmbëdhjetë Qosja le të shkojë te psikiatri. Regjimi i Millosheviqit më ka ndjekur me padi penale dhe fletëarrest për cenim të integritetit territorial të ish Jugosllavisë dhe jam detyruar të dal e të jetoj 9 vite në ekzil, e Qosjen nuk e ka prekur askush në Prishtinë. Një rrenc i madh, si Rexhep Qosja dhe vetëm një mendje e degjeneruar si e tij, mund të prodhoj vrasës, armiq, ashtu siç kanë prodhuar njerëzit e UDB-as jugosllave, e sigurimit shqiptar. Me këtë logjikë Qosja kallte Shqipërinë në vitin 1997, dhe vazhdoi të sulmojë Ibrahim Rugovën e çdo bashkëpunëtor të tij. Kur shoh se sa i tmerruar është Qosja, mburrem dy herë më shumë që unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse nuk kam asgjë të përbashkët me te”, ka shkruar Mustafa.

Reagimi kaq i ashpër i Mustafës ndaj Qosjes erdhi pasi ky i fundit shkroi këto fjali për të:

“U TMERROVA

U tmerrova të premten më 12 dhjetor, kur ish kryeministrin e Kosovës në detyrë, Hashim Thaçin, e pashë duke ia dorëzuar kryeministrinë, në tepih të kuq, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

A e dinte Hashim Thaçi se kujt po ia dorëzonte kryeministrinë e Kosovës?

A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte kryetar i Qeverisë së Prishtinës në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit!

A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte Ministër i Qeverisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 1989 e urdhëroi milicinë që të shuante tubimet protestuese të studentëve dhe të rinisë shqiptare, me ç’rast u vranë 32 protestues dhe u plagosën 70?

A e dinte Hashim Thaçi se kryeministrinë e Kosovës po ia dorëzonte njërit prej vrasësve të protestuesve shqiptarë, që po kërkonin Kosovën republikë?

A e dinte Hashim Thaçi se asnjë shtet i dinjitetshëm evropian nuk i bën kryeministra vrasësit e atyre që mbrojnë popullin prej dhunës së pushtuesit?

U tmerrova kur në Kuvendin e Kosovës u dëgjua se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës iu dorëzua Isa Mustafës, partia e të cilit s’ka lënë mjet propagandistik pa përdorur me qëllim të komprometimit politik, moral e kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë Luftës e pas Luftës!

U tmerrova kur mendova se, paraardhësja e FSK-së, UÇK-ja, që u çua në luftë kundër pushtimit serb, kundër regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, dhe shqiptarëve që ishin vënë në shërbim të tij, ndër të cilët ishte rreshtuar edhe zyrtari i lartë, Isa Mustafa, u tmerrova pra kur UÇK-ja e lavdishme iu dorëzua armikut të vet të dikurshëm, Isa Mustafës.

U tmerrova kur mendova se ish përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, harroi se në këtë mënyrë po fyente rëndë UÇK-në e Luftës dhe po fyente rëndë Forcën e sotme të Sigurisë së Kosovës!

U tmerrova kur kryeministrin e porsazgjedhur të Kosovës, ish zyrtarin e Millosheviqit, Isa Mustafën, e dëgjova të thotë se detyra e parë e Kuvendit të Kosovës dhe e Qeverisë së tij është miratimi i ligjit për gjykatën e veçantë të Kosovës!

U tmerrova kur mendova se Hashim Thaçi duarhapur ia dorëzoi fatin e komandantëve të UÇK-së, në të vërtetë të krejt UÇK-së ish zyrtarit të Sllobodan Millosheviqit, kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Isa Mustafës,

U tmerrova kur e dëgjova fjalimin programatik, mashtrues, të Isa Mustafës, në Kuvendin e Kosovës, në të cilin asnjëherë nuk e përmendi fjalën Shqipëri! Dhe si ta përmendte? Shqipërinë e futi shumë lehtë ai në thesin e tij politik me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Bullgarinë – si vende të rajonit!

U tmerrova kur disa zyrtarë e jo zyrtarë i dëgjova duke thënë se Isa Mustafa s’duhet të jetë viktimë politike e jetëshkrimit të vet antikombëtar në kohën e terrorit më të madh të Millosheviqit!

U tmerrova se si të gjithë këta gojëtarë u pajtuan me viktimizimin politik të Fadil Hoxhës, të Veli Devës, të Xhavit Nimanit, të Ismail Bajrës, të Azem Vllasit e të shumë udhëheqësve të tjerë shqiptarë, që Milloshëviqi i qiti edhe prej Lidhjes së Komunistëve, sepse po trajtoheshin si nacionalistë shqiptarë, por s’po u pajtuakan me viktimizimin politik të zyrtarit të përkushtuar në regjimin e Rrahman Morinës, domethënë të Millosheviqit, Isa Mustafës!

A ka parimësi në gjykimet e këtyre njerëzve dhe a ka drejtësi në gjykimet e këtyre njerëzve?

Dhe, a mbrohet dinjiteti politik e shtetëror i Kosovës me gjykime të tilla? Jo, natyrisht.

U tmerrova kur mendova se asnjë anëtar i udhëheqjes së PDK-së dhe, sa më duket, asnjë anëtar i PDK-së, nuk e ngriti zërin kundër kësaj dhurate politike, fyese për Kosovën, që Hashim Thaçi ia fali Isa Mustafës!

Do të pajtohesha që çdo anëtar i LDK-së të bëhej kryeministër i Kosovës, por dinjiteti politik dhe shtetëror i Kosovës më bën të vendosur të mos pajtohem që kryeministër të jetë ish zyrtari i Rrahman Morinës, në të vërtetë i Sllobodan Millosheviqit, Isa Mustafa.

Ky njeri ia ka kthyer shpinën Kosovës në ditët më të rënda të popullit të saj shqiptar; ia ktheu shpinën Bllokut politik me të cilin gjatë gjashtë muajve shqiptoi aq fjalë komprometuese për PDK-në, kryetarin e saj dhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

A mos mendon Hashim Thaçi se ky njeri që ia ktheu shpinën Kosovës në ditët e saj më tragjike, që ia ktheu shpinën Bllokut me të cilin bëri betejë gjashtëmujore politike kundër tij, mos mendon, pra, Hashim Thaçi se ky njeri zëvendës i të cilit ka pranuar të bëhet, pas të cilit do ta shohim tani e tutje, s’do t’ia kthejë shpinën edhe atij.

Hashim Thaçi kishte zgjidhjen e dinjitetshme: kishte Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtin, por Hashim Thaçi, sigurisht i këshilluar e i ç’këshilluar qysh s’duhet, u deklarua për zgjidhjen fatale!

Ai e harroi një të vërtetë që s’do të dëshiroja kurrë ta harronte: rënia e mjerë e zhvlerëson ngritjen e lavdishme!

Jam i tmerruar sot kur po i shoh të heshtur ish të burgosurit politikë, veteranët e Luftës, invalidët e Luftës, studentët e Universitetit Publik të Prishtinës – pasardhësit e studentëve të lavdishëm të vitit 1981 – të gjithë ata që Kosovës, me luftën e tyre çlirimtare, ia kthyen nderin e dinjitetin e humbur. Mos këta të merituar mendojnë se misioni i tyre ka marrë fund në vitin 1999?

Mos këta të merituar pajtohen me identitetin e tyre të sotëm – të ndryshuar!

Kam drojë, kam shumë drojë se këtë tmerrim do ta marr me vete përgjithnjë!”

32 Komente

ne nje  teme te meparshme ku shkruhej per formimin e qeverise se kosoves,shkruajta te njejten per kete mustafen.  duket edhe nga fizionomia qe eshte bicim spiuni.

po edhe serbet te forte qenkan ama!   sa hoqem berishovicin ne shqiperi,vune mustafovicin ne kosove!

sidoqofte qosja eshte BURRE. pavaresisht se mund ta akuzojne per komunist apo ku une se cfare,nuk ja mohon dot njeri se eshte thellesisht shqiptar.   une shikoj se reagimi i tij vjen vetem per shkak te atdhedashurise.  nuk mund te heshte kur shqiptaret drejtohen nga esatpashiste.

Lexo per burrerine e Qoses, cfare shkruante per vdekjen e Titos ne vitin 1980!

http://www.albeu.com/kryetitull/ja-cfare...

Gjyko vet per burrerine e tij...

 

Shkrimi i Rexhep Qoses në vitin 1980 pas vdekjes së Titos në gazetën "Rilindja"

Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje meritetjeter e mjafte per historine.

Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje meritetjeter e jashtezakonshme historike.

Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme

Tani edhe I.Kadare ka levduar ''Udheheqsin'', sikurse D Agolli, apo dhe te tjere.... pyetja eshte a ka qene ne veprimet e tij R Qosja, I Kadare, D Agolli etj antishqiptar apo qe ka bere keq ndaj bashkombesve dhe atdheut? Kete I Mustafen nuk e akuzojne se i ka thurr vjersha Titos por se i ka sherbyer si minister Milloshevicit gjate dhenes ne Kosove (88-90 ne mos gabohem).

Shenja e barazimit qe ke dahs te vesh midis te dyve me duket e nxituar.

Une nuk dua te mbroj Isa Mustafen, ne asnje rrethane. Qosja thote se Mustafa ka qene minister ne 89-ten. Por cfare veprimesh ka bere Mustafa ne ato vite? A ka ndonje prove se Isa Mustafa ka punuar kunder interesave te shqiptarve? Ka dicka shume thelbesore ne gjithe kete histori, qe duhet pare dhe gjykuar ne realizem. Kosova ka egzistuar gjithmone, ka qene aty, ne kohe lufte dhe paqeje. Pavarsisht se kush ishte regjimi ne Beograd, dikush duhej te ishte aty apo jo. Dmth kritika nuk ka asnje sens, sa kohe qe nuk ka nje akuze konkrete kunder Isa Mustafes. 

Dihet qe Kosova ka qene pjese e Jugosllavise dhe Serbise. Atje kane jetuar dy milion shqiptar. Sipas kesaj llogjike, cdo shqiptar qe ka qene ne "qeverine krahinore" eshte armik?! Ky vetem argument nuk mund te quhet!

Ne te majten evropiane Tito ishte nje politikan qe per here te pare realizoi vellazeri te kombeve ne flamurin e komunizimit internacional. Qosja nuk e ka mohuar asnjehere qe ka qene i majte. Jugosllavia ishte shembulli boteror se njerezia mund te jetonin ne paqe dhe pse te etnive te ndryshme. Me pas ky eksperiment deshtoi per orekse e nderhyrje, hegjemoni te serbeve - tjeter muhabet. Edhe Enver Hoxha ne fillim do ti ishte bashkuar ketij projekti (per keq se u izoluam nga Moska, ose per mire sic ndodhi me vone ne luften e 90 - kete eshte e veshtire ta gjykosh). 

Eshte driteshkurtesi te sjellesh ketu citate qe nuk kane lidhje me kontekstin historik te kohes dhe qe nuk deshmojne asgje per Qosen, pervec se ka qene internacionalist. Une mund te te sjelle te tjera citate ne ate kohe qe Qosja e mbeshtetit levizjen e studenteve dhe nacionaliste te ato vite, edhe pse Miloshevici ishte socialist. 

Ky Mustafa nuk gjykohet se ka qene apo eshte spiun, por se  i ka sherbyer aktivisht sistemit te Miloshevicit dhe se eshte i korruptuar deri ne gryk. Vere citim me poshte qe kercenon deri me vdekje kundershtaret e tij: ky eshte nje kafshe. 

shiko se pro titos ke edhe ''antikomunistin'' lubonja sot ,jo ne '80-n.  fjalet e tij jane ne kuader te luftes se ftohte,me karakter solidarizues ndaj titos ,qe per hir te se vertetes i kish dhene autonomine kosoves.  nuk jane ndaj miloshevicit apo udheheqesve te tjere serbe,sikurse mustafa,ish minister i morines,kukulles se miloshevicit.

qosja ka qe ne '81-n ne anen e kombetaristeve. ka qene dhe eshte pro bashkimit kombetar,jo si disa te tjere qe fshihen mbas ''integrimit'' e  tra-lave te tjera.

jo rastesisht ne shenjestren e tij kane qene figura serbofile si berisha apo tani mustafa

Qosja penë e artë  .Dhe shumë i pregatitur Mendërisht .Nga të rrallët që bën analiza për Kohët dhe jo për Gjithë Kohët .Daullexhij dhe trumpeta si Mustafa shkojnë e vijnë .Qosja Mbetet ! Shkrimi e fjala e tij i qëndron Kohës !

Kosovarët patjetër që nuk harrojnë se qeveritë Kuislinge vjen një kohë që propogandohen si Vlera ..( tm Gjëmbi ) smiley .

Gjithsesi Qosja është në fushën e letrave . Mustafa është në fushën e Urdhrave për Policinë. Mania e këtyre farë burrave ne Pushtet për tu qëlluar me TOPUZËT e karrikes çdo mendimi ndaj tyre , është bufonadë ku nuk mungojnë dhe Bufat inteliDjentë në krah të tyre .

Të paktën ky me Mustafa , të ngrihet në nivelin e  Dordolecit tonë politik " olele odeta .Po sulmojnë presidencën " ..dmth marrveshjen smiley

 

Aaaa gjynof. Gapim. Vetëm per hater te Qoses qi eshte tmerru kaq shum sduhet ta boshjit smiley

Kosovaret kane gjithe ate diaspore den baba den.kane plot djem e vajza te arsimuar ne universitetet me te mire te botes e me te kaluar te paster.ata duhet te vihen ne krye ne vend te ketyre gallosheve te vjetra me te kaluar problematike.

Pa dashur te bej asnje polemike, por thjesht per te paraqitur pikepamjet e mia:

Ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Presheve dhe kudo qe ka shqiptar, ka "te majte", "te djathte", "katolike", "mysliman", "ortodoks", "bektashi". Ajo cfare i bashkon eshte fakti qe jane shqiptare, flasin shqip, kemi te njejtat doke dhe zakone.

Une habitem dhe trishtohem per "sherrin" qe kemi mes vetes tone, pasi kemi shume me teper gjera qe na bashkojne, se sa na ndajne. 

Sepse, i bie qe sipas llogjikes perjashtuese qe perdorin sot (madje e kane perdorur gjithmone) e majta shqiptare, ata, "te djathtit" nuk duhet te flasin, mendojne, te kene forcat e tyre politike, duhet te shperbehen, duhet te mendojne si "te majtit", ose te zhduken?! Sepse, gjithmone sipas llogjikes se tyre infatile, vetem "e majta" ka te drejte gjithmone, ajo ka te drejte te qeverise, ajo ka te drejte edhe kur vret dhe ben krime kunder mijera e mijra njerezve, ne emer te nje luftes Nacionalclirimtare, ne emer te luftes kunder kulakeve, ne emer te luftes kunder armiqeve te Partise, ne emer te luftes kunder atyre qe mendojne ndryshe nga ata, ose edhe ne emer te paranojave qe jane vecse ne mendjet e tyre! 

Ok, ta zeme per nje moment se keni te drejte per te gjitha llojet e luftrave qe shpallni. Dmth e marrim te mireqene faktin se "te djathtet" jane "armiqte". Cfare duhet te bejme me keta "armiq"? Ti vrasim? Ti zhdukim? Ti perzeme nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia? Apo ti denigrojme, ti shajme, ti peshtyjme, ti perbaltim, ashtu sic po bejme sot e gjithe diten? 

Cfare ti bejme realitetit qe eshte ne Shqiperi, ne Kosove dhe Maqedoni, dmth qe gjysma e popullsis mendon djathtas, voton djathtas? Ti vrasim? Te vazhdojme luften verbale dhe fizike (nenkupto vrasjet, burgosjet, internimet, perjashtimin shoqeror dhe kombetar) qe ka filluar qe ne vitet 1940, apo te mendohemi njehere para se te flasim dhe veprojme, se edhe ata jane shqiptar po njesoj si "i majti", edhe ata e duan kete vend, edhe ata kane luftuar per kete vend, dhe kjo lufte mes "te majtes dhe te djathtes" shqiptare eshte totalisht pa kuptim, madje eshte kunder interesave thelbesore kombetare te shqiptareve ne Ballkan. 

 

Fiks! 

Sherrxhi i modh eshte dhe ky mo. Besoj dhe me kmishen e vet perleshet. 

Kështu po ka lezet sherxhi smiley

Po me kë ? Shtypi një kalem ka si stilolapsi .com i xhiboles . Po kalem ka edhe Pështymorja panorama . Ka dhe një e lajthitur nga trutë si RëngëDëngja  si të zot e saj që sheh Armiq kudo .Sheh të majtë e të Djathtë sheh e çfarë nuk sheh dhe ja jep vër vër vër vër vër me breshërin automatiku " ah mami , çfarë sherri " ..

Mirë Qosja se nuk ka gjë tjetër po Kalem paska dhe Mustafa smiley

Kalma pepe ..do shkrujn njerzit . As rroga Ju ngrefet as ja çfryn njeri .Vërë vër kanë bërë vër vër do bëjnë smiley

      Ed Martini, " ta paca borxh " se me nxitet te hedh si mendoj, per kete teme.

Ne se do te mund te zbulohej " ideja e shqiperise natyrale( dmth psikologjike) " ose fjala vjen, ne se egziston nje mision  historik i posacem per shqiptaret, sipas tjerrjes se teorive, gjithkujt mund ti linde e drejta per e konstatimit si " te prapambetur dhe te lodhur prej mungeses lirise." Mirepo e verteta eshte njeheresh me e thjeshte dhe me mjerane, ne se analizojme fillin historik .

   Tek neve, pergjithesisht ne krejt Evropen Lindore dhe Qendrore, qeverisjet monopartiake, nen aspiraten e shoqerise se se ardhmes, asaj komuniste, sundimi vete krijoi nje " komunitet te ri kulturor" .Austria dhe Hungaria , ne zanafille, kane qene me prane se sa , bi llafi, Hungaria dhe Serbia, por austriaket , shpetuan ne saje te "vullnetit hyjnor " te Aleateve, nga bota e " agjitpropit " e ..castushki-t , e diteve te " mbledhjeve te hapura te Partise Komuniste"( ato mbledhjet e detyruara te organizatave baze ne vendet e punes, ne te cilat analizohej ne detaje individi ), te punes  vullnetare patriotike ne ditet e djela , te leximit kolektiv te mjeteve te propagandes, te diskutimeve te detyrushme mbas orareve te punes, te flalimeve " programatike " dhe sidomos ate me te fundit te " Liderit Suprem".Austriaket nuk e kane njohur autokritiken e kritiken ne mbledhejet e ....Gezim Kalase , jo i sotmi por i se djeshmes, Bashkimeve Profesionale.per situatat shpesh zhgenjyese te prodhimit.Nuk jane mesuar austriaket,  sa imagjinoj une, te mandojne " mbi armikun e brendshem" , mbi zbulimin e elementit te huaj ne gjirin e klases, por edhe mbi organet shterore kopetente.Ku dine ata, ca jane diskutimet per planet vjetore e ato perspektive te ekonomise planifikuar! po keshtu ata nuk e kane patur " fatin goxha te madh" , te pritjes neper radhet e gjata, per gjerat me te domosdoshme , por edhe per te paguar kotizacionet e antarsise neper organizatat baze.

E pra kultura jone eshte e ngjizur pikerisht nga keto gjera

Vrej se mergimtaret opinionistete larguar nga keto rrenje prej cerek shekulli e megjithate lexoj te shprehen shpesh si ne nje mbledhje te organizates brigades arave apo te nje org profesionale te Uzines Xha Pilos...! Me vjen keq qe miku im i mire dhe shum i rrespektushem prej meje, Rexhep Qosja eshte fil ne ato linja...

Nje falenderim te vecante pruresit temes

Grava, nuk i heq asnje presje fjaleve te tua. 

Por, a nuk ka ardh koha qe te shkeputemi nga kjo lloj kulture lincimi dhe etiketimi si armik dhe tradhetar kundershtarin politik? Sepse keshtu vecse pasurojme begraundin tone si njerez qe nuk merren vesh me njeri tjetrin, qe nuk mundemi te shkeputemi nga e kaluara, qe nuk shohim perpara!

Cfare ka ndodhur ne Kosove? Per mua, me e mira qe mund te ndodhte. Ne nje shtet te ri, me 1001 probleme, dy forcat kryesore politike, pas nje ngerci 6 mujor, bene nje koalicion per te miren e Kosoves. A nuk jane keto dy forca me te kuotuarat? Kosova akoma nuk e ka luksin e nje vendi te madh dhe te stabilizuar qe te shkoj rishtas ne zgjedhje, njesoj si Suedia ta zeme. Ai vend do qeveri, sepse eshte ne krize te thelle ekonomike, sepse eshte politikisht i pa stabilizuar, sepse e ka Beogradin gati per ta zhbere perseri, ndersa re te zeza duken ne horizont, qe fryjne nga Rusia!

Ndersa Rexhep Qosja tmerrohet prej faktit qe Isa Mustafa, kryetari i partise qe ka 30 % te elektoratit behet Kryeminister i nje qeverie koalicioni me Hashim Thacin, qe edhe ai ka 30 % te elektoratit (PDK)! Pse tmerrohet ai?! Nuk dua te bej asnje lloj aludimi, por shpresoj se te gjithe kete e ka thjesht prej nje lloj inati te kahershem, qysh me kohen e Presidentit Rugova.

Ed , nuk e shikoj si tmerr te Profesor Qoses, por si shprehje e nje kulture lindore me arresye te forta formimi.E kam spjeguar kete dukuri, te ciles brezi jone dhe nja dy te tjere me pas nuk mund ti ndahen...A e ndoqet reagimin aqe agresiv e shperdorues te nje lloj kulture  minimale qytetarie? Nje harbut ne pakufi ! Kryeministr dhe shperthen si te ishte ne nje kartel kolumbian..! Ja pra, ne jemi Te nje gjaku e te nje rrenje !

Edhe nese Qosja jep nji gjykim tij, kete askush s'mund t'ia ndalë. Edhe ashtu ne vendin tim, sharjet dhe neperkembja e filanit apo fistekut eshte bere e modës, eshte bere e pelqyer. smiley 

Nuk ka më vrastare sesa te shohesh tek ka zene vend polemika nder te 'lartit' tanë, dhe se veprat e tyre nuk shihen kund. Mirepo, sikur Qosja te kishte te drejte, nuk kuptoj perse ai tmerrohet anshmerisht, meqe sa per çift I.M kishte dhe para tij, i kishe ne skene cdo dite ai, tek i benin teater. Të tjeret i ka kapërdirë kollaj! Ca për të janë te paprekshem, gabuan o nuk gabuan, ishin kush ishin. Prandaj, pse te behen llofollogji tilla, mu kur tani sado u kapem pas nji 'qetesie' politike?! Zot bone hajr!

Do kene lexu Mukjen ata dhe kane rene ne kompromis smiley

Vallaj kompromis me ata te Rugoves qe jane gati me ULE Breket ne cdo kohe .dhe mund te mos behej . Me mire tua kishe lene  pushtetin dhe te shoh mileti qe as nje muja se shtyjne.

Kjo e ka tmerruar Qosen . Ky eshte nje cfrim i Ligjshem kur mendon se kryekrimineli i Shqiptareve Berisha u ngrit "i revoltuar " se do fliste Rama kunder krimeve te tij .Nuk desheron te ndodhe dhe atje e njejta Gje .Pervoja eshte .Megjithate per Hajer !

Cfare nuk ben Vaki i nderuar Qose .Dhe ne kete Kohe ku Halet ngrihen ne Maja , flm qe ben mire qe kujton se nder ne do rrjedhin historikisht me Luge ne Brez nje tufe Karieristesh pa skrupull , qe furtuna me e pare si Kurvat e rruges Kurvari pare , e rexon perdhe . Dhe si zakonisht do dalin ANALE me shpjegue or tie "se asht ne te mire te Popullit "  Tek ne kemi hero A.Zogun . Ju deri tek grupimi Pater Antonit jeni , por po pjekin buken ne furre dhe po blejne krype . Me vone ? Do dalin edhe aty Anale qe ...Buken ua dhame me hile smiley

Ishalla nuk lind nevoja me per UCK smiley

Mustafa 2014

"“Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinen, Rankoviqin, UDB-en, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua le atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë ti përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre. E disa, sa u përket veprimeve por edhe krimeve të përfolura, nuk janë larg tyre”.

Meta 2013

“LSI është një parti e pjekur që ka në thelb zbatimin e ligjit dhe jo thashethemet. Ajo nuk mund të rrijë kurrsesi peng e së kaluarës dhe të ngacmohet nga mistreclleqë që u takojnë njerëzve të vegjël që jo vetëm nuk kanë bërë ndonjë herë politikë por as nuk mund ta kuptojnë politikë” 

Qosja 2013 

“Me konstatimin e tillë se koalicioni parazgjedhor PS-LSI është një e Padëshiruar e nevojshme, unë u jap të drejtë si atyre që janë përpjekur dhe e kanë sendërtuar këtë koalicion, domethënë Kryetarit Edi Rama e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisë së Lidhjes Socialiste për Integrim, ashtu edhe atyre që po e kundërshtojnë këtë koalicionin, duke e mbuluar me fjalë mospajtimi dhe zhvlerësimi. ... Kryetari i Lidhjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe kryetarët e Partisë Socialiste Fatos Nano, në vitin 2005, kurse Edi Rama në vitin 2009 janë fajtorë për konfliktin në të majtën shqiptare, në sajë të të cilit Sali Berishës iu bë e mundshme të marrë, të përdorojë e të shpërdorojë, pushtetin politik e shtetëror në Shqipëri tani e tetë vjet. Faji i Ilir Metës është aq më i madh edhe për arsye se në vitin 2009 hyri në koalicion qeveritar me Sali Berishën dhe, deshi s’deshi, u bë bashkëpjesëmarrës në të gjitha të këqijat që prodhoi dhe në krimet që shkaktoi pushteti i drejtuar prej këtij koalicioni.

“Morali në politikë është ai i të ardhmes. Me të shkuarën të merren historianët dhe arkeologët. Ne jemi në funksion të një zgjidhje të re politike, që do të vendosë ekuilibër në ndarjen e pushteteve në vend,”

Disa flasin se kete koalicion midis LDK dhe PDK e ka gatuar Ilir Meta. 

Vertete ? jo mo, disa te tjere thone ...Nard Noka ..

Paska njerez qe akoma nuk po e dine kush ! 

Kur per islamikun RQ,Ismail Kadare nuk eshte shkrimtar i mire,merre me mend se cfare niveli gjykimi ka ky kelysh arabi inatcor.

RQ eshte nje enverist i thekur dhe si i tille nuk duhet marre parasysh se cfare brockullash leshon.

Ne Kosove nuk e degjon njeri,se atje 0.1% te votave mori,tani i ngeli Shqiperia ku PS dhe mediat e saj i japin nje hapesire shume te madhe ketij mjerani,qe vetem zi shikon tek njerezit me te suksesshem se vetja e tij.

Mik, kurre nuk i ka shkuar ndermendje Prof.Qoses, ta mendoje se Kadare nuk eshte shkrimtar i madh.Dhe nuk e ka shprehur kurre kete.Ai vec ka thene se eshte shkrimtari me i adh qe kemi, por njetri me zemer te vogel..! Qe ta dishe , gjer ne vitin 1986 ishin shum miq.Te ngushte fare, filluar qysh ne 1974... Ju nuk e dini fare pse u prishen dhe sipas meje nuk eshte fajtori Qosja ...

Jam kurioz Grava te di se, pse u prishen keta te dy. (Nese nuk do ti besh publike, mund te me shkruash edhe tek posta private.)

Ta them more i dashur Pjer, se nuk perben  ndonje sekret.

Sherrin e nisi Kadareja, si reagim ndaj nje shkrimi prej gati dy faqesh, per  romanin "Dasma", botuar ne vitin 1967.Per ate roman Siliqi beri nje shkrim prej 35 faqesh qe e ngriti ne qiell si roman.Qosja si e kish lexuar, ishte  akademik, njeri me funksione per gjuhesine dhe letersine shqipe atje, i njohur pak ketej nga ne, dhe ai pa e njohur fare shkrimtarin Kadare, shkroi se " Dasma " nuk eshte roman, ska personazhe dhe se do te vazhdoje jehonen e vet ....sa zgjat nje dasme..E shumta tre dite..! Kjo e beri Kadarene bishe fare.Ne ahere nuk ishim ne kontakt me ketkesat e letersise botrore, ne nivelin qe ishte Rexhep Qosja.Dhe ra si bombe ne lidhje ku shume filluan te ftilloheshin dhe gradualisht te mbeteshin me Qosen.Isamaili u be xhind por nuk reagoi sepse kritika e Qoses ishte e shkurter por koncize dhe e pagoditeshme...Me vone situatat u bene dramatike ne Kosove dhe Shqiperia, me ..orjentimimi partise e qeverise gjith organizmave politike e kulturore u orientua krah kerkesave ...te kosovareve, te rinis studentore dhe minatoreve..

Aajo solli rastin qe te takoheshin, te njifeshin e miqsoheshin, por Malua e ruan inatin si deveja..

 Dhe shperthimi erdhi kur Kadare iku ne France dhe kuvendonte qe andej..Qosja i tha : " vendi jot ishte atje krah rinist studentore ....etj etj .." 

Une them qe Qosja eshte nje enverist i thekur dhe si i tille eshte me moton:
Kush eshte me i mire se une,eshte armiku im.

Lavderimet qe i beri regjimit te Hoxhes as vete Hysni Milloshi sja ka bere.

Eshte nje inatci i vjeter dhe eshte gati te djege jorganin vetem per tju plotesuar tekat e tij.

Qendrimi i tij verberisht pro PS-se,e ben te njeanshem dhe komplet jo te besueshem.

Ishte po ky njeri qe tragjedine e 1997 e quajti revolucion te vonuar demokratik.

Ishte po ky njeri qe bente thirrje per lufte me keq se Spartak Ngjela ne 2011,dhe eshte po ky njeri sot qe kur opozita ben nje proteste paqesore model,i hakerrohet dhe i ve njemije epitete.

Ishte po ky njeri qe vepren gjeniale te Ismail Kadarese "Odentiteti Europian i shqiptareve" e perbalt me suret e Shefqet Krasniqit, bile arrin deri atje sa te thote qe shqiptaret kane identitet aziatik.

Une nuk e di se cfare njeriu eshte Kadare dhe nuk me duhet fare,pasi per kete flet vepra e tij letrare dhe refuzimi i prere per tu marre me politike.

Keshtu qe RQ,tani qe behet nallane e kryetarit te radhes te PS-se me mire te marre edhe testeren dhe te mos na beje si akademik,kur nuk di asnje gjuhe te huaj.

Veprat e Kadarese do te mbijetojne,veprat e RQ i ka zene pluhuri qe tani qe eshte gjalle,sado qe media e majte i ben reklama falas per sherbimet qe i ne PS-se.

Une nuk jam fare me Isa Mustefen dhe gjithmone e kam kritikuar per gjenem qe i ka bere LDK-se,por kur degjoj RQ,vertet ky njeri te ben te jesh ne nje ane edhe me ate qe nuk e do.

Ju faleminderit per debatin.

Flm i nderuar per sqarimin. 

Qekur qeka mekat perkatesimi sipas bindjeve te individeve  ore ? 

perplasja mes Kadarese e Qoses nuk eshte thjesht pasoje e analizes se librave nga kritiku ndaj shkrimtarit. Perplasja ka baza te thella ne konceptimin qe kane te dy rreth identitetit kombtar.
Kadare e shef te lidhur ngushte me evropen dhe krishterimin, Qosja e kundershton. Qosja nuk del hapur si islamik. E fsheh ket pas konceptit (mbase jo te gabuar) se identiteti eshte dicka variabel, pra jo konstante. Duhet thene se edhe argumentet e Kadarese jane disi te varfera dhe perfundojne te ngjyra e lekures dhe alfabeti latin...
Kjo eshte teme qe ja vlen me u debatu. Dhe te ndjekesh debatin Qose vs. Kadare eshte si njehere e njekohe kur shifje naj film ose ndeshje te rai dhe kishe me ca t'u fryje te shoket e klases neser ne mnjes, pra lluks.

nuk kam pa njeri te shkruj shqipe me te merzitshme se Rexhep Qosja. 

e di qe mbase jam i vetmi qe e mendoj keshtu, por tekstet polemike te Qosjes jane nder gjerat me te merzitshme (formalisht), qe kam lexuar ndonjehere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).