Parë nga aspekti i një “politike të kombit”, ngrihet pyetja nëse shteti shqiptar, në periudhat e konsolidimit të tij, ka pasur ose jo një qasje konsistente në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit. Nga jetëgjatësia e tij më shumë se 100-vjeçare, periudha konsolidimi mund të quajmë vitet kur Shqipëria ka gëzuar njohje ndërkombëtare, kufij të qartë e në tërësi të pakundërshtuar, një qeverisje qendrore dhe me aftësi për t’u angazhuar në veprimtari diplomatike, tregtare etj. jashtë kufijve të saj. Periudha të tilla, Shqipëria ka njohur tri: mbretëria, komunizmi dhe tranzicioni demokratik paskomunist që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pikërisht periudha e “Shqipërisë së Madhe”, koha ku një shtet shqiptar ishte i shtrirë në masën më të madhe të territorit shqiptar, nuk mund të quhet e konsolidimit, për vetë faktin se Shqipëria ishte e pushtuar nga fuqitë e boshtit fashist, pa sovranitet, me kufij të paqëndrueshëm ndërkombëtarisht, me një qeverisje qendrore kuislinge, pra të kundërshtuar nga fuqi të huaja dhe organizata të armatosura shqiptare.

Në të tria periudhat e konsolidimit shtetëror, Shqipëria nuk ka pasur një qasje konsistente gjithëpërfshirëse ndaj shqiptarëve jashtë kufijve. Përpjekje ka pasur për ndërtimin e një politike unike për shqiptarët jashtë shtetit, por ato nuk kanë qenë tepër të varura nga konteksti i dhënë gjeopolitik e ideologjik dhe ndryshimi i rrethanave ndërkombëtare ka bërë që të zhvlerësoheshin dhe të kërkoheshin përgjigje të reja. Në dy nga tri periudhat, Shqipëria është udhëhequr nga një mbret autoritar dhe më vonë nga një diktator, të cilët kanë pasur prioritetin e parë sundimin e tyre personal dhe janë interesuar më shumë për bazat e tyre të pushtetit brenda vendit, sesa për popullatat jashtë që nuk i kishin nën kontrollin e tyre. Kështu, Zogu dhe Hoxha shqetësoheshin se mos Kosova bëhej bazë e jugosllavëve për t’i rrëzuar nga pushteti në Shqipëri, prandaj përpiqeshin që të kishin ndikimin e tyre vetjak mes shqiptarëve të Kosovës, sidomos kur nuk i kishin marrëdhëniet e mira me udhëheqjen e Jugosllavisë. Kështu, Zogu ra dakort me serbët që të mbytej lëvizja kaçake, por kur u lidh me Italinë e shpalli veten “Mbret të shqiptarëve”, një titull që paraqiste një pretendim sado të zbehtë për të unifikuar shqiptarët. Hoxha sa i kishte vaj punët me Titon heshti për masakrat e vuajtjet e shqiptarëve në Jugosllavi, ndërsa pasi u prish me Titon filloi subvencionimin e lëvizjeve ilegale shqiptare në Jugosllavi e në diasporë. Kur Shqipëria i prishi për vete marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, ndikimi politik i Hoxhës në Kosovë u kufizua në aspektin propagandistik, më shumë për të pasur edhe ai përkrahësit e vet në krahinë, si trysni ndaj Titos e titistëve shqiptarë.

Përmbysja e madhe e komunizmit, që u shoqërua me shpërbërjen e Jugosllavisë, i gjeti sërish shqiptarët pa një orientim të qartë e unik. Shqipëria ishte në prag të kolapsit të plotë ekonomik, ndërsa shqiptarët në ish-Jugosllavi iu nënshtruan ndarjes e trevave shqiptare në disa shtete sovrane, pa përfituar ndonjë status të veçantë politik në shtetet e reja. Ndoshta shqiptarët gjithsesi do t’i ndanin në disa shtete, sepse kjo ishte përtej fuqisë së tyre, por ajo që duam të themi është se vendimet u morën pa i konsideruar aspak si faktor politik, meqenëse edhe institucionet autonome të Kosovës ishin të pezulluara në atë kohë. Ndërsa në IRJM u desh një konflikt i armatosur që të ndryshonte diçka për sa i përket statusit kushtetues së shqiptarëve në këtë shtet. Zhvillimet e fundit po tregojnë se edhe ajo që u arrit me krismat e armëve po zhvlerësohet me shpejtësi dhe jo vetëm që Marrëveshja e Ohrit ka mbetur pa u realizuar, por shqiptarët praktikisht janë rikthyer në statusin e një pakice. Getoizimi i shqiptarëve në Shkup dhe së fundi “çështja e simbolikës së luanit” po e tregojnë qartë pozitën vasale ku kanë rënë përfaqësuesit politikë shqiptarë në IRJM. Serbët e Kosovës kanë dhe po fitojnë më shumë të drejta se sa shqiptarët në IRJM, ndërsa për shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës aq që bëhet fjalë që t’i afrohen ndopak lirive dhe të drejtave që gëzojnë dhe ushtrojnë serbët e Kosovës. Vota shqiptare ishte vendimtare për të arritur 55% të referendumit të pavarësisë së Malit të Zi, por vazhdon edhe sot e kësaj dite diskriminimi dhe mohimi i të drejtave të tyre, sidomos në Malësi dhe Plavë-Guci.

Për këtë dobësi endemike të faktorëve politikë shqiptarë në shtetet e reja pas rrënimit të Jugosllavisë ka pjesën e vet të përgjegjësisë edhe politika e shtetit shqiptar. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, politikani tek i cili shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë i varën më shumë shpresat se do të ndryshonte diçka në këtë drejtim, Sali Berisha, vazhdoi nëpër të njëjtën hulli si paraardhësit e tij. Në vend që me hapa të matur të vlerësonte pozicionin rajonal të Shqipërisë dhe të përgatiste shkallë-shkallë bashkimin e faktorëve politikë shqiptarë rreth një strategjie afatgjatë për avancimin e interesave të përbashkëta, ai në politikën e jashtme pati po aq pak vizion sa edhe në atë të brendshme. Pasi krijoi një kult vetjak te shqiptarët e ish-Jugosllavisë, ai e përdori atë si kapital politik për ta shkëmbyer me Perëndimin në këmbim të pushtetit në Shqipëri. Sigurisht që hapa pozitivë ka pasur ndërkohë – ndër to më kryesorja mbetet shpallja e pavarësisë së Kosovës, por e bukura është se janë arritur pa ndonjë politikë koherente kombëtare të vetë shtetit shqiptar. Ishte dështimi i qeverisjes së parë demokratike, skemat piramidale dhe rënia e autoritetit shtetëror që në mënyrë paradoksale e ndihmuan më shumë qëndresën e armatosur të shqiptarëve të Kosovës. Qeverisja e mëpasshme socialiste e futi vendin nën një varësi informale ndaj Greqisë, nga e cila duket se Shqipëria po jep shenja se po çlirohet vetëm sepse Greqisë i ka rënë takati pas krizës së saj, por jo ambicia. Marrëveshja e ujërave detare e mbetur pezull, përfshirja e etnisë dhe e fesë në censusin e popullsisë, uzurpimi i KOASH-it, provokimet e njëpasnjëshme në Himarë, “harresa” e çështjes çame, të gjitha këto kanë treguar se Shqipërisë i ka munguar një politikë koherente kombëtare brenda vendit e lëre më jashtë tij. Së fundi, politika e jashtme e qeverisë së re të Shqipërisë po tregon shenja se do të mbrojë disa parime që janë legjitime për një shtet sovran dhe se nuk do të ngurojë të rreshtohet me kërkesat legjitime të faktorëve politikë shqiptarë në rajon. Si gjithmonë, thembra e Akilit mbetet çështja e Kosovës dhe aty ka gjithnjë vend për një politikë origjinale dhe jo thjesht të një zëdhënësi shqiptar të vendimeve të politikës së madhe ndërkombëtare (edhe kur kjo nuk është gjithmonë në favor të interesave jetike të shqiptarëve të Kosovës).

Sigurisht që faktori ndërkombëtar nuk duhet harruar asnjëherë. Është e vërtetë që zhvillimet e dhjetëvjeçarëve të fundit në botë dhe në Europë kanë qenë më të favorshme për kombin shqiptar po të krahasohen me ata të mëparshmit, mirëpo faktorët e fuqishëm politikë ndërkombëtarë nuk vihen në lëvizje vetë, pa u provokuar nga zhvillimet në zona të caktuara nevralgjike, siç është Ballkani. Kjo është një e vërtetë historike që në Ballkan është e provuar të paktën që nga shek. XIX kur Perandoria Osmane po rrënohej dhe parashikohej rënia e saj. Fuqitë e Mëdha dhe shtetet e reja ballkanike filluan të hartonin planet e tyre për Ballkanin pasosman dhe në këtë drejtim shqiptarët ishin të vonuar, por ç’është e vërteta, një plan të tillë nuk e kemi të përpunuar as sot. Po ta kesh planin, i shfrytëzon rastet, po të mos ta kesh duhet të improvizosh edhe kur raste të favorshme paraqiten. Për të dhënë një shembull, sllavo-maqedonasit shfrytëzuan deri tërmetin që shkatërroi Shkupin e vjetër më 1963 për të përzënë shqiptarët prej qytetit, sepse e kishin synimin dhe mundësitë për ta bërë këtë. Ata nuk u penguan aspak nga konsiderata ideologjike të socializmit, vëllazërimit të popujve etj., që ishin në fuqi në atë kohë, por zbatuan një synim të pastër kombëtar: zotërimin e qytetit të Shkupit për kombin e ri maqedonas.

Prandaj, mendojmë se një platformë për të ardhmen politike të shqiptarëve do të duhej të ekzistonte patjetër, sidomos tani që është arritur pavarësia e Kosovës. Nuk është çështja që Shqipëria të tregojë paternalizëm, por që të marrë përsipër bashkërendimin e punëve me interes kombëtar që këto të bëhen sa më mirë. Ndarja e kombit në disa shtete nuk është arsye për të mos e pasur, por, përkundrazi, për ta pasur një platformë të përbashkët bashkëpunimi. Kombi është një bashkësi e përfytyruar, thotë Benedict Anderson dhe shqiptarët, sado të zbehtë ta kenë përfytyrimin e tyre kombëtar, prapëseprapë e mendojnë veten si një komb të vetëm. Reagimet pas ndeshjes së ndërprerë të futbollit Serbi-Shqipëri e tregojnë se emocionalisht në raste të skajshme ndihemi një komb. Problemi qëndron se si të ndërtojmë politika mbi këtë ndjenjë të përbashkët, që ajo të mos mbesë si diçka spontane dhe simbolike. Në një aspekt, atë mediatik, jemi më të njësuar se më parë, ngaqë vetë teknologjia e përparuar e informacionit në gjuhën shqipe na ka afruar me njëri-tjetrin. Atë që më parë e bënin librat shqip të kontrabanduar e të lexuar fshehurazi, tani e bëjnë haptazi e gjatë gjithë ditës televizioni, interneti e Facebook-u. Edhe në rrafshin kulturor, me këngë, festivale, panaire librash, spektaklesh të ndryshme etj., integrimi kombëtar po ecën disi mirë. Infrastruktura e përmirësuar rrugore po sjell edhe ajo ndryshime pozitive. Nismat e njësimeve në arsim janë urgjente jo vetëm midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me përfshirjen e shqiptarëve të IRJM-së, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, sigurisht duke iu përshtatur rrethanave ligjore e politike të çdo shteti, por edhe duke u përpjekur për t’i kapërcyer bllokimet e vështirësitë që krijojnë ato.

Pengesa kryesore është pikërisht aty ku nevojitet planifikimi dhe investimi afatgjatë (dhe për të cilat është avantazh pasja e një shteti të vetëm, por që ne nuk e kemi): bashkëpunimi dhe ndërvarësia ekonomike midis pjesëve të kombit, e cila është më pas në gjendje të prodhojë edhe solidaritetin shoqëror. Kjo vjen edhe si pasojë e varfërisë së përgjithshme të shqiptarëve, por prapëseprapë ka vend për bashkërendim edhe në varfëri, madje më të varfrit e kanë të nevojshme të bashkojnë forcat. P.sh. në bujqësi, energjetikë e xehetari, vonesat e bashkërendimit të punëve midis dy republikave janë të pafalshme. Nuk mjafton privatizimi dhe liberalizimi i tregut, por nevojitet në këta sektorë ndërhyrje nga shteti, madje, do të thoshim se në këta tre sektorë strategjikë planifikimi shtetëror (e dyshtetëror në rastin Kosovë-Shqipëri) duhet të vijë përpara e më pas privatizimi si plotësues i rolit të shtetit. Sektor tjetër ku nevojitet bashkëpunimi është ai i sigurisë, por që në rastin e Kosovës vështirësohet nga statusi akoma i paqartë i ushtrisë, mirëpo do të vijë një ditë kur trupat e NATO-s do të tërhiqen prej andej dhe nuk ka asgjë më të natyrshme dhe në pajtim me interesin kombëtar se sa strategji plotësuese mbrojtëse të dy republikave, gjë që do të ishte edhe optimale në aspektin e shpenzimeve.

Një platformë bashkërenduese kombëtare e mendojmë të jetë dinamike dhe jo të mbyllur. Ajo duhet të ketë disa parime dhe objektiva afatgjata që të ofrojnë një vizion për të gjitha forcat politike shqiptare. Më pas, zbërthimi i tyre në rrethanat konkrete për secilin shtet e rajon ku janë shqiptarët, e strategjitë e taktikat që duhen ndjekur le të jenë objekt i debatit, i konkurrencës e i votës, le të provohen e sprovohen e le të ndryshojnë, së bashku me ndryshimin e rrethanave. Mirëpo një bashkëpëlqim për objektivat madhore afatgjata, sado i brishtë që të jetë, duhet të ekzistojë te forcat politike kryesore shqiptare e më pas në institucione. Sigurisht që ekziston te shqiptarët vizioni i përbashkët për t’u integruar në BE dhe në NATO, por këto nuk janë projekte shqiptare, janë projekte kolektive europiane e perëndimore, që një projekt kombëtar shqiptar duhet t’i marrë parasysh të përfshihet te to.

Sigurisht që është e vështirë që të ndryshohet hegjemonia e tanishme në politikë, e cila çështjen kombëtare shqiptare e quan të mbyllur, ose së paku e sheh të copëtuar në zgjidhje të pjesshme, sipas shteteve ku është i ndarë kombi shqiptar. Megjithatë, dora-dorës po shtohen zërat që kërkojnë një solidaritet më të madh ndërshqiptar dhe politikë të përbashkët. Sigurisht që të interesuarit e parë për një “politikë të kombit”, e cila të jetë unike, pavarësisht nga ndarjet partiake e shtetërore ekzistuese, janë shqiptarët e periferive: ata në Mal të Zi, Luginë të Preshevës, pse jo edhe ata të IRJM, si dhe bashkësia çame në Shqipëri. Sigurisht që edhe diaspora do ta mbështeste një zhvillim të tillë. Më të stepur do të jenë politikanët e Tiranës (me ndonjë përjashtim), të cilët nuk e shohin si urgjente çështjen kombëtare dhe pjesa e korruptuar dhe e shantazhuar e politikanëve të Prishtinës që po e rrënojnë me duart e tyre edhe atë nivel mëvetësie që është fituar me flijime të mëdha. Në Tiranë dhe Prishtinë duhet tejkaluar pengesa më e madhe. Vizita e Kryeministrit Rama në Beograd dëshmoi se Shqipëria kërkon një pozitë dinjitoze ndaj fqinjëve të saj dhe në vetvete ky është një zhvillim premtues. Rama po fiton kapital politik në mesin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe mbetet të shihet se si do ta përdorë këtë kapital: për të vazhduar traditën e paraardhësve, apo për të sendërtuar vullnetin politik në Tiranë për një “politikë të kombit”. Le të shpresojmë për të dytën!

55 Komente

Si ka mundesi qe kta mendimtaret e sotem shqiptare vazhdojne e shkruajne sikur te ish shek 19? 

Na duhen platforma thote. Ne 100 vitet e fundit cdo popull qe ka punu me platforme kombetare i ka dal per hundesh: gjermanet, ruset, serbet. 

 

tani ky dreq plani esht i mire apo i keq? se ne u cam tu sha planet pesvjecare. e sidomos ate dy vjecarin: plani dy vjecar do i sjelle begatine popullit shqiptar.

sec ka qen nje strofe operete a dicka e tille:

do bej nje plan, do bej nje plan,

aman Zeqo aman,

dhe Melkes do t'i bej derman

derman Zeqo derman

emrat i vuna kot, se s'me kujtoheshin smiley

ps. seriozisht, ca plani sugjero autori? megjithmen. dmth, ca duhet planifiku? si? ku? kush? me cfare? po i pat thon te dy tre kater paragrafet e funit, ma bo hallall, se nuk e shtyva dot.

Ne 100 vitet e fundit cdo popull qe ka punu me platforme kombetare i ka dal per hundesh: gjermanet, ruset, serbet.

smiley

Dhe akoma me keq: ata qe vazhdojne me platforma te shek XIX (zgjerim territoresh), si psh Rusia aktuale, nje politike e tille po u del jo vetem per hundesh, por deri dhe per veshesh

Enis me thuj nese te duhet noi licence e Primavera P6 per perdorim te perkohshem. 

do ti jap une mindManager - falas. Enisi di c'thote se eshte aktiv me Vetevendosjen, ne llafazanet shohim me skepticizem cdo gje. 

plani per te cilin flet autori eshte ne kuptimin e objektivit apo synimit.

p.sh i ashtuquajturi integrim ne be nuk eshtenje objektiv i planifikuar?  madje kemi edhe nje ministri qe planifikon dhe drejton politikat e kesaj ceshtjeje.

ajo qe duhet te planifikoje shteti shqiptar eshte objektivi per te bashkuar trojet shqiptare ne nje shtet te vetem. te ngreje institucione te posacme per kete qellim qe do te bashkrendojne punet ne kete drejtim.  le te marrin shembull nga izraeli ,adhurues te te cilit hiqen sikur jane politikanet shqiptare.  ka shume pune per te bere derisa te arrijme te bashkimi.  shume shqiptare rrezikojne seriozisht asimilimin ne vendet fqinje.

p.sh ortodokset shqiptare ne maqedoni ,po te kishte koash shqiptar do ti mbronte nga asimilimi i kishes sllave.

ka shume fusha qe kerkojne pune,por mungon vullneti politik.   klasa e sotme politike nuk i mbron dot interesat e shqiptareve,sepse mendesia e saj mercenariste nuk le hapesire per kete.  ndryshimi mund te vije vetem nese rritet presioni nga poshte,gje e cila presupozon identitet te forte kombetar te qytetareve shqiptare.    d.m.th jemi ne pritje te renies se numrit te albave

 klasa e sotme politike nuk i mbron dot interesat e shqiptareve,sepse mendesia e saj mercenariste nuk le hapesire per kete.  ndryshimi mund te vije vetem nese rritet presioni nga poshte,gje e cila presupozon identitet te forte kombetar te qytetareve shqiptare.    d.m.th jemi ne pritje te renies se numrit te albave

Kridh ndonje sufllaq andej ti babam e leri keto se jane te thella per kuken tende...

d.m.th jemi ne pritje te renies se numrit te albave smiley

Po ne mezi pritëm pas 70 vjetëve Albat me zamete që të ringrejmë Murin e Mukjes , ti na dashke tani edhe ta rrëNxojmë smiley

 

per ty dihet cfare mendon -  kur nuk e rrezoi dot Enveri, qe kish ngrene me Tition nje cyrek buke me marmalade angeleze e gjalp kikirik amerikan, Tito qe ja u mblidhte topet gjithe ustasheve e cetnikeve, s'do mund kush tjeter ta beje.. 

Do bëhet po jo nga dënglaxhij politikë me mure . Dhe ca më pak me Kufomat e Qelbura Mukjes .Enveri e gjeti dhe e la proces. Dhe do bëhet nga ata që mendonin dhe vepronin si Enveri !

Ju e gjetët Proces dhe e shndruat në Ulërimë . U desh të zgjidhnin " miq " ata  që kish miq Enveri smiley tu kujtonin  që jeni fara kungulli . U hante dhe u pështynte vetëm me shoqatën e Gjuetarëve Milosheviçi . Me trima  dhe me demokratët e Mamurrsit e të Laçit  të babasqapit i del Ballkanit mbanë smiley

I fut një të kafshuar Alpeve Dinarike , ca shqelma zvicrës dhe ja ku je me ju të Albës me zamete ..para portave të Gjermanisë asi u thonë të Brandeburgut ....

Ju të parët ne të dytët ..si do bëjmë të nënshtrojmë Europën smiley

plani eshte te mos kete plan, ose shkurt cqt

Nuk guxoj te largohem pak se commies take over like cockroaches ..smiley

Ne mukje i dolen hakut vekes .I thane mos u Dulle se serbet ta kane me hile iu doli llafi.

I thane mos o Dulle mos  i vrit katunaret kot se gjermani ne te ikur eshte iu doli llafi.

I thane mos u pliks me ruset o Dulle iu doli llafi.

I thane komunizma o Dulle nuk eshte sistem i mire iu doli llafi.

Ballistet humben komunistet fituan.Cfare fitoi populli nga fitorja e komunisteve ishin 50 vjet pune ne koprative per 90 leka te vjetra dita , izolim skamje triska tollona burgje internime,me ne fund shteti komunist plasi si ve e prishur duke bere helaq gjithe europen.

Ballistet u munduan ti paralajmeronin njerezit  por atyre iu kishte marre perendia mendjen.

Si ka thene shekspiri i varfer :"oh judgment thou art fled to brutish beasts and the men have lost their reason."

Dulla donte mbreterimin, dhe ate e arriti. U qa me kuje, bile akoma ka qe e qajne. Ne fund te fundit, cdo regjim krijon shtresen qe e mban per interesat e veta. Mos kishte rene Rusi, edhe sot me birone do ishim, dhe jo tek ppu.  

me thuj a bo gallate mjaftushem me Mukjen te ppu, te te them se c'komunist je

si koncerti i vitit te ri ne vaktit

Nje jete te tere avazin e Mukjes kini....Une i thash atij , njaj me digjoj mue smiley

Po Ai  cfare u tha ? ...Se thoni kurre ate ca u thone te tjeret.

leni llogjet dhe hecni ne Lufte se do vije koha te pyetet dhe do behen llogarite ..tha Vekja

C'beje dje bej efendi / kur une leftoja per Shiperi ..

Nuk do pranoja Jo per Flamure / po Mitat beu mu be mexh Burre smiley  ( nuk e kane siglat nderimin me grusht )

Po anglezi pse se thua cfare tha ...Kush jane keta ..pyeten Veken

Balls ..u tha Vekja ..

Po balls kemi te gjithe , kur shkojme per Lufte .Keta qekan te Tredhur ..

eshte viti 2014 .

Une ish komunist i oreve te mezit , Alba balliste e oreve te mezit , jemi miq nashti .Leftojme te dy palet per Fe e per Atme smiley

"Grindemi" kot per qejf smiley dmth bejme si Tiranas Fore..ore ore lule bore / jemi yllka shembullore ...

dmth kendojme e bejme ver ver ver ver ver

Une i them Rri urte se nuk shtypet Iriqi me bythen e tjetrit

Ajo ben koferenca e mba kumtesa  " Nuk na late pa ua kishim rrefyer ne bythen e Ballit sa e forte ishte ..

E keshtu kembejme ndonje llaf per Fe e per Atme . Dimer eshte !

Politika e vetme kombetare eshte zbatimi I ligjit nje per te gjithe .po te behet ajo Cdo gje tjeter falls into place.ne nje vend ku pushohet nje zv ministre per nje fature $12 ndersa ata qe kane shperdoruar e vjedhur qindra milione euro nuk iu hyn gjemb ne kembe nuk ka per te bere hair asnjehere .

mund ta qush levizje pr-i po per mu e jep nji mesazh sidoqofte. Dhe per ket nuk e kam llafin te populli por te nepunsit.

E sheh që nuk je më Balliste ..me Platformë ..Luftë për Çlirimin e Kosovës smiley..Po Ju e keshlt tl bashkuar me Shqipërinë ,  brënda Shqipërisë Italiane e Gjermane ..Kë do çliroje në Mukje a të marrtë purtha shalët .smiley

Gjetët Veken që u merte seriozisht pa të keshët mua do i kisha dhënë nja tre katër partizanë me vete dhe O bura Yxhym pas Ballistëve të Pushtojmë Jugosllavinë ..O ooooo brinja !

Ja e esh nashti si mendon për Fukaranë në shtet kapitalist . Njësoj si në Mukje smiley Po s[ka më veke tani që të shkruajë Dikt Prol në Kushtetutë e të bëjë Politikë penale , të të dhurojë dhe Drita falas ..

Paratë ose në hapsanë ..digjove ..digjova thuaj !

po mire partizane qe se gjetet dot sa ishin, po balliste te pakten.., sa jane shifrat?

ata qe do zgjidhnin hallet e kombit, po pastaj iken e ja lane binane e nipolle enverit mos mi fusni ne listra!!

enveri komunist, i paskon thon mos u pliks me rusin smiley

ah, te kishim dhe nji kawasaki smiley

 

kurse ajo pleksja me gjermonin ishte shum largpamese smiley

olele brinja me ter mend smiley

mos vdeksh kurr ishalla. o king!!! smiley

tani ky autori ca studime i ka bo, me ate te veten, je, s'je dakord, tjeter gjo ajo, plus qe shkru me emer e mbiemer... ama ilaqim, te t'dali nji qe maskohet me emer femre e te thot ik e ha sufllaqe, kjo eshte per t'i thene bill gejtit te dhjefsha mu ne kompjutera e software qe na sjell ne ket derexhe. bote jallane.

… Nënën

Sa vështirë ta duash.

Një nënë e bukurive dhe mirësive të kursyera.

Një nënë me trupin e drobitur prej dhunës

së pësuar dikur, prej pronarëve të saj kodoshë.

E nxjerrë në shitje

si kurvë në rini,

e më pas, kur iu rrudh fytyra

e nxjerrë në shitje edhe si shërbëtore,

si pastruese a lypëse

tashmë prej bijve të saj.

Me trurin e çoroditur,

fare pak pushim mes traumave të gjata.

Nënë e katandisur në rrecka

prej bijve të saj bixhozxhinj,

bij të marrosur

pas feksjes së ngjyrave në fustanet

e nënave të tjetërkujt.

Një nënë injorante, e palexuar, e padalë.

E mësuar me kokuljen, me përgjunjen,

me nënshtrimin ndaj fatkeqësisë të paketuar si fat.

Sa vështirë ta duash.

Sa vështirë të përsërisësh klishetë,

gjasme nëna ime më e mira në botë,

nëna ime më e bukura në botë,

të dua se je e imja,

e kështu me radhë.

Po ti nuk je imja.

Nuk je as jotja.

Ti vazhdon të jesh e atyre që të shesin.

Lëkurën e rrudhur më shumë ta lag djersa se lotët,

më shumë ta ndyn zhuli se gjaku.

Sa vështirë ta duash.

Një nënë e varur prej një mijë drogash,

që nuk ka fuqi t’i kushtojë vëmendje fëmijës

as sa për një shpullë.

Një nënë që ka frikë të jetë,

sepse çdo qenie e saj shndërrohet në mall

edhe kuotohet në tregjet klasike të skllavërisë.

Ndonjë bir i saj që iu kundërvu skllavërisë,

u vra.

Sa lehtë shndërrohet gjaku në lapidar,

martiri në pushtet,

qëndresa në muze,

drejtësia në stoli.

E stolitë peshohen me ar.

Ar kanë më shumë nënat e tjera.

Jo nëna kokëpalarë,

dhëmbëprishur,

pa strehë,

pa brekë në bythë,

me morra,

që duron kokëulur dhe e përskuqur

moralizmat fetare dhe sharjet shekullare të ca bastardëve

që ajo lindi e dhunuar prej zotnijve të qytetëruar

që marshuan në jetën e saj.

Më lehtë është të bësh sikur beson

shokun e shkollës që të mëshiron

duke thënë se nënat nuk ekzistojnë,

edhe pse përditë ia sheh nënën e tij

zonjë, në pazar e në shtëpi.

Më lehtë të dëshirosh marrëzisht

të adoptohesh prej nënës së ndonjë tjetri.

Më lehtë të thuash se

qumështi i gjirit nuk të ka mjaftuar kurrë.

Vështirë ta duash nënën tënde

pa qenë patetik.

Ja, sa filloi te investoje pak kinezi ne Albani dhe fillun me u guduf shqipot me plane dhe planimetrira. Prit kur per nje 10 vjecar te jemi populli me me shume konfucianiste ne Ballkan! smiley

Doni plane kombetare!

Urdhero!!!

P.s. Thelle ne malet e Skraparit/lindi burri i vatanit...

vepra!

fjalet u kena lon kritizerve digjital: le te kene edhe ata castet e tyne te vetpermbushjes me piksela.

VIZION!

DREJTIM!

P.s. Mund te kisha perdor dhe LIDERSHIP, por ne kemi fjalen e bukur shqipe drejtim.

eh, ka kusure shqipja, ka. mos e merr ashtu. se ne fakt e kemi "PRIJES", por ama zbatimin e udhehqjes nuk e bejme dot "Prirje", se do na e marrin si "tendence" pasandaja.

kshuqe thjesht:

PRINA, ILIR!

@ Roni & Emo, jo dhe aq shume seriozisht smiley, po seriozisht e ka qy prijesi juaj? 

Apo shashke* e radhes?

*mbi shashken

smiley

e c'me ktheve.

Prijesi eshte i imi, i Ronit, i juaji, i te gjithe neve!

I'm out for now. Later. smiley

Happy Holidays!

Happy Holidays!

Te paska detyru Prishtina me u be politically correct? smileysmiley. Merry Christmas, Happy New Year, Happy Hannukah, Happy Kwanzaa!

Gezuar i dashur smiley.  

 

Monda, thuaj nje (po vetem nje) premtim qe Iliri e ka dhene dhe nuk e ka mbajtur. 

Mos u lodh shume roni ,emo jane dy emra te njejtit 60 vjec burre I etur per pak vemndje.

mir, mir, nji dhe 60 jemi, po na thuj naj gjo c'bohet me at bursen mongole? smiley

si esht situata ne ulan bator smiley

E pashë e pashë , po me ballistë trima që rrinë me fshesë gati ..nuk ka Komb nuk ka Platforma e Plane .. Kohët e ARTA të Elitës së Kombit alais  e Lavdive të Ballit kur ta raste Syve pa u trembur me Dekalog , faqe edhe Gjermanëve Turistë .. dhe që mobilizonte gjith Popullin në Luftë pas vetiu , iku e vate . Iku me Gushtin vapa.

Kanë mbetë nga këta kokoshët e bLoqeve me fshesa në duar , që trëmbin Pulat me " ish " mos u hanë koqet e misrave në karroqe smiley ..Rrinë rrinë dhe ja japin " se Mukja zotie " smiley

Fshesaxhi nga ta të pas çlirimit që prisnin ça do thoshte kryetari Frontit smiley

Akoma me platforma kta gjysha? Zgjohu oooo eshte viti 2014. Sdum bashkim dum shtet normal, shtet ligjor kaq. Bashkimin fute ne ycë. 

Qeka bo nomi me Mukjen ne ket teme!

 

meqe ma kapi syri, nje pyetje (cik seriozisht kesaj rradhe) : mendoni se ai ne foto majtas, nuk ka vertet probleme me shendetin ???
 

seriozisht, e ka pyt njeri pse eshte katandisur keshtu? dmth ka ndonje verson zyrtar nga LSI per te shqetesuarit e shendeti te udheheqesit? 

po, e ka pyetur para nja dy muajsh zyrtarisht ne studio te top-channel sokol balla. Jam shume mire -tha, kam patur ca lekundje peshe, por po e stabilizoj

flm. cehre e cuditshme. 

po te besosh ca faqe online, ketyre te LSI ose u kane bere magji, ose po u hedhin ndonje gje ne gjelle, po i eleminojne me lezet..smiley 

na nje tjeter ''çehre e çuditshme'', qe sipas ketyre  eshte i semure gjithashtu...

Omg Spartaku!! Nuk e kuptonte I shkreti deputet! smiley po dhe Likja dicka ka, se ato luhatje peshe aq drastike me nga 10-20 kg , hyp e zbrit ( lere c'thote ai po stabizohet) nuk Leviz peshorja aq kollaj&dukshem here pas here. Ka dicka po nuk tregon. Ai dobesim nuk eshte healthy. Eshte I frikshem. Kishte me prezence  chubby ! Lol

e kishim paralajmeru Ilirin, biles edhe ktu, mos puno kaq shume se shendeti po iku, s'vjen me. meazallah. s'i merrte vesh koka. nuk me mban vendi, thoshte, dhe pune, pune...  na tashti!  smiley 

ca thone qe ka vu unaze ne stomak, si avokat ngjela ne tv, ca te tjere se heq nje pjese te stomakut, ca thone qe ka semunie te keqe, por pisikologjikisht nuk e jep veten fare

nuk e kapa kete : ngjela tha ne tv qe Liri ka vu unaze ne stomak ??

aludoi ne nje emision te klanit, shkarazi. 

Imagjino avukatin qe akuzon meten, pasardhesin e bllokmeneve per gjera borxheze.

e vetmja gje qe nuk do kuptoj ndonjehere eshte se si ka mundesi qe Saliu, edhe pse eshte ai qe eshte, e futi avukatin ne kabinetin e tij qeveritar ne 2005 ! Dmth avukati do qeveriste vendin, kupton ti ?? smiley

Spo e gjej dot ate interviste te avukatit, ndoshta me e kthjellta e tij.

E Kuptoi me vone sala kur u desh ta ngrinte

Avukati eshte demokrat i madh por sa vjet eshte kryetar i partise se tij , kur u bene zgjedhjet e fundit per kryetar ne partine e tij dhe kush eshte anetar i partise se tij pervec asaj bimbos leshverdhe?smiley

ajo eshte sa per qin mij (do thosh xhibi)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).