Rekordet janë vënë për t’u thyer dhe kjo gjë është vënë në zbatim edhe dje nga portieri i Partizanit, Alban Hoxha. “Gardiani” i të kuqve dje ka arritur të thyejë rekordin 30-vjeçar të vendosur nga portieri i Labinotit të Elbasanit, Bujar Gogunja, që e mbajti të paprekur rrjetën e portës për 1037 minuta.

Rekordi i ri i vendosur nga Alban Hoxha është 1084 minuta, rekord i cili u vendos të shtunën e 13 dhjetorit. Ish-portieri i Elbasanit e vendosi rekordin e tij në intervalin kohor 11 dhjetor 1983 – 13 maj 1984. Ndërsa rekordi i ri i vendosur nga Hoxha nisi më 30 gusht 2014, në minutën e 80-të të ndeshjes me Apoloninë deri më 13 dhjetor 2014, ku në minutën e 85-të ndëshkohet nga Ardit Shehaj. Duhet thënë se për arsye familjare, që tashmë dihen, Alban Hoxha nuk i ka radhazi 12 ndeshjet pa gol, pasi ka munguar në dy sfidat e fazës së dytë me Skënderbeun dhe Kukësin.

Pas ndeshjes, Hoxha është ndier i lumtur për rekordin e thyer, rekord të cilin Gogunja dëshironte ta thyente vetëm Albani. Kur mbërriti minuta e 38-të e ndeshjes, tifozët e Partizanit brohoritën dhe ndezën fishekzjarrë, ndërsa portieri duartrokiti në drejtim të tyre.

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Hoxha tha se ai ka edhe një dedikim për këtë sukses, duke ia dedikuar bashkëshortes së ndjerë dhe djalit të tij.

“Kjo është kënaqësia më e bukur e jetës sime, pasi vjen edhe pas më shumë se 30 vitesh. Nuk kam fjalë që ta përshkruaj këtë emocion të madh. Rekordin ia dedikoj bashkëshortes sime dhe djalit. Jam shumë i emocionuar, pasi është një sukses shumë i madh për një futbollist”, -u shpreh Hoxha.

Më tej, zëvendëskapiteni i të kuqve shprehet i mërzitur për humbjen duke e cilësuar golin e Flamurtarit si aksidental. “Ishte një gol aksidental ai që pësuam në fund. Flamurtari më shumë tërhiqej sesa sulmonte. Duhet ta fitonim këtë takim, por na penalizoi ai gol që siç thashë ishte aksidental. Jam i mërzitur për këtë, por ne kemi forcë për ta kaluar këtë situatë. Partizani është ekip i madh dhe ne do të ecim përpara”, – përfundon Hoxha.

7 Komente

respekte per kete portier, i cili mban larte emrin e nje ekipi historik dhe eshte pasardhes i nje plejade portieresh te medhenj qe ka nxjerre ky vend, si Maliqati, Vogli, Kaçi, Musta, Dinella... e te tjere qe dhane kontributin e tyre per te argetuar shoqerine tone, e per te cilet flitej nga e hena ne mengjes, e deri te dielen ne darke kur degjonim Rubriken Sportive ne oren 8.30

Squhet re kokbugace se ske luajtur dy ndeshje me ekipe qe te fusin gol.  Morr

Tashti quhet, s'quhet, pas 16 ndeshjesh te njekampionati me 10 ekipe, i takon qe ka luajtur me te gjithe ekipet, dhe qe Partizani ka pesuar vetem 6 gola (tre nga keto vetem ne nje ndeshje) eshte nje tregues jo per tu nenvleftesuar...Flasim per nivelin e kampionatit tone, e jo per ate angles.

Aty ke te edrejte po ky palo rekordi i ktij jevgut elbasanlli surratbugace ka nje pikepyetje te madhe se seshte linear dhe ka shmangur ndeshje me ekipe qe te rrasin golin. Si puna Bufonit te vendos rekorde me piacencen e juve stabian, jo me inter apo romen. 

Nuk di nese e mban mend, por ne ate kohe Labinoti u shpall kampion dhe doli dhe finalist i kupes se republikes, por kishte dhe sulmues ate Zihni Begen e famshem... me duket se ka qene nga vitet '83...

Portieri i Labinotit Bujar Gogunja, nuk pësoi gol në 12 ndeshje radhazi, me një minutash prej 1037 nga 11 dhjetori 1983 deri më 13 maj 1984

alidemso, Bega ka qene sulmues i mire i  Labinotit,  por Popa, nje kokeshtypur ky, ishte sulmuesi qe bente  ca gola rroma-pertoma, por ishin gola ne ndeshje decizive.. 

dhe Labinoti ate vit qe ka dal kampion,  shumicen e ndeshjeve e ka fituar me 1-0 ose 0-1. Popa ishte golashenuesi me i mire i tyre.

Labinoti bente pak gola, por edhe pesonte shume pak gola..  boshti i ekipit ishte Gogunja- Deliu- Tafani-Luniku- Popa.

Sa inat paska kokolepsi...relax..p.s mos thuaj qe nuk e pe derbin smiley !! Kete keni te keqe ju tifozet e 17 Nentorit,nuk jeni hiç sportiv..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).