Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i propozon Kuvendit zgjedhjen e Genti Sejkos për postin e Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë. Dekreti i presidentit, që pritet të kalojë për votim në Kuvend, është arsyetuar me përvojën menaxheriale, formimin e lartë profesional, edukimin dhe integritetin moral të Genti Sejkos.

“Eksperienca mbi 20-vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standardet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”- thekson presidenti Nishani.

KUSH ËSHTË GENTI SEJKO

Genti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie. Gjithashtu, zoti Sejko ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc) të kryer pranë Universitetit të Glasgow-t, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 – Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”.

Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikëqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri.

Përgjatë periudhës Qershor – Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e Bankave tregtare në SHBA, Iowa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes.

Përgjatë Tetor 1997 – Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si  përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikëqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit.

Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qenë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator.

Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 – Qershor 2002.

Në periudhën Qershor 2002- Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend.

Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës RAIFFEISEN në periudhën Korrik 2004 – Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë.

Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 – nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ndërsa në periudhën nëntor 2008 – korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qënë dhe Anetar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve.

Korriku i vitit 2010 dhe aktualisht e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës “SOCIETE GENERALE ALBANIA” ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv-pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës.

12 Komente

Komunistet dekorojne ish ministra.
Demokratet dekretojne guvernator bankash.

e po duken kapitalistat e djathte

në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz ...smiley

Edhe kjo u duhej shqiptareve qe te kesh dhe ti Vleresim smiley Dordolec Politik !

 Dekreti i presidentit, që pritet të kalojë për votim në Kuvend,..

Hic po habili !

Nga prurjet e rralla qe permbajne domethenie te nje shteti Ligjor .Na mbine Oqet ne cdo prurje me demokrate !

Urime djalkes dhe po e vune se nuku keq .Si pe atyre Demokrateve qe ka lene Enveri , duket ne pamje !

A ka shkruar a bere ndonje studim ky kandidati ? Se keshtu me CV-ra jemi te gjithe bankiere. Edhe nje gje tjeter: Nuk lexova askund qe ky ka pas eksperience burse, a eshte e imagjinueshme qe GUV.i BQ te mos kete eksp. te mjaft. ne menaxh. e aseteve ne burse?

Ne se Rama ka mbet dakort me gjytyrimin per te bere Sejkon Governator, paska marr fund ! Ky eshte tipiku i obllomovit dhe i servilit.Ky eshte njei paafte  sa keni me pa ! Me mire ti kishin bo grun se ajo eshte jasht mase e shkathet dhe ke Banka greke ka punuar goxha gjate e ....mire fare !Expertisti i larte  ne Banken e Shqiperise ..thote Jari ne CV e Sejkos, kur Banka ukthye ne bordello dhe haniberdush paret ! 

Tu rroje projekt ligji qe bene ne Kuvend, edhe per governator te jashtem.Po qe marrveshje Rama - jari eshte shum e piste dhe me te tjera harace !

Por ...nuk perjashtohet loja me idrizkaravidhen , per kunder ilirit gri ! 

Por nuk eshte kjo me e madhja  vaki, qe ne kete vend nuk kane te sosur.Fton  gjytyrimi president ish Governatorin ne cermonine festive te Clirimit ,kur Bankes qe drejtonte drejtori i grus vet , i jane vjedhur ...nga 7 gjer ne 400 milion euro dhe e pozicionon fill pas krahut te vet , semedemek e kish te ftuarin e vet.Dhe Rame Gallofi qendron ne ate hale takimi! Kjo me tregon se edhe Rama mundet te jete i perlyer ne aferat e kusarise fullanerise ! 

kjo CV e ktij Sejkos m kujton ate shprehjen: kiu fiu andej, kiu fiu kendej...."gjithanej gjindej po askund s ishte",  kshu do thojshin  skeptiket ktej nga Allemanja.Realisti thot vari K... si quhet Marioneta e FMN, problemi esht se me cfar theshethemesh do mbushen Gazetat mas nja 3 Ditesh. 

p.s.meqe ra Fjala, a u rehabilitua ai djalka e Luizes, mo? Apo esht Shefi psikiatris akoma me leje dhe duhej derguar me urgjence ne greqi per egzminime te metejshme..Coc spo na degjojn me veshet.... 

Ri i qete se ai djali i sosur djall, tere jeten aty brenda ka per te merzyer.Mbaje shenim sa te them dhe ke me pa ! 

normalisht ke te drejt,  po kam frik se do anashkalohet Kodi penal ne drejtim te Psikiatris, gjejm nja dy mendjed(h)itur qe  i atestojn prognoz pozitive etj.smiley  Voila!  kjo heshtja ne unitet e mediave sikur vje er e keqe. Ktu duhet te ishin "rrotullis Koka prokuroresh e gjyqtaresh" per mosveprim e normalisht dhe Ministri i drejtesis per paaftesin e nepunesve te Dikasterit qe drejton. Po deri tash  s mbajti njeri pergjegjsi, dhe ajo baxhella plak qe lujti rolin teatral te rradhes t gjith ja hudhen Kopilin Shoqeris se keqe.... e kam te veshtire ta besoj se ky do rrij gjat i mbyllur. Sidoqoft, shpresoj  tju japi koha te drejt, grava. 

i lutem Adminit tme fali qe dola pak nga tema.

 

Keta duan te mbajne larg Shqp te gjithe ajken e profesionisteve dhe autodidakteve!!! E provuan me nje qe ishte nga brenda vendit...ç'fituan? Opingat e Sherros !!!!!
Bredho duhet me u mbledh dhe be nje leter te fuqishme te ai miku yne ne Tirane.

Sejko Guvernator? Meta: S’kemi ende qëndrim. Do ta studiojmë, pastaj do vendosim pa paragjykim

smiley 

Mos harro qe kur ta moresh ne zyre per ta studiu, ti thush : A e di pse te kom thirr ?

P.S. Ajo drita kuqe ne tavon NUK osht e Carbon Monoxide Dtector. !!! ...you can thank me later.

Me duket se Pjeri paska futur mik Bushatin! Ose Bushati ka lexuar VQ dhe eshte bere dishepull i Pjerit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).