Kush me shpjegon:

1) Perse ne faturen e OSHEE duhet te paguaj 100 lek te reja per perdorimin e aparateve televiziv?

Mbi ç'baze vertetohet fakti se une perdor ne shtepi televizion klasik?

Mbi ç'baze nje familje apo biznes i cili perdor telvizionin dixhital apo Ip-Tv te cilat kane nje kosto mujore me vete (perdorimi i te cilave faktohet nga fakti se ke nje sherbim te tille) u duhet te paguajne edhe ne faturen e OSHEE nje kosto te dyte?

Une pershembull nuk e perdor TV, edhe ne prize nuk e le. Perse duhet te paguaj TV.

Duke qene se OSHEE ben ndermjetesin per te vjelur keto leke dua te di se cilit ent i kalon. Cili eshte destinacioni final.
Te pakten te di se cilin televizion po financoj.

Pyetja e dyte:   

2) Ambientet e perbashketa.

Vetem ne nje muaj une si individ i paguaj OSHEE nje shume prej 112 leke. Jam kurioz te di se mbi ç'baze e perllogarisin, nga e nxjerrin kete shifer.

Nga numri i kateve? Jo se jam kati i pare.
Nga dritat per kat? Jo se eshte pallat i kohes se xhaxhit e si ndriçim kemi driten e henes kur na shkon mbare.
Administrator s'kemi. Sahat te perbashket nuk kemi.

Me pak fjale s'me dalin llogarite. Nuk kuptoj 212 Lek perse me merren.

Apo kerkoj shume?

13 Komente

Shume po kerkon, per 212 lek te qelbta ne muaj e ben veten!

Eshte pagesa per te mbajtur televizionin shteteror TVSH, s'ka lidhje me dritat. Eshte takse qe ka ekzistuar qe kur ka ekzistuar televizioni. Gjithnje eshte paguar me dritat, sepse perndryshe s'e paguan njeri. S'kemi ndaluar asnjehere se paguari per ate, cuditem qe eshte hera e pare qe e sheh. Po ashtu dhe ajo per ambientet e perbashketa apo ajo e gjelberimit qe mund te vije dhe me faturen e ujit nese jeton ne Tirane, sepse aty e vuri Basha qe te mos i behet bisht.

Jane taksa qe per arsye praktike mblidhen me faturen e energjise. I perdor apo jo ato sherbime s'ka lidhje, se ajo eshte dhe llogjika e takses.

1) Perse ne faturen e OSHEE duhet te paguaj 100 lek te reja per perdorimin e aparateve televiziv?

 

mos tha paskan fillu me fut taksa austriake !!!!! bir nona vet !!!!

 

Gerti, paguji dritat pa hudh vickla...

Sheef? 

Filloi ndryshimi. Tani n'ven ta hudhni faturen ke plenat, keni fillu me e lexu. Heres tjeter, kismet zotit filloni avash avash edhe e paguni at' fature. smiley 

Rruga e gjate dhe e mundimshme drejt qyteterimit, tha Ismaili i Madh. 

+11 smiley shume e bukur kjo gjetje. Me keta duhet me bo durim e me ja shpjegu nje me nje se e kon per sefte.Deri tani ja kon hudh tu ngrejt dy gishtat lart  e tu thone poshte kamunistat. Mirpo ja qe duhet te mesohen edhe te paguaje detyrimet si gjithe te tjeret.

E duam shqiperine si gjithe evropa!! Taksen e tv duan ta vendosin ne faturen e energjise edhe ketu ku jam une,pasi ajo shmanget nga nje pjese e konsiderueshme e shoqerise..ajo eshte e detyrueshme per tu paguar nga te gjitha familjet,shikon apo jo tv,di apo s'di hiç italisht do e paguash.

Mesa di une, taksa e televizorit eshte detyrim qe shtetasit i paguajne TVSh-se si institucion kombetar, pavaresisht nese ti ke apo jo televizor dhe pavaresisht se ti e sheh apo jo satcionet e TVSH-se. Njesoj si taksa e pastrimit psh, ti e paguan pavaresisht se mund te pretendosh qe nuk hedh asnje mbeturine. Kjo takse paguhet sebashku me energjine elektrike, pasi ne kete rast CEZ sherben si agjent grumbullues per institucionin e RTV-se, kuptohet kundrejt nje komisioni. 

Ndricimi i perbashket, apo energjia elektrike qe harxhohet per ambientet e perbashketa si ndricimi i shaklleve, pompat e ujit apo asensoret etj,. vleresohen me cmimin prej 8 leke kw/ore (pa tvsh) dhe si regull kw/oret regjistrohen ne nje mates elektrik me vehte. Sasia mujore e regjistruar pjestohet me konsumatoret privat te asaj njesie/shkalle dhe i faturohet pastaj secilit ne nje ze me vehte. Pra eshte e mirekontrolluar dhe transparente. Te pakten keshtu eshte ne pallatin ku une banoj.

Ne shumicen e vendeve ne Europe, paguhet ne nje forme ose ne tjetren nje tarife per tv. Pervec se ne Shqiperi, edhe ne Turqi, Greqi, Serbi, Rumani, Maqedoni (deri para disa vitesh) etj kjo tarife eshte e perfshire ne faturen elektrike.  Vende te tjera kane forma te tjera per mbledhjen e kesaj tarife.  

Ne US nuk ka tarife per tv te perfshire ne fatura te tjera.  Por perbrenda faturave  perkatese, ka taksa dhe tarifa nga me te shumtat.  Qe nga taksat per shtetin perkates ku jetohet, taksa lokale e deri tek tarife per mirembajtjen e linjave etj.  New Yorku psh ka nga taksat me te larta ne US ne faturen e energjise elektrike.  Fatura e TV qe eshte kompani private, ka nja 30 lloj taksa dhe tarifa.   

Per ambientet e perbashketa, administrimin e pallateve, dritat etj, ka nje ligj per kete pune.  Nqs nuk vendos pallati administrator, duhet ta percaktoje bashkia.   E me radhe te tjerat.    

 

me faturen e dritave behet qe po s'pagove, te presin dritat. duke mos ndejt dot pa drita, ti do paguash edhe taksen. problemi eshte qe dritat nuk jane takse por pagese. dhe po nuk pate TV, nuk ke pse paguan takse per te? se ndryshe duhet te paguaje takse edhe per traktor, apo varke me motor, megjithse nuk ke te tilla mjete.

ne france taksa e TV paguhet me taksen e baneses, ne çdo nendor. dhe nuk e paguan, kur deklaron qe nuk ke Tv ne shtepi. qeveria ketushme po shikon mundesine ta aplikoje kete takse edhe per komjuterat, dhe te gjitha aparatet e tjere, telefone apo tjeter, qe jane te afte te shfaqin televisionin. por per momentin nuk po veprojne, se e ndjejne qe nuk do ja fusin kollaj popllit puntor.

menyra te refuzosh taksen e TV apo tjeter takse qe e konsideron te paligjshme, eshte vetem gjykata. 

 

1-shit televizionin
2-leket e shitjes futi ne banke
3-me % qe merr ne banke paguaj taksen
4-beje gjumin e qete

Shpresoj mos ta kesh tv-ne e kohes se xhaxhit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).