Pas nja dy kërkimeve pa fryt, thashë të kërkoj pak ndihmë në PPU. Pyetja ime është: a ka ndonjë faqe interneti shqiptare, të specializuar për lidhjen / postimin / mbledhjen / shfaqjen apo agregimin në një të vetme të titujve të editorialeve të shtypit shqiptar, në mos të gjithë shtypit, të emrave kryesorë të tij. Për kë nuk e kupton çfarë po pyes, mund t'i shërbejë si shembull, ta zemë, shërbimi time tek ikub.al, i cili s'më intereson, pasi bën agregimin e gjithë lajmeve (për mediat që ata mbledhin). Në rastin tim, s'më interesojnë lajmet, vetëm rubrika e opinioneve dhe editorialeve. Di gjë njeri në ka ndonjë faqe specifike agregimi të tillë në internet?

9 Komente

Me sa di une nuk ka nje te tille. Dhe nuk besoj se do te arrihet, sepse ne kete rast do te ishin te mbledhura ne nje qendrime totalisht te kunderta dhe perjashtuese, gje te cilen nuk ka ndonje "burre opinionesh" qe do ta pranonte.

 

S'bëhet fjalë për kategori morale, politike, ideologjike apo namuzllëku, ato s'hyjnë fare në këtë mes. Bëhet fjalë për shërbim, një faqe që ofron lidhjet, direkte apo të përpunuara, për editorialet që publikohen online nga shtypi shqiptar. Dhe këtë mund ta ofrojë kushdo, në i pastë shkuar ndërmend ta ndërtojë diçka të tillë. Dhe unë po pyes në ka apo jo.

Pa noj ofense domosdoshmerisht  per teme-hapsin , editorialet e shtypit shqiptar gjenden te : nevojtore.com .. good luck  me  mendjet e ndritura shqiptare ne fillimin e shek. XXI !

Pavarësisht mendimit tënd përgjithësues, njerëzit edhe në nevojtore shkojnë. Madje është vendi ku shkojnë më rregullisht se në çdo vend tjetër. Gjer sot as kam njohur, as kam dëgjuar njeri që të mos vejë përditë. Ndaj është një vend që kërkon respektin e duhur e s'duhet përzjerë me shtypin shqiptar.

ka disa por jane per tematika te caktuara.. duhet ti gjemosh .. gazeta tema eshte nje prej tyre, perndryshe hape nje faqe e server vete dhe shto punen, 

Jo, Tema s'është as agregator, as për tematika të caktuara. Boton çfarë do prej faqeve të tjera, dhe kjo është tjetër gjë. Pyes për agregator të faqeve editoriale të gjithë shtypit, e s'kam në plan të ndërtoj vetë të tillë.

Besoj dhe ketu ke pare, te mbledhura bashke.

Perndryshe, vec e vec vetem Google po me vjen ndermend. Oh dhe Xhibi i Peshkut smiley

Faqen e opinioneve te shqiperia.com nuk e njihja. Megjithatë, as ajo s'është agregator, por faqe e dedikuar ku postohen editorialet e zgjedhura nga sajtmbajtësit - filtrim mbi bazë gjykimi personal për atë çfarë ka vlerë e çfarë jo. Këtë dinë ta bëjnë fare mirë vetë lexuesit, sikur të kishin mundësinë e një shërbimi agregat, do ta tregonin klikimet. Sidoqoftë, të falemnderit.

Mbledhes vetem te opinionenve/analizave? S'di te kete koleksionues editorialesh online. Maksimumi ka kategorizim te lajmeve si ketu tek ikub.al (e ngjashme me lidhjen e shqiperia.com qe dhashe me lart). Sepse aq mjafton, po ta mendosh: nje kategorizim i mirembajtur i artikujve qe futin portalet shqiptare.

P.S. Fundja dhe peshku ka seksionin e vet me "opinion-beres" qe prej Janarit 2010

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).