Drama shumë shekullore e shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Maqedonisë shpaloset nëpërmjet rrëfimit ekskluziv të Branko Sinadinovskit. Ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi prejardhjen e tij etnike.

“Unë gjithmonë jam ndjerë dhe kam qenë shqiptar. Kjo sepse përkatësia kombëtare, sipas të gjitha kushtetutave në botë, është ndjenjë intime dhe as unë nuk kam pasur nevojë që ta manifestoj publikisht. Për herë të parë në një libër timin kushtuar Josif Bagerit, para katër a pesë vjetësh, u hetua dhe publikisht se përkatësia dhe prejardhja ime e babait dhe gjyshes time dhe e paraardhësve të mi të afërt e më të largët është shqiptare dhe se jemi shqiptarë ortodoksë”, thotë Sinadinovski.

I pyetur se si është e mundur që të mos flet shqip, Sinadinovski thote se është e mundshme.

“Nuk jam vetëm unë, por ka dhe shumë shqiptarë që janë të rëndësishëm në historinë bashkëkohore shqiptare e që nuk dinin shqip apo që nuk folnin mirë shqip. Konkretisht për veten time do të them se krejt rrethanat e dyzetepesë vjetëve të fundit ndikuan dhe nuk munda të kontaktoj me motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë që jetonin jashtë vendit dhe për këtë kjo është arsyeja themelore. I ri u largova, dhe u ktheva vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë”.

66 vjeçari që për shumë vite jetoi në Lindjen e Mesme, rrëfen në Info Magazine të Klan Kosovës historinë personale për asimilimin e shqiptarëve ortodoks nga Maqedonia.

LEXO PO ASHTU: Gjyshja më thoshte, “djali i dadës”: Kërcënohet Sinadinovski, sepse e tha të vërtetën

“Them se është bërë presion i caktuar për asimilim. Është ndjekur dhe babai im, që kishte dhe një dosje të madhe policore, pavarësisht se ishte profesor universitar. Janë ndjekur nga Policia dhe më shumë njerëz të mi të afërm e pak më të largët. Është fakt se gjithë shqiptarët ortodoksë të Rekës e të gjithë Republikës së Maqedonisë së tashme e të kohës kur ishte pjesë e Turqisë otomane, i janë nënshtruar fillimisht dukurisë së asimilimit të fuqishëm që në kohën e Turqisë otomane e të Serbisë, pastaj nga bullgarët . Megjithatë, shqiptarët ortodoksë të kësaj ane janë fenomen botëror, se përkundër asimilimit të madh e të fuqishëm, kanë arritur që ta ruajnë gjuhën e tyre amtare”.

Thotë se edhe vetë është një rast i tillë, ndonëse e pranon se i ati dhe gjyshërit kanë folur vetëm shqip.

Për çudi të shumëkujt, ai është themelues i partisë VMRO-DPMNE, subjektit politik të kryeministrit aktual të Maqedonisë Nikola Gruevski.

Deklarimeve, por edhe librave të publikuara ia pa sherrin, kur rrëfen se u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij nga persona të panjohur.

Edhe përkundër kërcënimeve dhe sulmeve, ky promovues i vlerave të shqiptarëve ortodoksë thotë se nuk frikësohet për vete, por për familjen e tij.

Sipas Sinadinovskit janë rreth 75 mijë shqiptarë ortodoks vetëm në Maqedoni. Madje, sipas tij, shumë të tillë shërbejnë edhe nëpër funksione të rëndësishme në institucionet në Shkup. 

Shqiptarë ortodoksë, sipas Sinadinovskit, ka edhe në Kosovë, kryesisht në mesin e goranëve tek zona e Dragashit. Të cilitdo vend qofshin, Sinadinovski i quan gjithë shqiptarët vëllezër dhe motra.

Ai thotë se është krenar me prejardhjen e tij, kur deklaron se do të iniciojë edhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të palës maqedonase.

Detajet tjera rreth rrëfimit rrëqethës të Sinadinovskit mund t'i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë në video, nga minuta 21:54, të dhënë për televizionin Klan Kosova:

 

Gjyshja më thoshte, “djali i dadës”: Kërcënohet Sinadinovski, sepse e tha të vërtetën

Është shqiptar por nuk flet këtë gjuhë. Por, paraardhësit e ortodoksit Branisllav Sinadinovski, nga Beliçica e Rekës së Epërme të Maqedonisë, shqipen e flisnin çdo herë. Me kalimin e kohës, familja e tij thotë se është asimiluar.

“Nëna ime nuk ishte shqiptare. Por, babai dhe gjyshja ime Parashqevia, me sa e mbajë mend unë flisnin mes vete pastër shqip. Gjithashtu, mbaj mend, si fëmijë, kur ajo më thoshte gjithmonë: ‘Djali i dadës’. Unë nuk e merrja vesh çdo të thoshte kjo, por më vonë e kuptova se më ledhatonte dhe me këtë ma shprehte krejt dashurinë e saj. Ndryshe, babanë tim që ishte mësues, profesor në Shkollën Normale të Shkupit dhe profesor universitar e shkencëtar, e respektonin të gjithë shqiptarët”, thotë ai për Klan Kosova.

LEXO PO ASHTU: E dhimbshme: Ja si u asimiluan shqiptarët ortodoksë në Maqedoni (Video)

Sinadinovski po thotë se numri i shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë është shumë i madh.

“Mund të them se në gjithë Maqedoninë tashmë ka rreth 70 apo 75 mijë shqiptarë ortodoksë. Sigurisht se kjo shifër nuk duhet të merret si një fakt i kryer, sepse numri i tyre do të dihet vetëm atëherë kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë edhe sipas përkatësisë së tyre fetare”.

LEXO PO ASHTU: Sinadovski: Babai më tha se jam shqiptar

Ai thotë se ka ardhur koha kur ortodoksët tjerë shqiptarë, që ishin objekt i asimilimit, të pranojnë kombësinë e tyre. 
Por, këtyre thirrjeve Sinadinovski ia pa sherrin një ditë. Pos që u quajt nga motra e tij një mashtrues ordiner, ai u sulmua edhe fizikisht.

“Një natë, rreth orës tetë a tetë e një çerek, dikush i ra ziles së derës, kinse për të kërkuar ndonjë ndihmë. Kur e hapa derën më shtynë fuqishëm dhe rashë e u rrëzova. Mblodha forcën e u ngrita për ta mbyllur derën, por më ranë fuqishëm te gjunjë, për çka ende po ndjej dhembje të madhe. Këta njerëz edhe më tutje nuk po më lënë të qetë: po e shkruajnë në derën time ‘shiptar’, pastaj një letër me fjalë tejet fyese dhe me alfabet latin të cilën ia tregova dhe policëve që erdhën, e ku thuhej se mua dhe familjarët e mi do të na therin”, thotë Sinadinovski.

LEXO PO ASHTU: Sinadinovski: Në Maqedoni ka mbi 70 mijë shqiptarë ortodoksë

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, që është edhe një nga themeluesit e partisë VMRO- DPMNE - që udhëhiqet aktualisht nga kryeministri maqedonas Nikola Gruevski - e ka ndërmarrë edhe një nismë të re: ai po tenton të themelojë Kishën Ortodokse Shqiptare të Maqedonisë.

“Nëse kjo lejohet me ligjet e Maqedonisë, ne këtë dhe do ta bëjmë. Ne jemi qytetarë luajalë të këtij vendi dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk lejohet me ligj. Nuk do të bëjmë asgjë që do t’ju shërbente të tjerëve të thonë se po duan të na shkatërrojnë shtetin. Por, ata po harrojnë se ky është shteti ynë i përbashkët, se për të nuk kanë derdhur gjak vetëm maqedonasit, po shumë shqiptarë. Ata po harrojnë se Sekretar i Përgjithshëm i Republikës së Krushevës ishte një shqiptar ortodoks, i cili quhj Gjorgji Çaçe; kanë harruar gjithashtu se dy anëtarë të Kuvendit të ASNOM-it ishin shqiptarë”, thotë Sinadinovski. /Klan Kosova/  Marrë nga telegrafi

9 Komente

Dihet ai muhabet, isoj si greket. Keto metoda jane perdor gjithnje. Maqedonsit u tregun shume te zellshem te detyrojne te konvertohen sidomos robt afer kufirit shqiptar. Me pak u moren me shqiptaret larg kufirit. Po kshu ne greket me fshatrat rrotull kufirit me ne. Shif shen naumin dhe ohrin, i surrat kane me pogradecaret.

Gjithandej keshtu ka qene. Pakicat, apo minoritetet per te mbijetuar detyrohen te konvertohen. Rasti i shqipetareve psh qe u konvertuan ne myslyman eshte ndryshe, pra nuk e kane bere per mbijetese. Se po te qe ashtu do ta kishin bere edhe sllavet apo grekerit, por ja qe nuk e bene.  

Ai thotë se ka ardhur koha kur ortodoksët tjerë shqiptarë, që ishin objekt i asimilimit, të pranojnë kombësinë e tyre. 

 

Por, këtyre thirrjeve Sinadinovski ia pa sherrin një ditë. Pos që u quajt nga motra e tij një mashtrues ordiner, ai u sulmua edhe fizikisht.

 

mire mer Branko, ka ardhur koha me kohe... po fillo njeher te bindesh  tët moter.

 

p.s keta sllavomaqedonasit jane rrace e poshter,  shume me te poshter nga serbet!

p.s2 ore, po kete: LEXO PO ASHTU pse e riperserisni gjithmone te ky shkrim..?!smiley

Aty ku eshte marre teksti me copy paste, kjo LEXO PO ASHTU  te dergonte tek nje shkrim tjeter.Keta jane rreshta te panevojshem që s'është dashur të barten, megjithëse këtu i ka sjell një pakujdesi e vogël.

edhe greket ,edhe sllavet e bene ,por jo ne kete mase. pastaj ata krijuan shtetet kombetare 100vjet perpara  nesh dhe bene spastrime dhe asimilime te forta.,

p.sh greqia e veriut qe quhet sot (nga larisa e lart)kur e moren greket ne -12-n ishte ne shumice dermuese myslimane.zona e epirit me shqiptare dhe me tuje me turko-sllave.  duke qene se greqia ishte shtet fetar(sepse po te ishte kombetar do te quhej arberi) beri nderrim pothuajse te plote te popullsise.1.5-2 milione vete te besimit mysliman u larguan me marreveshjen e lozanes dhe u nderruan me te krishtere aziatike,te cilet u asimiluan dhe sot e mbajne veten per greke.

edhe shteti i pare grek i 1821-t ishte gjysem per gjysem,d.m.th gjysma shqiptare ortodokse,gjysma shqiptare myslimane e nje pakice vllehe. shtet 

prandaj mos u nxitoni ne vleresime.  shumices se popullsise se ballkanit(nga nishi e poshte) po ti gervishesh pak lekuren do te dale rrace shqiptare.

 

Ne fakt, deklarime te tilla, kam hasur nga shum ortodoks te Maqedonise, gje qe tregon se shum shqiptare jane asimiluar ne gjuhen e detyrueshme qe flitet. Une kam njohur shqiptar te turqise, ishjugosllavise qe nuk flitshin shqip, por qe prinderit/familja e tyre flitshin shqip.  Kemi rastet e emigranteve te pare shqiptare kur vajten ne Greqi dhe per çudi, ne shtepite e "grekerve" ndigjonin nje shqipe te vjeter.

Prandaj eshte e rendesishme, qe tv shqiptare, te japin programe me dialekte te vjetra shqipe, nga 1 ore ne dite, qe tu rikujtoje ketyre te asimiluarve apo ne prag te asimilimit, gjuhen e prinderve, gjysherve te tyre. 

Mendoj qe krijimi i kishes ortotokse shqiptare ne Maqedoni, ashtu siq edhe Sinadinovski e proklamon do te zgjidhte shume probleme dhe do ta lehtesonte rikthimin e shume shqiptareve te asimiliuar. Per kete duhet perpjekje dhe mbeshtetje nga shqiptaret dhe institucionet e tyre.

Respekt per Sinadinovskin per kete nismë shume domedhenese dhe me vlere te madhe. 

Mos caj bythe. Si ju bone juve shki, ne bome shqiptare gollobordsit dhe lumjont. Kshu o loja. Hum ca fiton ca, t'gjithe njerez jemi, le te fitoje dashtunia. 

Pensjone dhe pashaporta shqiptare nuk japim. smiley

Shqiperia jo rastesisht i ka punet keshtu si i ka sepse njerez te nivelit tend ka e ka pasur gjithmone me shumice. Kjo mendesi e mbrapsht e shqiptareve i ka demtuar ata me shume se te gjithe armiqt se bashku.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).