Rritja e tarifave të shkollimit do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së universiteve. Ministria e Arsimit vitin e ardhshëm pritet të  rekrutojë rreth 500 pedagogë, çka do të ndihmojë në stabilizimin e raportit student-pedagog. 

“Ajo për të cilën ne angazhohemi këtë vit nëpërmjet politikës së kuotave dhe tarifave është që nga njëra anë të mundësojmë një ulje modeste të numrit të studentëve, por duke ofruar në buxhetin e vitit të ardhshëm mundësinë që institucionet e arsimit të lartë të rrisin deri me 500 veta në total stafet akademike, në mënyrë që të jenë në një proporcion të arsyeshëm me studentët”, tha Arbian Mazniku, zv/ministër i Arsimit.

Ne Provimin e Shtetit rreth 40% e mësuesve që aplikojnë kanë rezultuar mbetës.

“Një masë e madhe profesionistësh mbesin. Pra, studenti që diplomohet nuk arrin të kualifikohet si profesionist që të ushtrojë profesionin e tij edhe pse është detyruar të shpenzojë rreth 5000 orë nëpër leksione e seminare”, u shpreh ministrja Lindita Nikolla.

Javën e ardhshme pritet që të lidhet edhe kontrata me agjencinë britanike e cila do të bëjë akreditimin e universiteteve, por edhe marrjen e masave ndaj tyre.

11 Komente

...që institucionet e arsimit të lartë të rrisin deri me 500 veta në total stafet akademike, në mënyrë që të jenë në një proporcion të arsyeshëm me studentët”, tha Arbian Mazniku, zv/ministër i Arsimit  smiley

..vetem me shkollen e larte si kualifikim ketej ne amerike konsiderohesh analfabet.Eshte turpe qe Maziku te jete mastermindi i stafeve akademike ne universitetet shqiptare .

qe te propozosh rritjen e numrit te personelit akademik, se pari duhet te dime sa jane? ku jane? dhe si jane ata qe jane tashme te punesuar (c'kualifikim, c'lloj kontratash pune, cfare angazhimi etj.) 

te gjitha keto te dhena i mungojne lajmit - dhe nuk e justifikojne rritjen e tarifave te studimit. Studentet ne revolte kane kohe qe kerkojne transparence per perdorimin e tarifave te studimit, nje tjeter e ardhur e rendesishme pervec fondit te shtetit. Kjo nuk eshte transparence. Gjithashtu, nuk mund te deklarohet ne dhjetor 2014 rritja e numrit te pedagogeve kur buxheti eshte miratuar ne qershor 2013, se bashku me numrin e personelit dhe viti akademik ka filluar ne tetor 2014. Pervetem nese behet fjale per vitin akademik 2015-16, atehere tarifat nuk duheshin rritur per kete vit, se nuk perfitojne te gjithe studentet njesoj. Sdq. eshte e deshiruar qe te rritet numri i pedagogeve, por te shihet kualifikimi dhe plotesimi i kritereve, se Dhoret kane filluar te perzejne edhe ata qe jane. 

dhe nuk e justifikojne rritjen e tarifave te studimit.

Po meqe po behet me demek per te rritur te ardhurat per staf me te plote akademik, atehere perse vazhdohet me praktiken me pa sens qe eshte dhenia e TOEFL-it per Masterin?  Ne fakt sipas deshmive te vete studenteve s'te duhen as piket.  Mjafton te dorezosh vetem mandatin e pageses.  

Ja te supozojme se mbrojtja e anglishtes eshte ceshtje jete/vdekje pasi nje nga justifikimet eshte qe literatura per master neper katedrat tona eshte 70% ne anglisht.  Le te mos supozojme qe niveli A2 i TOEFL-it me literaturen akademike ka po aq lidhje sa muhabeti me hot-dog shitesin ne nje cep te Manhattan dhe nje artikull ne New York Times.  

Thene te gjitha keto, pse s'e kalojne mbrojtjen apo certifikimin e anglishtes katedrave perkatese te universiteteve tona, kundrejt pageses, dhe ja ku u gjenden ca fonde.  Nje menyre kjo, se ka edhe te tjera.   

e ka pas realizuar fakulteti i gjuheve te huaja provimin e gjuhes, departamenti i anglishtes, dhe dilnin te gjithe me 10-ta, me anglishte te dhjere - Toefl u fut per te kufizuar numrin e studenteve ne master, rritur aksesin ne literature dhe rritur cilesine e studenteve. Unversiteti i gjirokastres organizon nje nga keto provime nderkombetare dhe i shet gjithashtu (jo TOEFL).

Literatura vazhdon te jete shqip se studentet nuk  duan te lexojne anglisht, edhe materiale nga peshkupauje jane dhene, e info te cunguar e wikipedia ne shqip (mos u habisni!). te jepnin materiale nga oIdrisi nuk do te ishte keq, sikur te artikulohej me qarte.

Te huajt nuk flene gjume, lobojne fort dhe fitojne kontrata....fitojne para nga keto testime....zyrtaret tane skllever u binden ne kurriz te qytaterave. Sa te ardhura siguron nje fshatar? Sa i shtrenjte eshte testi i anglishtes per kete shtrese? etj etj...Skllever te mjere....smiley

kjo ministria edukatore duhet te tregoje naj prralle me te mire, sesa justifikimi se medemek duhet me rrit cilesine.

A jane konsultuar studentet, te zotet e punes, a ka naj studim mbi aftesine e studenteve per te paguar studimet e tyre bazuar ne mundesite ekonomike qe u ofrohen shqiptareve. A u jepet mundesia familjeve me ekonomike per te drejten e arsimimit. Apo ai qe nuk ka leke nuk duhet me u arsimu.

a eshte vertete e nevojshme rritja e nr te pedagogve, profesioni me palle qe ka rezultu der me sot ne shqiperi, a ka rruge te tjera financimi, nga subvensionet shteterore bi llafi.

A mos eshte kjo nje rruge e dyshimte per te fuqizuar univ private per te patur sa me teper kliente( studentet prej tyre konsiderohen te tille), duke qene se diferencat me tyre dhe publikut behen me te vogla tanime. Si rrjedhim rritja e cilesise se kerkuar arrihet nepermjet mamjes se privates dhe rrenimit te metejshem te arsimit te larte publik...

Po ç'pune kane anglezet aty ne sistemin arsimor, qe thuhet ne fund te artikullit.  ç'trapa qe jane. 

smiley

smiley

Te rriten tarifat qe te rritet cilesija?

Hallall. 

Po sikur sikur te rritet cilesija i her e masnej tarifat, a bohet ?

nuk behet pra, se gjendja eshte kjo me kete financim - do te permiresosh kushtet laboratorike? investo! do te rregullosh raportin student/pedagog, investo ne burime njerezore! do te rrisesh kualifikimin e pedagogeve? investo ne edukimin e tyre, dergo jashte e konferenca, projekte kerkimi etj.! 

megjithese, sic e dine edhe ekonomistet, ka nje kufi, threshold, ku paraja nuk sjell me vlere te shtuar - nuk besoj se jemi ende aty!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).