Sipas një raporti të Senatit Amerikan, teknikat e marrjes në pyetje nga CIA, kundër të ndaluarve pas 11 shtatorit, nuk kanë qenë efikase dhe kanë qenë më brutale nga ato që agjencia e spiunazhit kishte deklaruar deri tani.

Shtëpia e Bardhë e mbështeti publikimin e raportit, megjithë paralajmërimet nga ana e disa zyrtarëve dhe ligjvënësve se kjo mund të çojë në një reagim kundër amerikanëve në mbarë botën. Raporti zbulon hollësi të reja në lidhje me teknikat e ashpra të marrjes në pyetje të përdorura nga CIA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Raporti përshkruan teknika të tilla ekstreme të marrjes në pyetje si privimi i gjumit ose simulimi i mbytjes me ujë.”Qëllimi i këtij raporti është të zbulohen faktet pas këtij programi të fshehtë, dhe rezultatet, mendoj se janë tronditëse. Raporti nxjerr në pah brutalitetin dhe është në kontrast të plotë me vlerat tona si vend”,- tha senatorja Dianne Feinstein. Disa zyrtarë dhe anëtarë të Kongresit janë të shqetësuar se grupe ekstremiste do ta përdorin raportin për axhendën e tyre anti-amerikane.

Presidenti amerikan Obama tha se programi i marrjes në pyetje i të dyshuarve si terroristë nga ana e CIA-s është tepër shqetësues.

“Programi në fjalë përforcoi idenë time të përhershme se këto metoda të ashpra ishin jo vetëm në mospërputhje të plotë me vlerat tona si komb, por ato nuk u shërbyen përpjekjeve tona të mëdha kundër terrorizmit apo interesave tona të sigurisë kombëtare”, – deklaroi Obama.

Raporti i Senatit amerikan: Shqipëria ndihmoi CIA-n në torturat e të dyshuarve për terrorizëm

CIA amerikane është ndihmuar edhe nga vende të tjera, për të realizuar procesin e marrjes në pyetje me anë të torturave të personave të dyshuar si terroristë, dhe në listën e këtyre vendeve hyn edhe Shqipëria.

Kjo bëhet e ditur në raportin e Senatit amerikan, i cili thekson se Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, ka torturuar persona të dyshuar si terroristë pas sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara, dhe për këtë është ndihmuar nga shumë vende të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“CIA dhe autoritete të tjera të SHBA­së nuk kanë vepruar të vetme, por kanë krijuar marrëdhënie me një sërë partnerësh për të ndihmuar në zhvendosjen, torturën dhe arrestimin sekret të atyre që SHBA dyshonte se kishin lidhje me terrorizmin”, thuhet në raport.

Në raportin prej 6700 faqesh, lexohet se një nga vendet qe lehtësuan punën e CIA­s ishte edhe Shqipëria, por nuk sqarohet se ku konsistonte saktësisht “puna” e secilit vend.

“Lista e vendeve europiane që ishin bashkëfajtore në fluturimet e fshehta të CIA-S dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të saj janë: Lituania, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja. Portugalia, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Islanda, Austria, Republika Çeke, Italia, Maqedonia Greqia, Qipro, Kroacia, Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria” bën të ditur “The Guardian”.

Sipas informacionit të përpiluar nga “Fondacionet e Shoqërisë së Hapur”, të paktën 54 qeveri të ndryshme kanë bashkëpunuar me CIA-n në këto aktivitete. 21 prej tyre janë vende europiane, 17 prej të cilave në atë kohë anëtare ose që prisnin të bëheshin anëtare të Bashkimit Europian, shkruan më tej “The Guardian”.

Hetimet për CIA-n, SHBA: Ndjekje ligjore zyrtarëve

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe kundërterrorizëm, Ben Emmerson, ka bërë thirrje për ndjekje ligjore të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, që ishin të perfshire në atë që në raportin e Senatit amerikan u vlerësua si marrje “brutale” në pyetje e të dyshuarve për terrorizëm.

Në këtë raport, që u publikua mbrëmë, theksohet se teknikat e zgjeruara të hetimeve “nuk ishin mjete efektive për sigurimin e informacioneve të sakta ose për fitimin e bashkëpunimit të të burgosurve”.

Zoti Emmerson, tha se zyrtarët e lartë nga administrata e ish-presidentit, George Bush, që i planifikuan dhe i autorizuan krimet, duhet të ndiqen ligjërisht, e po ashtu, edhe zyrtarët qeveritarë dhe ata të CIA-s përgjegjës për torturë.

Bashkimi i Lirive Civile Amerikane i ka bërë thirrje prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, që ta emëroje një prokuror special për hetimin e zyrtarëve që “krijuan, miratuan, kryen dhe e fshehën programin e torturës”.

107 Komente

Të paktën me sa njohëm që nga kryqëzimi i skllevërve në Romë , në se mbahet përvdekje me torturë , e deri më sot , përjashtuar pordhët e " se diktatura zotrie " vazhdon e njëjta metodë .Ata torturo dhe OJuQ nënën Berisha Leh .

Asnjë ndryshim smiley

Kjo nukdo të thotë që njerëz në Grup apo individë me prije sadiste të tolerohen , përkundrazi , të dënohen maximalisht , por dhe kështu Lih të Lehim me peshq të kuq smiley  ose sadistë të rij e Kllounë termash , duket sikur jemi në periudhën e skllavërisë .Me një ndryshim se Ujqit janë zbutur dhe përdoren për Lehës nga Politika ose nëpër BloQe !

Teknologjitë e sotme janë daha më keq se sa torturat Fizike . Ato e zhbëjnë Nierin e Demokracisë nga nIeRi në amorf , në buton , në kavie ... ashtu siç trushpëlarja e Kohës ka krijuar kavie psikopatësh për Hakmarrje të periudhës së skllavërisë !

Teknikat e marrjes në pyetje nga CIA, inefikase e brutale

 

sa me delikatese e kane stisur kete titullin keta te Senatit..smiley

po ne cna hyn ne pune cfare ben CIA dhe Senati, xhanem..?!

Kto te 'Senatit Peshkor' ? smiley

Druni ka dale nga xhehneti, ka thene edhe hoxha.Keto plehrat vrane 3000 vete ne mes te NY kurse keta sumcet e Obames ankohen qe pse nuk i kane trajtu mire gjate pyetjeve. Pse cfare prisnin keto, qe CIA t'u thoshte "kush tregon shoket fiton nje karramele" dhe ato do fillonin do bilbiloseshin! Eh po pranej po merr fund Amerika xhan.

Ketu ngatarrohem edhe une, se Bibla thote an eye for an eye, dhe si vend kristian nuk eshte nje vlere qe nuk njihet. Me kete llogjike lejohen dhe armet ne shpia atje. Tani ca pret senati, qe ISIS, al-qaeda e me rradhe te nxjerrin raportet e tyre perkatese te ineficences se vrasjeve qe ata bejne dhe metodave te tyre. 

He pra. E shof qe te ka bere mire ajo periudha e punes ne Izrael. E ke bere Biblen ezber. smiley

Ata me Torah ngrejne zgupthi gjithe lagjen, jo vetem individe ne vecanti. smiley

Eh, ca filma si "Mynih" dyhen fut ne programet shkollore ketej nga ne, po s'na le OKB-ja. smiley

Ketu ngatarrohem edhe une, se Bibla thote an eye for an eye,

 

nashi jo dhe aq ne lidhje me temen, por me shume  per pasurimin e kultures time, se edhe une ngaterrohem shpesh me kete thenie:   e thote bibla kete,  apo ungjilli i vjeter?smiley   se ai i riu sikur thote:  kur dikush te godet ne fytyre, ktheji dhe faqen tjeter...

si qendron e verteta, shoke teologe..?smiley

Ja se sikur ka ardhe Heretiku e ta shpjegon "vendce" ai...

Keto jane te dyja aty, dhe eshte nje nga kontradiktat e librave te shenjte. Psh. ke 10 commendments qe thote mos e sulmo por mbroje komshiun. Si i bie qe shtetet i shpallin lufte fqinjeve nese do ishin kaq bibel-lexues te ndershem? Ose thone po te jesh i martuar, mos bej marredhenie jashte martese. Ama sot ne amerike 60% te te martuarve, raportojne qe kane patur affair jasht martese. Prandaj Xhibi duket aq i integruar ne shoqerine amerikane, dhe Pjeri qe ben shpesh muhabet me te, duhet te jete pak indroktrinuar se shume kunja i hedh Gjembitsmiley Kjo eshte teme me vete dhe e bera si ato lojrat me tituj filmash kur loznim te vegjel. smiley

aaa, po pse sthua ti.. ketu eshte e keqa te keto ''librat e shenjte''  sepse kane nga keto commendments  kunderthenese dhe rrjedhimisht i hapin rruge  (keq)interpretimeve sipas qejfit..smiley

Nuk ka rekomandim qe te thote ashtu. Mund te interpretohen ne nje menyre te afert por nuk ka te tille. Ka: mos vrit (murder, qe eshte e ndryshme nga kill) dhe mos vidh (qe eshte edhe arsyeja kryesore pse socialistet e kane inat perendimin, meqe kapitalizmi bazohet mbi lirin dhe shkembimin vullnetar dhe jo mbi imponimin e taksave me forcen e armeve.).

Per sa i perket familjes qe thua, ajo nuk eshte edhe aq kontradikte e bibel-lexuesve. Tek e fundit ato jane rekomandime, te dhena natyrisht nga zoti ose sipas meje, nga tradita e gjate njerezore. Tradite, qe rezulton ne dhjete rekomandime. Tradita eshte seleksionuar, ne konkurrence me "vlera" te tjera, te cilat natyrisht nuk i kane duruar proves se kohes.

Divorcet (apo me sakte tradhetite) ne kete aspekt, jane pikerisht nje pasoje e nje "vlere" konkurrente. Amerika aktualisht po lufton per rikthimin e identitetit te vet.

Xhibat ketu i quajne libtards, ose democraps. smiley

Amerika aktualisht po lufton per rikthimin e identitetit te vet.

Dhe cili eshte ky identitet, konkretisht?

Druni ka dale nga xhehneti, ka thene edhe hoxha.

Druni ka dale nga xheneti, e ka thene Enver Hoxha, ai pra qe kur i pate fotografine prane Nene Shqiperi fillute  duke bere si gore se mori fund demokracia e garantuar nga Mossadi.

Belul, nuk ka teologe ne Shqipny, ka vetem shkrimtare (ne fakt bejtexhij) dhe teoloqe.

 

nga e di ti qe e kan thene EH dhe jo hoxha?

Tiku, ne Albanie ka mese shumti gazetare e analiste, shkrimtaret vijne me pas..

Ti dashke edhe te godasesh edhe te ta ktheje faqen ai tjetri...! smiley

jo une, ''libri i shenjte''. 

po tani qe e mendoj, nuk e ka dhe aq keq jo... shoket me siper permenden shprehjen lashte qe daton nga koha e epokes se gurit dhe drurit.smiley   ''druri  ka dale nga xheneti''.  pastaj shprehja tjeter  me doza te forta romantike:  ''ai qe te rreh te do!.smiley   

si dhe  nje shprehje e koheve moderne:   '' nja dy dacka te mira ne ditë, te leshojne xixa sitë, te mbajne larg nga farmacitë'' ------->> eshte ilac, domethene..smiley
 

I kam problem keto kohet moderne, ne vend qe te kete perparim ka prapambetje... Pse jo pese here ne dite, po vetem dy? 

ehe, pse jo.... -po varet nga pacientja.  pastaj e thame, ilaç. do pare dozat: para buke, pas buke etj..

Si varet? Dhe pse pacientja e jo pacienti?

Po shkruan tamam si Dick-u i Cheene-yt.....Tortura eshte torture, eshte nje mjet cnjerezor, barbar dhe mesjetar dhe fakti eshe se jane torturuar dhe ekzekutuar shume njerez te pafajshem me sebepin e terrorizmit.

Ne fakt Obama ka vrare 10fishin e Bushit me keto dronet masakrues...Ujku, ujku therrisnin ketej ndersa cakalli beri kerdine.

Biles ata nerd-et psikopatet komandues te droneve ju kane vene dhe nje epitet ketyre civileve qe vrasin..... "Bug Splat"

Lajmin e kishin ter gazetat perendimore sot ne mengjez, dhe me vjen mire qe edhe Peshku e nxorri.  Normalish, duhet te denohen edhe perfaqesuesit e Shqiperise ne kohen e Buall Mavrise, qe kane lejuar praktika çnjerzore te aplikohen edhe ne Shqiperi, duke filluar nga qeveritaret e deri tek kryetaret e dhomave te larta te Parlamentit, te cilen iu kane hapur driten jeshile CIA dhe praktikave çnjerzore te tyre. 

Nuk me hiqet nga mendia, nje interviste e nje arabi (egjyptian me duket) i cili kish hapur nje biznes ne Shqiperi, dhe se kush kish raportuar fallco sikur ai ishte terrorist, dhe e kishin arrestuar forcat e SHIK-ut a SHISH-it ne bashkpunim me agjentet e CIA-s qe si ujqer grabiqare e kishin marre dhe degdisur me sy mbyllur ne qeli. E kishin torturuar, dhe kur e pane se ai ishte nje i pafajshem, e kishin futur ne makine po me sy mbyllur dhe e kishin leshuar ne rruge.  Me mbrapa ai i tmerruar dhe i terrorizuar, kish ikur nga syte kembet, dhe kish arritur tek familja e vet.  Me mbrapa, me avokat kishin bere ankesen ne instancat e vendit te tyre dhe ne OKB.  Nje histori shum-shume e dhimbeshme.  

Uroj qe edhe ne Shqiperi, te krijohet nje komision per te hetuar praktikat çnjerzore te organeve e individeve te ndryshem, qe kane shkelur ligjin.  

Mos e kishe llafin per keta kingat?

Ops harrova qe ti nuk di anglisht.

In 1998 the U.S. government moved against a group of alleged militants living in Tirana, Albania. The Albanian secret police, in cooperation with the CIA, monitored the group for several years and observed members carrying out various low-level criminal activities, such as counterfeiting and the production of fake passports and visas.70 They also took careful note as the men engaged in activities that seemed to be in preparation for possible armed attacks, such as the casing of the U.S. embassy in Tirana. The local cell kept up regular contact with other exile militants in Yemen and elsewhere, and allegedly sent funds collected from the earnings of the Tirana group abroad.71

Pjer - Kjo qe te ka sjelle PF eshte e vertete. Kane qene nje celule ne Shqiperi ne ate kohe, dhe Ambasada Amerikane ka qene ambasada e trete ne liste, pas Kenias dhe Tanzanise per t'u hedhur ne ere. Ne Shqiperi kjo u zbulua, dhe prandaj u vune ate ndareset e betonit te rruga e Elbasanit. Pra per Shqiperine, shume mire qe i kane dhene nje dru, se do kishin bere qindra vrasje. Ndersa Izet Haxhia thote qe Berisha e ka urdheruar te beje plane per te atakuar ambasaden amerikane. Hajde merri vesh si ishin lidhjet. 

Ato lidhje vec Allahu dhe Gazidede i di.

Gaia, kush e verteton qe ambasada amerikane ishte ne plan per tu hedhur ne ere, dhe kush e verteton se ai egjyptiani/arabi qe u arrestua ne Shqiperi, ishte terrorist. Kush i verteton. Apo plane/llafe ne ere, si ato raportimet qe jepte CIA dikur para Senatit. 

Kur amerikanet u instaluan ne Afganistan - me tregonte nje afgan taliban - ata filluan te arrestojne njerez (afgane) mbi baza te rreme, qe nuk kishin qene kurre me talibanet. "Ky ka qene me talibanet" ia ngjisnin kot, no njonit qe e kishin inot, dhe amerikanet (si budallenj qe ishin dhe jane) e arrestonin dhe e torturonin kotsekoti, biles ka nga keta qe perfunduan kotsekoti ne Guantanomo.  

Po ja Pjer me goje e me shkrim i marrim informacionet. Nuk e dija qe ke shoke taliban. Prandaj e shan aq shume ameriken ti???? Po pse s'thua ti, prandaj adminet te kane me sy te keq. Adminet i ke Amerikano veriore. 

Pjeri me shoke taliban!!!?smiley

Gaia dhe Zeqo, une kam shoke dhe miq nga te gjitha shtresat, duke filluar nga ata qe drejtojne planetin, e deri tek ata qe fshijne kepucet, nga ata qe japin urdhera e deri tek ata qe zbatojne urdherat. Mirpo, kjo s'do te thote se une jam si ata, si ai, si ju. Une jam ky qe jam. Secili ka karakteristikat e tija. 

po si mund te kesh shoke taliban? po ti cfare i the talibanit? 

Maj men une e dashur se çfar i thashe, para disa vjetesh ky muhabet. Rendesi ka se sa hajvan jane amerikanet. Por a e kuptojne kete gje ata. Kjo eshte çeshtja. 

Them se kjo eshte kontradikta kryesore ideologjike qe ti ke me adminet, qe jane amerikano verior, dhe ti je europian social-demokrat, prandaj dhe intervisten e dhane pas kuintave. 

Pjero, po pirjen e alkolit a ja mesove shokut taliban? Mire e ka gaia, prandaj nuk e ke qef Ameriken ti.

Gjembi moj vajze, je e vogel dhe nuk e di se nje nga shqiptaret qe e donte marrezisht Ameriken ne kohen e socializmit dhe qe eshte torturuar per dashurine ndaj Amerikes, ai jam une. Po ti je e re, dhe nuk i di shum gjojna te kohes se pare. Do boje mire te lexoje librin tim. 

nje nga shqiptaret ...  qe eshte torturuar per .... Ameriken..

Eh Pjero, prandaj e quan veten te persekutuar ti, se te paska hedhur CIA kove me uje te ftohte?

Po ti je e re, dhe nuk i di shum gjojna te kohes se pare.

smiley

Cila eshte koha e pare dhe cila e dyta?

Pjer Thomas, lini shume per te deshiruar ne terma ekonomike, por ketu keni te drejte.

Me poshte kam postuar nje shkrim interesant - gjera qe dihen ketu ne Amerike. Shkrimi flet per establishmentin e inteligjences dhe te ushtrise qe silelt si nje qeveri me vete.

Ky eshte turp, meqe eshte shfrytezuar nga socialistet e Amerikes te inflituruar ne qeverine e G.W.Bush dhe vazhduar me vone nga socialistet e Obames, per te rritur influencen e shtetit. Aq me keq te nje organizmi paralel qe nuk i jep pergjegjesi askujt.

pjer, pyetja nr.3 po e lane adminet, eshte: po aty ne belgjike ka pas raste torturash apo eksperimentesh , bje llafi me shqiptaret nga vitet '90?

Ne vitet 1990 Ballçekani, ketu ne Belgjike, nuk ka patur shqiptar. Te vetmit shqiptare ishin ata te kohes se Zogut, apo te arratisurit. Shqiptaret e pare u duken aty nga 1992 e tutje. Fluksi me i madh i shqiptarve ketu, ka qene ne 1999-2000-2001-2002, per te rene perseri pas ketyre viteve. 

Gjuetia e CIA-s, filloi pas 2004, dhe fokusi i saj ka qene islamiket radikale, dhe jo shqiptaret, sepse neve nuk kemi perbere kurre rrezik per Ameriken dhe amerikanet. Megjithate, thuhet (nga parlamentaret ketu) se CIA ka perdorur edhe territorin e Belgjikes per aksionet, gjurmimin, dhe pislliqe te tjera te saja, kundrejt te dyshuarve me origjine arabe. 

vitet jane '90, pjer...pra nenkuptohet deri 1999. nuk flas per cia-n apo arabe, por per emigrante midis te cileve dhe shqiptare te keqtrajtuar ne struktura pritje.

Jo mo Pf mos u rrej nga O Ju Q nonën Berisha .Janë për testim " për Partneritet në Qeverisje smiley Nuk janë se kanë ndonjë Vlerë ,  përveç rrolit të qenit , të atij që i përdor për pak o sa pak zhurmë .

Po i ke digjuar ata prezantuesist e Boksit para ndeshjes ...

Dhe tani Pak zhurmë për të përshëndetur Sfidantët , Ju Lutmi ...smiley

Plus që me çfarë do merren peshka gjallat dhe peshka kuqat pa " ah se diktatura zotrie "

Le të mos kenë bukë dhe ti korr krimi  si me qene Pras Kashari po ama kanë zbuluar se

sa Partizanë kanë rënë dëshmor dhe se Mukja zotrie " smiley

Amerika esh si shpirt

Do e shtyjme dhe kto dy vjet qi kan ngel

ky opinioni najs i uniformuar i amerikan mer jau me ngjan si blegerime delesh ne kopè, po dhe mund te gabohemi.

Shif kur te vije Roni te na tregoje naj metode efikase qe nuk quhet 'torture' smiley

 

Nuk osht Obama per dru mer, mo shume ano nga puna edukative. Pranej duhen ato kingat prej Teksasi. smiley

harta ideologjike e peshkut 

pro-amerikan -               te majte -              anti-islam -        nacionaliste-          berxolla derri

      |                                   |   |                           |                         |                           |

kunder-amerikan-            te djathte -         pro-islam-             kozmopolite-      berxolla vici (ose vegan)

       

 

ato siper jane te lidhura me njera tjetren dhe po ashtu ato poshte, apo 5 dallimet nuk jane te nderlidhura?

se nese mendon se ato siper jane te nderlidhura dmth qe je idiot nga fusha dhe nuk di ca po shkruan.

vajze, flet per harten ideologjike te peshkut pa uje? se sa per idiot nga fusha - nejse... une te sh.. robt - do te thoshte cuni i Shemes

por meqe nuk jam cuni i shemes, lipsen ca shpjegime per harten.. shih p.sh. PF (pro-amerikan, i majte evropiano-komuniste, anti-islamik, nacionalist dhe mishderr-ngrenes) 

ndersa ti me mire se te futesh gjekundi ne ate qe nuk e gjeke veten, fut dic tjeter ne te futshmen 

flm

Bulktho kurse une kam nje klasifikim shume me te thjeshte qe e aplikoj edhe ketu tek PPU. Njerez qe duan te njohin vetvehten per t'u klasifikuar dhe njerez qe i klasifikojne te tjeret per ti njohur. Per vete modestisht jam akoma tek e para. Po ti?

une ndihmoj robt te kuptojne te tjeret nepermjet klasifikimit

Qarte. Ti qeke edhe me i avancum.

Ku futet Pjeri qe preferon qofte dhe birre Shqiptare?

anej nga fundi i tavolines, se ne ball kemi oIdrisin, edhe anti- edhe pro-amerikan, sdq. keta te gjithe i bashkon rakia 

Nuk i kini dhonë ndonjë gjo të madhe njerzimit , përveç wiskit  Twist dhe Hollwood

Ow ..tha regan .pse çfarë do më shumë nga Jeta

Na duhet dhe një klasifikim ..thae.... dhe një kawassaki dhe të qifsha jetën smiley

Gjithsesi atë Purgjigjen për rrënjasiun antigonea e vlerësoj smiley

Raporti cileson operatoret e CIAS ne psikopate dhe sadiste, shume midis tyre me histori dhune...Megjithate shume prej tyre i kritikuan torturat por ju kerkua nga eproret qe te vazhdonin praktiken barbare... 

Qe prej torturave nga me c'njerezoret deri  ne kercenime perdhunimi te familjareve te te akuzuarve dhe perdhunime te te burgosurve

CIA e dinte fare mire qe 26 prej 116 te burogosurve mbaheshin padrejtesisht dhe ishin te pafajshem...megjithate edhe per ta torturat vazhdonin.... 

 

Kam kureshtje, a ka ndonje rast kur ti e justifikon torturen?

Tortura nuk mund te justifikohet ne asnje rast, eshte menyre barbare dhe mesjetare qe i ve ne nje autobuz keta psikopatet e CIAs me psikopatet e tjere talibane apo te ISIS

One senior interrogator said that detainees “could go for days or weeks without anyone looking at him,” and that his team found a detainee who had been chained in a standing position for 17 days, “as far as we could determine.”

 

Ehuuu sa gjera ngaterron ti Arto! Lodhesh me ti numuru.

Ju jeni be me Republikane se Chenney e Co mer jahu nuk diskutohet me ju....Nuk ka rendesi, as totrura vrasjet apo mbajtje e njerezve te pafajshem ne kushte cnjerezore per ju...

Cenej eshte RINO. Eshte nje nga mendjet kryesore qe moren kontrollin dhe devijuan per interesat e tyre luften kunder terrorizmit.

Ky quhet rino= republican in name only, pikerisht sepse se bashku me neokonservatore te tjere jane socialiste dhe jane fraksioni me i majte qe mund te gjendet dhe qe ka inflilturar ne partine republikane. Jo me kot keta do ta dashuronin nje Hillari Klinton si presidente, meqe ajo eshte edhe me statiste se keta - kane te njejtat pikepamje mbi shtetin, ide te majta.

Kjo eshte edhe arsyeja se perse keto torturat pelqenen nga disa komentues me siper. smiley

Eshte mese e qarte qe Cheney eshte kreu i fraksionit me te majte qe ekziston ne Amerike. Prandaj i kishte punet mire Amerika me Koren e Veriut. Thuhet qe edhe Occupy Walls Street ai e ka organizuar.

Nuk e kuptova kete.

Por, po. Eshte fraksion i majte, madje per gjerat qe propagandon nuk quhet dot republikan i vertete.

Ti e di se nga se perkufizohet nje republikan?

Se perkufizimin e democrapit jam e sigurt qe e ke mesu permendesh...

Ti e di se nga se perkufizohet nje republikan?

Jo. Si?

Se perkufizimin e democrapit jam e sigurt qe e ke mesu permendesh...

smiley Green Party FTW!

1. Jo Cenej.
2. ... (vazhdon)

Ikën dhe Republika dheDemokratikja  e Amerikës. Na i morën të keqen . Shkurt ,saktë , prerë .Të na i rruash sa Malet parti smiley

Wall street? smiley
Wall street just got some money from Obama. Kaq. Siguracion mbi rrisqet. smiley Kur u erdhi rrisku nuk e paguan vet, por, ua pagoi qeveria, dmth ti dhe une, sepse ashtu eshte kjo pune, te vendosin koburen tek koka dhe te thone pago perndryshe ne burg.

Mire qe per ti rraf i kan shqep ne dru po ne pyetje pse i kane marre.

Po kot o burre. Gja qe te duken si tip intelektualesh.

Former Vice President Dick Cheney says a declassified Senate report on the controversial post-9/11 CIA interrogation program is "full of crap."

"I think it is a terrible report, deeply flawed," Cheney said on Fox News, his first televised interview since the report's release. "It's a classic example of where politicians get together and throw professionals under the bus."

The former vice president said he's particularly bothered by criticism over the treatment of Khalid Sheilk Mohammad, the alleged mastermind of 9/11. “He is in our possession, we know he’s the architect [of the attacks], what are we supposed to do? Kiss him on both cheeks?“ Cheney said.

“How nice do you want to be to the murderers of 3,000 people on 9/11?”

Nejse e kane nje te mire keto raportet, ato zullmqaret e dine ca i pret, dmth nuk jane legjenda.

popull me ndriconi, a eshte e vertete se jane mbushur burgjet e po i fusin robt neper kontenieret e sekuestruar dhe magazinat e komisiariatit? disa thone qe policet me dy dhoma e guzhine po i marrin te arrestuarit neper shtepia .. ardh dita e solidaritetit

Per ku bohet pytja per USA apo Albanie..?

ne shqiperi.. se ketej ka vend sa te duash... jane te burgosur sa c'jane shqiptare ne shqiperi .. une sugjeroj qe bunkerin e sapo-rikosntruktuar ta kthejne ne qender riedukimi

Nje rast i tmerrshem i nje njeri qe ishte kapur gabimisht ne Maqedoni si terrorist dhe pas torturave cnjerezore ishte lene ne mes te rruges ne Shqiperi me 15 mije euro ne xhep.

http://www.theguardian.com/commentisfree...

Është i çuditshëm deklarimi se "metodat... janë provuar... inefikase dhe brutale". Brutale, po, me tepri, siç rrefejnë mediat e huaja; por të thuash inefikase, kjo është ca e tepërt. Dhuna, për më tepër e kombinuar me psikologji, ka dhënë gjithnjë rezultate, që prej kohëve të vjetra fare. Dhe kush beson se ka heronj që i rezistojnë torturave, ka parë shumë filma të Kinostudios së dikurshme apo Hollivudit të sotëm. Duket sikur pas fjalës "inefikase" përgjegjësit dhe mediat dashamire të tyre po përpiqen të fshehin një krim tjetër edhe më të madh - arrestimin e njerëzve krejt pa shkak, mbi bazë paragjykimesh, informacionesh të pasakta a, më keq akoma, në mungesë totale informacioni. Po të marrësh në sy edhe zhvillime në drejtime të tjera, veç kësaj më sipër, ngjan sikur Amerikën e kohëve të fundit e ka pushtuar një valë enverësh dhe enveristësh, në majat më të larta të pushtetit. Kush mendon se Hoxha ynë ishte produkt lokal shqiptar, gabohet rëndë - bota ka pasur gjithnjë të tillë, në të gjitha kohërat, në të gjitha vendet. E në qoftë e vërtetë se enverizmi amerikan po triumfon ndaj vlerave të tjera që e kanë shënuar këtë vend deri më dje, kjo është për të ardhur keq. Për të ardhur keq prej agut të perëndimit të një qytetërimi.

inefikase se edhe Bin Laden dhe ai i Una-bomber u kapen jo prej informacioneve te nxjerra nga dhuna, madje njeri prej tyre kishte "tweet like a bird" dhe ata prape e kishin torturuar (une p.sh. mendoja se po te ciceroja qe ne fillim do te shpetoja nga dajaku.. jo.. dajaku vazhdon dhe keshtu qe une do te spiunoja per oIdrisin dhe ronin e emigrantin, ma beni hallall spiunllikun .. me nja dy kam inate personale e me tjetrin dua kot per gallate) .. inefikase se investohet kohe, burime, njerez ne rruge hetimi qe nuk sjellin gje, por qe shkaktojne ate 20% e robve te kapur kot, e qe me pas eshte kokecarje tu gjesh strehim.. 

ne Wikileaks ke nje histori nga Departamenti i Shtetit sesi Berisha zotohej te merrte te tjere uigure ("jo 'shume' te rrezikshem") e amerikanet i thonin se nuk i mban dot kaq shume, ky i thosh - silli! - ata po lere se ka kosto, ruatja e tyre, mirembajtja etj. - Berisha, qe mendonte se po mbulonte gjynahet e tij duke bere mire per amerikanet (jo per fakiret), vazhdonte te ngulmonte, e keta i sollen edhe nja dy te tjere, e Berisha vazhdonte ti kerkonte te gjashte (keq u bente, se do te ishin me mire ne Gjermani a gjetke). 

Kush osht ai që të ka rrah ty me tregu ? Do i kesh ngja si gamor se shembulli " s'di gjo " ka marru që në kohën e O.gazepit.

Ulurinte i ziu Bulkth i asaj Kohe " ah gamor , gamor  që nuk di gjë " Po ku pyste  xhanari , ba e bjer

Fol Gamor se do të zgërdhij në HU !

Hë mer si dul ..e pyti Osmoni ..Ishte Gamor shefo .,s'dite  as i gjo . E lash zgërlaq !

Sikur thonë vetëm Trutë mbarten po ty të paska gjet edhe fizikisht si atë që "nuk dite gjo "smiley

Ç'të ka gjetë kështu mor Bulkth ? Ishe rënjasi dhe kishe lezet kur mbështesje brrylat nën mjekër me vështrim tretur thellë në Vite e Lashtësi smiley ....dashke të kalosh nga këta që rrjedhin psikikisht smiley

Milet, benet fjale per capkene qe kane si hobi prerje kokash apo hedhje prej pallati pa parashute. Shkoni e u tregoni familjareve te ketyre viktimave se tortura ...

Policet e thjeshte po vrasin cdo jave rob kot me kot ne mes te amerikes, ndaj mbetet vetem ta perfytyrojme se c'u ben CIA te huajve ne toke jo-amerikane.

o shkabe...isha nje jave ne NY...si nuk pash nai polic, do ken ik te gjith me rraf ato fakirat qe shef ti ne youtube

si me tha njoni...e njef nji Qozim, Qozim...jeto atje ne Queens smiley Se NY osht nja 8 a 9 meleon rob...merre me men, me pas 3 brraka, 3 bathore, 3 gerdeca, 3 lezha, 3 burrela etj etj - se kto videot qe gje ti jan ne pallatet e partis, venet me te dhime me jetu ne NY. Pse s'na trego nai video nga west village ti ku osht qiraja $5,000 ne muj per nje garsoniere

ik e zar ble nje bilete ene rri nje jav ne ny...si gjith milionat e turistave qe shkojn atje cdo vit, ene shife si osht qyteti, si jetojn robt...

Statistikat e nxjerrin nju jorkun shume me keq se Shqiperia e cdo vend tjeter ne ballkan apo europe, dhe gomarlleku me i madh qe degjoj nga ju eshte qe jane shume, varja se u hodh ne toke nje grua me bebe ne krah per nje dava telefoni. Jane shume, le bjere nga nje grua e tille dite per dite. lol Argumenti me ordiner qe mund te lexosh. Sa per ate qe te tha ashtu, ashtu brezi jeni ju, brez te paditurish. Kishin perdhunuar 1400 femije ne angli e ti s'e dije. lol c'te besh.

ej..ke nai fobi ti, me dal ka shpia psh? se nuk osht turp

po mos na thuj mo kshu storje me deinxheres shit smiley e vetmja gjo qe mu demtua ne NY eshte kuleta...dhe melcia i cik smiley

haha, ca zvarraniku. me pelqen ti noshke, perpiqesh gjithnje t'i mbushesh mendjen vetes me gjera.

hajt, mi bo i cik 'spenses, se pertoj

Eshte nje loje politike e presidentit aktual per te nxjerre dhe njehere ne pah argumentat e vjetra per te cilat erdhi ne pushtet. Aq me teper ne keto kohe kur skandalet dhe deshtimet e administrates aktuale jane te perditeshme. Sot ishte dhe keshilltari dhe aplikuesi i deshtimit ne reformen shendetesore para senatit me nje paraqitje pa argumenta dhe deri diku qesharak. Nderkohe qe trasparenca per keto veprime te Sherbimit te Inteligjences eshte bere dhe perfunduar 2 vjet me pare nga Departamenti i Drejtesise..Komisioni ishte i njeres pale me nje besueshmeri minimale dhe pa intervistuar personat me interes ne ato veprime....

 

Thjesht tani ne boten arabe do te fillojne trazirat ku do te vriten perseri disa njerez,nderkohe qe Rusia,Kina apo vende ku vertet ka probleme me te drejtat e njeriut do te ferkojne duart nga gezimi.
Investigime te tilla kane qene komplet te panevojshme,perderisa asnje shtetas amarikan nuk ka resultuar ne mesin e tyre qe jane arresuar.

nderkohe qe Rusia,Kina apo vende ku vertet ka probleme me te drejtat e njeriut do te ferkojne duart nga gezim

Kane filluar t'i ferkojne ... already

Folen dhe merobazet e fevzit e bushatllit  USA's.......!

 

E lliu dhe amerika muhabetin 

Kto jane carlliqet e cheneyt dhe bush kllufit. Me kombo debile ska pa nejehere amerika. 

mir tja bojn talibanve se u bon tahmaqar t mdhej. Pazarin e opiumit e deshen exklusivisht per vete, pa nda gjo me Cian. hani dru.

Ke te besojme,ate fycken e San Franciskos,qe nxorri raportin pa pyetur njeri dhe pa marre ne pyetje ata qe akuzonte,apo kreun e tanishem te CIA-s qe deklaroi qe torturat kane nxjerre informacione te vlefshme?

Per me teper raporti u miratua nga nje komision i njeanshem me besueshmeri minimale.

Per fat te mire,njerezit ketu ne SHBA besojne personat kompetente si drejtori i CIA-s, qe jane marre informacione te vlefshme nga keto metoda dhe jo senatore qe nxjerrin lajme per te fituar pike politikisht ne San Francisko.

Njerezit ne Europen Perendimore qe jetojne ne ajer dhe tymosin gjithe diten, besojne ate te San Franciskos.

 

Qe te flasim me dhe per dollare. CIA u dha nje kontrate 80 milione dollare dy psikologeve te perpilonin nje manual torture te denje per situaten.  Mire e bukur.  Vecse manuali ka 50 e kusur vjet qe perdoret per trajnimin e forcave speciale, marinasve, personel te Departamentit te Shtetit etj.  Quhet S.E.R.E. (Survival, Evasion, Resistance, and Escape) ose "torture qe t'i rezistosh tortures".  Trajnuesit qe jane marre me S.E.R.E te thone pak a shume qe s'funksion per informacion te vlefshem, por tjeter ceshtje ajo.  

Dy psikologet ama, i moren milionat. 

 

Me i fjale, kto miqte qekan 'trajnu' falas ? smiley

Ja dhe "mansion-et" qe ndertuan "dr Frankestein-at" me leket e tortures.........Shpresoj qe tju a konfiskojne megjithese e kam te ditur qe asgje kane per tju bere

vallai...800 mij dallar nuk osht mansion, osht shpi

Kjo eshte pyetje e veshtire. Sic ka thene dikush me i zgjuar se une, ne rast se neser ka nje bombe atomike (ticking time bomb) ne New York, e ne rast se nje X mendon se personi qe di per kete bombe nuk duhet te torturohet, atehere ai X nuk duhet te jete ne asnje pozicion vendim-marreje.

Nga ana tjeter, fuqia e Amerikes nuk eshte as CIA e as ushtria e saj, por fakti qe cdo vend demokratik, racional dhe i zhvilluar bie ne te njejten pozicion me te. Kanadaja, Gjermania, Australia, Japonia etc etc etc... jane ne te njejten pozicion me Ameriken, dhe kur tortura te tilla ndodhin, jo vetem dobesojne demokracine e brendshme por dhe pozicionin ne bote.

 

 

Ps: kjo me kujtoji dhe ate temen tjeter ku flitej per 28,000 a 2,800 deshmore ne LIIB. Ne Amerike, pas katasrofes se 9/11, perseri parliamenti (pa le akademia e publiku) kerkon kontrollle e drejtesi, kurse ne shqiperi i themi njeri tjetrit fute koken poshte si struci se 28,000 rings better than 2,800....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).