Pacientët, të cilët kanë probleme të zemrës, kanë nisur të përfitojnë shërbime falas edhe në spitalet jopublike. Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kudjesit Shëndetësor, Astrit Beci, ka asistuar gjatë procesit të koronarografisë së një pacienti në një nga spitalet private, i cili ka lidhur kontratë me Fondin. 

“Në spitalet ku ndodhemi tani janë bërë deri tani 5 rastet e para së bashku me ekspertë specialistë të Fondit. Organizuam sot një vëzhgim të këtyre qendrave. Kontaktuam me pacientët për të parë sa të kënaqur ishin me shërbimin e marrë dhe sa kishte qenë ky përfitim. Konstatuam që të gjithë deri tani kanë përfituar nga procedurat me sukses të plotë dhe, kushdo që ka nevojë për procedurat e tjera në vazhdim, do të përfitojë nga paketat për procedurat e tjera”, u shpreh Astrit Beci.

Janë 150 pacientë gjithsej, që do të përfitojnë shërbime të Kardiologjisë falas në spitalet jopublike, të cilët do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në 5 spitalet, që kanë kontratë me Fondin.

“Lista e pritjes, e cila në shërbimin e Kardiologjisë për nevojat kryesisht të koronarografive ishte një listë 4 apo 5-mujore dhe me rreth 500 pacientë, prej të cilëve rreth 100 pacientë gjatë këtij viti do të mbulohen nga shërbimi i Kardiologjisë pranë QSUT-së, dhe rreth 150 të tjerë po dalin nga kjo listë pritjeje me shërbime të bëra. Çka do të thotë se brenda vitit kalendarik ne do të arrijmë të përgjysmojmë listën e pritjes të Kardiologjisë”, vijoi më tej Astrit Beci, drejtor i FDKSSH.

Këtë javë priten të fillojnë edhe ndërhyrjet kirurgjikale, si dhe transplantet renale, ku pacienti nuk paguan asgjë, edhe pse shërbimin e merr në një institucion privat.

61 Komente

Mirembrema Shkabe. Doja te dija pak me teper per sherbimet qe do jepen falas ne keto spitale nese eshte e mundur. Cilat nderhyrje dhe cilat sherbime jane te perfshira? Ke ndonje liste te detajuar?

Gjithashtu, persa u perket spitaleve publike ne Shqiperi, ke ndonje informacion se cilat sherbime jane falas per te semuret e zemres ekzaktesisht? Njerez qe njoh une dhe qe kane bere nderhyrje kirurgjikale ne spitale publike kane paguar nje shume te caktuar, perpos kardiografise, ndjekjes nga nje kirurg dhe trajtimit terapeutik post-operacionit.

Nje pyetje tjeter kisha; di gje, a ofrohet terapi antikoagulante ne sistemin shendetesor ne Shqiperi dhe nese po, eshte falas? 

Nuk jane falas. Qeveria i jep apra nga te taksapaguesve spitaleve private dhe kete e quan falas. Asgje nuk eshte falas.

Perndryshe kjo falas i bie te jene ato cmimet e rritura te mallrave jetesore baze, apo tarifat e rritura, jo vetem mbi cmimin e energjise elektrike por edhe mbi te tjera gjera.

Ne kohen e sali bollekut, pra ne kohen e sali kafshes, megjithese ishe i siguruar, po te shkoje ne nje spital privat duhet te paguaje lek me lek per te gjitha sherbimet apo mjekimet. Ndersa sot, me kete qeveri po behen perpjekje qe klinika private te pranojne pa pagese, ose me nje pagese minimale, paciente te siguruar. Pra eshte nje ndryshim i madh, nese nuk te pelqen ta quash reforme. Dhe keto gjera i ben nje qeveri qe mendon per popullin e saj, dhe vecanerisht per shtresa me ne nevoje. Bravo qeveria!

S'e di, Jardin. Por po shoh qe i qenka fshire nje postim Pjerit ketu? Per c'arsye? Sa per te tjerat, thejsht m'u duk lajm i mire e duke qene se keni manine t'i anashkaloni lajmet e mira, e vura per postim.

Mesa po shoh nga lajmi qe ka linkuar Alidemsi, keto sherbime qenkan falas per ato qe gezojne sigurim shendetesor. Po te semuret kronike nga zemra qe nuk e kane, perfitojne apo jo?

Lajme te mira persa i perket shendetesise kishte boll ne kohen e Berishes, prandaj edhe cinizmi, i dashur shkabe. Sigurisht ky bashkepunimi shtet-privat eshte lajm shume i mire dhe shtron rrugen per me teper sherbime te ofruara nga spitalet private nepermjet sigurimit shendetesor, por ama nese numri i pacienteve qe perfitojne qendron ne keto nivele te uleta, pak eshte perfitimi publik. 

Kshu pra, avash-avash po behen dhe keto pune. Rama e pat thene qe para zgjedhjeve qe per te arritur disa nga premtimet plotesisht duhen jo nje, por dy mandate. Por keto pune s'behen pa i detyruar robt te paguajne sigurime. Burg atyre pronareve te lokaleve qe fitojne nga 3-4 milione leke ne muaj e s'paguajne 40 mije leke sigurime per kamerieriet, banakieret, pastrueset, dhe qe i lene pa sherbim shendetesor te mire. Pastaj te vazhdojne me shitesit e dyqaneve e te gjitha profesionet e zanatet me radhe. Pa paguar te gjithe, s'mund te arrihet shendetesia falas. 

Kta down-net e rilindjes duhet te lexojne ligjet e termodinamikes. Kta princeshat e babit te vet me profesion paradite pa pun pasdite pushim naten pa gjum.

Si eshte ai publiciteti me intervisten e punes
Intervistuesi: cfare ke punuar deri tani
Asgje
Cfare di te besh
Jam e shkathte ne rrjetet sociale
Je e punesuar qe tani.

Te paste lalagjoni. Ti jap un leket e makjatos vetem shkruaj ne fcb qe fajin e ka saliu.

Edhe nje premtim tjeter i mbajtur!

vetem Mukjen nuk po zgjidh dot kjo qeveri. 

ja kemi gjet onen edhe Mukjes!

kemi mor Fisher-in ta qenisi at muhabet...si i paonshem qe osht.

Do lexosh cudira...

mire mire, po do dali grupi i peshkut me kalkulatrice ne dore dhe do e bejne copa!

do i hapin koken me emotikone, nga ata qe qeshin shume dhe godasin token me shqelme pa pushu. edhe do e varrosin me ate te shkelmen e synit legjendare ne fund.

jo, nuk do doja te isha nen lekuren e fisherit para ktyre dragonjve ezhderha!

me citate me bold thuaj...

leri ato, ato jane ace nen menge. 

me teper me duken si baseball bats sesa si asa!

 

bravo Qeveria!
urime pacienteve kardiake! hajde ne koke te semureve me veshka, melçi, mushkri, majasëll etj....

C'a thu o Belul. Te kishte qene qeveri e mire nuk ishin semure fare keta.smiley

te semure ne mos keni, ja rrembeni atij qeni!
prite tashi kur te ket dyndje nga Italia drejt Albanies...se krize eshte atje. pastaj falas i pelqen edhe Mbretit!

pse s'thu, u doli pune skafisteve, tashti per rrugen tale - Albanie

ti e thu me shaka, po dihet medical tourism, ose shume italiane qe mund te perfitojne nga martesat me shqiptare. Kontributi shendetsor ne shqiperi eshte qesharak per rroga te te huajve, te cilet me pagese minimale i bie te marrin sherbim tek privati qe ka standarte nderkombetare. Plus edhe qe ne rregullat me marre nenshtetesine i kemi shume liberta me duket.

Nje gje qe ma ka bere pershtypje para nje muaji (me dhe pa lidhje me temen) ishte kur takova nje italian qe ka biznese ketu ku jam. U prezantuam e i thashe qe jam "originally" nga Shqiperi. Ai ka mbi 15 vjet ketu. Me perqafoi si te me kishte pas komshie pa pare per shume vjet. Me tha: Si vjen puna, para 20 e ca vitesh kur ju ishit ne hall erdhet me anije e ne ju pritem. Sot ju ka ardhe dita juve qe ne jemi keq ne Itali me na prit dhe dhene mundesi biznesi. I lexoj tha gazetat italiane dhe eshte rritur shume pershtypja e mire pre shqiperine si vend mikeprites dhe qe ka me shume mundesi biznesi per nje biznes te vogel dhe te mesem. Mu be qejfi qe foli mire per shqiperine ne nje grup njerezish qe po degjonin. Nuk e di sa eshte numri i talionve tani atje. Shifrat variojne nga 5000 te 25000, pa piken e koificentin te gabimit 3%. smiley 

Plot jane, i shef gjithandej neper Tirane. Kot e boni Ducja luften, sa na morri ne ne qafe me na pru kamunizmin. smiley

HAhaha, dhe nje italian tek komentet, per keta italiane ka shkruar te njejtat gjera qe do te thosha une per shume shqiptare (jo per te gjithe). hahahaha 

Emigranti disertori.Pugnalatori alle spalle della patria,appena un pò di difficoltà se la danno a gambe.
Translate
 

Po po disertori mas pilafit. Si tha ai ke barcaleta, po mos ishin keta "disertori," do hashit mutin tuj  keto 20 e kusur vjet. 

Ore mire keta 20.000 italianet qe po vijne, por po ato 200.000 shqiptaret qe kane ik ne Itali a kane men te kthehen noihere?

Varet a kane bere dot 200 mije euro o PF. Ju te GAT sikur s'po koordinoheni mire keto kohet e fundit. Cfare ka ngjare?

Kunderagjentura shqiptare po mundohet te demtoje celulen baze te North Yorkut. Bredhit i kane qelluar dy here me helm pjatat e gjelles. Shyqyr Zotit qe ishin pjatat qe lante dhe jo ato ku hante.

Shume shpejt do lexojme "Mergata e North Yorkut" vol. 1

Ore mire keta 20.000 italianet qe po vijne, por po ato 200.000 shqiptaret qe kane ik ne Itali a kane men te kthehen noihere?

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull...

Të dhënat e mbledhura nga intervistat dhe burime të ndryshme tregojnë se numri i fëmijëve që janë kthyer vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2013 nga Greqia dhe nga Italia, flasin për 451 fëmijë nga Greqia dhe 758 fëmijë nga Italia.

Kane disa vjet qe kthehen me mijera, cdo vit. Ca nga halli, ca nga deshira. Ka plot qe kthehen dhe nga amerika e veriut. Ka rob qe ia dalin smiley

 

http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/rapor...

180 mijë emigrantë shqiptarë të punësuar në Greqi janë rikthyer tashmë në Shqipëri. Sipas një raporti të Qendrës për Tregti të Jashtme ACIT, financuar nga USAID, në pesë vitet e fundit kanë lënë Greqinë si pasojë e krizës së thellë që ka kapur këtë vend 18-22 përqind e emigrantëve shqiptarë. 

Sic e dije dhe per te Italise, cdo informacion nepermjet peshkut smiley. Gjithsesi, eshte kenaqesi te ndihmoj me pakesimin e injorances. 

E cfare rendesie ka qe eshte tema me me shume komente se cdo teme tjeter? Ah ju te GAT-it sa reaksionare qe pasket qene.

lol, me shume komente sepse rri hapur me vite. Pastaj per ne Amerike dihet qe do te kete gjithnje njerez qe do te ikin. Amerika per ate pune eshte bere, per te mbledhur robt me probleme e qe duan t'i heqin. 

E drejte. Ty me siguri nuk te pranoi kerkesen emigracioni kanadez ngaqe i je duk rob pa probleme.

lol

Vec vitin qe kaloi 3,289 fitues.

Gjemb, ja ku eshte gjermania dhe asistenca sociale. Nje bilete autobusi larg, shume me mire se ne Amerike, per cdo lloj standardi. Te ishte vertet sic ju ben cinizmi dhe depresioni te shpresoni se eshte ketej, s'do te kishte mbetur kembe shqiptari ketu. klm dhe naten

Cfare po thua shkabe morina? Qe ti do shkoje ne Gjermani meqe kane asistence sociale me te mire dhe eshte me afer?

E paska gjet nje shok si veten shkaba.po edhe ai qenka italian.te mendosh qe edhe vete ai mund te kishte hyre ne radhet e tradhetoreve.C'skenar mizor.Ky ndryshon shkaba nga Ilir Toli?Jo shume.Njerin e ka kap nje inat derri me shqipkaret qe nuk ia njohen vlerat,tjetrin me amerikanoverioret meqe edhe ata nuk ia njohen vlerat e nuk e qasen,dhe me emigrantet,meqe nuk u be dot godites pas shpine i vendit te vet.shkaba eshte edhe me rende se tolja,se eshte i.ri,megjithese edhe tolja si shkaba ka qene ne rini.Si eshte ajo barcaleta me ate qe nuk kaloi dot nje kanal ujites:E moj mut pleqerie qe na erdhe,tha.Pastaj,pasi vuri re qe rretheqark nuk kishte njeri,i tha vetes:He mo se ti mut ke qene edhe ne rini.

Eh, me tu kenoq shpirti kur te bi infarkt tashti!

 

Ka lezet! Thuhet qe jane vene njerezit ne rradhe duke kerkuar per ilac t'ju shkaktoje infarkt.

Pleqte qe rrine kot ne Amerike duhet te kthehen ne Shqiperi. smiley

E pse jo? Perderisa shkojne te rinjte te rregullojne dhembet, pse mos te perfitojne me ne fund dhe pleqte?

Eh, sa shumë që ka nevojë ky milet për lajme të mira!

Pa paguar te gjithe, s'mund te arrihet shendetesia falas. 

A thing of wonder! 

Ky numri 150 gjithsej, qe do te trajtohen falas, mbas nje liste te gjate numrash te tjere, do te krijoj probleme, sepse ne ate `150-ce` vetem me mik mund te hysh, dhe kshu qe nuk te bie radha as njehere te futesh ne `150-ce`smiley  ...

Nuk  di,  pse e rrejne publikun, dhe  c`a kenaqsie kane kur thone falas ?

Vetem ne Socializem, shqiptaret kishin operacione fales ! Le qe populli ishte me i shendetshem athere, njerzit ishin me te dobet dhe me te forte, dhe hanin ushqime Bio ! smiley

Le qe populli ishte me i shendetshem athere

smiley

Ore prit ca muaj se do ia degjoni zerin kesaj historie. Pale sa do paguajne nen dore privatet qe te futen ne listen e rimbursimeve shteterore. Pastaj me sa di une Sherbimi Shendetesor ne parim gjithmone falas ka qene ne Shqiperi. Ato qe e dhisnin punen ishin infermieret dhe sanitaret qe donin ndonje lek qe te te benin gjilperen me kujdes apo qe te te pastronin dhomen qe mos merrje infeksion. A po paguhej edhe per t'u fut ne rradhe perpara tek doktori (jo per faj te doktorit kjo) dhe per ilacet. Kurse leket qe i japin doktorit pas operacionit psh jane thjesht donacion, pra nuk futen tek pagesat. Do, ja jep; s'do vdis! smiley

Eshte pritja per koronarografi 5 muaj! Kjo eshte nje procedure relativisht e thjeshte dhe e shpejte per diagnostikim. Kushedi sa eshte kohe pritja per operacionin. Me sa kuptoj lidhja me spitalet private eshte per te ulur kohepritjen ngaqe s'kane kapaciteti spitalet shteterore. S'do mend qe ka per te kushtuar shtrenjte, por ne te njejten kohe do jete edhe falas smiley

Keto infermieret ne Shqiperi, lujne rolin e sekserit, per gjithe ekipin e operiacionit prej doktorit dhe deri tek oksigjenisti, dhe sanitari/ja , nje histori .  kur komshiu im u operua nga veshka, para se te operohej nga guri ne veshka  i dha leket infermierit, dhe i tha qe mundsisht ti jepnin gurin qe ishte ne veshka, per kuriozitet me shume sa i madh, dhe si ishte.Ok, - i tha ky, mos u bo merak do rregullohet. Mbas operacionit, te gjithe u gezuan, dhe vellai po priste infermierin qe ti jepte gurin, qe kishte qene ne veshke, me e pa dhe mbajt si kujtim.smiley , Po infermieri spo vite dhe ky e kerkoi dhe e gjeti.

Ho ,me, ku eshte guri ?-  e pyeti vellai i komshiut qe beri operacionin ne veshka

-Infermieri tha o shoku, me vje keq, por gurin e veshkave e ka Oksigjenisti  smiley  por ai nuk e jep, pa marr paret ! Paret  une ja dhash doktorit, dhe asistentit, dhe  sngeli gjo per oksigjenistin ! S`kom ca t`boj ! Oksigjenisti ishte bo xheloz donte edhe ai ca ..ja kshu rrushfeti ! 

smiley

 @ gjembi   smiley

Keto dite qeveria ka shperndare lajmin se te gjithe shtetasit shqipetare qe jane te moshes mbi 40 vjec te paraqiten prane qendrave shendetesore ne vendbanimet e tyre per te kryer falas check-up. Dhe kjo eshte hera e para qe po praktikohet ne Shqiperi. Nuk jua them per mburje, por eshte nje arritje e qeverise dhe nje nga premtimet e saj perpara se te vinte triumfalisht ne pushtet. 

Po vetem 150 vete ama, dhe lista e ketyre 40 vjecareve mund te jete e gjate ! 

Inshallah nuk i mbushet mendja KM te filloje te jape dhe Viagra falas!

e ka dhe kënga pe qëmoti ..

Allasëndëk të biesh i sëmurë / o infermierkat s'ta varin kurrë ..

smiley

 

Ket fjalen allasandek e kam pas nigju vetem nga gjyshja rafmet paste.

esht edhe i fjal tjeter turqisht ne kongen e mehmet Dusharit, qe ka i tingellim kshu famoz, qe nuk e sjell dot me me vra. E zevendesojn me aferim: aferim te qofte, mehmet i dusharit, vrave file zyken ne mes te pazarit.

kto jon sherbet bakllavaje me pistachio, o PF (me festek). ja, ku do i gjesh kto pervecse ktu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).