Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP)është një nismë shumëpalëshe që synon ndërmarrjen e angazhimeve konkrete nga qeveritë për të promovuar transparencën, fuqizimin e qytetarëve, për të luftuar korrupsionin si dhe nxitjen e përdorimit të teknologjive të reja në funksion të mirë-qeverisjes. 
Shqipëria është vend anëtar i iniciativës së OGP-së që prej muajit Gusht 2011 dhe deri më tani ka adaptuar dy Plane Veprimi Kombëtare, 2012-2013 dhe aktualisht 2014-2016, me angazhime që synojnë të promovojnë parimet e OGP-së si transparenca, mbështetja e qytetarisë aktive dhe rritjen e llogaridhënies institucionale.

Sondazhi i parë i opinioneve, që synonte të shqyrtonte qëndrimet e qytetarëve ndaj performancës e institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve, u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Prill–Maj 2013, me një normë përgjigjesh prej 1200 të anketuarish në nivel kombëtar. Gjetjet u publikuan dhe mund të konsultohen tek: www.idmalbania.org. Një vit e gjysmë më vonë, Tetor 2014, i njëjti Sondazh Opinionesh u mbajt me po të njëjtën normë përgjigjesh prej 1200 të anketuarish. Rezultatet u analizuan dhe u bë një krahasim me 2013.

Shtyllat kryesore mbi të cilat u ndërtua pyetesori janë:
Ø Transparenca e qeverisjes
Ø Përfshirja e qytetarëve
Ø Llogaridhënia
Ø Performanca e institucioneve publike
Ø Ndërhyrja e politikës në hartimin e agjendës së institucioneve publike
Ø Konsideratat gjinore tek institucionet publike
Ø Satisfaksioni publik ndaj ofrimit të sherbimit publik 

BESIMI NË INSTITUCIONET SHTETËRORE SI DHE NË INSTITUCIONE DHE ORGANIZATA TË TJERA NË SHQIPËRI

Institucionet më të besuara në opinionin publik Shqiptar janë NATO (71% e popullsisë) dhe Bashkimi Evropian (68%). Ndër institucionet e administratës publike më të besuara janë Forcat e Armatosura (44%), Policia e Shtetit (41%), Ekzekutivi (37%) dhe Institucionet e Sistemit Arsimor (37%). Institucionet më pak të besuara janë Gjyqësori (18%) dhe Partitë Politike (19%). Organizatat e Shoqërisë Civile kanë besimin e 34% të popullsisë, ndërkohë që 9% e të intervistuarve nuk kanë një perceptim të qartë mbi këtë.

Nëse krahasojmë të dhënat me periudhën Maj 2013, vëmë re se në top-listën e institucioneve më të besuara qëndrojnë NATO (2013: 74%) dhe BE (2013: 70%), edhe pse me një ulje 3 dhe 2 pikë respektivisht. Në krahasim me të dhënat e vitit 2013, vihet re se Institucionet që shënojnë rritje në besimin e qytetarëve janë: Ekzekutivi (nga 30%-37%); Policia e Shtetit (nga 37-41%) dhe Parlamenti (nga 24%-29%). Organizatat e Shoqërisë Civile shënojnë një ulje të besimit nga qytetarët (nga 39%-34%) dhe Forcat e Armatosura një ulje të besimit prej 7% (nga 2013: 51% - 2014: 44%). 

 

Raporti i plotë

20 Komente

Shqiptaret qenkan  koqe kanari!

Ose 73% e shqiptareve nuk kane besim tek Qeverija smiley

Është e arsyeshme .Kadare e lexoi mirë dëshirën e shqiptarëve në shekuj kur krijoj

pak gjalpë ...për Pushkën e Gjatë...

Aq të gjatë dhe të bollshme sa e ka NATO nuk besoj as iBerishat ta përballojnë smiley

Coming soon to a lek bill near you: In NATO we trust. 

PS: Fiqo, 37 + 73 = 110.

smiley

osht marzhi i gabimit ay smiley

5 pqint i atynvet 5 pqint i imi 

Do te kishte dale me mire me BE-ne.  2.5 smiley, me mire se dhe sondazhi dv qe e kishte 3. 

Ish Nena Parti u shendrrua me Nena NATO smiley ....Krize Postideologjke qe spo i le shqiptaret te evolohen 

Si te mos e mbeshtesin shqiptaret NATO-n e t'i jene mirenjohes pasi bombarduan Serbet ne Kosove? Vetem se e mbeshtesin ekzistencen e NATO-s, s'do te thote ndonje gje me shume se aq. S'e kuptoj reagimin. E njejta gje me BE-ne, Shqiperia do te jete me mire brenda BE-s se jashte saj, por jo se do te shpetoje nga hallet, ndaj shqiptaret e mbeshtesin BE-ne. Kaq.

O shqiponje NATO nuk eshte entitet as shtet apo komb por thjesht  nje klub ushtarak i cili permban brenda vende  qe nuk moren pjese ne sulmet apo qe se kane njohur ende Kosoven.

...dhe qe cliroi Kosoven nga Sllobodani. Ato vende qe u angazhuan per Kosoven s'do te futeshin ne valle po te ishin vetem, por futen ne valle kur jane ne grup, qe pergjegjesia te mos bjere vetem tek nje, dhe ai grup quhet NATO. Dhe ato vendet qe s'e njohen, s'vune veto. Leri idete ekstreme liberale qe te kane pompuar perbrenda te pakten per kete rast, pasi shqiptaret i jane mirenjohes NATOs, dhe me arsye. Serbet jo, dhe me arsye.

shqiptaret jane skizofrena, por edhe keta qe bejne kesi pyetjesh pa i sqaruar robt mbi dallimin e sekretit shteteror nga mungesa e transparances 

69% jane dakord te denohen ata nepunes qe publikojne informacione konfidenciale

76% kerkojne qe qeveria te bej publike kontratat etj (qe tregon deshire per transparence)

78% kerkojne qe politikanet te deklarojne te ardhurat e tyre 

mund te shkojme me tej me kete palo pyetesor 

mbi 70% mendojne se performanca e institucioneve arsimore eshte e mire e shume mire, por 42% jane te kenaqur me sherbimin arsimor

jam kurioz per pyetjet e sondazhit: a i merr ekzekutivi ne konsiderate ceshtjet gjinore? nje pyetje atij qe shet banane apo rri nen hijen e nje ballkoni ne bythe te pallatit

smiley

do te ishte interesant te dinim sa % e shqiptareve besojne ne shikimin e filxhanit te kafes dhe ngacmimin e lemzes.

Hallall!

Besimi ne NATO dhe BE eshte i njejte me besimin ne koqet e kojshiut ne naten e marteses :ato jane prore  te gatshme per ndihme,nese paraqitet nevoja smiley

     Shqiptaret, ska si te jene ndryshe nga te paret e tyre, iliret.Ishin iliret qe krijuan Zojsin e tyre , " Perendine e Mirnjohjes" te cilin e rrembyen greket dhe krijuan Zueusin  e tyre vagabond.Eshte " Perendia e Mirnjohjes", Zojsi i Shqiptareve ajo qe shprehin ndaj Amerikes, sepse tek cdo organizem Euroatllantik, duke filluar me Naton, shqiptaret pergjithesisht shikojne Ameriken.

E perfshij vehten te me proamerikanet, gje qe e kam te provuar me nje seri artikujsh te botuar ne shtypin e perditshem, qysh se ne kete vend ndroi regjimi.Kjo eshte nje bindje e imja e palekundur.

 Por vrej me brengosje se prej politikeberjes amerikane, prej statusit qe Amerika i ka rezervuar Shqiperise, prej trajtimit te saj jo me si nje komb i favorizuar, kombi i vetem ndoshta ne bote qe shquhet per dashurine ndaj Amerikes, por thjesht dhe vetem si njeri prej vendeve te Ballkanit.Kjo per mua nuk shkon dhe ne se keshtu do te vazhdohet, brezat, dyshoj se do ta ruajne kete trashegimi.Arresyet  e ketij opinioni i bazoj ne keto drejtime:

  Per cerek shekulli, ne Ne vendin tim nuk ka nje investim prodhues te qenesishem, amerika.Ka nje "Dhome  amerikane te tregtise" e perfaqesuar prej te merguarve tane atje dhe kjo nuk thote asgje.Bijte tane kane shkuar kudo ne vatra te nxehta , krah ushtareve amerikane, me shpenzime te vendit me te varfer te ballkani.

  Ka nje tendence dukshem te tipit vleresues kolonial, prej korparatave amerikane si IF, ku produkte si telefonat celulare vine me nje cmim 5 here me te larte se ne vendet ku kjo tregti kryhet me kontrata favorizuese.

Nuk kemi asnje investim  te korparatave amerikane( natyrisht te nxitura prej depatamenteve perkatese , bie llafi te bujqesise, ushqimit , asaj perpunuese, kontrata per prodhim e thithje te produkteve shqiptare sipas standarteve amerikane ne fushen e produkteve ushqimore etj.Shkurt un nuk shikoj jo shperblim por ekuivalencen e mirnjohjes nga ana e politikberjeve amerikane, per kombin me amerikandashes, Shqiptaret!

Natyrisht e shof kete si nje paaftesi te qeverisesave kopuke te vendit tim , te cilet kurr nuk trajtojne probleme te ketyre permasave, por vetem sipunojne njeri tjetrin tek cilido amarikan qe takojna a i takon, si prostitutat e basifondeve.

Amerika nuk duhet te beje sikur nuk e shikon se ky vend nuk resht se mbrojturi Ameriken edhe ne varferine e skajshme qe perballon.

Kur ketu ka nje mobilizim total te strukturave intelegjente dhe atyre ligjzbatuese, prej nje rreziku ne rritje te kundershtive ndaj politikave amerikane e te perendimoreve, deshperimi i te cilave arrin kulmet me perdorimin e akteve te terrorit, kjo duhet te kuptohet se impenjimi me i larte eshte per mbrojtjen e Amerikes.Eshte keshtu se eshte rrasti me i rrale ne bote ku njo vend, nje komb e " Ruan vendin e vet pikerisht andej nga i iken e keqja" Ruajme shume me teper  kufirin dales sesa ate hyres, gje qe eshte kthyer ne regjim te pethershem! E tere droga, gjith terroristet nuk kane asnje pune me Shqiperine pervecse nje rrugekalimi per ne perendim.Shqiperia e varfer "ben lufte"  per te mbrojtur perendimin, si dhe ne historine e larget te saj, mbetur gjithmone e pa vleresuar ..! 

smiley

E tere droga, gjith terroristet nuk kane asnje pune me Shqiperine pervecse nje rrugekalimi per ne perendim.Shqiperia e varfer "ben lufte"  per te mbrojtur perendimin...

 

leni mer kto Parulla me "Fanar ndricues , keshtjell komunizmi ne bot etj."...Cmimi i egzistences ton esht funksionimi si Platform per allishverishet e perendimit.as standartin e kolibes se qenit te perkedhelur se ploteson kjo nevojtore alla Sali Qenef Berisha ( ooooo Idrisooosmiley

 

Vallai sot besim vetem ke Gjermoni o vllazen se ai e shkatrron Brazilin 7-1 

Ate po perpiqet te arrije 'Evropa' qe shqiptaret te fillojne dhe te 'shajne' hapur Evropin !!!!

dhe pastaj Evropi te thote ja shikoni ne skemi ctu bejme, ju vete nuk na doni.

...ehuuuu politika e vjeter por tashme fytyre cjerrur !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).