Nuk besojmë se ka lidhje me zgjedhjet, por në vitin 2013 shqiptarët kanë nisur të bëhen bujarë. Nëse i beson një studimi të realizuar nga World Giving Index, shqiptarët në vitin 2013 kanë bërë kapërcim serioz sa i përket bujarisë. Por sërish jemi shumë larg vendeve të para në listë.

Kështu, Shqipëria është në vendin e 85-të në botë sa i përket bujarisë. Në 2012 ishte në vendin e 132-të. Kosova është në vendin e 50-të, shumë më mirë se Shqipëria. Direkt pas nesh vijnë Meksika dhe Azerbajxhani. Greqia dhe Turqia janë ndër vendet e renditura më dobët në mbarë botën.

Në vendin e fundit është Jemeni, kurse në vendin e parë si më bujar është Mianmari. Pastaj vjen SHBA dhe Kanadaja si dy vendet më bujare.

Një e dhënë interesante është se Shqipëria është në vend të 40-të në botë sa i përket dhënies së ndihmës ndaj një të huaji. Kosova është në vend të 35-të. Por jemi në vend të 87- të në botë sa i përket dhurimit të parave. Kosova është në vend të 34-të në këtë drejtim.

Sa i përket punës vullnetare, mos e pyesni fare, jemi në vendin e 114-të, ndër vendet më të këqija në botë. Kurse Kosova për punë vullnetare është në vendin e 96.

6 Komente

Tani qe eshte Rilindja as qe bohet llaf qe jane me bujare .

ca nenkuptojne me bujari,dhenien e lekeve?   dhe ne qofte se po,kujt ,se kjo ka rendesi.

mos duan te thone bamiresi!!   se nuk eshte e njejta gje me bujarine.

edhe dy presidentet e fundit na i quajne bamir dhe bujarsmiley

sidoqofte ,po i trokite ne dere shqiptarit per ndihme te ndihmon.  po i trokite nje te huaji sta hap deren.

Kushedi ca na kan hedh ne ushqime qe te ndihmojme njeri tjetrin financiarisht per te paguar energjine. Lol

Shtatë hunj e një Purtek Lolo

Sa i përket punës vullnetare, mos e pyesni fare, jemi në vendin e 114-të,

...sepse 45 vitet e komunizes shqiptaret ose ben punen e te burgosurve qe thane kenetat e mocalet e vendit ose pune vullnetare per me ndertu hekurudhat dhe shkoqjen kallamoqi ne fshat smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).