Njerëzit nuk mund të jenë njëlloj, po ashtu edhe shqiptarët. Gjithsesi një identikit të tij, një portret tipik ai e ka. A mund ta përshkruani?

-Ka dy kënde, nëpërmjet të cilëve mund ta vështrosh. Së pari, ato karakteristika që një i huaj i dallon menjëherë, sepse janë lehtësisht të shprehura: energjia që një shqiptar manifeston. Ato i vërshojnë. Ndërkohë i ka konfuze dhe shumica të harxhuara mëkot. 

Tipari i dytë menjëherë i dukshëm për një të huaj: shqiptari është emotiv. Tek ai ndikojnë dhe janë shtysa për veprime më shumë ato që ndjen se ato që arsyeton.
Karakteristikë tjetër e dallueshme: është i zhurmshëm. Heshtur shqiptari nuk di të bëjë asgjë. Atij i ngjan vetja sikur është krijuar nga Zoti që ta dinë të gjithë në faqe të botës që ekziston. 

Brenda vetëm një bisede me pothuaj çdo shqiptar një i huaj kupton pa mundim se përgjithësisht ai është natyrë e ngrohtë, ka për veten tepër vlerësim, në debat imponohet dhe lë përshtypjen e një temperamenti të sertë. Shqiptari thotë shumë rrallë “Faleminderit!” apo “Të lutem!” apo “Më fal!”

Vështruar nga këndi i dytë, tiparet, të cilat duan relativisht kohë për t’u dalluar janë të qënit shpërfillës ndaj publikes dhe shtetit, rrugëshkurtër në zgjidhjen e problemeve, mosprojektues i gjërave të rëndësishme. Po ashtu është mjaft nacionalist foklorik. Familjen e ka tempull ku falet dhe kështjellë ku mbrohet.
 
Në librin tuaj është e qartë se, duke paraqitur njëkohësisht edhe karakteristikat e mbi dhjetë popujve të tjerë, dëshironi që nëpërmjet krahasimit t’ia bëni lexuesit më të kuptueshme tiparet e shqiptarit ose, siç i thoni herë pas here ju, të “homo albanicus”. Mund të bëni një pamje të shpejtë të tyre?

-Patjetër. Po e bëj fare shkurt dhe thjesht për ndonjë karakteristikë të jetës së përditshme. Gjermanëve nëse u dhuron lule ato nuk duhet të jenë me ngjyrë lejla, sepse këto përdoren vetëm për funerale. Kur je duke ngrënë me ta patjetër të duhet ta nisësh ushqimin vetëm kur të të thonë “Të bëftë mirë!” Gjithçka çfarë ka në pjatën që të kanë vënë përpara, duhet ta konsumosh. Për francezët lulet dhuratë duhet të jenë tek, kurrë me numrin 13 sepse e kanë shumë ters. Nuk duhet të jenë karafila të kuq, sepse shprehin keqdashje.

Në shtëpinë e një anglezi nuk mund të shohësh mjediset e saj. I mbajnë dyert e dhomave të mbyllura. Këpucët duhet patjetër t’i kesh me lidhëza. Tek belgjianët nuk duhet të dhurosh zambakë të bardhë, sepse zakonisht përdoren për funerale. Po ashtu as me numrin 13. Në rast se i ftuari lë ushqim në pjatë, kjo konsiderohet fyese. Danezëve, kur u hyn në shtëpi, duhet të heqësh këpucët. Ata kanë qejf kur kërkon tu vizitosh ambientet e saj. Kur je duke ngrënë patjetër të hash çdo gjë që të kanë vënë në pjatë dhe të falënderosh vazhdimisht.

Këpucët duhet t’i heqësh edhe kur hyn në shtëpinë e një çeku. Ata i kushtojnë shumë rëndësi këpucëve. Përdorin të tjera në zyrë dhe të tjera jashtë saj. Në shtëpinë e një hungarezi nëse je i ngopur mund të lësh pak ushqim në pjatë. Po qe se e ha të gjithë pjatën kjo do të thotë se dëshiron më. Për të kryer vizitë në shtëpinë e një rusi duhet të vishesh mjaft bukur. Kjo tregon respekt për të zotin e saj. Kur hyn duhet të heqësh këpucët si edhe, për të shtruar tryezën, t’i ofrosh ndihmë të zonjës së shtëpisë.

Ndër fqinjët tanë: Turqit kur hanë bëjnë shpesh pushime për të pirë cigare ose ndonjë pije. Grekët po të ftuan në shtëpi duhet t’u shkosh në kohë. Me këtë rast këpucët duhen hequr para se të hysh dhe patjetër duhen bërë komplimente për banesën.

Mikun në shtëpi grekët e trajtojnë si mbret. Tek ta mund të hash gjithçka dhe të kërkosh të hash sërish. Italianët i japin rëndësi dukjes, veshjes. Rrobat janë të rëndësishme, tregojnë statusin. I ftuar për darkë mund të shkosh deri 15 minuta me vonesë dhe deri në 30 minuta po qe se je i ftuar në një mbrëmje. E zonja e shtëpisë është e para që ulet në tryezë, e para që ngre dollinë, e para që fillon të hajë dhe e fundit që ngrihet. Miku i ftuar duhet të lerë pak ushqim në pjatë.
 
Zoti Polovina, përse si tiparin kryesor të shqiptarëve ju përcaktoni individualizmin. Di që këtë karakteristikë e kanë mjaft popuj, madje edhe sisteme shoqërore të tëra.

Sepse individualizmi është disa llojësh. Ne shqiptarët e kemi në formën e një trinomi: individualizëm hiperprotagonist antipublik. Më lejo t’ia shpjegoj lexuesit. Vetëm individualizmi nuk përbën të metë të rëndësishme dhe në shoqëritë e hapura, duhet thënë, është mjaft i domosdoshëm dhe nëpërmjet frymës së konkurimit dhe në raport të drejtë me interesin publik, jep rezultate zhvillimi.

Tek ne mbetet problem hiperprotagonizmi, protagonizmi i skajshëm, kur gjithçka e bën që të dukesh. Kjo të zbraz nga motivet e mira dhe prej qëllimeve pozitive. Ndërkohë shqiptari është edhe antipublik. Pikërisht individualizmi i tij skajshmërisht protagonist dhe shumë shpërfillës i interesave të shoqërisë, është edhe “thembra e Akilit” e shqiptarit. Aty ai rrëzohet lehtësisht. Por sidoqoftë çdo popull e ka një “thembër Akili” të tijën.

Grekët cilën kanë pikën e tyre më të dobët?
-Përzjerjen e hiperdinakërisë me ndjenjën hedonistike, pra të shijimit sa më të madh të jetës së përditshme. Me disa fjalë popullore: i shtrijnë këmbët më tepër nga sa e kanë jorganin. Konsumojnë më shumë nga sa prodhojnë. Kështu dinakëria ndaj të tjerëve, duke qenë e ekzagjeruar, kthehet në një dredhi ndaj vetes së tyre. Pra bëjnë autogol. U duket sikur ua hedhin të tjerëve, por në fund të fundit del se ja kane hedhur vetes. Kriza e fundit financiare që po kalon Greqia është rezultat tipik i këtij defekti.
 
Dhe serbët?
-Kanë tejpërdorim të mendësisë së imponimit dhe të ushtrimit të forcës. Po të qenë 1,3 miliard e kusur si kinezët edhe mund të të trembnin. Ose treqind e dyzetë milionë sa veças janë amerikanët apo njëqind e dyzetë sa numërohen sot rusët. Por janë vetëm shtatë e gjysmë milionë.
 
Po përse nuk është anarkizmi defekti ynë më i madh? Fan Noli ka shkruar posaçërisht për pesë anarkitë shqiptare. Ato ka veçuar.

Anarkizmi ynë është e metë e madhe, por jo burimi. Është pasoja e individualizëm hiperprotagonizmit antipublik. Anarkia shqiptare prodhohet prej këtij trinomi, nuk është e kundërta. Një kuriozitet: ky cen e ka shndërruar vendin tonë deri edhe në një nga modelet e anarkisë botërore. Ka një libër-broshurë të titulluar “Shqipëria, laboratori i përmbysjes”.

U botua në janar të vitit 1998 në të quajturën Shtypshkronja e Përgjithshme e Shatijonit mbi Senë, në Francë. U përkthye nga inisiatorët në disa gjuhë dhe u shpërnda nëpër Evropë e më tej. Në kapitullin “Rebelimi dhe kundërrebelimi në Shqipëri, kronikë janar-gusht 1997”, hartuar saktësisht më 11 mars 1997, tamam në kulmin e trazirave në vendin tonë, thuhet: “Njohja sa më shpejt që të jetë e mundur e natyrës dhe e përmbajtjes së kryengritjes së armatosur në Shqipëri, nisja e diskutimeve të thella që shërbejnë për të vlerësuar konkretisht mundësinë e një ndërhyrjeje teorike dhe praktike, revolucionare-ky është propozimi që u bëjmë të gjithë luftëtarëve për liri dhe të gjithë individëve, të cilët në revoltën kundër Shtetit dhe kapitalit vijojnë të shohin të vetmen rrugë që mund të ndjekin për një çlirim të vërtetë”. Manifesti mbyllet me fjalët “...duhen kërkuar në Shqipëri elementët e përbashkët...për një revoltë të mundshme botërore...”
 
Në interpretimin e trembëdhjetë cilësive më kryesore të shqiptarit ju në librin tuaj këmbëngulni në një çmitizim të disave prej tyre. E vlerësoni besën, por keni paraqitur pikëpamje se megjithatë besnikëria jonë nuk është aq shkëlqimtare. Po ashtu këmbëngulni se shqiptari nuk është aq shumë trim sa rreh gjoksin. Përkundrazi luan si konformist. 

Neve na mungon trimëria kryesore, ajo sociale. Ndërkohë në libër shkruaj se shqiptari nuk është i pabesë ose shpinëkthyes. Kur e jep fjalën e mban më shumë se një grek apo italian. Ju e dini fare mirë, të paktën duke qenë një historiparaqitëse kryesore në BUNK’ART e viteve tona të Luftës së Dytë Botërore, se jo vetëm si fjalëmbajtje por edhe si fjalëdhënie, cilësia e besës u përdor shumë nga Partia Komuniste Shqiptare, Balli Kombëtar dhe Legaliteti për t’i joshur të anësoheshin në to. Masivisht ndodhte më pas të ndërronin mendje, por megjithatë ata nuk këmbenin parti.   
 
Keni një kapitull në të cilin vini në shqyrtim të rreptë vetinë nëse jemi të zgjuar apo jo. Shkruani se një vit më parë edhe një anketë e Bashkimit Evropian një vit më parë ne konsideroi si të zgjuar.

-Përveç kësaj në libër kam paraqitur edhe disa albanologë që shprehen pikërisht me këtë fjalë: i zgjuar. Vetë mendoj se kjo nuk është tamam e saktë. Shqiptari është natyrë e mprehtë, i kap shpejt gjërat. Ta jep përgjigjen në çast, hazerxhevap siç e thotë një fjalë turke ende e përdorur mes nesh.
 
Një pyetje e fundit: kemi pasur dhe kem qeverisjen që meritojmë?
-Duke ju falënderuar ju dhe redaksinë që më dhatë mundësinë të shpjegohesha për çfarë dëshiroj të përcjell nëpërmjet 275 faqeve të librit tim “Shqiptarët, diamantët e pagdhendur”, mendoj se ne meritojmë jo vetëm kaq. Ne meritojmë edhe këtë fat që kemi. Do ta ndryshojmë atë duke e bërë më të mirë që prej çastit kur t’i mbushim mendjen vetes se shkaku dhe pasoja jemi vetëm ne.
 
 
OSE I FAMSHËM, OSE I SHQUAR, OSE HIÇ FARE
 

(Fragment nga kapitulli “Krenari-krekosja”
 
“Krekosja jonë tradicionale ka lënë gjurmë të rënda edhe në sjelljet e mëdyshta e parimet më kryesore të mendësisë, të gjykimit dhe të veprimit kombëtar.
Një mjeke psikiatre, Ledia H., në prag të vitit 2003 ka shkruar këto fjalë “Nuk dihet se kujt i erdhi në mendje të parit, por sot dimë se propaganda jonë, librat tanë të historisë e të letërsisë, janë mbushur me përshkrime qaramane mbi fatet e popullit shqiptar, viktimë gjithnjë e lakmisë, etjes e urisë gllabëruese të fqinjëve, të Fuqive të Mëdha, të aleancave antishqiptare, të aleancave profqinjëve, të aleancave rajonale, gadishullore, kontinentale, superfuqirore, që na kanë ndarë, copëtuar, gllabëruar, shkatërruar, shndërruar, ...uar,...uar...

Ana tjetër e medaljes së historisë së paraqitur zemërgërvishtshëm e qaravitshëm është edhe frymëzimi i dimensionit të grandiozitetit (sigurisht, ne jemi të lakmuar meqë kemi disa biçim pasurish e vlerash). Ky grandiozitet naiv pseudonacionalist është pak i besueshëm për brezin e ri, i cili ka mundësinë të shkojë nëpër Evropë e të shikojë Holandën e ngritur më së miri nën nivelin e detit pa ndonjë pasuri natyrore si krom, bakër e kallaj...”

Rëndësia e tepërt që i japim vetes ne shqiptarët jo vetëm na bën të shpallim fajtorë të gabimeve dhe të dështimeve tona historike të huajt, por nuk na lejon as të autokritikohemi, qoftë edhe butësisht, “me dorashka”.
Të bërit e kacagjelit që rri në majë të gardhit dhe këndon, na pengon të zbulojmë të vërtetin faktor dëmprurës: vetveten.

Ja pse Faik Konica asnjëherë nuk e zbuti deklaratën e tij të tmerrshme se armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët.
Vetvetja!

Në çdo popull ky është çelësi magjik i zhvillimit, i ecjes, por edhe i mbetjes mbrapa ose përqark rrotullimit.
Një shoqëri apo shtet e komb mund të mos ketë mjaft dëshirë për të analizuar veten, për ta riparë atë herë pas here, për ta ndryshuar në kohën e duhur apo vonë një të metë. Këto të gjitha ndodhin në këtë botë dhe siç është një popull nuk është një tjetër. Por në rast se një bashkësi apo etni, një grup apo individ i saj, përveç se nuk e ka këtë vullnet, shkakton pasoja më regresive në rast se ka shtesë edhe vesin e mburravecllëkut, shumëfishimin fals të shtatit të tij si edhe të hijes që lëshon mbi dhe.

Krekosja është, për korrigjimin dhe përmirësimin e jetës së një vendi, një pengesë disafish më e lartë se ajo që krijon çdo mendësi tjetër frenuese për gjykimin e vetes.
Në këtë pikë secili prej nesh mund të gjejë shembuj të panumërt dhe mjaft më shprehës, por ne do t’i paraqitnim lexuesit vetëm një tip të tillë, i cili mbetet i llojit tonë, shqiptar.
Aspak në brendësi të fletëve të gazetave tona, por në titujt e faqeve të para të tyre, do të gjesh përherë formulime të tilla si filani ka çmendur me talentin dhe suksesin e tij jo një qytet apo krahinë të botës së madhe, por një shtet të tërë.

“Shqiptarja që çmend italianët”, formulonte një e përditshme për një modeliste nga viset tona, emër i padëgjuar më parë.
“Reperi shqiptar që “çmend” Italinë”, shpallte një e përditshme nga Tetova, duke bërë fjalë për një repist të ri 22-vjeçar, i cili në vendin fqinj punonte në një dyqan akulloresh.
“Bogdani çmend Spanjën dhe Italiné”, shkruante në vitin 2008 një gazetë e Tiranës, kurse një simotër e saj ngulte këmbë se edhe “Strakosha po çmend italianët”.

Bashkë me këta dy futbollistë qe edhe një këngëtare, e cila po luante nga fiqiri një shtet tjetër, këtë herë akoma më të madh: Francën. “Adelina po çmend parisianët”, thërriste në faqen e parë gazeta.
Kurse një bashkëkombës tjetër i viseve tona etnike, Sinan Bytyçi, për një të përditshme simotër, qe as më pak dhe as më shumë por “talenti shqiptar i Sitit që po çmend Anglinë”.
Por ndërkohë Britaninë e Madhe po e bënte të fliste me vete edhe një shqiptar tjetër: “Shaqiri çmend anglezët me muskujt e tij”.

Me namin e trupit të vet gazeta publikoi edhe një më të bujshëm: “Patrick Rukai, shqiptari që po çmend Amerikën me foto nudo”.
Ndërkohë SHBA kishte mbetur e pagojë edhe në 28 mars 2014, kur nga një e përditshme e Tiranës opinioni ynë publik u njoftua me titullin “Shqiptarja që po çmend Amerikën”. Që në fillim të shkrimit thuhej se “Nuk janë vetëm Angela Martini dhe Vildane Zeneli, femrat shqiptare që me bukurinë e tyre po “çmendin” amerikanët”, por qe edhe një e tretë bashkëkombëse: Bepe Rexha”.

Sigurisht nuk ishin emrat e cituar hartuesit e këtyre shkrimeve dhe titujve, por njerëz që merren me median dhe i njohin vetëm kështu mënyrat më të shpejta të efektit dhe ndikimit publik mes shqiptarëve.
Tani një provë tjetër: kujtoni sa të shumta janë tek ne rastet kur përdoret cilësori “i famshëm”!

Madje dikush ka hartuar edhe një listë, që tërhoqi për mjaft kohë kënaqësinë e shtypit tonë. Në të gjenden “Pesëdhjetë shqiptarët më të famshëm në botë”.
Me pesëdhjetë koka botërore, po t’i kishim vërtet, do të ndodheshim në krye të zhvillimit, por habitesh si kjo dëngël e re nuk është rafinuar të paktën me mbiemrin “më të njohur”.
Sepse edhe Skënderbeu, edhe Nënë Tereza apo Xhim Belushi, janë vërtet emra të njohur në glob, por tek lista pesëdhjetëshe shumica regjistrohen me emra të përmendur vetëm në vendet ku kanë emigruar dhe jetojnë.
Ja pse hartuesi i toplistës me pesëdhjetë shqiptarët më të famshëm në botë, këtë mundim të tij, një punë qëllimmirë, mund ta titullonte si “më të njohurit jashtë vendit”.

Veç mëkati i teprimit nuk ndodhet tek listëbërësi, por tek ne, opinioni ynë publik, vëmendja e të cilëve shkulet nga vendi dhe t’i hedh sadopak sytë vetëm po të jesh i famshëm.
Mes nesh ka edhe një cilësor tjetër që përdoret shumë. Ky është mbiemri “i shquar”.

Kështu në krekosjen tonë më të shumtët janë “të famshëm”, pastaj vijnë “të shquarit” dhe vetëm në fund rrinë “të njohurit”.
Nuk mund të jetë ndryshe në një popull, ku edhe një kapteri i thirret “shef”.

Përderisa ndodh kjo nuk ka pse quhet e jashtëzakonshme që edhe kryetarët e partive politike paraqiten nga shtypi i tyre si liderë. Nga një hetim i shpejtë i disa gazetave aktualisht Shqipëria ka tetë të tillë.
Në fakt na duhet e na mjafton vetëm një, por siç të gjithë e dimë, në këta njëqind vite të parë të shtetit nuk ia kemi arritur këtij fati.      
    
Që kjo mendësi është një e pengesë e madhe për t’u kapërcyer na ka paralajmëruar me kohë Eqrem Vlora:

“Shqiptari e ka për natyrë që ta rritë me sa mundë rëndësinë e vet, ai nuk e duron dot përditësinë, normalitetin, ai nuk kënaqet kurrë me të arriturën, por synon prorë të paarritshmen. Përkorësia për të nuk është virtyt, por mungesë vetëdije. Kush nuk mburret zëre se e ka të djegur shtëpinë... Kush nuk e vlerëson veten, u jep të drejtë edhe të tjerëve që të mos e vlerësojnë shumë edhe atë vetë”.

25 Komente

ky te pakten qenka i ekuilibruar,nuk qenka ''klon'' lubonjesmiley

per at'pune te gjithe te ekuilbruar jane analistet tane, pervec M.Nanos- dale nga binaret para ca kohesh smiley.. pra, shqiptar i vjeter, ceshtja nuk eshte: Sa te ekuilibruar jane analistet tane; Ceshtja eshte: Sa te ekuilibruar jane ata qe i lexojne me endje dhe vemendje analizat e tyre.
Mes njerezish ka perplasje dhe do vazhdoj te kete perplasje pikerisht sepse s'ka klona ne kete bote.. por nese nuk ruhet nje distance mirekuptimi (le te themi, mes 2 paleve qe s'mendojne njesoj) , atehere zenkat prej leshrash jane te pashmangshme..
Eqerem Bej Vlora sjell ne kujtimet e tij mes te tjerash nje takin me nje minister turkoman 
" e shkurter dhe e qarte", sipas E.B.Vlores ishte pergjigja e Turkut te ri: "Ose qendroni nenpunes dhe bindjuni udhezimeve te qeverise, ose behuni politikan dhe perfaqesoni idete tuaja si deputet ne parlament...Vetem kujdes! Shqiperia eshte e vogel dhe e varfer..ju do hani njeri-tjetrin ne ate Shqiperine tuaj te ngushte dhe te varfer!" etj..te  gjitha cfare i kishte thene  Turku i Ri i dolen te verteta Eqerem Bej Vlores, me pas.
Shembulli qe kam sjelle me siper ndoshta nuk eshte koherrent, sepse rrethanat dhe situata politike kane ndryshuar shume qe nga koha e Eqerem Bej Vlores, por i qendron tematikes se ketushme.  Sot, fatmiresisht Shqiptaret jane zot i vetes se tyre; Fatkeqesisht, sipas Ylli Polovines, ata vazhdojne te jene shembulli me i keq i mirekuptimit mes tyre. 
Nuk e kam lexuar librin e Polovines, por me thene te drejten e vleresoj si  nje bezdi te madhe gjykimin e tipareve ne bashkesi..I degjon shpesh shprehjet "ne shqiptaret jemi keshtu, apo ashtu" dhe kjo gje eshte shume e cuditshme! 

 

smiley bukur me pelqeu, jemi vertet ashtu siç e thote Polovina smiley

si jemi, Pjer??? po sikur une te ngrihem e te them qe s'jam ashtu; po ashtu-keshtu s'eshte as komshiu im, as nena e baba i tij; as shoket e shoqet  qe kam pasur ne kopesht, baballaret, nenat, gjysherit e katragjysherit e tyre etj etj smiley po ndaloj ketu se pak nga pak po do perfshij gjithe Shqiperine, perfshi dhe ty smiley

cudi e madhe edhe ai tjetri me poshte qe ka sjelle Nolin e '23 ..pff Nolin ne kulm, kulmin e karrieres se tij politike

Mesa duket per te mos lene ndonje dyshim per shqiptarllikun e vet, autori i paska qit bojen dhe gjithe Evropes.smiley

Shume mire bejne shqiptaret qe jane keshtu, ndryshe nuk do te kishte barcaleta qe fillojne:

Ishte i her nje shqiptar, nje amerikon, nje anglez dhe nje francez ... 

e te cilat i tregojne te gjithe popujt njesoj, ndryshon vetem renditja.

 

Ky do shpënë në savanë të meditojë...

Çoku e përdor penën për analiza e tablo sinoptike .Jo aq të Forta mer jahu  , por sidoqoftë renditet tek të Vetmit e të parët në Autobus ....si të gjithë në kohë Gripi ose sëmundje epidemike me " maninë e madhshtisë " pas plasje së InteliDjencës së modhe mer jahu .. në të varfrën Mëmëdhëmbje

E tërë Intervista përveç pjesës Humoristike "..Shqiptarja Kallashi çmend Botën me bythët e saj karadashiane " që është e në vërejtsi të " hollë " pra e gjith pjesa është copëz e Gjithditurisë shqiptare me " çmen shqiptarët sa mirë i njeh "

Dhe domosdo nuk do mungojë edhe një llokme nga ..Balli me PK ...ku Gjëmbi duhet të ndihet rehat smiley

Shqiptari pjesë e njerzimit . Ka krahina me veçori si në çdo shtet të Botës .Ka edhe Saliun

Në vëndin tim në vëndin tënd 
 Një i çmëndur çmënd një Vend ..

Nuk mund të jetë ndryshe në një popull, ku edhe një kapteri i thirret “shef''

Hmm per ke ta kete llafin ky ?

Ky më duket ka bërë dhe një analizë për Mukjen , ku ballistët dalin si Kombëtarë të mëdhej .Ka ndonjëri ndonjë Info ? Po mundësisht jo Ballist ose Balliste smiley Më mirë do jetë nga ata .."se Mukja zotrie " smiley si ky i të nderuarit Heretik që ha shufra ..smiley

Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli (1923) 

"Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive:

 E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s'kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s'ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s'njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për "harfet" e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t'i copëtosh, po jo t'i ç'qitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s'e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s'e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t'i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t'u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin."

Noli, ky burre i shquar me origjine shqipetare dhe shqipetaro dashes beri ceshte e mundur per ta ndryshuar kete vend, kuptohet per mire, por raca vendase prape triunfoi. Dhe sot e kesaj dite, kjo race ka ngelur ashtu sic e pershkruan Noli i madh me siper 100 vjet me pare. Zgjidhje a ka? 

patjeter .. status quo

Per cdo gje fajin na e kane te huajt.shembull taze , rasti i dopingut te peshengritjes.Na del se peshengritesat tane jane engjej te pafajshem , por greket u kane hedhur dicka ne ushqim pa dijenine e tyre per te diskredituar shqiptaret..

shiko, mbase greket nuk kane bere gje as me dashje e as padashje... por ama eshte e garantuar qe ne kete mesele ka dore ai maskarai, Luan Shabani, i cili ka stervitur ekipin Kombetar te peshngritjes si trajner i saj per kete periudhe dhe ne te njejten kohe rezulton se eshte edhe trajner i Kombetares se Greqise.

ky Luani vet, u kap me doping kur garonte per Greqine ne lojrat Olimpike Athine 2004. pra e di mire se si funksionon..

nderkoh,  sic kam bindje qe ka dore Luan Shabani, kam gjithashtu bindje qe edhe vet peshengritesit tane, ne nje me menyre a ne nje tjeter e kane ditur per dopingun, ashtu sikurse edhe presidenti i federates shqiptare te peshngritjes ka qene ne dijeni...
 

Ai mund t'ua kete  sugjeruar apo mbushur mendjen por ne fund sportistet tane e kane veten ne dore.Eshte ne doren e tyre te thone po apo jo..

e di qe eshte ne dore te tyre... por puna eshte se keta ta bejne te lehte fare. dmth dicka te garantuar, nuk do te kapin dot etj..  ashtu sikurse ne fakt shume te tjere nuk kapen.   pra behet tunduese gjeja dhe vjen nje moment qe sportisti  nuk  i rreziston dot tundimit.

I ziu sportist thuaj. E gjejne per budalla dhe he! Apo nuk kane dhe ligje keta te sportit qe pergjgjesia eshte personale dhe pike.

 ku i lexon ti keto deklarata Alba 2265?..-kerkova ne shtypin shqiptar dhe nuk gjeta gje...nejse, zakonisht ne raste te tilla faji  mbetet " jetim" dhe kjo ndodh per nje arsye  fare te thejshte: sporti ( ndryshe nga te gjithe aktivitet e tjera njerezore) perfaqeson  modelin me te persosur edukativ te shoqerise..ia kalon edhe librit mer,  per nga popullariteti dhe "pastertia".. smiley

 

Dopingu/ Kreu i peshëngritjes shqiptare aludon për një komplot të Greqisë

12 Dhjetor, 2014 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sport | Shkruar nga: TemA Online
Select Language ​ ▼

[godelli-300x300] Në momentin më të vështirë të historisë së peshëngritjes shqiptare, presidenti i Federatës Elez Gjoza del hapur duke zbuluar një pjesë të prapaskenave të Botërorit tonë të suksesshëm, deri përpara pak ditësh, Botërorit të Kazakistanit.

Është e njohur tashmë se prej vitesh Pirro Dhima, si president i Federatës greke të Peshëngritjes, dhe Luan Shabani, si trajner i përfaqësueses greke, kanë ndihmuar sportistët tanë shpesh herë privatisht për t’i vënë në dispozicion palestrën e kompleksit olimpik të Athinës, për të pasur kushte më të mira.

Ndërkohë, në këtë botëror, edhe pse përflitej, presidenti i Federatës sonë Elez Gjoza deklaron se ka pajtuar një kontratë, sipas së cilës Luan Shabani do të ishte edhe trajner iprobleme dopingu.

“Luan Shabani, në kuadrin e trajnerit kombëtar të peshëngritjes, më deklaroi që sportistët janë të pafajshëm. Kontrolli për ekipin kombëtar ka qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të atij vetë dhe të mjekëve që ai ka pasur në dispozicion. Me garancinë që më dha trajneri Luan Shabani, nuk e di sa e vërtetë është, por këtë garanci nuk dua ta shpërdoroj”, tha Elez Gjoza, President i FSHP.

Kjo ndodh për herë të parë, që një trajner të stërvisë dhe drejtojë dy përfaqësuese në Botëror, edhe pse bëhet fjalë për një kontratë jopublike, pasi realisht trajneri i Daniel Godellit është Sokol Bishanaku, ashtu siç është Gazmend Haksani i Romela Begajt, e megjithatë gjithçka do të kalonte pa u vënë re, pa këto mosmarrëveshje tashmë të bëra publike.

“Në marrëveshje ne përfshimë edhe shëndetësinë, edhe traumat, edhe gjithë problemet që do të kishin sportistët. Trajneri Luan Shabani e miratoi dhe ra dakord që Qendra Sportive Shëndetësore e Qendrës Olimpike në Greqi do të ishte në dispozicion të ekipit kombëtar grek, njëkohësisht edhe të ekipit kombëtar shqiptar”, deklaroi Elez Gjoza.

Dhe, pas gjithë kësaj, tashmë çdo gjë shndërrohet në alibi e teori konsiprative, për vendime të marra sigurisht nga Federata jonë, si për marrëveshjen me Federatën greke, me Luan Shabanin, ashtu edhe për gjithçka ka ndodhur në Greqi, duke qenë se sportistët dhe një pjesë e stafit kanë qëndruar atje për mëse 6 muaj.

“I kam thënë tekstualisht: E

faleminderit smiley ; mjaftonte nje link..pa shife njehere kete pune se nga ato qe ka thene E.Gjozaj ( te cilin e besojme sepse eshte i YNI)  i bie te jete e kunderta e atyre qe po thua ti..

ky L. Shabani i bie te kete marre nje dore te majme, ne kembim te "opinges se sherros" 

etj etj, Alba 2265, perderisa asnje pale nuk del hapur per kete ceshtje, atehere nuk duhet bere tifo per asnje teori konspiracioni
mua me vjen keq per sportistet tane, dhe nuk besoj se ka dashamires te sportit mos te ndihet keshtu..
Per faj te tyre, apo per faj te " You Name It"  2 sportiste u dogjen..gjynof!

U bona kurioz dhe po shifsha ate reality show te asaj Bleona skank-es ( guilty as charged, your honor). Ishte me nerva se ajo suedezja kishte thone qe Bleona merr shume ilace ilegale. Nuk la Fuck this fuck that pa thone plehra. Derisa nji nga ato cunat tha : Albanians make good friends, but you don't wanna be their enemy.smiley

Jo shefa... Shofera ka dash me thone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).