Mbylli sytë përgjithmonë Skënder Drini. U mbyll saga e jetës së një njeriu të veçantë, që ishte një shkrimtar i shkëlqyer. Jeta fizike e tij mori fund në mënyrë të dhimbshme.

Prej shumë ditësh i shtruar në spitalin e kardiologjisë, për t’u kuruar për koronaret, ai befas pësoi një atak hemorragjik dhe ra në koma të thellë. Parametrat e komës nuk tregonin asnjë mundësi përmirësimi apo për të dalë nga kthetrat e pamëshirshme të vdekjes.
Ditën e parë që u shtrua në spital, Skënder Drini më telefonoi. Në orën shtatë të mbrëmjes shkova dhe e takova në spital. M’u duk mirë. Biseduam si gjithmonë, madje bëmë edhe humor.
“Jam shtruar për të bërë disa analiza, – më tha Skënderi, – por nuk besoj se do të rri gjatë këtu”. Ndodhi e kundërta. Erdhi në spital pikërisht për të mos dalë gjallë nga ky vend.

Gjatë ditëve të gjata që mjekohej me përkushtim nga mjekët, Skënder Drini u fiksua në komën e tij. Unë vija shpesh dhe e shikoja. Ai me sytë e mbyllura me portretin e tij fisnik dukej sikur flinte, ndërkohë që mjekra e tij e thinjur rritej dhe mua më krijohej një ndjesi e çuditshme që ky njeri tashmë ishte shndërruar në një qenie që ishte përtej jetës dhe vdekjes, ashtu siç janë në të vërtetë statujat. Tërë kjo agoni e gjatë në të vërtetë nuk ishte mbijetesa e tij. Në koma ai ishte teknikisht i vdekur, pra ky njeri e përjetoi ndarjen nga jeta më përpara se sa të quhet i vdekur. Kjo nuk ka shumë rëndësi. Të gjitha qeniet njerëzore janë të vdekshme pa përjashtim. Këtu është fjala për një shkrimtar të shkëlqyer dhe një njeri të madh si Skënder Drini, i cili përfundon jetën e tij për të kapërcyer pragun e Amshimit, për të kaluar në atë që romakët e vjetër e quanin “jeta e dytë”, domethënë atë substancë eterne që quhet “Kujtesë”.

Vdekja e Skënder Drinit është padyshim një dhimbje e padurueshme. Vdekja e Skënder Drinit është një humbje e veçantë në kulturën shqiptare. Shkrimtarët nuk janë njerëz të rëndomtë. Çdo njeri i rëndomtë ka vdekje që shkakton dhimbje për të afërmit. Vdekja e një shkrimtari si Skënder Drini shkakton një dhimbje kombëtare. Kjo është plotësisht e vërtetë dhe e pamohueshme. Skënder Drini është një personalitet i madh i kulturës moderne shqiptare. Ai u formësua dhe u skalit si një profil i letërsisë shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX. Talenti i tij nuk ishte i zakonshëm. Skënder Drini synoi gjithmonë diçka të epërme dhe një letërsi me një estetikë të lartë.

Veprat e tij të shumta dhe cilësore e bëjnë Skënder Drinin pjesë të kostelacionit të shkrimtarëve të shquar shqiptarë si Ismail Kadare, Petro Marko, Dritëro Agolli, Jakov Xoxa, Dhimitër Shuteriqi etj.
Skënder Drini ishte një prozator i mirëfilltë dhe padyshim një mjeshtër i vërtetë. Ai ishte mjeshtër i tregimit të shkurtër dhe mjeshtër i prozës së gjatë. Romanet e tij kanë hapur një hulli të re në letrat shqipe. Romani “Shembja e idhujve” është padyshim një nga romanet më të mëdhenj të letërsisë shqipe në të gjitha kohërat. Njohës i thellë i jetës, ai karakterizohet nga një humanizëm i pashoq.

Pas viteve ‘90 Skënder Drini ka një fazë të dytë të krijimtarisë së tij, ku ai ndryshe nga prozatorë të tjerë, që u plogështuan dhe u zbehën pati një shkëlqim. Po përmend vetëm dy romane të tij: “Nata e ka emrin grua” dhe “Korbi”. Për mendimin tim, këto dy romane janë dy romanet më të shkëlqyera të botuara këto njëzet vjetët e fundit. Skënder Drini ishte mjeshtër i rrallë i prozës moderne dhe i subjekteve të thekshme ekzistenciale. Ai botoi një numër të madh librash me prozë të shkurtër, që ishin gjithashtu të një niveli të lartë për letrat shqipe në këtë etapë.
Nuk duhet harruar edhe një tjetër dimension i tij, ai i mendimtarit dhe analistit politik për çështjen shqiptare kombëtare, që ai i përkushtoi qindra artikuj si dhe disa libra. Dhe pikërisht në këtë kulm të krijimtarisë, Skënder Drini ishte gati i harruar nga mediat, nga juritë idiote të Ministrisë së Kulturës, nga vlerësimet dhe çmimet kombëtare që u janë dhënë njerëzve që nuk i kujton më askush dhe që janë harruar përfundimisht.
Skënder Drini ishte një njeri mjaft i kulturuar, njohës i disa gjuhëve të huaja dhe një lexues i madh. Ai ishte shëmbëlltyra e shkrimtarit që nuk bën kompromise dhe i shpërfill të gjitha klientelizmat politike.

Ai e përballoi me dinjitet dhe stoicizëm fatin e vet. Pa iu ankuar askujt, por pa folur asnjëherë për veten e vet. Ai jetoi një jetë me mundësi financiare të mjerueshme, por pa e humbur asnjëherë besimin e madh utopik dhe moral te letërsia e vërtetë.
Skënder Drini ishte një karakter i madh njerëzor. Duke pasur një njohje mbi 30-vjeçare me të, e kam njohur dhe admiruar nga afër tipin dhe ndershmërinë e tij të pashoqe.

Skënder Drini nuk dinte as të lajkatonte. Ai nuk dinte asnjëherë të gënjente. Ishte i drejtpërdrejtë, pra shumë i vërtetë si njeri. Karakteri i lartë i tij përbën një shëmbëlltyrë frymëzuese dhe sfiduese për shoqërinë shqiptare. Asnjë njeri si Skënder Drini nuk ka qenë kaq krenar dhe i paepur përballë mediokritetit të së keqes. Ai ishte gati i pathyeshëm.

Një fjalë e urtë thotë “se vdekja ha gjithçka, përveç emrit të madh”. Vdekja përballë Skënder Drinit është e mundur përgjithmonë. Skënder Drini nuk ka të bëjë asgjë më vdekjen e tij fizike. Nëse një jetë njerëzore është e përcaktuar me limite kohorë, kjo gjë është e vetëkuptueshme deri në atë çast konceptual kur ne reflektojmë dhe kuptojmë se jeta e një krijuesi të madh si Skënder Drini në të vërtetë e kapërcen më në fund vdekjen.

Skënder Drini jetoi tërë jetën në Shkodrën, që Migjeni i madh e ka quajtur “dashnorja e shekujve”. Frederik Rreshpja dhe Skënder Drini janë padyshim dy shkrimtarët e mëdhenj kombëtarë më të shquar që lidhen pikërisht me Shkodrën. Janë të varfra fjalët përpara një personaliteti të tillë si Skënder Drini.

Dhe fjalët e mia janë padyshim të varfra. Jam i sigurtë se unë kam shprehur ndjesi apo përafërsime të asaj që lidhet me një lavdi dhe krenari që kultura i jep kombit.

Shkrimtarë si Skënder Drini i shtojnë vlerat në Panteon kombit shqiptar më shumë se sa emrat e politikanëve apo njerëzve të tjerë, të cilët përcaktojnë atmosferën apo spektaklet mediatike në këtë Shqipëri të demonizuar nga politika. Përtej politikës së çastit, emri i Skënder Drinit përshndrit letërkredencialet e kulturës dhe të artit shqiptar.

Amen!

19 Komente

Nuk e kam degjuar ndonjeher - Emigrant & Roni, pranoni edhe ju injorancen tuaj!

un s'e lexova ket (dmth vertikal, lart-posht, 20 sec), po do desha patjeter ta lexote bulkthi.

skalit, panteon, shkrimtar (jo njeri i rendomte), shembelltyre e shkrimtarit (te pathyeshem) - ato vite e paskan gdhendur sa nuk i ka lene qoshe te palatuar, i fut edhe Moikomi nje artikull si leter zumpare dhe ja ku dul Drini me i shkelqyer se kurre... mbuloni syte nga xixat .. ta kerkosh ne Google ka me shume artikuj mbi vjekjen e ndjespastit  

Skënder Drini jetoi tërë jetën në Shkodrën, që Migjeni i madh e ka quajtur “dashnorja e shekujve”. Frederik Rreshpja dhe Skënder Drini janë padyshim dy shkrimtarët e mëdhenj kombëtarë më të shquar që lidhen pikërisht me Shkodrën. Janë të varfra fjalët përpara një personaliteti të tillë si Skënder Drini.

dhe shkodra ky vend mitik qe ushqen gjenine e arine (do thoshte Noli)

Nje tjeter "Është lindur në Voskopojë të Korçës, më 9.8.1935 në një familje atdhetare." Keta te gjithe kane lindur nga familje atdhetare. Gjithkund biografite fillojne se lindi ne nje familje modeste, proletaresh apo fisnikesh (disa alternativa) - keta te vjetrit e kane me atdheun. Edhe djali i Ilir Metes ka lindur ne nje familje atdhetaresh, edhe ai Berishes - atribute te papara kane. 

te gjitha nekrologjite flasin per gjuhet qe dinte, ku ka lindur, qe ishte rob zoti, i pakompromentueshem etj.. askush per vepren e tij letrare - cfare ka shkruar ky njeri or vella? se ky obituar i ngjan tepke asaj qe do te shkruaj une per vete. Moikomi i thurr lavde por asnje llaf per nje veper, njecke bre - per cfare thote, qe shpreh shpirtin e autorit, qe ta marre me vete e te mendoj kur te shkoje ne pune, ta bluaj ne koke me ate mullirin e "njeriut te rendomte".

Ka edhe nje artikull me te gjate te Moikomit ketu: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=..., po as ty nuk flet per vepren e tij, ben vetem krahasime. A eshte ky rob ne ndonje antologji?

ja librat e tij 

Bajram Curri / Skender Drini 
Do te luajme pas luftes / Skender Drini 
Eklipsi i henes / Skender Drini 
Kenga e drites / Skender Drini 
Kirurget / Skender Drini 
Kompania e katert / Skender Drini 
Kumbimet e reja te pyjeve / Skender Drini 
Midis dy koheve / Skender Drini 
Nata është grua / Skender Drini
Njerezit dhe deti / Skender Drini 
Njeriu gjigant / Skender Drini 
Rruga e njeriut / Skender Drini 
Shembja e idhujve / Skender Drini - eshte bere film
 

Ueeee, kam lexuar Kirurget! smiley 

No one is perfect.

na thuaj pra ndonje gje per vepren.. prandaj vijne artikujt e shkrimtareve shqiptare ketu qe ti njohim, jo ti qajme

Flitej ne mos gaboj per nje cift kirurgesh te rinj. Babai i gruas ishte kirurg i njohur po ashtu. Dikur cifti ndahet me idene qe jane bashkuar fale vullnetit te babait te saj, mirepo burrit (si prove e dashurise autentike per te shoqen) i kujtohet qe i ngrohte kembet e ftohta se shoqes ne shtrat. Kam qene nja 14 vjec kur e kam lexuar, besoj ngaqe asokohe doja te behesha doktore smiley. Me vjen keq qe nuk mbaj mend ndonje gje me shume nga situatat spitalore, por do te isha shume kureshtare ta rilexoja pas kaq vjetesh.

mua do me behej qejfi te degjoja si dokoresh Vera i shpetoi jeten nje minatori.

mosmirenjohese ndaj ketij populli qe te beri mjeke, atje te shkosh!

Nga At Zef Pllumi, Live to Tell, fq. 46-47

For these official reports, it was not the truth they were after; just the fulfill­ment, at any cost, of the party's goal to validate attacks on the Catholic Church. The inhuman tortures State Security performed on the young men reduced them to giving whatever answer their torturers demanded. Did pigs fly? Oh, yes! Through this process, they were able to build up the organizations of nonexistent parties, such as the Albanian Union and the Democratic Christian Party. Later, this false documentation would be used by Communist historians, such as Rakip Beqo, who was a high ranking officer of State Security and author of The History of the Communist New Albania. It would also inspire the imaginations of the mer­cenary writers to scribble anti-Christian fundamentalist fanaticism, like Skender Drini's multi-volume servile political novels Fall of the Idols and Between Two Times.

Skender Drini nuk ka qene ndonjehere shkrimtar per se po thjesht "punetor i penes" sic kane qene dhe 90% e atyre qe botonin libra ne ate kohe. Siqoqofte edhe gjykimi puro-ideologjik qe i ben At Zef Pellumbi ketu eshte aq antikomunist ne tendenciozitetitn e vet, saqe kthehet prape ne llogjike komuniste.

gjykimi puro-ideologjik qe i ben At Zef Pellumbi ketu eshte aq antikomunist ne tendenciozitetitn e vet, saqe kthehet prape ne llogjike komuniste.

cudi, si mbeshtillet ndonjehere e verteta ne gjethin e vet, si nje puro e mire havane.

kjo qe paske thon ktu permbledh nje shumice derrmuese te gjithe atitudes avdalle ndaj monizmit qe na eshte bere racion i perditshem ktu si me qen caj zbori. 

Me ditirambe te tilla te shkruara pas vdekjes,kam frike se te gjithe shkrimtaret deshirojne te vdesin sa te jete gjalle Moikomi.Sigurisht ata do ti telefonojne per takimin e fundit Moikomit. 

Talenti i tij nuk ishte i zakonshëm. Skënder Drini synoi gjithmonë diçka të epërme dhe një letërsi me një estetikë të lartë.

 

Veprat e tij të shumta dhe cilësore e bëjnë Skënder Drinin pjesë të kostelacionit të shkrimtarëve të shquar shqiptarë si Ismail Kadare, Petro Marko, Dritëro Agolli, Jakov Xoxa, Dhimitër Shuteriqi etj.

 

Edhe te shumta, edhe cilesore, e rralle kjo.

Skënder Drini ishte një prozator i mirëfilltë dhe padyshim një mjeshtër i vërtetë. Ai ishte mjeshtër i tregimit të shkurtër dhe mjeshtër i prozës së gjatë.

 

Mjeshter i tregimit te shkurter eshte quajtur Cehovi. Skenderi si Cehovi !

 

Romanet e tij kanë hapur një hulli të re në letrat shqipe.

Hulli te re hapi Migjeni.Po dhe Skenderi, pse jo, a eshte shkodran?

Romani “Shembja e idhujve” është padyshim një nga romanet më të mëdhenj të letërsisë shqipe në të gjitha kohërat.

 

sa faqe eshte romani Moikom?

Po përmend vetëm dy romane të tij: “Nata e ka emrin grua” dhe “Korbi”. Për mendimin tim, këto dy romane janë dy romanet më të shkëlqyera të botuara këto njëzet vjetët e fundit.

Cudi si nuk i ka pikasur kritika?!

Skënder Drini ishte mjeshtër i rrallë i prozës moderne dhe i subjekteve të thekshme ekzistenciale.

Shkrimtarë si Skënder Drini i shtojnë vlerat në Panteon kombit shqiptar më shumë se sa emrat e ... njerëzve të tjerë, të cilët përcaktojnë atmosferën apo spektaklet mediatike në këtë Shqipëri të demonizuar nga politika.

 

Mjeshter i rralle eshte Fevziu por jeni bere ziliqare te gjithe .Shkelqimi Fevziut ju ka ekslipsuar dhe futur ne krize ekzistenciale .smiley

 

pra Moikomi po na behet nje fare Vurko (mos gaboj) i Cajupit ("pas vdekjes")  smiley

mjeshtër i rrallë i prozës moderne

kur ket fjale e digjova

i habit ne kembe qendrova

disa pika lot leshova

por une prap nuk e besova

 

 

i pari te pareve...

Qenka pjerdh nga trute Moikomi

He de, se "obituary" ka bere Mojkua, c'i jeni vene me gure ne torbe!

Sa per te ndjerin, ju lutem te ini te duruar. Ishin njerez si i ndjeri dhe mijera te tjere, qe mbushen plot hambaret e gjuhes shqipe te levruar. Kjo, eshte merita kryesore e tij, si dhe mijera te tjereve. Realizmi Socialist ne ka vlere, ka vetem kete vlere. Mbajti gjalle zjarrethin e gjuhes shqipe te levruar. Ti leme ne hall te vet keta njerez. 

Ngushellime familjes.

Kjo qe paske thon ktu, i ben nder te ndjerit, me shume se gjith fjalimet e mark antoneve tane me qera. kaq mer Mrrok, me mase prej florini, se kur ia fut me marrsh te peste, te kthehet mbrapsht ajo e shkrete, se mas marrshit 5, indietro vje...

duket qe eshte shkruar nga dhimbja e humbjes per shokun, subjektiv, dhe autori e ka shprehur vete kete diku aty, ne s'gaboj. Fjalite jane te shkurtera, me superlativa, emocionale, qe fillojne me "Skender Drini", "Ai..", "vepra e tij...". Eshte dashuria per bashkeudhetarin qe e humbi, bashkeudhetarin e epokes se shkuar per te cilen ka krenari personale, dhe te epokes se tanishme qe u shndrrua ne nje sfide te ulet per kete brez, ne kete moshe te vone. Ndoshta radhitet me kontribuesit me cilesore te kultures, me se shumti prej kontributit moral te tij ne të. Perderisa M. Zeqo i ben 'endorsement' ne kete menyre, me i pakti vleresim qe mund t'i bejme ketij njeriu, duhet te jete i barazvlefshem me ate qe i bejme vete M. Zeqos. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).