Vincent van Gogh, kur e pa "Gruaja Cifute" të Rembrandit, në vitin 1885, ndjeu përnjëherë se ishte i gatshëm që të falte 10 vite nga jeta e vet me kushtin që të mund të rrinte dy javë rresht para kësaj pikture, duke ngrënë veç një krodhë buke të thatë
Rembran- Nusja Cifute

Fjala Talent vjen nga latinishtja dhe do të thotë, as më shumë e as më pak se Pare, monedhë,pasuri. Talent ishte emri i monedhës së Romës së Lashtë, njësoj si Dollari amerikan i sotëm a si Euro e Bashkësisë Europiane, i asaj bashkësie që i ka rrënjët në Perandorinë e hershme Romake. Natyrisht, në fjalorët e sotëm askujt nuk i pëlqen ta kujtojë ndotjen e fjalës Talent me origjinën e vet monetare.

Fjalori Thesaurus i anglishtes së sotme nxiton të na sigurojë se Talent është një lloj sinonimi me konceptet më fisnike, të tilla si: aptitude, gift, capacity, faculty, ability, endoWment, genius…Po në të vërtetë, a ka ndonjë lidhje sadopak të largët talenti me pasurinë? Në shoqëritë moderne të kohërave tona pak shumë e vë në dyshim këtë…Por talenti fsheh dhe një anë tjetër jo aq të pëlqyeshme për moralin shoqëror të kohës: ekzistojnë dhe një racë tjetër krijuesish që shpërblehen me varfërinë dhe harresën, me errësirën dhe pazhurmësinë.

Dhe janë pikërisht këta që janë talentet e vërtetë në kuptimin e pandotur të krijimtarisë artistike me semantikën e vjetër të fjalës talent…Fjala Talent në kohërat moderne na kujton aftësinë shumëplanëshe kuptimore që ka fjala: i talentuar qenka ai krijues që ka aftësinë që ta shesë veprën e vet duke fituar miliona; ai që tërheq vëmendjen e medias; ai që e ka mirë me politikanët; ai që artin e krijimtarisë artistike e shet në mënyrën më fitimprurëse.

Bëhet fjalë për Talentin për të bërë pasuri përmes mediumit të artit. Ç’është e vërteta, aftësia për ta shitur veten nuk është një fenomen vetëm i kohërave moderne. Duket se krijuesi artistik gjithnjë është gjendur para dilemës së madhe: të pranojë artin, dhe bashkë me të, mallkimin e përjetshëm të tij, varfërinë, apo të bëhet i pasur duke e shitur shkëndinë hyjnore të Artit për hir të pushtetit që të jep paraja?

Para ca ditësh, në një nga sallat e National Academy of Art, në Londër, u hap një ekspozitë e pikturave të viteve të fundit të jetës së Rembrand-it. Është njëra ndër ekspozitat që ka tërhequr më shumë vizitorë nga çdo ekspozitë tjetër. Nga numri i jashtëzakonshëm i vizitorëve, është vënë një parakusht jo i zakonshëm: vizitori nuk mund të qëndrojë brenda ekspozitës më shumë se 20 minuta.

Përse i gjithë ky interesim? Rembrandi është njëri ndër piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i cili u bë i famshëm që në moshën 30-vjeçare. Ai qe një piktor aq i suksesshëm, sa gjatë kohës që jetonte u publikuan edhe libra poetikë kushtuar figurës së tij. Gjatë periudhës së parë të krijimtarisë së vet veprat iu ekspozuan në pallatet më prestigjioze të Holandës e të Europës Perëndimore.

Por në vitet e fundit, i lodhur nga lavdia, Rembrandi befas kaplohet nga një krizë e çuditshme: është kritik ndaj krijimtarisë së vet; nuk i pëlqen natyralizmi i shëndetshëm, nuk i pëlqejnë dritat dhe ngjyrat e gjalla, e tremb fakti se me anë të artit ka arritur të bëhet i pasur. Në këtë krizë ndikon vdekja e së shoqes dhe vdekja e njëpasnjëshme e tre fëmijëve. Rrënohet nga paratë, pasuria i konfiskohet.

Dhe pikërisht në këtë kohë ai ndjek një stil të ri artistik, duke manipuluar teknikat e pikturës dhe ato të printimit, dhe duke krijuar interpretime origjinale të subjekteve tradicionale. Ekspozita në National Gallery përfshin autoportretet që bëri në vitet e fundit: “Vetëportret si apostulli Pal”, “Vetëportret me dy rrathë”, “Vetëportret me turban”. “Vetëportret në moshë të thyer”, si dhe veprën që njihet me titullin “Nusja çifute”. Obsesioni me autoportretet është një provë e këmbënguljes së artistit të madh për ta parë veten në sy; një lloj vetëgjyqësie.

Ndërsa për veprën “Nusja çifute”, një tjetër piktor që desh të provonte gjatë gjithë jetës se fjala Talent është diametralisht e kundërt me pasurinë, Vincent van Gogh, i  pohon një miku se kur e pa për herë të parë këtë vepër të Rembrandit, në vitin 1885, ndjeu përnjëherë se ishte i gatshëm që të falte 10 vite nga jeta e vet me kushtin që të mund të rrinte dy javë rresht para kësaj pikture, duke ngrënë veç një krodhë buke të thatë. A e besoni? Vincent van Gogh na siguron (dhe nuk kemi se si të mos i besojmë mikut të tij që na i riprodhon besnikërisht fjalët e piktorit të shquar): “Ju lutem! Asnjë festim me 600 a 6000 a 60.000 pjesëmarrës! Thjesht Një krodhë buke të thatë!”

44 Komente

Gjej këtu Gugllin, Vikin, po ku është Marku?

Tek e para nuk je biznesmen ...tek e dyta nuk je Piktor qe anal piktura ..tek e Treta Po ! Je Heretiku smiley

Me vjen keq i nderuar Here Tak Tuk Tik qe do te futesh ne Linja te tjera .Ju jeni i Perkryer ne fushen Tuaj ! Te tjerat duan TALENT smiley Ne e ke lexuar prurjen per Internetin me vemendje ( koment i thate juaji ) atje ka Plase Talent i modh mer jahu

Per tu Orientuar mendoj qe duhet te thellohesh per pjesen e Talentin sipas shembullit te shokeve ! Thellohu !

Shume bukur qe shkruhet per ekspozita qe hapen neper bote, po nuk e kuptoj c'duhej gjithe ajo hyrje me 5 paragrafe mbi Talentin, si edhe nje fjali e fundit mbyllese krejt e pakuptueshme: “Ju lutem! Asnjë festim me 600 a 6000 a 60.000 pjesëmarrës! Thjesht Një krodhë buke të thatë!” ?! Vec ne qofte problem perkthimi.

Pa shtrengohu edhe pak te kuptosh me kryesoren e shkrimit se çfar kuptimi ka te flitet per mitin e artistit qe vdes urie (s’ka pare per me ble buke, por ka pare me ble absinth) per hir te artit nderkohe qe nuk ekzistojne me artiste te tille, por ka vetem artiste qe ankohen ne sallonin e sinjora Bertinit … se Van Gogu zotrie … .

 

Ta len = Talent = Ta lente 

Nje shkrim i shkelqyer, njerezimi eshte mosmirenjohes dhe idiot,
po te mendosh qe Van Goghu shiti vetem nje pikture gjate gjithe jetes se tij.

"mosmirenjohes dhe idiot" me van gogun jo me artin e tij. ne kete aspekt pak rendesi ka si jetoi ai per se gjalli, ai prodhoi pavaresisht nese e duartrokisnin apo jo.

I dashur square, artisti ka dhe nevoje te jetoje nje jete dinjitoze, perse mendon se qenka kaq e panevojshme si jetoi? po une nuk jam Jezu Krishti- ka thene Rreshpja ne nje interviste qe askush nuk pati veshe ta degjoje, dhe vdiq... pa nje cati mbi koke e nuk kish leke per nje operacion ne zemer... ky cinizmi i shoqerise se interesuar vetem drejt artit qe prodhon artisti dhe aspak ne perkujdesje te nje mireqenie te tij dinjitoze eshte me i tmerrshmi dhe me i padurueshmi!

flo artisti i vertete eshte psikopat, kalama kapriçoz, mundesisht pederast, alkolist dikur dhe sot drogmen, etj, e perbuz shoqerine dhe moralin e saj viktoriansmiley, nuk pranon pare prej saj, preferon te vdese i mjere qe te kete preteks per te urryer shoqerine, dhe shoqerija nuk ka perse te mos i beje qefin.

flo kushedi sa i bukur eshte ai kendi i gjelberuar me lule i kafes tende te preferuar ne Tirane.

Aty me rri, mos u hidh as per kuriozitet andej nga çmendia. Nuk ka ç'te duhet ... se artisti zotrie ... se arti zotrie ...

 

Heretik, per dreq, qe kur e pershkrova ne ate intervisten nuk gjej vend te ulem ne barin tim smiley dhe te mendosh qe nuk ia permenda emrin, sa per cmendurine, eshte shume sharmante kur eshte e te tjereve smiley. Kjo klisheja e artistit medoemos endacak duhet te bjere smiley

e dashur Flo, idealisht jo vetem artistet kane nevoje per nje jete me dinjitet, por te gjithe njerezit ne mbare boten. une thashe me lart qe u treguan mosmirenjohes sa ishte i gjalle por te pakten sot i jemi mirenjohes per artin e tij. nga ana tjeter cdo njeri lufton per mireqenien e tij dhe nuk mendoj se artistet duhen trajtuar si persona me aftesi te kufizuara.

Po nevoja per kothere, (krodhe) ama te ben qe talenti yt te zbulohet, sigurisht ne permjet veshtirsive te panumerta dhe te papara ! Talentin kush e zbulon, ne pergjithsi ? Po sigurisht ai qe ka Kotheren ! Ja kjo eshte historia pse Talenti zbulohet me vones ose vlersohet me vones ! Sepse eshte pjese e biznesit !

Si ka mundesi qe nje pjese e mire e gjenive, sidomos ne arte dhe letersi kane vdekur ne mjerim? 

Une po permend disa, kush te kete ndonje emer tjeter ta shkruaj.

Balzak

Stendhal

Moxart

Rembrandt

Van Gohg

Bet'hoven

A thua kaq e panjdeshme eshte kjo bote sa i le te ikin ne mjerim gjenite e saj?

Ia ke futur kot me Balzakun, Stendhalin dhe Beethoven-in, të cilët nuk vdiqën aspak në mjerim financiar. Mund të kishe guglluar pak e do e kishe parë se nuk është aspak ashtu.

Balzaku vdiq me nje mal me borxhe. Madje, ne castet e fundit ka qene prane tij Viktor Hygo, dhe kur ka dal nga dhoma, eshte shprehur: Sapo vdiq shkrimtari me i madh i letersise franceze!

Po ashtu edhe Stendhal, madje emri Stendhal eshte nje pseudonim. Ai vdiq ne mjerim, i semure nga sifilizi, duke e trajtuar veten me zhive. Ne fakt ky lloj trajtimi vetem e ka shtyre drejt vdekjes. 

Jeta E Beethoven-it eshte nje furtune e vertete, duke jetuar fale donacioneve te dukeve dhe princave. me ulje dhe ngritje te fuqishme. 

 

mbas renies se aristokracise dhe ardhjes se borgjezise te Lekut Mbret, asnje artist i madh, nuk ka pasur jete te lehte. por nuk kane jetuar ne mjerim. se ne mjerim nuk do te mund te krijonin dot Art te Madh.

Bodleri poeti me i madh Francez, ka jetuar i mbytur ne borxhe, po kishte ne dhome piktura te Delakruase (Delacroix) (ti nuk mund ta imagjinosh dot çe çfare kjo tregon) e jetonte ne hotel particulier ne Ile Saint Louis, sot vendi me i shrenjte ne paris. ka vetem sulltane dhe sheike, se te tjeret nuk mund te blejne dot. 

sot nuk jeton dot PA PUNE, prandaj dhe nuk ka me art te madh e as artiste te medhenj. ka vetem sharlatane.

Bodleri poeti me i madh Francez, ka jetuar i mbytur ne borxhe, po kishte ne dhome piktura te Delakruase (Delacroix) (ti nuk mund ta imagjinosh dot çe çfare kjo tregon) e jetonte ne hotel particulier ne Ile Saint Louis, sot vendi me i shrenjte ne paris. ka vetem sulltane dhe sheike, se te tjeret nuk mund te blejne dot. 

Pse nuk mund ta imagjonoj une smiley?

Nejse, une ndoshta u shpreha gabim, por e kam fjalen se jeta e tyre ka qene plot ulje dhe ngritje te jashtezakonshme, ashtu si vepra e tyre. Ata nuk jane shperblyer ne te gjalle te tyre per vepren qe kane bere, kjo eshte e verteta. Veprat e tyre do te jetojne sa te egzistoj njerezimi, por ata ne te gjalle te tyre, megjithse kane bere nje jete kontraverse dhe plote peripeci, mes luksit dhe borxheve, perseri nuk kane marre vleresimin qe meritonin. Moxart eshte shembulli me tipik. Perjashtim ben vetem Johann Wolfgang Goethe, qe ka jetuar si oborrtar. 

Megjithate, gjeniu i fundit ne muziken boterore, Michael Jeackson ishte i pasur apo jo? Sepse kane ndryshuar kohet. Dikush mund te thote "jete artistesh". Ndoshta qendron edhe ky arsyetim, ne thelb keta (artistet) nuk jane njerez te zakonshem.

xhekson eshte sharlatan. pastaj kenga eshte art i vogel, ka thene nje kengetar i njohur francez. 

si dhe ta thashe te gjithe pa perjashtim kane jetuar ne veshtiresi e borxhe, ose me mesenat, sepse artistet e medhenj kane pretendime ose harxhime me te medhaja nga mundesite e tyre. kete pretendim apo ambicje e kane edhe tek veprimtaria e tyre. gjerat shkojne ne propocion, kerkese e madhe ndaj kushteve dhe vetes, pune ose veper e madhe dhe me nivel te larte artistik. nuk mund te punosh mermer ne kacolle. 

tabllote e mjeshtrit qe kishte ne dhome Bodleri jane te lidhura me sa thashe. nuk ben dot poezi te madhe ndryshe. nuk ke dot ndryshe shikim kritik ndaj botes.. Gete po ashtu jetonte me mbreterit,  Velaskes po ashtu, Da Vinci po ashtu, piktoret dhe skulptaret e rilindjes italiane me princet dhe papen. etj.

Mos e thuj dy here. Jane kohe te tjera, lloj tjeter muzike, lloj tjeter arti, por eshte GJENI. Do degjohet edhe ne shekullin e 22-te.

po aq sa degjohet sot, Elvis Presli. 

Do degjohet edhe ne shekullin e 22-te.

 

ndersa une them kete per Stevie Wonder... muzika e tij ka qene gjithmone shume perpara per kohen.   

Problem tjeter ky, dmth pelqimet muzikore. Nese vecova Michael Jackson, nuk besoj e bera rastesisht. Eshte kengetari qe ka shitur me shume se cdo artist ne bote albume muzikore, vazhdon te fitoje me shume se cdokush pas vdekjes, muzika e tij eshte unikale, stili i paperseritshem. Ashtu sic jane Rembrandt, Hygo, Tolstoi, Moxart dhe Beethoven gjeni ne artin e tyre, ne stilin e tyre, ashtu eshte edhe Jackson ne llojin e tij, dmth absolutisht i vecuar ne muziken e tij, nje yll gjigand mes yjeve te tjere, por i permasave universale. Une e pelqej shume, sigurisht. Ka dicka qe duhet te dallohet mire ne rastin e tij: ai ka bere muzike te nje permase te tille, sa ndoshta duhen edhe njemije vite te tjera qe te vij nje i dyte si ai. Mos harro dicka, te arrish rekordet e Michael Jackson, ne nje art shume popullor si muzika ku ka kaq shume konkurence, dhe me kete te shenosh nje Epoke, vetem nje gjeni mund ta bej.

Por perseri kjo mund te mbetet relative, sepse ju mund te pelqeni kengetar te tjere, ashtu si edhe une pelqej shume Pink Floyd psh.

me shume ka shit (eshte degjuar nga veshe njerzish, se shitja nuk tregon gje te madhe ne fakt) moxarti. po te llogaritesh te gjitha shkollat e muzikes ku studiohet, te gjitha radiot, filmat apo baletet apo operat e botes qe perdorin muziken e tij akoma sot. nuk llogaritet me keta kengetaret e sotem, kushdo qofte ai. 

dhe mozarti do degjohet deri sa te kete njerez mbi dhe, po jo majkell xheksoni. qe duhet thene, qe mos t'ja hame meriten nuk ishte toç. ai beri maksimumin e kohes se tij. bile arriti te behej dhe i bardhe. po koha sot nuk lejon me, te behet art i madh. 

shif filmin La Grande Bellezza, qe fitoi oskarin e filmit me te mire te huaj vjet, mbi kete pike. 

Meqe jemi tek arti, dhe vleresimet e gjenive jane totalisht relative (te pakten ketu duhet te biem dakort), meqe folem per shkrimtare, piktor dhe kompozitor; cfare mendoni per letersine shqipe? 

Qe ta lehtesoj fokusin e debatit, une po jap nje liste me emra autoresh shqiptar, qe per mendimin tim jane te permasave europiane. 

Jeronim De Rada, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta.

Une nuk mund te  njoh nje autor tjeter qe u afrohet letersise se tyre.

Qe ta lehtesoj fokusin e debatit,smiley

Si eshte puna te nderur admin..Keni shperndare ndonje Leng ? Andej plasi estBILIshmenti ketej ....smiley

Gjithsesi Flm dhe Drite ua befte .Diell e paci kudo qe shkelni !

Edhe Gjembi sikur po i vinte verdalle .. Kish zbuluar armiq te Demokracise .Po nuk eshte shprehur akoma smiley

per te qene i drejte me veten (ose Koherent), ti duhet te vazhdoje arsyetimin aty ku e le me Majkllin. ose te perdorje te njejten peshore llogjike. 

gjuha shqipe flitet nga shume pak njerez, per te patur shkrimtar te madh. per fat te keq, gjuha nuk eshte si muzika apo piktura, universale (ne fakt edhe keto nuk jane te tilla, po gabimisht mund te duken si te tilla, e kjo i ben edhe qe te merren si te tilla). gjuha lidhet me nje mentalitet te dhene dhe shume me specifik sesa artet e bukura. dmth letersine qe ja dedikon shqiptarve, veshtire t'ja perçosh edhe te huajve, sado i mire te jete perkthyesi. (ky po t'ja kaloje shkrimtarit, behet vete i tille, pra i ze vendit dhe s'merret me me perkthime).

tjeter te tre ata shkrimtaret qe permende, kane kryer edhe veprimtari te tjera, perveç shkrimit. kjo tregon qe nuk i jane konskakruar apo perkushtuar (ne shqip) 100 % letersise. kjo padyshim ka ndikuar ne vepren e tyre. e ka frenuar kete. nuk e ka lene te rritet, te arrije nje pike kulminante, etj. 

Migjeni eshte vetem per mu, nje poet i madh. bile Kadareja eshte perpjekur ta beje te njohur ne France, por pa shume sukses. shume i veshtire perkthimi i poesise ne frengjisht.

Mund te rikethehemi te Majkelli, por vertet desha ta flas per letersine shqipe, sepse te pakten per ne eshte teme interesante. 

Nu e ndaj te njejtin mendim me ty per Migjenin. Ai ishte poet revulocionar, i fuqishem, nje uragan. Por nuk e kishte klasin e Mjedes dhe liriken epike te Fishtes. Mendimi im ky; dhe po te isha ne doren time te ndaja nje lloj hierarkie te autoreve shqiptar eshte kjo:

1. De Rada  !  Ndre Mjeda 1 Gjergj Fishta

Naimin ne e quajm poet kombetar, por ai kurre nuk e ka klasin dhe sharmin e Ndre Mjedes!

per Majkllin ta thash me kunj, se perdore argumentin qe bile eshte tamam, qe eshte kengetari qe ka shit muzike me shume nga te gjithe. atehere dhe shkrimtaret duhet t'i klasifikosh me te njejtin standard, dmth duhet ta fillosh nga shkrimtaret qe kane shitur me shume nga te gjithe. 

i bie qe numri nje te jete : Kadareja. 

si dhe poet me i madh ne bote, eshte Majakovski qe ka qene po ashtu poet revolucionar. s'ka te beje tek madhesia, revolucionar apo reaksionar. ka te beje vetem mprehtesia e gjykimit dhe perkushtimi (ajo per te cilin fliste Anton Harapi te ajo tema tjeter). 

dakort me kete qe pelqimet muzikore jane individuale, por mendoj se po e vlereson me teper nga cduhet Michael Jackson....

une mendoj qe Michael Jackson ishte unik dhe artis i madh, jo dhe aq per muziken, por me shume sepse krijoi nje stil te ri, pasi ishte valltar i mire dhe shume energjik ne skene.. kete energji ai e percillte mese miri te masat me ritmin e muzikes, dhe levizjet  koreografike...  nese e ke ven re, kur dikush  do  te kendoj dicka nga Michal Jackson, automatikisht  perpiqet te bej edhe ndonje levizje tipike koregrafike ala Jackson..smiley  kjo sepse vetem keshtu mund te  perceptohet dhe pelqehet Michael Jackson..   dhe kjo ishte edhe unikja dhe risia qe solli Jackson ne skene.. nje show i fuqishem shumedimensional.

muzika vetem pastaj.. jo, nuk jam dakord me ty.. pop i zakonshem qe tingellon ne 90%  i njejte..  edhe dicka tjeter, Michal Jackson kishte kohe qe nuk degjohej me.. treguesi me  i thjeshte per kete jane radiot FM  te cilat kane vite qe nuk luajne muziken e tij.. deri kur vdiq para do kohesh e per respekt e rikujtuan per njefare kohe muziken e tij.

as i Van Gogut nuk mund te quhet mjerim. ik e beji sot ato tabllote e tija dhe e kupton se ça po them, kur nje tub i vogel boje kushton 25 €. te besh pikture sot duhet te jesh pasanik. 

ndersa per Betovenin shko dhe lexo, kryevepren e Fan Nolit, Bethoveni dhe revolucioni Freng, qe te kuptosh te verteten.

Balzaku ka jetu me borxhe por jetoi si aristokrat. e bleu titullin vetem qe t'i vinte emrit nje DE perpara. 

Stendali ka qene konsull francez ne Itali. etj.

si kujton ti se behen kryeveprat duke punuar per te fituar buken e gojes njekohesisht ?

duhet qe jetesen minimale, pra ate per te cilen luftojne shumica e njerzve, t'i kesh te siguruara me pare, ose nga nje princ, mbret, mesen, apo i familjes (vellai ne rastin e Van Gogut). 

duhet t'i perkushtohesh VETEM krijimtarise artistike, duke mos pas asnje angazhim tjeter qe te te pakesonte energjine, frymezimin, apo thjesht kohen per pune.

Z.Rudolf eshte emer ndjere ne keto pjese qe mbulojne Kulturen dhe Letersine Shqiptare .Ben mire qe nxit per nje Rikthim ne Vlerat e Artit nga ata qe kane bere art dhe ja lane Trashegimi Njerzimit .

A eshte Talenti =Para .

Po i nderuar Rudolf . Artikulli Juaj bie ndesh me Moralin e Kohes por epitaf i pavdekshem...Kur shkon ne nje pyll me UJQ referoju dhe mbaju Bibles , por sidoqfte merr dhe nje Pushke me vete " smiley eshte i pakundershtushem .

Gjithsesi Flm per pjesen tone qe mendojme e emocionohemi si JU . Por ne se mundesh te thush dicka per nje artikull te nje me PRENCH - i si " Talent i kritikes "  qe nuk e linte se Diktatura zotrie  te cfaqte Talentin ..smiley

Kur ka jetuar ky dhe cilen Pikture nga te Rembrandit e Van Gogut ka anlizuar ? Ne se mundesh ..

Jane bo shume pas 92 , ka plas Talent i modh mer Jahu ..dhe patjeter JU humbisni ne kete Det psikopatesh ! Gjithsesi prape Flm qe ka akoma njerez si JU !

I nderuar Oidriz, mos konsidero vetem artin e komunisteve, konsidero edhe artin e kolaboracionisteve, antikomunisteve, jeni ju komunistet pa jemi edhe ne fashiste trima, futuriste trima. Dmth mos konsidero vetem Majakovskin (heroin e Emossmiley), konsidero edhe Marinetti-n.

 

 Manifesto del futurismo.

20 febbraio 1909, Pubblicato dal «Figaro» di Parigi. (hahaha ne qytetin e Profilit-tem dhe Zhardines tate)

 

…………………………………………………………………………………………………..

È dall'Italia, che noi lanciamo pel mondo questo nostro manifesto di violenza travolgente e incendiaria, col quale fondiamo oggi il «Futurismo», perché vogliamo liberare questo paese dalla sua fetida cancrena di professori, d'archeologhi, di ciceroni e d'antiquarii.
         Già per troppo tempo l'Italia è stata un mercato di rigattieri. Noi vogliamo liberarla dagl'innumerevoli musei che la coprono tutta di cimiteri innumerevoli.
         Musei: cimiteri!... Identici, veramente, per la sinistra promiscuità di tanti corpi che non si conoscono. Musei: dormitori pubblici in cui si riposa per sempre accanto ad esseri odiati o ignoti! Musei: assurdi macelli di pittori e scultori che varino trucidandosi ferocemente a colpi di colori e di linee, lungo le pareti contese!
         Che ci si vada in pellegrinaggio, una volta all'anno, come si va al Camposanto nel giorno dei morti... ve lo concedo. Che una volta all'anno sia deposto un omaggio di fiori davanti alla Gioconda, ve lo concedo... Ma non ammetto che si conducano quotidianamente a passeggio per i musei le nostre tristezze, il nostro fragile coraggio, la nostra morbosa inquietudine. Perché volersi avvelenare? Perché volere imputridire?
         E che mai si può vedere, in un vecchio quadro, se non la faticosa contorsione dell'artista, che si sforzò di infrangere le insuperabili barriere opposte al desiderio di esprimere interamente il suo sogno?... Ammirare un quadro antico equivale a versare la nostra sensibilità in un'urna funeraria, invece di proiettarla lontano, in violenti getti di creazione e di azione.
         

Volete dunque sprecare tutte le forze migliori, in questa eterna ed inutile ammirazione del passato, da cui uscite fatalmente esausti, diminuiti e calpesti?
         In verità io vi dichiaro che la frequentazione quotidiana dei musei, delle biblioteche e delle accademie (cimiteri di sforzi vani, calvarii di sogni crocifissi, registri di slanci troncati! ... ) è, per gli artisti, altrettanto dannosa che la tutela prolungata dei parenti per certi giovani ebbri del loro ingegno e della loro volontà ambiziosa. Per i moribondi, per gl'infermi, pei prigionieri, sia pure: - l'ammirabile passato è forse un balsamo ai loro mali, poiché per essi l'avvenire è sbarrato... Ma noi non vogliamo più saperne, del passato, noi, giovani e forti futuristi!
         E vengano dunque, gli allegri incendiarii dalle dita carbonizzate! Eccoli! Eccoli!... Suvvia! date fuoco agli scaffali delle biblioteche!... Sviate il corso dei canali, per inondare i musei!... Oh, la gioia di veder galleggiare alla deriva, lacere e stinte su quelle acque, le vecchie tele gloriose!... Impugnate i picconi, le scuri, i martelli e demolite senza pietà le città venerate!

…………………………………………………………………………..

                                                                                                              Filippo Tommaso Marineti

 

Meqe ti i nderuar je ne Amerike per nje jete me te miresmiley (te bosh art te modh mer jau), ja ku e ke edhe ne anglisht:

 

Italy has been too long the great second-hand market. We want to get rid of the innumerable museums which cover it with innumerable cemeteries.

Museums, cemeteries! Truly identical in their sinister juxtaposition of bodies that do not know each other. Public dormitories where you sleep side by side for ever with beings you hate or do not know. Reciprocal ferocity of the painters and sculptors who murder each other in the same museum with blows of line and color. To make a visit once a year, as one goes to see the graves of our dead once a year, that we could allow! We can even imagine placing flowers once a year at the feet of the Gioconda! But to take our sadness, our fragile courage and our anxiety to the museum every day, that we cannot admit! Do you want to poison yourselves? Do you want to rot?

What can you find in an old picture except the painful contortions of the artist trying to break uncrossable barriers which obstruct the full expression of his dream?

To admire an old picture is to pour our sensibility into a funeral urn instead of casting it forward with violent spurts of creation and action. Do you want to waste the best part of your strength in a useless admiration of the past, from which you will emerge exhausted, diminished, trampled on?

Indeed daily visits to museums, libraries and academies (those cemeteries of wasted effort, calvaries of crucified dreams, registers of false starts!) is for artists what prolonged supervision by the parents is for intelligent young men, drunk with their own talent and ambition.

For the dying, for invalids and for prisoners it may be all right. It is, perhaps, some sort of balm for their wounds, the admirable past, at a moment when the future is denied them. But we will have none of it, we, the young, strong and living Futurists!

Let the good incendiaries with charred fingers come! Here they are! Heap up the fire to the shelves of the libraries! Divert the canals to flood the cellars of the museums! Let the glorious canvases swim ashore! Take the picks and hammers! Undermine the foundation of venerable towns!

 

Ja dhe futuristja Zhardine me Manifestin Futurist te Flligshtise:

Valentine de Saint-Point 

http://2.bp.blogspot.com/-SeDDVzR4FLM/VA...

Lust, conceived beyond moral preconceptions and as an essential element of the dynamism of life, is a force.
Lust is not a sin. Like pride, lust is a virtue that urges one on, an epicentre at which energies are resourced.
Lust is the expression of a being projected beyond itself.
Lust is the carnal quest for the unknown.
Lust is the act of creation and the creation as such.
Flesh creates as spirit creates. Within the scope of the Universe, their creation is equal. One is not superior to the other,  and spiritual creation is not independent from carnal creation.
We must face lust with awareness. We must make of lust what a refined and intelligent person makes of himself and of his own life, we must make lust into a work of art.

                                                     Futurist Manifesto of Lust, 1913.

 

hej, kane plas keq dashamiresit e artit.. po dhe te karikaturizmit. balzac marinet nje e hedh e nje e pret.. po nje artist bashkekohor qe ben vepra arti pornografike me cicciolinen e ka nje thes me leke, e njihni juve?

Kur Viktor Hygo botonte "Katedralja e Parisit", Gete shkruante se "kush eshte ky shkrimtar i ri qe i perdredh personazhet e tij si figura plasteline?". Gete dhe Hygoi kane patur qe ne fillim mospranime, megjithate te dy ishin gjeni (per mua Hygoi shkelqen mbi te gjithe). Shekulli i 19-te ne letersine dhe artet boterore padyshim shkelqen mbi te tjere me emra dhe vepra te pavdekshme. Realisht zor se perseritet edhe njehere nje epoke si kjo. 

Per fat, edhe ne kemi perfaqesues te ketij shekulli. Me i madhi, europiani me i ndritshem shqiptare eshte Jeronim De Rada, bashkohes dhe mik i Viktor Hygo. Kane shkembyer letra me njeri tjetrin, per artin dhe poezine.

Per mendimin tim, autor si De Rada dhe Ndre Mjeda i bejne nder cdo letersie. Mbase problemi yne eshte se Akademia e Shkencave (politikat shtetrore) nuk kane bere sa duhet, ne menyre qe keta autore me rrezatim europian te zene vendin e merituar edhe ne planin nderkombetare. Kjo do ti jepte begraund tjeter Shqiperise dhe shqiptareve.

hygoi eshte shkrimtar koti. getja eshte gjeni i vertete. hyn te pese me te medhenjt e botes. po ti s'kupton gje te madhe nga ato qe lexon. 

Shiko, ti mund te thuash cfare te duash, te kesh mendimin tend per gjithcka, por t'i thuash Hygoit shkrimtar koti eshte guxim i madh. Te dy jane gjeni dhe as une, as ti, nuk mund te ulim ose te ngrejm vlerat e tyre (Gete, Hygo, Balzak... etj)

Mbase gabohem, se une nuk kuptoj shume nga ato qe kam lexuar (!). 

E ke lexuar "E fejuara prej Korinthit"? 

I nderuar heretik ..Jam dakort !

artisti i vertete eshte psikopat, kalama kapriçoz, mundesisht pederast, alkolist dikur dhe sot drogmen, etj, e perbuz shoqerine dhe moralin e saj viktorian [smiley] , nuk pranon pare prej saj, preferon te vdese i mjere qe te kete preteks per te urryer shoqerine....smiley

Me pak fjalë ke përmbledhur Teto Poliksenin ....Ju artistët jeni pak të shkarë ...me atë shënjën me dorë tek Tëmthat smiley Kuptohet që Juaja ka një përmbajtje që nuk mund ta kapë as Gjëmbi as Alba sepse përmbledh fjalën i VËRTETË .

 jeni ju komunistet pa jemi edhe ne fashiste trima, futuriste trima...

Sidoqftë babën nga ne e keni që u Mbarsët dhe pollët fashistë trima si sot psh që e kanë nga Koha e Vekes . Me një ndryshim se janë edhe ANALë në fusha të ndryshme të letërsisë e artit në Ballkan , Rajon , Europë e më gjërë e gjatë .

Artistet me te medhenj kane jetuar jeten e mire ne oborr te mbretit ose te aristokracise. S'mund te prodhohet asgje me vlere kur ke barkun bosh, as ne plan individual as si popull.  Vetem nje gje i ka munduar artistet historikisht - mos vleresimi i vepres se tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).