Shqipëria do të marrë 1 miliard dollarë investime për tre vitet e ardhshme nga ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik. Drejtuesit e kompanisë shtetërore të gazit në Azerbajxhan, një nga aksionerët kyç të projektit, thonë se punimet në Shqipëri do të nisin vitin tjetër me ndërtimin e rrugëve. Por pjesa më e madhe e këtyre investimeve do të kryhet në periudhën 2016-2017. 

Top Channel intervistoi Ibrahim Idarov, drejtorin e gazsjellësit për Greqinë dhe Shqipërinë, i cili thotë se strategjia e kompanisë është që shumica e punimeve të nënkontraktohen nga kompani shqiptare.

TCH: Po flasim për një projekt të madh, i cili shpesh është cilësuar edhe si një investim që mund të bëjë ndryshimin në ekonominë shqiptare. Gazsjellësi TAP pritet të kushtojë në total mbi 40 miliardë dollarë. Sa nga këto para parashikohen që të investohen në Shqipëri? 

Idarov: Ne besojmë se investimi total i drejtpërdrejtë ose indirekt në Shqipëri do të jetë rreth 1 miliard dollarë. Dëshira dhe strategjia jonë është që në këtë investim të angazhojmë sa më shumë kompani shqiptare që të jetë e mundur dhe për këtë i mirëkuptojmë plotësisht pritshmëritë e qeverisë tuaj. Megjithatë, në disa punime mund të ketë kufizime për kompanite vendase, që lidhen me teknologjinë e lartë që kërkohet. Por për ato punë të cilat nuk kërkojnë teknologji komplekse, strategjia jonë do të jetë kontraktimi plotësisht tek kompanitë vendase. 

TCH: Ju keni deklaruar se në Shqipëri keni gati çdo gjë. Keni marrë të gjitha lejet dhe liçencat e nevojshme nga autoritetet. A kanë filluar punimet në terren dhe kur do të kryhen këto investime që ju përmendni? 

Idarov: Gazsjellesi Transadriatik ka një program të përcaktuar ndërtimi dhe sipas këtij programi punët aktive në terren në të tre vendet Itali, Greqi dhe Shqipëri do të fillojnë vitin tjetër. Pjesa e parë e punimeve ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve mbështetëse të projektit. Tenderi është duke u mbyllur dhe shumë shpejt në do të lidhim kontratat me kompanitë qe do fitojnë. Pra, në këtë sens, përsa i takon Shqipërisë, investimet e para do të vijnë që vitin tjetër, ndërsa pjesa më e madhe e shumës prej 1 miliard dollarësh parashikohet të kryhet në dy vitet e ardhshme, 2016 dhe 2017. 

TCH: Cilat janë përfitimet që merr ekonomia shqiptare nga ky projekt?

Idarov: Unë do të thoja që përfitimi më i madh është që Shqipëria bëhet anëtar i një projekti paneuropian. Pra, vendi juaj shndërrohet në një lojtar aktiv në një vepër strategjike dhe shumë të rëndësishme për Europën. Ky është një nga elementët kyç. Por sigurisht ndërtimi i projektit do të ketë përfitime të tjera të rëndësishme për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë. Do të krijohen vende të reja pune, do të ketë kontrata për bizneset shqiptare dhe kompanitë tuaja do të përfitojnë njohuri teknologjike duke marrë pjesë në projekte kaq gjigande. 

TCH: Kur do të përfundojë projekti? Pra, kur Europa do të marrë sasitë e para të gazit nga gazsjellësi Transadriatik?

Idarov: Ne besojmë se sasitë e para të gazit azerbajxhanas do të arrijnë kufijtë europianë në fillim të vitit 2020. Ne tani jemi duke punuar që edhe Shqipëria të ketë mundësi të përfitojë nga ky gaz. Me qeverinë tuaj sot firmosëm një meomrandum bashkëpunimi. Në thelb qëllimi i këtij memorandumi është që Shqipëria të mos jetë thjesht një vend tranzit i gazit, por të ketë mundësi ta përdore atë. 

TCH: Zoti Idarov, faleminderit. 

28 Komente

Kemi 25 vjet qe degjojme te tilla shifra, por qe kurre nuk perkthehen ne investime PUBLIKE! Duke pare hajnine e bere sistem, une kete nje miliard e shoh si nje miliard ne xhepin e Tyre! 

Shqiperia do ndryshoje! smiley

Lajm i Gëzuar . Lajm me Bukë !

Po s'ka ku të vejë ndryshe Shqipëria . Po qe se ka vendosë të jetë pjesë e Europës , do jetë rrjedhimisht pjesë e Projekteve të saj .. Boll që të mos kemi nëpër këmbë rrugaçë me podiume e Ulurimsa të babasqapistëve  që të mbysin me pështyma  " se na bamë rrugë zotrie " smiley sikur i votojnë , zgjedhin e paguajnë për të kullosë dhitë .

Shumë isntalime ka edhe në zonën e Pekishtit ( Dumre ) .Vatra të tëra ekzistonin gjatë viteve '80 të lëna nga punimet e mëparshme , por që ishin të lidhura me burime gazi .hapje rubinetin , ndizje gazin ..dhe zieje vezët të freskëta fshati  me 30 qindarka kokrra smiley

Me pak kujdes e ca para ajo zonë mund " të shpëtojë " në përqindje të madhe deri në Pajovë , nga "ngrohje Gatimi me Energji apo Dru " . Sidomos ngrohja që ka qenë një nga problemet më të mprehta për mungesë Drush .

Kush ka ndonjë info ..si është gjendja ?

Idriz, po Arnavutistani mund te veje me Tyrkien bre haramsez, apo ja keni harruar te mirat?

Edhe nje premtim tjeter i mbajtur!

un jom lodh tu numuru.

tani po boj count down per premtimet e pambajtura ala. 3 2 1... ignition!

ps. me dat 25 bi qveria. llaf i sigurt.

Idarov: Ne besojmë se investimi total i drejtpërdrejtë ose indirekt në Shqipëri do të jetë rreth 1 miliard dollarë. 

Futja roma per toma, nuk ka mundeso qe edhe i drejperdrejt edhe indirekt te jete 1 miliard. Nese ai direkti eshte 1 miliard ai indirekti duhet te jete me shume. Nejse Pierre e sqaron me mire kete gje. Pastaj jane ca gjera qe tashme drejtori i projektit duhet ti dije dhe duhet ti thote; psh sa do te shkoje vlera e blerjeve te tereneve dhe te atyre te marrjes me qira per 30 vjet? Sidoqofte, e rendesishme eshte qe projekti do te filloje dhe per kete ka merite sali-u qe dorezoi pushtetin; perndryshe nje mut kishte per kalu nga Shqiperia gazsjellesi. 

Shqipëria do të marrë 1 miliard dollarë investime për tre vitet e ardhshme nga ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik

..nje tjeter projekt Berisha. Faleminderit z.Berisha per kembenguljen dhe sakrificen ne realizimin e ketij projekti gjigande qe do i ndryshoje jeten kombit  shqiptare .

Per kete projekt kane folur edhe mediat ketu, biles me me hollsi, jo si mediat shqiptare qe çoku kujtohen noiher. Ajo lista e kompanive qe do investonin (qe une e kam sjell para shum muajve), me duket se ka ndryshuar pakez, se 1-2 kompani kane ulur % e aksioneve te investimit, dhe firma belge ka kerkuar ti shtoje % e investimit, duke kerkuar nje rol me te rendesishem ne kete projekt gjigand. Korridori TAP, ka marre driten jeshile edhe nga Komisioni Europian. 

Kuazimondo, tek 1 miliarçi, qe te shqeteson smiley m'varet se çfar eshte llogaritur. Nese eshte llogaritur edhe baza materiale, si tubat etj, mendoj se nje 30-40% duhet ta besh zbritje, dhe kemi nje investim aty tek 500-700 milion dollare. 

Eshte haber i mire pjer sepse do te kete shpronesime dhe shume fshatare do te marrin nje dore te mire paresh nga toka qe s'i hynin ne pune askujt.nashi nese ky projekt eshte sukses i qeverise apo i dhurate nga perendia e cila e vendosi shqiperine gjeografikisht ne shtegun nga i cili do kaloje gazsjellesi kjo do te mbetet objekt debati nga historianet.

Di gje e kap zonen e Fierit? Se ne kemi bere ca kontrata me Kanadezin por ne qofte se keta na japin me shume pse jo mund te bjeme ne ujdi! Ku ti comjme gjithe ato para!  smiley

Alba, prandaj kam kemengulur per rishikimin e ligjit te tokes jo vetem te formes horizontale (qe ekziston rendom ne gjith boten), por dhe te formes vertikale, ku fshatari ta kishte pronesine e tij psh, 3 metra nen toke, dhe pas ketij limiti, pronesia ishte e shtetit. Do, psh, nje kompani te shtroj tubat e gazit, paguan qirane e tokes per aq kohe sa hapen kanalet, dhe ia kthen perseri token fshatarit per prodhimin e tij, perveç pjesezave ku ndodhet kutia lidhese/hapese. Do nje firme te hapi nje miniere, ajo blen vetem pjesen e hyrjes dhe oborrit, por jo pjesen se sa zgjatet poshte. Kete pike e ke dhe tek 29 pikat Per nje Shtet Social qe bera athere para zgjedhjeve. 

" ....4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse...." 

Pjer, vija nga do te kaloje gazpercjellesi, duhet pare jo thjesht si perfitim nga investimi ndertimor, por si nje mentalitet kompleks, i mpleksjes se nje sere linjash te tjera ndihmse, njekohesisht dhe si mundesia potenciale e infrastruktures shperndarese brenda vendit.Une e shikoj edhe si njeren prej mundesive te kalimit ne objektivin kryesor zhvillues i lene krejt pasdore sot e nje cerek shekulli, ate te bujqesise.Ne mund dhe duhet te behemi tregu  i prodhimeve ushqimore me i ndjeshem i krejt Ballkanit.Tokat tona jane miniera ari qe dergjen ne lengim, prej ketyre bastardeve politikane te cilet shofin sofrat e tyre dinga dhe nuk u bie ndermend per shqiptaret.Nuk kemi patur ne tere historine si komb me antishqiptare se kjo klase politike ...! 

Ate punen e vleresimit, shprehur ne ligj te thellsise tabanit, lere sepse ligja i eshte referuar parimit romak per token ...! Kurse ligjin 7501 harroje se nuk mundet te ndryshoje ai ka nevoje vetem per amendime ...ne drejtim te saksionimit detyrues te shfrytezimit, formulimin e te cilit un ja kam ofruar ligjvenesit.Besoj seshejti do ti vije radha bashke me ligjin per " Sipermarrjen dhe sipermarresin ne bujqesi" 

Nga ky projekt i nderuar, une parashikoj rreth 500 milion euro qe do prekin truallin e Shqiperise per 4-5 vjetet e para, vetem nga ky projekt, ku 50% do t'mund te shkojne ne djersen dhe biznesin shqiptar, pra aty tek 250 milion euro drejtpersedrejti ne ekonomine shqiptare, ngaku 30% i shkon barkut, pra edhe bujqesise se atyre zonave, qe perkthehet aty tek 100 milionçi qe ndihmon bujqesine dhe industrine ushqimore. 

gjembi moj vajze, po si i nxjerr keto artikujt smiley te para 1 viti. 

Mire mire, po vucidolsi kishte vu firme fallco per ta sabotu.

Shikoje mire kush e nenshkroi. Filli i Floririt vazhdon!

Lere lere se jane te thella keto pune. Saliu i beri Serbise rrugen e kombit (simbas shokeve rilindas) dhe Floriri do t'i beje dhe hekurudhen. Jo fill, po zinxhir spirance transoqeaniku. 

smiley

Moj e paudhe, ti buk qiqre konsumon cdo here ? 

Nuk e di ne c'kuptim e thua. Buke e qiqres ne Korce mbahet si me e mire.

Uii! as qe mund te kete kuptim tjater ! 

Lesh lesh. Nmn-ja ka per tja hap rrubinetin edhe ksaj smiley

Mprefni puntot dhe tyrrjelat shoke zanatçinj!

 

Degjova qe do e pengojne ata proteksjonistat e hekurave te pallatit tbrigadave, kane ra ne qetesi keto kohe

Te ben pershtypje komenti z.Pjer ..I Thate me duket .Shume teknik ,vetem per Projektin .Nuk shkakton frymezime , te ngjalle besim ne popull

Une sipas mesimeve te V...Q... po edhe te rrefenjave te tij , vura cmimin e vezes 30 qindarka me vleren e e Euros 30 : 1400 = ?? me cmimet e athershme qe Gjembi me te drejte ka vrejtur "" kishte shtet or tie "smiley

Keto instalime nuk do kalojn ne qiell .Do kete njerez qe duan te konsumojne ne vere nje Dhalle , ne dimer nje caj e nje Raki smiley etj etj .Pra do kete miniqendra furnizimesh qe mund ta mbulojne si "fast foode " shtepite e prodhimet e banoreve .Keto jane Miliardat e investimeve qe na mesojne V....Q.... dhe shume Detaje te tjera jo Politike qe verejtes te mBedhaNj si sh .Gjembi shohin me te drejte .

Mendoj z.Pjer te gjej nje fare menyre ta Trajtoje kete Problem edhe tek Intervista Tjeter Shume e Modhe , ku Populli te shohe nje Lider prane tij dhe jo nje "servil " te rendomte zyrave te qeverise .Keshtu i Imponohet edhe Qverive dhe e ve nen Thunder sic ka vene Brukselin apo Qilaret e Veres vjeter smiley

I dashur, ajo ishte nje llogaritje makro, siç i bejne kendej shpejt e shpejt, ne vija te pergjithshme, pra ne shtyllat/sektoret ekonomike te vendit. 

Lidershipi smiley duket kur pranon verejtjet dhe mba qendrim . Patjeter pas Justifikimit qe keni bere dhe JU si hap i Pare per shpjegimin e ketij Investimi qe mund te shnderroje Shqiperine edhe ne nje vend Gaz-Perdorues ..pra nje Hap i Madh Europian , ku Ju po na perfaqesoni me Dinjitet ne Bruksel , kryeqendren e Europes Zyrtare .

Ju duhet ta vazhdoni arsyetimin Logjik e Praktik qofte dhe me shembuj te vegjel te zinxhirit te ekonomise ne "efektin domino "

sic lexojme tek V...Q...

Si Gazperdorues ne perqindje te konsiderueshme , Drute mund ti perdorin me cope per vatra ku nje cope dru i pre mire mund ta shesin zonat malore per 2-3 euro copen , pa qene nevoja te shketerrojne pyjet e te mbjlelin Droge ..Etj etj .

Mund edhe te Presim Intervisten Tjeter te Modhe , po ca gjera duhen Flake per Flake mendoj per te mos mbetur vetem tek CO2

Kshu si e ka nis Ed Rama duhet te vej i patko ke benzi e te vari i qillo hudhra ke pasqyra!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).