Ben Blushi në Kuvend, nuk shpërtheu ndaj Edi Ramës, as e mori para si ia ka ënda Nikollës, thjesht artikuloi një qëndrim, i cili në fakt prej kohësh përtypet në dhomat e politikës shqiptare. Kjo historia e fjalës “burg”, e cila shoqëron çdo ligj të qeverisë që dërgohet në Kuvend, është shqetësuese, jo vetëm në të djathtë, por edhe tek shumica. Nën zë me shumë deputetë apo ministra që më kanë rënë rasti të bisedoj, fryma burgosëse është e pështirë. Aleatët e PS-së nuk e kanë fshehur rrudhjen e buzëve për këtë kërcënim mbarëqytetar, Ben Blushi guxoi dhe e tha në Kuvend. Rama nuk përtoi t’i tregonte atij dhe shumë të tjerëve që rrinin ballë tij kokëulur se kjo është e folur alla opozitë. Me këtë kundërpërgjigje që rrëfen pushtet, forcë, kërcënim, Rama besoj se e ka fjetur mendjen që ka vënë rregull në të tijtë. Pikërisht këtu dua të ndalem pak, tek “rregulli” dhe tek “të tijtë”.

Partitë politike shqiptare janë të mbushura me histori “tradhëtish” dhe “renegatësh”. Kur udhëheqësit nuk i pëlqen mendimi ndryshe, shpall armiqtë, militantët e ndjekin me pathos dhe largohen nga rradhët “të ndryshmit”. Më pas ndaj tyre nis fushata e denigrimit të plotë moral, politik, ekonomik dhe pas do kohësh ripeshkimi. Ky është një proces i njohur në të gjitha anët e politikës. Fjala vjen, Gramoz Pashko, Genc Ruli, Neritan Ceka, Arben Imami, Genc Pollo kanë kaluar në këtë kalvar, vetëm se ishin “të ndryshëm” ose mendonin “allasoj”. Në të majtë këtë rrugëtim e ka kryer disa herë Ilir Meta, por edhe Petro Koçi, Gaqo Apostoli, Paskal Milo e plot tjerë. Veçse, në një situatë të ngjashme ka kaluar edhe vetë lideri suprem, Edi Rama. Besoj se shumëkush kujton fushatën e tij në degët e partisë, kur paraqiste një alternativë ndaj Fatos Nanos. A thua e mban mend vetë Rama, kur e degjeneronin militantët në Koplik apo një natë para se të bëhej kryetar si ia rrëzuan Gramoz Ruçit dokumentin politik që kishte firmën e tij me “R” të madhe. Zbehtë duhet ta kujtojë, përderisa dje, vetë u soll me “të ndryshmin” si janë sjellë dikur me të, përbuzës, fuqiplotë, arrogant do të thoshte Arvizu. Do ketë vazhduar më vonë me mesazhe a fjalë në vesh: “Legen ky Blushi. A pe si ju gafura?” dhe do ketë marrë përgjigje: “Ja mbylle gojën shefo. Komplet legen. Ti e bone edhe deputet”.

Në këtë rast udhëheqësi duhet marrë me të mirë. Fiton ai që i thotë atë që udhëheqësi pëlqen të dëgjojë, sepse lideri ka një problem të vogël me ndërgjegjien, ka një fije dyshimi, ndaj “të bindurit” duhet t’ia davarisin edhe atë pakëz dyshim që qëndron në qoshe. Duhet t’ia vdesin dilemën.

A nuk ishte tëpkë e njëjtë puna e “marionetave” apo ideja e përjashtimit të deputetëve “besëpremë”? Kjo vjen nga bindja se “i ndryshmi” është shqetësues, është arrivist, është i rrezikshëm dhe ka gjasa të jetë, por ai mund të jetë “i ndryshëm” edhe pa dashje.

Fjala vjen në cilin vendim politik të grupit parlamentar socialist është thënë që fjalën “burg” duhet ta mbështesim pa mëdyshje? Apo në cilin vendim politik të grupit opozitar është vendosur që bojkoti duhet të ndodhë dhe të ndodhë kaq gjatë që ta dinte edhe Astrit Patozi?

Askund. Thjesht udhëheqësi e ka ndarë mendjen, ka menduar se kjo nuk mund të vihet në diskutim nga “të tijtë”, sepse ata janë “të tijtë”, si bariu ka delet a lopët. Në këtë rast Blushi mund ta ketë menduar me dorë në zemër që derisa të tërë e thonë tek kafja e Parlamentit se kjo puna e burgut po na çon tek drutë, unë pse mos ta them në foltore? E tha, e pësoi.

Mospërfillja e “të ndryshmit” në forcat tona politike është padyshim kujtesa e gjallë e së shkuarës, e pluralizmit topall të Ahmet Zogut dhe monopartizmit të komunistëve, ku deputetët opozitarë u vranë. Udhëheqësit tanë ndoshta nuk e dinë që në ’90 nuk u fitua vetëm pluralizmi partiak, por dhe ai i mendimit, i cili u zbeh, sepse i pari që e përdhosi ishte Ramiz Alia, teksa e përdorte si As nën mëngë.

83 Komente

A nuk ishte tëpkë e njëjtë puna e “marionetave”

Jo, nuk eshte njelloj. Blushi po flet kur partia e tij eshte ne mazhorance, ndersa marioneta, pra Mesila jote, nuk foli psh as kur u vrane 4 vete ne mes te dites ne 21 Janar. Bile atehere tha te famshmen batute qe lidhet me palmen.

Protagonizem familjar per te justifikuar metamorfozen. Ne fakt nuk eshte tamam metamorfoze, por eshte tjeter gje. Po varja.

Heshtja, ka thene i motçmi,eshte kapak floriri.

Shoqeria asht e cvidosme, sa ka rrezik shume shpejt te shkrefet si nje makine rrangalle ne rruge dhe per t'i mledh vidat,them se duhen masa radikale dhe retorike po aq radikale.Fjalen "burg" e gjej shume me ven,puna asht qe te perdoret dhe te zbatohet per personat e duhur,qe e kane hak. Kur kjo fjale dhe masa per te cilen asht fjala,perdoret ven e pa ven, duke perzi miell me krunde dhe duke djeg te njomin per te thatin,athere, jo vetem shoqerise s'kane me ju mledh vidat,po ajo, si nje makine e drejtume nga nje smure ka ment, ka me marr ka gremina me u ba cope e grime.

Blushi te kapi autobuzin e Novoseles per Mynih smiley Edhe dy vendeee 

I pat thone me kohe Ai, mos i fol shoferit, po tashti as fatorinos.smiley 

smiley ose te presi se po hapet ambasada amerikone

Tashme edhe nje vend smiley

mos ja veni re fiqit, osht ftof n myth ka bora modhe ke upstejti

Ca tbej fiqiriu shkret mer amon, do ta thote dhe ai i ziu nje llaf. Une flas pra ekzistoj, kjo eshte deviza praa. 

klasa drejtuese e shqiperise eshte aq e perlyer ne vjedhje sa qe vetem permendja e fjales  burg e tremb!

ata duan ti shpetojne burgut duke perdorur ''alibine'' e komunizmit,sikur ne perendim nuk te futka njeri brenda po vodhe.!

plus qe blushi ka mungese besueshmerie pasi (per mendimin tim) eshte i kapur nga lobi janullatist, i cili nuk e priste  qe rama te dilte jashte linjes filogreke te gjitha partive shqiptare.

 

beni ka fryk ka burgu...po ket e dijshim t gjith

Fjalen "burg" e gjej shume me ven

jo vetem ti, i nderum Pjeter.

plaku im ndjes past, thoshte qe burri bohet "i tamëmtë", kur ka kalu tre gjona: burg, ushtri, kurbet. edhe ai nga plaku vet e kish nigju.

urtesi popullore kjo.

kryetari i ka thon ke fol si opozit per delikates.

se ajo rrealja fare do ishte: ke fol si cun mami. 

osht permbajt, ka fol si shtetar qe osht... cka trego nji pjekuri politike te plot! 

... Jane zhdukur e thashe per delikatese. Sepse i kane grabitur m'u nen hunde te rojeve dhe oficerve syleshe ...

sigla e rames duhet te jet "a change would do ya' good".

Zonja Crow nuk do kishte kundershtim, gjyku nga bon sensi qe e krakterizo.

Burgu: Gur themeli per cdo qyteterim!

 

 

osht e studjume cdo gjo, me teori, jo per hakmarrje primitive si deri tani.

jon shfrytzu gidat filozofike te Fukos per ket pik, analiza e burgjeve e me the e te thash.

te bo pershtypje ecja me sistem.

po, po, read my lips:

SISTEM!

Blushi ne brendine e tij ka tipare Karieristi . Dikush ja ka kuptuar qe e " ysht ' ne kete Linje si i Gjithpranueshem ne kunderti .Varianti i karieristeve eshte i pranishem diku dhe Hapur  ne cdo parti por me K.Islamin mori te drejten e qytetarise .Eshte shume i lexushem Blushi

Nje kalamallek  politik i perzier me gjoja "kulturen qytetare " smiley 

E kush eshte ai kalama kopshti qe nuk e di se fjala BURG eshte e rende dhe e paparanueshme ne shoqerim te vendimeve ekzekutive ?

Blushin dhe cdo deputet nuk i pengon askush per nisma Ligjore ne forme amendamentesh per Gjendjen Konkrete qe kalon Shqiperia .Le ti paraqise ne Grupin pralamentar , ti depozitoje ne Kuvend dhe ti debatoje . Keshtu pordhesh me tralala " jom ne UNA ketu " jane pune shkopij nen rrota ose minimlaja dava tekanjozesh " ua mami paska dhe Burgje "  

po normal, mes grus dhe dashnores, zgjedhim kte te fundit

Ktij poplli, sa me shume t'ja rrasesh, aq me mire t'kupton

Blushi është pak Mukist ..." Nuk jane pjek kushtet " per ti fut ne Burg ..pa jo se eshte kunder Burgut sepse e di qe nje M...ka ne dore . Ne Burg Futin Gjykatat ...si ata te Mukjes qe e dinin Ligjin e ben Dyfeku .

Pak Llogje Ju lutmi  .. Me llogje  shquhesh , Llogjet te bejne të parë në PD-hi , me Llogje është dhe Moda ..me Llogje bëhen dhe koferenca për Mukjen !

eh mire, ne kohe lufte blushi do ishte si sejfullai i maleshoves, duke bo bejte ne byth te ullinit (kembekryq ne selishte, ia them kenges pleqerishte), edhe do u theshte katnareve te shastis ne fund: shi sa gjuh te huja qe di una. edhe tek e tek, gjuhet, si me qen naj pligrinazh kulmaku ne fund gushti... smiley

Tani qe u be dhe Keli Keli gazetar kam vendos te behem dhe une futbollist. Un te pakten i qis 3 vet kallup per shalesh cdo ndeshje, kurse Keli Keli akoma beson se cdo fjali duhet te kete rendin: kryefjale, kallezues, kundrinor i drejte. 

Nejse ka nje fare te drejte Blushi. Burgu eshte barre per taksapaguesin. Te denuarit duhet te kene mundesi ta shlyejne kohen e denimit duge u trajtuar si qytetare me potencial produktiviteti te larte. Ka tunele e galeri per tu hapur, ka rruge per tu pastruar nga puna e INUK-ut etj etj. I denuari keshtu ndihet edhe i dobishem, ndihet pjese e shoqerise. Dhe ne fund te fundit dicka meson dhe pergatitet per riqarkullim. 

Kjo teme nuk ka kaluar pa u vlersuar nga qeveria dhe se shpejt kampet e punes do te lulezojne kudo ne Shqiperi. 

edhe kjo ben kuptim, po...

shume e drejte me duket.

ama. duhet me thon edhe qe te ish per blushin, ala salen do kishe ne hyqymet (se nga goja s'vje gjo, larg qoft e ne vesh te gamorit te zi!!!)

ama do kishim nje kryetar opozite xhentellmen, jo shaka. Edhe kjo per tu vlersu. Blushi kryetar, kaci kryetar grupi. Litarin, gurin dhe ke ura ne Berat. 

ja te ky benefit s'me kishte shku menia. do i artikulonte bukur fjalite, dmth? si te romanet e veta?

e di ti qe mora me e lexu ket teknefez une? mbas berihajt te pergjithshem te asaj gjese me voskopoje. e mire, gjithe qejf, kur ma dha avdalli qe ne paragrafin e pare: grate vinin nga pazari me trajse te fryra si gjinj, thoshte. e imagjinoj kur e ka shkru, ka thon ktu duhet i krahasim, si t'ia boj, si t'ia boj, kur i eshte kujtu ne fillim nji kantalup a pjeper pazari, ato rrjetat e peshkut neper pjeper, do jet krrujt ne vend ters, edhe vardha... aq e pat ene libri, merret vesh.

smiley Nuk thone kot mos shko me bo pazar kur nuk ke honger buke. Blushi e paska me te shkrujtmen. smiley 

Jam shume dakort me Bamen!

ore cte keqe ka sikur te hapen kampe internimi ku te internuarit te punojne ne punishte artizanale. Dmth produkte te punuara me dore. Jam i sigurt se dhe Cimi dhe bama e dine shume mire se cfare vlere ka ne tregun amerikan nje produkt "hand made". 

eksporti ulurin nga kerkesa per mallra te tilla. imagjino edhe brandi sa bukur tingellon: albanian work camp production - AWCP. 

blersit ne supermarket nuk do shofin mo per vulen USDA certified on top of organic. Por "A eshte AWCP"? do pysin. "Jo? S'qeka gjo, s'qeka gjo"...

Nuk besoj se po tregoj ndonje sekret por heren efundit qe isha te Cimi pashe ca si vazo te cuditshme. E pyta c'jane keto? keto me tha jane vazo te punuara me dore nga fshatert e lugines Uchipu ne Ekuador. Nuk e pyeta sa i kish blere se vet fakti qe nuk me la ti mbaja ne dore tregoi mjaftueshem per vleren qe ai kish paguar per to.

Tashti pyes une, cte keqe do te kish nese ta zeme te internuarit ne luginen e Matit prodhinin punime alabastre? 

Cte keqe ka, pyes une? 

po hic, e. thjesht ngurrimi para te rese. popull inercial ne, as me vinc s'na leviz dot,

sikur edhe nga kjo kupton madheshtine e rilindjes, qe i ka mobilizu totalisht masat dembele stambolli e po i bo nje organizem te zhdervjellt protestant! 

kampe internimi sa me shpejt!

P.s. Do kisha pas shume qef te isha gjykates ne shqiperi dhe ti bija ati cekicit: Nuk ke pagu dritat?! Ne burg!!! Nuk ke e ke kalu rrugen te vizat e bardha?! Ne internim!!!

duhet kalu kjo faz. qe zgjat nja 50 vjet. te tjeret e kon kalu nja 200 vjet perpara. s'ke c'i bo hic. po shyqyr qe erdh rilindja thuj. se sic e kishim nis, as per 100 vjet te tjera s'kishim sy per qabe.

me ne fund a sigh of relief a si i thon, kur pshertin i lehtesum mas nji halli te modh.

ps. ne rast se e humbe margaritarin e ores:

janë më të zgjutë këta gopat e somës në Amerikë që nuk e qujnë Kamp Pune , por Punë në Komunitet . Vekja si Veke mo !

ja me thuj, a ka te pagume peshku? smiley

 

Internim, si "intern" do te thush ti? Edhe nga ana e PR-it e pranushme. Se ashtu taze, kampe pune, sikur po i shfrytzo. 

Po vras menjen per noi liste produktesh artizanale...

si fillim them qe mund te bazohemi tek lista e artistikes migjeni. pastaj, ka Allahu!

Kam von re se keto kohe knej shiten goxha bustet e personaliteteve historike; sa me kontroverse aq me shume shiten ato 20 cantimshet prej mermeri.

Kush thu do ta punote me bukur i bust te komandantit? Sala besoj do ta punote me zell e dashuri.

sala i di cdo mm katror Komandantit (prej verteti). aq shum e adhuro. s'ka nevoje per foto a model a ku di une.

permenc!

Bama qeka sot gjith ide brilante! Jam dakort se "internim" nuk shko! Duhet dicka me e bute. Po "Kampe te Trajnimit Artizanal" si te duket?

Kampe te Trajnimit Artizana...KTA

Beno ho me nuk te kom pa u bo kohe. Nga ke qene? Me paten kap per vjedhje dhe me cune nje 2 vjet te KTA-ja.

He? sikur nuk tingllo keq!

KTA dhe Qendra per Koordinim dhe Ndreqje te Pjesshme ose te Pergjithshme te Individeve ne Nevoje.

QKNPPIN.

Me mire KTA se QKNPPIN, i thot tjetri.

ka lezet.

Do duhen dhe fonde Rono. Duhen perfshi dhe nderkombetaret dhe idete e tyre per riedukimin e te denuarve... .. Qendra Implementimit te Ideve Nderkombetare pershemull....?

cu bo me Kacin do thone vitin tjeter pshemull... e....

Këtu shokët duhet të jenë pak më të kujdesshëm dhe të përfytyrojnë sh Gjëmbi duke pëjetur e shqetësuar për fjalën Burg ose Kampe Pune të rrethuar me Tela dhe Gjëmba

Po shokët e dënuar me burg , do ishin dakort me këtë kamp me tela me Gjëmba smiley

Në një farë kuptimi janë më të zgjutë këta gopat e somës në Amerikë që nuk e qujnë Kamp Pune , por Punë në Komunitet . Vekja si Veke mo !

Dhe kur i shef me qeska e doreza në duar pastrojnë vrimat poshtë urave në skuta ku pislliqet janë shekullore smiley Fundja le tu llogariten dhe orët e punës të konvertuara në para që grumbullohen

ose për të shlyer ditët e qëndrimit në Kampet e Punës në Komunitete smiley ( pa tela dhe Gjëmba )

Ose për të shlyer dëmin e shkaktuar !

Bamka për Ligjvënës !

kampe internimi sa me shpejt!

...ene thone pastaj qe nuk dolin hendrat ,sidomos ato ku  komunistet  i bojne ato realitet smiley

Grande Kak lexoi mirë shokët , jo me gjuhë përjashta . Ke merak se nuk bën Vezë ?

Kinezi me vullnet "qindiste vezët " me punë artizanale .Do thush ti që i pinte pastaj i qindiste  .Qëndron smiley  po më pas hapte ekspozita dhe fitonte .

Ku e sheh të keqen e " Kampeve të Punës me mënyra Artizanale "

Po vet shqiptarët do punojnë ...më pyeti Stalini , shkruan AI . E kuptova që ishte nami i keq se shqiptarët nuk duan të punojnë kur futen në Burg pasi " Burguu është për Burat " ..

Dhe kështu i hapi Kampet e Punës po nuk shtoi atë " me dorë " Të ishte ajo shtesë , as shoqja Gjëmbi nuk do kishte kundërshtim , biles shumë shokë antikomunistë mund të ndiheshin krenar se i kishin shlyer Dënimet pa qenë nevoja të merrnin para më mbrapa !

Të hapen dhe sa më shpejt !

Ku e sheh të keqen e " Kampeve të Punës me mënyra Artizanale "

Idrizo "Kampe" eshte fjale e ronde...i kujto njerezve kampet e perqendrimeve naziste.

Po sikur ne vend te "kampe" te perdorim "qendra"?

"Qendra te Trajnimit Artizanal" 

-Ku ishe? 

-Kam qene ca kohe nga Qendra

He? i jep mundesine me pas dhe pak diskreticion dhe ambiguitet ne pergjigje. Dmth nuk e ve ne siklet tjetrin. 

edhe "qendra" e ngarkuar eshte si fjale. qendra e nderzimit artificial, qendra e edukimit te lagjes a frontit.

nuk eshte e lehte jo. sa me shum e mendon, aq me teper koklaviten punet.

"bashkesi"?  per shemull...

Bashkesia te sjell ndermend famekeqet bashkime profesionale. Nuk ben!

ja dhe nji perpelitje e funit para se te kapitulloj pa kusht: "grupim"?

pra: "isha te grupimi"?

Pooo grupim me pelqen!

-ku ishe?

-isha me grupin.

Shkon! Shkon shume bile! 

Mos u nxito .me këtë kanë qenë emërtuar Grupimet ushtarake .grupimi Tiranës etj ...Kjo rëndon ..

Në se i hiqni varianteve qëllimin ( zanatin )  çdo emërtim për kryerje punësh kthehet formal si në kohën e Vekes . Kamp Pune smiley Grupim Pune smiley Bashkësi Pune smiley etj pavarësisht në se ka Tela me Gjëmba apo jo !

Shoqja Gjëmbi do të kishte dalluar menjëherë një dëshirë komunsite të fshehur me terminologji dhe do ishte shumë e shqetësuar !

vater; vatra-permbledh te dyja njerezit & vendin ( te pakten en kulturen tone)

 

Vatranët ...smiley Wow smiley

Kështu është po të rrëmihësh në mejtimein e masës .Njësoj si Gjiri ..Gjiranët .

Ka një rrezik se ngatërohet me  " Gjirin e ngrohtë të Partisë " por Vatranët , mbetet konkurentja më e bindëshme pas edhe ndonjë konsensusi me ndonjë emërtim të tillë !

po edhe vatra eshte e zene si emer. eshte djeg si baze.

se s'na rrihej ne shqiptareve te amerikes... "vatra" me vrap. beje o lla "oxhaku", ose fundja "fireplace". jo!

ore.. po oda? Shkoi ke oda burrave!!!!

si qenka e zene 'vatra" ??? keshtu i bie qe te themi "Oxhaku i pocave prej balte"; Qendismat dhe kashtoret i kalojme tek 'Oda" e bamkes

c`permban urdhno_ja, me pak fjale? nuk me hapet nyja qe ke derguar

" o lla", 'o motra" jane krahinore shume te zjarrta, por kur dalin jashte oxhakut te tyre tingellojne shume, shume keq!

smiley

motra nuk e perdor kurre!

kurse me o llah, jom rrit.

kshuna.

smiley..bukuri!

tani lexon/ degjon cudira nder shqiptare..i jane futur me koke, shportes me fruta? - "o pjeshke"; "o dardhe" etj- interesante! nga ka dale?

plus...bashkesine islame

Bashkesia Islame Shqiptare? nuk shkon, prandaj edhe ata perdorin komuniteti...

Po konservator? Se nuk do punojne gjith diten. Muzika te ben mire per shpirtin. 

Konservatori Antareve te Riedukuar? 

doli Sala nga K..onservatori, do thone pas 10 vjetesh? Jo jo akoma aty eshte, aty e ka vendit. Cik e koklavitur nejse...

kshu dale nga dale po rreshqasim drejt liceut. qe nje hap e ndan nga liceu famekeq i korces!!!

me 200 petrita, liceista lule... ti kendojne dhe kenge pastaj... nuk shkon jo.

Po mir atehere ti themi BURG o shoke. Fundja burgu per burrat eshte! 

po na merzitet blushi pra. he will be blushing...

I kom shume inot robt qe nuk japin alternativa. Everything 101 thote qe, dhe parafrazoj " kur do me u bo byth e zgjut dhe me kritiku pa ven praktikat e kryetarit, duhet te japesh 2 alternativa, nji shume te keqe, te pamundur etj, e nji qe te pelqe ty dhe qe eshte disi e pranushme." Ky nuk ka dhon asnji!

Ore cte keqe ka nese e fusin ca kohe Blushin ne burg? Keshtu i del dhe frika nga burgu.

Blushi ne burg! Ne burg!!!

hmmm te provohet qe Qeveria i gjykon te gjith njesoj.. pozite e opozite bashke.. hmmm

eh, jo. per ashu blushua do preferonte me mire shtratin e bute te sinjora bertinit, se sa nje qeli te ftohte, te laget...

Prap me BURG .smiley .po na atë emër po lëftojmë . Edhe Blushi të ndihet rehat edhe populli mos të sëkëlldiset nga kjo fjalë , edhe shoqja Gjëmbi të mos ketë kundër.

proponim tjetër ..

esht smundje komtare kjo nderkaq. kemi alergji nga proponimet. vetem me sha dim.

ja shif ene ktu te peshku. kush nga kto qe bojn kritika te medhoja te paanshme (mer jahu, tm you know who), ka thon najher qe ne vend te ktij qe po i bi kres (dmth edit per rastin) do ishte mire te vihej X, Y apo Z, per ket e ket arsye. jo o lla. meazallah. futi naj te qeshme pa kuptim, ene kalo maton.

ne ket aspekt kom respekt per perkrahsit e sales, se muhabetet i kon te qerume. te iki edi e te vije sala prap, se ashtu na bohet mire ne. ka lezet! qarte, paster, decent.

fjalen e bukur "Lager" na e zu gjermoni. si dhe akronimin e mrekullueshem KZ.

thash, s'ke c'i bo, do kaverdisemi me second hand solutions smiley

Ka variant  inderuar dhe ju mirkuptoj .

Por më shumë më shqetëson mejtimi mëndjes së antikomunsites Gjëmbi se sa përpjekjet për gjetje fjalësh që nuk tingëllojnë mirë për veshin.

psh varianti " zanati nëpërmjet punës me dorë " ZNPD është një emërtim i pranueshëm por shoqja Gjëmbi nuk po shprehet !

Më kujtohet prezantimi në plazh , rp i ndritë shpirti me Meastro Kanaçin , që pasi më kqyri  mirë e mirë , më pëjeti ! 

Çfarë pune bën

Jam pa punë aktualisht dhe nuk kam ku ti shpenzoj energjitë.,,thashë unë me turp

Ou kjo është një nga punët më të rëndësishme sepse vënd për harxhim energjish gjëndet .

Enkel Demi kunder Nikolles... hmm, i bie qe mund te ngrihen dyshime se Mesila do te shkeputet veretet nga PD?

Ik andej me të " vluarit " antikomunistë ose përfshihu .

Lena me gjith Enkelër e kush i ka bërë Mesila dhe Enkelët  smiley Ndonjë hair haber nga Alba me zamete ,që është zhdukur pas zënies së barkut ( lakut të fickës ) ke apo s'ke . E ka paguar energjinë ?

Po trajtohen probleme  këtu or babam , jo dava Enkelërish , Mesilash e Grindavece dumrash !

Sa me shume ta lexosh Blushin, aq me shume kuptohet qe s'eshte per t'u marre seriozisht, sidomos kur perpiqej te bente nostradamusin me ato parashikimet e rendit boteror pas ca dekadash. Aty i humbi piket fare.

Shpërndahuni shokë ...Gjëmbi po vjen me fshesë shqopje .smiley

Fut i çikë humor jo vetëm me cmahilër , se ka rrezik kështu në të njëjtën vrimë marshe parakalimi sikur pret Salën në aeroport ,  bahesh si LefTKopeja ! Paraqende e kisha !

Paraqende përdoret në Bilardo .Nuk të bën ortak tjetri se " luan paraqende " Nuk është e njëjtë me "istadhio"  smiley

Sic e ka nis keq besoj se e ka rama, por kshu o kur mendon se je i dergumi i zotit per te reformu shqiptaret me nje ekip cunash mamaje, qe nuk njofin realitetin shqiptar dhe terrorizojne popullaten me burokracira pseudo reformatore.

Po lumbardha e anakreontit ronej ne Tempull e Moçme smiley

Më i ndershmi Shqiptarëve shkoi në Bulqizë për Hotel . I thotë hotelxhija ..

Një dhomë kam .Po aty fle ajo k/utana e zonës. .

- Unë jam më i nerçmi shkypnies or tie .Ma nep shtartin .

Hyri po dhoma kishte vetëm një shtrat dhe sa pa e zënë mirë Gjumi ndjeu se dikush Ju fut në shtrat . U ngrit dhe i la vendin e vinte vërdallë nëpër dhomë nga të ftohtit .

Hajde ..Do thonë që do thonë  ..e joshte krevati smiley nejse mo gjith nata bust në Këmbë . U gdhi , zbriti poshtë dhe të parin që taki e pyti ..Si kalove.. Qe hap llafi se aq osht Bulqiza .E gjithë dita kudo që shkonin e pysnin " si kalove "

Eh tha Qeveriu ..Thonë që do thonë . Më mirë BJERU se një Mut kanë për të thënë po njësoj këta të PD-hit . Qeveri e E Rigonit , Qeveri kalamojsh .smiley

Këta se patën për gjo të pështyjnë atë që u dha bukë  e hu për 50 vjet smiley

....po njësoj këta të PD-hit . Qeveri e E Rigonit , Qeveri kalamojsh .

Demokratet ne Kuvend vetem per nje dite.

Lulzim Basha me këtë lëvizje sfumon paralelisht edhe qëndrimin e disa deputetëve demokratë dhe aleatëve, që kanë paralajmëruar kthimin pa kushte në Kuvend ne daten 24 dhjetor, pavarësisht vendimit politik të partisë.
Po kështu Basha nxjerr jasht diskutimit dhe çështjen e mandateve të deputetëve.Keto jane hapat qe mesohet se do te ndermarre opozita, por levizja drejt ketij qellimi, sipas demokratëve, po vështirësohet nga kryetari i mazhorancës.Sipas ABC News, Edi Rama nuk është i interesuar për të firmosur asnjë lloj marrëveshjeje. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).