Fjalimi i Modianos në ceremoninë e Nobelit për Letërsi

Dua vetëm t’ju them sa i lumtur ndihem këtu mes jush dhe sa i mallëngjyer nga nderi që më keni bërë duke më dhënë çmimin “Nobel” për letërsinë.

Është hera e parë që duhet të mbaj një fjalim para kaq shumë njerëzve dhe ndiej njëfarë frike. Mund të mendohet se një ushtrim i tillë është diçka e natyrshme dhe e lehtë për një shkrimtar. Por një shkrimtar – ose të paktën një romancier – ka shpesh marrëdhënie të vështira me fjalën. Dhe nëse kujtojmë ndarjen që bëhet në shkollë midis “me shkrim” dhe “me gojë”, një romancier ka më tepër dhunti me shkrim se me gojë. Ai e ka për zakon të heshtë nëse dëshiron të përshkohet nga një atmosferë, ai duhet të shkrihet me turmën. Dëgjon bisedat pa rënë në sy, dhe nëse ndërhyn në këto të fundit, kjo ndodh për të bërë disa pyetje të matura me qëllim për të kuptuar më mirë burrat dhe gratë që e rrethojnë. Fjala e tij është ngurruese, për shkak të zakonit të tij për të korrigjuar shkrimet. Sigurisht, pas shumë korrigjimesh, stili i tij duket i pastër. Por kur merr fjalën, ai nuk ka më mundësi të korrigjojë ngurrimet e tij.

Përveç kësaj, unë i përkas një brezi ku fëmijët nuk lejoheshin të flisnin, me përjashtim të disa rasteve të rralla dhe me kusht që të kërkonin leje. Por askush nuk ua vinte veshin dhe shumë shpesh u ndërpritej fjala. Ja përse disa prej nesh kanë vështirësi në të shprehur, herë ngurrojnë, herë flasin shumë shpejt, a thua se kanë frikë mos i ndërpresin. Sigurisht, prej këtej vjen dëshira për të shkruar, që edhe mua, si shumë të tjerë, më ka kapluar në të dalë të fëmijërisë. Ju shpresoni që të rriturit t’ju lexojnë. Kështu, ata do të jenë të detyruar t’ju dëgjojnë pa ju ndërprerë dhe do të marrin vesh një herë e mirë gjithçka mbani brenda.

Lajmi për këtë çmim m’u duk irreal dhe kisha nevojë të ngutshme të kuptoja përse më keni zgjedhur. Atë ditë, kurrë më parë nuk kisha kuptuar aq qartë se sa i verbër është një romancier karshi librave të tij dhe se lexuesit e tij dinë shumë më tepër se ai rreth asaj që ka shkruar. Një romancier nuk mund të jetë kurrë lexues i vetes, vetëm në rastet kur korrigjon në dorëshkrim gabimet e sintaksës, përsëritjet apo kur heq një paragraf të tepërt. Ai ka një përfytyrim konfuz dhe të paplotë të librave të tij, ashtu si një piktor që pikturon një afresk në tavan, i shtrirë mbi skelë, punon detajet nga fare afër, pa pasur një ide të së tërës.

Punë e çuditshme dhe vetmitare kjo e të shkruarit. Ju përjetoni momente shkurajimi kur shkruani faqet e para të një romani. Çdo ditë keni përshtypjen se jeni në rrugë të gabuar. Dhe në këtë moment është i madh tundimi për t’u kthyer mbrapsht dhe për të marrë një rrugë tjetër. Nuk duhet rënë pre e këtij tundimi, por duhet vazhduar rruga. Është pak si të jesh në timonin e një makine, në dimër, në një rrugë me akull, ku nuk duket asgjë. Ju nuk keni zgjidhje tjetër, nuk mund të ktheheni pas, duhet të vazhdoni t’i jepni para duke menduar se rruga do të përmirësohet dhe mjegulla do të shpërndahet.

Afër fundit të një libri, ju duket sikur ai fillon të shkëputet nga ju dhe po merr tashmë frymë i lirë, ashtu si fëmijët në shkollë, ditën e fundit para pushimeve verore. Të shpërqendruar dhe të zhurmshëm nuk e dëgjojnë më mësuesin. Madje do të thosha që në momentin kur po shkruani paragrafët e fundit, libri iu shfaq njëfarë armiqësie, aq ngutet për t’u liruar nga ju. Dhe ja, me të shkruar fjalën e fundit, ai largohet. Mori fund, ai nuk ka më nevojë për ju, ju ka harruar tashmë. Tani e tutje janë lexuesit që do ta bëjnë të jetojë. Në këtë moment, ju ndieni një zbrazëti të madhe dhe ndjesinë se ju kanë braktisur. Dhe gjithashtu pakënaqësi për këtë lidhje mes librit dhe jush, që u këput shumë shpejt. Pakënaqësia dhe ndjesia se diçka ka mbetur pa u bërë, ju shtyjnë të shkruani librin tjetër, për të rivendosur ekuilibrin, pa e arritur kurrë atë. Sa më shumë kalojnë vitet, librat ndjekin njëri-tjetrin dhe lexuesit këtë do “ta quajnë vepër”. Por ju vetë keni ndjesinë se ishte vetëm një ikje e gjatë nga diçka.

Po, lexuesi di më tepër rreth një libri se vetë autori. Mes romanit dhe lexuesit të tij, ndodh diçka e ngjashme me procesin e larjes së fotografive, ashtu si kryhej para erës digjitale. Në momentin e larjes në dhomën e errët, fotografia qartësohej pak nga pak. Gjatë leximit të një romani, zhvillohet i njëjti proces kimik. Por që të ekzistojë një marrëdhënie e tillë mes autorit dhe lexuesit të tij, duhet që romancieri të mos e sforcojë kurrë lexuesin – në kuptimin që thuhet për një këngëtar kur sforcon zërin e tij – por ta tërheqë pa u ndier dhe t’i lërë kohën e mjaftueshme që libri ta depërtojë pak nga pak, dhe kjo nëpërmjet një arti që ngjan me akupunkturën, ku mjafton të shpohen me gjilpërë disa vende të caktuara dhe rryma shpërhapet në sistemin nervor.

Kjo marrëdhënie intime dhe plotësuese mes romancierit dhe lexuesit të tij, besoj se ekziston edhe në botën muzikore. Unë gjithmonë kam menduar se të shkruarit është afër me muzikën, por shumë më pak i pastër se ajo, dhe gjithmonë i kam pasur zili muzikantët, të cilët më dukeshin se merreshin me një art të epërm ndaj romanit – dhe poetët që janë më afër muzikantëve se romancierët. Kam shkruar poezi në fëmijërinë time dhe, me shumë gjasë, falë kësaj kam kuptuar këtë thënie të lexuar diku: “Prozatorët e mirë dalin nga poetët e këqij”. Dhe në lidhje me muzikën, një romancier duhet të tërheqë pas vetes të gjithë njerëzit, peizazhet, rrugët që ka vërejtur në një partiturë muzikore ku ndodhen të njëjtat fragmente melodike nga një libër në tjetrin, por kjo partiturë muzikore atij do t’i duket e papërkryer. Një romancieri i mbetet gjithmonë peng që nuk është bërë muzikant “puro” dhe nuk ka kompozuar Nokturnet e Shopenit.

Mungesa e kthjelltësisë dhe e vështrimit kritik të një romancieri ndaj veprës së tij lidhet edhe me një dukuri tjetër që e kam vënë re në rastin tim dhe në shumë të tjerë: çdo libër i ri, gjatë kohës kur shkruhet, e fshin të mëparshmin, aq sa më krijohet përshtypja se e kam harruar. Unë kujtoja se i kisha shkruar njëri pas tjetrit të shkëputur, shoqëruar me harresa të njëpasnjëshme, por shpesh të njëjtat fytyra, të njëjtët emra, të njëjtët vende, të njëjtat fjali venë e vijnë, si motive të një tapicerie që kemi endur në gjendje gjysmë fjetje. Gjendje gjysmë fjetje apo një ëndërr me sy hapur. Një romancier është shpesh somnambul, aq shumë është i pushtuar nga ajo që do të shkruajë, e trembemi se mos e shtypin makinat kur kalon rrugën. Por harrojmë saktësinë e jashtëzakonshme të somnambulëve, ata ecin mbi çati pa u rrëzuar kurrë.

Në deklaratën që shoqëroi dhënien e çmimit “Nobel”, mbajta mend këtë fjali që ishte aludim për luftën e fundit botërore: “Ai ka shpalosur botën e Okupacioni”. Unë, si gjithë ata dhe ato që lindën në vitin 1945, jam një fëmijë i luftës dhe, më saktësisht, meqë kam lindur në Paris, një fëmijë që ia detyron lindjen e tij Parisit gjatë Okupacionit. Ata që kanë jetuar në Paris në atë kohë, kanë dashur ta harrojnë, ose, le të themi, kanë dashur të mbajnë mend vetëm vogëlsira të jetës së përditshme, nga ato që krijonin iluzionin se ishte një jetë e zakonshme, jo fort e ndryshme nga ajo që kishin pasur në kohë normale. Kur më vonë, fëmijët e tyre i pyesnin rreth asaj kohe dhe rreth atij Parisi, përgjigjet e tyre ishin evazive. Ose ata heshtnin, sikur të donin të fshinin nga kujtesa ato vite të errëta dhe sikur na mbanin një të fshehtë. Por të ndodhur përballë heshtjes së prindërve tanë, ne morëm me mend gjithçka kishte ndodhur, njëlloj sikur ta kishim jetuar vetë.

Qytet i çuditshëm, Parisi gjatë Pushtimit. Në dukje, jeta vazhdonte “si më parë”: teatrot, kinematë, sallat e koncerteve ishin hapur. Dëgjoheshin këngë në radio. Madje në kinema dhe teatër kishte më tepër njerëz se para luftës, a thua se këto vende ishin strehime kur njerëzit mblidheshin dhe shtrëngoheshin njëri pas tjetrit për t’u ndier më të sigurt. Por detaje të pazakonta dëshmonin se Parisi nuk ishte më ai i dikurshmi. Mungesa e makinave e bënte një qytet të heshtur – një heshtje ku dëgjohej shushurima e pemëve, kërcitja e thundrave të kuajve, zhurma e hapave të turmës në bulevard, zhaurima e zërave. Në heshtjen e rrugëve dhe të errësirës që pllakoste në dimër rreth orës 500 të mbrëmjes dhe gjatë së cilës ndalohej edhe ndriçimi më i vagullt në dritare, ky qytet dukej si hije e vetes – qyteti “pa vështrim”, si thoshin pushtuesit nazistë. Të rriturit dhe fëmijët mund të zhdukeshin nga një moment në tjetrin, pa lënë gjurmë, madje edhe mes miqsh, flisnim nën zë dhe bisedat nuk ishin asnjëherë të sinqerta, sepse ndihej rreziku në ajër.

Në këtë Paris makthi, ku rrezikoje të ishe viktimë e një denoncimi apo e një arrestimi në të dalë të metrosë, ndodhnin takime të rastësishme midis personash që nuk do të ishin ndeshur kurrë në kohë paqeje, dashuri kalimtare lulëzonin gjatë orëve të shtetrrethimit, pa e ditur nëse do të takoheshin më ditët më pas. Pikërisht pas takimesh të tilla pa të nesërme, dhe ndonjëherë takime të gabuara, lindën më vonë fëmijë. Ja përse Parisi gjatë pushtimit ka qenë gjithmonë për mua si një natë e zanafillës. Po të mos ishte ai, nuk do të kisha lindur kurrë. Ky Paris nuk më është ndarë kurrë dhe drita e tij e veshur depërton ndonjëherë nëpër librat e mi.

Kjo është edhe prova se te një shkrimtar data e lindjes dhe epoka e tij lë gjurmë të pashlyeshme tek ai, edhe nëse nuk është përfshirë drejtpërdrejt në politikë, edhe nëse krijon përshtypjen e të vetmuarit, i mbyllur në atë që quhet “kulla e fildishtë”. Edhe nëse shkruan poema, ato janë pasqyrimi i kohës ku jeton, dhe nuk mund të ishin shkruar në një kohë tjetër. Por dua të mbetem optimist për të ardhmen e letërsisë dhe jam i bindur se shkrimtarët e së ardhmes do ta vazhdojnë misionin, ashtu si çdo brez që prej Homerit…

Për më tepër, një shkrimtar, ashtu si çdo artist tjetër, sado i lidhur qoftë me epokën e tij, aq ngushtë sa të mos i shpëtojë dot, sa edhe ajrin që thith e quajmë “ajri i kohës”, ai, prapëseprapë, shpreh në veprat e tij diçka të pakohë. Në vëniet në skenë të veprave të Racine-s apo Shekspirit, pak rëndësi ka nëse personazhet janë të veshur sipas kohës antike apo regjisori ka vendosur t’i veshë me bluxhins dhe xhup lëkure. Janë hollësi pa rëndësi. Kur lexojmë Tolstoin, harrojmë që Ana Karenina mbante fustane të vitit 1870, aq e afërt na duket edhe pas një shekulli e gjysmë. Dhe pastaj, disa shkrimtarë si Edgar Poe, Melville apo Stendal, janë kuptuar më mirë 200 vjet pas vdekjes, sesa nga bashkëkohësit.

Përfundimisht, cila është distanca e duhur ku duhet të qëndrojë një romancier? Anash jetës, për ta përshkruar atë, sepse nëse jeni brenda saj – në veprim – do të keni një imazh të turbullt. Por kjo distancë e vogël nuk e pengon fuqinë e tij për t’u identifikuar me personazhet dhe me ata apo ato që e kanë frymëzuar në jetën reale. Floberi ka thënë: “Zonja Bovari jam unë”. Dhe Tolstoi u identifikua menjëherë me atë që e pa të hidhej në shinat e trenit një natë, në një stacion të Rusisë. Kjo dhunti për t’u identifikuar shkonte aq larg, saqë Tolstoi shkrihej me qiellin dhe peizazhin që përshkruante dhe që ai e përthithte të tërin, deri dhe përplasjen më të lehtë të qerpikëve të Ana Kareninës. Kjo gjendje e dytë është e kundërta e narcizmit, sepse kërkon harrimin e vetes dhe përqendrim të madh në të njëjtën kohë, me qëllim që të ngacmohesh nga detaji më i vogël. Kjo kërkon gjithashtu njëfarë vetmie. Ajo nuk është mbyllje në vetvete, por falë saj arrin një shkallë të tillë përqendrimi dhe largpamësie ndaj botës që të rrethon, që të mund ta zhvendosësh në roman.

Kam besuar gjithmonë se poeti dhe romancieri i veshin me mister qenie që duken të zaptuara nga jeta e përditshme, gjëra në dukje të zakonshme – dhe kjo si pasojë e vëzhgimit të vëmendshëm dhe në një mënyrë pothuaj hipnotike. Nën vështrimin e tyre, jeta e zakonshme mbështillet me mister dhe merr një lloj fosforeshence që nuk e kishte në pamje të parë, por e kishte të fshehur në thellësi. Roli i poetit dhe romancierit, por edhe i piktorit, është të shpalosë këtë mister dhe fosforeshencë të fshehur te çdo njeri. Më shkon mendja te kushëriri im i largët, piktori Amedeo Modigliani, punimet më prekëse të të cilit janë ato për të cilat ka zgjedhur modele anonime, fëmijë dhe vajza endacake, shërbëtore, fshatarë, shegertë. Ai i ka pikturuar me penel të mprehtë, çka të kujton traditën e shquar toskane, Botticelli-n dhe piktorët sienezë të Quattrocento-s. Kështu ai u ka dhënë – ose më saktë ka zbuluar – gjithë hijeshinë dhe fisnikërinë që ndodhej pas pamjes së tyre të përulur. Puna e romancierit duhet të shkojë në këtë drejtim. Imagjinata e tij nuk duhet ta shformojë realitetin, duhet ta përshkojë në thellësi dhe ta vendosë këtë realitet para vetes, me forcën e rrezeve infra të kuqe apo ultraviolet për të gjetur atë që fshihet pas dukjes. Dhe unë gati-gati besoj se në rastin më të mirë, romancieri është një lloj fallxhori, madje edhe vizionari. Dhe gjithashtu sizmograf, gati për të regjistruar lëvizjet më të paperceptueshme.

Vetëm leximi i librave të tij na hap derën për në intimitetin e shkrimtarit, dhe vetëm aty ai është në formën e tij të plotë dhe na flet me zë të ulët pa pasur asnjë zhurmues parazit aty rrotull. Por duke lexuar biografinë e një shkrimtari, zbulojmë ndonjë ngjarje që ka lënë gjurmë në fëmijërinë e tij dhe është bërë matricë e veprës së tij të ardhshme, edhe pse ai mund të mos jetë gjithmonë i vetëdijshëm për këtë, kjo ngjarje, në forma të ndryshme, nuk u ndahet librave të tij.

Më kujtohet edhe një ngjarje nga rinia e poetit Thomas de Quincey, që e shënjoi për jetë. Në Londër, në turmën e Oxford Street, ai u lidh me një vajzë të re, një nga ato takimet rastësore në qytetet e mëdha. Ai kaloi shumë ditë në shoqërinë e saj, por iu desh të largohej nga Londra për ca kohë. Kishin rënë dakord që pas një jave, ajo ta priste çdo mbrëmje në të njëjtën orë, në cep të Tichfield Street. Por ata të dy nuk u takuan kurrë më. “Sigurisht, ne e kemi kërkuar shumë herë njëri-tjetrin në të njëjtën kohë, në labirintin e madh Londër; ndoshta kemi qenë vetëm 18 metra larg – nuk duhen më tepër për të pësuar një ndarje të përjetshme”. Për ata që kanë lindur dhe kanë jetuar në të njëjtin qytet, me kalimin e viteve, çdo lagje, çdo rrugë e qytetit, të sjell në mend një kujtim, një takim, një hidhërim, një çast lumturie. Shpesh, e njëjta rrugë ju kujton ngjarje të ndryshme, në mënyrë të tillë që falë topografisë së një qyteti, na kujtohet e gjithë jeta, shtresë pas shtrese, sikur mund të deshifroni shkrimet e mbivendosura të një palimpsesti. Dhe gjithashtu jetën e të tjerëve, të mijëra të panjohurve, të hasur nëpër rrugë apo në korridoret e metrove në orët e pikut.

Kështu, kur isha i ri, përpiqesha të gjeja numëratorë të vjetër të Parisit, për të ndihmuar veten për të shkruar, sidomos emrat që ishin vendosur sipas rrugëve ose sipas numrit të banesave. Më dukej sikur faqe pas faqeje, kisha para syve një radiografi të qytetit, por të një qyteti të përpirë, si Atlantida, dhe sikur thithja aromë kohe. Ngaqë kishin kaluar vite, e vetmja gjurmë që kishin lënë ata mijëra të panjohur, ishin emrat, adresat dhe numrat e telefonit. Ndonjëherë, një emër zhdukej nga një vit në tjetrin. Kishte diçka marramendëse teksa shfletoja ata numëratorë të vjetër duke menduar se tash e tutje numrat e telefonit nuk përgjigjeshin. Po, më duket se shfletimi i numëratorëve të vjetër të Parisit më ngjalli dëshirën për të shkruar librat e mi të parë. Mjaftonte të nënvizoja me laps emrin e një të panjohuri, adresën, numrin e telefonit, dhe të përfytyroja si kishte qenë jeta e tij ndër ata qindra mijë njerëz. Mund të humbësh ose të zhdukesh në një qytet të madh. Mund të ndryshosh identitet dhe të jetosh një jetë të re. Mund t’i futesh një hetimi të gjatë për të gjetur gjurmët e dikujt, duke pasur si fillim vetëm një a dy adresa në një lagje të humbur. 

Banesa e fundit e njohur. Ky shënim i shkurtër që figuron në skedën e kërkimit, më ka bërë gjithmonë efekt të çuditshëm. Temat e zhdukjes, të identitetit, të kohës që kalon, janë të lidhura gjithmonë me topografinë e qyteteve të mëdha. Ja përse, që prej shekullit XIX kanë qenë shpesh fusha të romancierëve dhe disa prej më të mëdhenjve janë të lidhur me një qytet: Balzaku dhe Parisi, Dikensi dhe Londra, Dostojevski dhe Shën Petërburgu, Nagaï Kafû dhe Tokio, Hjalmar Söderberg dhe Stokholmi. I përkas një brezi që është ndikuar nga këta romancierë dhe ka dashur edhe ai të eksplorojë atë që Bodleri e quante “palat e dredhëzuara të kryeqyteteve të mëdha”. Sigurisht, këto kanë ndryshuar që prej 50 vjetësh, pra që prej epokës kur adoleshentët e moshës sime përjetonin ndjesi të forta duke zbuluar qytetin e tyre. Disa qytete, në Amerikë dhe në atë që quhej bota e tretë, janë kthyer në “megapole” me përmasa shqetësuese. Banorët e tyre janë ngujuar në lagje shpesh të braktisura dhe në klimë lufte sociale. Getot janë shtuar dhe janë bërë gjithnjë e më tentakulare. Deri në shekullin XX, romancierët ruanin një vizion deri diku “romantik” për qytetin, jo shumë i ndryshëm nga ai i Dikensit apo Bodlerit. Dhe pikërisht për këtë arsye do të doja të dija se si romancierët e ardhshëm do t’i trajtojnë këto përqendrime urbane gjiganteske në veprat e tyre.

 

Përktheu: Blerta Hyska

Marrë nga gazeta Le Monde

40 Komente

E cuditshme! Ty te paskam ne bark, si matrioshke, mu sikur babin tim. S'di! Ngaqe je francez mbase.

Dhe te mendosh se dikush ka shkruar ne web se libri i pare i tij (sheshi i yllit) na qenkerka perkthyer ne shqip qe ne fillim te viteve '70 ! (komenti i pare).
Te jete e vertete ??
 

Fin, me duket se matrioshkat jane femen, por ndryshe femen Zh. nuk frenge, jane ruse (me sakte ukrainase, problemi eshte ukrainase lindore apo ukrainase perendimore?):

http://www.cartooningforpeace.org/wp-con...

 

ata dy paragrafet e vegjel per parisin e lindjes me mberthyen.

te tjeret pasandaja, well, OK...

Kadare, kam pershtyjen, do te kishte zgjedhur te njeten gjuhe e stil nese..

 pune brezash, mendesia!

smiley
shume ngjarje kane ndodhur '96- kjo qe ke sjelle ketu;  US e  priti Kadarene krahehapur, gjithashtu ( tek e fundit, shkrimtari yne ishte qytetar i Parisit dhe nje nga 12 anetaret étranger te Aka. fr) 

p.s e vure re ne kete video se cfare  lumturie te pafajshme leshon veshtrimi i shprenqendruar i B.M smiley...nje vere pa kthim ky cast per te, sinqerisht smiley

nga '96 e deri tani, teknologjia ka arritur kulmin..eu sa genjehen ne dite nga pamjet qe percillen, aq te mira qofshin..smiley.. prandaj them: eshte pune brezash edhe mendesia- ca kane mbetur tek matrioshkat dhe ca te tjere tek vaudeville en un act te Tristan Bernard: L'anglais tel qu'on le parle smiley

Arti dhe Letrat jane me definicion inaktuale.

po, shume te drejte keni! C'lidhje ka kjo me persiatjet aktuale te Mondianos? smiley

Me persiatjet e Mondianose edhe mund te mos kete, po me gjuhet e nxjerra edhe ia bejme nje lidhje.

injoroi ikonat, tek e fundit simbolika e tyre eshte nje zbukurim i pafajshem( i kam perdorur me shume se sa duhet?! Po, per kete keni te drejte!)

dhe nese e gjen "Sheshi i Yllit" ne shqip do te lutesha miqesisht te me shkruaje ku & kush mund ta kete..te uroj nje mbremje te bukur!

Po, patjeter. Gjithashtu!

Dmth ne kete fjalim me rastin e cmimit ai ka vendosur te flase se c’eshte per te e shkruara, lidhjet e brendesise se tij me kete proces, dhe qe ne fund del, me duket mua, nje vetepsikologjisje si me thene e kesaj pune qe ai ben.

Nga kjo ane, me pelqeu qe e lexova (mesova nje gje).

Me mbrapa u kujtova se me pelqeu procesi I leximit te saj, I cili eci vete. What I liked most about it, mund te them ishte ritmi, qe sic duket ta imponoka shkrimi I tij. Nje ritem si I urte, me valezime te njellojta te perseritura, trajektore sinusoidale me amplitude e frekuence konstante.

Per nga mbresa, tre paragrafet e medhenj ne fund, sidomos pjesa me numeratoret e vjeter m’u duken ‘creepy’, ‘halloween-ish’. Sepse ai univers ku shkon mendja tij, ishalla nuk egzagjeroj, eshte nje veshtrim nga kaq lart e kaq larg I botes, sa shkon pertej njeriut te vogel te vdekshem. Kjo qe thote ky eshte sikur ka zbuluar e shikon poshte grykes se nje honi te madh te erret qe pershkon pafundesisht thelle, shtresa e shtresa brezash njerezore qe kane jetuar e kane vdek ne historine e njerezimit.  Fillon e mendon, te duket vetja nje milingone dhe te hypen nje frike e madhe nga vdekja, harresa, kotesia.

He Emosmiley ke ndonje gje diplomatike-letrare per te thene, apo s'ta mban?

He pra tregoji argjedis-it se cila eshte me perendimore avangarda ruse apo avangarda amerikane? Teodor Drajzer apo Majakovskij?

He pra tregoji qe po te shkosh me ne perendim se Perendimi arrin ne Lindje, sepse Toka eshte e rrrumbullaket.

Edhe topi eshte i rrumbullaket.

 

nje nuse humbi se ra poshte dyshekut

dhendrri na mbeti me sumbull ne dore

i tha me vjen keq si paja fishekut

te therkesh acari ne ulan bator

 

kerko e kerko per nuske ne senduqe

nusja bizele na u be ne carcaf

mushke doli pela, per me teper me huqe,

te thashe, o Tahir, qe do na merrnje me qafe

 

se qenka zanat me zarar kjo savitja

shqipet langonj per ujq ne debore

jam kallogre me genjeu evgjitja

kshu mbece prapa ures ne ulan bator

 

shoket benin perpara, nga Zot

e mbret s'kerkonin shpetime te thekur,

Xhinghis efendiu lan kafen me lot:

ne bursat mongole sa here kam vdekur...

 

 

 

Krahesimorja do te mund te behej ne se edhe vendi Teodorit, do kishte bere revolucionin. do te kishte natyren e kombit Rus, se komb amerikan ...nuk ka ! Ku ka me antitezat shprehese te Majakovskit ...! Keshte besoj une mo here..

Madje për bashkëvendësit e tij Hasan Zyko Kamberi është më shumë se një poet. Në një bisedë të rastësishme me një bashkëfshatar të poetit, për të cilin nuk e dija se ishte nga Starja e Kolonjës, kur e pyeta për origjinën m’u përgjigj:

Jam nga vendi i Hasan Zyko Kamberit, që i ka kënduar parasë përpara se Marksi të shkruante ‘"Kapitalin".

 

harrova butke edhe starje,

qafe te kazanit, marjanin,

gaveten cite raki marje

me kupa konjaku gjerdhanin

 

si shiun e kisha kolonje

ustain nje pace, comlek,

si veres shisnja ment ne buronje

ama dimrit me dy benevreke

 

mu njomen mustaqet, kazani,

pa elbi cponte cupa sikleti

na i deshi te gjitha xhani

o hero, po s'deshi kismeti.

 

dhe fati qelloi fap me dacke

u krrus nga dimri mullari:

nje pires po piqet ne backe

rakia curg nga dushari

 

kjo kultura e madhe na prishi

pikturat, poemat dhe letra,

harrova qysh hahet fyt mishi

dhe rri, sidozot, rruaj rretra

 

habitem pasandaj per Hasane

kamberin e lashte si nje eshke

me turp kaverdis pak terhane

me turp ze e los kungulleshke

 

dhe pules ia harrova adecin

marksin e bera me lyre

per krahu ne enderr me sulo gradecin

gjesdis e kerkoj zyre me zyre

 

po hallin s'e zgjidha e mbeta

nuk deshte nje shef komiteti

as Mamo Berati nuk kishte bileta

nuk deshi, o hero, kismeti.

Atëhere drejtoju z .Pjer ose ndonjë ekonomisti  i nderuar Here Tak Tuk Tik . Kohët e fundit është çfaq dhe e nderuara alba me zamete pas vetiu që merr vesht nga ekonomia , kupton apo jo . Përse emigrantitsmiley

Plus , dmth +Gjëmb , në sallon flitet për gjëra të brishta që kanë ndieshmëri pak a shumë kodrinore të buta si postmodernët , nuk flitet për maja të thepisura si ato që kap emigranti apo Majakovski !

Ty nganjëherë nuk të kuptojen as shijet smiley

Plus, dmth +Gjëmb, në sallon flitet për gjëra të brishta që kanë ndieshmëri pak a shumë kodrinore të buta si postmodernët, nuk flitet për maja të thepisura si ato që kap emigranti apo Majakovski!

smiley

Minus, dmth –oidriz, plus dhe minus kundeshtohen midis tyre ne menyre dialektike (“eshte dialektike”, Dyring-AntiDyring, komunist-antikomunist) ngado te hedhesh syte, edhe në salon perderisa flitet për gjëra të brishta që kanë ndieshmëri pak a shumë kodrinore të buta si postmodernët (Alba, Gjembi, Roni etj), ne menyre fatale do te flitet për maja të thepisura si Emosmiley, njera implikon tjetren dhe anasjelltas ne zhvillim te panderprere dialektik.

Ja pra pse i drejtohem Emossmiley si artist maja-maja dhe thepa-thepa, arti dhe paret (ekonomia) kundeshtohen midis tyre ne menyre dialektike ne zhvillim te panderprere (… se Van Gogu zotrie … ne kundeshtim me … ah sikur te fitoja çmimin Nobel, e kisha jeten te siguruar, plus (dhe minus) sinjora Bertinin te garantuar).

Plus, dmth +heretik, ju megjithse moderne me thepa thepa qe e mbani Marksin si “me i modhi mer jau” i jeni zbythur (term postmodern) mesimeve kryesore te tij:

Është i mundur konceptimi i natyrës dhe raporteve shoqërorë që qëndron në bazë të fantazisë greke, dmth të artit grek, me makinat tjerrëse automatike, lokomotivat dhe telegrafit? Çmund të bëjë Efesti përballë Robert & C., Zeusi përballë rrufepritësit, dhe Hermeti përballë Credit Mobilier? Çdo mitologji fiton, sundon dhe plazmon forcat e natyrës në imagjinatë e nëpërmjet imagjinatës: ajo zhduket pra kur arrihet dominimi konkret i këtyre forcave.

Minus,  dmth -heretik, siç e ka vene re kakazilepsuri un e kom shum zili Emonsmiley sepse jam ambicjoz dhe pa talent, jam cmirzi. Nuk marr vesh nga arti, jam i zoti vetem me gjet karikatura ne internet.

 

jam ambicjos shkruje me s ne funt. nc nc nc

terqeta,

maxi  smiley

hero, vargu i famshem kinse patriotik "shqipet langonj per ujq ne debore" esht frymezu 5% nga e dikurshmja, e lavdishmja "shqipja e andeve" (frymezonjesja dhe organizatorja e gjithe fitoreve tona), dhe 95% nga shqipja e arte e mongoleve (vijon me poshte).

urdhno, qe t'mos njelesh ne errsin te plot (si gjithnji).

ps. c'ne kjo dashni e papritme per mongolin, do thush ti...

Dmth antiteza avangarde amerikane - avangarde ruse qeka Xhek London - Majakovskij.

 

majakovski pre17 eshte avangard i cdo kohe, meqi nuk e njef kohen si koncept.

me kta te tjeret je i lir me bo ca te dush. vej ene bukowskin po deshe ere, ke dor t'lir, ja vej kte qe vdiq tani se fundi (rahmet!), nje mark mark, dicka midis marksit dhe maksit... ose ndac edhe luizen gluck (u-ja me dy pika, qe ne gjuhe te aleatit te tanishem dhe te djeshem (flm Balli) i thone fatit), ke te duash, s'ndrysho gjo dmth...

kshu tha edhe llazar siliqi: po t'isha ujk, do e cqyenja burokratizmen! smiley

 

Antiteza e Majakovskit eshte ky ballisti:

http://en.wikipedia.org/wiki/Nikolay_Gum...

Meqe e kena fjalen me mongole, Xhek London, kushtrimi i te pareve, qen, ujk, shen llazar etj, ky ka thene para se te kthehej ne Rusi:

Kam bere gjueti luejsh ne Afrike (si Heminguej), e nuk besoj qe bolsheviket te jene me teper te rrezikshem.

 

Fjalim i bukur. 

Neqoftese Ladi eshte jasht kohes (si thu ti Emosmiley), Prusti eshte ne kerkim te kohes se humbur, Adrian Guma qahet se i ka humb koha fare. Qe ku e ke kryvepren e tij, qe mbahet si nje nga poemat me te mira te shekullit (e ke te recituar nga Jevtushenko):

http://max.mmlc.northwestern.edu/mdenner...

Mbas arrestimit, hetuesi i tij diskutoi me te per 4 dite me radhe per poezine ne pergjithsi dhe per poezine e tij, i'a recitonte vjershat qe i’a dinte permendesh, llafosen per filozofine evropiane dhe diten e peste e denoi me vdekje.smiley

Ka lezet me vdek keshu, ky eshte shtet me kulture, jo si i joni mer jau, shtet i Shkabe Profilaktikut.

Kur prokurori i lexoi akuzen Ismail Farkes (çunit te ije Farkes, bazes ilegale te dekonspiruar te Qemalit, ishte edhe Enveri po ja mathi ne kohe, mbasi iku ai mbrriten karabinieret, kusurin e diskuton Gjembi me Oidrizin), nder te tjera tha:

I pandehuri ka lexuar shkrimtarin reaksionar Kamu …

4 dite ? ... edhe zoti nuk duroi me shume se nje dite qe krijoi Boten smiley

E cfare do thoshte tjeter ai pervecse .." Nuk e du mo jeten " sic thonin " poetet "e asaj kohe smileyTe mos te hane Luane , Tigra , tu rezistosh cimkave neper Burgje dhe te te hane mediokrit politike qe analizojne letersine ...:) ..edhe ky poet ka qene !

Po si duket nuk i ke lexuar tregimet e Hurit . Atje madherishem ngrihet i denuari ben autopsine e sistemit dhe thote gjth Pompozitete

E C'ta dua jeten , te rroj skllever si JU ? Varmeni shoke ? smiley

Cfare nderi do ti kishe bere ti me Gjembin i nderuari Heretik , pevecse ti plotsoje te gjitha deshirat qe mund te lecisje ne syte e tij .Shpegim ...

Po digjoj Manu Chao ..Volver , Volver ... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).