Pesë aktet e një maskarade. Një president pa shtyllë kurrizore, një kryetar bashkie majmun i hijshëm, kallp dhe i dëmshëm; një skotë analistësh batakçinj; një qeveri që “zbulon” bunkerë lufte të cilat i ka gjithë bota; dhe kulmi, ceremonia pompoze e një libri të rëndomtë për një mbret që rrëmbeu arkën e thesarit dhe braktisi vendin. Përballë tyre, një popull që turfullon    

 

                    “Kurrë mos qëndroni si spektatorë përballë pandershmërisë dhe budallallëkut. Varri do t'ju japë mjaft kohë për të heshtur” – Christopher Hitchens

 

Në njëfarë kuptimi, e gjithë jeta është njëlloj teatri ku, sipas rastit, luhen edhe komeditë, edhe dramat, edhe tragjeditë. E keqja dhe e mira e këtij teatri është se në skenën e tij gjigande njerëzit luajnë jetën e tyre reale. Pra, në këtë teatër gjithkush luan rolin e vet, dikush rol kryesor, disa role dytësorë dhe shumica figurantë.

Por nëse ka një aspekt të jetës së njerëzimit ku luhet teatër “pe vërteti”, kjo është politika. Ky teatër i ka rrënjët në lashtësi dhe vazhdon edhe sot, por më i perfeksionuar dhe gjithsesi më i hollë, më i kamufluar dhe më i pafytyrë. Në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në sisteme të ndryshme politike, ky teatër merr karakteristika të ndryshme, por thelbi mbetet i njëjtë.

Teatri politik është një sallë që nuk mbetet kurrë pa spektatorë. S’ka nevojë për bileta. Është falas dhe emocionet apo përjetimet që shkakton, janë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Teatri politik shqiptar i këtyre 24 viteve i ka shfaqur të gjitha format e tij skenike, por unë po ndalem në aktet teatrale të javëve të fundit, të cilat lidhen me përkujtimin e LNÇL dhe reagimet e shqiptarëve ndaj saj.

 

Akti i parë

Ndërsa afrohet 70 vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e Luftës së Dytë Botërore, qytetarit normal shqiptar i vete mendja tek fakti se ata që luftuan pushtuesin, pavarësisht përkatësisë në formacionet politike të kohës, do të kujtoheshin dhe nderoheshin, qoftë dhe në mënyrë modeste. Si personi që, me Kushtetutë, përfaqëson unitetin e popullit, Presidenti i Republikës duhej të ishte njeriu më skrupuloz dhe më përbashkues i këtij përkujtimi.

Mirëpo, çfarë ndodhi realisht? Presidenti u fut në vallen e polemikave të palëve politike dhe u bë pjesë e pashkëputur e partisë që e bëri president. Ndërsa mbajtjen e fotografive të Hoxhës në mitingjet përkujtimore nga veteranët e luftës e konsideron “provokim” që “fyen kujtesën tonë kombëtare dhe një popull të tërë”, nga ana tjetër bën thirrje për një rivlerësim të 15 viteve të sundimit monarkik dhe të “mbretit Zog si një burrë shteti”.

Çdo individ shqiptar ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë për periudhat historike dhe personazhet e tyre, por Presidentit të Republikës nuk i lejohet të thotë çfarëdo që mendon ai dhe, aq më pak, të thotë çfarë ai beson se iu pëlqen atyre që e kanë zgjedhur e të cilët sot përfaqësojnë vetëm 30% të popullit shqiptar. Presidenti ynë na jep prova se nuk e kupton se është e pamundur që njëkohësisht të jetë edhe simbol i unitetit të popullit edhe palë me pjesë të tij apo, më keq akoma, me pjesëza të tij.

Kur njeriu shikon e dëgjon ato që bën e thotë Presidenti i vendit, fillon e pyet veten: Për cilin “popull të tërë” flet ky President i cili, po të ishte për vullnetin e popullit, zyrat presidenciale do t’i shihte vetëm nëpërmjet TV, ashtu si ne të tjerët? Si mund të pretendosh të shprehësh ndjenjat dhe mendimet e gjithë popullit kur nuk je zgjedhur nga populli, madje as nga shumica e tij dhe partia që të ka zgjedhur dikur, sot përfaqëson pakicën e shqiptarëve? Për çfarë kujtese kombëtare flet ky President të cilin viti 1991 e gjeti kandidat për anëtar të partisë që kishte themeluar e drejtuar ai, fotot e të cilit sot e provokuakan kaq shumë?

Jam i bindur se, me të drejtë, të gjithë ata që e kanë pësuar gjatë regjimit të Hoxhës, ndihen keq kur shohin fotografitë e tij një apo dy herë në vit. Mirëpo, lind pyetja: Po ata, të cilëve regjimi monarkik iu pati internuar, burgosur apo vrarë baballarët apo gjyshërit e tyre, si ndihen kur shohin çdo ditë dhe prej disa vitesh statujën e përndjekësit të tyre në mes të Tiranës dhe emrin e tij në njërin nga bulevardet kryesore të kryeqytetit? Po individët dhe familjet e personave të rrahur, burgosur apo vrarë nga regjimi i Sali Berishës s’i ndihen kur shohin, jo vetëm fotografitë dhe emrin e tij por vetë urdhëruesin dhe shkaktarin e tragjedive të tyre duke u shfaqur thuajse çdo ditë në media, duke bërë moral dhe dhënë leksione mbi drejtësinë, demokracinë, përparimin, të drejtat e njeriut etj.?

Duke pasur parasysh sa më sipër, dhe jo vetëm, më duhet të them se Bujar Nishani do të bënte mirë që t’ia drejtonte së pari vetes së tij çka iu tha shqiptarëve pak para 29 nëntorit: “Do të ishte e pandershme, e pamoralshme, po e po, nëse nuk shqiptojmë të vërtetën sepse vetëm ajo na bën të lirë…”. Qytetari dhe shtetari Bujar Nishani duhet të kuptojë se kujtesa kombëtare shtrihet në të gjithë historinë e kombit dhe ajo na ndëshkon rëndë kur përdorim standarde të ndryshme vlerësimi për veprime të njëjta.

Integriteti moral i çdo individi është i rëndësishëm, por integriteti moral i kryetarit të shtetit është i domosdoshëm. Bujar Nishani tha: “Çështja kryesore për të cilën të gjithë ne duhet të ndihemi krenarë dhe duhet të ndiejmë respekt ka të bëjë me faktin e angazhimit dhe rreshtimit të Shqipërisë në anën e aleatëve antifashistë”. A e di kryetari i shtetit shqiptar se “rreshtimin e Shqipërisë në anën e aleatëve antifashistë” e bëri FNÇL dhe ushtria e tij e udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu? Si mundet që ne, qytetarët e Shqipërisë, edhe të ndihemi krenarë dhe të ndiejmë respekt për këtë angazhim e rreshtim dhe, nga ana tjetër, fotografia e drejtuesit të këtij rreshtimi na fyeka kujtesën tonë kombëtare dhe, madje, qenka e paligjshme?

Këtë enigmë na e zgjidh vetë Presidenti kur njofton se ka vendosur t’iu japë titullin “Nderi i Kombit” disa individëve që, jo vetëm nuk ishin pjesë e atij rreshtimi që ai na fton ta respektojmë, por ishin në anën e kundërt, ishin bashkëpunëtorë të Kampit Fashist. Cila arsye njerëzore do ta pranonte si normale që, edhe duhet të krenohemi me antifashizmin e popullit, por edhe duhet të shpallim “Nderi i Kombit” nazifashistët? Si mund të pranohet si i sinqertë mëtimi i Nishanit dhe skotës së tij se duan “të vdesin” për demokracinë dhe aleatët perëndimorë, ndërkohë që dekorojnë individë që u vunë në shërbim të pushtuesve nazifashistë (shteteve të mirëfillta diktatoriale) dhe që ishin për shkatërrimin e shteteve demokratike të Perëndimit, jo vetëm për ndarjen e tregjeve, por edhe se ideologjikisht mbronin pikëpamjen se e ardhmja ishte fashizmi, pasi idetë e “Revolucionit Francez u varrosën, se modeli i deritashëm demokratik dështoi”? Si mund të pranohet si i ndershëm “nderimi” që Presidenti u bëri të rënëve antifashistë në një restorant të Tiranës, ndërsa nderoi me dekoratën më të lartë individë të cilët kishin qenë ministra të asaj qeverie e cila arrestoi, internoi, burgosi e vrau qindra luftëtarë antifashistë?

Si mundet që kryetari i shtetit shqiptar të kërkojë që shumica parlamentare të distancohet publikisht nga diktatori (në të vërtetë, kjo shumicë as që do t’ia dijë nëse ka ekzistuar ndonjëherë Hoxha, sepse po të ishte ai gjallë, shumë eksponentë të saj do i dërgonte në botën tjetër), ndërsa nëpërmjet dekorimeve që bëri, u bën thirrje shqiptarëve të kenë si idhuj dhe të ndjekin shembullin e bashkëpunëtorëve të pushtuesve të vendit? A është “e ndershme dhe e moralshme” që të distancohemi nga Komandanti i Përgjithshëm që udhëhoqi Lëvizjen Antifashiste dhe, nga ana tjetër, të nderojmë e lartësojmë një tjetër Komandant të Përgjithshëm i cili, kur u sulmua atdheu, mori arin e shqiptarëve dhe ja mbathi së bashku me familjen dhe shërbëtorët e tij?

Këtë lloj diferencimi mund ta bëjë vetëm një Komandant i Përgjithshëm që ka intelektin e një kapteri dhe karakterin e një lakeu. Për ta ilustruar këtë intelekt dhe karakter, më duhet të citoj çfarë Bujar Nishani tha në një studio televizive para pak ditësh: “Edhe vetë ideologjia komuniste e ka pranuar se Shqipëria ka pasur një luftë guerile që është transformuar më pas. Nuk ka asnjë fakt shkencor që të ketë provuar se ka pasur një organizim të mirëfilltë”. Kjo është njësoj sikur të thuash se qytetari Bujar nuk ka ekzistuar kurrë pasi fillimisht ka qenë në formën e spermës në topet e babait dhe pastaj është transformuar në… E habitshme. Bota ka njohur ekzistencën e ushtrisë Nacionalçlirimtare me formacione të rregullta, me batalione, brigada, divizione dhe korparmata, por Bujar Nishani nuk e njeh, ai “nuk ka fakte shkencore” që t’i vërtetojnë “organizim të mirëfilltë”.

Dinjitetit Presidencial ia vuri vulën edhe një veprim i turpshëm dhe shumë domethënës i kryer nga Kryetari i Shtetit. Dekorimi, dhe pastaj anulimi i këtij akti për dr. Medar Shtyllën ishte vula e turpit që njerëzit pa personalitet ja vënë vetvetes. Ishte një akt i kryer nën urdhërat e atij që e ka bërë president. Sipas Nishanit dhe mentorit të tij, nuk mund të dekorohet një ish-ministër Shëndetësie i regjimit komunist që kontribuoi në rritjen dhe afrimin e shërbimit mjekësor falas për popullin e tij por mund të dekorohet një ish-ministër nazist i cili puthej me pushtuesit dhe vrasësit e popullit të tij. Ky është morali që përcjell “simboli i unitetit të popullit” në shekullin e 21-të. Postet zyrtare mund të të japin autoritet të përkohshëm dhe privilegje të përkohshme e të përhershme, por kurrsesi dinjitet dhe karakter që t’i qëndrojnë kohës dhe historisë. Postet zyrtare nuk të pajisin me karakter dhe me moral. Ato vetëm sa shërbejnë për të demonstruar vlerat dhe antivlerat që mbart individi.

 

Akti i dytë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, dhe kryetar formal i partisë që me dy shtërzime “polli” edhe Presidentin e Republikës, jo vetëm që “nderoi” të rënët në 28 nëntor, por mori masa që në ditët përkujtimore të pavarësisë dhe çlirimit nga pushtuesit nazifashistë të vinte, në qendër të kryeqytetit, përballë pamjeve të luftëtarëve antifashistë, fotografitë dhe emrat e personave që, sipas tij dhe bandës që përfaqëson, ishin vrarë e persekutuar gjatë regjimit komunist. Domethënia: Ata që shihni në stendat e mëdha me pushkë në duar nuk ishin çlirimtarë, por pushtues. Për ta bërë sa më mbresëlënës një ekspozim të tillë, në ekranin e madh të mashtrimit dhe manipulimit ishin vënë fotografitë e gjithfarë kriminelëve të luftës, të disa spiunëve dhe terroristëve të pasluftës, emrat e shumë njerëzve që kishin vdekur në shtëpitë e tyre dhe jo vrarë nga regjimi, si dhe emra njerëzish që s’ishin burgosur kurrë apo, akoma më për të qeshur, emrat e disa njerëzve që s’kanë ekzistuar kurrë. Madje, aty ishin edhe emrat e disa individëve të dënuar fillimisht për vjedhje e grabitje dyqanesh e kasafortash dhe që, më vonë, u ishte shtuar edhe ndonjë dënim politik. Veprimet e Bashës, këtij majmuni të hijshëm dhe njëherësh të pavlerë e të dëmshëm, ashtu si dhe veprimet e kukullës presidenciale, drejtoheshin nga prapaskena nga njeriu i cili, gjatë 24 viteve të fundit, e ka shndërruar Shqipërinë në kaos dhe çuar në prag të luftës civile, që ka rrahur, burgosur dhe vrarë gazetarë dhe kundërshtarë politikë, që ka tentuar të marrë pushtetin me dhunë dhe ka dhunuar e falsifikuar disa herë zgjedhjet politike dhe që ka urdhëruar përdorimin e artilerisë, të aviacionit dhe lëndëve helmuese kundër popullsisë civile që ishte rebeluar kundër regjimit të tij gangster. Ky njeri, me emrin Sali Berisha, u thotë shqiptarëve se Hoxha ishte Hitleri shqiptar por nuk u tregon shqiptarëve se ai vetë ishte “hitlerian shqiptar”, madje familjarisht përderisa ai dhe vëllai i tij ishin, për më shumë se dy dhjetëvjeçarë, anëtarë dhe sekretarë të partisë së “Hitlerit”. Ai dhe vegla e tij L.Basha janë përgjegjës, veç të tjerave, për tentativën e dhënies së detit Greqisë (tradhti kombëtare), “humbjen” e 235 milion eurove në rrugën Durrës-Kukës (hajdutë) dhe vrasjen e katër protestuesve paqësorë dhe fshehjen e provave (vrasës). Këta janë individët që përpiqen të na tregojnë çfarë është e mirë dhe e keqe, e drejtë dhe e padrejtë, atdhetare dhe antikombëtare, e moralshme dhe e pamoralshme.

 

Akti i tretë

Kastat politike kanë edhe mjetet dhe shërbëtorët e tyre të propagandës, bartës dhe përhapës të të njëjtit moral dhe përfitues të të njëjtave vese. Kur po afrohej data e 70 vjetorit të çlirimit, skota e gazetarëve dhe analistëve si dhe disa “shkencëtarëve” u lëshuan çdo ditë në media për të na bindur se nuk ia vlente të kujtohej as lufta dhe as dita e Çlirimit, pasi lufta ka qenë “civile” dhe çlirimi ka qenë “pushtim”. Një kontribuues shtypi, të cilit duket qartë që “i ka hy vetja në qejf”, siç thonë në Shkodër, bëri çmos të himnizonte tezat e kolaboracionistit Mustafa Kruja i cili mendonte dhe propagandonte se “po nuk e fituan luftën Gjermania dhe Italia, edhe Shqipëria ka mbarue…”. Thjesht dhe qartë, gazetari dhe gazeta u bënë propagandues të fashizmit.

Një analist i njohur, i cili i ka pasur prindërit partizanë dhe funksionarë shumë të lartë të regjimit komunist, derisa “ua futën”, tha se partia e prindërve të tij kishte qenë “bandë terroriste” dhe se edhe sikur të mos bëhej LNÇL, asgjë e keqe s’do i kishte ndodhur Shqipërisë. Mirëpo, ai nuk na sqaroi se si kishte qenë e mundur që fëmija i dy prindërve terroristë të bëhej një person kaq human dhe me vlera aq të mëdha sa t’u jepte mend e moral shqiptarëve thuajse çdo ditë nëpërmjet shtypit dhe TV. Nuk besoj se do na përgjigjet, se si atë që nuk mundën ta bënin për të prindërit e tij, si pjesë e “bandës terroriste”, e bënë burgjet e diktaturës, se kështu do t’ua rriste shumë vlerën burgjeve ku qëndroi jo pak vite. Gjithashtu, ai nuk na sqaroi se si kishte qenë e mundur që një individ kaq human e demokrat të konsideronte të kotë një luftë kundër dy diktaturave të huaja pushtuese.

Në këtë vorbull u përzie, si dhe shumë herë të tjera, edhe një prift katolik i cili, duke u marrë me “punët e huaja”, sikur përpiqet të na bindë se nuk kanë qenë krejt të kota edhe shumica e pësimeve të paraardhësve të tij të cilët zgjodhën të fusnin hundët në politikë, megjithëse themeluesi i fesë së krishterë pohonte se “Mbretëria ime nuk i përket kësaj bote”. Duket se thelbin e moralit të të gjithë kësaj skote opinionbërësish, e përbën besimi se është e keqe dhe e papranueshme vetëm ajo diktaturë që më cenon mua, por jo çdo diktaturë.

 

Akti i katërt

Teatrit absurd shqiptar nuk mund të mos i kontribuonte edhe pushteti aktual. Kryeministri i vendit thirri disa njerëz dhe përfaqësues të huaj në Shqipëri për të bërë hapjen e Bunk’Art, për t’iu treguar një “të fshehtë tronditëse”, një vendkomandë nëntokësore për kohë lufte, e ndërtuar para vitit 1990. Tuneli-Vendkomandë u paraqit si dëshmi e “marrëzisë” dhe paranojës së sistemit komunist. Duke dëgjuar kryeministrin, brezi i ri duhej të besonte se një “çmenduri” e tillë kishte ndodhur vetëm në Shqipëri dhe, prandaj, duheshin nxjerrë mësime. Mirëpo, shqiptarët e brezit të dytë dhe të tretë e dinë shumë mirë se ndërtime të tilla kishte jo vetëm për drejtuesit politikë e ushtarakë, por edhe për popullin e thjeshtë nëpër qendra të banuara. Shqiptarët e kultivuar e dinë, gjithashtu, se ndërtime të tilla, mijëra herë më të shumta, dhjetëra herë më moderne dhe më të kushtueshme, janë ndërtuar e ndërtohen edhe sot në vendet perëndimore dhe lindore. Tunelet e vendkomandave dhe ato të strehimit të popullsisë ndërtoheshin në Shqipëri kur disa vende, ambasadorëve të të cilëve ua prezantoi kryeministri shqiptar “çmendurinë komuniste”, përdornin lëndët djegëse kundër popullsive të botës dhe në shtabet e tyre luftarake diskutohej mundësia e përdorimit të armës bërthamore ndaj të pabindurve.

Siç e ceka, ka një brez që mund të gënjehet nga propaganda e paranojës së diktaturës dhe diktatorit. Janë adoleshentët dhe të rinjtë, se ata nuk i dinë ato që përmenda për qindra e mijëra vendkomanda të ndërtuara në vendet perëndimore, më herët dhe në të njëjtën periudhë me vendkomandat e ndërtuara në Shqipëri. Dhe kush nuk di, nuk mund të shtrojë as pyetjen: Mos vallë ato vende qeveriseshin e qeverisen nga diktatura dhe nga udhëheqës të ngërthyer nga paranojat? Pak muaj më parë, shtypi britanik nxori në dritë fjalimin e parapërgatitur në vitet ’60 nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, me të cilën do njoftonte popullin britanik për shpërthimin e luftës bërthamore. Ata që kanë dijet e nevojshme, nuk shohin tek ajo deklaratë paranojën e mbretëreshës, por seriozitetin e shtetit për të qenë i përgatitur deri në hollësi për përballimin e luftës shkatërrimtare.

Kur shikoja kryeministrin shqiptar në shfaqjen qesharake, pyesja veten: A ka punë tjetër ky njeri që merret me gjëra të pavlera? Pse nuk i përdor paratë e rikonstruksionit të “tunelit komunist” për rikonstruksionin e disa shkollave dhe spitaleve që të vjen ndot t’i shohësh dhe të ngjethet trupi të kërkosh shërbimin e tyre? Pse nuk i përdori këto para zoti kryeministër, për të mirëmbajtur Varrezat e Dëshmorëve që janë katandisur si mos më keq në shumicën e rretheve? A nuk e kupton ky kryeministër i kultivuar, se ai që përpiqet të mbajë popullin me “përralla nga e kaluara” është duke nënshkruar vetëdështimin?

Madje, kryeministri na njoftoi sihariqin se shpejt do të hapë edhe “shtëpinë me gjethe”, një bazë e vjetër e përgjimit të shërbimit inteligjent në kohën e para 1990-s. Ka shumë mënyra për të çuditur budallenjtë dhe për të zbavitur maskarenjtë, por kjo nuk ka lidhje me qeverisjen për të cilën të janë dhënë një milion vota. Të përpiqesh të shesësh për diçka anormale, të çuditshme dhe zbavitëse një ndërtesë përgjimi të shërbimit inteligjent shqiptar kur sot i ke në mes të Tiranës “shtëpi pa gjethe”, shumë më të mëdha, më moderne dhe, madje, të huaja, që përgjojnë të gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe kryeministrin, kjo do të thotë të vësh në lojë dinjitetin tënd dhe të krejt vendit.

Normalisht, njeriu duhet të shkojë drejt pjekurisë intelektuale dhe morale. Përndryshe përfundon si mall kallp.

 

Akti i pestë

Një ngjarje që çuditi shumëkënd, ishte edhe ceremonia e promovimit të një libri të gazetarit Fevziu mbi jetën e mbretit Zog. Çudia nuk buronte nga kotësia e promovimit, por nga vendi i zgjedhur për promovim dhe pjesëmarrja aty e drejtuesve kryesorë të shtetit. Edhe sikur libri të ishte shkruar për Skënderbeun dhe të ishte studim i Akademisë së Shkencave, vendi i promovimit do të ishte i gabuar. Kryetari i shtetit që organizoi pritjen për 70 vjetorin e Çlirimit dhe 102 vjetorin e Pavarësisë në një restorant, organizon në Pallatin e Brigadave (qendrën kryesore të pritjeve shtetërore të Republikës) ceremoninë e promovimit të një libri mbi jetën e Komandantit të Përgjithshëm që braktisi vendin kur u sulmua pavarësia e vendit. Një veprim i tillë të lë pa mend por, nga ana tjetër, edhe të jep mend. Të jep mend, sepse të tregon se kush e ka drejtuar dhe e drejton Shqipërinë prej kaq kohësh dhe pse Shqipëria është kjo që është dhe jo ajo që dëshirojmë të jetë dhe që mund të jetë. Ka 24 vjet që, me fjalët që thonë dhe me sjelljet që manifestojnë, elita aktuale politike shqiptare na ka dëshmuar kredon e saj të vetme: Jemi hajdutë, matrapazë, mashtrues, horra, atdheshitës, kontrabandistë, vrasës e çkado tjetër, por mos na e merrni për keq sepse ne jemi antikomunistë. A nuk ju mjafton kjo për të na mbajtur në shpinë, duartrokitur, adhuruar dhe nderuar? Dhe Epopeja përsëritet: “Dhe fshati qeshet/ Dhe bota tallet”.

E marr me mend se si do të jenë ndjerë shumë akademikë shqiptarë kur kanë parë promovimin e librit të një gazetari, të një libri që nuk sjell asgjë të re por, edhe sikur të sillte, kurrsesi nuk do të mund të vërtetonte se ardhja në pushtet me ushtarët dhe ushtrinë e huaj është demokratike dhe atdhetare, se marrëveshjet me shkrim për dorëzim të sovranitetit të shtetit dhe dhënia e pjesëve të Shqipërisë të huajve mund të konsiderohet nacionalizëm e patriotizëm, se vrasjet me e pa gjyq të kundërshtarëve politikë mund të justifikohen, se marrja e arit të thesarit të shtetit për jetesë familjare, apo për të paguar dashnoret e huaja me paratë e popullit, janë akte prej “burri shteti” dhe se braktisja e detyrës së Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë (në kundërshtim me Statutin-Kushtetutën e regjimit të tij) ishte akt atdhetar dhe i përligjur moralisht dhe juridikisht etj.etj.

Mirëpo, akademikët e nderuar sigurisht që e kanë kuptuar se që të nderohesh e respektohesh sot në Shqipëri, nuk mjafton të jesh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë por duhet, medoemos, të bësh pjesë në Akademinë e Shkërdhatave të Shqipërisë sepse, siç thoshte dikur poeti Dritëro, këtu nuk vlerësohet meritokracia por shkërdhatokracia. Dhe kjo gjë do të ndodh për aq kohë sa në krye të shtetit të kemi njerëz që s’kanë kurrfarë meritash dhe, për të kompensuar këtë boshllëk, ndërrojnë mbiemrat, krenohen se dikur mbiemri i tyre ka pasur si prapashtesë ofiqet “bej”, “aga” etj. dhe se kanë qenë të përndjekur ndërkohë që kanë qenë të përkrahur dhe të privilegjuar. Shkurt, kjo gjë do të ndodhë për aq kohë sa punët e rëndësishme do ua besojmë askushëve. Prandaj këta askushë do të bënin mirë që rezidencën e sipërpërmendur të pritjeve shtetërore, ta shndërronin në zyrë celebrimi të martesave për çiftet e ardhshme homoseksuale. Puna e nisur duhet çuar deri në fund.

26 Komente

Ky qenka yni smiley

Nuku pene e keqe sidomos kur lexon qe paska te njejtin mendim me shoket antikomuniste

 ...akademikët e nderuar sigurisht që e kanë kuptuar se që të nderohesh e respektohesh sot në Shqipëri, nuk mjafton të jesh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë por duhet, medoemos, të bësh pjesë në Akademinë e Shkërdhatave të Shqipërisë ...smiley

Realisht nuk mund te kuptohet Shqiperia pa Analet e Opinionit te Uturarkeve kryesisht Fevziu dhe Peshtymoreve si panorama qe jane shndruar ne qendra grumbullimi te fekaleve ku mbush Garuzhden here pas here babasqapi dhe na  i vervit si topa Hallve !

Jemi hajdutë, matrapazë, mashtrues, horra, atdheshitës, kontrabandistë, vrasës

Poooooooooooooooooooooooooooooor ...tha shoqja LefTKope , shoqja XhiBole ..Gjembi jo me duket ..apo dhe Gjembi smiley dhe e gjithe suita e sikaret e buzeshpervjelurve

......mos na e merrni për keq sepse ne jemi antikomunistë ..smiley

smiley

 

pashe pjesen hyrese me bold - ky postim natyrisht qe do lexuar.

ama, sa per ceremonine pompoze te librit per ish-mbretin, duhet me thene se "traseja" eshte shtruar birinxhi qe nga palo-libri mosmarreveshja i ismailit, i supozuar te jete medemek maja e gjese ne mendimin shqiptar mbi ceshtje te shqiperise (kjo gjykuar nga te gjitha, nga kush e shkroi, ne c'moshe e shkroi dhe per cfare shkroi), po qe eshte nje me nder "mut ne shi" si liber, ku shiun e bejne edhe "prrallat me mbret", sidomos kur vijne pas titujsh te meparshem si "Grushti i shtetit", bie llafi... (ndersa per te pegeren mund qe flasim tjater here, n'u kerkofte).

faktori kryesor qe i ka cuar shqiptaret keto vite drejt evgjiterise eshte niveli i ulet i nacionalizmit,i cili konsiderohet ''armik'' nga te dy bandat kacake qe qeverisin shqiperine.

per sa kohe shqipot do qendrojne larg kombetarizmit do te jene thjesht ca haitjane me te cilet argetohen ambasadoret pensioniste te evropes.

faktori kryesor qe i ka cuar shqiptaret keto vite drejt evgjiterise eshte niveli i ulet i nacionalizmit,i cili konsiderohet ''armik'' nga te dy bandat kacake qe qeverisin shqiperine.

 

Ke te drejte, por me shume ka te beje me inferioritetin e politikaneve dhe taktiken e servilizmit si te vetmen menyre sjelljeje qe kishin njohur gjate komunizmit, se sa me te quajturin "armik" te nacionalizmit. Per te quajtur, "armik" e quajne te gjithe.

Jo bre arnavut eski, shqptaret e kane ruajtur si syte nacionalizmin e tyre te vertete qe eshte ai ottoman, dhe qe thua ti, te dyja bandat e kane shume per zemer, sepse te dyja bandat gjithmone kane thene se Tyrkia eshte aleati yne stratagjik.

Tani mbetet te kerkojme vetem me firme dhe me vule nje ri-bashkim me Tyrkien, dhe vitin tjeter me kismet, te festojme 1 vjetorin e varesise si e kemi zakon.

 

elpidhasmiley,ti e ke prejardhjen nga libani(finikasit) prandaj na le rehat ne shqiptareve. e di qe juve ju djeg me shume rritja e nacionalizmit shqiptar sepse kjo do te beje qe edhe arvanitasit e bardhe tju zene me hu juve turko-arabeve qe mesuat greqisht para 90 vjeteve.

Ore sa duhet te jete numri i deputeteve per ta hequr ket mut nga posti i presidentit? Perderisa deputetet e kane zgjedhur, ata/ato duhet ta heqin se po qelb gjithe vendin. Mut-muti!

berber, s'te kam pa kaq nervoz qekur doli videoja e keqkuptuar e Likes dhe Priftit

Po duhet ta kesh gjakun ngjyre blu si te hardhuces qe te mos behesh nervoz me kete pleher qe e kemi president te shqipetareve. 

Jo vetem qe Shqipua i vjeter ka te drejte por eshte perfundimi me i sakte te pakten me cfaqjen e karavidheve ne shporten e Pallatit te Zogut . E cfare mund te jete tjeter kjo skote Kllounesh qe festojne karnavalet ?

Vecse do thoja qe kush i njeh Haitianet ! me aq sa ka kontakt dhe digjon ndonje amerikan te njohur me Vite me ta dhe i specializuar ...jane shume Krenare dhe te panenshtruar . Dmth kush e njeh shqiptarin e "komunizmit " e kupton cfare them.Jo mentenutat e komunizmit qe formuan PD-hin !  Dhe ketu nuk behet fjale per nacionalizmin KALLP te Halese Berisha qe e shkerdheu mbare e Prape ate vend e ata njerez .

Sot Koha eshte e llumrave InteliDjente ,  qe mund te nxjerrin lloj lloj perfundimesh nga ex kathedra e fendem smiley  , pa e njohur FARE Jo vetem Historine e Shqiptareve por edhe pa e degjuar renkimin e tij nen zinxhiret e Shkerdhatokracise qe ka pjelle Dhjerokrate !

..mos na e merrni per keq sepse ne jemi antikomuniste ..smiley

Daullet kane rene gjithmone per ata/o  qe kane VESH

 

.

S'na the ndonje gje te re o Viktor, flete rrufe me 5 akte,mos u tremb,ju qe ishit ,ju jeni,ju do jeni!!! A ja marrim nje kenge?

pisidenti republikes smiley

Artikulli ne hyrje ishte mire, po me pelqente, por sikur u rendua me akuza dhe epitete me mbrapa. Autori do te qe mire qe ta rilexonte me koke te ftohte edhe nje here, para se ta çonte per botim. 

"Ka 24 vjet që, ... elita aktuale politike shqiptare na ka dëshmuar kredon e saj të vetme: Jemi hajdutë, matrapazë, mashtrues, horra, atdheshitës, kontrabandistë, vrasës e çkado tjetër, .."

Dmth ky qenkerka i thioremit qe jane te gjithe m... smiley Cudi si nuk eshte djegur ne turren e druve te peshkut gjer tani per kete supermekat.

Ja ke fshehur fore ver ver ver ver . Pse keshtu ? Ja ke heq ate thelbesoren qe mbyll ..

Pse jane te Tille ?

...mos na e merrni per keq po jemi antikomuniste .. Megjithse ka nje difekt sepse nuk i specifikon sipas Oreve shoket dhe shoqet ntikomunsite , sidomos keta te Oreve te Para dhe te Fundit tek PPU .Te mesit zorr se ka . I mori 12 DhjeRori smiley

Dhe patjeter  "se diktatura  zotrie " na beri te mundur te zbulojme gjithe kete Llum ne Tubacionet e Ujrave te zeza , per te pritur Kohen qe te shperthente , nen tamburate e Bajraktarit Intrigant  sali Qenef berisha ..

Bini burra .Kamunizma rae .smiley

Mbase afron ajo koha ti fusin nje Gisht nga atat te kavajes ne Bythe , te shkoje rehat nga kjo Dhjerokraci e Grope Haleje qe ka lene  ne Shqiperi !

ky qenka yni

Ky eshte shkrimi i trete qe kam lexu nga V. Malaj. dy te tjeret jane:

-Lufta Nacionalclirimtare dhe armiqte e saj

-Heronjte e rreme te Dhjetorit

nga te rrallet zera me integritet ne cirkun marramendes te medias shq.,

5*****

 

mos na e merrni per keq sepse ne jemi antikomuniste

"antikomunst" ... je mbret

"antikomunist" ... je pasha

"antikomunist" eshte dhe moda!!

(njelloj sic eshte ne mode psh. te mos festohen xmas ne pune ketej, per shkak se politikisht jokorrekte me religion-et e tjere)

Jo vetem ze me integritet, po edhe integrues! Une kerkoj VIKTOR MALAJ FOR PRESIDENT!

shoku Malaj paska folur dhe kundra Kadarese PA (pas arratisjes). Uroj qe shoku Malaj te jete komentues tek peshku. 

as always, thx smiley

sigurisht, sigurisht

Se kuptoj se si nje ambient shteteror si P i Brigadave perdoret per ceremoni private sic beri blendi. A pagoi ai per kete gje? Rama e meta ja futen kot qe e legjitimuan ate kackavall me pjesemarrjen e tyre. Sec me duket si librat e blendit jane ribambalazhim me kopertine shkelqyese e fakteve qe dihen boterisht tashme. Thjesht ndryshon renditja kryefjala e kallezuesit. 

Autori ka tedrejte ne te gjitha pikat. Vetem e dhjet icik ne fund kur bie ne homofobi dhe nuk eshte pitikisht korrekt kur qesendis martesat homoseksuale. 

Kujt ua kane bere lajmerimin, atyne ne dynjone tjeter?smiley

Paska qenë i " kamur " ky që ka kursyer tallonin smiley Do ketë qenë edhe Nostradamus  disident sepse  e paska parashiku që Gjëmbi do ta përdorë kur ti vijë Nevoja ..smiley

Dhe Gjëmbit i erdhi  ..të ishte ndryshe s'kish se si smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).