VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=1X8W70yAdrQ

Në studio: Edlira Gjoni, Koloreto Cukali, Sokol Shameti, Agim Baçi, Zefjan Nikolla.

Ndërsa shumë gazetarë e të tjerë nxituan të solidarizoheshin me karikaturistët e vrarë të Charlie Hebdo duke shapllur "Je Suis Charlie" në facebook, pati edhe nga ata që e vunë re mospërputhjen midis këtij pathosi gazetaresk dhe situatës reale me fjalën e lirë në vend. Pasi, sipas kritikëve, Shqipëria qartazi nuk është toka e heronjve të fjalës së lirë. Ata përmendin si argument se raportet mbi median, çdo vit përsërisin se shtypi shqiptar është gjerësisht i autocensuruar, e përveç kësaj shihet se është edhe servil, propagandistik, shërbyës ndaj interesave të biznes-politikës, e jo aq në shërbim të publikut së vërtetës.

Ata që e quajtën hipokrizi reagimin ndaj masakrës së Charlie Hebdo, nuk harruan të përmendin se Politika nga ana tjetër, me gjithë përdëllimin për Lirinë e Fjalës ka qenë dhe mbetet një ndër pengesat kryesore për një media vërtet të lirë dhe të pavarur në Shqipëri. Marrëdhënia midis këtyre të dyjave ka qënë gjithnjë diçka e prapaskenave dhe inskenimeve, propagandës dhe mashtrimeve, heshtjes dhe harresës apo e gjithçkaje tjetër që i ka interesuar një grupi të vogël njerëzish me pushtet, në dëm të shumicës.

Atëherë si duhet ta interpretojmë reagimin mediatik ndaj ngjarjes së Parisit? Ishte hipokrizi apo dëshirë e sinqertë për marrë si shembull një standard me të lartë profesionalizmi? A jemi dhe ne Charlie Hebdo, apo mbetemi të gjithë viktima të sistemit, dhe autocensurës? Si përballet politika shqiptare me gazetarinë shqiptare? A e mbështet, ashtu siç mbështet gazetarinë franceze?

 

14 Komente

lexova me vemendje kto Fjali:

....Politika nga ana tjetër, me gjithë përdëllimin për Lirinë e Fjalës ka qenë dhe mbetet një ndër pengesat(!) kryesore për një media vërtet të lirë dhe të pavarur në Shqipëri.

Disa Rrjeshta me pas:

Si përballet politika shqiptare me gazetarinë shqiptare? A e mbështet(!) ashtu siç mbështet gazetarinë franceze?

 

smiley...

Ose, ndryshimi midis nje blogu dhe nje teme dizertacioni. 

...ose ndryshimi midis blogut dhe berrllogut, ofendim per IQ qe tejkalon sado pak temperaturen e trupitsmiley

Shume finok. smiley

Bwoh! 

Shqipnia mund te perkufizohet si nje vend ku Muc Nano shkru liber per fene.

"Paradoksi" i vertete (qe shpjegon dhe mungesen e lirise) eshte si ka mundesi qe mediat albaneze dalin me humbje por prap lulezojne.  

E trishte qe ne Shqiperi fjala e lire te jete e cenuar, por edhe me teper (apo ngushelluese kjo?) kur ne nje vend si Franca pushohesh nga puna (Charlie Hebdo) nese shenjestron nje fe (judaizmin) ndersa tjera, tradicionalisht te kritikuara, jo.

Kjo tema me siguri eshte hap ti behet jehone emisionit 100 minuta, besoj ? Se per a jemi Charlie , nuk bohet llaf qe  ja kemi kalu bile kemi dal mat-on  ? 

ktu n gjermani jan mediat ato qe kan pushtetin,ja vejn kufinin te thana dhe presidentit nese nuk sillet mirsmiley Kristian Wulfi mori Guximin ti flasi Turqve te Gjenerates tret  (" Islami esht pjes e Gjermanis...)  , s kalun 2 Jave e "sharrun" ....

Kjo puna e Charlie tani po behet si ajo e koves me akull. Me nje llaf, hajt te hedhim edhe ne nje kove e ta bejme nga nje selfie.

jo, nuk jeni Charlie

Nje diskutim diletant, pa koke, pa kembe.Bisede tipike kafenesh edhe pse inserti pergatitur nga Blendi ishte mjaft orientues dhe parashtronte te gjitha dilemat e lirise se fjales ne nje shoqeri pluraliste , me diversitet kulturor dhe religjioz.Dhe kjo ne nje kohe qe jane shkruar dhjetra artikuj nga pena prestigjioze dhe problemin e kane trajtuar nga te gjitha optikat.

Pra, klienti i vërtetë i mediave, me të cilat ato kanë raportin e shitjes së produktit të tyre dhe nxjerrjes së përfitimit që i mban në treg, është porositësi i reklamës apo i ndikimit të opinionit publik. E ne, që jemi publiku apo vetë opinioni që duhet ndikuar, jemi thjesht produkti i medias.

si bëhet e mundur fjala e shtypi i lirë në median for profit?

A ka një gazetar i thjeshtë të njëjtën liri fjale me pronarin e ndonjë korporate kombëtare? A e kanë një milion qytetarë të thjeshtë të njëjtën liri fjale me pronarin e të njëjtës korporatë? Si mund ta demokratizojmë median tonë, dhe si mund ta bëjmë atë më të lirë? Si mund të vijnë çështjet me interes publik, komunitar, kombëtar, qytetar, si të barabarta në forumet publike? Si mund të gjejë hapësirë periferia në këtë sferë të mbytur prej spektaklit të krijuar ekskluzivisht në qendër? Si mund të krijohet një terren më i balancuar për përplasjen e të vërtetave të gjithsecilit, e jo vetëm për ato të të fortëve? Si mund të bëhet me të vërtetë publike, media publike?

Apo nuk do t’i shtrojmë këto pyetje, nuk do ta hapim këtë bisedë, dhe “do të jemi Sharlí”, pavarësisht faktit se dy javë më vonë as do na bjerë më ndërmend për fletushkën javore pariziene, të cilën ashtu-kështu pakkush e ka lexuar me të vërtetë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).