Udhëheqësit botërorë u janë bashkuar rreth 300 të mbijetuarëve të Auzhvic në ish-kampin nazist të përqëndrimit në Poloni për të shënuar 70 vjetorin e çlirimit të tij. Më shumë se 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj, u vranë në kamp gjatë 1940 dhe 1945 para se të çlirohej nga trupat sovjetike, në këtë ditë 70 vjet më parë.

Nga Christoph Strack 

Mos e harroni kurrë!

Është një vend i mizorisë. Auzhvici - emri i kampit më të madh të përqendrimit dhe asgjësimit simbolizon marrëzinë nacionalsocialiste. Një vizitë në qendrën e sotme përkujtimore të lë pa gojë përballë mizorisë, që kanë treguar njerëzit dhe për vuajtjet, që gjermanët u kanë shkaktuar këtu njerëzve nga kaq shumë vende. Jo pak prej atyre, të cilët mbetën gjallë në Auzhvic nuk u kthyen kurrë më në këtë vend. Jean Amery, Tadeusz Borowski, Primo Levi nuk qenë më në gjendje të jetonin me këtë mbijetesë dhe vranë veten, vite ose dekada pas vitit 1945. Dhe ai që shoqëron në Auzhvic ish- të burgosur e ndien: tmerri nuk merr fund asnjëherë, kurrë. Pamjet të mbeten në mendje, dhimbja. Vijnë këtu njerëz të moshuar, të cilët kur qenë fëmijë humbën këtu prindërit ose vëllezërit e motrat dhe të cilët nuk do ta harrojnë kurrë momentin, kur iu desh ta lëshonin dorën e dashur për ta. Në ceremoninë e madhe përkujtimore në vitin 2005, papritur një burrë i vjetër i përkulur depërtoi përmes radhëve të burrave të shtetit dhe të mysafirëve zyrtarë, u gjunjëzua para platformës, puthi gurin, dhe pastaj u zhduk duke qarë. Kjo pamje, kjo skenë e vetme tha më tepër për të papërfytyrueshmen e këtij vendi se të gjitha fjalimet e ditës.

Të martën do të vijnë edhe njëherë qindra të mbijetuar në Auzhvic-Birkenau, hebrej nga shumë vende, edhe rreth 100 ish-të burgosur polakë. Për herë të fundit do të jenë dëshmitarët të pranishëm në një numër kaq të madh dhe do të lënë gjurmën e tyre këtë 27 janar. Ne duhet t'i dëgjojmë, për aq kohë sa janë gjallë. Dhe tregimet e tyre duhet të jenë detyra jonë.

Kaluan më shumë se 50 vjet, derisa gjermanët e bënë ditën e çlirimit të Auzhvicit ditë të përkujtimit të viktimave të nacionalsocializmit dhe që Parlamenti gjerman, Bundestagu të mblidhet në këtë ditë. Sa keq që në këtë ditë, kur vështrimi është i kthyer kaq fort nga të mbijetuarit nuk flet asnjëri prej tyre, por Presidenti i Gjermanisë.

A do të bëhet përkujtimi si duhet? A e pranojnë gjermanët përgjegjësinë që u mbetet? Një sondazh i publikuar pak ditë më parë të iriton. Në bazë të sondazhit, 81 përqind e të pyeturve duan "ta lënë pas" përndjekjen e hebrejve. Nga ana tjetër: qendrat përkujtimore të kampeve të përqendrimit në Gjermani, në landet e reja dhe të vjetra të Gjermanisë, shënojnë numër në rritje vizitorësh. Edhe qendra përkujtimore Auzhvic-Birkenau regjistroi vitin e kaluar më shumë se 1,5 milionë vizitorë, duke shënuar me këtë një rekord. Të dyja tregojnë: kujtimi i shoas është i gjallë, por ai nuk është i vetëkuptueshëm dhe është larg së qeni konsensus i shoqërisë.

Të mbetemi vigjilentë dhe të mos ngurtësohemi në rituale

Dalja e lëvizjeve populiste të djathta, demonstratat e llojit të ri, një arrogancë që ndihet për të përhapur në internet shprehje ksenofobe ose raciste dhe për t'i thënë ato edhe në mikrofona - këto ditë del në pah në mënyrë të veçantë sa i nevojshëm është kujtimi i katastrofës së krimeve naziste. Duhet vigjilencë. Kujtimi nuk duhet të bëhet asnjëherë ritual, por duhet të ketë konsekuenca.

Regjizori francez, Claude Lanzmann, i cili e tematizon shoa-n herë pas here në veprat e tij thotë se ai është i interesuar për aktualizimin, ndërgjegjësimin për gjërat, mbi të cilat bazohet e tashmja. Këtu bën pjesë Auzhvici - dhe përgjegjësia që njeriu të mos bëhet më kurrë përbindësh.

Ne kemi detyrim jo vetëm ndaj viktimave - kjo është shumë pak. Ne i detyrohemi shoqërisë, që duhet të mbetet njerëzore. Auzhvic - ky është vendi i tmerrit. Emri mbetet. Si paralajmërim, si detyrim.

19 Komente

mos harroni thon te gjithe. edhe u duket sikur thon ndonje gje te mencur.

dhe pikerisht ketu qendron e keqja.

ay paradigmi nuk harroj, por fal, permbush perkufizimin e plakut tim ndjes past: pese pordhe e gjashte grosh.

kultura shkon dor per dore me harresen. kaq e thjesht. harresa = jete.

Ne fakt, ata nuk cliruan gje. "Clirimi" eshte kolateral. Thjeshte i luftonin dhe si pasoje u kunderpergjigjen (kur paten mundesine), meqe nacional socialistet gjermane sikur u kishin deklaruar lufte dhe i futeshin Rusise deri ne palce.

Mesoje mire historine! Nuk eshte se i rruhej shume per Aushvicin, se Sovjetet ngirten gjera edhe me barbare se Aushvici.

Lere mo c'beren Sovjetiket por fakti eshte ushtaret sovjetike e cliruan burgun..ketu po flasim per Holokaustin apo Historine e sovjetikeve?..tani ti mund te dalesh dhe thush se sovjetiket se rrunin fort por pa nderhyrjen e tyre kjo pjesa tjeter e cifuteve ne Auschwitz do ishin bere sapun e hi...

dhe aleatet su tregun shum xhentelmen me civilistet gjerman, sidomos me ata te silezis.I dogji per se gjalli  Ikanaket e luftes qe iken prej rusit dhe u strehun ne Drezden. gjith kjo mesele mas Clirimit auschwitzit... Shifrat thone deri ne 200 000(Brenda 2 ditesh!)  

Eh o eh xhentellmenet e pordhes...Mor harro faktin se 90% ushtareve te Hitos u vrane ne Frontin e Lindjes dhe se te ishte per aleatet sot Evropa do fliste gjermanisht

Qe ne Art skandinavi ne kete teme eshte me Putinin, Juri Gagarinin dhe qenin Lajka qe u verdallos ne kozmos para qenve amerikone.

 

Pas Mauthausenit

Kërkova blu nëpër qiell e Danub.

Ferra, transhe, ujë pellgjesh me okside hekuri, brisqe (Gillette) me shkumë pis nga gjaku dhe presje qimesh nëpër tekstin e shkumës; frikëra vegjëlie me ndryshk tetanozi, pus për rast lufte dhe qen vetullverdhë në pragje armiqësorë gjitonësh, filli i frikës, spango ariane tërheq balonën e fëminisë:
të rrëgjon Mauthauseni, ujin e burrit ta thith,
gur mbi sfungjere të gjoksit, kohë negative, regresion gjarpërinjsh,
të bën embrion me ankthe çizmesh që afrohen në rrugicat e rropullive të mëmës,
trok mongol në luginat e placentës, persë dhe ters në qafat e mitrës, të çon në origjinat e frikës me luspa të ftohta thonjsh të hekurt,
eksoskeletet vrasin shpatullat e qenies para se të bëhen vertebra frike fshehur nën mish e lëkurë.

Klaudias që na bënte shoqëri i ra një hije gardianeje të hekurt:
simetria e heshtjes në jakë 
këmbana mëngjesi në tëmthat qull me gjumë,
cergë merimange mbi sy,
gërma gotike me plagë sqepari shqyenin qepenë,
SS mbi fjalën “Strasse”,
Gast hausen,
Ein Schnitzel krematoriumi, bitte,
Klaudia, flokët dhe bari, ballkonet, mullagat - gjithë 
bardh’ e zi, TV daltonik me film depresioni,
një leckë çimentoje fshin dyshemetë e retinës nga lëngjet e ngjyrave.

Është një grua kokërruar, uniformë vija-vija që fshin dhe shtrydh në kovë ngjyrat e mia.

 

Art-o, ate foton nr;4, me ate plakun me fotot ne duar, e kishin disa gazeta sot ne perendim. Ai kish qene 11 vjeç athere dhe i kishin vrare ter pjestaret e familjes. 

c taksirat ka ky brez se kuptoj qe dhe sot e ksaj dite po pagujn lesht e kokes.na can trapin, po me i brim i bin kavallit. dikur behen bajate gjonat

Shume mire qe e perkujtojne dhe jo vetem si ngjarje historike, por akoma me e rendesishme si mesim ku te cojne rracizmi me gjithe ngjyrat e nuancat e veta. 

Ky termi racizem eshte bere kaq i gjere dhe gjithperfshires, sa po i vje njerezve zor edhe me rrit lope te rraces.

Pranej secili eshte pergjegjes per bajgat e lopes se vet, apo mbledh ato te qenit, prap te vet. 

Obama shmangu ceremonine e Holokaustit per ti dhene lamtumiren e fundit tiranit fashist saudit...nderkohe qe TV shterore saudite censuron fytyren e Michelle se nuk kishte veshur shami sipas ligjit.

 ci q. temen e semes ca teneqexhinjve nga Lindja qe u ben kurban per kauzen "e shenjt"smiley

for some reasons cifutet ma veshtirosin  smiley

nuk flas per ate qe kan kalu dikur , keta te sotmit ta veshtirosin me izolimin dhe rracizmin e tyre te qelbur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).