Sipas statusit të Lëvizjes Vetëvendosja, një person mund të zgjidhet vetëm dy herë në postin e kryetarit.  Albin Kurti ka dhënë dorëheqjen.  Me një deklaratë për shtypin, Vetëvendosja sqaron se kandidat për kryetar është Visar Ymeri, kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.  

Në ora 12:00 të ditës së sotme ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me përfundimin e këtij afati, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka konstatuar se është dorëzuar vetëm një deklaratë për kandidaturë, ajo e deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të Lëvizjes VETËVENDSOJE!, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm e ka shpallur të mbyllur procesin e pranimit të deklaratave të kandidaturave për kryetar, dhe konstaton se kandidati për kryetar, Visar Ymeri, duke qenë edhe kandidatura e vetme, do të jetë kandidati i vetëm që do të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor.

Në ditët në vijim, KZP-ja do të njoftojë lidhur me afatet e tjera kohore sa i përket fushatës së kandidatit për zgjedhjet e brendshme, si dhe në lidhje me ditën e votimit kur anëtarësia do të ketë të drejtën të votojë për, kundër, ose abstenim, sipas parimit një anëtar – një votë,  në lidhje me kandidaturën e Visar Ymerit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

 

Kim Mehmeti: Albin, ti je shembull

Analisti Kim Mehmeti, duke e komentuar vendimin e Albin Kurtit që të mos rikandidohet përsëri për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), tha se ky veprim është shembull i mirë se çdo të thotë t’i shërbesh partisë, e jo partia individit.

Mehmeti në rrjetin social ka shkruar se veprimi i Kurtit është tregues se si veprohet kur e bën partinë për popullin, e jo për vetveten.

Sipas tij, ky veprim i ish-kreut të LVV-së tregon se “ç’është ajo që dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale”.

 

Letër e hapur e Albin Kurtit drejtuar aktivistëve dhe qytetarëve

Të dashur aktivistë të Lëvizjes,

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Si në aspektin politik e institucional, po ashtu edhe në atë ekonomik e shoqëror, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq që prej se është shpallur pavarësia shtatë vite më parë. Koalicioni qeverisës që kushtëzohet prej Beogradit nëpërmjet Listës Serbe po e kthen prapa Kosovën në një shtet vasal të Serbisë, me varfëri e papunësi në popull, me krim e korrupsion në qeveri. Kur kësaj i shtohet edhe emigrimi i shtuar i të rinjve e të moshuarve, i grave, burrave e fëmijëve që kalojnë nëpër Serbi drejt Evropës perëndimore vetëm për të ikur nga Kosova, kuptojmë që e keqja në realitetin tonë e ka tejkaluar edhe imagjinatën më të errët.

Në anën tjetër, VETËVENDOSJE! asnjëherë nuk ka pasur më shumë simpati e vota në popull sesa në këtë kohë kur jemi në prag të shënimit të dekadës së parë të Lëvizjes sonë. Mirëpo, këtij aprovimi popullor që e gëzojmë kudo në Kosovë nuk i korrespodon një organizatë me struktura të fuqishme e rrjet të gjerë të aktivistëve dhe anëtarëve. Për pasojë, miratimi që koncepti, qëndrimet dhe aktivitetet tona hasin te qytetarët nuk po shoqërohet me përkrahje aktive e me angazhim konkret të tyre. Sot, nuk na nevojiten ide e program i ri, por një organizatë e re, që dëshirat i bën vullnet, ankesat i bën kritikë, e zemërimin e bën aksion.

Në Kosovë nuk ka zgjidhje pa popull dhe populli nuk është spektatori para televizorit por qytetarët në shesh. Popullsia si shoqëri është e ndarë në klasa dhe ne përgjithësisht e kemi mbështetjen e klasës së mesme. Sfida jonë vendimtare është mbështetja e domosdoshme nga të varfërit, nga ata që mezi mbijetojnë e kryesisht nuk e kanë as shkollimin e mesëm. E kemi obligim politik e moral, e kemi detyrë shoqërore e kombëtare që t’iu ndihmojmë të varfërve. Pa të varfërit në Kosovë nuk jemi me masat dhe vetëm masat i bëjnë transformimet e mëdha për të cilat Kosova ka nevojë jetike. Regjimi në fuqi nuk bie pa u ngritur të varfërit. Të varfërit nuk janë të përfaqësuar në institucione. Institucionet kanë pak ndjeshmëri për të varfërit. Prandaj, ne nuk duhet thjesht ta marrim pushtetin porsi një stafetë nga koniuktura e sotme, ne duhet edhe të krijojmë pushtet të ri. Për botëkuptimin e VETËVENDOSJE!-s, pushteti nuk është sikur ajo monedha e vjetëruar, për të cilën flet Mallarmé, e që pasohet në qetësi nga dora në dorë. Pushteti është infrastruktura institucionale e një bote të nesërme shoqërore që e përfytyrojmë qysh sot në betejë e sipër.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që përfundoi me 11 janar 2015, morëm vendimin që ta vazhdojmë edhe për një vit ristrukturimin nëpër Qendrat tona. Po ashtu, thamë që unë do të kthehem në bazë sepse aty nevojitem më së shumti në një kohë kur Kosovës i nevojitet më së shumti vetëvendosja. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo për organizatën tonë. Mirëpo, që të bëhet e mundur një gjë e tillë, kam vlerësuar që nuk duhet të jem kryetar edhe këtë mandat. Thjesht, është e pamundur të punoj në bazë, me Qendrat e Pikat tona, me aktivistët që edhe e përbëjnë organizatën politike edhe e bëjnë një komunitet njerëzish, nëse në të njëjtën kohë jam edhe kryetar që duhet ta drejtoj e udhëheq të gjithë Lëvizjen. Nga menaxhimi prej lart duhet të kthehem te puna poshtë në mënyrë që ta lartësoj organizimin. Me fjalë të tjera, duhet zvogëluar aspekti reprezentativ për ta rritur atë organizativ.

E kuptoj brengën e shumë prej jush – se a thua ҫka mund të ndodh me Lëvizjen pa mua si kryetar i saj. Mirëpo, unë kam besim të pamatshëm në Lëvizjen dhe në të gjithë juve. Nuk mund të ketë vështirësi që na ndalin a sulme që na zmbrapsin.

Ky vendim është i jashtëzakonshëm. Sepse unë i përkas një Lëvizjeje të jashtëzakonshme siҫ është VETËVENDOSJE!. Unë s’kam qenë asnjëherë kryetar i zakonshëm. Dhe, tash, s’mund të jem zakonshëm kryetar.

Shteti republikan për drejtësi dhe bashkim dhe socialdemokracia për zhvillim e barazi nuk kanë alternativë. VETËVENDOSJE! është alternativa!

Përzemërsisht,

Albini

141 Komente

E cfare dreq myslimani* qenka ky qe respekton statutin e Partise?

*sipas disa komentuesve.

Ate mos e thuaj ti gjembi, se tani mund te kete me shume kohe per fjala bie proselitizim, studime teologjike etj. Kaq per hamendesimet e gjembit, qe hamendeson bazuar ne hamendesime smiley.

Per vendimin e Albin Kurtit, risi ne trevat shqiptare.  Pune te mbare Visarit. 

Nga menaxhimi prej lart duhet të kthehem te puna poshtë në mënyrë që ta lartësoj organizimin. Me fjalë të tjera, duhet zvogëluar aspekti reprezentativ për ta rritur atë organizativ.

Nese ka ndonje perkthyes ne gjuhen shqipe na ben nder.

patjeter, te ndihmojme - larte ai eshte perfaqesues, eshte kthyer ne nje simbol te perpjekjeve te kosovareve per liri dhe pushtet te paster nga qelbesirat qe kane pushtuar te dy anet e kufirit te kombit .. Albini nuk do qe neser ti ngrejne nje lapidar, ku te bejne peligrinazh keqberesit e zakonshem para se te kryejne zullumin e rradhes, por do te jete aktiv, me njerezit, gju me gju be popullin - sic do te shprehej nje idhull i oIdrisit. 

me kujtoi "raporte e fjalime".

i zgjedhin komisaret.

Ky vendim eshte i jashtezakonshem. As une skam qene kryetar i zakonshem. As levizja jone seshte e zakonshme. 

Kija ropt. Na myti patetizmi. Mu duk sikur isha te mbledhja scientologjise. Duhet te lavderojme robt kur bejne gjera te thjeshta dhe elementare tani? Po mir pra po lavderoj veten qe lava duart kur dola nga wc-ja per tu kthyer ne kuzhine te picave. 

ky qe acarohej me te barazlarguarit, qe shohin humnere ne te dy anet e kane zgjedhur te ecin drejte .. ky keput ketu brockulla si kakardhia. I vetmi shqiptar qe nuk kerkoi kurre te majmet nga pushteti, por te disiplinoj pushtetin brenda vetes, brenda dhe jashte partise, eshte Albin Kurti (duke nisur nga Bato e deri tek Edi Rama). A nuk ke marr qe pergojon kot? E ky person nuk kerkon te identifikoj organizimin dhe qellimet e partise me interesat e aspiratat e tij personale - kaq duhet te mjaftonte minimalisht te heshtje, qofte edhe me cmir. 

Do te kene marre telefonaten nga Beogradi.

Nuk shkon qe VV te kete te njetin kryetar.Me kete rast edhe shqiptaret ngazellohen,se ka gjoja demokraci ne VV, dhe i japin me shume perkrahje nje force politike qe punon per serbo-arabet.

"Demokracine" ne VV e tregoi Alma Lamaj.

 

Gjeja me antishqiptare qe bejne shqiptaret eshte kur akuzojne kundershtarin si bashkepunetor me serbin, apo edhe "serb", vetem sepse kane inate te brendshme.

Nuk kam inat te brenshem me VV.

Thjesht cdo reagim i saj i shkon per shtat Serbise.

Plus edhe flirtimi me islamiket con uje me mullirin e serbeve.
Nje parti islamike anti kristiane ne Kosove,ku ka me mire per serbet.

Vetem te jesh i verber te mos shohesh keto.

E drejte. Ja keshtu ia nxorren namin edhe Saliut te shkrete.

Me fal, po ky Albini me duket se thjesht i eshte bindur statusit te Partise se vet qe nuk mund te rizgjidhet, apo jo. Ku qendron amazing ne kete veprim? Se kjo me kujton pak a shume ato robt qe duartrokasin pilotin kur ul avionin ne piste. Hellou! Piloti qe e ngriti avionin e ka dhe per detyre ta uli. Apo mos prisnit ta linte var ne qiell? Dhe po, ai paguhet per kete pune.

 i eshte bindur statusit te Partise se vet

Te drejte ke.  Aq e thjeshte eshte.  Dhe nuk ka nevoje per pasthirrma.  

Por pa iu futur historikut te partive politike shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni, ne Shqiperi Berisha ishte kryetar i PD-se per 16 vjet, dhe nqs nuk do kishte humbur zgjedhjet, aty do ishte.  Eshte e kote besoj te analizohet se c'ndodh me nje parti, me zhvillimet politike ne vend kur partia njesohet me liderin.  Ne PS, statusi s'u mor fare parasysh kete vit.  

Akoma me Saliun ti? smiley Nejse, ketij i duhet dhene nje "Te lumte dora e vogel" per berjen pa gabime te detyres se shtepise. Hajde dhe nje yll.

 

Po ajo puna e PS si ishte?

Po ajo puna e PS si ishte?

Pune pa-zgjedhje-zgjidhje.  PS sipas statusit duhet te kete zgjedhje cdo kater vjet. Zgjedhjet duhej te ishin bere vjet.  Momentalisht, Edi Rama si kryetar i PS-se ka nje vit e ca pa mandat. 

Po kur te do baza, perse duhet lejuar statusi te behet barriere? Poshte statuset e staturat!

Tamam. C'do Partia thote Populli, c'thote Populli ben Partia! 

No no no, ka qene kshu: c'thote partia ben populli, c'do populli ben partia smiley

Monda;  "....ne Shqiperi Berisha ishte kryetar i PD-se per 16 vjet,..." 

 

Mondaaaaa, ku i çove 8 vjet te tjera, se ai ishte nga 1991 e deri ne 2014, numri 1 i PD. Pra 23-24 vjet. 

Pjer, ose 23 ose 24 .

Duke qene se jemi ne hyrje te 2015 i bie 24 vjet, mirpo duke qene se zgjedhja e tij u be ne shkurt te 1991 siç thuhet ne dokumentet e botuara, i bie 23 vjet. 

ka qene Ed Selami per ca kohe Pjer; nuk e ka gabim Monda
korrigjim, kryetare me leter kane qene dhe T. Shehu dhe Pollo

Mundet i dashur, nuk perjashtohet mundesia qe dy kllounat e politkes shqiptare te kene qene kryetare partie, por ne te vertete kryetari i PD qysh nga dergimi i tij tek studentet nga Derbederi, ka qene pikerisht Buall Mavria. 

Prurje per Psikopate te kalibrit acdc1 per te torllisur kacandonin sa mire kuptohen problemet smiley.. E per cfare vlen kjo lloj prurjeje smiley

 Aq me teper per nje grupim Politik qe nuk ka fare peshe ne Shqiperi por eshte pjese e jetes Politike Kosovare . Edhe thjesht si Informacion eshte teper ose hajde mo ne ndonje lajm nga Rajoni Bota dhe Kosova . Edhe Saliu ka dhene dorheqjen edhe Godo ( rp ) edhe nje qe njifja une i Partise se Reformave ne Bujqesi ...smiley

Tani prit kur te vine buzeshpervjelurit "se Enveri zotrie , thae Shoket Kosovare dhe Vllaznit Kineze " smiley

PO mire qe ta kuptoje une: Albini dha dorreheqjen mbas nje mandati apo mbas dy mandatesh si kryetar? Po ta kete dhene mbas 1 mandati e pergezoj. Por nese e ka dhene mbas dy mandatesh, nuk ka pse te na shese pordhe, pasi nuk ka pase nevoje me e dhene doreheqjen sepse te ka heq statuti i partise.

Dhe po nuk e kuptove ti smiley

shume dakord me ke eshte shprehur se nese pas nje mandati dha doreheqjen eshte vendim i mire nese e dha mbas dy eshte si te tjeret ama mos harroni se meqe ky iku ka ngjasa qe vetvendosja te katraniset si Mjafti

Dikush duhet t'i kujtoje vleres qe ky blog nuk eshte vec per RPSSH-ne.
 

Ja pra pse të kemi ty

Partia VV nuk eshte gje tjeter vec nje parti islamike qe punon per interesat e Serbise.

Serbise i intereson qe shqiptaret te konfrontohen me Perendimin dhe me KFOR-in dhe kush me mire se VV mund ta beje kete?

Pasi perdor tezen e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vete,qe edhe vete nuk e thote se si mund te behet,fillon dhe radikalizon shqiptaret kunder cdo tryeze bisedimesh me Serbine,bisedime qe do ta futin Serbine ne BE dhe Kosoven ne OKB.

Shkoje e rrahin ambasadoret e shteteve miq,hedhin gure mbi serbet e pambrojtur qe shkojne te kremtojne festat e tyre fetare sic ndodhi tani ne Gjakove.
Ka me mire per Serbine se keto incidente te frymezuara nga VV?

Ka futur ne gjirin e saj tere elementet islamike qe po i japin goditjen vdekjeprurese cdo lidhje te shqiptareve me Perendimin.

Rasti i fundit eshte kur islamiku Shpend Ahmeti refuzoi te zbukuroje Prishtinen per vitine Ri dhe vetem protestat e qytetareve e detyruan te nderronte mendjen.

Pasi ka parkrahur me mish dhe me shpirt islamizimin e Kosoves duke perkrahur edhe ligjin per mbajtjen e shamijave islame ne shkolle a thua se jemi  ne Arabi,tani po pergatitet te votoje kunder ligjit qe ndalon shqiptaret te luftojne per xhihsdiset.

Pasi Alma Lamaj dha doreheqjen nga kjo force politike dhe morri kercenime me vdekje nga idhtaret islamiste te saj,u mjaftuan vetem me nje status ne FB gjoja se u erdhi keq per Almen.

Kush me mire se VV punon ne interes te Serbise?

Kaq Islamofob ti?

Nuk jam islamofob,por jam per te verteten.

Shumicen e miqve i kam te besimit musliman,po keshtu nje pjese te deges familiare,por ne Shqiperi muslimanizmi eshte nje fe teper liberale.

Ne Kosove juve po kaloini ne ekstrem nga pak e nga pak dhe nuk e kuptoni qe ate do Serbia,aleatja e arabeve.

Eshte TURP,po vertet nje TURP  qe nje kryeqytet europian si Prishtina te moszbukurohet per festat e fundvitit,sepse jane festa joislame sipas Shefqet Krasniqit.

Eshte TURP qe nje parti e vetquajtur patriotike si VV,te votojne kunder nje ligji qe ndalon xhihadiset shqiptare te luftojne ne Siri.

Eshte TURP qe VV dhe anataret e saj te kercenojne me vdekje nje ish anetaren e kryesise se tyre,Alma Lamajn vetem se ja u the te verteten ne sy.

Po per kete lloj islami, jam islamofob.

nigjo mu ACDC1: ti vetem te femnat e prish i cik kur e pergjithso punen. se kshu ne total, je grup fare.

 

Nuk kam gje fare me femrat,thjesht me ligjin e divorcit.

Per kete skane faj femrat se edhe une te isha ne vend te tyre do te kisha perfituar.

Per kete kane faj politikanet,media dhe levizjet feministe qe ne fakt jane levizje anti-burrash dhe jo pro femres.

Ja u kam sqaruar edhe me pare por ketu ne PPU anetaret jane skllaveruar nga korrektesia politike.

Nuk kam gje fare me femrat,thjesht me ligjin e divorcit.

smiley

Divorci eshte civilizimi i njerezimit....Burrat e zamonit, si Henri i Anglise, ta priste koken se nuk boje CUN...te quanin ene tradhetore. ACDC, cte duhen leket kur te braktis pjeshka....jepi gjysmat e shpeto e me mend ne koke ...gjej pjeshken e duhur.

mir e kishte Henri. bazu ne shkenc kjo. ne biologji safi!

Dakort, po smund te bote Henri zgjidhje biologjike pa SHPATE? Pastaj cer osh gjithe kjo frike se femra do te haje Lekat, CimO. Po leket per femrat jane, jane mrekullia e vazhdimesise se jetes, neve na ka zevendesu epuveta biologjike me kohe, cna duhen leket?

hallall paret tona, gjakun ton, ondrrat tona.

ps. ta shpjegoj shkurt hallin e henrit un, se do me duhet me dal per nja 5 minuta or so. shiko tani, ceshtja ne nivel aploid shtrohet tek ndryshoret x dhe y. henri i shkrete i vete ne tavolin ato, sic i tako nji esnofi te mire. menu e plot. tani me shpjego ti mu, pse ajo tjetra shkonte e zgjidhte x-in gjithnji!

ho, a kishte faj henri? Ne burg! Ne burg!

E shef ti qe sme kish vajt menia mu perpara, burre i ditur paska qen po i cik pa fat....

Mos e dridhni muhabetin zoterinj.

Keni gje per te thene per Albin Kurtin dhe VV se per ate eshte Tema?

Divorcin ti e permende si problematik, pse te mos shprehemi edhe ne per mrekulline e divorcit e kotesine e parave ne mungese te pjeshkes ne kete bote jarane????

Sa per Albinin per Cun zotni e njohin te gjithe, une personalisht se kom taku. Dha doreheqjen se ndoshta i jane bere shume kritika ne lidhje me marredheniet me njerezit. Ndoshta do te korrigjoje dicka tek vetvetja ose nuk ndjehet mire pas sulmeve radikale te diteve te fundit. Kokat e nxehta Islamike, mos mendo se e shohin Albinin me shume dashuri. Kta mjekerosht e rinj nuk e njohin autoritetin e klerit Musliman tradicional ne Shqypni. Jan helmu nga jeshilliku e mesimet e radikaleve.

 

Ok per divorcin do te debatoja ne nje teme tjeter.
Por meqe ra rasti,ato leket ske per ti patur me se do ti kete ish-pjeshka jote qe do te jetoje ne shtepine tende ose te prinderve te tu me dashnorin e saj te ri, nderkohe qe ti do te vazhdosh te pagush per ish-pjeshken.

Nese kjo ty te duket normale,mua nuk me duket e tille.

ACDC, kjo eshte mese normale ndonese jo e deshirueshme.

Bota i perket femres, ne meshkujt jena bo dinozaura qe mbas viteve 60. Cna duhen leket...ne mendojme me koken e vogel....me mire ti gezoje pjeshka me dashnorin a dashnoren e vet, sa ti leme ne lloto sport apo tek semafori. Po e pate shume merak ka ene prenup po per mua eshte shume poshteruese te detyrosh pjeshken te firmose si me qen ne dyqon te bulmetit.  Meqe ra llafi pjeshken supozohet ta kemi dash ndonjehere e jo te na e ken dhon me zor.

Epo me fal por ose po tallesh ose nuk ke gjak ne vena por uje.

E fituan betejen me ne Femrat, per cfare te duhet gjaku...ti dalesh perpara trenit ne levizje per ta ndalu? Lutu ishallah kan meshire per NE, se kur lexon feministet radikale, fund te keq na kan rezervu. Ka strofulla si Shqiperia me u mcef ene per ca kohe...por ene atje vakanzat po shkojne drejt fundit.

Ti per te verteten, une per te verteten, dhe Kryetari im ishte per te verteten, meqe e verteta ka ndodhur, ai lere qe zbukuroi Prishtinen per fundvit por ndau goxha shume dhe per njerezit nevojtare. Veprim me te bukur se ky s'gjen. Prandaj te lutem, vepra e mire nuk i mohohet, shume korrekt ka qene.

Ndersa per Almen, ajo eshte terhequr si rrjedhoje e budallaqeve te saja. Te gjithe e dime tashme, qe ajo parapelqen te bej vetem interesanten, dhe jo pse thote dic e cila qendron ne realitet.

ps: Te bera ate pyetje, meqe ti te jep pershtypjen (si komentues) se nuk e ke me VV por me Islamin.

Ai e ka me islamin, femrat dhe me cdo gje qe leviz ne kahun e majte.

VV ne krahun e majte? smiley

Je ne vete mo?

Po te ishte ne krahun e majte VV do te ishte per politike internacionaliste me vellerzerit e majte neper bote,sic jane tere partite e majta.Do te aderonte ne Internacionalen Socialiste apo Komuniste etj.

VV eshte thjesht nje parti fashisto-islamike e krijuar nga arabet dhe e bekuar nga Serbia.

Si perhere, s'ja paske idene fare as VV-se. smiley  E drejte, VV-ja eshte e djathte naziskine. Prandaj ka grumbulluar rreth vetes dhe te majte marksiste nga Shqiperia (pervec Kosoves).

Ne kete situate ekstremet bashkohen.

Fare mire ata marksistet mund te kthehen ne fashiste.

Si mund te quhet parti e majte VV,kur askush nga te majtet ne bote nuk e pranon tek pragu u deres jo me te bisedoje.Ne cilen organizate te majte eshte pranuar?Tek cila internacionale?

Si mund te quhet parti e majte nje parti qe nxit simpatizantet e saj te shkojne e te rrahin pjestare te nje minoriteti qe shkon ne kishe per te festuar festat e tyre.

Keto veprime i kane bere fashistet dhe VV nuk eshte gje tjeter vecse nje parti fashiste,qe i duhet Serbise si alibi per te akuzuar shqiptaret si destabilizues.

Nese islami zbatohet ashtu sic po zbatohet ne Kosove nga idhtaret e Shefqet Krasniqit,po e kam me islamin.

Qytetin e zbukuroi ai Shpend islamiku(kuptohet pas dates 25 dhjetor qe te mos festonin derrat e krishtere),pasi qytetaret reaguan kunder tij,se as qe kishte nder mend ta zbukuronte.

Pastaj kuptohet qe ne Turqine e vogel,Prizrenin,as qe u be ndonje zbukurim.

Si mund ta quaj une VV nje parti atdhetare kur shkon dhe do te votoje kunder ligjit qe ndalon shqiptaret qe te luftojne ne Siri per xhihad?

Alma u tehoq puna e saj, por reagimi aspak qytetar i idhtareve te VV, duke e kercenuar edhe me vdekje,ka qene nje njolle e zeze per kete parti antishqiptare.

E sa per kontribut per ceshtjen shqiptare,kam dhene personalisht me shume se gjithe anetaret e vetvendosjes.Une jam per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare dhe kete e kam theksuar kudo dhe e kam debatuar edhe me serbe greke etj

se fundit,si ka mundesi ne cdo qendrim te VV perfiton vetem Serbia dhe aleatet e saj arabo-islamike?

P.S. Te ben pershtypje qe VV nuk ka asnje shqiptar katolik ne rradhet e saj?Apo pune e madhe se cdo jomusliman shihet si joshqiptar ne Kosove.

 

 

Sigurisht je dakord dhe ti qe Jabllanoviqi duhej te shkarkohet menjehere pas asaj qe beri, dhe e udhës ishte ta bente (LDK/PDK) qe sipas radakes tende nga keta nuk perfiton asgje Serbia. E, meqe nuk u be, atehere, kë ndihmuan kete raste te dashurit tu?

VV edhe ka ndoshta shqiptar katolik në radhet e saj, ti nuk ke argument qe s'gjen asnji. Nuk ua ke hap zemren askujt. Askush prej tyre nuk ka dale publikisht qe te prononcohet gjoja se une jam prej të krishterëve apo muslimanëve!

Si mund ta quaj une VV nje parti atdhetare kur shkon dhe do te votoje kunder ligjit qe ndalon shqiptaret qe te luftojne ne Siri per xhihad?

E the kete dhe më lartë, por qëllimshem nuk te thash gjë, meqe kot je duke e bë llaf me duket. Kunder gjeneralizimit te ligjit ishin, meqe kerkonin me konkret te ishte. Mesoi gjerat me kthjellet te lutem! Po ashtu ndonese LDK ka votuar ne parim pro, dhe nga radhet e tyre kishte qe kane ndare mendimin si VV.

Dmth Albini nuk do beka gare me Maqo Lakrorin per kryetarllekun e partise, ngaqe s'ja mban smiley

VV-ja nuk ka kuadro te rangut te Lakrorit, xhibo

VV is lakrorless smiley

Albini beri mire qe e respektoi statusin e partise, veç ajo zgjedhja e kryetarit te ri vetem me nje kanditature, sikur s'mu duk dhe aq normale, sikur i ngjante modelit shqiptar. 

...ose modelit gjermansmiley   :  Kur Partia ka 2 kandidat qe argumentojn dhe diskutojn mes tyre, kjo esht "Lufte dhe percarje brenda Partis",,,,Kur ka vetem nje Kandidat, atehere esht Zgjedhjesmiley

Sa per informacion per ata qe e njofin aq mire VV sa dine per ta edhe gjera qe VV vete s'i ka dite kurre, ne statutin e VV kryetari ka te drejte te zgjidhet 2 mandate. Albini eshte zgjedh vetem nje here dhe po te deshironte mund te vazhdonte edhe nje mandat tjeter. Zahmet e keni kesaj rradhe do detyroheni ta beni sefte te degjoni car thote vete Albini per kete pune. Jo se kam nai dyshim te aftesiste tuaja per te shpik teori nga me idiotet, po thjesht e di qe jeni pak te avashet (kush tha te vonuar?) e do ju duhet pak kohe.

@ kaktusi, nuk i kuptoj pytjet e tua. Pse bo sikur nuk e di qe Albini dhe Al-bagdadi jone mish e thua me nj-tj. Biles ata e kone bo me llafe. Shife kur ky i funit te jape doreheqjen si kryetar i Mossad (me fal ISIS se i boj pak lomsh keto organizatat terroriste une). smiley

 

Jo se kam nai dyshim te aftesiste tuaja per te shpik teori nga me idiotet, po thjesht e di qe jeni pak te avashet (kush tha te vonuar?) e do ju duhet pak kohe.

I ke futur peshqit ne mendime. 2/3 e tyre do shohin njeri tjetrin me dyshim per te kapur shenja te kesaj ngadalesie per te cilen flet.  Do kete qetesi te ftohte para se te bashkohen ne front. smiley

Une per vete menoj se jane me shume se 2/3 qe nuk kone shonce me e kap ngadalsine e tjetrit.smiley

O kopshooo 

Amon mi shif pak se si po nxitojne me shpalos teorite idiote, qe mos perfshihen te "te avashtet". Me sa duket u dashka sqaru qe pervec te "avashtve" ketu ka edhe maskarenj te mirefillte edhe shejtan-budallenj. 

 

Ky tipi qe thote kam parti te vecante, jam i vecante, me kujton ate filmin e kanalit T, Mato gjeni, Mato intelixhente. 

doli ne ISIS 'zraelit tashti

Ka thone nje llaf per rahmet shefi indian i rezervatit "The Soaring Hawk": Don't fuck with the United States of America! smiley

Mediat e Kosoves paskan edhe nje tjeter arsyetim nga kjo e ketij imamit te ViVu-se.

Visar Ymeri është djali i tezës së Shpend Ahmetiti, kryetar i Prishtinës.

Pra me nje gur vriska dy zogj ky Soto Majori qe kapercen gardhet per memedhe. Edhe Shpendin e perplaska me Ymerin si kandidat i mundshem per kryetar edhe e ruan mandatin e tij te dyte per zgjedhjet e tjera, atehere kur po beson se po i fiton zgjedhjet VaVu-ja. Me kujtohet Tritan Preshi i PD-se, kur u be kryetar i PD.

Keta te gjithe pijne VITAL, ilaq qe te shton zgjuarsine, te zgjat jeten, por sheron dhe kancerin ne pankreas.

 

Çfarë ironie, ka qenë pikërisht LVV që ka folur gjatë kundër modelit Putin - Medvedev, e tash po e bën saktësisht aktin e njëjtë politik. Nuk është aspak sekret të thuhet se ambiciet e një krahu të FER'istëve ishin që pasi Kurti ta shpenzonte edhe mandatin e fundit trevjeçar, radha do t'iu vinte atyre që ta marrin partinë në duar të tyre. Mirëpo, ja që Kurti nuk jep 'drekë falas' për askënd. E detyroi Shpend Ahmetin, që nëse kishte ambicie për ta marrë partinë, ketë ta bëjë pas së paku gjashtë vitesh. E deri atëherë nën urë do të kalojë shumë ujë. E njëkohësisht, në teatrin e tyre të kukullave, si kukull kryesore e vuri Visar Ymerin, djalin e tezës së Shpend Ahmetit.

Ja keshtu arsyeton nje prej Kosove, BERAT BUZHALA, qe nuk pi VITAL, ilaqin qe te shton zgjuarsine dhe sheron kancerin.

kurti djale me zemer dhe fisnik!  

tani,vleresim per nje levizje kombetariste si vv-ja,nuk mund te kete nga te tredhurit e sales apo te janos!  le pastaj ai i uresvajgurore  qe e kurdis lubonja i kosoves,matoshi i nacionit kosovosmiley

Si mund ta quaj dikush VV nje parti atdhetare kur ka shpallur se do te votoje kunder ligjit qe ndalon shqiptaret qe te luftojne ne Siri per xhihad?

sikur budalleku te kishte peshe, ti do te ishe njesi matese, etalon .. se nese ka lufte ndermjet shqiperise dhe serbise, nuk mund te na vijne vellezerit kosovare te ndihmojne, as vellezerit boshnjake kur corapi ballkanas te filloje e te shthurret ne ciklin tjeter 40 vjecar

Ti qenke i FRD ose i TKD-se se Bamirit ! Serbia do sulmoje nje vend te NATO-s?

jo aspak, Serbet kane 800 e kusur vjete mbreteri, ndersa Nato ka 50 vjete histori

Je duke thene qe nuk jemi te sigurte akoma pavaresisht se jemi ne NATO dhe rreziku i Serbise eshte prezent!? Pra Shqiperia mund te sulmohet nga serbet qe kane 800 vjet mbreteri. Pra ka gjasa qe serbet te kene pretendime territoriale ndaj Shqiperise, keshtu?

Nese ka nje lufte mes Shqiperise dhe Serbise,perseri parlamenti i Kosoves mblidhet dhe vendos ligjin e luftes,ose ben thirrje shqiptareve te Kosoves per te ndihmuar Shqiperine.Kjo mund te behet brenda 30minutash ose me nje dekret te presidentes/it nese parlamenti nuk eshte mbledhur.

Kaq te veshtire e ke qe ta kuptosh qe keta islamiket e VV po luajne me naive si puna jote?

O idiot (te me falin idiotet per fyerjen e rende qe po u bej), po sikur te dalin vullnetare me shku me lufu kunder ISIS car duhet te bejme? T'i fusim ne burg? Po ata qe erdhen e luftune ne Kosove kunder serbve mos duheshin fut ne burg? Po me plas ne Maqedoni e me shku shqiptaret nga Kosova me ndihmu shqiptaret e FYROM-it, mos duhet t'i fusim ne burg? E shef pra o klluf qe ligji nuk duhet bere shkel e shko sic e ben nje injorant si Thaci, por i menduar mire sic thote VV. Beje ligjin qe kush shkon e mbeshtet organizime terroriste, futet ne burg. Me pas e ke plotesisht ne dore te vendosesh se cilat do klasifikosh si terroriste. 

Kush ka nje minimum kujtese dhe njef sadopak historine, e kupton se ka lufta te drejta dhe te ndyra. Ata qe shkojne vullnetare ne luftra te drejta quhen heronj, kurse ata qe shkojne ne luftra te ndyra quhen kriminele.

Une e di shume mire qe eshte humbje kohe te merresh me gomere qe s'hane pyke si ty, po ja qe u gdhiva me doza te theksuara humanizmi sot.

E mo mirë dhe ti, sa ve ré, puna eshte sa të bejme nje ligj rraka-zhdraka e ti bejme qefin amb. amerikon (dhe keshtu Thaci behet président në 2017) pa çna plasi bitha për shqiptaret E FIROMit, akoma nuk kane vdekur të gjithe, ata jane muslimon, e kemi thon 1 here

Akoma me luftra ky shoku jot mo stalker. O lizander o hajdar, po ci ke keto mo, luftra te drejta e luftra te ndyra??!!!! Po pse individet do percaktojne cila eshte lufte e drejte dhe e ndyre? Po VV e paska da menjen qe do lufte ne FYROM e rajon. Ikni o bole na leni ti jetojme ne paqe keto 100 vjet qe na kan njel me jetu. 

Edhe i gjo tjeter, vetem hajdaret shkojne neper luftra, dhe vetem ata qe nuk shkojne ne lufte perfitojne nga lufta. Kshu qe po keni noi menje te keqe per lufte ne rajon, do dal tju percjell me lule si Shvejkun dhe do vi tju vej lule te vorri kur tju perkujtojne.

Nigjoni mor mbeturina osmane ! Shqipnia nuk ka nevoje per mbrojtjen e serbeve muslimane sic jane boshnjaket , se ate te "shkretet" nuk ishin ne gjendje te mronin veten kur koha e lypte kete.Shqipnia e ka vetetue me koh qysh se jena ba shtet se mundena me iu perballu edhe grekeve , e serbeve po si po . Kete vellazerine muslimame shkoni dhe bajeni ne Anadoll .Na shqiptart e vertete si musliman ,ortodoks, katolik  dhe ateist nuk e vendosim fene mbi kombin dhe vlerat humane civilizuese . Na nuk jena lindje .

Albin rrota e noj tjeter si ai ta harrojn manipulimin ne emer te patriotizmit. Idiota si ky do te kshin pas pak sukses ne vitet 1914-16 , ne kohen e sorres se Haxhi Qamilit .

+1000

Kshu e bon edhe 500 vjet me perpara keto pushtat. Kerkun ndihmen e turkut per me vra vellezerit e tyre, se fatkeqesisht serbi nuk kishte zbrit akoma ne Ballkan qe ta perdornin si pretekst. Tashti harrojne qe Kosoven nga halli e nxorri amerikani, kurse vellezerit e tyre nga babai nuk e njofin akoma per shtet.

bravo! keta pushtat 500 qe jetojne sa profetet biblike .. ah mendje e dhallte - tha- nuk po te trazoj me se u thartoke

Po ti nga dole ketu. Un po flisja me tjeterkend. Edhe po ndjeve era thartire atje ku je, fillo laj kembet si fillim.

"as vellezerit boshnjake" he he he.

eh, ne picke te mizes! smiley

esht e tmerrshme! e pakuptueshme!

e merr vesh o emo ca tragjedie po luhet. Dinamit qe te plas ne dore kur te dush.

lexova sot qe rusi ndalonte filmat qe "cenonin unitetin kombetar". ktu po deshe e kapercejme nji rrakazhdrrake 3-4 oreshe jo po komunistat, stalini, gulagu, ajo e mizes, etj etjera galexhante, edhe dalim prape ne siperfaqe, duke pa nga petersburgu (sec esht nji muzeum atje, nji arbitrazh, a kilometrazh, dicka e till) e duke thon: e mer muzhik, mos t'u maroft vodka kurre, mos t'u maroft!

ps. simas studimeve me te fundit, shpetimi europes nga kozaket e donit dhe ca krijesa hominide qe flejn lakuriq ne bore anej nga malet urale ka per t'i ardh. 

Sapo u ktheva nga kinemaja ku pashe "American Sniper". Shko shife vella, shko shife.

I will.

doja me pa qyl ne jutub "Leviathan" (2014) sot, po meazallah se e gjejshe...

Qyl thote. Boni qejf ju boni sa te fitoje Ed Rama edhe zgjedhjet ne Amerike. smiley

smiley

po pra, t'perfitojm nga koha qe na dha djali smiley

I modh, i modh fare Eastwood. Tani po me mushet menja qe edhe ato filmat me kauboj nuk i ka lujt si aktor, po e ka pas vokacion.

PF, ke lexuar per jeten e vertete te "heroit"?

"The western democracies are decadent, they will be defeated by those disciplined people of the East"

E pakuptueshme, thote! 

Na morsh te ligat o emigrant! E kuptojme qe cke me te. Per tipa si ky vllazeria eshte e percaktuar nga ummah. 

shih sa u shtuan komentet! ja u kam gjetur butonin - kujdes veren Roni!

Kur i nxjerr fjalet e bulkthit nga konteksti, doemos qe ashtu do duken (nderkohe qe, per ti dhene ate qe i takon, ai e kish si paralelizem ironik me "vellezerit kosovare").

E megjithate: nese sot e gezojme Kosoven, paradoksalisht e gezojme pikerisht fale atyre boshnjakeve (u desh gjenocidi  ne mes te Evropes ndaj tyre (1990-1995) qe kjo e fundit ti therriste mendjes kur filloi te levize edhe Kosova - 1998-99; dhe per fatin tone, i thirri)

mos Stalker, se eshte PF arkeolog a fillon e rremon ne jetet tona te meparshme, kur ishim kalores prane skenderbeut, ne Highlanders (1986, christopher lambertat) .. kish pare edhe American Sniper, ishte frymezuar nga dashuria per atdheun (si e kish mesuar babai, ca jane dele, ca ujq e ca qen stani, - PF-ja e Roni jane qente e stanit, Emigranti nuk e ka pare akoma filmin, edhe pse mund ta gjeje ne extratorrent.cc) lipset qe kur ta shohe te na tregoje se cfare deshiron te jete ne narrativen tre-karaktereshe te historise se globit teksian

Leviathanin, qe e gjen gjithashtu ne kickasstorrent, e pashe dje.. ka nje histori voltaire per nje vajze qe kurverohej per te dashurin etj. neper burokracine franceze te qemotit - nuk e mbaj mend,  nejse me kujtoi ate dhe ca rromane te atyre viteve (te mjeret - ndoshta).. filmi me pelqeu, e te imagjinosh qe mbi 60% e kryetareve te bashkise ne shqiperi jane te atij sorollopi - se nuk po i tregoj filmin emigrantit e merzitet per spoiler

Bulkth, ta kam thene dhe njehere tjeter. Hiq dore nga keto klasifikimet se nuk jane per ty. Dhe kjo menyra qe te fillosh te shash qe tjetri te te beje pale ne muhabet nuk me duket noi zgjuarsi e madhe. Jo se kemi pas dhe nje shokun tat ktu qe bonte kshu...muhabet i dale boje dmth.

kush eshte ky shoku im mre? pertej nofkave, nuk njoh njeri personalisht ketu te peshku - me sa kam dijeni

ashtu i ben filmat ai rusi Zviaguintsev : ashtu ka qene dhe "Elena" para dy vjetesh : cinik e mizantrop ke zoti.
Edhe tek "Leviathan", i njejti muhabet eshte me personazhet (pra njesoj si tek 'elena")  : qelbesire (llosh) heroi kryesor, qelbesire partnerja (kurve, me demek), qebesire miku i tij me mire (mashtrues), qebesire kryetari i bashkise (kryeqelbesire), qelbesire popi (hipokrit), qelbesire... . Vetem Zviaguintsevi eshte burre i mire (regjizori-demiurg).
Na rrofte per dimer se per vere...

Sa per Akademine Oscar, ajo e ka perzgjedh tek 5 filmat per 'filmi me i mire i huaj', sigurisht pa e pare fare (vdeksha une nese e kane pare a nuk e kane pare 5% e 5 mije anetareve-zdrukthtarë te AMPAS). Qellimi i perzgjedhjes se filmit eshte politik (te tregojme se Rusia eshte shtet jo demokratik - qe ne fakt, eshte gje e vertete). Megjithate, cmimin e filmit me te mire te huaj do e fitoje "Timbuktu" i mauritanezit Sissako -sepse flet per luften kunder islamisteve ne afrike- teme e dites pra mo!!!)
E mire o mire...

do e shoh kete Timbuktu nese vellezerit tane ruse e kineze e kane nxjerre ne torrent .. para ca kohesh pashe nje rekomandim tendin, roberto succho, me pelqeu, edhe pse me ze tmerri nga keta vrasesit serial, por muzika e Marianne Faithful te qetesonte disi .. sa perfundova edhe True Detetectives qe ja vlente te shikohej nese i gjemon keto serialet.. pashe edhe serialin qe kish fituar cmim e nuk ja vlente dy leke per vec se ngjyrat e stilit The Affair http://www.imdb.com/title/tt2699110/?ref...

te kjo analiza s'je gjekundi.

Ska lidhje fare me mungesen e demokracise. Ke qindra filma amerikon qe flasin per te njejten teme. Nje qytet i humb me nje grusht zyrtaresh te korruptuar, qe abuzojne. Pastaj drama individuale e me the e te thashe.

Ketu diferencen e ben fotografia, jo tregimi. Dmitri thote hajdeni ne Moske. Fotografia tregon nje vend qe fare mire mund te ishte edhe parajse. Fatkeqesia e njerezve eshte se nuk kane sy te vleresojne ate qe kane.

 

"Kur i nxjerr fjalet e bulkthit nga konteksti, doemos qe ashtu do duken (nderkohe qe, per ti dhene ate qe i takon, ai e kish si paralelizem ironik me "vellezerit kosovare")."

smiley Po nuk te qendro mer!!! Viji sa paterica te dush, nuk te qendro!!!

Per Albini mund te thuhen shume gjera, ama eshte i vetmi qe nuk u ka dal emri per korrupsion dhe respektoj statusin e partise qe vet krijoj. Ta krahasosh me keta politikanet shqiptare ku secili ka minumumi 15 vjet jete se si te duket. 
RESPEKTE per nje njeri qe gjithmon ka cfare na meson.

Cme duhet mua se nuk vjedh pare te thata,kur po na vjedh identitetin kombetar?

E kan ven ket status kta marksisto-islamiket duke pa tendencen e llojit te tyre per te idhurallizuar individin. Qe te mos behen qesharak si ne dikur duke pellitur rrofte enveri ne rradge te.qumeshtit ne 4 te mengjesit. A e imagjinoni dot o ....? Te ngrihesh pa zbardh drita per nje shishe qumesht. Edhe lopa fle ne ate orar.

Prape qenka mbledhur grupi  "Mensa International-nëndega e Kurveleshit"! Bile,kesaj rradhe te perforcuar me rockstar te tipit An(g)us Young smiley

Fatbardhet ju per veten tuaj smiley

Hahahahahaha, Albin Kurtii...hahahahhaah....

Cfare hyn Asim Vokshi o kelysh serbi?

Dole hapur o MJERAN ...po trego ore qe gjysmen e "kopesë" e neper Kosove e ka mjekrrosha, pantollona-shkurtër, njerez "te sinqerte" qe falen 5 here ne dite...e mos krahaso gjera qe nuk krahasohen...o lider i "pa zakonshem"...behu nje here i zakonshem,njeri!!

Hajde merr pushken edhe ti dhe pri bilete vetem vajtje per ne Siri ku jane vellezerit e tu.

me kete rast na pastron edhe Arberine nga pleherat!

po trego ore qe gjysmen e "kopesë" e neper Kosove e ka mjekrrosha, pantollona-shkurtër, njerez "te sinqerte" qe falen 5 here ne dite

Cfare ka te pasinqerte ne te mbajturit mjekerr, pantallona te shkurter dhe ne te falurit pese here ne dite? 

Asgje te pasinqerte nuk ka vec kur ta merrin ata pushtetin,ato bindjet e tua feministe shko kerkoji ne ndonje vend tjeter,jo ne France apo ne Kosove.

Ky mbi-intelektualizmi po behet vertet semundje ne Europen Perendimore.Jane shkeputur komplet nga bota dhe pastaj habiten se si ju vriten gazetaret per nje karikature apo si ka mundesi qe dalin levizje si Padiga.

Me ngjan me mbi-inetelekualizmin e Kostandinopojes, kur osmanet i kishin ne deren e qytetit, ata diskutonin se cfare seksi kishin engjejt.

Kohe te keqija shikoj perpara.

Kohe te keqija, vertet... Nejse, nese me mbi-intelektualizem quan rishqyrtin te laicizmit apo nje shkeputje nga linjat tradicionale te te shqyrtuarit, dakord, semundje, madje e rende. Ama ti kerkon tjeter gje, kerkon homogjenitet, qe te mos kete mjekrrosha apo njerez qe falen pese here ne dite meqe ti vete mund te lutesh nje here ne dite apo nje here ne jave, apo zero here ne dite e ne jave bashke.  Kerkon kapital ne kulture, ne besim, ne mendim, po ja qe ka njerez qe sado te njejte me ne, jane edhe te ndryshem, prandaj flitet per laicizem. 

Me mbi intelektualizem une quaj ate qe  e thote shprehja popullore :
Stambollu digjet k... krihet"

Edhe ketu ne Gjermani,ne vend te merren me mjekerroshat qe po ju shtohen dita dites,merren me pozicionin e te berit te urines,a thua se i kane punet e tjera ne vije.

Ata mjekercjepet qe ti po i justifikon sot,neser do te te hedhin ty acid ne fytyre se nuk ke vene burken.

Ehuu,me juve kot qe te flasesh.

Omg,,je islamofob rast i pa shprese.Ne vend qe te vjellesh vrer ndaj VV,perpiqu te besh dicka te vyer per memedhene nga larg,e leri kta cuna te rinj te bejne punen e tyre.smiley

Na keni ca trapin me kete shprehjen klishe te radhes "islamofob". Ca loqen dmth? Dhe si mund te pastrohet personi i akuzuar nga kjo etikete mizerabel?

Se me ngjan eshte e njejta taktite qe perdorin feminazit, i kepusin ndonje maskilist dhe hajd mirupafshim.

Ose kur thone se je racist? Ca lesh dmth. Racizmi, seksizmi, dhe islamofobleshi mund te jene vetem institucional...

Ti po deshe te shkon te shke*****n me ndonje negro, ose verdhacak aziatik je i lire ta besh, aman ske pse i auzon te tjeret per racist nese nuk duan te frektuentojne apo adhurojne ata qe adhuron ti.

 

Isha i qarte apo jo? Ta sqaroj edhe ne gjuhe intelektualishte po deshe. smiley

N"guulo vai a fare il culo!!Spo e shtron njeri biseden ne rrafsh personal..Per ate pune une jam i krishtere,po sme duket normal te justifikosh ekstremizmin me ekstremizem sic ben parafolsi..Nuk mposhtet urrejtja me urrejtje.Po cti besh qe njehere e dy nje person pa formim teologjik i bie fyellit ne nje vrim pa ndryshuar as argument lere me per ide.

Ne pergjithesi, mire i ka punet Gjermania, pavareisht histerise mediatike qe Evropa po pushtohet nga islamiket. Tani, dakord, edhe Nostradamusi ka parashikuar qe Islami do dominoje ne bote, aty pak para apokalipsit ( smiley ). Pra edhe mund te ndodhe qe ndonje mjekercjep do me hedhe acid ne fytyre, por nese mberrin puna aty, Evropa medoemos do kete deshtuar para se te mberrije pikerisht aty.

 

Mos o zot tu hidhet bruneve acid ne fyryre... pu pu pu pu puuu!  smiley

Albin Kuti antishqiptar! Po le ta mbajme sekret edhe ca kohe. smiley

Papa Francesku kishte thene se ai ia fal grushtin qe i dhane ACDC dhe brigada e Idrizit per komentin e tij per grushtimin e Charlie. Ai biles tha se do t'i dhuroje cmimin "Skenderbeu" ketyre Peshk-luftetareve per mbeshtetjen e Zhak-pamposhtur qe ata i bejne civilizimit evropian. 

Vetem kjo kauze beri bashke ne Peshk enveristat, berishistat dhe ngjalistat, kishte thene Papa. 

Xhibo, e shof qe ke fillu me u shoqeru me Papen keto kohet e funit. Njish je, njish! 

P.S. Tani qe i nxorre konkuzionet e mledhjes a te ikim neper shpia ne?

un po iki per vete. sa erdha, hudh syt te komentet, Falcone i jep direktiva dhe vlersime ACDC1-shit, xhibua i futi berdafin e "kategoris shtat" me tablo sinoptike poliagjentash i cik me nolt, - e ca do mo nga jeta!  (pa harru kawasakin). problemet duall.

cheers!

PF, ishim ne nje kafe nje dite dhe degjojme ca cuna qe thone "Kush eshte ai me Xhibin?". Nuk me ngel qejfi qe s'me njohen, jam i ri ne detyre, tha Papa Francesku.

E tregova kete per tju bindur se Papa vertet nuk eshte tip qe mban inate.

Une e kuptoj qe ti e ke shok dhe do me e mbrojt, po a nuk ishte Papa ai qe tha: "mu po te me shaj njeri nga nona i qi robt, i bi me grusht ballit!" . Imagjino si mund te bohet ky Pape tani me i sha Jezusin. Bishe mer, bishe.

E drejta per te reaguar kur te ofendojne, tha Papa. Po do ti qe u ofenduan ca tipa nga kjo deklarate e Papes...Roni p.sh. ishte gati t'i hipte avionit japonez e te behej kamikaz n'Vatikan.

Normal qe s'ofendohen te gjithe nga te njejtat gjera...ca tipa ofendohen nga nena, ca nga feja/raca e tjetrit, ca nga ngjalat, ca nga te baraslarguarit, ca nga Partia, e ca te tjere (sic i ke lexuar ketu) ofendohen akoma dhe sot nga shoku Enver smiley

Leje se me ate muhabet e dhiu fare Xhibo. Habitem si nuk e kapi asnji nga keto "nderkombetaret". Apo mbase dhe e kan kap. Ti duhet ta dish me mire se e kref internetin lart e poshte. smiley Une thjesht do ia kisha bere kete pyetje, pra cfare do beje ti po te ta nxirrnin Jezusin karikature ne gazete? Dhe cfare ke bere keto 100 vjetet e fundit, se per plaken e morem vesh qe nuk te falke? 

Seriozisht kisha goxha respekt para kesaj, (vecanerisht per ate muhabetin e Kubes) se thashe se ky po e bente me ne fund katolicizmin te masave, po ky qenka thjesht bufon.

E kush te beso ty o genjeshtar!!! Luli ka premtu pershkallzim protestash gjer ne rrezimin e kesaj qeverie bijesh eterish!!!

Mos ke akuzo kot or zoteri!

Hape linkun dhe shife me syte dhe ndigjoje me veshet e tu! 

Nuk ka bojkot te zgjedhjeve!!!

Pushteti i katert genjen!!!!

Luli i ka dhene fjalen popullit se nuk do ta leje ne balte!!! Nuk do ti leje neper burgje, nuk do ti leje pa buke, nuk do ti vrase me ne bulevard etj etj etj.

Noi afat kohor ka dhone ai se kur do t'i boje keto gjojna. Jo! Atehere...

E ka dhon.nqse e merr pushtetin, masi ta lej.  Bama ka harru nji nga premtimet,nuk do e vjedh mo popllin.

Nuk ka bojkot  smiley

Nderkohe burgjet jane stermbushur me njerez me halle, me shume te pafajshem, te tjere qe nuk kane mese te paguajne dritat, me te rinj fatkeq qe mund te jene kapur me 5 gram hashash…por askush nuk mendon per to. Per te drejtat e njeriut nuk pyet njeri me! Humanizmi, kjo vlere universale njerezore eshte e munguara e madhe e kesaj kohe. Rasti i veteflijimit te Zeles per 30 mije leke te vjetra, qe ne fakt i kishte te paguara, eshte i pafalshem ! Sa per reagimin e Rames ne rastin konkret ajo ishte ligesia dhe pashpirtesia vete.Por gjithkush duhet te pyesi ndergjegjen e vet. Cfare beme ne per te mbrojtur te drejtat e Zeles; Po te kishte ndodhur kjo ne nje vend tjeter a nuk do kishin mbushur ato sheshet e rruget qyteteve?!!Pse ne nuk reagojme si te tjeret? Cfare po bejme ne per te mbrojtur te pafajshmit qe i kane lidhur ne pranga, cfare duhet te bejme ne per te shpetuar vendin nga mjerimi ,ankthi i papunesise, rritja e varferise ekstreme, pasiguria, vrasjet mafioze, tritolet qeveritare qe hedhin shtepi ne ere dhe tritolet mafioze qe hedhin jete ne ere.  Njerzit duan qe dikush t’i prije!..shkruan ish K.Parlamentit  ne FB smiley

Une do ti rekomandoja ish K* te Parlamentit qe te mbaje kembet ne uje te ngrohte me kripe per ca net dhe te beje dy klizma stomaku ne dite sa ti kaloje kjo vale. S'ka si klizma, me degjo mua. smiley

Ish K. Parlamentit? Ehh, ik ish K. ik, mos e kthe koken smiley

Nje sekond. Ky ish K. i Parlamentit mos eshte ajo ish P*** e Parlamentit?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).